VeriuPortal 0 Report post Posted February 4, 2008 LONDER - Qenia i majte apo i djathte nuk varet nga vullneti yne apo nga shkalla e arsimimit te marre, por nga trashegimin gjenetike. Pra, ne lindim progresiste apo konservatore dhe nuk behemi te tille. Kushtezimi eshte i detyrueshem, edhe pse revista e perjavshme britanike ''New Scientist'' duket mjaft e sigurt, pasi i ka kushtuar nje studim serioz ketij problemi, qe gjenet luajne nje pjese te rendesishme ne simpatite tona politike. ''Keto vizione ndodhen ne rrenjet e trurit tone'', thote John Alford, studiues ne universitetin e Ricer, Teksas, per revisten ''New Scientist''. ''Te perpiqesh te bindesh dike per te mos qene liberal eshte njesoj si ta bindesh qe te mos kete syte ne ngjyre kafe. Gjithmone e me teper do te na duhet ta rimendojme forcen e bindjes'', thekson ai. Provat ne mbeshtetje te kesaj teorie jane ne rritje. Vendimtare kane qene provat e kryera te binjaket homozigote dhe heterozigote (te dale perkatesisht nga nje dhe dy veze). Perballe pyetjeve me sfond politik, homozigotet pergjigjen ne menyre te njejte ne 80 per qind te rasteve. Kjo perqindje zbret ne 33 per rastin e heterozigoteve, te cilet kane te perbashket vetem gjysmen e trashegimise gjenetike. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites