Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

Lezha...pak histori :)

Recommended Posts

 

 

''ZOTI I FALI GJITHCKA ASHT NEVOJA E NJERIUT ME JETUE''

 

Lezha eshte nje vend me drite e me shume diell, “eshte nje qytet i ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet” (Ana Komnena, shek.XII)

 

Lezha 250px-Big_Lezha0009.jpg

 

Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugetimit te vet neper Shqiperi dhe bashkohej me Detin Adriatik per te krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore te Zadrimes, te Torovices (dikur kenete) dhe te Bregut te Mates (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty ne majen e nje kodre ne forme piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull nje kodre tjeter edhe me te vogel, ne majen e se ciles sot dallohen bedenat e Kalase Mesjetare, qarkuar nga V L prej nje kreshte malore (pika me e larte, Vela 1171 m), deshmohet ne vijimesi nje nder vendbanimet me te hershme mesdhetare: LEZHA.

 

Arkeologjia Lezha_kala2_big.jpg

 

Arkeologet konkludojne se eshte nje vendbanim ilir me se tremijevjecar. Fillimisht ishte Akrolisi ne majen e Malit te Shelbumit, themeluar si fortifikim ne shek. X p.e.r. Prej andej, ne shekullin VI V p.e.r banoret u zhvendosen ne Kodren e Kalase dhe ngriten qytetin e Lisit, te cilin ne shek IV p.e.r. e rrethuan duke ndertuar nje mur mbrojtes (2 km e 600 m) me blloqe te medha guresh te punuar.

 

Fortifikimet qarkojne 20 ha qytet me Akropol, me bosht qendror nga maja e kodres deri te porti lumor ne breg te Drinit, qe e lidhte qytetin e lashte me limanin e Shengjinit (Nimfeum) dhe me brigjet e Mesdheut duke lundruar me anijet e shpejta Liburne te prodhuara aty. Deri tani jane zbuluar konturet e plota te mureve qiklopike me te 11 portat e hyrje daljeve, qe realizonin komunikimin me rrethinat, si dhe me thellesite e kontinentit permes karvaneve te rruges se njohur qe ne antikitet: Lissus (Lezhe) Ulpiana (Prishtine) Naissus (Nish).

 

Jane zbuluar, gjithashtu, deshmi te tjera te zhvillimeve ekonomiko shoqerore, si fragmente qeramike vendase, monedha me mbishkrimin Lisitan (229 135 p.e.r.) dhe objekte gjithfaresh, ku, per t’u permendur, eshte thesari prej 120 sopatash te tipeve “Kelt” dhe “Dalmato Adriatikas” (shek.X p.e.r.). Germimet arkeologjike intensive, qe medoemos priten te behen aty, do te mund te zbulojne objekte te tjera qe fsheh ajo nentoke me vlere kulturore iliro mesdhetare, sepse i tille ishte ai qytet, nder me te fortifikuarit e Ilirise Jugperendimore.

 

Historia

 

Jeta e Lezhes\Lisit nuk ka njohur nderprerje. Nje sy sadopak i stervitur dallon me lehtesi ne rrenojat e mbetura periudhat ndertimore ilire, romake, veneciane dhe osmane. Kesaj te fundit i perkasin rrenojat e kalase mesjetare (Kastelnuova), qe u kthye ne garnizon ushtarak pas rikonstruksionit qe i beri ne vitin 1521 1522 sulltan Selimi vetem Akropolit, pjeses se siperme te qytetit antik.

 

Pas kesaj kohe tri nga te pese kishat e Lezhes u kthyen ne xhami, perfshire edhe Katedralen e Shenkollit. Eshte ruajtur ne gjendje relativisht te mire deri ne ditet e sotme kisha ne kodren perballe qytetit, ne bregun tjeter te Drinit, ndertuar me 1240, e cila eshte deshmi e kuvendit te pare franceskan, themeluar prej vete Shen Franceskut te Asizit gjate udhetimit te tij te kthimit prej Vendeve te Shenjta (para vitit 1221).

 

Eshte rasti te theksojme ketu se krishterimi ne Lezhe duhet pranuar se ka zene fill me shen Palin Apostull, qe e perhapi Ungjillin “nga Jeruzalemi ne Iliri”, por ipeshkvia e Lezhes dokumentohet vetem qe nga viti 592 e ne vazhdim. Gjate periudhes se pushtimit osman rezidenca e saj ka qene ne fshatin Merqi, ku, me perkujdesjen e papa Klementit XI, te mbiquajtur Albani per arsye te prejardhjes se tij shqiptare, u mblodh Kuvendi i Arberit (1703) qe ka nje rendesi te vecante per fatet ne vazhdim te gjuhes dhe kultures shqiptare, pervecse te kishes katolike ne keto troje.

Pavaresisht nga migrimet e herepashershme dhe dyndjet e pesuara, popullsia e Lezhes ka qene vazhdimisht shqipfolese. Kete e deshmojne ndryshimet fonetike qe ka pesuar emri i qytetit nga Lis, Lissus, Lisos, Alesio, Lesh, Lezhe.

 

Ne Lezhe ka patur njeren nga rezidencat e saj mbreteresha ilire Teuta; Dukagjinet e paten qytetin e Lezhes kryeqender te principates se tyre dhe princi i fundit i asaj dere, Leke Dukagjini, u priu shqiptareve pas vdekjes se Skenderbeut dhe nuk e reshti luften edhe pasi u nenshkrua prej venecianeve pushtimi osman i trojeve te Shqiperise (1479 ), nderkohe qe lezhjanet e kishin braktisur qytetin e Lezhes per te vazhduar rezistencen e tyre ne Ishull te Lezhes deri me 1506. Leke_Dukagjini.jpg

 

Lezhen e Dukagjineve e zgjodhi edhe Skenderbeu si qytetin me te pershtatshem (per shkak edhe te prezences se venecianeve aty qe nga viti 1393) per te bashkuar princat shqiptare (Beselidhja e Lezhes: 2 Mars 1444) dhe aty ngrysi ditet e fundit te jetes se tij. Sot Katedralja e Shenkollit, ku eshte varrosur Heroi yne Kombetar, eshte kthyer ne nje Memorial me arkitekture te re qe vizitohet nga shume vendas e te huaj.

 

Etnografia

 

 

 

Lezha eshte qyteti qe bashkon tri treva me rendesi te vecante etno kulturore per Shqiperine e Veriut: Zadrimen, Mirditen dhe Malesine e Madhe. Ato krahina, se bashku edhe me disa treva te tjera te Veriut, nuk e njohen asnjehere teresisht autoritetin e pushtetit religjozo administrativ te osmanllinjve, por u veteqeverisen sipas ligjeve te princit te tyre te fundit, Leke Dukagjinit dhe jetuan me kujtimin e bemave te Skenderbeut, flamurin e te cilit e ringriten ne dhjetor te vitit 1912, pavaresisht se neper kembe kishin trupat e pushtuesve te rinj serbe.

 

Zadrimoret dhe mirditasit jane popullsi autoktone, ndersa malesoret e Mbishkodres kane zbritur ne fushat ndermjet lumenjve Mat dhe Drin 200 300 vjet me pare. Ne ish muzeun etnografik te rrethit, ne nje ndertese karakteristike qytetare, ka qene pasqyruar kultura materialo shpirterore e ketyre trevave, e pasur vecanerisht ne shumellojshmeri kostumesh, zbukurime grarishte, vegla pune, arme te stolisura dhe instrumente muzikore.

Rrethinat e Lezhes kane nje folklor te pasur. Ne dasma e gostira kendohen kenget e kreshnikeve dhe balada te qemotshme. Rapsodet konkurrojne me krijimet e tyre te reja epike, lirike e satirike. Te grupuar ne ansamblin Ciftelia ata jane fitues te shume trofeve ne shkalle kombetare.

 

Kultura

 

Ne kete klime te begate, qe heret u shquan individe me emer ne kulturen tone kombetare si Leke Dukagjini (1410 1481), Kanuni me emrin e tij (Shkoder 1933), qe u mblodh ne kapercyell te shekujve XIX XX nga Shtjefen Gjecovi, eshte monumenti me i rendesishem i trashegimise kulturore te popullit shqiptar. Nder shprehjet e tij, qe kane mberritur si fjale te urta deri ne ditet e sotme, mund te permendim: "Je i lire me mbajte burrenine tende, je i lire me u zhburrnue".

Frang Bardhi (1606 1643) nga Kallmeti, ipeshkev i Sapes (Zadrimes), eshte autori i me te parit Fjalor latinisht shqip (Rome,1635) me rreth 5 mije fjale dhe i Apologjise per Skenderbeun (Venecia, 1936), shkruar ne latinisht.

Pjeter Zarishi (1806 1866) prift nga Blinishti i Zadrimes, i doktoruar per teologji, eshte nder poetet nismetare te Rilindjes sone Kombetare se bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830 1923). Ky i fundit ishte arberesh nga Grecia e Pulies (Itali), por jetoi ne Lezhe dhe rrethinat e saj per mese 30 vjet ku shkroi edhe pjesen me te madhe te vargjeve qe u permblodhen ne librin voluminoz Harpa e nje italo arbereshi (Venecia,1881). Per Lezhen Zarishi shkruan se prodhon “gjithcka asht nevoja e njeriut me jetue”, ndersa De Martino ne gojen e Zogut ne Kafaz jep figurativisht gjendjen e rende te shqiptarit ne roberi:”Jo ketu s’muj me kendue/ Se kam zemren kah pelcet”.

Deshmi kulturore eshte edhe vepra e Ali Ulqinakut (1855 1913). Ai ishte lindur ne Ulqin dhe u caktua hoxhe ne qytetin e Lezhes me te mbaruar Medresene e Shkodres. Shkroi dy vellime me poezi me alfabet arab dhe la ne doreshkrim Fjaloret turqisht shqip, shqip turqisht, te paret e ketij lloji ne leksikografine shqiptare dhe turke. Zoteronte disa gjuhe orientale, por deklaronte se “gjuha ime asht shqipja”.

Me leksikologji u muar edhe Nikolle Gazulli (1894 1946), lindur ne Dajc te Zadrimes ku mori edhe mesimet e para prej Ndre Mjedes, ndersa studimet e larta teologjike i kreu ne Austri. Veprat: Fjalori i fjaleve te rralla te malesive veriore (1941) dhe Fjalorthi i ri (1941).

I lindur ne Fishte dhe nxenes i kolegjit te Troshanit (te dy fshatra zadrimore ne rrethinat e Lezhes), eshte poeti Gjergj Fishta (1871 1940). Vargjet e tij, ndonese te ndaluara rreptesisht per gati nje gjysme shekulli, jane percjelle goje me goje duke u deklamuar ne tubime familjare apo duke u kenduar me lahute e cifteli deri ne skena masive. Duket si i pabesueshem ky recepsion “letrar”, por kushdo qe i ka shkelur keto treva e me gjere, patjeter qe ka takuar njerez te thjeshte qe dine permendesh te 17 mije vargjet e Lahutes se Malcis.

 

Poezia e Fishtes jeton ende ne kete menyre me lexuesin e vet. Kete fenomen te dimensioneve homerike vepra e Gjergj Fishtes e ka perjetuar cuditshem ne gjysmeshekullin e njezete, edhe kur mjetet e propagandes u perpoqen me sa fuqi paten ta benin te harruar, armiqesore e deshmi fajesimi politik.

 

Per Lezhen ai ka shkruar: “Qielli i kalter, toka e blere,\Njeti dimen, ketu pranvere”.Pervec Lahutes, Gjergj Fishta eshte autor i shume veprave, nder te cilat: Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Juda Makabe, Jerina, Sh'Francesku i Asizit, Sh'Luigj Gonzaga etj.

Nga gjiri i ketij populli, qe jeton me poezine edhe kur ate ia ndalojne, kane dale poete bashkekohore te talentuar. Ata i bashkon vokacioni tradicional i perjetimit poetik, por dallohen nga teknikat origjinale, ndjeshmeria leksikore dhe nga menyra se si e perthithin poezine moderne, prandja jane quajtur nga kritika e viteve ‘70 ‘80 “fenomeni novator i poeteve lezhjane”.

Po keshtu, nje plejade publicistesh lezhjane, vecnerisht, te pas viteve ’90, i kane dhene tonet medias bashkekohore shqiptare. Gazeta me pare e pavarur ne Shqiperine paskomuniste eshte “Koha Jone”, qe nismat i ka ne Lezhe. Sot Lezha ka disa periodike lokale, shtypshkronje dhe nje numer shtepish botuese, nder te cilat: Lisitan, Gjergj Fishta dhe Kuvendi. Ka biblioteken me mjedise komode, Galerine e Arteve Pamore (Pallati i Kultures) dhe nje Galeri private “Studio Art Pervathi” etj. lezha_thumb.jpg

 

Ekologjia

 

Duke pershkruar muret antike te qytetit te Lezhes, historine, kulturen materiale e shpirterore, shpirtin poetik te popullit dhe figurat e shquara qe kane dale nga gjiri i tij, duket sikur kemi pershkruar nje qyteze imagjinare. Por do te shtonim: Lezha eshte nje vend me drite e me shume diell, “eshte nje qytet i ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet”(Ana Komnena, shek.XII). Ka malin, fushen, lumin e detin.

 

Nje plazh me nje rere te mrekullueshme, pyje me burime uji te ftohta, gjole te pasura me peshk e gjah fluri. Nje toke bujqesore, qe, si i kendon 150 vjet me pare Zarishi: “Zoti i fali gjithcka asht nevoja e njeriut me jetue”.

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gento e lexova shkrimin tend dhe mendoj se ishte nje permbledhje e mire e historis se qytetit tone te dashur.Por si "historian" qe jam (sivjet i mbaroj studimet per histori ne U.T) Po them nja dy gjera 1) me gjith zbulimet dhe studimet e bera per lezhen dhe historine saj te lashte (antike) dua te them se ajo eshte vetem maja e nje ajsbergu pasi i gjith qyteti i lashte i lisusit gjendet nen toke (tek ish pazari ) por per mungese fondesh nuk eshte eksploruar akoma pasi aty mund te gjinden edhe shume e shume deshmi per jeten dhe qytetrimin e lisusit.saktesimi i dyte vlen me shume per kurjozitet.Skenderbeu vendosi ta bente lidhjen e princave ne lezhe per arsye se lezha ne ate kohe ishte pjese e venedikut dhe si i tille do ishte nje vend asnjenes si dhe u be ne lesh per arsye se skenderbeu kerkoj te fitonte edhe mbeshtetje nga venediku pasi sic thame lezha ishte pjese e keti te fundit dhe mbledhja u mbajt aty....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...