VeriuPortal 0 Report post Posted January 31, 2008 Operatori i ri i telefonisë së lëvizshme (celulare) në Shqipëri, “Eagle Mobile”, në muajin mars do të mund të përdoret nga konsumatorët shqiptarë. Kompania ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i “Eagle Mobile” planifi kon të nisë aktivitetin duke mbuluar fi llimisht Tiranën, aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Durrësin në datën 13 mars 2008. Futja e operatorit të tretë celular përbën një lajm të mirë për të gjithë konsumatorët, pasi tarifat e bisedave telefonike do të jenë më të reduktuara. Sipas drejtorit të përgjithshëm të operatorit të tretë celular, Ali Tashka, tashmë ka fi lluar të instalohet e gjithë infrastruktura teknike në këtë zonë. Drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” ka pohuar për mediat, se qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim. “Ne e shikojmë veten si një kompani vendase dhe jemi shumë të kujdesshëm që të veprojmë sipas kësaj përgjegjësie”, vijon Tashka. Sipas tij, në dy muajt e parë synohet të shtohet aktiviteti në Tiranë dhe Durrës, ndërsa do të punohet për të rritur në shkallën më të lartë cilësinë e operatorit. Drejtori i kompanisë tha se “Eagle Mobile”, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, do të sjellë për të gjithë shoqërinë jo vetëm tarifa të arsyeshme, por dhe teknologji të reja. Sipas tij, që nga vera e vitit 2008, shoqëria krahas komunikimit që vjen nga tarifat e përshtatshme që po përgatit, telefonat celularë do të lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë dhe do të gjejnë aty videoklipet e preferuara, do të mund të zbresin fi lma, të bëjnë “chat” apo të mund të gjejnë lehtësisht të dhënat që u nevojiten. Po ashtu, para pak kohësh nga kompania turke Albtelekom është zhvilluar tenderi për blerjen e aparaturave. Firma fi tuese është shpallur një kompani kineze me zë në botën e telefonisë celulare. Tashmë, operatori i tretë është në administrim të turqve të Albtelekomit, pas shitjes së kompanisë. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites