Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Xhemi Shehu: Unë, këshilltarja e kryeministrit të ardhshëm

Recommended Posts

a_264.jpgJam më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë sime

 

 

 

Xhemi Shehu, e provuar dhe e sprovuar me sfida që në të shumtën e rasteve ka triumfuar në botën e spektaklit dhe modës, këtë herë ka vendosur t’u përkushtohet seriozisht studimeve. Më e thjeshtë se kurrë pa thonj fals, as flokë extasion e me një grim shumë natyral, rrëfen dëshirën e saj për t’u bërë këshilltare e kryeministrit të ardhshëm, pas mbarimit të fakultetit për Shkenca Komunikimi. Ikona e ekranit, thellë-thellë e ndjen dhe e shpreh se në politikë pëlqen të qëndrojë pas kuintave, por në ekran, kurrsesi jo. Shehu reflekton lumturi dhe këtë nuk e fsheh, por e pranon se është më e lumtur se kurrë në krahët e dashurisë së saj. E kërkon botën e magjishme të televizionit e të modës edhe në Italinë fqinje, ku fillimet i rezultuan pozitive. Braktisjen e Italisë që e bëri të ndihej e huaj, si dhe shumë projekte të tjera të Shehut, do mund t’i lexoni në këtë intervistë ekskluzive për revistën “Spektër”.

 

 

 

 

 

 

 

Me çfarë po merreni aktualisht?

 

 

 

 

 

Aktualisht, merrem vetëm me studime. Jam në vit të parë për Marrëdhënie Publike dhe Komunikim, në një universitet privat

 

 

 

 

 

 

 

xhemi.jpgPse kjo degë apo pëlqeni komunikimin dhe gazetarinë

 

 

 

 

 

Më pëlqen shumë fusha e komunikimit. Kjo është edhe një pjesë plotësuese e punës që unë kam bërë deri më sot. Kam qenë gjithnjë në kontakt me njerëzit, mbase jo të drejtpërdrejtë jo në rolin e gazetares së mirëfilltë por kam komunikuar vazhdimisht me publikun përmes ekranit.

 

 

 

 

 

 

 

Pas mbarimit të fakultetit, ku e shikoni veten?

 

 

 

 

 

Këshilltare kryeministrit, jo të këtij aktual, sepse duhet të ketë ikur deri sa ta mbaroj unë shkollën. Por nuk do i ndahem ekranit asnjëherë Jam gjithmonë e hapur ndaj projekteve që më ofrohen.

 

 

 

 

 

 

 

Do të thoni se keni një afeksion për politikën?

 

 

 

 

 

Politika më pëlqen faktikisht, por, tani për tani, në Shqipëri më shumë të nervozon sesa të afeksionon. Do të më pëlqente më shumë ta ndiqja nga afër këtë fushë por jo të bëja politikanen e mirëfilltë; të isha pjesë e rëndësishme integruese dhe stabilizuese, përmes këshillave të mija. Do preferoja të qëndroja pas kuintave, deri diku në hije, të jepja investim logjik e të arsyeshëm në këtë fushë të rëndësishme të shoqërisë

 

 

 

 

 

 

 

Si fillon dhe mbaron cikli 24-orësh i ditës suaj?

 

 

 

 

 

Tani që jam në shkollë fillon dhe mbaron me shkollën, këtë nuk ma beson njeri. E kam marrë shkollën shumë seriozisht; jo se nuk kam dashur herë të tjera, por angazhimet kanë qenë shumë më të mëdha dhe intensive. Pas mbarimit të leksioneve, në orët e vona, në orën 20.30, në fakultet, dal për kafe me të dashurin tim dhe, pas orës 23.00, por jo çdo ditë Kam hequr dorë nga palestra; shkoj shumë rrallë se nuk kam kohë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjithë ju njohin si prezantuese në spektakle të ndryshme, por a keni dëshirë ta realizoni një

 

format televiziv vetë

 

 

 

 

 

 

 

Formatet televizive, ku unë kam prezantuar, kanë qenë gjithmonë të gatshme nga vetë televizioni Top Channel. Unë thjesht kam marrë pjesë në audicionet që janë zhvilluar, kam fituar dhe jam bërë pjesë e këtyre spektakleve. Projekt timin ,për momentin, nuk kam. Në të ardhmen projektet e mija janë po në Top Chanale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ju pëlqen të ndërtoni një emision disi ndryshe, sipas mendimit tuaj.

 

 

 

 

 

Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam dashur ta bëj producentin vetë si dhe nuk e kam menduar që të shkoj me një projekt timin në një televizion për ta realizuar.

 

 

 

 

 

 

 

Ju bezdis fakti i të qëndruarit strikt të ideve të të tjerëve?

 

 

 

 

 

Zakonisht, përshtatem lehtë me idetë e të tjerëve. Në momentin që mund të ketë pasur diçka që nuk shkon, kam thënë mendimin tim dhe jemi përshtatur duke gjetur gjuhën e përbashkët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

është folur shumë për rikthimin tuaj në Tiranë si qëndron e vërteta e braktisjes së Italisë

 

 

 

 

 

Thjesht, zbulova gjatë periudhës njëvjeçare, kur u shkëputa nga Shqipëria, se nuk mund të rri larg familjes, në radhë të parë Edhe gjatë asaj periudhe më tepër vija në Tiranë ku kam shpenzuar shumë parà për biletat, për të ardhur këtu. (Qesh) . Bazat u hodhën atje, për të punuar në ekranet televizive italiane. Kisha një projekt për në Canale 5 me Paolo Bonoles, sepse e kisha fituar atë audicion që në muajin prill. U tërhoqa jo se nuk doja, por regjistrimet e emisionit bëheshin në shtator-nëntor, dhe humbisja dy muaj nga shkolla këtu. Nuk më interesonte se, për herë të parë dua ta bëjë shkollën nga fillimi në fund. Ai projekt do më bënte të humbisja shumë por këtë gjë nuk e doja. Të them të drejtën, Italia nuk bën për mua.

 

 

 

 

 

 

 

xhemi2.jpgMendoj se jo vetëm kaq...?

 

 

 

 

 

 

 

Arsyeja tjetër i bie të dal te personi i zemrës sime. Duke qenë se ai jeton këtu, nuk kishte më kuptim që unë të rrija atje.

 

 

 

 

 

 

 

Kur dhe ku e keni njohur dashurinë tuaj?

 

 

 

 

 

 

 

E kam njohur në Shqipëri, sigurisht, përpara se të largohesha për në Itali (kaq mjafton besoj, se nuk është se më pëlqen shumë të jap detaje rreth lidhjes sime).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meqenëse ju e keni prekur, qoftë edhe majën e ajsbergut të botës së modës dhe spektakleve

 

atje, sa ndryshon me Shqipërinë

 

 

 

 

 

Të them të drejtën, ka një kontrast goxha të madh. Gjërat atje funksionojnë ndryshe dhe janë shumë më të vështira sesa këtu. Atje nuk mund të shkosh thjesht nga rruga; ke dëgjuar se bëhet një audicion dhe mund ta shikosh veten në televizion. Çdo gjë funksionon përmes agjencive dhe, patjetër që duhet ta kesh një agjent që të menaxhon, sepse ka kontaktet e duhura dhe të sugjeron në fushën ku ti jep maksimumin tënd. Unë praktikisht kam punuar me agjenci mode, ku ishin të regjistruara pa fund vajza dhe djem nga e gjithë bota. Kam pasur fatin dhe kam fituar, por më shumë për fotomodele, për fotografi. Televizioni për mua ishte pak problem, sepse, duke qenë studente, nuk i kisha dokumentet e duhura për të punuar në televizion, nuk kisha dokumente pune. Nuk mund të regjistrohesha dot për të punuar; edhe për atë punë që kam bërë te Rai Uno ka ndërhyrë agjencia në mes, sepse ishin dokumente që unë s’i bëja dot. Krahas këtyre vështirësive, edhe konkurrenca atje është jashtëzakonisht e fortë Ka vajza të bukura dhe shumë të përgatitura, nga mbarë bota.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për çfarë agjencie keni punuar, si dhe për çfarë firmash keni pozuar?

 

 

 

 

 

Për agjencinë “Alba moda”. Kam punuar për firma italiane më tepër; nuk mund të them se ishin shumë të njohura. Kam punuar për veshje, kryesisht për syze. Kam bërë një reklamë për kanalin televiziv Fox.Si ndiheshe në atë lloj bote?

 

Ndihesha e huaj. Nuk e di pse, por në Itali nuk arrita të zija as shoqe. Vetëm me një rumune u shoqërova, me të cilën vazhdoj të mbaj kontakte edhe tani. Nuk ndihesha mirë dhe nuk arrija ta gjeja veten. Nuk e kam problem të zë shoqëri dhe nuk jam raciste. Ose ambienti ku unë qëllova e ku njihja më shumë modele ishte egoist dhe nuk ia vlente.

 

 

 

 

 

Përveç vështirësive, mbizotëron i afti në krahasim me këtu, ku thonë se ka më shumë bërryla?

 

 

 

 

 

Nuk e di çfarë është thënë për mua, sepse unë jam shfaqur në ekran për një periudhë relativisht të gjatë si dhe nuk jam shkëputur asnjëherë nga televizioni Top Channel. Di të them se që nga viti 2003 dhe deri kur kam ikur në Itali nuk kam munguar në atë ekran, përveçse te spektakli “Ishte loja’, ku pata një shkëputje disamujore. Di të them se nuk kam pasur miq, u jam nënshtruar audicioneve, si për “Shtojzovallet”, “Top Festin” dhe “Portokallinë”, sepse, sado miq të kesh, kur vjen momenti për të dalë në skenë nuk do të dalë miku. Mendoj se asnjë njeriu nuk do t’i interesonte të ndjekë dikë pa sukses, sepse do të bënte që edhe spektakli të dështonte.

 

 

 

 

 

Si i balanconi ju raportet e fatit me punën?

 

 

 

 

 

E quaj veten me fat, sepse vajza të bukura e të talentuara mund të ketë plot, madje dhe më të talentuara se unë Për këtë e quaj veten me fat, se jam zgjedhur unë dhe jo dikush tjetër. Talenti më ka mbajtur gjatë sepse, nëse unë do të dështoja në një spektakël të vetëm, nuk do më ishte dhënë mundësia e dytë

 

 

 

 

 

Si ndiheni në këto momente?

 

 

 

 

 

Për herë të parë mund të them se jam shumë e lumtur. Mund të më mungojë aspekti punë se njeriu nuk do t’i ketë të gjitha në jetë por është një gjë që do të realizohet ,dhe nuk është se e vuaj këtë pjesë Jam e dashuruar dhe ndihem e plotësuar, në aspektin personal.

 

 

 

 

 

Në spektaklet që ju keni drejtuar, cilin keni pasur më për zemër?

 

 

 

 

 

 

 

Jam ndjerë shumë mirë si me Gonin edhe me Gentin. Por me Gentin kam pasur më shumë hapësirë që të jem unë Xhemi, mund të dilja edhe jashtë skenarit. “Portokallia” ka pasur një skenar ku duhet të vetëpërmbaheshe. Gjithë boshti ka qenë Goni, ne kemi qenë plotësuese e mund të bënim ndonjë ngacmim që ai të dilte te tema që do të trajtonte. Ndërkohë që me Gentin ka pasur më shumë komunikim dhe vend për ndërhyrje, si dhe çdo gjë tjetër. Pa frikë e them se jam ndier shumë e lirshme, më shumë se në çdo spektakël tjetër.

 

 

 

 

 

Sa shanse dhe dyer të hap aparenca?

 

 

 

 

 

 

 

Sigurisht që aparenca është një armë shumë e fortë Për aq minuta sa personi do të përqendrohet për të shikuar, sigurisht që i pëlqen të shikojë diçka të bukur dhe tërheqëse. Pastaj, edhe pjesa që ti nxjerr nga goja, që ta bësh tjetrin të të ndjekë ka rëndësi shumë të veçantë sepse, nëse nuk je në nivelin e duhur, mund të ndërrohet lehtësish kanali.

 

 

 

 

 

Ku qëndron sekreti juaj, për të qenë e lirshme në skenë

 

 

 

 

 

Emocionet të mbërthejnë dhe të bëjnë që të kesh firo; këtë e di shumë mirë ai që e ka provuar daljen para kamerave. Por, fatmirësisht, me kalimin e kohës ato vetëkontrollohen. Përpara kamerës, sigurisht që ka një etikë që duhet zbatuar, por duhet të krijosh lirshmërinë më bashkëfolësin, sigurisht duke qenë vetvetja. Të jesh vetvetja nuk të kushton asgjë Ndërkohë që po të importohesh, si ta marrë këtë pozë se ngjaj më mirë ose, nga ana e majtë dal më mirë etj., aty e ke humbur, se nuk e ke mendjen se çfarë po thua, thjesht do të dalësh mirë Unë nuk e kam pasur asnjëherë këtë problem, sepse se si duhet të më fokusojë kamera atë e di më mirë regjisori. Nuk e kam mendjen se si po dal: e kam më të rëndësishme faktin se çfarë po them. E di se kur qesh shumë nuk dukem mirë por kur më vjen për të qeshur e harroj fare atë aspekt.

 

 

 

 

 

Sa vëmendje i kushtoni pamjes suaj?

 

 

 

 

 

 

 

Tani që jam në shkollë merrem shumë më pak se përpara. Nëse kam një spektakël, sigurisht që i kushtoj më shumë vëmendje. Filloj palestrën, lyej flokët, bëj solar etj. Tani po e kuptoj se i kam bërë për spektakël, dhe jo për veten time. Ndihem mirë kështu siç jam, por mbase e kam të nevojshme të bëjë pak pushim: duke hequr extansion, thonjtë fals, si dhe duke mbajtur lëkurën me ngjyrën time natyrale. Kjo fazë më ka kapur që në Itali, që në momentin që hoqa takat për herë të parë nga këmba ime, make up-in, gjithashtu. Gjithsesi, gjithmonë e thjeshtë kam qenë; nuk lyhesha, por përdorja make up dhe takat, sepse këtu të gjithë i aplikojnë Nëse do jem me atlete, do thonë se jam e shkurtër. Unë tani them se nuk më intereson më Por, thellë-thellë nuk do të më pëlqente të ma thoshin.

 

 

 

 

 

Ju bezdis fakti i të qenit në qendër të vëmendjes?

 

 

 

 

 

Nuk e di, më duket se e kam kaluar këtë fazë Mbase, kur dilja çdo javë në ekran, aty ishte arritur kulmi i të qenit në qendër të vëmendjes. Ndërsa sot nuk më duket edhe aq shumë ose jam mësuar unëSi i ke marrëdhëniet me thashethemet, dhe cili është më i keqja që ke dëgjuar për veten? Më kanë pasur bezdisur shumë Kur është thashethem, gjithmonë i keqe është Më kanë bërë edhe të martuar, të them të drejtën.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...