VeriuPortal 0 Report post Posted January 11, 2008 Ari Han, që sot do të jetë zyrtarisht trajneri i përfaqësueses shqiptare. Tekniku holandez do të hedhë sot firmën në kontratën e lidhur me FSHF, që do ta bëjë atë trajnerin e Kombëtares për dy vitet e ardhshme. Han ka firmosur një parakontratë një javë më parë por do të hedhë firmën përfundimtare vetëm pasi të diskutojë me drejtuesit e FSHF-së rreth detajeve të tjera të rëndësishme, si stafi me të cilin do të punojë gjatë këtyre dy viteve, apo edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e Grupit 1 në eliminatoret e Botërorit 2010, ku Shqipëria bën pjesë përkrah Portugalisë Suedisë Danimarkës, Hungarisë dhe Maltës. Pritet që Han të zgjedhë një bashkëkombës të tij si zv/trajner të përfaqësueses shqiptare, ndërsa nuk është bërë e ditur ende se kush do të jetë trajneri shqiptar që do t‘i bashkohet stafit të teknikut. Ndërkohë holandezi do të diskutojë me presidentin Duka edhe rreth asaj që e pret përfaqësuesen shqiptare në fillimin e vitit 2008. Një nga detajet e rëndësishme të diskutimeve do të jetë edhe përcaktimi i "dëshirave" për kalendarin e ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit 2010. Si trajneri, ashtu edhe drejtuesit e FSHF-së do të kërkojnë në mbledhjen që zhvillohet në Kopenhagë pas dy ditësh që kuqezinjtë të luajnë ndeshjen e parë në "Qemal Stafa". Gjithsesi, kalendari do të jetë në dorën e skuadrave elitare të Grupit 1, ku bën pjesë edhe përfaqësuesja kuqezi. Më pas diskutimet do të jenë edhe për planin që ka FSHF mbi organizimin e një grumbullimi me futbollistë të kampionatit shqiptar apo për miqësoret e para në shkurt dhe mars. Sipas burimeve pranë FSHF-së në bisedimet e zhvilluara në Vjenë në dhjetor me presidentin e FSHF-së Armand Duka, trajneri Han ka kërkuar që të organizohen sa më parë takime miqësore, në mënyrë që të shohë në veprim të gjithë futbollistët, ashtu si edhe për të njohur grupin e lojtarëve. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites