VeriuPortal 0 Report post Posted January 11, 2008 Emigrantet shqiptare e dine mire qe, po te marrin te afermit e tyre ne telefon do te harxhojne 3 - 5 euro me shume vetem per te kapur linjen. Po flasim per Kompanite celulare ne shqiperi te cilat vjedhin emigrantet. Ka me shume se 2 vjet qe keto kompani vjedhin emigrantet shqiptare me ane te telefonatave. Loja eshte e thjeshte. Provojme te marrim nga italia nje numer AMC shqiptare dhe presim ne linje pa rene asnje zile ndersa personi qe ben thirrjen harxhon kreditin e tij pa folur asnje sekonde, biles pa degjuar as zilen e renies se celularit. Ose provojme te bejme nje thirrje ku arrijme te degjojme zilen por asnjeri nuk e hap telefonin dhe ne pasi bie linja marrim mesazhin per kreditin qe kemi harxhuar edhe pse nuk kemi folur asnje sekond. Redaksia e jone ka kontaktuar me operatoret AMC dhe Vodafone ne shqiperi dhe ata kane shpjeguar qe "Jemi duke bere punime ne rrjet ndaj ndodhin keto gabime". Kete pergjigje na e kane dhene para 1 viti dhe po e njejta pergjigje na eshte dhene dhe para 2 ditesh. A eshte kjo vjedhje? Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites