VeriuPortal 0 Report post Posted January 11, 2008 Ngjarja Policia e Dibres ka vene ne pranga sot Ylli Bucin, qe se bashku me dy vellezerit e tjere Selmanin dhe Urimin edhe keta te arrestuar tashme, ekzekuan ne Lure nje dite me pare motren e tyre Nazife Bucin, 17 vjec dhe djalin qe sipas tyre ajo dashuronte ne fshehtesi, 18 vjecarin Granit Gjocaj. Pas arrestimit të djeshëm, të Urim Bucit, pak orë më vonë rreth orës 2 të natës policia do të binte në gjurmët e Selmanit ndersa sot ne mesdite ia jane vene prangat edhe vellait te trete, Yllit. Të tre vëllezërit ekzukutuan me kallashnikov mesditën e djeshme në afërsi të një lokali në komunën e lurës motrën e tyre dhe. 2 të rinjtë janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi është marrë besa që familja e djalit, sot nuk do të merrte hak. Burimi i lajmit: News 24 Komenti Nietszche thote "Pak jane grate e ndershme qe nuk jane lodhur se luajturi kete rol". Edhe ne shqiperi me sa duket duket njerezit kane filluar ta ndjejne lodhjen e nje roli qe i perket nje te kaluare. E pikerisht, sot, ndershmeria dhe aplikimi i dogmave ka shenuar nje tjeter tragjedi dashurie qe eshte konsumuar keto dite ne qytetin e peshkopise ne nje nga fshatrat e thella te zones malore. Njerzit po ndjejne lodhjen e dogmave qe po ua han shpirtin dhe qe vjen nje dite kur ajo perballet me realitetin e ashper shqiptare. E kush e kishte menduar qe ne shqiptaret te etur per liri e demokraci ne 2007 do te kryhej nje masaker e tille. Tre vellezerit i bashkon nje ideal qe pak e pranojne sot por qe duhet kryer nje akt i tille per te dale nga turpi qe motra e tyre ka ra ne dashuri me nje djale. Vdekja eshte ajo qe ndan dashurine dhe hesapet. Por sa njerez do t'u thone "Bravo djema, na shendrite faqen!" sepse malesori nuk shkel nderin qofte edhe nese duhet vrare motra. Ah jete! Nder! Kjo fjale kuptim-gjere qe ne shekullin e 21-te na nxorri ne udhekryq shoqeror. Atehere kur ne, vrasim motren per nder e quajme burreri, po kur marrim motren e dikujt dhe e nxjerrim ne rruge e quajme zotesi. Shqiptare po perjetojme nje paradoks shoqeror ku nderi dhe c'perfytyrimi jetojne bashke. Sa femra shqiptare jane prostituta ne rruget e botes, e kush i nxorri jashte, ne shqiptaret! Por preferojme te vrasim atehere kur dikush gjen ate qe ka kerkuar dhe jo ate qe i japim. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites