Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Bestar

Fakte Unike rreth Bibles

Recommended Posts

“ I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi “ 2 Timoteu 3 : 16

 

“ Nuk do t’i shtoni asgje atyre qe une ju urdheroj dhe nuk do t’u hiqni asgje , por zotohuni te zbatoni urdhrat e Zotit, Perendise tuaj, qe une ju porosis. “ L. i Per. 4:2

 

 

 

A e dini se:

 

 Ne shek. 15 , kur Johan Gutembergu shpiku shtypshkronjen, Bibla ishte libri i pare qe u shtyp.

 

 “Shoqerite e bashkuara Biblike” raportuan qe ne vitin 2001, shifrat e shitjes dhe shperndarjes se Bibles ishin 23.2 milion, dhe shifrat e tyre per shitjen dhe shperndarjen e te gjithe Bibles dhe pjeseve te saj ishin te 555 milion kopje.

 

 Sipas “Shoqerive te Bashkuara Biblike”, Bibla (ose pjese te saj) eshte perkthyer ne me shume se 2, 200 gjuhe ! Megjithese kjo eshte vetem nje e treta e 6, 500 gjuheve te botes qe njihen sot.

 

 Bibla permban perafersisht 3 milione shkronja, 31 000 rreshta dhe 1189 kapituj. Perafersisht, per ta lexuar Dhjaten e Vjeter nevojiten 38 ore, ndersa Dhjaten e Re 11 ore. D.m.th per ta lexuar krejt Bilen nevojiten 49 ore.

 

Nese do ta lexonim Biblen me shpejtesine e zakonshme te te folurit, do ta na nevojiteshin 70 ore e 40 min.

 

Nese per cdo dite lexojme 4 kapituj, lehte mund ta lexojme Biblen brenda 1 viti.

 

 

Tregohet nje fabul rreth nje takimi qe behet ne ferr; Satani mbledh te gjithe demonet e tij dhe i pyet: “Cfare mund te bejme per te ndaluar mesazhin (Ungjillin) qe te mos perhapet. Cfare duhet tu tregojme njerzve ?” – Nje puntor ngriti doren dhe tha: “Une do shkoj dhe do te them se Krishti nuk ka ekzistuar kurre.” - Djalli i bertiti: “Je cmendur. Ka me shume prova dhe te dhena historike per Krishtin sesa per Herodin!” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Bibla eshte nje genjeshter” – Satani iu pergjigj: “Ky eshte budallallek. Shiko profecite te cilat pothuajse jane permbushur te gjitha. Ata do ta dine qe ajo nuk eshte genjeshter.” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Krishti kurre nuk u ringjall.” – Por Satani i tha: “Po atehere pse dishepujt e Tij u transformuan aq papritur ?” Takimi shkoi i qete. Me ne fund, nje nga ata tha: “Dakord, kam nje plan. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Bibel, dhe eshte e veretete. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Jezus, dhe qe Ai eshte i fuqishem. Une do tu them se Jezusi do te vije perseri ta gjykoje boten. Ai me te vertete po vjen. Por une do tu them atyre kete: Ata nuk kane pse te shqetesohen akoma. Ka plot kohe!” - Dhe Satani tha: “ Ky eshte plani. Ky do te kete sukses!”

 

Me kete dua te them se ka kaq shume evidenca dhe prova qe Bibla eshte e vertete, qe nuk eshte ndryshar dhe eshte Fjala e Perendise dhe qe Jezusi erdhi ne Toke dhe vdiq ne kryq dhe u ringjall sa qe eshte e pamundur ti mohosh.

 

 

Bibla nuk ka ndryshuar

 

Ka prova te bollshme qe Bibla qe ne kemi sot eshte pikerisht e njejte me ate qe u shkrua ne fillim, ne shek. I . Besueshmeria e Bibles deshmohet nga nga ekzistenca e disa mijra kopjeve te vjetra. Miti qe Bibla eshte ndryshuar gjate 20 shekujve te kaluar, eshte teresisht nje trillim.

 

 

Ja disa doreshkrime me te hershme, te plota ose gati te plota te Bibles:

 

 Codex Vaticanus (daton nga viti 325-350), qe ruhet ne bibloteken e Vatikanit e qe permban gati tere Biblen. ( ky eshte fakt i njohur )

 

 Codex Sinaticus (350), tani gjendet ne muzeun Britanik. Permban gati tere Dhjaten e Re dhe me shume se gjysmen e Dhjates se Vjeter.

 

 Codex Alexandrinus (400), po ashtu gjendet ne Muzeun Britanik dhe permban gati tere Biblen

 

 Codex Ephraemi (shek.V), gjenet ne bibloteken nacionale te Parisit. Permban gjithe librat e Dhjates se Re pervec dy nga letrat aposolike.

 

 Codex Bezae (450) , gjendet ne Bibloteken Universitare te kembrixhit. Permban Ungjijte dhe librin e Veprave ne gjuhet greke e latine.

 

 Dorshkrimet e detit te vdekur. Ne vitin 1947 nje bari ne shpellat e Kumranit gjeti disa doreshkrime biblike. Ky eshte quajtur “doreshkrimi me i madh i zbuluar i koheve moderne”.

 

Keto jane disa nga fotot; e para eshte shpella kryesore ku u gjeten shumica e doreshkrimeve, e dyta eshte nje nga hyrjet e shpelles, dhe e treta dhe e katerta jane vendbanimet a atyre njerzve qe jetonin ne ate kohe.

 

 

 

Perkthime te hershme te Djates se Re

 

Deshmi te tjera per te vertetuar se Dhjata e Re e sotme eshte e njejte me dorshkrimet dhe perkthimet e hershme disponohen edhe sot:

 

 Perkthimi ne sirakishten e vjeter, viti 150 e.s.

 

 Perkthimi ne siriakishten “Peshita”, i bere ne rreth viteve 150 e.s. Me se 350 doreshkrime te ketij perkthimi qe datojne nga shek.V ekzistojne ende.

 

 Perkthimi ne latinishten e vjeter. Ka deshmi qe flasin se ky perkthim ka qarkulluar ne shek. III.

 

 “Latin Vulgate”, i perkthyer nga Xherome ne mes te viteve 364-384 e.s.

 

 Perkthimi koptik ose egjiptian, ne mes viteve 200-300 e.s.

 

 

 

Faktet shkencore ne Bibel

 

Vetem kohet e fundit shkenca ka zbuluar se cdo gje qe ne shikojme perbehet nga atome te padukshme. Ketu, Shkrimi na tregon se “gjerat qe shihen nuk u bene nga gjera qe shikohen.” Hebrenjte 11:3 (rreth 2000 vjet me pare)

 

Ne Kohen kur besohej qe Toka qendronte mbi nje kafshe te madhe gjigante (1500 pas K.) Bibla ka folur mbi qendrimin pezull te tokes ne hapesire. – “ Ai...mban token pezull mbi hicin” Jobi 26:7

 

Gjithashtu profeti Isaia na tregon se Toka eshte e rrumbullaket. – “Ai eshte ai qe rri ulur mbi rruzullin e Tokes...” Isaia 40:22

Kjo nuk eshte nje reference per nje disk te sheshte, por per nje sfere. Ne ate kohe kur shkenca besonte se Toka ishte e rrafshet, ishin Shkrimet qe e frymezuan Kristofer Kolombin te lundronte rreth botes. (Shiko Fjalet e Urta 3:6 )

 

Zoti i tregoi Jobit 1,500 para Krishtit.: “Mos je ti ai qe hedh rrufete atje ku duhet te shkojne, duke thene: “Ja ku jam?”.” Jobi 38:35 Bibla ketu po tregon me sa duket nje deklarate shkencore absurde - qe drita mund te dergohet, dhe pastaj te shfaqet ne te folur. -Por a e dini se valet e radios udhetojne me shpejtesine e drites? Ja pra, pse ti mund te kesh nje komunikim direkt me dike ne anen tjeter te botes! Shkenca nuk e zbuloi kete deri ne vitin 1864 ku shkenctari anglez Jamez Clerk Maxuell sygjeroi se elektriciteti dhe valet e drites ishin dy forma te se njejtes gje.

 

Jobi 38:19 pyet: “Ku eshte rruga qe te con ne banesen e Drites...” Njeriu modern ka zbuluar se fundmi qe drita (rrezatimi elektromagnetik) ka nje “rruge” duke udhetuar me 186,000 milje per sekonde.

 

Shkenca ka zbuluar se yjet leshojne vale radiosh, te cilat vijne ne toke ne shkalle apo pike te larte. Zoti e ka permendur kete te Jobi 38:7 “Kur Yjet e mengjesit kendonin te gjithe se bashku...”

 

Shume kozmologjiste (shkenctaret qe studiojne strukturat dhe evolucionin e Universit) bien dakord se tregimi i Zanafilles, mund te jete afer te vertetes. (Koha: Djetor 1976)

 

Shkenca e shpreh Universin me 5 fjale: kohe, hapesire, lende, energji ose fuqi dhe levizje. Zanafilla 1:1,2 na i zbulon : “Ne fillim (Koha) Perendia, krijoi (Fuqia) qiejt (Hapesira) dhe token (Lenda)...dhe Fryma e Perendise fluturonte (Levizja) mbi siperfaqen e Ujrave.” Gjeja e pare qe Perendia i tregon njeriut eshte se Ai kontrollon te gjitha aspektet e Universit.

 

E verteta e madhe biologjike per sa i perket rendesise se Gjakut eshte zbuluar vetem keto kohe. N.q.s humbet gjakun, humbet jeten tende. Te Levitiku 17:11 shkruar rreth 3000 vjet me pare, thuhet se gjaku eshte burimi i Jetes. “Sepse Jeta e mishit eshte ne Gjak”

 

Ka shume mundesi qe dinosauret te jene permendur ne Bibel. Te Jobi 40:15-24 flitet per nje kafshe shume te madhe te ngjashme me dinosauret kjo kasshe quhet “behemoth”, duhet te kemi parasysh se ne ate kohe fjala “Dinosaur’ nuk ekzistonte.

 

Te Lluka 17:34-36 flitet per ardhjen e dyte te Jezusit, dhe kjo do te ndodhe kur disa jane zgjuar dhe disa duke fjetur. Ketu Bibla ben nje deklarate direkte per rrotullimin e Tokes, me diten dhe naten ne te njejten kohe.

 

Bibla ka proklamuar se ka me miliona yje; Te Jeremia 33:22 (shkruar 2,500 vjet me pare) Bibla ka thene: “Ashtu si nuk mund te njesohet ushtria e qiellit as te matet rera e detit...” “Ushtria e qiellit” eshte term biblik per yjet. Kur Bibla e tha kete asnje nuk e dinte sesa yje ishin pervec 1000 qe mund te shiheshin me sy te lire. Ne sot dime se ka me miliona yje dhe qe nuk mund te numurohen.

 

The Encyclopedia Brittanica dokumenton se ne vitin 1845, nje doktor i ri i quajtur Dr. Ignas Semmelweis u tmerrua nga shkalla e vdekjeve ne spital ku grate vdisnin pas lindjes. Doktori vuri re se doktoret ne pergjithesi ekzaminonin trupat e atyre qe kishin vdekur dhe pa lare duart vizitonin nenat e ardhshme. Kjo ishte praktika e tyre normale, sepse prezenca e semundjeve mikroskopike ishte e panjohur. Doktor Semmelweis insistoi qe te gjithe doktoret ti lanin duart para se te vizitonin pacientet. Dhe menjehere numri i vdekjeve ra ne 2 %. Te Levitiku 15:13 (rreth 3000 vjet me pare) Bibla thote se duhen lare duart kur merresh me semundjet.

 

Njeriu zbuloi ekzistencen e rrymave oqeanike ne vitet 1850. Mathew Maury (1806 – 1873) konsiderohet si babai i oqeanografise. Njehere ai ishte dergjur ne shtrat nga nje semunde serioze dhe i kerkoi djalit te tij ti lexonte dicka nga Bibla. Duke degjuar ai vuri re nje shprehje “Shtigjet e detit”. Pasi u permiresua disi, ai shkoi te kerkoje keto “shtigje”. Libri i tij i oqeanografise konsiderohet akoma edhe sot si tekst baze dhe perdoret akome ne Universitete. Ajo qe Maury degjoi ishte nga Psalmi 8:8 qe thote: “Zogjte e qiellit dhe peshqit e detit, ter ato qe kalojne neper shtigjet e detit”

 

Shkenctaret kane filluar te kuptojne zgjerimin e Universit. Por e gjitha kjo na tregohet ne Bibel. Te Isaia 40:22b (rreth 2,800 vjet me pare) thuhet: “ ...Ai i shpalos qiejt si nje velo dhe i hap si je cader...”

 

Ne me pak se 200 vjet me pare, nga ardhja e teleskopeve masive, shkenca zbuloi per hapesiren boshe ne veri. Por Bibla ka thene te Jobi 26:7: “Ai shtrin veriun ne zbrazeti...”

 

Te Isaia 40:12: “ Kush i ka matur ujrat me gropen e dores...” na tregohet se Zoti i ka matur ujrat dhe ka vendosur sasine e duhur te ujit ne toke. Shkenca moderne ka provuar se sasia e ujit ne toke eshte vetem e mjaftueshme per nevojat tona. N.q.s deti behet 3 metra me thelle, uji do te absorbonte te gjithe dioksidin e karbonit dhe nitrogjenin, dhe asnje krijese nuk do mund te jetonte me.

 

Hank Hanegraff ka thene “Besimi ne Krishti nuk eshte nje kercim i verber ne nje humnere te erret, por nje besim i bazuar ne evidenca themelore”

 

 

 

Faktet Arkeologjike

 

Arkeologjia ka sigurar shume prova per vertetimin e Bibles – Ajo qe thuhet ne Bibel nuk eshte “thjesht nje histori nga imagjinata e nje njeriu” por eshte e bazuar ne fakte historike.

 

Saktesia e ungjijve eshte mbeshtetur nga arkeologjia. Emrat e shume qyteteve, ngjarjeve, dhe njerzve te pershkruar tani jane gjetur.

 

 

Ne vijim po tregohen disa nga keto prova:

 

• Kapernaumi, Betesda, Tiberia, etj…

 

Ungjijte i kane permendur keto qytete pergjate detit te Galilese

Keto qytete u zhduken nga historia dhe vendodhja e tyre nuk dihej prej shekuj

Vetem kohet e fundit, arkeologjia mund te kete zbuluar vendodhjet e tyre te mundshme

 

 “Tell Hum” besohet te jete Kapernaumi

 

 Rreth 1.5 milje larg vijes bregdetare te Galileas besohet te jete Betsaida

 

 

• Pishina e Betesdes

 

Te Gjoni 5:1-15 Jezusi sheron nje njeri te pishina e Betsaides. Gjoni dha vendodhjen e sakte dhe pershkrimin e pishines e cila kishte 5 portike.

 

“Pas ketyre ngjarjeve ishte nje feste e Judenjve dhe Jezusi u ngjit ne Jeruzalem.

Ne Jeruzalem, afer portes se dhenve, eshte nje pellg pellg qe ne hebraisht quhet Betseda, dhe ka 5 portike.” Gjoni 5:1,2

 

Arkeologjia se fundmi ka vertetuar deshmine e Gjonit:

 

Rreth 40 kembe nendhe, arkeologet kane zbuluar nje pishine me 5 portike, dhe pershkrimi I zones rrethuese perputhet me pershrimin e Gjonit.

 

 

 

• Pishina e Siloamit

 

Te 9:7 Gjoni permendi pishinen e Siloamit afer tempullit te Jeruzalemit.

Kjo Pishine u zbulua ne 1987.

 

 

 

• Ponc Pilati

 

Prova apo evidence per Ponc Pilatin u gjeten ne “Cezare Maritama”

Me 1961, nje arkeolog Italian i quajtur Antonio Frova zbuloi nje fragment ne nje pllake qe perdorej ne teatrin e Cezarese.

 

 

Rreshti 1: TIBERIEUM

Rreshti 2: (PON)TIUS PILATUS

Rreshti 3: (PRAEF)ECTUS IUDA(EAE)

 

• Varret me gur te medhenj qe rrokulliseshin

 

Arkeologet kane gjendur disa te tille:

 

 

 

• Prova per Kryqezime

 

Per nje kohe te gjate skeptiket kane thene se nuk ka prova qe kryqezimi perdorej ne kohen kur Jezusi jetoi.

 

(Ata e dine se Romaket e perdornin kryqezimin per te vrare skllevrit ne revolten e skllevere te udhehequr nga Spartaku)

 

Ne vitin 1968…Arkeologet gjeten ne nje varr Herodian kockat e nje djali te ri, i cili ishte kryqezuar – ky varr u datua rreth vitit 100 pas Krishtit.

 

 

 

A e dini se ckane thene disa njerez te njohur per Biblen ?

 

 

“ Eshte e pamundur ta qeverisesh drejtesisht boten pa Perendine dhe Biblen”- George Washington

 

“ Une besoj se Bibla eshte dhurata me e mire qe Zoti i ka dhene njeriut. Te gjitha te mirat e Shpetimtarit te botes na jepen ne nepermjet ketij libri “. - Abraham Linkoln

 

“ Bibla nuk eshte thjesht nje liber, por nje Krijese e Gjalle, me nje fuqi qe pushton te gjithe ata qe i kundervihen asaj ‘ - Napoleoni

 

“ Nese do te burgosesha dhe nese do te guxoja te merrja me vete nje liber, do te zgjidhja Biblen.” - Gete

 

“ Ne Bibel ka me shume shenja te sigurta te autencitetit te saj sesa ne cdo histori tjeter”.

- Isak Njutoni

 

“ Bibla nuk eshte antike, nuk eshte moderne – ajo eshte e Perjetshme “ - Luter

 

“ Ne kohen time kam takuar 95 nga te medhenjte e botes, dhe prej ketyre 87 ishin ndjekes te Bibles. “ - William Gledstone (Kryeminister anglez ne shek XIX)

 

Spurgeoni e ka lexuar Biblen 100 here dhe ka thene: “ Heren e 100 – te me eshte dukur shume me e mire se heren e pare.”

 

Bila eshte Unike. Ajo nuk ka gabime. Ajo eshte Fjala e Gjalle e Zotit.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Soprano shume versione te BIBLES egzistojne por e vetmja reale eshte e Kishes Katolike asht besimi ma i vjeter se keto sektet e reja qe kane dale. Ketu ne USA ka ma shume se 300 lloje kishash zezakesh e njerezish te ndryshem por ato e kan modifiku BIBLEN ashu sic kan deshte ata prandaj nese do me lexu historine e vertete te jetes lexo BIBLEN qe ka KISHA KATOLIKE

Share this post


Link to post
Share on other sites
Bila eshte Unike. Ajo nuk ka gabime. Ajo eshte Fjala e Gjalle e Zotit.

 

Pasi kjo qenka fjala e FUNDIT e autorit. Desha ta dija se Sa versione te Biblës egzistojn dhe cila qenka UNIKE ?

 

 

Pershendetje Soprano, eshte e vertete qe ekzistojne disa versione apo perkthime te Bibles por nese i krahason keto perkthime me njeri-tjeterin nuk do gjesh ndonje shtese apo ndonje ndryshim thelbesor, kuptimi i cdo fjalie eshte i pandryshuar. Ka disa versione sepse Bibla eshte shkruar para mijera vjetesh dhe gjuha e atehereshme nuk ishte e njejte me gjuhen tone, perpiqu te perkthesh nga hebraishtja dhe greqishtja e vjeter, eshte shume e veshtire pasi gjuha ka evoluar ka ndryshuar... Une vet merrem me perkthime nga anglishtja dhe ndonjehere eshte e veshtire te gjesh fjalen e duhur ne shqip....

 

Kur une them se Bibla eshte Unike dua te them se megjithese Bibla eshte shkruar nga njerez te ndryshem me profesione te ndryshem ne kohe te ndryshme ajo nuk kqa gabime apo kontradikta, ajo eshte ne HARMONI te plote... Shpresoj ti jem pergjigjur pyetjes tende...

Share this post


Link to post
Share on other sites
Soprano shume versione te BIBLES egzistojne por e vetmja reale eshte e Kishes Katolike asht besimi ma i vjeter se keto sektet e reja qe kane dale. Ketu ne USA ka ma shume se 300 lloje kishash zezakesh e njerezish te ndryshem por ato e kan modifiku BIBLEN ashu sic kan deshte ata prandaj nese do me lexu historine e vertete te jetes lexo BIBLEN qe ka KISHA KATOLIKE

 

 

Pershendetje Notis, me lejo te te them se Bibla reale nuk e ka Kisha Katolike, sic e kam permendur edhe ne fillimm te artikullit tim kja shume dokumenta origjinale qe provojne qe Bibla e sotme eshte e njejte me ate origjinalen. Keto dokumenta mund tigjesh neper muzeume sim te Muzeumi Britanik apo Izraelit, etj...

Eshte e vertete qe kisha katolike ka disa doreshkrime por jo se ka Biblen Origjinale apo Reale...

 

Bibla nuk eshte modifikuar ashtu sic thua ti (perjashto Deshmitaret e Jehovait te cilet ne 1950 nxoren nje version te Bibles te quajtur 'Bta e Re" ku ata kane ndryshuar disa vargje dhe duke i pershtatur sipas doktrines se tyre)

 

Ne 1947 Shkenctaret zbuluan nje sasi te madhe doreshkrimesh qe datonin para mijera vjetesh, keto u gjeten prane Detit te Vdekur, shkenctaret bene krahsimin midis ketyre doreshkrimeve dhe Bibles se sotme qe disponohet nga te gjithe njerezit. Rezultati ishte i mahnitshem. Ato ishin te njejta...

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pershendetje Bestar ! Bibla perbehet prej dy pjesesh 1 Beselidhja e vjeter dhe 2 Beselidhja e re. Beselidhja e vjeter fillon qysh me Adamin dhe Even e pastaj me Abrahamin Isakun Jakobin e deri tek NOE me Arken e tij pra eshte historia e jetes ne vite qe ne fillim e deri tek dita kur ZOTI dergoi BIRIN e TIJ ne toke. Pak a shume Beselidhja e vjeter flet shume per luftra per mbeshtetjen e ZOTIT ne keto luftra hakmarrjen ndermjet njerezve dhe ndryshon shume nga Beselidhja e re e cila fillon me lindjen e JEZUSIT MBRET dhe ndryshe nga Beselidhja e vjeter nuk flet per luftra por per paqen midis njerezve predikon mirkuptim per njerezit dhe vazhdon edhe me UNGJILLIN i cili eshte shkuar nga 4 apostuj te JEZUSIT dhe deshta me te tregu se KISHA e pare KATOLIKE eshte formuar prej SHEN PJETRIT dhe mos harro se ai ishte kryeapostulli i JEZUSIT dhe KISHA KATOLIKE eshte e para qe dhe e vetmja qe flet dhe predikon ate qe realisht me fakte ka ndodhur dhe asgje nuk bazohet ne hamendje por ne vepra dhe doreshkrime . Mos harro se jo vetem deshmitaret e jehovait te e kane defprmuar por edhe shume sekte tjera si kisha bethanise ugjilltaret kisha e pendakostise e shume tjera te cilat kane njerre botime te bazuara ne BIBLEN por te deformuara sipas qefit tyre .Une kam pa shume organizime besimesh musliman ungjilltare ortodoks por sikur e ka KISHA KATOLIKE seriozitetin asnje prej ketyre sepse ajo i do te gjithe pa dallim feje nuk ka racizem kurse ortodokset duan vetem sllavet edhe greket dhe gjith tjeret jane kot ose muslimanet qe arrijne ne ekstreme "demek ne emer te ZOTIT" asnjee ZOT nuk thote dil e vrit ne emrin tim prandaj them sipas mendimit tim BESIMI KATOLIK ka ZOTIN e VERTETE dhe predikon vetem paqe e vullnet te mire tek njerezit.

 

QOFTE LEVDUE JEZU KRISHTI MBRET

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...