Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

"Nuk do ta fal kurre tim at"

Recommended Posts

Vajza-viktime e perdhunimit nga i ati ka rrefyer dje historine e saj te dhimbshme. Viktima 15-vjecare, A.J., ka treguar se i ati e ka perdhunuar vetem nje here, cka u shoqerua me shtatzenine e padeshiruar. “Ai ka tentuar edhe here te tjera te kryeje marredhenie seksuale, por une e kam kundershtuar me force”, tha dje adoleshentja e intervistuar nga nje media elektronike. “I jam shmangur, ndonese me ka rrahur, qe te me detyronte te shkoja serish me te. Kam jetuar gati nje vit me frike, pasi ai me kercenonte te mos i tregoja askujt ne lidhje me ngjarjen”. Vajza ka refuzuar te interesohet per fatin e vogelushes se lindur nga incesti, ndersa eshte shprehur se nuk do ta fale kurre te atin, me gjithe ndjesen e kerkuar prej tij publikisht.

 

Ngjarja ka ndodhur ne shtatorin e vitit 2006. Vete babai i vajzes, qe atehere ishte vetem 14 vjece, Ferit J., ka pohuar publikisht incestin e kryer me vajzen e tij, nen perdorimin e dhunes. Nga marredhenia midis tyre ka lindur nje vajze, per te cilen u tha fillimisht “se ishte fryti i padeshiruar i perdhunimit nga nje i panjohur ne pyllin e fshatit”. Pas lindjes, ne qershor te ketij viti, femija eshte braktisur nga prinderit dhe eshte marre nga Komiteti i Biresimeve. Denoncimi eshte bere disa dite me pare nga bashkeshortja dhe vellezerit e Ferit J., i cili eshte arrestuar kater dite me pare.

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...