VeriuPortal 0 Report post Posted December 3, 2007 Ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi vleresohet i pershtatshem nga shqiptaret, ndersa ne nje mase te konsiderueshme ata mbeten dyshues ndaj nje projekti te tille. Ne sondazhin e zhvilluar ne adresen www.kohajone.com me rreth 600 lexues, rreth 37 % e tyre jane shprehur se ndertimi i centralit berthamor te propozuar nga Kryeministri Berisha eshte nje zgjidhje e pershtatshme. Nderkohe, rreth 32 % e pjesmarresve ne sondazh e cilesojne kompleksin berthamor ne vendin tone si te rrezikshem. Pikerisht ceshtjet e sigurise rreth mundesise se ndertimit te nje centrali te tille jane debatuar gjate javes se fundit mes politikaneve dhe eksperteve. Ne te njejten rreth 22 % e lexuesve te "Koha Jone" jane shprehur ne sondazh se Shqiperi eshte e detyruar te ndermarre nje nisem te tille. Ndersa rreth 9 % e pjesmarresve kane qene me drastike me propozimin e shefit te qeverise, duke e cilesuar te gabuar. Ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi u propozua nga Kryeministri Berisha si nje rrugezgjidhje ndaj krizes se rende energjetike qe perjeton vendi. Propozimi shkaktoi debate dhe kundershtime te lidhura me sigurine dhe efikasitetin e nje kompleksi te tille. Si e konsideroni zgjidhjen per centralin berthamor ne Shqiperi: Te pershtatshme 37.2 % Te rrezikshme 31.9 % Te detyruar 22.0 % Te gabuar 8.8 % Votues: 587 Ju si mendoni? Komentoni ne forum ose nepermjet komenteve meposhte. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites