Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Turpi kuqezi

Recommended Posts

Pas nje ndeshjeje normale futbolli, shkruhet nje koment normal, por tani, pak minuta pas perfundimit te nje tragjedie, nuk mund te qendrosh brenda kufijve te normalitetit. Shifrat 6-1 nuk nxjerrin ne pah asgje tjeter vecse anormalitetin qe shoqeron klubet tona dhe fatkeqesisht edhe Kombetaren kuqezi.

 

Dje, ne Bukuresht, u zhvillua maskarada me e madhe e historise se fanelles kuqezi. Me e madhe madje, edhe sesa turpi i Andorres, te cilin protagonistet ende nuk e kane harruar. Kushdo qe nuhat pak loje futbolli, e ka kuptuar fare lehtesisht se ne ate kuadrat te nje stadiumi, qe do te shkaterrohet, nuk eshte luajtur futboll. Teater? Mbase, me mire do te ishte termi nje tragjedi e inskenuar, nje turp perballe te cilit turpi edipian do te ishte nje hic.

 

Te hash turpin me buke, do te ishte nje tjeter perifrazim i goditur. Bjellorusia u quajt turp, u ngrit zeri lart se me Rumanine do te kete nje tjeter muzike, se do te perballemi me nder, ndersa rezultati ishte fatalist. Me Bjellorusine u ngrit lart zeri nga tifozet, por atje fatkeqesisht nuk kishte kush ta conte zerin. Atje, perballe nje Rumanie sakate, kuqezinjte shpelajne fanellat nen shiun e ftohte, duke kerkuar prej tij qe t’u marre me vete mekatet, por mekati i djeshem do te zhytet thelle e me thelle ne kujtesen e shqiptareve, qe do te ndikoje te ndjenjat e tyre. Ata qe deri ne oren 17:00 te dites se djeshme ishte nderi dhe krenaria e kombit, pas 90 minutave te “Lia Manoliut” jane shnderruar ne trupin me te madh te tifozeve shqiptare.

 

A do te kete valle deshire Oto Baric te firmose kontraten me kuqezinjte? Por “Maximale” dha dje doreheqjen dhe nga pas e kane ndjekur thirrjet e tifozeve kuqezi: Ik Oto, mbathja te shpetosh! Ti nuk ke c’ben me Shqiperine. Ti e pe se cfare brumi jane ata qe u beson, nga i pari tek i fundit. Je aq i zgjuar ta kuptosh perse Lorik Cana mori karton te verdhe me Bjellorusine. Ai nuk mund te pajtohet me te tilla gjera. Ik Oto, futja vrapit dhe mos kembengul te mbrosh nderin e te cnderuarve.

 

Kjo ishte ndeshja e fundit e per Rumanine dhe Shqiperine, e fundit ne nje stadium qe do te shembet shpejt per t’i lene shpejt vendin nje impianti modern. Historia e tij e gdhendur ne memorien e atyre dhe qe kane perjetuar ndeshjet ne katerkendeshin e blerte do te mbetet gjate, por per ne puna ndryshon. Shembja e tij duhet te perkoje me nje shembje tjeter. Duke uruar nje mallkim, mbyllen radhet e hidhura: “U shembshin edhe ata qe shembin endrrat e kombit shqiptar!”.

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...