Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

"Sadam Husein, djali i Adolf Hitlerit"

Recommended Posts

Diktatorët ngjajnë, por janë dhe trashëgimtarë të njëri-tjetrit. Këtë e vërteton dhe teza e fundit e autorit J.P. de Sales. Ai sapo ka nxjerrë një libër në SHBA, ku pretendon se diktatori iraken, Sadam Husein, është djali i paligjshëm i Adolf Hitlerit.

Gjatë Luftës së Parë të Gjirit, në vitin 1990, presidenti i atëhershëm amerikan, George H. Bush, babai i presidentit aktual, e pagëzoi Sadam Huseinin si “Hitlerin e kohëve tona”. Kjo për arsye se ai e kishte transformuar pushtetin e tij “në një diktaturë personale, të mbështetur mbi kultin e personalitetit”. Një analogji e përshtatshme apo vetëm një metaforë e goditur? Apo mbase kishte diçka në jetën e “kasapit të Bagdatit” që e lidhte me diktatorin nazist? E kush ishte në të vërtetë lideri i përgjakshëm iraken, i dalë nga një e shkuar e errët e misterioze për të udhëhequr Irakun me grusht të hekurt për 35 vite?

Libri-zbulimi

Përgjigjja, është pak të thuash e habitshme, e këtyre pyetjeve gjendet në librin “The Coming of the Reichcild”. Libri sapo është publikuar në SHBA nga shtëpia botuese “Xlibris”, ku shkrimtari J.P. de Sales zbulon se si Sadam Huseini është në të vërtetë, djali i paligjshëm i Adolf Hitlerit. Një djalë i destinuar nga fati dhe ADN-ja të ndjekë gjurmët e të atit famëkeq. “Ishte e shkruar që ai të bëhej despoti i Irakut”, shprehet autori. Pa zbuluar shumë nga subjekti, mjafton të thuhet se libri rrëfen “ngjarjet djallëzore të një ere tjetër”. “Libri im kombinon rreptësinë historike dhe krijimin. Por mos të harrojmë se vetë Sadam Huseini ka pranuar gjithnjë se nuk e dinte kush ishte babai i tij i vërtetë. Dhe, se është rritur nga xhaxhai i tij filo-nazist. Ngjarjet dhe personazhet historikë janë të gjithë të vërtetë në këtë libër”, shprehet më tej autori, de Sales, sipas të cilit atë e bir ngjanin si dy pika uji. “Edhe Sadam Huseini i urrente hebrejtë. Në vitin 1990, udhëheqësi iraken ishte çdo ditë në faqet e para të shtypit. Pikërisht siç kishte qenë i ati 60 vite më përpara. Kërcënimet e tij ekspansioniste sigurisht që do ta kishin bërë krenar të atin”, thotë de Sales.

Prova

Prova? “Fakti se bunkeri i tij i nëndheshëm, i dislokuar nën pallatet e Bagdatit është projektuar nga Karl Bernd Esser”, përgjigjet autori. Tekniku gjerman është nipi i shkencëtarit që ka punuar për ndërtimin e bunkerit të Hitlerit në Berlin.

 

Adolf Hitler 1889-1945

 

-Lindi në Branau më 20 prill 1889. Rridhte nga një familje fshatare në Austrinë e Poshtme, djali i një doganieri austriak.

-Përfundoi studimet e mesme në Linz e më pas në Stejt.

-Më 1905 u vendos në Vjenë.

-Mori pjesë në Luftën e Parë Botërore. Me 1919 afrohet me forcat ekstremiste të djathta të Bavarisë e një vit më vonë mori pjesë në formimin e partisë Nacionalsocialiste.

- Më 1923 dështoi në një grusht shteti ne Mynih e u dënua me 5 vite burg.

-Në burg shkroi librin “Lufta ime” ku paraqitej programi politik i tij.

-Më 1930 partia e tij arriti sukses në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

-Më 1933 zgjidhet kancelar i Gjermanisë. Shpejt zhduk kundërshtarët e tij politikë dhe krijoi kampet e përqendrimit.

- Në vitet 1939-‘41 arriti suksese luftarake në Lindje dhe në Perëndim.

-Pas 1942 ushtria e tij pësoi e humbje e filloi tërheqjen.

-Ne vitet 1942-1944 u organizuan disa atentate kundër tij.

-Në fund të luftës tërhiqet në Berlin, ku i dha fund jetës se tij me vetëvrasje në bunker më 1945.

 

Sadam Husein 1937-2006

 

- Sadam Huseini lindi në një kasolle prej balte në Tikrit në vitin 1937.

- Kur Sadami erdhi në jetë, e ëma e braktisi dhe ai i kaloi dy vitet e para të jetës i ndarë nga e ajo.

- Ai shkoi të jetonte me xhaxhain, i cili e nxiti atë me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

- Në vitin 1957 Sadami hyri në partinë Socialiste “Baath”.

- Në moshën 22-vjeçare mori pjesë në atentatin e dështuar kundër sunduesit irakian Abdul Qerim Kassim.

- U burgos dhe pas arratisjes në vitin 1968 u bë nën-sekretar i përgjithshëm i partisë “Baath”, kur ajo parti erdhi në fuqi me një grusht shteti.

- Pasi mori kontrollin e partisë në vitin 1979 ai përdori frikën dhe kërcënimin për të vendosur sundimin e tij.

- Ëndrra e tij ishte të bashkonte botën arabe dhe në verën e 1990 ai u përpoq ta bënte këtë ëndërr realitet, fillimisht me pushtimin e Kuvajtit.

- Në vitin 2003 forcat amerikane nisën bombardimin e vendit pas lidhjeve të regjimit të Sadamit me sulmet e 11 shtatorit. Në dhjetor të atij viti ai u arrestua.

- Gjyqi i tij filloi në tetor 2005, ku u dënua me vdekje.

 

Libri

 

“The Coming of the Reichchild” është një histori epike e autorit amerikan J.P. de Sales, që përshkruan jetën e Sadam Husein, të cilin ai e cilëson si djalin e paligjshëm të Adolf Hitlerit. Ngjan e pabesueshme? Duhet pasur parasysh se vetë Sadam Huseini është shprehur se nuk e dinte kush ka qenë babai i tij i vërtetë dhe se ai është rritur nga xhaxhai, për të cilin historia na rrëfen se ka qenë pro-nazist. “The Coming of the Reichchild” është një roman historik, që mbërrin thellë në rrënjët e diktatorit iraken. Historia vështron jetën e Huseinit që prej rritjes së tij të egër në pushtet, konfliktet e tij me hebrejtë, të cilët u zotua t’i shkrumbonte gjatë luftës së Gjirit, duke mbajtur gjithë kohës sekret identitetin e tij.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...