VeriuPortal 0 Report post Posted December 3, 2007 Duket sikur eshte meridianisht kunder vijes shqiptare, por ne fakt behet fjale vetem per nje deklarate, qe perfshin boten e futbollit. Oto Baric, trajneri i perfaqesueses kuqezi, i ndruhet mjaft faktit, se pavaresia e Kosoves mund te sjelle nje fluks te madh largimesh nga kuqezinjte e Shqiperise drejt atyre te Kosoves. Deklarata e bere dje ne Tv Alsat ka sjelle nje reagim te opinionit, edhe pse nga shumekush ajo eshte keqinterpretuar. Qe Baric e dashuron punen e tij, kete e dine te gjithe. Megjithate, kane qene te shumte ata qe jane shokuar dje pas deklarates se kroatit rreth faktit se pavaresia e Kosoves mund te sjelle largimin e nje pjese te lojtareve kuqezinj. Nje pjese e kane marre kete prononcim si nje shqetesim normal te nje trajneri, qe po nderton nje ekip premtues, ndersa te tjere kane pare me dyshim cdo germe, kjo edhe pse Baric eshte me origjine sllave. Gjithsesi, e verteta eshte e para. Kroati i druhet shembjes se punes “Jam i shqetesuar per nje fakt. Nese Kosova do te fitonte pavaresine, atehere edhe lojtaret kosovare qe luajne per Shqiperine mund te largohen, sepse kane te drejten e zgjedhjes”. Por me pas vjen menjehere fryma optimiste: “Megjithate, jam i sigurt se ata lojtare qe luajne per Shqiperine, do te vazhdojne te qendrojne me grupin, pasi skuadra eshte e mire dhe te gjithe jane te lumtur qe jane pjese e saj”. Me pas Baric rikthehet te flase me superlativa per ndryshimet qe ka pesuar skuadra kuqezi, duke vene theksin ne procesin e rinovimit: “Lojtaret e rinj qe kemi gjetur jane vertet te zote. Kemi dubluar thuajse cdo pozicion dhe kemi te piketuar edhe disa elemente te tjere, qe do te jene te vlefshem per Kombetaren”. Kroati nuk harron te perserise nje deklarate te vjeter te tij, qe ka zgjuar kersherine e te gjitheve: “Ne eliminatoret e ardhshme, Shqiperia do te synoje vendin e dyte. Deri atehere do te kemi ne dore skuadren e duhur per te arritur kete objektiv madhor”. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites