Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

Projekti Per Centralin Berthamor Ne Shqiperi !!!

Centrali nuklear !!  

2 members have voted

  1. 1. Jeni dakort me ndertimin e centralit nuklear ne Shqiperi

    • Po
      0
    • Jo
      2
    • Nuk e di
      0


Recommended Posts

Kohet e fundit kryeministri shqiptar z. Sali Berisha hodhi idene e krijimit te nje centrali berthamor per zgjidhjen e krizes energjitike ne vend!

Edhe pse kjo mund te jete nje zgjidhje per te ardhmen ideja e kryeministrit tone beri buje ne mediat a huaja.Por nuk munguan as reagimet e rastit duke qene se krijimi i nje centrali berthamor kerkon kuadrin ligjor te pershtatshesm dhe si kudo ka mbeshtetes dhe kundershtare te tij.

I pari qe ngriti zerin ishte ambasadori i iranit ne vendin tone dhe ai me pak fjale tha: Pse Shqiperia te ndihmohet te kete nje central berthamor ne nje kohe kur vendi i tij Irani po kalon jo pak probleme ne Keshillin e Kombeve te Bashkuara per faktin se ka disa centrale berthamore.Nejse,krahasimi i shqiperise me Iranin as qe qendron.

Te paret qe dhane mbeshtetjen e tyre per ngritjen ketij centrali ishin italianet.

Mbas shperthimit te centralit nuklear te Chernobylit ne ish Bashkimin Sovjetik,Italia me nje referendum popullor ne nentor te 1987 vendosi mbylljen e centraleve te saj nukleare qe perdoreshin per energjine.

Sot ne 2007-en ata e blejne energjine nga Franca dhe vendet e tjera qe kane centralet e tyre nukleare dhe mbeshtesin ngritjen e nje centrali ne Shqiperi se natyrisht do e merrnin nga ne me cmim me te lire ose falas meqenese ata do te na ndihmojne ta ndertojme.

 

 

I rash pak gjate po lind pyetja: A na duhet me te vertete nje central nuklear?

Me gjithe resurset ujire qe ka vendi yne pikerisht me nje central berthamor do e zgjidhim problemin e energjise ?

 

 

Une personalisht e quaj nje trapllik si puna e trenit elektrik Tirane-Durres qe deshi me ndertu Fatos Nano.

Ndertimi i nje centrali berthamor dhe venja e tij ne pune kerkon pak a shume te njejten kohe sa ndertimi i nje apo 2 hidrocentraleve.Shpresoj te jete nje lajthitje e rastit e kryeministrit.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...