Pëllumb Syku 1 Report post Posted November 15, 2007 Gjykoni poezine time ose me mire; shfryrjen e mllefit tim persa i perket aspektit fetar te diteve te sotme e te pernonifikimit qe ka marre çka ne quajme ndihme baritore! çfare do i shtonit asaj ose do i heqnit? Meshirome o Zot! Meshirome o Zot, feja ime bie greminash! Ktheji syte nga une o Zot ti o Zoti i gjithpushtetshem, qe lejon te perdhoset emri yt e te behen kremtime hipokritesh, masakra kamikazesh mes injorancash mes shfarosjeve te paskrupullta barbare ne popullin tend te zgjedhur per perparesi. Meshirome mua o Zot se po e humb besimin, ne kete rrepire katrahurash qe enden e veç fryhen, me fatkeqesite e njerezve, t’atyre pak njerezve mjerane, qe akoma besojne ne ekzistencen tende,e shpesh rreshqasin ne tundimet lajkatare qe shume mire jane mimitizuar para nesh, ku dhe ti je maskuar dhe je bere shkak perfitimesh djallezore nepermjet grabitqareve jetemarres qe kurre nuk ngopen. Meshirome mua o Zoti i ameshuar, i gjithe-meshirshmi qe na krijove ne shembelltyren e imagjinaten tende na dhe udhen pastaj pa hezituar asnje moment ne kete bote egersirash ku te egjer jemi bere. Lufta te shenjta po ngjizen ne emrin tend e ti veç ben sehir nga vendbanimi yt ne strehen e rrufeve ku gulçasin ankimet tona te parreshturat prej retorikat acaruese. Me fal serish o Zot meshirome o Zot! Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted November 15, 2007 Jam pothuajse dakort me ato cfare ke shkruar.Un studioj per histori dhe kam hasur shume lufta fetare gjate shfletimit te historis.eshte e vertet se jane bere shume luftra dhe gabime monstruoze ne emer te zotit dhe te fese.POR sduhet te harrojme se pervec helljes se vetes ne ere ne emer te zotit (kamikazet) etj si keto luftrat fetare i kemi me te hershme.......psh.kryqezatat,inkuzicioni.....besoj se e dini se cfar jane keto.POR njerzit harrojne zoti nuk thot asnjeher te vrasesh ne emer te tij dhe aq me teper te vetvritesh duke menduar se do shkosh ne qielle prane tij.. Share this post Link to post Share on other sites