Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Pëllumb Syku

Politikanet Sot.

Recommended Posts

Gjykojini politikanet e sotem!

sa perqind te premtimeve mendoni se plotesuan ata?

mendoni se ka ndonje politikan ne shqiperi qe vuan ekonomikisht?

Mendoni se mund t'i interesoje vertete ndonje politikani shqiptare (ne kete rast) per mjerimin real ne shqiperi?

Share this post


Link to post
Share on other sites
Un mendoj se jane muta t'gjithe! me falni per shprehjen por e meritojn. nuk doli nje i zoti qe i mban premtimet. ose kte qe jane ne pushtet as premtime nuk nak japin vetem me vjedh lek.

 

 

Poshtërimi i njeriut, virtyt i komunizmit

 

“Mund të durojmë varfërinë dhe jo turpin” - Thekerei

 

 

Më e rëndë se tortura fizike është ajo morale. Të gjitha plagët e trupit mbyllen, kurse ato të shpirtit - kurrë. Sa më krenar të jetë njeriu, aq më thellë e ndien poshtërimin. “Luanit të ngordhur i bie me shkelm edhe gomari” - ka thënë V. Hygó. Vetëm të poshtrit kanë kënaqësí të poshtërojnë të tjerët. Komunizmi u ngrit gjoja në emër të lartësimit të dinjitetit njerëzor dhe mbijetoi duke poshtëruar këtë dinjitet. Poshtërími i njeriut nuk ishte vetëm kënaqësi instinktive kriminale e ca njerëzve, që vuanin nga kompleksi i inferioritetit. Jo! Ai ishte nevojë shpirtërore e sadizmit komunist për të “justifikuar” veten dhe për të vazhduar me të njëjtin ritëm në rrugën cinike të asgjësimit të vlerave morale të kombit. Kriminelët komunistë jetojnë në ankth. Frika e pavetëdijshme i ndjek në çdo hap. Edhe sikur apostuj t’u dalin përpara, u duken të dërguar nga ferri për t’u marrë shpirtin. Ata shpresojnë të krijohen situata, ku shoqëria shqiptare t’u nënshtrohet përsërí urdhërave të tyre. Të kthehen rishtas ato kohë të zymta, kur njeriu kishte frikë edhe nga hija e vet. Ata nuk e duan emancipimin shoqëror, as zhvillimin e ndjenjave të holla njerëzore. Ata janë fantazma, që jetojnë vetëm me etjen për t’iu imponuar shoqërisë. Veçse tani me forcën e parasë së pistë. Ata kanë depërtuar kudo, ndaj kudo mbjellin filozofinë e urrejtjes, mosbesimit, përçarjes, të diferencimit të hershëm klasor. Ata nuk e duan afrimin e shpejtë të Shqipërísë me Europën. Ata duan të shkohet në Europë, kur krimet, bëmat dhe gjëmat e tyre, të jenë harruar. Janë këta, bashkë me mercenarët dhe duaxhinjtë e tyre të implikuar dje dhe sot në krime, që pengojnë konsensusin e nevojshëm për reformat, të cilat janë parakushte për integrimin tonë në strukturat euroatlantike. Këta egoistë-përbindsha nuk pyesin për fatet e Shqipërisë. Këta e kanë barazuar veten një herë me Perëndinë dhe duan të mbeten zotër të përjetshëm të këtij populli, që ka të drejtë t’i akuzojë rëndë. Këta pranojnë më mirë të mbeten skllevër të përjetshëm të ideologjisë kriminale komuniste, së cilës i shitën shpirtin, sesa të pendohen duke dënuar të kaluarën e tyre dhe të fitojnë lirinë e shpirtit. Ata nuk e pranojnë tezën se me ndëshkime edukohen vetëm skllevërit. Nuk e dënojnë ata të kaluarën e tyre dhe të fitojnë lirinë e vërtetë. Këta nuk e pranojnë idenë e filozofit anglez, Spenser : “Askush nuk mund të jetë i lirë, nëse të gjithë nuk janë të lirë.”!...

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mendoj se me kete poezi e shprehi shume mire mendimin tim per politikanet tane.

 

Mllef!

 

Hapu toke e merrme tani

se zemra ime me s'duron

keso perdhosjesh ballafaqas,

keso peruljesh nderkombetare,

nga keta zagar rrugaça

qe terbim po i japin dheut!

 

Hapu toke e merrme tani

se krahu im force nuk ka

aq sa duhet per te ndeshkuar

keto egersira qe veç fryhen

nga illnimi im, nga plasja ime

qe me djeg si furre perbrenda!

 

Hapu toke e merrme tani,

kursemi dhimbjet e turpshme

qe po hasi ne keto rruge kurbeti!

Lerma pak fytyre te panjollosur

qe ngjirin tend ta kem me veti!

 

Hapu toke e merrem tani,

ti le zagart te hane ç'te mmunden

e kur, çka mbetur te jete mbaruar,

njeri-tjetrit do i versulen.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...