Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Pëllumb Syku

Akti Martesor.

Recommended Posts

Gjithçka eshte ndryshuar keto kohet e fundin ne konceptin qe ngahera i eshte dhene marteses.

njerezit po bejne ndryshime ne dasmat shqiptare krejt pa kufi.

dikush ben dy dasma. (nje ne mbremje, nje ne mengjes)(dikush ben nje dasem sot pastaj akoma pas 1/2/3 vjetesh nje te ngjashme).

nje nuse del duke qeshur e nje tjeter duke qare.

diku familjaret qeshin e diku tjeter çirren.

diku behet nje tradite e diku nje tjeter.

po behen martesa me te cilat po habisim boten.

 

ç'po ngjet keshtu?

cila eshte rruga per tu ndjekur e cila jo per mendimin tuaj?

Share this post


Link to post
Share on other sites

Per mendimin tim ka ikur ajo kohe kur nuset qanin''Edhe pse jam shume e sigurte,se nuk qanin me te vertete,por ishin te detyruara nga zakonet e vendit tone....

Ka ikur koha kur nusen vinin dhe e merrnin me kale,nuk duhet te qeshte diten e marteses....e shume te tjere qe per momentin nuk po me kujtohen.

p.sh nga dasma shqiptare me pelqen vetem kur digjet shamia e beqarise,dhe ahengu dmth muzika qe na shoqeron.

 

Eshte mire qe disa gjera te ndryshojne per vete faktin qe jemi ne vitin 2007,dhe mendoj se keto tradita te vjetra dhe mentaliteti i hershem na kane lene shume mbrapa.

''Te pakten ky eshte mendimi im....''

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Vertete secili po ben sipas qejfit po te them te drejten traditat tona me pelqejne shume megjithse jo te ekzagjeruara, nuk duroj kur nuset bertasin kot po nese i vjen me qa pse te mos qaj eshte e njejta gje si kur ne kemi ikur nga shpia per te ardh ktej besoj pjesa me e madhe kane qare...

por ne gjanat e tjera nuk shihen shume tradita ndoshta dhe per arsyet ekonomike...shume po e bajne bashke dasmen si nusja e si dhendri noshta se aq mundesi kane ndoshta per te evitu me thirr edhe kusherinjt e larget apo thjesht per te ndjek moden....por gjithsesi esht mire qe do gjera te tradites ti mbajme se jane te bukura e pastaj dallojne nje dasem shqiptare nga te tjerat

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk eshte asgje tjeter vec se nje nderthurje e tradites me modernen. Njerzit sot po mundohen te gjejne nje rruge te mesme qe te mos jene gazi i botes por as tradicionaliste.

Dua te sjell ndermend qe zakonet nuk shprehin gjithmone nje prapambetje e trurit, kjo varet nga arsyeja e persorimit te saj. Zakoni perdoret per hijeshi pra qe pelqehet dhe detyrim pra sepse kshu e thote zakoni duam apo nuk duam Ne.

Femrat shqiptare sot jane te prirura nga cdo gje e re qe del. Ne fakt ne meshkujt duhet ta pranojme qe shume ndryshime qe kane ndodhur gjate ketyre viteve ne zakonet dhe traditat tona kane ardhur si pasoje e dores se femres qe me sa duket i pershtatet me shpejt te rejave.

Martesa shqiptare ka shume gjera me vlere qe sipas meje duhen seleksionuar me kujdes dhe duhen ruajtur me fanatizem.

Dicka qe nuk arrij ta kuptoj ne martesat tona te pakten ne zonen e veri-perendimit te shqiprise qe eshte "Vizita e familjareve te nuses gjate dasmes se djalit". Kjo doke e pervetesuar pas viteve 90' mua me duket pakuptim por mendoj se eshte nje shenje qe ne te ardhmen do te transformohet ne organizimin e dasmave duke i bashkuar ato te nuses me te djalit. Per momentin do isha dakort qe te eleminoja qarjen e nuses dhe seriozitetin e saj, qe sipas meje nusja duhet te jete me e qeshur dhe e lumtur per diten e marteses se saj.

Share this post


Link to post
Share on other sites

... nuk e di sa nga ju keni qene te pranishem ne 1 dasem italiane.Pervec se iipp ippp urra edhe dolli njera mas tjetres edhe me hanger mire e mire s kishte naj gja per tu majt men.As knoi kush as kerceu kush as kurrgja...

Mua me ka qellu 2 here e ne te dyja rastet ato pak shqiptare qe ishim ja fillum tu knu e tu kercy vence.. (masi kishim pi e ba cice)...

Zakonet i kena te bukura e asht gjynaf mos me i vazhdu.Dasma asht 1 gezim qe supozohet me u ba 1 here ne jete e kshu qe duhet ba me tana traditat e zakonet e vendit ku ke lind e je rrite.Normal qe nderthurja e modernes me traditen ka anet e saj te pozitive e negative.Ata qe kane ndjeke traditen me shekuj s kane ngele pa gja....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...