Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Ina_84

Prinderit Tane...

Recommended Posts

Un besoj se nuk duhet te kete nje autoritet qe vendos cilido qofte ai Prinder ose Femije. Problemi eshte qe nuk ka nje shkembim opinionesh dhe mirekuptimi mes paleve.

Prinderit shqiptare vazhdojne akoma te marrin vendimet e femijeve te tyre sepse te njejten gje kane bere edhe baballaret e tyre pra, mund ta quajme nje trashegimi. Nese nuk ka emacipim te nje brezi rrezikojme te vazhdojme me kete lloj metode.

Nje nga faktoret e rendesishem eshte dhe tranzicioni i vendit tone. Un dua te theksoj ketu qe nuk eshte pak ndryshimi qe kemi bere nga 1990 deri sot. Mjafton te mendojme qe 1990 nuk kishim as nje TV me ngjyra ndersa sot kemi kanale dixhitale ku informacioni qe marrim eshte i hatashem. Ky informacion na vjen ne menyre direkte dhe brezi i jone po rritet me kete lloj informacioni ndersa per prinderit tane ky informacion bie ndesh me ate informacion qe ata kane marre kur ishin ne moshen tone.

Konkretisht mund te themi qe ne vitet 60 - 70 djali duhej te degjonte prinderit e tij pa asnje kusht. Sot jetojme ne nje rrjedhe ndryshimesh te pershpejtuar qe djali (psh 14 vjec) nuk i nenshtrohet plotesisht vullnetit te prindreve per shkak influences se jashtme qe ka femija kur ai gjindet me shoqerine e tij. Pra kemi nje liri me te hapur por edhe nje dhune psikologjike me te paket nga ana e prinderve kjo per shkak se kemi nje brez ne rritje me emacipim ndryshe, ndryshim i ardhur per influencen e informacionit qe kemi marre gjate ketyre 15 viteve.

 

Pse vazhdojne te marrin vendimet tona.

Kjo vjen per shume arsye: 1) mund te jete mos emacipimi i prinderve. 2) frike nga atmosfera shoqerore qe egziston sot pra, shoqeri qe mund te na coje ne vendime te gabuara. 3) mos besimi qe na behet per aftesite tona. 4) mungesa e dialogut prinder-femije.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...