Pëllumb Syku 1 Report post Posted October 9, 2007 Emily Dickinson. 249 O nete deliruese! Po te isha prane teje, keto nete deliruese do ishin ekstaza jone. Te kota ererat per nje zemer ne port qe ka shkrehur busullen, ka shkrehur harten. Vozis ne Eden! Ah, deti! Sikur ta ankoroja sonte tek ti. 280 Ndjeja nje funeral ne tru, dhe ecnin njerez ne zi para e mbrapa, vazhdimisht, derisa dukej se vinte me e paket çdo shqise. Pastaj kur te gjithe qene ulur, pat nje rit qe i ngjashem me tamburin kembengules rikembonte, dhe besova se me mjegullonte mendjen. Aty ndjeva pastaj te ngrihej nje arkivol e te me pershkonte shpirtin mes gumezhitjesh me po ato çizme hekur arnuar ku hapesire i rikembon vigut. Sikur i gjithe qielli nje kembane e vetme ishte, nje vesh Krijimi, une e heshtja nje rrace e eger ketu poshte, ne mergim, te fundosur. Pastaj nje bosht u thye ne arsye, une rashe gjithnje e me thelle, çdo çast duke u perplasur kunder nje bote. Pastaj nuk dita me asgje. 362 Me godiste çdo dite - çdo here ish e re shkrepetira sikur ne ate çast çahej reja e ç'burgosej zjarri. Me pervlonte naten, me torturonte ne enderr; e ri-renkonte ne shikimin tim ne secilen rreze mengjesi I dija kalimtare uraganet -- sa me te shkurter aq me te dhunshem. Kete natyra e heqi mendjet dhe e la ne qiell. 382 Per vdekjen - ose ndryshe per gjerat qe vdekja na ruan keta heqin dore nga bukurite e jetes. Gjerat qe vdekja do bleje jane hapesira, nje lirim prej rrethanave dhe nje emer. Se ne çfare menyre dhuntite e jetes ballafaqesohen me dhuntite e vdekjes nuk e dime - çdo vleresim ndalon ketu. 511 Po te vije ti ne vjeshte, veren do ta deboja me pak buzeqeshje e pak per kunj siç ben shtepiakja me mizen. Po te t'shihja pas nje viti do i mbeshtillja mujt ne lemsha per ti vendosur ne sirtare te ndare, prej frikes se mos ngaterrohen. Po te ishte pritja vetem prej shekujsh, do i numeroja mbi dore duke zbritur, derisa gishtat t'me binin ne token e Van Diemen. Po te isha e digurt , qe pas kesaj jete, e jotja dhe e imja do vinin, une, kete do e flakja porsi levozhge e do merrja peretsine. Por, tani, injoroj boshllekun e kohes qe ekziston mes nesh, e me torturon si nje blete fantazem qe nuk te nxjerre thumbin. (Shqiperuar nga une.) Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted January 17, 2008 Kam zbritur, duke te t’dhene krahin (Eugenio Montale) Kam zbritur, duke te t’dhene krahin, te pakten nje milion shkalle e tani qe nuk je eshte boshlleku ne çdo shkallez. Edhe keshtu ka qene i shkurter udhetimi yne i gjate. I imi zgjat akoma tani, as me nevojiten me rastesite, prenotimet, kurthet, disfatat e kujt beson se realiteti eshte ai qe shihet. Kam zbritur milione shkallesh duke te t’dhene krahin por jo sepse me kater sy shihet me shume. Me ty zbrita sepse nga ne te dy te vetmet bebeza te verteta, edhe pse te zymta, ishin te tuat. Shen martini i Karsos. (Giuseppe Ungaretti) Prej ketyre shtepiave nuk ka mbetur veçse ndonje rrenoje muri Prej shumve qe me korrispondonin nuk kane mbetur as shume. Por ne zemren time asnje kryq nuk mungon. Eshte zemra ime vendi me i rrenuar. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted April 12, 2008 “Nese” (Rudyard Kipling) Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin, nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne, nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri e te qendrosh drejt, nese mashtrues te rrethojne, e te mos urresh, nese te urrejne e pamvaresisht nga keto, t’mos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira; nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave, nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime, nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen e t’i trajtosh njesoj keta dy genjeshtare, nese mund te degjosh te verteten qe ke thene e trasformuar nga te keqinjte, per t’u ngrehur kurthe te padjallzuareve e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie, nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua e ti luash ne nje hedhje tek-a-çift e te humbesh e te rinisesh nga e para e kurre t’mos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar; nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt, te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty, perveç vullnetit qe u thote atyre: “Rezistoni!”, nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster o te avitesh te medhenjte, pa perçmuar te pervuajturit, nese as miq, as armiq, s’mund te t’plagosin, nese i qas te gjithe, por askend me teprì, nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute, me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera, atehere; e jotja eshte bota dhe gjithçka qe eshte ne te dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im. “Dashuri me shikim te pare” (Wislawa Szymborska) Jane te dy te bindur qe nje ndjenje e papritur i bashkoi. Eshte e bukur nje siguri e tille por nje pasiguri eshte me e bukur. Duke mos u njohur qe me pare, besojne qe te mos kete ndodhur kurre gje mes tyre, por çfare mendojne rruget, shkallet e korridoret ku prej shume kohesh mund te takoheshin? Dua te pyes ata, nese sado perçart nuk kujtojne, ndonje here nje balle per balle, ndoshta ne nje dere rrotulluese? nje “me fal!”, mes kallabllekut? nje “keni gabuar numrin” ne telefon? - por e di pergjigjen. Jo, ata s’do kujtohen. Do i habiste shume po te dinin, qe qysh prej kohesh, rastesia po luante me ta. Jo akoma krejt i gatshem , qe te misherohej per ta, fati, i afronte dhe i largonte, ua priste rrugen e duke dihatur nje buzeqeshje, hiqej qafe me nje hap. Ka patur shenja, kode, s’ka rendesi nese te padeshifruara. Ndoshta tre vjet me pare apo te marten e shkuar, nje gjethe e vogel fluturoi nga njera shpatull ne tjetren. Diçka u humb e diçka u ruajt. Kush e di, ndoshta edhe topi mesh gemushash ne femijeri. Ka patur doreza e zile dyersh, mbi te cilen para kohe, njera prekje vihej mbi tjetren. Valixhet e vura ne te njejten karroce. Nje nate, ndoshta, te njejten enderr, te turbulluar shpejt pastaj ne mengjes. Ne fakt, çdo fillim eshte nje ndjekje e vetme e libri i ngjarjeve, eshte perhere i hapur. “17491” (John Adams David) Te zgjohesh me sy te shtrenguar nen rreflektimin e nje dielli te ashper, qe fyen e zhvat, nje liri te humbur. E pakuptueshme dhe e pameshirshme e zeze shfaqet ne mur, hija e kryqit, qe copeton dritaren. Larg jehon ne enderr zeri i nenes sime, qe ashper futet akoma, si teh ne zemren time, dashuria qe i kam mohuar. Minutat zgjasin ore e oret zgjasin vite, i vetmi strehim i nje pritje te kote, nje kenaqesi e felliqur e pa dashuri, e harxhuar ne terr nga dy trupa te njellojte, te lidhur me force nga e njejta e keqe. Te kesh frike nga nata si atehere kur ishe femije, me kot mundohesh te luftosh, kunder perbindeshit qe te sulmon, nuk ka paqe, nuk ka Zot, per ate qe s’e ka kerkuar kurre. Ngadale rreshqet shikimi pergjate murit te ndyte, mes germave te gdhendur me maje, pjeset e pastra te preferuara. Rrethi i ftohte i henes shqyen bebezat e zgurdulluara. Nje vajtim luhet ngadale nga harmonika e çakorduar e nje shokut tim te pagjume. Shtrengoj fort, me duar grushte, nyjen qe do me zgjidhe pergjithmone. Levizje te ngadalta, te para-perjetuara, nje mije here ne koken time. Mbyll syte e fluturoj lart, edhe shikimi i sulet qiellit, drejt lirise sime. Nese kerkon lumturi (Osho Rajneesh) Nese kerkon lumturi pergatitu te derdhesh lumturi mbi kedo takon. Bota eshte nje jehone e vetme çfaredo qe te besh do te rikthehet te ti. Mos prit dashuri, kurre nga ata qe ti gjuan me gure, e nese ngul gjemba ne te tjeret mos prit gje tjeter veçse nje te korre te pasur hithash. Eshte nje ligj i ameshuar urrejtja gjeneron urrejtje e dashuria gjeneron dashuri. Nga syte e nje femije (Alexis Diaz Piementa) Nga syte e nje femije shkeputen aeroplanet Po t’i mbyllte syte do te rrezoheshin… Vetem mahnia e tij i mban pezull, dora e tij e vogel i ngre, zemra e tij i leviz e i largon. Pa nje femi te ngjitur ne xham ne te lartet parmake te tarraces, aeroportet do vdisnin horroresh. Nje femi s’do mund te shqiptoje kurre fjalen “aeronautika”, por ai do vazhdoje imitimin e zogut. Nje femije nuk din te llogarise distancat, por eshte ai garancia e rikthimit. Secili aeroport duhet te kete nje femije qe ngjitur ne xhama, prane autoparlanteve, kudo te nuhatet frika. Fale tij do zgjase me pak lot kthimi i te gjitheve, do dhembe me pak ne puthjet e lamtumiras se nenave e hostess-et mund te zhvishen prej fyerjeve. Nje aeroplan ne ajer, jane shume femije qe shikojne horizontin. Qe neser do jem i trishtuar (e gjetur ne nje lagje te varfer te Londres) Qe neser do jem i trishtuar, qe neser, por sot do jem i gezuar. Per çfare sherben te jesh i trituar, per çfare sherben? Pse fryn nje ere e lige? Pse duhet te me dhimbe sot, e nesermja? Ndoshta e nesermja eshte e mire, ndoshta e nesermja eshte e qarte, ndoshta neser do shendrise akoma dielli e nuk do kete arsye trishtimi. Qe neser do jem i trishtuar, qe neser, por sot, sot do jem i gezuar e ne secilen dite te hidhur do them: qe neser do jem i trishtuar, sot jo. Bijte (Kahlil Gibran) Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj, Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten, ata vijne nepermjet jush por jo nga ju, edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin. Mund t’u dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja: ata kane mendimet e veta. Mund t’u jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre: ata banojne shtepine e se nesermes, te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr. Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo t’i beni te ngjashem me ju: jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren. Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara. Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund, dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg. Besohuni me gezim ne doren e harketarit, pasi, siç don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut. Lavd dites se lumtur (Pablo Neruda) Kesaj here me lini te jem i lumtur, nuk i ndodhi asgje askujt, nuk jam asgjekundi, ndodh qe jam i lumtur, deri ne te fundit thellesi te zemres. Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar, çfare mund te bej, jam i lumtur. Jam me i panumert se bari ne kullote. Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar, uji poshte e zogjte ne maje, deti porsi unaze rreth jetes sime, e guatuar prej buke e shkembi - toka, ajri kendon porsi nje kitare. Ti afer meje mbi rere, je rere, ti kendon dhe je kenga. Bota eshte sot shpirti im, kenge e rere, bota sot eshte goja jote, me lini mbi gojen tende e mbi rere te jem i lumtur, te jem i lumtur patjeter, sepse marr fryme e merr fryme, te jem i lumtur, ngaqe preki gjunjin tend dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit dhe freskine e tij. Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft, me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token, te jem i lumtur me ty, me gojen tende, te jem i lumtur. Dhurojua te tjereve (Alessandro Manzoni) Kujdesu per dhimbjet e tua, per kerkesat e atyre qe te jane prane! Dhurojua te tjereve driten qe nuk ke, forcen qe nuk zoteron, shpresen qe ndjen te luhatet ne ty, besimin qe te mungon. Ndriçoi nga erresire jote. Pasuroji me varferine tende. Dhuro nje buzeqeshje kur ke deshire te qash. Prodho hare me stuhine qe ke Brenda. “Ja, ate qe s’kam ta dhuroj”. Kjo eshte parajsa jote. Do te vesh re qe gezimi, pak nga pak do depertoje ne ty, do pushtoje qenien tende, do behet vertet i yti ne masen ne te cilen, do ua kesh dhuruar te tjereve. Asgje s’eshte dhurate (Wislawa Szymborska) Asgje s’eshte dhurate, çdo gje eshte borxh. Jam mbytur ne borxhe deri ne fyt, do jem e detyruar te paguaj per veten me vetveten time, te kthej jeten ne shkembim te jetes. Keshtu eshte vendosur, zemra duhet kthyer, mushkeria duhet kthyer dhe secili nga gishtat. Eshte teper vone qe te rrokim kontraten. Aq sa detyrohem do me hiqet me gjithe lekure. Po rend neper bote, mes nje turme tjeter borxhlie. Mbi dike rendon detyrimi, qe te paguaje krahet, te tjereve do u duhet, me zor o me dashuri, te pergjigjen per secilen gjethe. Ne kollonen “Dhenie”, çdo cope qe eshte ne ne. Asnje qerpik, asnje syth, qe ta ruajme pergjithmone. Lista eshte e sakte dhe me sa duket, do na duhet te rrime me asgje. Nuk arrij te kujtoj, ku, kur dhe pse, kam lejuar qe te hapnin, kete llogari ne emrin tim. Protesten kunder kesaj ne e quajme shpirt. Ky eshte i vetmi ze qe mungon ne liste. Te uroj Te uroj gezimin te kesh gjithmone dike me te cilin te ndash çdo gje. Te uroj te kesh kujtime te bukura net e cilat te kthehesh me mendje ne momente te keqija. Te uroj nje nga gezimet e vogla me te mira te perditshme: te hapesh nje liber qe mban mend mire, t’i shperfillesh faqet e te lexosh fjalet e para familjare. Te uroj pranveren e mrekulline qe te vertetosh qe eshte gjithmone me mire se e kishe menduar. Te uroj lumturine e nje dhurate prej nje femije: - nje tufe dhembesh luani, te thare, - nje karamele te lepire pergjysem, - nje bretkose, - nje puthje. Te uroj qe ti te mundesh, te pakten nje here ne jete te shohesh diçka teper te rralle, te çudshem e te bukur. Te uroj malinkonine e nje kopeshti ne dimmer, e mbas muajsh pritjeje, te vegjlit e pare, sythet e pranveres. Te uroj te mbesesh i mahnitur nga pafundesia, shumellojshmeria e botes se kafsheve. Te uroj besimin e nje kafshe te eger, te zbutur me durim e dashuri. Te uroj qe ti te mos shohesh dashurine qe blihet me çmimin e poshterimit. Te uroj qe ti te mund te gjesh perhere fjalet e duhura, per te mbajtur larg kryeneçet e te kesh mjaftueshem force ne gjunje, qe te ecesh me dinjitet. Te uroj qe tit e mund te kesh nje zemer plot me dashuri e gjykime te zgjuara. Te uroj kenaqesine qe te jesh i deshiruar e te gjesh dhuraten e perkryer, te ndiesh parfumin e tokes, nga lulishtja e gjelberuar. Te uroj letra, te nje kaligrafie qe e njeh menjehere, me nje kaligrafi qe s’e shihje prej vitesh. Te uroj letra plot me lavderime, plot me inkurajime, letra me mirenjohje e me dashuri. Te uroj letra te zhubravitura, te njollosura me boje, te shkruara shtrember, por te mbuluara me puthje. Te uroj lumturine qe te harrosh te shkuaren e te gjesh fillime te reja. Te uroj lumturine e ideve, eksitimin e arsyes, triumfin e dijes, pastrimin e pamjes, hollimin e degjimit, zgjatjen drejt zbulimeve te reja, kenaqesine e se shkuares ashtu sit e tashmes. Te uroj kenaqesine krijuese. Te uroj lumturine, por jo lumturine qe arrihet duke mbyllur jashte boten, as ate ku mohon dashurine vetjake per privilegje: te uroj lumturine e dhenies se asaj qe ke ne menyren me te mire te mundur, te rrezikosh per te guxuar, te rrezikosh per te dhene, te rrezikosh per te dashuruar. Trajtoje lumturine me miresjellje eshte nje borxh. Rreth Vdekjes (Kahlil Gibran) Atehere Almitra foli e tha: Tani duam te t’pyesim per vdekjen. Ai u pergjigj: Ju doni te dini segretin e vdekjes! E si mund ta zbuloni po nuk kerkuat ne zemren e jetes? Bufi, me syte henore te t’cilit jane qorr gjate dites, nuk mund te zbulojne misterin e drites. Nese vertete doni te njihni shpirtin e vdekjes, shqyeni zemren tuaj prej trupit te jetes, pasi jeta e vdekja jane nje trup i vetem, siç jane nje trup i vetem edhe lumi me detin. Ne fundin e deshirave tuaja e shpresave, qendron njohja e juaj memece, per ate qe shkon pertej jetes; e ashtu si farat enderrojne nen bore, zemra juaj enderron pranveren. Besoni ne endrra pasi ne to fshihet dera e ameshimit. Frika juaj ndaj vdekjes nuk eshte tjeter, veçse kerqethja e bariut para mbretit, qe mbeshtet doren ne te ne shenje nderimi. Ne kete dritherime te tij, nuk eshte bariu ndoshta mbushur me gezim pasi qe tani do te mbarte shenjen mbreterore? e sidoqofte, a nuk eshte gjithnje e me i munduar nga dritherima e tij? Vdekja ç’eshte pra, perveç se te rrish lakuriq ne ere e te shkrihesh ne diell? E çfare eshte tjeter te marresh frymen e skajshme, perveç se ta lirojme ate nga gurgullima e saj, ne menyre te tille qe te mund te rigdhije e te endet e lire ne kerkim te Zotit? Veç po te pini nga lumi i heshtjes, do te mund te kendoni me te vertete. E vetem kur te mberrini ne majen e malit, mund te vazhdoni ngjitjen. E kur toka te therrase trupin tuaj, atehere do te kerceni vertet. Rreth Dashurise (Kahlil Gibran) E atehere Almitra tha: Na fol per dashurine. E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin, tek ata ra nje qetesi e madhe. Me ze te sigurt pastaj tha: Kur dashuria t’u therrase, ndjekeni edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta; e kur rruget e saj t’u rrethojne, besohuni asaj, edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund t’u plagose. Kur t’u flase, kini besim te ajo edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja, si era e veriut prishe lulishten e oborrit. Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon, si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse. Ashtu siç ngjitet ne majen tuaj dhe perkedhel embel gemat e njome, qe thuprojne nen diellin bubulak, ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja e do i tunde derisa t’i lidhen tokes. Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete, do u shkunde derisa te mbetni zhveshur, do u plasarise syprinen per t’u liruar nga levorja, do u grije duke ju bere bore, do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik e do u hedhe ne flaken e saj qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit. E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine, derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim e t’u beje copez te zemres se jetes. Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri veçanerisht paqe e kenaqesi, atehere do jete me mire per ju qe te mbuloni lakuriqesine tuaj dhe te dilni nga lulushtja e dashurise, ne bote pa stine, ku do qeshni, por jo te gjithe te qeshuren tuaj e do qani, por jo te gjithe lotet tuaj. Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes e nuk merr ne kah tjeter perveçse kah vetja. Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet, pasi dashuria i mjafton dashurise. Kur dashuroni nuk do duhej te thonit: “kam Zotin ne zemer”, por me mire, “jam ne zemren e Zotit”. E mos mendoni te ngisni dashurine, sepse po t’u gjykoje te denje, ajo do u ngase ju. Dashuria s’do tjeter perveçse te permbushet. Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme qe te keni deshira, atehere deshirat tuaja le te jene keto: te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit, qe kendon melodine e saj naten, te njihni denimin e brishtesise se tepert, te jeni te perthyeshem nga vet hulumtimi juaj i dashurise e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur, te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie, te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise, mirenjohes te korrni ne darke, e te flini me nje lutje ne zemer per te dashur-in/en dhe nje kenge lavderimi mbi buze. Quote Share this post Link to post Share on other sites