AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 "Green Card" se shpejti edhe ne Europe Drejt Evropës, tani me “Green Card” Plakja e Evropës, alarmi në Bruksel: Si do t’i afrojmë të huajt Evropa duket se i ka kthyer sytë nga kontinenti fqinjë. Evropianëve u është dukur “një gjetje” e dobishme stili pragmatist amerikano-verior i kontrollit dhe menaxhimit të emigracionit ekonomik dhe nuk kanë hezituar të fillojnë ta kopjojnë. Duket se viti 2005 ka vënë në axhendën e ekzekutivit të Brukselit shqyrtimin e praktikës “Green Card” që aplikohet sot masivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo do të jetë një nga opsionet më kryesore që evropianët do të shqyrtojnë në fundin e këtij viti. Qëllimi është jo vetëm mbajtja nën kontroll e fluksit të emigrantëve ekonomikë që i afrohen me shumicë çdo ditë dyerve të Evropës, por edhe kurimi i një prej plagëve më serioze të shoqërisë moderne evropiane, plakja e popullsisë së saj. Projekti Në funksion të kësaj ideje, Komisioni Evropian ka hedhur për diskutim të gjerë publik një kartë mbi rregullat “më të përshtatshme” komunitare për mënyrën se ç’duhet bërë me ekstrakomunitarët që në këmbim të krahut të tyre të punës dëshirojnë të fitojnë bukën e gojës në hapësirën evropiane. Qëllimi i këtij debati tepër sensibël për vendet komunitare, është që në fund të këtij viti, Komisioni Evropian të përgatisë një plan veprimi që do të trajtojë në detaje çështjen e kontrollit dhe të mirëmenaxhimit të emigracionit ekonomik. Franko Frattini, komisioneri evropian i çështjeve të drejtësisë, u tha gazetarëve se, “Komisioni Evropian përpara se të parashtrojë propozimin e tij, dëshiron t’i drejtohet fillimisht të gjithë aktorëve që preken nga ky fenomen”. Më tej, ai ka shtuar se “vetëm nëpërmjet të qënit sa më të hapur për thithjen e sa më shumë mendimeve, Brukseli do të arrijë të inkurajojë një qëndrim pozitiv në drejtim të emigrantëve ekonomikë. Kjo, pa dyshim, do të jetë shumë më e mirë në raport me imazhin e deritanishëm të tyre, si një kërcënim ndaj qytetarëve evropianë”. Një çështje e tillë është tepër e ndjeshme dhe e mprehtë për të gjithë protagonistët socialë duke përfshirë jo vetëm sindikatat dhe shoqatat e biznesit, por mbi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por, edhe për këtë temë qëndrimet janë të ndryshme mes anëtarëve të klubit evropian. Qëndrimet Disa shtete-anëtare, si për shembull Gjermania, këmbëngulin në të drejtën e brendshme të çdo vendi për të vendosur vetë mbi numrin e emigrantëve që do t’u duhen. “Karta nuk lë shteg për një numër të pakufizuar emigrantësh ekonomikë apo çfarëdo qofshin ata”, vijon më tej ish- ministri i Jashtëm i Italisë, Frattini, duke shtuar se, “qëllimi është që Evropa të ndërtojë një sistem procedurial qoftë dhe minimal, por që do të jetë më transparent se sa procedurat që përdoren aktualisht brenda BE-së”. Gjithsesi, komisioni është i mendimit se Bashkimi Evropian i nevojitet një plan i përbashkët në qoftë se do të dojë të përmbushë me sukses strategjinë e Lisbonës, me qëllimin final krijimin e ekonomisë më dinamike në botë në 2010, si dhe të zgjidhë problematikën e shkaktuar nga plakja e popullsisë së saj. “Emigracioni në vetvete nuk është zgjdhja e ndryshimeve demografike”, shprehet komisioneri i çështjeve sociale, Vladimir Spidla. Por, ai paralajmëron se nëse niveli i emigracionit mbetet në kufijtë e sotëm, Bashkimi Evropian, midis viteve 2010 dhe 2030, do të përballet me një mungesë të krahut aktiv të punës në një numër prej rreth 20 milionë të punësuarish. Shtetet e preferuara të emigrantëve Franca dhe Anglia, në krye të kërkesave për azil Shtetet evropiane janë bërë destinacioni më i kërkuar i emigracionit botëror. Gjatë vitit 2004, 75 për qind e totalit të kërkesave për azil të regjistruara në 36 vendet më të industrializuara në botë, i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian. Në gjashtëmujorin e parë të 2004-ës, janë regjistruar gjithsej 147,340 kërkesa në të 25 vendet e BE-së, një rënie kjo prej 18 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2003. Mesatarja mujore e azilkërkuesve në këto vende gjatë 2004-ës kap shifrën 24,560, më e ulëta që prej 1997. Franca është në krye të toplistës për numrin e kërkesave të regjistruara për dhënie azili, vend që e mban qysh prej vitit 2003. Kërkesat për aplikim në këtë vend kanë pësuar një rritje me 15 për qind për vitin 2004. Britania e Madhe zë vendin e dytë pas Francës. Referuar statistikave të UNHCR, ajo (B.M.) ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara të Amrikës të cilat janë të pozicionuara në vend të tretë me një rënie prej 6 për qind, në krahasim me tremujorin e tretë të 2004-ës. Gjermania renditet e katërta e ndjekur nga Austria, Suedia, Belgjika e Qipro. Rritjen më të dukshme të numrit të azilkërkuesve e kanë pësuar vendet e sapoanëtarësuara të BE-së. Qiproja, ky ishull i vogël, ka pësuar një kërcim interesant nga vendi i 22-të në renditjen e 2003-it (me 510 kërkesa) në vendin e dhjetë në 2004-ën (me 2840 kërkesa). Ajo pasohet nga Sllovakia me 3839 kërkesa dhe Polonia me 1770 të tilla. Përjashtim ka bërë Republika Çeke, që ka shënuar një rënie 37 për qind në totalin e kërkesave për vitin që shkoi. Pasaportat Emigrantët në BE, zanatçinjtë mbizotërues Rusët, shumica e të cilëve mendohet të jenë çeçenë, përbëjnë grupin e parë të madh që tenton të kalojë në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave evropiane, ata edhe për vitin 2004 kanë ruajtur kreun e klasifikimit për numrin më të madh të emigrantëve në gjashtëmujorin e parë të 2004-ës. Ndërkohë, serbët dhe malazezët zenë vendin e dytë të ndjekur nga kinezët, turqit dhe indianët. Më pas, renditen afganët dhe irakianët, numri i të cilëve, në krahasim me vitet e kaluara, ka filluar të bjerë. Në mesin e listës, renditen edhe qytetarët shqiptarë të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për të zbarkuar në disa prej shteteve të fuqishme të Evropës, kryesisht në Itali, Gjermani e Angli. Ballkanasit që e njohin më pak azilkërkimin mbeten maqedonasit. Ushtria e azilkërkuesve udhëhiqet nga njerëzit e profesioneve si mekanikë, elektricistë zanatçinj e më pak nga intelektualë, mjekë e profesorë. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted September 22, 2007 do te ishte nje lehtesim i madh "green card" per ne qe akoma rrapatosemi questurash. Quote Share this post Link to post Share on other sites