Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Emigranti Shqiptar Shpëton 6 Njerëz Nga Mbytja!

Recommended Posts

Emigranti shqiptar shpëton 6 njerëz nga mbytja!

Një shqiptar nga Shkodra, rezident në Itali nga viti 1988, është dekoruar nga Kryetari i Bashkisë së Reggio Kalabrias me titullin e mirënjohjes "Palma e qytetit" për kurajën e treguar nga shkodrani, i cli brenda një dite arriti të shpëtojë 6 jetë njerëzish, që rrezikoheshin të mbyteshin në plazhin e këtij qyteti. Aleksandër Ndreca është një nga emigrantët e shumtë shqiptarë që janë vendosur në Itali, në kërkim të një jete më të mirë. Ndreca, aktualisht 44-vjeç, jeton në Reggio Clabria të Italisë nga viti 1988, së bashku me bashkëshorten Meri dhe tre fëmijët e tyre, Ergi, Karla e Lezli. Ai shërben në një prej plazheve të këtij qyteti, në ishullin Tonnara di Palmi, i njohur për plazhin me shkëmbinj, një plazh që frekuentohet nga shumë turistë për të shijuar bukuritë e këtij vendi dhe monumentet natyrore, siç është shkëmbi me degë ulliri që reziston prej shekujsh në atë vend.

Në këtë pikë turistike, familja Ndreca nga Shkodra e ka ndërtuar jetën e saj duke marrë prej vitesh një lokal me qira dhe duke shërbyer për pushuesit e shumtë që vijnë në këtë vend. Por, teksa vazhdonin të punonin në këtë vend të bukur, para pak ditësh, Aleksandri do ishte personazhi kryesor i Reggio Calabrias. Gjatë një ceremonie të zhvilluar në qendër të qytetit, kryebashkiaku i Reggio Calabrias, Ennio Gaudio e ka dekoruar atë për aktin heroic të shpëtimit të jetëve të 6 turistëve të huaj, që ishin duke u mbytur në det. Për këtë, Kryetari i Bashkisë i dorëzoi shkodranit, Aleksandër Ndreca medaljen me mbishkrimin: "Për kurajën dhe bujarinë e treguar".

***

Ngjarja që e bëri të njohur 44-vjeçarin jo vetëm në Reggio Calabria, por përmes shtypit dhe më tej, ka ndodhur me 11 gusht të këtij viti, në një ditë me një det shumë të trazuar dhe me dallgë. Në orët e paradrekës, aty rreth orës 10:30 një grua gjermane rreth moshës 30- vjeç ishte në rrezik dhe Aleksandri është nisur në drejtim të saj, duke arritur ta nxjerrë në breg. Më vonë, në 13:45 një burrë i moshës 50- vjeçare, rasti tjetër në vazhdim; një fëmijë 11- vjeçar aty rreth orës 12.00; rreth dy orë më vonë, një djalë rreth moshës 38-vjeç, kurse, rasti më dramatik ka qenë në orën 16:00, ku një fëmijërreth moshës 10-vjeç është thithur nga një dallgë e tmerrshme, e cila e merr me vete, ndërkohë që babai i tij që ishte me të në ujë, nuk e sheh më fëmijën e tij. Dallgët e forta arrijnë të marrin me vete djalin e vogël dhe më pas edhe babain e tij. I pajisur me mjetet e tij të shpëtimit, Aleksandri është nisur në drejtim të tyre dhe pas një kohe shumë të gjatë arrin tek ata, duke i lidhur rreth trupit të vet me konopin e gjatë, dhe që të tre së bashku arrijnë në breg.

***

Shkodrani Aleksandër Ndreca, i kthyer në hero në Sardenjë të Italisë, duke folur për ngjarjen në fjalë: "Në momentin kur mbërrita në breg kam qenë shumë i lodhur, por kam dëgjuar zëra: "Bravo, bravo!" dhe duartrokitje të shumta. Për rastin e fundit, babai i djalit të shpëtuar është një biznesmen i rëndësishëmnë Milano dhe Aleksin e ka falënderuar për këtë gjest heroik, ndërkohë që më vonë më ka ofruar një dhuratë, që fillimisht e ka refuzuar, por me insistimin e tij më pas e ka pranuar. "Tani jemi bërë shumë miq me këtë familje, tregon Aleksi, ai më ka ftuar në Milano për një vizitë njëjavore në shtëpinë e tij me të gjithë familjen time",- vazhdon rrëfimin e tij shkodrani, dhe e gjithë kjo ngjarje nuk kishte se si të kalonte në heshtje. Në ditën e nesërme, tek Aleksandër Ndreca kanë ardhur gazetarë të shumtë, të cilët e kanë intervistuar për gjithçka ka ndodhur atë ditë, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë më ka telefonuar menjëherë, duke më falënderuar për aktin heroik, si dhe pas disa ditësh, në pjacën e qytetit, përpara një publiku të gjerë më kanë dhënë një medalje, në të cilën është e shkruar: "Per il coraggio, e la generosita dimostrata"…con gratitudine il Sinadaco Ennio Gaudio".

Share this post

Link to post
Share on other sites

i lumte Shkodranit se na nxori emrin faqen e bardhe

Share this post

Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...