Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Mafia Mediatike Shqiptare !

Recommended Posts

ARMA ME E FUQISHME E MAFJES MEDIATIKE,SOCJALKOMUNISTE SHQIPETARE,ESHTE SHPIFJA!!!

 

 

Në „shtetet“ ku sundon Katrahura, gjithshka ban vaki. Por ajo që besohet më lehtë nga të gjithë është shpifja! Po, po shpifja dhe mundësisht shpifja e botuar. Të interesuar për të shkatërruar më tej „shtetin“ në kushte Katrahure, në ballë të frontit janë të gjitha ato gazeta që botohen me fonde të dyshimta, nga persona që nuk përfaqsojnë asgja dhe që kanë një strategji nostalgjike sllavo – komuniste për të kaluarën. Këto mund të quhen edhe shoqata „joqeveritare“ ose sorroide (që kanë një lidhje me sorrat dhe me korbat e urdhëruar nga dashakeqësit shekullorë tanë dhe dashamirësit e përjetshëm të bashkësisë sllvave me i nxjerrë sytë mundësisht që në djep foshnjes së brishtë demokraci.) Ajo rracë intelektualësh „par exellente“ ka aftësi me depërtu deri në sferat më të larta të diplomacisë, politikës dhe mandej mbasi t‘i hypin në qafë „shtetit“, politikës, opinionit fluger (nga të fryj era) ia hyp dhe kombit qetsish duke i pshurrun bash përmbi zverk!...

Katrahura Mediatike që lulëzon në Katrahurën Shtet, krijon tek lexuesit e pafajshëm ndjenjën e zymtë dhe pesimiste që „ne shqiptarët kurrë nuk do të bahemi!“.

Pra, kuptohet që për atë armatë mediatike, që çon ujë në mullirin e hasmit, detyrë parësore është për të luajtur të gjithë gurët që të ngjasë katrahura. Kjo lloj mafie mediatike lufton çdo ditë, në çdo faqe dhe në çdo artikull apo shkrim të bëjë çbërjen! Fenomeni i Çbërjes, lidhet ngusht me Armën e Shpifjes, sepse vetëm me anën e shpifjes kërcënohet, rezikohet dhe asgjësohet e Vërteta! Kush e vrau Azem Hajdarin?Ali Ukajn!? Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! Kush e vrau Bekim Kastratin!?…

Kur kërcënohet dhe likujdohet e Vërteta, ndodh qorrollepsja e lexuesit. Shpifja bëhet frymë sunduese deri tek bisedat e përditëshme, hutia merr përmasa kombëtare, frika sundon e tremb gjithkend. Njerëzit shkojnë e vijnë të çoroditur me gazeta nëpër duar dhe me të drejtë mendojnë: „A mos kemi qenë ma mirë, kur ishim ma keq?“

Fatkeqësisht shpifja mbetet anonime, ndërsa me shpërndarjen e saj, merren të gjithë! Kjo ndodh sepse mungon informacioni. Mungon e Vërteta! Kjo ngjet sepse punojnë „ofiçinat e shpifjes“ më të sofistikuarat brenda nesh prej shekujsh. Fakte ka plot. Shpifësit dhe të shpifurit kanë shpikur tolerancën(!) Akuzuesit dhe të akuzuarit kanë shpikur konsensusin!

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...