Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Letër Nga Ferri: Shoku Enver I Shkruan Edi Ramës !

Recommended Posts

"Kaini" është ki ini

 

 

 

I dashur evlat!

 

Letrën tënde të fundit e mora dhe u gëzova pa masë. Thashë të të shkruaj një letër, jo se kam ndonjë porosi po kot për hoby, siç i thoni ju andej sipër, të ksemolloisemi si prindi me djalin me demek për çlodhje. E mora atë pakon që më dërgoje dhe m'u bë qejfi. E mora dhe kasetën me këngën tënde e m'u bë di herë qejfi. Ja brezi që kemi rritur, i thashë Mehmetit. Edhe këngën e bën vetë e s'e lë t'ia bëjnë të tjerët si të duan, po si t'i duhet. Me këta djem mo, do eci përpara kauza jonë e përbashkët. Me shëndet mirë kam qënë. Tani në behar që ndërronet gjaku mo, bënem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrë lëngatë e jam gati të shkatërroj jo një, po tre grupe antiparti njeherësh.

 

Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet këtu në ferr. Si të mësohet njeriu. Unë për vete jam ambjentuar aq mirë. Le që se mos kish ndonjë ndryshim ajo jeta jonë andej lart nga kjo që bëjmë këtu. Ati-ati janë. Kam zënë miq të rinj. Nga të gjitha kohët, nga të gjitha moshat, se ferr hesapi këtu, ka të bardhë e të zinj...

 

Më hahet muhabeti me njërin që ka hapur një tavernë këto kohët e fundit. Kain e quajnë, zotni burrë. Ka vrarë të vëllanë, ndaj e kanë prurë në ferr po nejse. Ka hapur një tavernë trendy siç u thua ti atyre lokaleve të shtrenjta. Është i biri i Adamit e Evës. Ata që thonë se krijuan njerëzimin, po unë s'i besoj ato broçkulla. Për mua botën e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohë e as vegla për kësi punësh. Po nejse ai dhe emrin tavernës ashtu ja ka vënë: Bujtina Adami & Eva.

 

-Pse s'i vure ndonjë emër tjetër, - e pieta, - ndonjë nga këta emrat amerikanë që s'i kupton dot njeri.

 

-Jo po dua ta vë në nderim e për respekt të prindërve, Adamit e Evës. -Eh, se mos i bëre çirak sa qenë gjallë, po do t'i ngresh tani për së vdekuri, - i thom.

 

-Po se mos ti e bërë çirak Halilin, tët atë, - ma pret kopili. - Harrove që u dogje dhe Kuranin, meqë qe hoxhë, e vetë qeshje kur ngroheshe në zjarr?!

 

-Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjë për një baba udhëheqësi, - i thashë, - dhe thashë ta vdisja ca nga ca. Po i lëmë këto, - i thashë, - se të di njësoj jemi më duket.

 

Artikull eshte shkruar nga gazetari i talentuar Shqipetare,MERO BAZE. NE VITIN 2001 DHE BOTUAR TE GAZETA 100%SHQIPETARE TEMA.

Share this post


Link to post
Share on other sites

AAAA shnet pac..... Une s te them ma, hapi tjeter asht pezullimi juaj i perkohshem !!!!!

s kam asgja personale por te them 1 dicka: Ata qe se mendojne si ti mos mendo se jane kundra teje!!!!! shnet e tana t mirat.per ma teper sqarime kam msn,yahoo,e mail e ca t dush ti!!!!!!

Share this post


Link to post
Share on other sites
AAAA shnet pac..... Une s te them ma, hapi tjeter asht pezullimi juaj i perkohshem !!!!!

s kam asgja personale por te them 1 dicka: Ata qe se mendojne si ti mos mendo se jane kundra teje!!!!! shnet e tana t mirat.per ma teper sqarime kam msn,yahoo,e mail e ca t dush ti!!!!!!

 

 

 

Me dukeni shume provincjal. Pastaj njerzit qe mendonje njesoj gjenden vetem ne kopshtin e adami te partis

 

socjalist!

 

Temes mundeni ti pergjigjeni ,pasi eshte ne nderin tuaj si politolg pergjigjia, dhe jo fshirja !

Share this post


Link to post
Share on other sites

"Kaini" është ki ini

 

 

 

I dashur evlat!

 

 

Po le ç'kopil është treguar. E ka bërë tabelën në të dy krahët në një krah për kaurët: Adami & Eva, në krah tjetër për myslimanët Ademi & Hava. Hanë e pinë të di, palët pa mur në mes, si ai që po ngrihet në Lindje të Mesme siç më shkruaje. Po këta mislimanët vetëm çaj pinë, e ankohet për xhiron, ndërsa këta të krishterët dënden me verë. Më bie njëri një broke të madhe. Pije shoku Enver, - më tha, - se është gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashë, po e kam lënë gjakun, s'e pi më. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirë gjak sa të duash atje sipër, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjë çikë!? Më thanë se atire tregëtarëve dhe ndërtusave jua pi gjakun me opingë. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetëm të mira të bën, dëgjo mua.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

Nejse, vaçë një ditë fund jave vveek end siç i thua zotrote, e gjeta të ziun Kain

të dërrmuar. Kish pirë ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bërë tapë.

Ja kish shkrepur të qarit me kokën mbi tavolinë. Ngreje kokën, i thom. -Po unë kam

vrarë vëllanë tim, më vjen keq, më vjen turp. Bithë e plasur, i thashë. Po unë vrava

barinë që e keshë në vënd të babait e s'më gjeti gjë. Le pastaj të tjerët pas

tij. Kur qan ti unë duhet të vë kujen i thashë. Ngre kokën se je burrë. E mblodhi

veten. Nga ajo ditë me qeras gjithnjë.

 

-Nga je ti, shoku Enver? - më piet një ditë. -Nga Shqipëria, i thom. Andej marr

furnizimet me zarzavate për dyqanin, tim thotë. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim.

Atje s'ka pëllëmbë tokë të lirë se e mbusha vetë më bunkerë. Le që dhe po të

kish, se mos do t'i punojnë ata. Po s'qeshë unë t'ju fut drunë, s'punojnë

shqipëtarët, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen në Maqedoni, po tenderin

e ka fituar një shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bë qejfi që për dobiçllëqe të

tilla, ju punon mëndja djemve atje sipër.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

S'e ke idenë çfarë njeriu i mirë është Kaini. Më dëftoi biografinë atë ditë

që qe i dehur. Ngjanim në shumë gjëra ndaj më pëlqeu firauni. Më dëftoi për perëndinë,

se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindërit e tij. Eh e ke mirë

ti, o Kain vëllai, se ta krijuan të tjerët kopshtin. Po unë që e krijova vetë Edenin

atje sipër, dhe ika e e lashë të ma bëjë rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit.

Po nejse, nejse dhe një çikë degjenerim do ketë pasur, se ai thotë që ata rrinin

lakuriq në atë Kopshtin e Edenit. Kanë histori interesante këta të fesë! Ti, besoj,

mbase i di, se je vetë kaur, po unë s'i kam ditur. Më kënaqi Kain vëllai me

historitë e biblës. Më tha se të parët e tij iknin lakuriq meshkuj e fëmra. Unë

s'ja besoj të tëra, se e di ti që jam ateist, po nejse. Këtu, si në burg, ngaqë

s'ke ç'të bësh, i dëgjon historitë dhe nga dhjetë herë e të duken interesante.

Më tha që ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si të duash, hëngri koqen e mollës fshehurazi

dhe zoti e dënoi. Të kish ngrënë në kohën time ndonjë gjë të ndaluar, unë i këpusja

kokën, i thom Kainit. Epo Zoti ka më shumë mëshirë se ti, nuk është sa ti i pashpirt.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

-Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unë. -E fale, po e vrave më pas.

Dmth., e ruajte për një vakt tjetër. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mësuar

gjarpëri të bënte paudhësira. Ja si Ramizi që mësonte Nexhmijen time. Le kur më

dëftonte për përmbitjen e madhe. M'u kujtuan këto vitet '90 kur shpëtove

vetëm ti evlat, nga raca jonë e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Që të vazhdonte

raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dëftojnë andej nga kampi

i myslimanëve këtë, se nuk më qasin, meqë s'jam bërë synet, po pak rëndësi ka.

Shiqir që shpëtuat ju nga ajo përmbitja e madhe.

 

Më vjen një natë në derë një grua me leshra lëshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku

Enver, ti që je më i mënçmi, më i drejti, më i forti më i... Lëri moj këto, i thashë,

po thuamë ç'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atë Kainin që ka hapur tavernën.

Dua të më marrë në punë djalin, se kemi mbetur keq. Ç'je ti moj malukate, i

thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetër, vëndallije denbabaden. Jam e ëma e

Neronit, perandorit të dikurshëm të Romës. Pies Foto Çamin, se atë kemi më të kënduarin

e birosë. Ç'është ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot të shkolloi

partia deri në Bashkim Sovjetik tia!?

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

-Atje, dmth., në BRSS, që nga Lenini e këtej na e fillonin historinë. Ç'faj

kam unë i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budën, se

ai i di këto, është marrë më varre, me ilirë e me pellazgë tërë jetën. Vjen Aleksi

me temena. Ju patjetër e dini shoku Enver, vetëm se nuk ju kujtohet për momentin.

-Lëri more denglat, po thuaje, se tanët jemi këtu të gjithë, e s'na del llafi.

- Neroni është një perandor mizor që dogji Romën, dmth., qytetërimin romak që vrau

nja tetë gra e tre-katër mijë ushtarë robër, ndërsa kjo është e ëma. Thonë se kanë

pasur një inçest të dy, ndaj janë këtu në ferr.

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

 

 

 

I dashur evlat!

 

 

 

-Pse s'thua që qënka burrë zotni ki Neroni?! -Po ç'punë do bëjë? - i thom

të jëmës. Oh ai është këngëtar i lindur, ka një zë që ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj.

Veç ta dëgjosh kur këndon live. Qoftë e bërë, qënka burrë zotni ki që ka djegur

Romën. Harrova të thom se e zgjeroi tani në behar bujtinën Kaini, e natën ka kthyer

në pub. Pinë gjithë udhëheqësit birrë me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa.

Neroni këndon live nga ora 12 deri në 4 të sabahut allafrënga. Veç të shohësh dens,

rep, hip-hop. Unë për vete jam bërë ca R&B, po këta metalistët, Hitleri me shokë,

s'i duroj dot as këtu, na çanë veshët! E që thua ti, dëgjoj një natë afër sabahut...

Neroni live, këndonte një këngë për Romën.

 

Roma, në zemrat tona

 

edhe e djegur

 

sido të jesh

 

ti je e jona.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

I ngrihem i vete atje me atë bastunin që më kanë dhuruar punonjëset e kombinatit

"Misto Mame" për ditëlindje. Ç'e ke këtë këngë ti!

 

-Hip-hop shoku Enver, më thotë.

 

-More s'të thom për hop-hopin unë, po ku e ke marrë. Ti vetë e dogje Romën,

pse bën sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bëre çirak Shqipërinë!...

 

-E di ti, more firaun, që kjo është pirateri. Të të zërë Sefedin Çela, të bën gjëmën.

Kish kopjuar këngën tënde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos të ta dëgjoj

më, se më kujtohet përmbitja e Tiranës Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ç'do

i keshe bërë. Pimë nga një gotë.

 

Ah ç'burrë i lartë je more Kain. Ah që s'të njoha në të gjallë, se do jeshë

bërë një oficer i shkëlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipërit e mi ishin dhe ata që

kishe, - më tha, - s'më mbetet qejfi, për kokë të fëmijëve.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

S'i paskej ngrënë akoma fëmijët e tij me ç'mora vesh. M'u ankua për

biznesin. -Ky cerberi është më keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk

na lë të ngrëmë kokë. Le që seç e ka shpallur dhe zonë pedonale këtë cepin e ferrit

ku është pubi im dhe më mori në qafë, ra klientela. Tani njerëzit do hyjnë më një

biçim karte elektronike. Dmth., siç hinin në kohën time me leje të drejtorisë së

ditë në Bllok njerëzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bërë në Tiranë. Më tha Bedriu

që erdhi tani këto ditë sa bëri dorëzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bërë.

I kishe vënë një derr zinxhiri udhës për në Bllok. Ashtu të lumtë se u bëmë si këmbët

e dhisë. Në Bllok s'mund të hijnë të gjithë, se ç'u pa puna. Vuri nja di

ushtarë në krie rrugës, se ngjan më mirë, dëgjo mua. Pse si të dukesha unë tia,

që s'lija njeri asaj udhe veç njerëzve tanë. Tani kthimi në identitet mund të

quhet i përfunduar, se u ktheve tek unë në shumë gjëra, o evlat!

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

I dashur evlat!

 

 

 

Me kaq them ta mbill se më vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bërë më xhin kush

humbet. Të fala gjithë njerëzve tanë, gjithë atire që më duan e i dua.

 

PS.

 

Po t'u bë mbarë, më dërgo nja di çupa nga ato që iu jep me qira diplomatëve

të huaj kur vinë në Tiranë për t'i futur në thes. Të dinë të këndojnë po dhe

të jenë një çikë të mbajtura. Me një fjalë të mos i mbajë Kaini me bukë, po ta nxjerrin

vetë bukën e tire. Përqindjen e fitimit ta dërgoj në rastin më të parë. Këtu bëjnë

goxha para çupat. U mejtoj të mos i mundoni kot duke i dërguar në Itali e Greqi.

Diskutoje me shokët. Kujdes mos iu zbulon linjën Interpoli se më kanë thënë që kanë

nisur ca hetime për atë punën e organeve.

 

Nga Kaini ke shumë të fala të përzemërta.

 

Rroftë Partia jonë e lavdishme e Punës!

 

Rroftë populli shqiptar!

 

Rrofshi ju...

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

AAAA,

Ky eshte nje forum (lloj software -i qe sherben per shkembimin e opinioneve dhe mendimeve mes personave) dhe si i tille u sherben Anetareve per shkembim opinionesh.

1. Forumi nuk sherben per propogande apo personalizimin e temave.

2. Duhen respektuar mendimet e te tjereve ndryshe nese ju keni gjithmone te drejte nuk eshte e nevojshme te hapesh tema sepse Ne nuk kemi hapesire te shprehim ate qe duam.

3. Nqs ju keni dicka per ta diskutuar ose bashkendare ndonje opinion jeni i mirepritur perndryshe asnje nga Ne ka nevoje per leksione politike apo i cfaredo lloji qofte ai.

 

Kjo Teme Mbyllet per thyerjen e pikave te mesiperme.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Guest
This topic is now closed to further replies.
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...