AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Patër Gjergj Fishta - gjeniu pa varr Shekulli i XIX-të po u avitej grahmave të fundit. Luftrat që i patën shtrirë tentakulat e tyre rrëmbyeshëm mbi Ballkan e qenë afruar deri në Vienë me qëllim paranojak pushtimin e gjithë Europës, ia thithën nga trupi Perandorisë Osmane gjithë gjakun dhe energjinë e saj. Kësisoj truri dhe trupi i perandorisë dikur të përbindëshme u plandosën për tokë e bashkë me to u thanë edhe tentakulat e saj rrenimtare ! Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye përfundimisht në Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinë ta firmoste traktatin e Shën Stefanit. Si humbëse, Turqisë iu desh t'ua njihte, veç Bullgarisë së madhe me gjithë Maqedoní edhe autonominë Bosnjes e Herzegovinës. Nga ana tjetër Greqia, për fitimin e pavarësisë të së cilës gurë themeli qenë bërë trimat arvanitas gjysëm shekulli më parë, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufën e çakenjëve sllavë që orvateshin të rrëmbenin sa më shumë toka historikisht të banuara nga shqiptarët. Pikërisht, në këto kohë të turbullta, Kombit Shqiptar i dilte një mbrojtës i denjë, Patër Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapërcyellin e vështirë të dy shekujve. Kombi ynë, duke e pasë ruajtur në shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vërtetë, por jo i inkuadruar në atë strukturë shoqërore-ekonomike që quhet shtet. Ky koncept, abstrakt për shumëkënd, madje deri edhe për mëndjet e ndritura shqiptare të asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e përfytyronin shqiptarin në suazën e një protektorati. Të tjerë e mendonin kombin tonë të bashkuar në një kanton. Pikërisht në këto rrethana tejet vendimtare për kombin tonë, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Bismarcku Shqipërinë e shihte si " një shprehje gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë …", Patër Gjergji, duke i peshuar edhe drejtëpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e kuptoi drejtë se Turqit e Rinj donin përkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndërthurën madhështíja e tij parashikuese me patriotizmin e mirëfilltë. Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane që për më se 500 vjet u kishin ngecur në fyt shqiptarëve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisísë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që ai pati ndër pjesëmarrësit e Kongresit. Pra, Patër Gjergji, lojti rol kryesor, duke u bërë pjesë e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësinë e Shqipërisë, në atë kapërcyell shekujsh ! Lidhur me autoritetin e padiskutueshëm patriotik të At Gjergjit, ia vlen që në këtë kontekst, duke iu referuar pikërisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bë një realitet, të sjell edhe një kujtim timin personal, që mbresë të pashlyeshme ka lënë tek unë. Ishte viti 1954. Kishim vajtur së bashku me nënën t'i bënim një vizitë Hafëz Ali Korçës. Në bisedë e sipër fillon Hafëz Aliu dhe na flet se ç'fatkeqësi kombëtare ishte përndjekja e dhunëshme që regjimi komunist po i bënte Klerit Katolik të cilit ia kositi kokat më të vyera të tijat. Përmëndi shumë syresh si Dom Ndré Zadêjën, At Vinçens Prendushin dhe të tjerë. E pastaj, mbas një pushimi të shkurtër, mori frymë dhe shtoi (pak a shumë tekstualisht): " …këta (komunistët), nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para tij nuk do të stepeshin e do t'a përdhosnin e t'a zhduknin. …Ç'përbindësha që janë…" Pastaj heshti. E pashë se u përlot e nuk fliste dot. Mbas një pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tija të pashterëshme si edhe për atdhetarizmin e tij… Me këmbënguljen e tij gjuha jonë e lashtë gjeti sintetizim të shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, (kur qemë takuar shumë vite më vonë), që në demonstratën e madhe të Korçës më 1910 kundër shkruarjes së gjuhës shqipe me shkronja arabe, unë bekova shkronjat latine të abecesë shqipe të Kongresit Manastirit dhe thashë edhe një lutje për to…" Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patër Gjergjit të qe ndalur në nëntorin e 1908-ës, aq sa kish bërë Ai për kombin e Tij deri atëherë, mjaft do të ishte, që emri i Tij të shkruhej me gërma të arta. "Gjuha shqipe vojt kah perëndimi", kish thirrur atëbotë Patër Gjergji … dhe kish pasur të drejtë sepse me veprën e Tij realizoi aspiratat mbarëshqiptare, realizoi edhe ëndrrën e Naimit të madh që kërkonte "diellin që lind andej nga perëndon". Por për Të nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar. Më 1913-ën, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit. E, në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash Kishën me minaren e Xhamisë së Fushë Çelës. Çuan atëherë "qeveritarët e huaj" dërgatën e tyre që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinë e Tij të guximëshme u tha: "Flamuri jonë e ka për ndérë të gjuhet prej topash t'huej". Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris. Dhe ç'është për tu theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtë më e udhës që para Kancelerive Europiane të paraqitet një Prelat Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg." Në vazhdim, mbas zgjedhjeve të 6 qershorit 1921, deputetë të Shkodrës në Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patër Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patër Gjergji zgjidhet edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me këtë rast është mjaft domethënëse fjala e analistit të hollë politik, sekretarit të Ambasadës Hungareze në Romë, thënë Patër Pal Dodës "Ju keni disa deputetë në Parlament që do të lenin nderë edhe në Odën e Komuneve të Londrës". Në tetor të vitit 1921 At Gjergji Shkollës Françeskane i shtoi edhe pesë klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bërthama e të cilit qe shkolla fretnore e themeluar që më 1861, i së cilës shkollë Pater Gjergjit, që më 1902 ishte drejtor dhe me ç'rast ai futi si gjuhë shkollore shqipen duke e kaluar gjuhën italishte si gjuhë të huaj të dytë. Marr shkas këtu të kujtoj edhe një ndodhí personale. Tek Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvi i Lezhës i cili banonte në Kallmet, kam shkuar më 1943 me t'im atë të cilin ai e kishte ftuar të kalonin një ditë së bashku. Biseda ndërmjet Imzot Bumçit dhe t'im eti, më së shumti, u zhvillua rreth Patër Gjergjit dhe veprës së Tij. Në pasdreke vonë, para se të largoheshim, Imzot Bumçi drejtohet nga biblioteka e tij shumë e pasur dhe nxjerr Lahutën e Malsisë, merr penën dhe si e ngjyen në bojë me ngadalë duke u menduar, shkruan këtë autograf, i cili gjatë viteve, sa herë e lexoja, aq më shumë më prekte: "Kët dhuratë t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagër me t'a pasë dhânë vetë Padër Gjergji, q* italishten e hoqi prej nji shkolle e ty për hjekje q* bâne t'gjuhës italiane prej tânë shkollave fillore t'Shqypnisë". Në vazhdim, Patër Gjergjin e shohim të ftuar mes poetëve më të shquar të botës më 1922 në New York. E shohim gjithashtu si kandidati i parë shqiptar i propozuar për çmimin Nobel ! Gjatë udhëtimit transoqeanik Ai shkruan edhe këngën "Lugati", ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollës dhe e nxit … me djegë e lá n'gjak Plavë, Gusí e Malsí. Dhe patër Gjergji, përgjatë asaj hullije, e mbyll këngën me vargjet e bukura dhe domethënëse: "I huptë Zoti përnjimend, Knjaz Nikollë edhe gjithkênd, q* mendon e shorton zí Për të buk'rën këtë Shqipní !" E gjejmë Patër Gjergjin flamurtar të çështjes shqiptare më 1930 në Konferencën Ballkanike të Athinës e fill mbas saj gjatë vitit 1931 në konferencën e Stambollit. Më 1932 vete në Bukuresht ku me pathos të lartë mbron sërish çështjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhëtimet atëhere nuk bëheshin me avjonë Boeing por zgjasnin me javë të tëra dhe angazhonin edhe lodhje jo të papërfillëshme fizike. Kudo që vente Patër Gjergji një idé fikse kish: Të propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Sa i takon pjesës së dytë të këtij pohimi, pikërisht lidhur me rritjen e rrethit të miqve të Shqipërisë, ai i qëmtonte me kujdes të veçantë dhe i përzgjidhte mirë këta të fundit. Pra, strategjia e tij ishte të siguronte mbështetjen e shteteve, popujt e të cilëve kishin pasë lidhje të lashta e tradicionale miqësie me popullin tonë. Kurse taktika e tij mbështetej në afrimin me njerëz që kishin ndikim ndaj aparatit shtetror të tyre që sa më efektivisht t'i shërbehej çështjes sonë kombëtare ! Dhe rezultatet pozitive jo që nuk munguan por u bënë edhe shumë të prekëshme. Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane në fushë të albanologjisë, jo rastësisht e përkthen Lahutën në gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprën e tij "Iliadë shqiptare". Ai e sintetizon veprën e Fishtës si vijon: "… Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t'ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç'prej kohëve të largëta të iliro - thrakëve." Duke e lënë më një anë kompetencën dhe autoritetin e Lambertz-it, rëndësi të jashtëzakonëshme merr ky pohim i tij edhe për vetë kushtet konkrete në të cilat bëhet, duke dalë nga një kathedër universitare e një shteti të diktaturës proletare, ndërkohë që në atdhenë e Tij Fishta anatemohej. Patër Gjergji, me përpjekjet e tija në drejtim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar rreth faktit se ishte i qënësishëm një komb dhe një popull autokton shqiptar i vendosur në trojet e tija Iliro - Thrakase, futi në valle edhe personalitetin tjetër të përmasave ndërkombëtare, Albanologun tjetër të shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh një prej thënjeve të tija me të cilën portretizohet vepra e At Gjergj Fishtës: "Fishta, shikjue n'atë kênen e vet, pa dyshim âsht krejtësisht romantik. Rrâjisja e tij mbi kombsín, zgjedhja e lândës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcís - me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bâjnë dishmí mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhení e rrânjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, q* për shkak të njohjes së këthellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë mâ të naltat të mâ të haptës kulturë." Gjithashtu arbëreshin albanolog dhe njeriun me rreth të gjerë ndikimi në Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bërë aq për vete sa që ai shprehej: "Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t'a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë." Në vijim të kësaj brazde konsideratash e përcaktimesh lidhur me veprën e Fishtës kundruar nga këndvështrimi patriotik e kombëtar, nuk mund të lihen në heshtje pa u përmëndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues në Jugosllavi se: "Lahuta e Malcis është enciklopedí e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarët në Jugosllavi, duke e mësuar përmendësh Lahutën e Malcis, përvetësuan arsimin kombëtar kur ky mungonte" (Zekerja Cana). Kurse një nga personalitetet, pa asnjë mëdyshje, madhore të kulturës shqiptare, Prof. Eqrem Çabej, i cili për vetë natyrën e tij tejet të matur e të drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues që ishte, veprën e At Gjergjit e përcakton kështu: "Fishta qe nga ato natyra, të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre … dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet, ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë." Të vazhdoj duke cituar ç'është thënë në drejtim vlerësimi madhor patriotik për Patër Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit qoftë të ndigjuesit apo edhe të lexuesit. Por besoj se vetë autoriteti i personaliteteve që do të citoj, si edhe stili i tyre i përkryer … mbase më nxjerrin të pafajshëm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollë dhe stilisti i përkryer, mbase më eleganti në gjininë e tij, shprehej: "… Lexoni nji varg të Lahutës së Malcis. Vênja veshin kumbimit të tij. Vëreni vendosjen e fjalëve në fjali. Menjiherë ju rrëmben magjia e tingullit të posaçëm të gjuhës sonë, të gjuhës q* mësuem në prêhën të nânës dhe ka shijen e qumështit amtar. Ndigjojmë në tetërrokshat e Fishtës jéhin e zanave të tokës shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilësuese, q* ndryn në vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndërsa liriku, ëndërrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtën: "… vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i fjalës, i cili solli dhuratën e vet në Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathënësve të Shqipes … shkëmb i shpirtit dhe shkëmb i tokës shqiptare." E tashti, në vijim të kronologjisë së viteve, vijmë edhe tek dy vitet e fundit të jetës së Patër Gjergjit. Mbi Europë dëndësoheshin retë e zeza të stuhísë së II-të botrore. Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipërinë. Flamuri u tjetërsua dhe italishtja futet si gjuhë në shkollat fillore. Filloi të ziejë ndjenja e revoltës kombëtare. Armiku italian, i vetëdijshëm për këtë, desh t'a kapë demin nga brirët. Cili qe ai që për dhjetvjeçarë të tërë spikaste si frymëzues i ndjenjës kombëtare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë? Si t'kshtênë, si muhamedan, Shqypninë s'bashkut t'gjith e kan, E prandej t'gjith do t'qindrojmë, Do t'qindrojm'e do t'luftojmë, Kem m'u bâ kortarë-kortarë, Priftën, fretën, hoxhallarë Për Shqypní ! Cili qe ai që, ndonëse i veshur me zhgunin e Shën Françeskut të Assisit, anatemonte për hir të Atdheut pa u druajtur se po bënte sakrilegj dhe shprehte revoltën e tij me vargje fuqije prometeiane: O Perendi a ndjeve, tradhtarët na lane pa Atdhé. E Ti rrin e gjuen me rrfé, lisat n'për male kot ! Cili qe ai që atdhedashurinë e shtynte deri në vetflijim? Qe mue tek m'keni, merrni e m'bâni flí, Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë, E nami i sajë për jetë u trashigoftë ! Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: I akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian. Por përgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerë: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur: "Kjo dekoratë nuk âsht për mue !" Kësisoj Ai i dha udhë tufanit kombëtar me thirrjen fuqiplotë: Shpërthé ! Dhe arrijmë kështu tek ngjarja e parafundit madhore e jetës së Tij, Patër Gjergji anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë. Akademia Italiane përbëhej nga personalitetet më të shquara të kohës, një pjesë e të cilëve edhe laureatë të çmimit Nobel. Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botrore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij të pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si "Homeri i Ri" i përkthyer në shumë gjuhë të botës. E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria "Ritterkreuz" më 1912, ose nga Turqia "Mearif" po më 1912, nga Vatikani "Medaglia al Merito" më 1925, nga Greqia "Phoenix" më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel ! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën. E njihnin ata për të gjitha ç'u thanë më lart, por nuk e njihnin për madhështínë e karakterit të Tij ! Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane. (Për t'a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtë i Fishtës). Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin Patër Gjergjit e bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur. Pritej përgjigja e Fishtës. Hapin tjetër të priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje edhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar. Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi: Patër Gjergji e kish për nder propozimin që i bëhej dhe falënderonte gjithë anëtarët e Akademisë për vlerësimin që i bënin ! Në konferencën e parë solemne si akademik në Kinema Rozafat, për ta pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit romak të Ilirisë me pushtimin fashist të Shqipërisë guxoi e tha: "… rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe mbretëritë ilire të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vënd të lirisë …" Dhe tashti i erdhi radha të përmëndim një datë, 30 dhjetorin e vitit të largët tashmë 1940. Me këtë datë lidhet ngjarja e fundit madhore e jetës së Patër Gjergji Fishtës, vdekja e Tij. Atë të hënë të acartë dimri Ai s'foli më. Përcjellja mortore që i bëri Shkodra si edhe dhimbja e madhe që ndjeu e gjithë Shqipëria për të duan një përshkrim të veçantë. E gjithashtu i veçantë i takon përshkrimi edhe Ceremonisë së Meshës Mortore, që atëbotë organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtër Perosi dhe akademiku tjetër, kompozitori i famshëm Mascagni u shpreh: "…në Vizione t'Lumnueshme e gëzueme Zotin n'ekstazë me shpirtin e kolegut tonë të dashtun At Gjergj Fishta !" At Gjergji nuk kish si t'i këndonte më së dashurës së tij, Shqipërisë, e as nuk kish më si t'i thurte vargje lirizmi të pashoq gjuhës shqipe ! Megjithatë Ai vazhdonte e jetonte nëpërmjet veprës së tij. Në gjithë shkollat e Shqipërisë vargjet e Tija mësoheshin përmëndësh. Ai, që gjithë afshet e zemrës së Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhës shqipe, si prift që ish, u këndoi këtyre të dyjave si askush tjetër dhe rinia veç frymëzim atdhetar gjente në ta. Veç katër vjet mbas vdekjes së Poetit filluan të bëhen realitet parashikimet dhe thënjet e Tija profetike. Dekada të shkuara ai shkroi se: "Shka t'lâjnë kta katër ujq, Që i kërcnohen shoqishojt, Thonë do t'dalë nji djall i kuq, Që fort rreptë do t'ja njisë thojt !" Pra, atë që do të linin katër ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do të vinte djalli i kuq që pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat ! E që nga ajo ditë e djallit të kuq, ndaj figurës si edhe veprës Poetit veç mllef e baltë u hodh. Ato kohë të para guxoi e na pohoi në klasë Prof. Kostaq Cipua, siç e mbaj mënd tashmë mbas 56 viteve, se "… tek vepra e Fishtës shkriheshin në një atdhedashuria me mjeshtrinë poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinë, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonëse të rrezikshëm, na pohoi në klasë se "… në personin e Fishtës duhej të shihnim një kollos të vargëzimit si edhe një atdhetár të pashoq !" Mirëpo këta zëra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturës. Armik të racës sllave dhe veprimtar kundër interesave kombëtare e anatemuan "druzhet jugosllavë" Fishtën. Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynë "tovarishët rusë" mbi të. Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistët shqiptarë që, nacionalizmin shqiptar e kishin zëvëndësuar me internacionalizmin proletar, donin të provonin se Ai, me gojën e Tij, e kishte pranuar që nuk ishte e nuk donte të qe shqiptar. Nga një perlë satire, ku Ai fliste gjithë sarkazëm e dhimbje për fatet e Kombit e Atdheut, ata shkëpusnin gjithënjë me keqdashje vargjet: T'a dijë Shqipnija E shekulli mbarë Se mâ mbas sodit Nuk jam shqiptar ! Edhe sot e kësaj dite gjen të tillë dashakeqë, që nuk lexojnë e as që duan të lexojnë, ose edhe kur u takon të lexojnë nuk kuptojnë, por vazhdojnë dhe e "akuzojnë" për diçka të tillë ! Njerëzore është të gabosh, por këmbëngulja në gabim e bën vërtet djallëzor qëndrimin e atyre që Gjeniun e lanë deri edhe pa varr ! Po kur fatet e Shqipërisë së mjerë u lidhën pazgjidhshmërisht, sipas komunistëve, me "tunxet kinezë" të perandorisë së të barabartëve në skamje, atëbotë eshtrat e Mjeshtrit në Dri u hodhën! Po si u hodhën e kush urdhëroi? Ish një fjalim që "programatik" e quajtën, e më kobzí nuk kish se si të bëhej për të mjerët shqiptarë ! E ish edhe një natë e thellë shkurti kur u përdhunua varri. Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. Por si gjithmonë, edhe këtë radhë gabuan rëndë ... Fishtën e përjetësuan ! E përjetësuan sepse Fishta nuk i përkiste një kishe, as edhe një qyteti. Ai ishte i gjithë Shqipërisë ! Prandaj Ai nuk mund të mbahej në vetëm një varr ... Varri Tij duhej të ishte e gjithë gjatësia e Drinit, e gjithë Shqipëria ! Po dhunimin kush e urdhëroi? Si përfaqësues i asaj kategorie që, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germë të vogël e fillonin, dhe me mllefin e trashëguar nga breza të tërë genesh injorantësh, Bilal Parrucën caktuan që urdhërin ta jepte ! Ndërsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjení që pa varr e lanë, edhe varrshkelësin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bërtet me të madhe e hedh në Dri ata, indiferentët ndaj Atdheut, tradhëtarët ndaj flamurit, vetëm ata flak Ai: Po: rrnoftë Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri E porsi krândja e that n'nji flakadâ, U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri Kushdo shqyptar q* s'brohoritë me zâ, Kushdo shqyptar q* s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i saj ! E kësisoj mbas 23 vitesh harrese të dhunëshme, duke e zhytur gjithmonë thellë e më thellë Mjeshtrin në dhé, vetëm gjysma e "Via Crucis" të kalvarit Fishtian ish përshkuar. Pasojnë tashti vitet e tjera ku brezi i injorantëve dhe i të shkolluarve të dështuar u pasurua me shkrimtarët e realizmit socialist. Ata, si lajkatarë të diktatorit pseudo-letrar, zvetënohen dhe thellë e më thellë mundohen t'a zhysin Zeusin e vargëzimit patriotik. Diktatori na bën hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarë e prapë At Gjergj Fishtës se veç të mira kemi. Po Patër Gjergji vizionar në "Metamorphosis" për ta e për gjithë ata që pasuan e pasojnë edhe sot, pat shkruar: Pse ndër ne kjo kohë ka ardhë q* nji e zezë me u thirrë e bardhë . . . Qe besa or burra / Nuk dij kah t'çajë Mbasi do t'thirret / Sod derri dajë Dhe me kulmin e sarkazmës godet me rrufé: Nuk kam kund átme (atdhé) / As fis as vlla, Fis kam mâ t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun) Për atme barkun, / Për erz kam arin. Ironí e fatit. Atë, që mes përpjekjesh titanike gjuhën shqipe të shkruar e kristalizoi dhe luftoi që të folmet e Shqipërisë së mesme të zyrtarizohej, atë që shkroi: Porsi kânga e zogut t'verës, / q* vallzon n'blerim të prillit; Porsi i âmbli fllad i erës, / q* lmon gjit e drandofillit; Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjâma e rrfés zhgjetare, Porsi ushtima e njij tërmetit, / Njashtu â'gjûha e jonë shqyptare. Pikërisht atë Gjergj Fishtë e dhunuan, e plandosën edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futën aq thellë sa për të dalje të mos kish. Kujtojmë tashti së bashku fjalë nga të fundmet të Poetit. Mjeshtri po përjetonte çastet e spasme të jetës. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, dhe Fishta i thotë: "Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja." Lind pyetja: Ku e kemi Patër Gjergjin sot? Kush ka zemër të ndjejë edhe sy të shohë, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i është bërë Gjok (kalë) dhe rrymës i bije kundra nga grykëderdhja për në burim, tek thërret e na thotë: "Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata q* harruen atdheun !" Po detyra jonë cila është? Duke parafrazuar pohimin tejet të goditur të Prof. Plasarit që : "Mos t'i japim Fishtës vëndin që i takon, por t'i kthejmë historisë së letërsisë atë çka i mungon", do të thoja që tek panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vënd kulmor është bosh, atje i takon të vendoset Margaritari Patër Fishtë! Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Dramaturgjia dhe PubliçistikaNjë vend të vëllimshëm në krijimtarinë e Fishtës zë dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Në dramat dhe tragjeditë konflikti është i ndjeshëm. Tonet që i përshkrojnë janë ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen të skaliten. Në dramat lirike dialogu është më tepër mjet organizues i jashtëm sesa element ndërtues i brendshëm që t'i japë mundësi zhvillimit të veprimeve dhe ashpërsimit të konflikteve. Përsa i përket mjeshtërisë artistike, zotërojnë po ato cilësi që i mishëron edhe krijimtaria poetike. E gjithë dramarturgjia e Fishtës është e shkruar në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave: në dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit në Itakë", në dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretëresha e Lulevet", e sidomos tragjedinë "Juda e Makab", e cila çmohet si vepra më e mirë dramaturgjike e Fishtës. Tema biblike, e pastrimit shpirtëror të njeriut në luftë me veset për hir të virtyteve dhe të amshuesmërisë së qenies njerëzore është në qendër të dramave lirike. "Baritë e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtësive shoqërore është në qendër të tragjedisë "Hajria" ku mbizotëron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave të pasura. Një lëndë prej qindra faqesh përmban proza e Fishtës. Është një prozë e frymëzuar, ku lirizmi krejt natyrshëm ndërthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janë më të larmishmet. Bashkëjetojnë fjalët, shprehjet, ndërtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalët e shprehjet e latinishtes, të gjuhëve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur në llojet e lëvrimit është publiçistika. Për patetikën e fuqishme, argumentin, kritikën shëndoshëse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temë shoqërore. Në shënjestër ai vë dembelizmin, përtacinë, indiferencën e shtetasve të shtetit të ri shqiptar, por edhe lakminë ndaj kolltuqeve, grykësinë ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perëndimores. Ai bënte thirrje që në krye të shtetit të vinë njerëz të kulturuar, atdhetarë, vizionarë largpamës të shtetit e të kombit. Fishta është edhe polemist i fuqishëm, ai polemizon me pena të shtypit vendës si dhe me ato të letrave të huaja. Merr në mbrojtje kulturën, dinjitetin, pastërtinë shpirtërore të kombit. Në polemikat nuk mungon kurrë argumenti bindës autentik, si dhe shoqërimi i tyre me argumente nga filozofitë e ndryshme, shkencat shoqërore e natyrore, por edhe vërshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mëshirë kundërshtarin. Të njohura janë dhe ligjëratat e Fishtës, ku mbizotëron fryma solemne dhe argumentuese. Publiçistika Për vlera të rralla artistike, për frymën objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtës. Një model i përkryer në llojin e vet është reportazhi. "Një udhëtim në Turkinë e re". Njohës i thellë i botës shqiptare, adhurues i saj gjer në kult paraqitet ai në parathënien kushtuar "Kanunit të Lekë Dukagjinit" të Shtjefën Gjeçovit. Njeri me kulturë të gjerë e pasione të mëdha na shfaqet në esetë për Gëten, për arkitekturën, muzikën etj. Në trashigimninë e tij kanë mbetur edhe qindra faqe të epistolarit, dorëshkrime të ndryshme. Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, gjuhëve sllave, në disa prej të cilave edhe krijoi, duke qenë njohës i përkryer i shqipes që flitej në viset e Veriut, si dhe i traditës letrare shqiptare që nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund të sillen në kulturën vendëse thesaret shpirtërore të njerëzimit. Të freskëta e trasparente janë përkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios etj. Shembull për përkthyesit e Homerit, përgjithsisht të poezisë antike e asaj klasike mbetet Kënga V (fragment) e "Iliadës", përkthyer prej tij. Frymën e lashtësisë heroike, madhështinë e heronjve dhe të betejave ai i mishëron në kompozitat burimore të shqipes, në fjalët e ralla të të folmeve të saj, në brumin e gjallë të shqipes. Tepër kërkues e i saktë është edhe në përkthimet e Kanconiereve të Petrarkës. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë "i sëmuri për mend" dhe "Dredhitë e Patukut" të Molierit, përshtatje që shquhen për kolorit e pasuri gjuhësore. Me veprën e tij të gjerë dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshëm në radhë të parë poezinë, por, gjithashtu, letërsinë tonë dhe kulturën në përgjithësi. Vepra e Fishtës ndikon gjithnjë në zvillimin e letërsisë me vëllimshmërinë e saj, me llojshmërinë e gjinive, me pasurinë e mjeteve të shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meritën e veçantë të ketë prekur terrene që deri atëherë, dhe më vonë mbetën të paprekura në letërsinë tonë. Ai ka, gjithashtu, meritën tjetër se kultivoi për herë të parë edhe me mjeshtëri të lartë shtresa gjuhësore të gjalla deri atëherë të pashfrytëzuara. Prandaj ndikimi i tij në letërsinë tonë është i madh ei shumllojshëm. Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Gjergj Fishta-"Lahuta e Malsise" Kënga e Parë (Cubat) Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisë të ligështohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarët zgjohen: mendojnë edhe ata të fitojnë lirinë. Ndeshen me nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit të Zi synon të shtijë në dorë pjesën veriore të Shqipnisë, i nxitun dhe i mësuem nga Cari i Rusisë. Ky i shkruen nji letër tanë dredhì e përkëdhelje Krajl Nikollës: i premton bukë e fishekë, mjaft që mos ta làjë Turkun të qetë. Letrën ia ep lajmëtarit (kasnecit) të vet, i cili mbas nji udhëtimi të gjatë, kapet në Cetinë, ku edhe dorëzon shkresën. Knjazi e këndon me vëmendje. Menjiherë çon e thërret serdarin e Vasoviç-it, Vulo Radoviç-in. Mbasi e merr me të mirë e ngarkon të formojë nji çetë cubash dhe me ta të biejë në Vraninë, për me plaçkitë e për me vrà. C U B A T Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue! Pesëqind vjet kishin kalue Çëse të buk'rën ketë Shqipni Turku e mbate në robnì, krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5) frymën tue ia xanun njak, e as tu' e lanë, jo, dritë me pà: kurr të keqen pa ia dà: rrihe e mos e lèn me kjà: me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10) me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë! Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari, q*, ka' e vret zgjedha e kulari kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari, s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15) e tue dhanë kryq e tërthuer, tu' i dhanë bulkut shum mërzì, me u vu s' ryset për hullì e as me shoq ai pendë me shkue: kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20) s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej, pagë e t'dheta me i là kujë: por të lirë me shkue ata motin, veç mbi vedi tue njohtë Zotin, e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25) mos me i bà kurr tungjatjeta, n'braz me Turk kurr nuk kanë rà e as kurr pushkën s' ia kanë dà; por t'janë grì me tè e t'janë vrà, si me kenë tu' u vrà me Shkjà (30) E prandej si pat fillue Turkut Ora m' iu ligështue, e nisë pat m' iu thy' atij hovi, m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi: e ato fiset e Ballkanit, (35) zunë me i dalë dore Sulltanit, nisë Shqiptarët kanë me u mendue, si Shqipninë me e skapullue zgjedhet t' Turkut : q* si motit n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40) krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej, me i bà kurr mà tungjatjeta, kurr me i là mà pagë e t'dheta: edhe Flamuri i Shqipnisë, (45) si fletë Engj'lli t'Perëndisë, si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare, me u suvalë prap n'tokë shqiptare. Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi, Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50) gërxhelì, por belaçì: na dyndë top, na dyndë ushtrì edhe del e bjen n'Shqipnì, për me shtrue këto bjeshkë e vërrì, shka merr Drinin për s'të gjatit (55) der' n' Kalà të Rozafatit, ku ai me ngulë do' "trobojnicën", do' m' ia vu Shkodrës "kapicën": me bà Shkodrën Karadak, mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! (60) Ka ndejë Turku e këqyrë haru, pika-pika lotët tu'i shkue, kah s'ka Shkjaut si me i qindrue; se Moskovi e ka rrethue: ka Stambollën muhasere! (65) Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere Shoq me shoq, tue shartue zì -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!- për të buk'rën këtë Shqipnì, si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70) M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue. Sa mirë n'armë na janë shtërngue! T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit, si të Parët ua lidhshin motit n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75) me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë, gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë, diku ngranë, diku pa ngranë, harrue grue, motër e nanë, sy'n agzot, zemrën barot, (80) e si ai plajmi me furì, t'kanë rrà ndesh Malit të Zì, për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì, ku edhe trimat t'janë përlà: t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, (85) ballë për ballë ata tu'u vrà, fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè: tue mbetë shakull përmbi dhè, mish për shpez e kaçubeta, gjithku kje ajo pika e djalit, (90) gjithku kjenë sokola malit, pa kjà m'ta as nanat e shkreta. Veç se, po, me parzme t'veta Aty Shkjaut sulmin kanë thye. Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95) bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit: se jo veç q* Knjaz Nikollës nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta, porsè as Mbretit të Stambollës (100) s'duen me i bà mà tungjatjeta, e se dore duen me i dalë: se Shqipninë nuk po e kisht' falë Perëndia për çerkez, Turq, manovë, likurazez; (105) por për do sokola mali, q* "Shqiptarë" bota po i quete, për ta gëzue këta djalë mbas djali, der' q* jeta mos t'u shuete. Turku fjalën e ka ndì': (110) se ç'asht mbushë ai me mënì! Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì, gjallë Shqiptarët ai me i përpì! Por Shqiptari gjallë s'përpihej, e as me u shkelë, besà, s'po lihej, (115) kur po i mbushej mendja e vet, për Shqipnì me bà gajret, n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret. Edhe kështu t'janë kapërthye grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120) pa dhimbë krenash tue u thye si me thye kunguj npër arë. T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit, Shkjau: kah drote se Shqipnia Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125) mà s'do t'bite n'kthetra t'tija, si atij hangër ia kisht' palla: merr e mësynë m'Turk fulikare, e si derrat me çakalla t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130) haju, ngaju, çaju, vraju, m' pushkë e m'top gjueju batare, gjaku rrëmbè npër rrahe e qare, e npër fusha e npër gajusha, der'q* s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135) zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia e duel m'veti si dikùr: si premtue kisht'Perëndija; por si dashtë, besà, lum vëllau, s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140) Se s'ka dashtë Turku lirì, ma merr mendja; veç un s'dij Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër ardhë i paska, q* nën themër rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145) edhe atë tokë ai me pushtue, për të cilën vetoi motit shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit? E q* s'paska dert aspak, se Shqipnì dhe Karadak (150) krejt me atë punë po i làte n'gjak? Zemra i ardhka prej Moskovit! N'Petrograd Cari i Moskovit Nji bè t'madhe po e kisht' bà: m' e ndie plak e kalamà: (155) se ai natë t'madhe s'do t'kremtote, se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote: gostë as darsëm nuk do t'ngrifte, s'do t'u late as s'do t'u krifte, as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160) për pa i hi Stambollës përmbrendit, për pa këcye mbi post të Mbretit, me u bà zot i tokës e i detit; edhe Europës tregun m'ia prè, mos m'e lanë me shitë, me blè, (165) mos m'e lanë me çilë kund punë; por me bà q* ajo përdhunë, për me çue 'i grimë bukë te shpija, rob të ngelte n'kthetrat t'tija, n'ato kthetra me gjak zhye, (170) mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye! Por, pse ishte 'i skile e vjetër, si për fjalë ashtu për letër, mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër, ai po e dite mirë e hollë, (175) se isht' do punë me hi n'Stambollë: se isht'do punë Turkun me e thye, pa sharrue vetë mbrendë me krye. Prandej xèn ai me trillue, m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180) m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit, q* me i qitë këta punë Sulltanit; me i qitë punë këta 'i herë mà para me trazime e punë t'pambara, e mandej vetë prej Rusiet, (185) si harusha prej pusiet, me i rà Turkut fulikare, m'zhbì n'vend, m' e qitun fare; për pa bà me mend pleqnì, se me atë punë botën unjì (190) mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì Kur ketë punë e ka pleqnue, ka marrë trimi e n'odë ka shkue, ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue, me u shkrue miqve kah Serbia, (195) kah Zagrebi e kah Sofia me lidhë besën shkaf asht Shkjà, mbi Budin, m'çanak-kalà, edhe tok këta ndërmjet vetit mos m'ia dà të keqen Mbretit; (200) por m'e nxitë, por m'e mërzitë, m'iu vardisë si 'i ditë për ditë, herë për shtek, herë për kufì, tash me peng tash me pleqnì, por gjithmonë, po, pa kanu, (205) veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu. Mbasandej, ky zogu i Shkinës, merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës, merr e 'i letër, ia angllatisë, me dredhì tue ia qindisë: (210) Ti, q* jè qaj Knjaz Nikolla, falmëshëndet Cari i Rusisë, se zà t'madh për ty kam ndie q* jè trim e gërxhelì, q* jè burrë e kuvendtàr, (215) me ta drashtë hijen anmiku, por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà; pse qe ti m'atë rrasë Cetine më kè ndejë me 'i gjysmë opinge, e jè bà, po, gazi i dheut, (220) tue mërzitë miq e kumbarë, veç e për bukë thatë në gojë. Mje sa Turku, përbri tejet, dredhun çallmën m'vetull t'synit, derdhë shallvarët ai pala-pala, (225) rrin e ban kokrrën e pallës, e as m'e pà ti s'mund ta shofish përmbas kodrës së pilafit Po a thue, t'la ty kamba e dora, ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230) jo se hi kè bulk n' e huejën, q* s'po ndihesh kund për s'gjalli? Mo', bre burrë, se nuk ka hije Urtë me ndejë Cubi i Cetinës, edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235) tue u ndeshë npër furka t'gravet!.. Po a s'ta mbushë synin Shqipnia, me ato male të madhnueshme, me ato fusha të blerueshme, q* kurrkund s'jè kah orvate, (240) me ia shkye 'i skundillë për veti?.. M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun! Pse pa luejtë ti kambë e dorë, s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë: Por ti luej, nafaka luej, (245) ka pasë thanë ai burri i huej; sa për bukë e për fyshekë, piqu n'mue, se t'i qes vetë; edhe kësulën vène n'sy, se të nget Mbreti i Stambollës: (250) nuk ta là me t'prekë me pupël - Letrën kështu Cari e ka shkrue, edhe mirë e ka palue, e e ka mbyllë me dyllë të zi; ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255) me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì. Letrën n'gjì ka qitë kasneci, ka thekë kambët ai sa mund heci: ka lanë mbrapa fushë e zalle kapërcye ka bjeshkë e male, (260) edhe dalë ka lum e shè: ka shtegtue për ujë e dhè, der'q*'i ditë, tue marrun dielli, në Cetinë ka behë ai filli: shtjerrë opangat, grisun setrën; (265) Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën, me dyllë Cari si e kisht' mbshilë. Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë, e ka çilë edh' e ka këndue, tri herë rresht ai e ka këndue, (220) tri dit rresht edh' e àsht mendue; mbasandej ai fjalë ka çue njatij Vulo Radoviçit, kërkserdarit t'Vasoviçit, q* me dalë me rà n'Cetinë, (225) pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë: me flut'rue si gjeraqinë, për me u pjekë me "Gospodarin". Njeky Vuloja Serdari Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280) m'e pasë randë toka m'e bartun. Pa tè prè kund s'ishte marrë, pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë, pague s'ishte varrë as gjak, s'kishte vu nuse duvak, (285) as s'isht' dà gjyqë a pleqnì. Pse edhe Turku i Malit t'Zì po e kisht' pasë shqipe mbi kry', mos m'e lanë me pà me sy. -Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290) po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës. Paska marrë e shi në rrugë Për tërthuer shtrika nji stugë, edhe i çueka fjalë tërthores, q* shka àsht Turk i Cernagores, (295) mos me mujtë m'e shkapërcye, për pa là 'i dukat për krye - Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri, larg e larg me i dajtun turri. Fëtyra e tij porsi duhia, (300) syni i tij, tanë zjarm e shkëndia; vet'llat trashë ngèrthye kulàr, porsi lesh derrit bugàr; vesh e m'vesh dega e mustakut, si dy korba lidhë për lakut; (305) edhe i mbrrijte kryet në trà: burrë i atillë me sy me u pà. Veshë e mbathë e m'armë shtërngue, kishe thanë se àsht lè drangue. Se këtè Knjazi fort e dote, (310) fort e dote edhe e ndigjote; pse edhe i urtë ai kishte ndodhë, me ia prè mendja fort hollë. Prandej Knjazi i çueka fjalë Në Cetinë për ngut me dalë. (315) Edhe Vulja bjen n'Cetinë, pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë, tue flut'rue si gjeraçinë. N'atë Cetinë kur Vulja zbriti, atè Knjazi mirë e priti, (320) mirë e priti e n'odë e qiti, i qiti duhan e kafe, edhe nisi kështu t'bajë llafe: - Ku jè, Vulo, eh kopilane! Se ti ujk, po, né na u banè, (325) ke s'po duke kah Cetina, ku kè miq e probatina, q* s'të ndërrojnë me sy të ballit? Po, a kè mujtë? a kè farë hallit? Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330) Për jetë tande ! si do' Zoti, merr e i thotë Vulo Serdari; pse sivjet, lum "Gospodari", nuk ka pasë toka valigë, e ka ardhë nji kohë e ligë, (335) sa nuk dij si ka m'iu bà, për me pështue do rob e gjà, pse edhe buka asht tue na lànë. Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë. Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340) Se s'po gjenë skyfteri mish. Se ti e nxjerrë korën dy fish!. Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè, se po e ban me lopë e qè, sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345) jo se mà gjindën e shpisë. A din shka, Vulo Serdari, ndiej shka t'thotë ty "Gospodari": pështilli bashkë nja disa cuba: t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350) t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina: edhe lëshoj ti kah Vranina, për me vrà ata e për me prè, për me djegun gur e dhè, mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355) tue grabitë e tue robitë, n'daç me natë e n'daç me ditë; se un prandej të kam çue fjalë, der' n'Cetinë nji herë me dalë, pse dishka mue tash m'ka këcye, (360) prap me Turk me u kapërthye: prap me Turk, po, na me u vrà. Pse edhe as hije, thom, nuk kà, urtë ma ndejun Turk e Shkjà. E kështu, tue ligjërue, (365) krye më krye tue bisedue, hollë e gjatë e ka qortue, si me u sjellë e si me u mprue, për m'e là Vraninën n'gjak. E si vesht janë marrë me fjalë, (370) Knjazi n'bukë atè e ka ndalë, edhe falë i ka do pare; e i ka falë nji "xheverdare", krejt n'argjand kondakun ngrì, mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375) m'e drashtë vjerrun në sërgjì, jo mà n'krah të nji luftarit, jo mà n'krah t'Vulo Serdarit, q* isht' me brè hekur me dhambë! Atëherë Vulja àsht çue në kambë: (380) ka bà Knjazit "tungjatjeta", edh' àsht nisë malit përpjeta, udhës me mend ai tue përblue, si Vraninën me shkretnue, Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385) Kange e Dyte Oso Kuka Avdi Pasha , sundimtari i Shkodres , ankohet per mizori e rrenime , qe po kryente Vulo radoviq-i ne Vranine. Pasha "turcelit, i vete i pa djale , pohon se s'gjen nje burre shqiptare per t'i dale perballle Malaziasit. Oso Kuka , shkodrane , veshtron fjalne e Pashes , por s'duron kur ky thote se Shqiperia kishte mbete ne vasha. Provon se Shqiperia kishte akoma djelm e djelm si Zana , te gatcem me deke kurdohere t'i lype Mbreti, Atdheu , Kanuni, Besa e Feja. Zot , c'ka thane njaj Avdi Pasha paska mbete Shqipnia n'vasha, qyshe se s'leka mbrende nje djale n'ate Vranina mue sot me m'dale, n'ate Vranine , n'ate t'zeze terthore ku mbe'n djerr sa toke gratcore ku mbe'n vithnat pa bageti vec prej cubash t'Malit t'Zi q* po vrasin djelmte e ri q* po marrin lopet me vica q* po presin dhente me ogica q* po djegin kulla e stane e po thajne kaq zemra nane! Eh! po , Knjazi ke Cetina ka leshuer cubat kah Vranina Per me djegungur e dhe' vec si t'nise degane me ne; pse dushmani asht tue ndersy toket e Mbretit per me i mesy per me i mesy e me i rremby'. Nji djale n'voter t'misha lla pace m'ia lane t'amen me fsha pace m'ia lane motren me kja; t'mjeren moter , ehu! Pa vella, e n'Vranine un kjece tu e qitun cubat Knjazit per m'ia pritun Por mue djale nuk m'ka qillue; e n'Shqipni nji djale drangue t'cilit mos t'i dhimbset jeta per Daulet e trojet t'veta fort kerkova e s'mund gjeta Keshtu ankoi Pasha turceli Oso Kuka paska ndi: paska ndi , po , e kenka idhnue m'sylah doren paska cue me qite n'Pashen ka mendue Por i urti kurr nuk ngutet prej burrnise e jo prej tutet prandej osja ndali doren e as m'e xjerre s'e xuer mizoren n'flete t'sylanit catallue vec pa i fole s'mujt' me u durue: Avdi Pashe , tha , me kadale! Mos e thuej dy here ate fjale se , per Dine e per Imane t'baj q* t'kjaj e zeza nane! T'baj q* t'kjaj pa "exhel" ty nana pse n'Shqipni ka djelm si Zana q* per Mbret e trojet t'veta nuk u dhimbset gjaja as jeta; e ku lype Mbreti e i lype Shqipnia keta ma t'paret jane n'fush t'mejdanit keta ma t'rrepte jane n'balte dushmanit jane celik per the t'taganit. Marre vetit kurr s'i lame! pa kesule n'krye pa opange n'kambe na per Mbret e per Atdhe per kanu , per bese e Fe, s'druem me ra nder pre te thyeshme s'druem me mesy kalate e rrembyeshme e kahdo q* t'bjere Shqiptari shkon rrufeja tu' e ndeze zhari pushke e bese pse na i la i Pari e ti tash vjen na thue se n'Shqipni nji djale drangue q* per Mbret e trojet t'veta nuk i dhimbet gjaja as jeta fort kerkova e s'mund gjeta.... Por s'ke faj: pse zani i zi ai ka dale , po , per shqipni qyshe se erdhe Pasha turceli cese edhe t'huejve sot Shqiptari qiri n'kambe do t'rrije qyqari si punue ne s'na ka i Pari Por po i lame tash na keto fjale Ne Vranine , qe , un jam tue dale cubat Knjazit me t'ia ndale Vec t'i lypi un dyzet vete dyzet vete , po , djelm te lete q* te desin ku t'zatesin si mund t'lejne vec e n'Shqipni a po t'ap besen e Zotit se pa u djege un n'flake t'barotit s'ka me u leshue per t'gjalle Vranina Avdi Pasha kenka cue Osos doren ka shtrengue aferim , bre, ti Oso Kuka! Se ty t'thote fjala edhe duka q* ke le nji sokol malit. Zgjidh ku t'jete , po , pika e djallit, edhe del ti n'ate rranze boke n'ate Vranina , ku t'zezat loke q* kane mbelue , ehu ! djelmte e ri q* kane kthye rejat n'gjini jane tue t'prite si drita diellin. Foli Pasha. Buze s'Cukalit n'krye t'javes dielli kur u cue per me shndrite mbi kobe t shek'llit ku u perbuzne shuen e drejta Qafes s'Kalase , qe , ceta e Osos po merr rrugen kah Vranina Cete e vogel , por kreshnike dyzet vete ma s'jane me t'njelun djelm te zgjedhun n'mal e n'verri jo per duke e per pashi por per zemer e trimeri Oso Kuka u ka pri Oso Kuka , i rr'fe prej qiellet shoq nuk ka kah vrane e kthiellet. A she ' i here , ka i bje' sokakut se c'm'i bajne t' t'gjith tungjatjeta! se c'permendereshem xheverdarja m'i flakon mbi sup te krahit si ajo rr'feja n'ate t'thellimit! N'flete t'sylanit- fole bollash- catalue i ka kuburet t' mendereshmet motra t't'idhte taganit q* ndermjet u rri kercnue veshe e mbathe e n'arme shtrengue shtatin div, e sy'n si zgjeta Oso Kuka n'jelek t'arit pash e m'pash po i bjen pazarit Ngjite mbas tij vjen shpata e dekes Soko Tona i Gurit t' Lekes Soko Tona si Valbona larg permende n'keto male tona si per buke n'shpi t'tij te ngraneme, si per pushke e bese te dhaneme Thone se i ka nja tri nishane tri nishane me firmane per sherbim q* i baka Mbretit ketej e andej valen e detit. Mbrapa i shkon qa' i biri i t'mirit Taro Pellumbi i Jegumirit Mandej vine dy re mizore du djelmoca prej zagore Kacel Doda e Kerni Gila rritun si moce e karajfila. Ehu! bre Oso , Oso-rr' feja c'kane me t'name dy vasha t'reja: c'kane me t'name dy bija nane n'ato mrize e n'ato stane kur , kercunat , kane me ndi' se ke zgjedhur dy dhandrra t'ri me i perpjeke me Mal te Zi. Po a thue e njeh njate kime-zi q* e ka ballin si sini q* e ka synin si duhi q* i ka shat'llat si nji ari ? Ai asht Coku i Mar'Kole Dinit prej Kabashit t'Dukagjinit trim i cartun , trim si Zane i pa tate edhe i pa nane dy gur njite , thone , s'i ka lane Per mbas ketij vjen ceta tjeter do ma t'ri , do prap ma t'vjeter por t'gjith moce me trimeni Me trimeri e bujari vec per duke e per pashi dane ma n'shej njaj Jup Qehaja Galo Keqi e Sinanaja Vuksan Gjeli e Met Zeneli e nder t'gjith -porsi hylle-drite Preng Markola prej Mirdite lype per pushke ky e per pleqni e'merr prej shkodre e n'Peshkopi Veshe e mathe e m'arme shtrengue thue se krushq po duen me shkue nja mbas nj'i po i bien Pazarit si ajo re , q* prej Tivarit ngjitet zi terthor ' vetona per me shkrepe ndokahe t'e vona; edhe kapen m'ate breg Buene ku n'nji lunder e rretuene Vend n'ate lunder t'gjith kur zune rreqase asht lundra e veli u nde edhe nise asht porsi re tue ca valen nper Liqe tue ca valen kah Vranina ku pa bate nam Cetina. Kange e trete PREJA Epizod i thekshem i vrases se Avdi Hises , te cilin e motra e vajton permallshem. Ne vaj kjo porosite zogun e zi te lajmeroje Shqipnine per kobin e asaje dite. Oso Kuka ndigjon vajtimin dhe vendose te ia ktheje ndren Shqipninse. Valle , kush din mue me m'kallzue pse kjo qyqja , zog i true si mos kurr asht tue vajtue n'ate Vranine , n'ate t'zeze krahine n'breg t' Liqenit n'ate kodrine? A mos kjane hallet e veta perse zi i shkon moti e jeta bi as bije pa rrite e shkreta? Qyqja vehten s'asht tue kja bir as bije pse e mjera s'ka por po kjane ajo nji moter q* ka mbete sot qyqe n'voter sot si kepute i asht kulmi i shpise kjane qate motren e ati' Avdise! Jo , po asht vra, thote , Avdi Hisa mriz kah bate nen dy lisa nen dy lisa n'mal Vranines e vrau Vulja , i biri i shkines! Njeky Vulja , i trim drangue n'ate Vranine fort asht rendue nuk len kale , jo , me shtegtue nuk len , cike , jo , me u fejue ke po i vret ai djelmt e rin ke po kthen nuset n'gjini ke po i kthen nanat ne zi Edhe u cueka , zogu i shkines me trembedhete cub t'Cetines me mesy mrizet e Vranines po i isht'kene kandun mishi i dhise edhe u ndeshka n'mriz t 'Avdise Qaj Avdi vrik piskati ndalo , Vulo , mustak -gjati! Ndalo Vulo me caruqe pse s't'i leshoj , jo dhite e kuqe per pa e la mrizin me gjak s'ruej un dhi per Karadak! Edhe e drodh t'zezen breshane q* e kisht'pase moter e nane kinse i mjeri , zgjarm me i dhane por prej Zotit s'kisht' kene thane perse i shkrepi n'dore 'breshana' shi kur dashte s'po t'ia kisht'nana. Po , por Vuloja i terbue q* per pushke ishte gatue m'" karajfile' iu shtrengue dekun n'toke e la pushue Edhe u turr m'te i patenzoni (shka as atij s'epte zakoni) e ia zdeshi xhamada'n e ia zuer edhe taga'n e ia muerr pushken e gjate si nder burra s'asht zanate mendej dhite i ven perpara edhe u ngrahe nper rrege e ara. Fort po nget capi i Vranines fort po e ndjek cuni i Cetines fort po kjane nji e bija Turkines fort po kjane e fort po fshane dekun n'vig kah sheh te vellane -Kur ka dalle qaj ylli i drites o vellau i em , o vellla mbi ato suka t'Podgorices o vellau i em , o vellla! ti m'ia vune pushken krahit o vellau em , o vellla! edhe m'dole n'dere te vathit o vellau i em , o vellla! e m'ia lshove zanin skjapit o vellau i em , o vellla! me i leshue podit e livadhit o vellau i em , o vella! me i leshue m'uje -m'ate uje t'Moraces o vellau i em , o vella! me i mrizue ke ai lisi i rrashit o vellau i em , o vella! Qyqja motra tue t'kundrue. o i vellau i em o vella! porsi lisi me dege prarue o i vellau i em , o vellla! lis me maje te lulezue o vellau i em , o vella! rrite e mjera tue u mendue o i vellau i em , o vellla! se me ce vashe ty me t'fejue o vellau i em , o vella! por qe Vuloja, i drangue o vellau i em , o vella! me toke t'zeze ty t'ka martue o vellau i em , o vella! arme e petka tue t'shkretnue o vellau i em , o vella! nane e petka tue t'zezue o vellau i em , o vella! t'zezat qyqe tash kendojne o vellau i em , o vellla! nane e moter t'u ndihmojme o vellau i em , o vellla! Tash kendon nji zog i zi o vellau i em , o vella! kah t'flut' roje neper Shqipni o vellau i em , o vella! kurr ket pune un s'e kam ndi o vellau i em , o vellla! se ka mbete kund gjak pa u kthye o vellau i em , o vella! a me pare ase me krye o vellau i em , o vellla! vec ka mbete njaj gjaku i Avdise o vellau i em , o vellla! qyqja motra , vaj , e Avdise!- Keshtu vajton te vellane Turkina e ndjeu lL'qeni edhe Vranina edhe e ndjeka ai Oso Kuka vaj'n e ndieka e m'kambe u cueka -Hani djelm! e iu vrafte buka! Eh iu vrafte buka e Dauletit eh iu dhaca ujet e detit po s'u muer sot gjaku i Avdise po s'iu kthye ndera Shqipnise. Cou , bre Soko , e mund ti xame! T'mos t'i mbajme cubat me vjame t'mos t'i lame cikat me name. Proh! ti , o Zot , kur na jane cue mbathe e zbathe s'i kane qillue e i kane rrokun armet shqiptare njato"letina" e "xheverdare" Njato t'bardhat n'za "breshana" e i kane ngjite njata tagana e i kane vu njato calina se c'ushtime ka marre Vranina! Porsi kur ndokush t'i nguce dalin grethat , jashte biruce njashtu turr per dere t'kaushes djelmt e Osos rrajne drejt fushes ku kisht' krise e zeze potera motra e Avdise ku kjate e mjera. Shoqi shoqin nuk po e pritka por secili vrap po njitka thue se t'parit q* do t'veka petku cohet do t'iu preka, e jo ma se po i pret deka! S'asht tue e drashte , jo , kush rrezikun kah per gjurme po ndjek anmikun vec se i lengon secilit zenra ke ma e lehte s'i ndodhe thembra. Syte u qesin flake e shkendija kah t'frigueshem si duhia q* kalon me t' rrebte zhumhuer fushes i bjen kryq e terhuer n'dore tue mbajtun pushket arbenore q* u flakerojne neper terthore porsi rr'feja n'ate mizore Si ' i langue, q* , dale me gjue endet malit pa pushue der'sa t'jete per "ere" pa u vu djelmte e Osos njashtu ngasin vec me cuba si mund t'hasin S'gerset, jo , nji pylle ma teper kur merr zgjarr ndo'i majes s'eper si gerset Vranina e shkrete sot q* i bien Shqiptaret e le 'te vrap tue nga poshte perpjete thue se kambeve u kane vu flete. Kur, qe , krisi i "xheverdare" n'breg t'Moraces nder do zhavare n'breg t'Moraces drejt Bjelopoles krisi pushka e Preng Markoles Prng Markola prej Mirditet nder shoke t'vet porsi hylle dritet i pau cubat ai ma i pari ke po mbajshin kah Ponari Ah! kadale , bre, zogu i shkines se s'ia merr ti gjane Vranines, me kene vete Knjazi i Cetines! Preng Mirkos i vikatit m' " xheverdare" edhe i ndie gati. Krisi pushka , atehere batare Krisi " letine" e " xheverdare" edhe ushtoi duhma e "breshanes" me u dridhe femija n'zemer t'nanes. E pse trimi n'trim si t'hase e n'log Zanash si t'kerkase si t'kerkase pushka , or vella rralle pa gjak , se mujne me u da. Paploviqi ketu edhe u vra Paploviqi u vra n'pushke t'para ka' u grahe dhive neper ara. Kur pau Vuloja se shoku i kje vra e se pataloku per te s'isht' nji vend bejlegut i leshoi dhite edhe u nis bregut Me dore , burra!- sa i mujt' zani briti Osja atebote si luani edhe n'shpine ai zhgjete ia leshue me djelm t'vet , porsi i terbue. A ke pa ndo' i here per seri se si , kur t'u bjere skyferi hikin pulat nper kacuba? Njashtu atebote , kinke ata cuba Hinke cubat posi zgjeta kush n'teposhte, kush ka perpjeta vec se Vul'ja , cue dollamen ai aq shpejt s'e nderronte kamben kisht' kene trim , eh i basha gjamen! Por shka? sot s'i eci e mbara Pse edhe i shoq ia fiku Tara Tara Pellumbi i Jegumirit i ra krese shi njaj ma t'mirit njaj djalocit prej Zacirit tue e leshue dekun m'do gjeth firit. Deh! moj Zane , ma thuej nji fjale ku e ka Osja edhe nji djale? ku e ka Osja ate Kerni Gilen q* s'ia daje kund "karaifilen"? A theu ti , pse ndodhi i ri a pse e dij q* per te n'shpi rreh nji zemer plot dashteni ndoshta sot po i dhimbset jeta e rrin mshehe nder shkorre e mbreta? Nuk asht mshehe , jo , Kerrn Zagorja Kerrn Zagorja- re mizorja por asht ndeshe ai me Jovanin n'breg t'Moraces , tue nda mejdanin Desht ky Jovja ' i her me hikun por per vrap s'kisht'pase kerkicun prandej shoket e lane mrapa t'cilt po hikshin me t'medhaja hapa. "Urra!" m'shpine , ate bote bisha iu leshue Kerrni neper plisha neper plissha e bregut t'uj't m" karajfile" m'nja tu' e gjuejte m'nja tu' e gjuejte por vec per ane gjalle me dore dote m'e xane Por me dore nuk xehej djali pse kisht' kene nji sokol mali kisht' kene Shkaju , po , me tri zemra! Tek e ndjeu Kerrni te thembra e hodh pushken m'nji ferrmane edhe xuer ai t'idhte taga'n q* kisht' fike ma se nji nane e t'u dredhe ka i zagornjani keshtu po merr e i thote Jovani mos t'rreje mendja , or trim i ri se e koris Malin e Zi tu t'ra n'dore si nji baxhi por n'je i armeve e n'je Shqiptar e per n'je ndopak bujar zi' r'tagan , e n'kjofte gjykue n'bejleg kryet shkurtoma mue Vrik qaj Kerrni na i ndei gati na i ndei gati dhe i piskati si taga'n , si pushke te gjate jam Shqiptare e i kam zanate edhe cubi i Malit t'Zi s'ka per t'm'mesue bese e burrni.... Por merzite mbasi asht jeta Me cubni e me pune t'shkreta ah ti ketu ke mbarue Kerrni Gila pse m'thote mue edhe xuer taga'n prej millit c'ka flakerue m'ate rreze di' llit! E si pushken n'toke e uli balle per balle Jovos i duli -Or Shqiptar , q* tash n'e vona tue perbuzun Fe e zakona vec mbas shpinet mesyne anmikun hec e shih si dredhe celikun Kerrni Gila e njaj Jovani shih si dahet , bre , mejdani! N'balle t'shosho' it ata si u gjeten kryq tagabat i zateten e si t'ishin flake e agzot lum e lum per t ' Madhin Zot! se c'filluene me vrigellue si dy rr'fe, ehu! tue flakerue Shkrepshin shkendija ndaj perpjete porsi n'kullme prej hek'rit t'zete n'ajt taganat ka' u perpiqshin kryet sho'sho'it ata ka ' i ndiqshin Djerse e gja xu me kullue por s'xu asnjani me u ligeshtue mu ' ma fort erdh t'u terbue Kur varrohet n'mal nji ari a me pushke a m'hekur t'zi jo vec se prej shimbes s'topitet por ma teper vjen e nxitet edhe mesyne n'furi t'terbueme me gjak t'vet armen t'ritueme njashtu atebote ata dy trima t'shpejte kah dora si vetetima t'rrepte ka e sjellmja porsi rr'feja merrshin turr e me fuqi t'reja teu terfellueme e tue kercnuem shkumbe e gjak prej gojes tu' u shkuem Kur ia behe , qe , n'ate fushore Oso Kuka , rr'fe mizore kah po kthte asajta n'shpi me dy rob edhe me dhi q* kisht' marre prej Malit t'Zi Oson Kerrni kur e pa disi marre atebote i ra ke nene s'kisht'pre anmikun prandej con te prehte celikun edhe e sjelle me kaq furi q* t'kisht' ndeshe n'cub t'Malit t'Zi fille per gjyse , thom , kje tu'e pre Por jet-gjate cubi kish le pse ndermjet taga'n ia qiti me te deken edhe e priti Kur taganat jane zatete fort shung'lloi Vranina e shkrete Edhe u keput'n t'dy prej mjedisit si t'ki'n kene dy kande lisit. "Jam ndermjet!" atebote vikati Oso Kuka edhe u ndie gati U ndie gati me i shkatrreu pse me dore kjne t'u pushtue "Trima , mjaft pask'ni luftue diku vec nuk ka kene shkrue" -zuni Osja atehere me u thane- "Diku shkrue vec nuk ka kane njani tjetrin deke me lane...." Pra , ti cubi i Malit t'Zi prehi kambes e dredho n'shpi e thuej nanes e nuses s're (per n'i pac ti kund n'ate dhe) se per s'dyti sot ke le Jem' tue t'fale , po , n'kete dite t'sotit pse , me gjase , si kenke rodit por kete fjale shokeve m'u thuej t'mos u rraje njaj Cari i juej se sundon mbi ne kurr Nika per pa mbete Shqipnia n'cika Ndoshta t'dame ne jeme nder veti por ku ne t'na lype Mbreti por ku Shkjaut t'na ngjase n'vend t'Pareve per ket bese , fara e Shqiptareve turk e i k'shtene-merr vesht, or djale- kane me u gjetun krejt me'i fjale.... Keshtu tha Osja, Atebote Jovani nja as dy ma nuk ia bani por si ia lidhen varret e shtatit rroku pushken e u nis hspatit lum! e lum! po , kopilani pse iu keput n'ate dite tagani.... U nis shapti per Cetine e Oso Kuka per Vranine per Vranine . ku kendonte Zana ke bje dielli e ke marr hana Oso Kuke ma nuk ban nana as n'Beglere as n'Kapitana! Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Kange e katert VRANINA Gjendja ne Vranine ndryshon. Cetina shqetesohet, Oso Kuka asht shkaku i ketij ndryshimi. Knazi Nikolla thrret Krenet e Malit te Zi dhe u paraqet situaten ne Vranine.Planet e tij jane te peshtetuna ne ndihmen e Carit te Rusise. Mirko pohon se Shqiptaret thehen ma udobisht me pare , dasi e ngaterresa se sa me arme.Lype nga Knazi nje ushtri me 400 Biocas nen Gjukoviq Peren.Auktori porosit Zanen t'i lajmeroje Osos rrezikun.Zana qe din te ardheshmen , s'ka dert per deke te Oso Kukes sa per fat te tokes te Burrit , te Lekes e te Kastriotit. Vrojti fjala ke Cetina Valle! c'po ban mbi Shkje Vranina Valle! c'po ban Vranina n'Shkje rob tue xan e gjind tue pre tue pre gjind , tue xane hajduka qyshe se duel njaj Oso Kuka! oso Kuka ' i burr Shkodrane shoq per Shkoder , thone , s'ka lane per kah besa e kah trimeria q* zanate i ka shqipnia kaleshan e sy-pergjakun mje n'sylash e ka mustakun ushton mali, thone , kur t'flase dridhet fusha kah t'vikase e kah t'dredhe te rrepte taga'n thue se rr'feja shkrepe per ane kaq vringellim ai shkon tu' i dhane! edhe e ka nji "xheverdare" "xheverdare" pushke vrastare q*, ke t'laje syni i njerit me te sy'n ia nxier skyfterit Burre kaprroc e trim si Zana thone me kemishe e bani nana edhe , thone , ka le drangue pse tri zemra i kane qillue e pse i ka tri pupla t'arta per nen krahe te armeve t'larta prandej plumbi m'ta nuk ngulet m'te tagani edhe perkulet top me i ra shpirti s'i shkulet Ky n'Vranine edhe ka xane me njiqind e nji "breshane" ku nji fjale e paska thane: se per t'gjalle rodi i Shqiptarit s'i bjen n'dore kurr Gospodarit Fjala Knjazit n'vesh ka shkue edhe Knjazi na asht idhnue na asht ishnue kue e pa ndi Thirrka Krenet e Malit t'Zi njani ari , tjetri duhi te gjith le sokola malit e n'lendine n'kuvend rreshtue ngerthye vet'llat m'shtek te ballit fole u paska si tue ul'rue ka dale fjala nper Cetine se'i Shkodrane ka ra n'Vranine n'ate Vranine , po , n'ate rranze suket thone ka ra' i fare Oso Kuket Kaleshan e kime-zi gjak e zgjarm a ai syni i ti; edhe i ka nji pare musteqe kacarrel e leqe-leqe q* me i mbrrijte mje n'flete t'sylanit t'zez e t'trashe si dhana e krahit Ky edhe , thone , ka le drangue pushke as top mos m'e shinue as tagan mos m'e varrue e , po thone , se ka zatete n'ate Vranine me dyqind vete me dyqind fatosa t'ri djelm te zgjedhun n'mal e n'veri jo per duke e hijeshi por per zemer e trimeri q* e kane pushken tate e nane Ky edhe i'fjale e paska thane se per t'gjalle rodi i Shqiptarit s'i bjen n'dore kurr Gospodarit.... Prap, po thone, se ky Oso Kuka paska xanun do hajduka do i ka xane e do i ka pre s'len me ra ma Shkja n'ate dhe Cubat vete i pace ndersy t'zeze vraninen per me mesy vrase e pre mos me ia ndale vec me Turk si t'nisi fjale pse Moskovi e ka pleqnue Shqiptarine ne me na leshue m'Rozafat e m'Kishe decane ku do t'mbrrije megja serbjane per me u gjetun Cernegora me Serbi bashke dora -dora. Kujtoj keq s'na kishte ra Shqipnine tjeter kane me e da Bullgaria e ajo Greqia Pse mbasi Shkjete e Ballkanit t'kene pushtue toket e Sulltanit e marre t'kene do skele detit te kene lidhe bese ndermjet vetit ka m'iu dhane Shkjenise e mbara ka m'u shtrue ura perpara det e m'det m'u hap Moskovi ka m'iu kthye Krajlnive hovi Por qe tash , mbasi ka zane n'ate Vranine ky burre Shkodrane nuk po dij se kah t'ia mbaje drue s'm' ka mbete per sot uzdaje se i pushtoj toket e Shqiptarit si e kam pase fjalen e Carit! Keshtu tha Knjazi i Malit t'Zi Krenet po rrijshin tue ndi tue e ndie e tue mendue se shka Knjazi ish'tue ligj'rue per shqipni e per Shqipetare Kur qe Mirkja , krenesh se pare po i thote Knjazit:" Gospodar", fjala e Carit n'udhe s'do lane pse ka dale nji burre Shkodrane n'ate Vranine , n'ate t'zeze krahine n'breg t'Liqenit , n'ate kodrine Pse po kje se ky Oso Kuka po asht nji njeri q* e mban buka n'mos e marret pushka e kurrkuje (mjaft q* , i mjeri , mund ta gjueje!) ka m'e marre nji pushke vrastore pushka e babes "letine mizore" q* der' m'sot mue s'm'ka koritun pse edhe n'Turk ajo asht vaditun....... Vec po e xame se kete Shkodrane gjalle as deke s'po mujme m'e zane me gjith keta nuk don me thane se na s'e pushtojme Shqipnine. Malazezte te gjithe e dijne se n'Shqipni ka djelm si Zana q* ma t'fort s'po t'i ban nana. Me arme n'dore , si thome na , le ane e kand permende mbi dhe per trimeni , per bese e Fe e prandej p'r'i dite Shqipnia s't'bjen n'dore , besa , lum zotni Por me kohe e me dredhi me u kape mundet Mali i Zi m'Teqe t'Krujes e m'Kishe Decane ku do t'mbrrije megja serbjane Pse tue kene se ka filli n'Shqiptari sot m'kambe me u vu muhaxhire e Anadolli gjind t'pa plang edhe t'pa shpi q* nuk dijne se shka u kje i Pari Zot e Mbret per t'cilt asht ari e u lane m'anesh dyeret bujare dyeret bujare t'tokes shqiptare njata Krene e kapitana Bajraktare , trima si Zana t'mesuem per Mbret dhe dhanun jeten t'mesuem per vend me shkri ata veten per kete bese kallxou kuleten se Shqipnine ke m'e pushtue para se te keshe mendue Prandej xen tash, "Gospodar" me qite fitme nder Shqiptare pse me kohe e dhelpeni ke m'u ba Krajl mbi Shqipni Edhe ndoshta mbi Serbi..... Por na as tash haru s'po rrijme se ma shpejt n'Vranine po bijme me u perpjeke me ate Turk Shkodrane Un po t'bie me Cetinjane Cetinjane nja shtateqind vete q* per gja se bajne kete jete si me deke ashtu me mbete Mandej t'bjere Gjukoviq Pera me nja katerqind pushke tjera katerqind Bioca t'ri q* jane Ora e malit t'Zi Kam uzdaje se me keto ceta n'suke t'Vranine un porsa t'veta kam me ngule n'te "Trobojnicen" kam m'ia vu Osos "kapicen" n'kjofte se kryet s'ia pret tagani si n'Cetine ka dalun zani.... Pse perndyshej , kam m'ia pru Kryet n'Cetine , t'ngulun m'nji hu.... Keshtu tha Mirkja , Kapitani ver me goje kush ma nuk bani Atehere Knjazi i Malit t'Zi merr e u thote: Sokola t'mi bini pra, n'Vranine me ushtri me sa t'dueni ushtare te ri por Vraninen ma pushtoni Osos kryet por m'ia shkurtoni Sa per fitme e per ngatrresa m'i leni mue , perse , qebesa me pak pare e tue gerga ate e bir un kam me da jo se ma bajraqe e fise q*, cese mora mend e shisem un t'bashkuem mend nuk i mbaje..... Oh! po , tash mund t'keme uzdaje se Serbia e Cernegora kane me u gjetun dora-dora me Greqi e me Bullgari si n'Moskov a ba pleqni Por Vraninen ma pushtoni! Osos kryet por m'ia shkurtoni! Foli Knjazi e Krenet u dane e n'Vranine , mbi "xhebehane" zu me kerrkoke nji sorre kob-zane Deh! moj Zane , pashe njato kroje pashe currilat neper prroje pashe bylbylat e pranveres e pashe t'amblin fllad te eres e p'r ate voes , q* bje prej qielli a pashe lulet drandofille deh! m'kallzo a po t'vjen keq se e dau Knjazi sot nder Pleq trup nji ushtri n'Vranine me cue Osos kryet per m'ia shkurtue? Mue m'u keputshin fletet e krah'e mue m'u bashin prozhmet rrahe mue m'u shuejshin kange e valle kange e valle edhe zavalle mbi njato rudina t'buta per mjedis m'u plaste lahuta n'paca dhimbe a kurrnji grime pse po i pritet Osos Kry't pse po i erren te dy syte krye n'Shqipni mos mbetet pa u pre n'kjofte se n'shekull ai ka le per me u vu mbi te "kapica" me njate shkrole q* e shkroi Nikica! Por m'lingon mue shpirti e zemra shtati , m'dridhet mje ke thembra ke po ndje un kob te ri q* i ka mbete sot Malit t'Zi per me da t'mjeren Shqipni ku ekane le e ku jane perkundun prej kah shek'llin e kane tundun Burri , Leka e Kastriota para t'cilve shuete bota e Shqiptaret posi t'hutue me duere n'ije rrijne tue shikjue thue se ' mend qiella e ka da rob me ndejun keta nen Shkja m'iu shtrue Knjazit dheu i Shqiptareve shtrej fitue me gjak t'Pareve!...... Ehu! mallkue kjofte njaj n'Shqipni kjofte mallkue , po , a plak a i ri q* per Mbret e per Liri s'cohet sot me arme mizore s'lidhet sot me bese arbnore per me dhane ma para jeten per me shkri ma para veten se me ra fisi i Shqiptarit n'thoj t pangishem t "Gospodarit" Shka? a thue n'kange se ka me u vu se pa pushke e ndeje harru i ra Knjazit n'dore Shqipnia n'za kah besa e trimnia? Jo , per Zotin! Para toka e perpifte me male e boka e me lume e fusha t'gjana per te dielli u errte e hana!..... O zotnite e shqiptarise o ju Krenet edhe t'Malsise pashi ate Zot e ate emnin t'uej mos lakmoni pares s'huej sado vone me pase per t'shkue mbi djelmt t'uej ka me gjikue! E ju , t'cilve i Buk' ri i qielleve u ka zgjedhun me i pri njerit raves s'amshueme t't nalte Empirit q* a' e lirise e e s'Drejtes pasqyra kinje n'mend: per ju detyra s'asht me mbambe vec gjuhet e hueja s'asht me mjele vec delet t'ueja por me ate Fe q* kem prej qillit por me t'bardhen drite t'Ungjillit mbrende dashtenine m'ua ndeze Shqipetareve per kah gjuha e vendi i t'Pareve q* Shqipnia t'jete e vetit q* Shqiptaret t'sherbejne njaj Mbretit q* per Mbret e troje t'veta mos t'u dhimbset gjaj as jeta por te desin , si Oso Kuka q* asht tue deke , ehu! n'ate suka! ***** Kange e peste DEKA Ne darke oso Kukes i lidhet buka . Hija e dekes s'e len rahat. Cohen sofrat e djelmenia kush luen , lush lyen armet , kush keqyre shpatullat. As keto s'diftojne mire , kacel Doda merr lahuten e kendon Gjergj Elez Aline. Mbas kanges Osja qet rojet ne va , mdersa tjeret bien me fjet. Osja s'mbyll sy. S'flejne as anmiqte. Naten nper terr derdhen neper vranine. ne te zbardhun te drites kerset pushka e Kerni Giles. Ndezet flake vendi. Osja lufton si bisha. Ndryhet ne kulle te barutit dhe i ep zjarrm , tue hjelle ne hava vedin e anmiqte. Mbylle kangen nji porosi nanave shkina , qe aty e mbrapa mos t'i mesojne femijet te mesyjne token shqiptare. Kush t dij, c'ka ai Oso Kuka q* tue i shkue s'asht sonte buka. S'po i shkon buka as mishi i dashit kot nget tryezes a' ndeje per rrashit, tue perdredhe njato musteqe! Thone, k pa nji anderr t'keqe anderr t'keqe , thone , ka pa mbrame , q* shkoi , porsa ka ra Ka pa n'anderr se prej Rjeket kenka nise nji hije deket ndezun flake , si flake lugatit q* , tue hecun fushes e shpatit e nper keneta e nper zallina, fille po vite kah Vranina Kur n'Vranine ajo ka mberri n' " Xhebehanr" paska hi edhe i dhanka zgjarr barotit ka palse kulla e ka marre gjame asht dridhe toka per nen kambe ka ushtue L'qeni , mali e lumi edhe Osos po i del gjumi. Pa kete anderr oso Kuka a prandej nuk po i shkon buka a'po i shkon buka as mishi i dashit kot nget tryezes , a'ndeje per rrashit. Po ,s'han buke , vec sa me thane i lane dueret e del m'njane bri tue mendue , duhan tue pi. Sa rrin Osja tue mendue buke djelmina kane mbarue cuene tryezat e i peshteten rrokull odes mandej zateten kush tue dhene , kush tue kuvende kush tue luejte"cin-mic" e "hane" kush tue ly ndo' i cark breshane nji taga'n n'unuer e mbrehe fisheket tjetri n'vezme i njehe Kur xen Osja atje ma vona Keqyre ate shpatull , Soko Tona e na thuej a difton gja pse dishka nakel m'asht ba.... Jo , po , shpat'lla keq diftote lufte kah"maja"ajo kallxote. e ka "penda" disa vorre tym e gjak neper oborre Prandej Soku erdhe e u vra kah po e keqyrte n'drite pa za. Ndoshta shpat'lla , tha , s'a gja pse per ndryhej fort ka gjase se na lufte kemi pase se shum njeri ka me u vra shum do vorre jam tu i pa..... Po prej luftes Shqiptaret nuk tuten Merr , Kacel , nji here lahuten e na thuej , nji kange shqiptare s'mbajme na zi pa na qite fare! Muqe lahuten n'dore Kaceli m'te "magjarin" n'vend e ngeli e mbasi per za e ujdisi keshtu kanges atebote ia nisi: Kish dale nji Harap prej detit trim i zi e belaxhi edhe qitka ' i porez t'rande ka tri buke pogace per shpi shate mbase vene per dite me i pi ka i taroc per mish te zi' ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun ka nji skjap per darke m'ia repun. Njiqind vete n'mejdan ka pre njiqind vithna qiti faret njiqind shpia edhe ka djegun. Kur vojt rendi n'Shqipatri njati Gjergj Elez Alise leter t'vrashte i paska cue ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali mbas dy javesh si t'bjere kjo leter ti n'mejdan mue ke me m'dalun pse ty kullat do t'i djegi mal e verri pse do t'i shkeli dhen e dhi pse do t'i mjeli pse edhe gruen rob do ta marr! Letra Gjergjit n'dore ka ra Edhe Gjergj fort a vra fort a vra kur e ka kendue. Dy jave vehten e ka mbajtun buke prej derrit ai tue hanger mish taroci ai tue granun vene tri vjece tue pi edhe atin e ka mbajtun tagji urizit n'strajce tue i qitun Vene me pi per uje tue i dhanun Krye dy javesh , mbushun dy jave vehten Gjergj e ka provue nji lis t'madh kish ' pase n'oborr me dy dueret Gjergji e ka kapun me gjithe toke e ka zhgulun opet n'vend edhe e ka ngulun. Kenka mbathe e kenka veshun paska veshun petka arit paska ngjeshe shpaten florinit zgjidhka gjokun pullali ia ven frenin traqind pullash ia mberthen me shtate kollona edhe nanes ai po i ban za hallalle, nane , ti me me ba mire e keq , shka kemi folun! E i ka puthun nanes doren Amanet , mori ti loke n'kjofte gjikue me m'pre harapi lot per mue ti mos me derdhun! -"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte se s't'korite , jo , lokja jote" E ka marre topuzin n'dore e ka hypun mbi shpine t'atit edhe a nisun per t'gjate t'shpatit tue zbardh drita prej sabahit i ka vojtun n'dere Harapit "Nadja mire , Harap i zi! Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi por cau del n'ate fushe t'mejdanit sot ka dy jave si m'ke cue fjale sot ty kryet due me ta pre! Kur ka pa Harapi i detit n'dere njate Gjergj Elez Aline shif shka bani atehere Harapi lekura buejesh per at ka lidhun Asht tute ati i Gjergj Elezit e kah Gjergj paska shkue Mos u tut , bre zogu i atit gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje I asht turre harapi i zi e m'topuz m'ta edhe ka shti Gjergj kryet po e ka alun permbi krye topuzi rreshqiti T'iu drodh Gjergj Elez Alia dale-kadale , Harapi i zi! se m'thone Gjergj Elez Ali E m'topuz m'ta edhe ka shti M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun tre pash para n'dhe e ka ngulun dekun n'toke ra atebote harapi ka marre djali edhe ka zdrypun ia ka pre ate krye te zi. hukubet Zoti e kisht' falun tri pellambe buzen kishte pasun kisht'pase veshin sa' i zhgun burri sa dy vete me te me u mbelue Kur ka ndie Mbret Sulejmani paska shkue m'ate dere Stambolle trim ka e trima s'ka por si ka trima n'Shqipni s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti s'i ka toka as s'i ka deti. Keshtu Kaceli po kendonte rrokull oda po e vezhgonte po e vezhgote tue kendue vec se Osja , trim drangue veshin kanges s'ia kishte vu kanga ate nate s'isht' tue i pelqye; prandej kanga kur u kthye "zemra t'kendofte!" s'i tha Kacelit vec se i thote , po , Met Zenelit merr Vuksanin e Sinanin edhe merr Kerrn Zagorjanin edhe dilni sogje n'va pse mjsenate tash a tue ra e thone Shkjau se bese nuk ka..... Keshtu tha Osja e sogjet duelen Osja e djelmte me fjete u ulen . Ra me fjet njaj Oso Kuka po spo flene , jo , Zeliq Gjuka, nuk po flene as nuk po kotet nja' i punes s'fort , me gjase , po i zotet pse ka here dikah a'nise, me nji struge per krye mertise. Valle , moj Zane , a din me m'thane se ku Gjuka don me zane q* nper terr ka dale ne va thekatueshim udhes tue i ra? Ziliq Gjuka , nji zog shkinet nji zog shkinet prej Vraninet kah Prevlaka kambet po i theke me qate Mirkon per m'u pjeke pse qaj Mirkja i Malit t'Zi paska dynde nji t'madhe ushtri edhe dashtka , n'nate t'pa hane mbrende n'Vranine sonte me zane prandej Gjukos fjale i cueka me i pri ushtrise nder ato suka. Edhe fjales i ndejka Gjuka pse pa kendue gjelat e pare ai na a'pjeke , n 'Mirkon Serdar na asht pjeke , po n'te trathtari shtrenjt pague pse e ka Serdari. Por nuk dij a a' mendue mire se n'ushtri , jane krenat lire.... Mbasi shejzat pa n'prendue m'kambe ushtria atebote u cue per me u nisun kah Vranina. Shtateqind pushke u coi Cetina e q* Mirkja u kishte pri tokes u nisen vi e vi bregut t'Rjekes s'Cernojeviqit tue shkue vister mbas Zeliqit e ato katerqind pushket e tjera q* u kisht' Gjukoviq Pera. Rrjekes u nisen mbi lundrina tue vozite kah Cakavica per me mesy t'zezen Vranine n'balle t'Lesenders-n'ate kranine -Ehu! moj Zane , pashe te dy syte shkomi Osos tash ke kry't edhe n'vesh atij m'i thuej nsi nper toke e si nper uje ka cue Knjazi m'e rrethue kryet atij per m'ia shkurtue! Por n'dac ndal: pse Osja fjete nuk a, jo me kater vete q* i ka qite ai sogje n'va. Vete Moskovi aty me zane. Pa ia nxjerre gjumin s'e lane Pse ku ndoshi Met Zeneli Met Zeneli- e Vuskan Gjeli e ai Sinani- e ai Zagorjani aty fusha ka marre gjame aty toka a dridhe nen kambe! Hylli i drites atebote tue le per me pru dheut shpenese te re per me i pru s'mjeres Shqipni ofshe, vaj, nji kob te ri kur qe Mirkja ndodhi n'va po , a thue , s'ka ndeje tue fjetun por nder prita ka zatetun pushken Shkjaut per m'ia fillue per shej t'pushkes si t'jete afrue. N'uje t'Moraces tek behe ushtria u zbarth Gjuka -ate e vrafte buka! E vrafte buka si a tue e vra! edhe vaut desht ai me i ra kesh me u kapun n'breg t'Vranines me u cile shteg djelmeve t'Cetines Por kje rrejte i biri i shkines! Perse aty ' i fare Kerrni Gile i ndei gati n'"karajfile" tue ia ngjite shi n'lule t'ballit tue e ftofe shi n'rane te zallit Po , tek i qiti i Zagorjani "kuku, majko!" Gjuka bani e ra dekun pike ma i pari -ashtu rafte gjithmone trathtari! Porsi kur nji burre gjuetar t'qese n'korba , grumb'llue n'ane e t'a vrase ndo' i korb te zi cohen korbat per ajri t'u peshtjellue e t'u perzi njashtu ushtria e Malit t'Zi atehere xuni m'u peshtjellue kur pau Gjuken dekun shtrue. Por, qe, rane prap tri"breshan" tri breshana- si tri zana n'zi tue veshun prap tri nana. Kur nji burre ta zb'loje anmikun e ta kete ne dore celikun e celik ta kete zemren edhe plumb ta kete thembren q* te dese ku t'zatese shum gerset aty potera shum do nana aty i thane vera! Qe edhe Mirkja kur ka pa se per balle kisht'priten n'va "Bini djelm-ushtrise vikati- pse i ka ardhe Vranines sahati!" Edhe ushtria atehere ndei gati krisi pushka aty batare krisi "letine" e "xheverdare" krisi "dilke" edhe "breshane" ushtoi L'qeni ane e m'ane. Ah!gajret , bre, Met Zeneli ah! qindro, bre , Vuskan Gjeli mos e lesho mori Zagore! ngul, Sinan , bre , re mizore! pse me gjase , ke dridhet suka asht tue ardhe tash Osja Kuka....... Aman , Zot , kur Osja mrrini si re breshni krese s'njaj verrini me tridhete e disa burra e zateti neper curra se c' kje ndezun flake Vranina! Aty qielle ma nuk u pa aty pushke ma nuk u da njikaq gjama erdh tue e mblue njikaq gjama erdh tue ushtue! Rrihte " letinja" edhe "dudumja" porsi breshni vite plumbja; jitshin gjindja neper keneta neper keneta - e neper mreta tue rektue per nana t'veta! -Eni e shihni , oj nana t'shkreta eni e shihni ' i here n'ate va djelmete e ri , q* aty u kane ra!... Po, dro , imend, mori ju shkina I rritet djelmte ju kah Cetina per me u mbetun kah Vranina? Per me u mbete nen arm t'Shqiptarit vec prej llokmes s' "Gospodarit?" Kjani , atehere! s'kam dertin t'uej, por, ke ata kane n'mjet nji uje e ke n'balle kane disa curra e nper curra- disa burra q* per mbret e troje t'veta nuk i dhimbet gjaja as jeta fort po drue se sot n'ate va shum ma zi kini per t'pa.... Tue krise pushka pa ia da tue korre deka krena n'Shkja thue se shnderiteshem n'qiell dy dielle n'ane prej t'Lemit u kuq qiella. E kuqe ishte Moraca! E agoi drita. Neper kllaca kur pau Mirkja djelte sharrue me marre fryme t'cilit ki'n harrue aman, Zot, se c'u terbue! Oren xuer ai t' Karakadakut xue taga'n t'ndryshkun prej gjakut e tue brite porsi ari: "Mbrende, sokola t'Malit t'Zi!" i ra vaut porsi duhia a mbas tij gjithe ushtria. Ah! kadale , bre zogu i shkines! krisi Osjka n'curr t 'Vranines se ke dalun n'va t'pa va se n'log Zanash je tuj ra! Edhe n'kambe atebote u cue me tagan ne dore shtrengue fille e m'ta yrysh tue shkue porsi ula , i t'shohe anmikun se kah strof'lli i ndjene kercikun. Ehu! moj zane, po t'ishin ndeshun ata burra te kerleshun q* ma t'forte nuk i ban shkina q* ma t'rrepte s'i ban turkina ndoshta zot nderrue s'kish Vranina por n'qielle ndyshej kendonte shkrola! pse, pa u ndeshun keta sokola briti t'madhe Prenge Mar' Kola: "Dredho, Oso , n'Xhebehane se na ra Shkjau pre' asaj ane!" Me i ra tinzi' i ujk nder berre s'dredhe ma shpejt, jo , nji bari kah anmikun te kete ndi' si m'atebote drodh Oso Kuka tue ngjite perpjete kah suka..... Kjani , kjani, oj Zana, kjani n'ato maje , ku ju hani n'ato kroje ,ku ju pini n'ato hije, ku ju rrini n'ato valle, ku vallezoni kjani e lotet mos i pushoni perse tash, ehu , n'ata curra kane me mbete , ehu! njata burra me aq kujdes q* i kini rritun n'arme e n'lufte q* i patet vaditun q* edhe vete i kini mesue me mesy anmikun pa u grigue pa u frigue, po , ,e ,esy anmikun nja m'dhete vete me i ba hikun mos me e luejtep'r'izet kercikun! Per shka t'bajne s'jane sot tue pasun; per gjith anesh Shkjau u a rrasun. S'kane shka bajne? Po, a thue, mund t'desin? T'desin, pra , nuk kane shka presin: t'desin, po si u kane deke t'paret e ta marrin vesht Shqiptaret se a , ma mire nen dhe dhe u kja se per t'gjalle me ndej nen Shkja.... Po, le t'desin-s'kane shka presin pse , qe , Mirkja tash duel n'va kah Lesendra edh' a ' tue ra tinze, nper mal , Gjukoviq Pera me Bioca t'lehte si era e jane cue Shkjete e Vranines e jane ba me ushtri t'Cetines per me marre sot Oso Kuken q* me ta ka pase da buken q* u ka ruejtun male e veri q* u ka mproktun erz e shpi; por s'din Shkjau me mbajte miq'si! Aman, Zot, kur duel Serdari se c'kje ndeze Vranina zhari! Aman, Zot, kur mbrrini Pera se shume krisi atebote potera! Por kur rane Shkjete e Vranines shum u krisi plumbja shpines! Porsi she q* m'nji nate gjamet rritet turr e del prej amet tue ushtrue- e tue shkumbue shkaperderdhet nper zallina ashtu u derdh Shkjau te Vranina n'vale Shqiptaret krejt tue i pershi. S'lufton ndryshe' e rrebte kushedra e me dhambe edhe me kthetra zjarm e surfull tue flakrue kur drajt ta kene rrethue si i qindron sot Shkjaut Shqiptarit per dhe t'ambel q* i la i Pari; kambe per kambe tue qite pada tue korre krena neper Shkja U jane ndezun flake breshanat u kullon gjak n'dore taganat e u kullon gjak edhe zemra, ves se vendit s'u lot themra Por c'dobi: dielli tue le -isht'tue le m'ate dite per Shkje!- I rane ndore Shkjaut t' terbuem tridhete t'vrame e dhete t'shituem!..... O ata t'lumte, q* dhane jeten o ata t'lumte , q* shkrine vehten q* per Mbret e vend te Pareve q* per erz e ndere t'Shqipetareve derdhen gjakun tue luftue porsi t'Paret u pa' n punue Lehte u kjofte mbi vorr ledina bute u kjofshin moti e stina ak'lli , bora e serotina e der' t' kendoje n' mal ndo' i Zane e der ' t' kete n 'dete uje e rane der' sa t'shndrisin dielli e hane ata kurr mos u harrojshin n'kange e n'valle por u kendojshin. E njaj gjak , q* kane dikue ban. o Zot , q* t'jese tue velue per m'ia xe zemren Shqiptarit per kah vendit e gjuha e t'Parit. -Po valle! Osja ku do jete? Oso Kuka a mos nuk ka mbete? N'Xhebehane ka zatete! Ka zatete n'ate kulle t' barotit ku ka ba emnin e Zotit se per t' gjalle nuk ka me e lshue shoket e vet per pa i pague tridhete t'vrame e dhete t 'shitue. Kur pa Shkjau se pushka meni si kah vau si kah Liqeni e se mbete s'kisht' Oso Kuka me t 'tjeret t' vrame , perjashte ke suka m ' Xhebehane u turr m 'atehera si kur t' leshoje kah pranevera vrullet bleta cark njaj zgjonit tue zukate si rryma e perronit. N'brohori tue i lute jete Knjazit njiqind vete kercyen n'kum t'pullazit ma t' permendunt kah trimenia njaq u ngjiten mbi fragjia tue thye muret n'gjak t'perlyeme - por ka gjoben shpia e thyeme!- krisi Osja atebote si ulani mje n'Cetine i vojti zani "Ah kadale , Nikolle , t' vrafte Zoti! pse ketu i thone Oso Baroti se s'ke pa Shqiptar me sy se djeg vehten edhe ty!" Edhe zjarre i dha barotit Aman , fale i kjofshim Zotit kur ka dhanun zgjarre barotit se c'a ' dridhe Vranina shkrete! se c'a ' hjedhe kulla perpjete! se edhe L'qeni c'ka gjimue m'kala t' Shkodres tue ushtue! Qepra , tjeg' lla , gur e trena kambe e trupe , krahe e krena hi e tym e flake e shkendina shi mje n' Viri e hodh duhia I hodh duhmja shi n'breg t' Virit qepra , gur e gjymtyre njerit Eni , eni , mori shkina eni , eni , te Vranina mblidhni vete nper shpat e perrue ehu! kortaret e djelmeve t' ue edhe emsoni femijet mbas sotit mos t' lakmojne tokes s' Kastriotit pse u bjen shtrejte , qe besa e Zotit! Njasi gjaku q* Oso Kuka sot ka derdhun ke ata suka si per Mbret , si per dhe t ' Pareve velon se velon nder dej t ' Shqiptareve Pra , pa u djegun n 'flake t ' agzotit si Osos kuka n 'kulle t ' barotit s' ka me ra fisi i Shqiptarit n 'thoj t 'pangoshem t ' Gospodarit!- - Dielli n , cila kur u cue n ' Vranine sparit u zhvillue "Trobojnica" - kjofte mallkue! Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Kanga e gjashte DERVISH PASHA Nje lajmetar i panjohtun , qe s'asht njeri por hije , i del perpara Sulltanit dhe i kallxon se ne Vranine , ne Zete e Podgorice kishin hi Malazeste. Lype nji ushtri ne mbrojtje te tokave Shqiptare. Sulltani ngarkon Dervish Pashen me 50 bataliona per kete qellim.Shqiptari gjindet ndermjet dy zjarmijeve te hueja.Poeti kerkon te harrohen dasite , inatet , ngatrresat e anmiqesite. I sjellet Zanes e vete: kur ka per te ardhe kjo dite , qe gege e Toske kane per luftue te bashkuem per te njajtin qellim? N'ate Uldiz tue thirre Jacia zbret te dera Kapixhia Kapixhia i Abdul Hamidit per m'ia vu shulin deres s'zidit pse pose n'han , po isht' pune e prapte me ndeje dera naten hapte Kur , pa prite , qe shi m'atehera nji shtektar ia behe ke dera nji shtektar me rryp shtrengue shpervjele tirqit der' ne gju lage e ndrage e djerset tue i shku rruge te larget kisht ' marr i shkreti! Edhe lype me hy ke mbreti Po, kush je , more ti djale? Kapixhia po i nep fjale se ketu po isht' puna me dere.... e s'muj mbrene kedo me shpjere jo q* mbrende edhe me t'shti se del prap , dorezane , s'mund t'hi Se kush jam , pse m'pevete nuk ke se une vec hije baj mbi dhe zen shtektari i ngrate tue fsha se un kam kene e nuk jame ma kam kene motit n'nam e n'za kam pase toke e kam pas gji kam pas dhen e kam pas dhi kam pase plemet me tagji si ma miri n' rrokulli. Ofshe! sot , por pose gjithkuje un kam ngele nen zgjedhe te hueje a ma i keqi ndeje n'kryet t' vendit ma ban gjyqin jashte kuvendit m'i merr toket , ai , q* m' la baba, edhe mue m'mban mish per krraba n'dac per t'zi ' a n'dac per t'pjeke gjithsi atij t'vije tue iu teke.... Prandej ketu , pashe t ' madhin Zot! mos me rrek me fjale ti kot; pse edhe ngae me u talle nuk kam. E pse e zeza kuje nuk jam, vec se n'kjosha e zeza vetit.... m'prije m'qit , po , para mbretit se mue Shkodra me ka cue, per nji dert un m'ia dertue: per nji dert e ' i kob te zi q* i ka ra s'mjeres Shqipni qyshe se i ka dreqent kojshi edhe ngrohe gjarpnin ne gji... Kapixhia edhe i ka pri Fille te Mbreti ate e ka shti. Kur ka dale trimi ke Mbreti lage e ndrage , si isht' ken i shkreti m'te dy gjunjet aty ai ka ra edhe keshtu ka nise me kja: per jete tande , lala Mbret a ti mbahe mbret n ' Shqipni apo Mbret asht Knjazi Nikolla q* i ka mbledhe cubat Cetine e u ka pri ktej kah shqipni edhe marre e ka Vraninen ka marre Zete e Podgorice na ka thye atje n' Kernice ku , mos t'kenke ajo Mirdita q* m'ia ndalun aty hovin ai zanate pushkes q* e ka edhe n'Shkoder pat me t'hi me i ba krajl ai mbi Shqipni perse Shkodra, t' u ngjatet jeta! po ishte kryet e Shqiptarise. Per jeten tande , lal Mbret a hiq dore ti prej shqipniet ase ndryshe coe nji ushtri q* t'i bjere Malit te Zi; se keshtu gjalle ma nuk u rrueka! Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie e ka ndie edhe asht idhnue; con e therret qate Dervish Pashen pa ndigjo. ti Dervish pashe ka ardhe puna tue u trashe tu' u trashe e tu ' i perzi pse qaj Knjazi i Malit t' Zi ka cue n' kambe , po thone , nji ushtri edhe dale ka ne Shqipni ka marre Zete e Podgorice me Vranine e me Kernice edhe n'Shkoder do me ra per m'e ba tane vendin Shkja m'e ba Shkja Shkodren mizore! Peshtjelli bashke peseqind tabore edhe del n'ate Cernagore e ma ban Knjazin terbjet q* Shqiptaret ka zane e i nget e s'po i len, jo, me gjallisun n'bjeshke e n'verri ai tu ' u vardisun. Mori e mjera Shqiptari ai t' shkoi moti gjithmone i zi si t' shkoi moti tue kja! Vjete per vjete ti n'gjak tu'u la vjete per vjete e muej per muej here n'gjak tand , here n'gjak te huej pa t'u nderrue kurrkund nenshtrasha! Qe, ky Pasha, Dervish Pasha t 'rrebte nji ushtri ne kambe ka cue e nper ty do' me u pershkue per me u ndeshe me Karadak.... per me t'la edhe ' i here me gjak. po a njimend , thue , se Dervishi kete ushtri nen arme e grishi per me ardhe me t' dale zot ty. edhe hekrat me t' shperthy q* dermishe t' kane kambe e dur' e t'mbajne rob tash s'dijne se kur? Jo, ,o ' e shkrete! Dervishi s'lot per me ardhe me t'dale ty zot e per ty me Shkje me u vra se ai zanate lirine s'e ka se prej si , kahdo ka ra, kush s'ka kendue , vec se ka kja. Por ai vjen perse Stambolla s'do' vete , po , edhe mbas sotit me t' mbajte rob ajo si motit e , tue t'ndryshun per ne themer me t 'ngule shishin ma kethelle n'zemer edhe gjakun me ta pi me ta shkimbe jeten unji e me t'lane m'u kalbe mbi dhe... Po ti djelmte, Shqipni , kur i ke? Kur i ke djelmte q* sot per ty m'arme me u cue edhe me mesy me mesy m'arme , po , t'prujte animikun e , pa dhimbe , nparzme celikun me ia rrase , e Knjaz Nikolles me i diftue edhe Stambolles se shqiptari a zot i vetit se s'i shtrohet Shkjaut as Mbretit?..... Ah , po ! Djelmte , q* ti ke rritun ata mohit ty t'kane ra edhe vetit i kane ngjitun njani Turk e tjetri Shkja dikush Grek , dikush Zejbek e kurdo q* u ka qillue keta per ty , jo s'kane qillue por per Mbret e oer Turqi por per Serb e per Greqi ai , ta mbaja Turkun n'Shqipni ky , ta ba vendin Serbi tjetri Grekun ta bie n'shpi edhe shite ty t'kane per pare t'kane ra mohit per timare per qifleqe e per beglleqe si t'kish ' kene nji grue hore e jo nane e zoje kunore zoja e Gjergj Kastriota q* sa t ' enden stine e mora me e nderue ka rrotull bota E prandej tash gjate e okolla t'bijne Dervisha e t'bijne Nikolla e ta lajne trupin me gjak e ta zane shpirtin ty njak si , mo , Zot , ma keq per ty se c'ke prite me pa me sy se c'ke prite me sy me pa me t' poshtnue ty Turk e Shkja porsi t'ish 'nane e pa djale! Ketu, Shqiptare , ndigjonje ' i fjale a me hjeke sot meni e rese zemer t'keqe e cdo ngatrrese edhe t' forte m'e lidhe nji bese t'forte m'e lidhe nji bese te Zotit si Shqiptaret q* i lidhshin motit se nuk shiteni nder t'hueje ase ndryshej Shqiptaria ka me hupe , e Perendia po , ta dini , ka me u vra tue u leshue t' gjitheve ne Shkja perse dita ka me ardhe diku e zeze e diku e bardhe n't' cilen Shkjau Turkut i bjen edhe Shkjau Turkun e then e e ngarmon ai jashte Europet me gjak tone , q* rrin e ngopet tashe peseqind e disa vjet pra , ate dite Shkjau , po bami e u gjet t'dame e n'mjet vetit , ju Shqiptareve a pa zelle per gjuhe te Pareve pa dashteni per Atdhe t' uej per kete bese , ai do t'u shuej porsi shuhet krypa n'uje perse a trim a dhimbe nuk ka per kedo q* nuk asht Shkja jo q* i ka per t'marre do uha.... E mos pritni se vjen Mbreti se vjen Krajli a vjen Dauleti me iu peshtye prej thonjve t'ti pse , si thome na ketu n'Shqipni shka ta haje ujku nji here s'e xen gjarpni kurrnjihere... S'jane , jo t'huejte q* e peshtojne Shqipnine q* ia bien vendit lirine jane Shqiptaret e kurrkush tjeter mbanje n'mend , pse asht fjale e vjeter e una prandej po e ve ketu ne leter q*, po kje se hupe Shqipnia per faj t' uej , kur t'rriten femi'a e t'ujte nipa : n'kje se gjalle ua len Shkjau ndonje per malle e kete fjale n"Lahute t'Malsise ta kendojne , ne fryme t'dhnise t'ua mallkojne shpirtin per s'dekuni e t'u namin rroc e koc perse asht dam , po , pasha Zotin! n'zi Shqipnia m'e shkue motin e me fsha ajo n'robeni tue pase djelmte q* per trimeni i permend n'fiset t'tana ke bjen dielli e ke merr hana. Hej , mo Zane! si t'duket ty? A thue shoh une kurre me sy se shqiptaret do t'bien m'nji fjale Zot Atdheut keta per t'i dale? se mbas flamurit kuq e zi Gege e Toske , fushe e malsi kane me dale ndo'i here n'ushtri me derdhe gjakun per Shqipni? Po, pse jo? Me kohe e pune ku me endire e ku me dhune gja pa u ba nuk jet n'kete shekull keshtu q*' i here shka dihej mbrekull dan mandej si t' ishte loje Jo, po; dita do t'agoje n't'cilen tok fisi i Shqiptarit ka me u mbledhe , edhe barbarit q* der' n' shpirte e ka poshtenue me arme n'dore ka me i dhishmue se ai per t' gjalle s'i shtrohet kuje se rob s'rrin nen thember t ' hueje por don kohe , moj zemer vale q* Shqipnia m'veti t' dale pse vjen moti per kadale. Per nji dite bijne kerpudhat n'shi por nuk mkambet jo , ' i Shqipni.... Pra keto fjale tash, ketu t'i lame, E prape kanges t'ia zame pse po ndihej ke atje kah Shkodra fort po rreh trompeta e lodra fort po ushton qai Rozafati Dervish Pasha ke s'ia ngjati edhe n'Shkoder ia ka behun me psedhete taborre t' njehun t'tane harape e Anadollake per m'e ndeze Cetinen flake m'e ndeze fkale , e m'e kalle Knjaz Nikolllen m'e xane gjalle edhe lidhe n'Stambolle m'e cue m'e lane mbeshillun ne katue ku rrin kali tingellue. Heshtu , Zane , mos qesh me mue, se merziteshem kam qillue! Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla se ai po i kisht' do djelm sokola q* per Fe e liri t'Parit q* per nder te Gospodarit ndryshej s'bien , jo , n'fushe t'mejdanit ndryshej s'rrajne m'asqer t 'Sulltanit vec si krsuhku , q* shkon n'darsem t'tane plumbat presin n'parsem. Pse edhe ata e kane kanu bese me Turk kurre mos me vu mos me vu kurr bese as fe me te por me u vra , me u pre po duel ai ndo' i here m;ate dhe Jo q* vete Knjazi i Cetines po ishte trim , po , zogu i Shkines e nuk lidhet per s'te gjallit per me u mbeshtille te grazhdi i kalit. Shka t'i bajme: anmik na e kemi por te drejten do t'ia themi.... prandej vete kishem me thane se edhe teper ka per t'kane per Dervishin , n'mujte me dale der' n' Cetines , ai rruges pa u ndale perse asht mal Cetina e shkrete duhet pune me u ngjite perpjete... Po , po ; duhet , besa , pune, per me i hi Cetines perdhune pse qe Knjazi sa ka ndi' se Dervishi erdh n'Shqipni fjale ka cue Malit te Zi n'lufte me dalun plak e i ri n'lufte me dalun burre e grue burrat mire nen arme shtrengue grate me kemasa e me supara me kosh n'shpine cikat e ngrata per me i bartun buke ushtrise per me i dalun zot lirise kundra anmikut te lirise. e pse rreth t'tane Karadaku asht nji gjuhe , ' i feje e 'i gjaku e nuk don vec qeverine sa per t 'ngope me ar parine por do' Atdhene e don lirine don me shkue perdite ma para per kah dija e punet e mbara burre e grue ne kambe jane cue edhe pritat i kane xane, ashtu Knjazi si u ka thane kane xane pritat ane e m'ane burra , djelm e gra, e vasha. Qe, edhe dynde asht Dervish pasha me pesedhete taborre t'veta edhe merr rrugen perpjeta tue rrahe lodra e trompeta. Da ushtrine e ka n'tri ceta njanen leshon kah Podgorica tjetren derdhe ai kah Kernica merr te treten permbas vetit gjate liqenit m'lundra t'mbretit e si ata shkulmat e detit q*, tue velue e tue shkembue tue gjimue e tue ushtue vijne plandosen per ani here per balle e here per bri tash tue e hjedhun , thue , nder re, tash pingul neper kurrne shul n' teposhte tue e karrani thue n'avis duen me e perpi shkrehe ai turrin per Mal t'Zi n'Velecik e del n'Rumi. Asht ndeze zhari mal e verri. Kerset topi , rreh havani ka marre gjame tane Ballkani. Ah! kadale , bre Knjazi Nikolla se ky a 'Mbreti e kjo a Stambolla se me top e me "nizame" t'djegun dhene , po , per nen kambe. A me Turk deshte me u pre? qe, tash Turkun tek e ke del , del!rrugen me ia pre.... Por nuk dij si ke m'u da n'pac vu sy me te m'u vra perse asht trim , po , asqeri i ti, si ma i miri nder krajlni, kur t'kene krena q* me pri te kete buke , barot te zi. A nuk sheh ? a ke verbue? Dervish pasha c't'ka rrethue? si n' menjene t'ka shtrengue gjalle prej dore s'ke me i peshtue pse edhe n'ty fort asht idhnue. Se asht idhnue Pasha i stambolles kish me thane Knjazi i Nikolles s'po ia hang'rka kurrkund palla pse , qe, atje, n'do karpa t'gjalla rrethe e cark ai permbi Rjeke t'tane ushtrine e ka perpjeke ku dhane besen per me deke per me deke e per me u shue e Cetinen mos me e leshu' per pa u ba gjaku der' n' gju. Kane lidhe besen , po , n'mjet vedit me ba pushke me asqer te Mbretit edhe t'Paret mos me i koritun q* , pa u lodhe e pa u topitun kurdohere me Turk jane pre per liri , po , edhe per fe. mandej da i ka ceta-ceta Rjekes tue i leshue malit perpjeta ku s'ke vec curra e kacuba per kacuba ka dy cuba per gjith curraka dy burra ka dy burra malazese ngjedhun vezmet mire per brez ngjite taganet ne sylah idhte "novicat" peshtete per krah synin xhixhe e vet'llat shllunge neje-neje kryet si bunge q*' i qind here me i ra supate nuk ia hjek, jo , i ashkel t'thate por t'tane mend e te tane di'e per me u pra me Turk Azie..... Dervish pashes mandej con fjale: "Byrme!" kur t'duesh, mundesh me dale n'dac per mik , n'dac per anmik se ma gati c'se kam le s'e njoh vetin ne ket dhe buke e mish, barot te zi si zanate q* asht n'Mal te Zi. Shkon Dervishi tue u shty tue u shty e tue rrembye. ka marre Zete e Podgorice ka marre Viri edhe Kernice edhe marre e ka Vraninen Oso Kuka ku ka mbete mandej mandej kambe ai ka theke per me dalin neper Rjeke e me u kapun te cetina ku kisht' cerdhen gjeracina ku kisht trollin Knjaz Nikolla edhe trolin rreth e okolla ma i shembe , me ia derrmue mande pash n'dhe me ia gropue. Por se shka, kur erdh me dale neper Rjeke me kapun male Madhi Zot , ty t'kjofshim fale! se c'ka shkrehe aty potera se c'asht ndezun lufta atehera se shum gjaku edhe ka shkue shum"nizami" ka sharrue! Ka mbete gjindja pa u remue me i grane shpezte e Karadakut q* edhe leshojshin fort n'ere t'gjakut..... Masyni Turku me fuqi priti Shkjau me trimeri e ka ' u ndeshen me furi si t'u ndesheshin flake e agzot lum e lum per t'Madhin Zot! t'ia dha vigma e t'ia dha ushtima t'ia dha krizma e t'ia dha bubullima t'nisi topi me gjimue t'filloi pushka aty me velue t'u perla Turku me Shkja njani m'tjetrin t'u ndersy shoq me shoq t'u kaperthy' njani mesyni e tjetri shtyje si dy dema balle per balle q* atje n'djerr a n'ndonji zalle kur bajne gjethet mriz prej xetit kaperthye brynash n'mjet vetit kakezue shpinen ba kular shtangue bishtin strumbullar dyndun poluhni re n'ajri rrine t'u vra me t'madhe meni der' t'i daje ndonji bari. Dy here Turku u kap ne maje du here Shkjau e leshoi nder zaje tue shkrue sh[atin me harape. Por kur s'tretit muer me u kape e me dale prap n'maje t'malit kur n'Mal t'Zi kje pika e djalit i leshoi n'toke atehere "shejtanat" edhe ue cue e xuer taganat e si bisha tue lurue fulikare n'Turk leshue E t'ia nisen me i krekcue ke me krye , po , e ke me koke tue i leshue shyt dekun per toke. Aty Turkun e leshou zemra edhe vend s'i xu ma thembra por u drodh e solli shpinen e n'teposhte e muer rrepinen. T'iu leshue Shkjau mbrapa per gjurme e me vigme e t'madhe zhurme vrap per vrap e turr tue e ndjeke ke tue there , ke tue lane deke e dermoi der' poshte ne Rjeke ku prap sh'gjete i vehet n'shpine edhe e debon e e qet n'Vranine. Kur me sy ka pa dervishi se Nikolla ushtrine ia prishi fort nji here ai na sht idhnue ka shkrepe kambet porsi i terbue idhte "javrenin" ka qortue por mandej zgjedh nji "allaj" t'ri nder ma t'miret q* i kisht' n'ushtri e ia qet Shkjaut mbrapa shpines me ia pre rrugen Cenise Vec Nikolla , i biri i Shkines po kisht' kene nji biramel q* ma n'Shkja shoqi s'i del prande' e pa me kohe rrezikun edhe u drodh e u vu ne t'hikun mori malin thik perpjeta tue u zhduke me ceta t'veta. U zhduk Knjazi , e Dervish Pasha ishte ngerthye ato vet'lla t'trasha mori rugen per Cetine Valle , a hin Pasha n'Cetine?.... Nuk e dij a hin n'Cetine por n'Cetine e dis se s'rrin dic po velon atje n'Berlin.... Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Kange e Shtate KUVENDI I BERLINIT Ne konfliktin e Ruseve ne Turqine , Fuqite e Medha te Europes hine ndermjet dhe cilin Kuvendin e Berlinit. Per Shqipni s'mendoi kurrkush. Krajl Nikolla kthen ne Cetine e thrret Pal Milanin per ta degjue me 5 taborre ne Shqipni. Pal i urte , s'pranon te xevendoset me Mark Milanin. Deh! oj , Zane , ty t'kjosha true! a thue din ti me m'kallxue se c'ka ndjeje tue bumbullue andej larg kah Rumelia ka' ajo Plevna e Bullgaria? A kjene topa a vec kjene gjame q* u dridh toka ashtu nen kambe? Besa, jo , pra nuk kjene gjame q* u dridh toka ashtu nder kambe por kjene topat e Rusise kjene havanet e Turqise q* humb'lluen fushes s'Rumelise nate e dite tue rrah pada, Rumelise t'tane n'gjak tue e la kah na u pre Turku me Shkja me Moskov Turku ka'u pre Rrembei gjaku shkulm mbi dhe si mjere zemra e atyne nanave q* i pa'n djelmte atyre anave perse kryet nen gryke t'havaneve kur te rrahin keta batare s'i ban njeri , jo , nji pare bre ma zi edhe e pat per t'ndodhe pse tue u rrase kje Shkjau n'Stambolle me zhbi Mbretin n'post te vet vec se u rane Krajlat ndermjet edhe pushka tashi prani. Sot t'shtate krajlat e Sullatani n'ate Berlin na jane bashkue na kane nise me bisedue se si punen me e vendue per me vu paqe dhe bese per me shue lufte e ngatrrese zemer t'keqe , meni e rese tue ngule gure , tue ngule kufi per gjith vend , per gjith mbretni gjate Ballkanit n'Dete te Zi. Por tue kene se bese e fe nuk po kisht' , jo , sot mbi dhe e se i froti n'arme mberthye ai po kisht', gjithmone arsye un tue pas jam , ketu do frige se na bine ndo' i pune e lige per Shqipni e per Shqiptare ke keta s'kane miq as kumbare q* me fole per ta nji fjale q* me hy aty zot me u dale. Pse edhe qe, qaj Knjaz Nikollla leshue dollamen pola-pola e me ' i struge te gjane dy pellambe me'i kosh rrethe neper kambe shkye shllvaresh mbi kupe te gjunit me iu dhimbe gurit e drunit ai po e del Krajlave para e me fjale dokrra t'mbara po ia nise aty me kja se ai toke buke nuk po ka bjeshke e verri se ati' i jane tha i jane tha e i jane shkumbue te tane shkam e rrase lemue pa nji kallze , pa nji shkop druje se q* pop'lli rreshkun uje asht ka' i del prej Cernagore po s'iu leshue nji toke gratcore si bjen fjala , toka arbnore. Toka arbnore , toke me name (ble me pash e shite me pllambe pashi argjand , pellamba flori) n'dac ne bjeshke , e n'dac verri n'dac per hen e n'dac per dhi si per buke , si per tagji si per pune , si per tregti. Edhe Krajlat po e ndigjojne po e ndigjojne as s'po e qortojne vec se bashke me mbret t'Stambolles po na i apin dore Nikollles me marre Plave , me marre Gusi me marre Shkodren me Malsi der' ku ndan vendi me Dri; si ate Zoti ma marrofte Mbret , a Krajl , a kushdo kjofte q* vu dore n'leter ma i pari vendit t'vet me dale Shqiptari ase rob me ndjeje nen Shkja page e t'dheta atij me i la! Se per Zotin, - kjofte levdu!- per pa u ba gjaku der' n'gju kurr Shqipnine s'kemi per t'a lshu. Se kur t'merret , valle Shqipnia flake do t'ndezet rrokullia e do t'binden fiset t'tana kah bjen dielli e kah bjen hana. Gjaku i jone , po ka me velue nama e jone , po , ka me velue ka me i shkue n'vesh Perendise edhe i Lumi , n'fryme t'idhnise n'vend Europen ka me e vra te tane n'gjak ka per ta la. Kur ka ndie qaj Knjaz Nikolla se ati' Europa edhe Stambolla dore i dhankan mbi Shqipni me dale cubi nji zotni vu "kapicen" n'njanin sy se c'a' hjedhe e c'ka lodrue se ' edhe kanges c'ia ka fillue porsi krushku tue vallezue! Lum e lum, po , i biri Shkines se nder kesolla te Cetines n'ato kohe q* kane me ardhe ka me ngrane ai buke te bardhe ka me zi' ai mish tarocit ka me pi , po , vene prej pocit n'te dy faqet me i plase gjaku kacandre me i ndeje mustaku. Ne Cetine mandej ka dale Pal Milanit i ka cue fjale more Pal , more ti djale nje sahat mos t'bajsh me u ndale por flu ' tro si gjeracina edhe pa eja ka Cetina pse due t'ap un ty nji ushtri pse taborre djelm te ri t'tane sokola , le n'Mal te Zi per me i qite un n'ate Shqipni n'Hot e n'Grude , n'Plave e Gusi e ato vende me m'i shtrue se ato krajlat m'i dhane mue me shkele m'to gjithsi te due. E mandej , si per nji jave t'm'i keshe shtrue Gusi e Plave n'beh t' m ' i biesh Lekeve t' malesise si njaj ujku prej pusise e me shpate e me konop te m'i bajsh mue Leket per shkop edhe vendin gjane e gjate t'ma pushtojsh der' n Perrue te Thate. Pse , si shtrue ta kene Malsine t'keme marre Plaven e Gusine atehere na po t'rras'na n'Shkoder tue luejte valle e tue kecye loder si ata mazat neper lame po na hi kund ferre ne kambe. pal milani thote nji fjale: njeksaj pune a' veshtire me i dale se p'r'i jave s'shtrohet Malesia as me pushke s'meret Shqipnia. Venu shej , po , fjaleve t'mia e mos nguc grethat me krande perse nguce te zezen tande pse edhe jashte n'kete pune ke marre per pa t'pase kush gjak as varre nuk thote Zoti, as s'e ep kanuni ne vend t'huej ne zjarm me rrane me i ra detit ane e m'ane se n'fjale tande atje do t'vete por n ' Shqipni , besa , s'mund t'vete. Qeshi Knjazi vesh e m'vesh se ti s'kenke- o burre prej nesh kenke burre vec me ngrane pershesh cese ia nise me m'predikue thue se' i grue vete kam qillue q* me u trembe prej fjaleve t'hueja. Jo , po , mire do t'isht per ty kamalaf me vu ne kry me leshue mjekren der nen gji e me dale pop ti n'mal t'Zi per mos dac ti n'shpi me shkue me ngjite furken porsi grue e aty n'dere , ndeje mbi ndo' i k'rroqe me tjere n'bosht me t'ande shoqe tue u xe me ta n'shulla se per lufte s'u dashtke gja. sa per lufte asht Mark Milani burre si motit , trim si luani q* edhe ushtrise ka per t'm'i pri per me shtrue Plave e Gusi per me shkele Leke e Malsi Edhe Shkodren mbrende me i hi me i hi mbrenda me bajrak me e ba Shkodren Kradak. keshtu tha Knjazi e leshoi kushtrimen per me mbeledhe n'ushtri burrnimin. Pingroi Zana neper molla hajde , hajde ! or , Knjaz Nikolla se pak gjate je shty me fjale se vjen moti per kadale se s'din njeri ku mund t'dale po kjo' imend se leshon ai vrapin ma te madh se ta kete hapin si , me gjase , ti don me e leshue cese nder mend ty t'asht ngujue ne gasi nji ushtri me cue Shqiptarine nji here pa e pevete a thue e leshon Gusine e shkrete a thue e leshon Malsine e ngrate per pa i shpraze dy pushke m'te thate. Me Shqiptare , more Nikolle mundet njeri ngusht me ndodhe po s'u shkoi ai mbrende per mik se ata le kishin celik e vu sy kishin me deke m'erz a m'toke me pase me i preke s'ka shka ban nder t'a i huej! se ata gjalle s'i shtrohen kuje n'dashte t'jete Knjaz , a n'dashte t'jete Mbret se ata Mbret po ishin n'dhe t'vet fort gabon kush i gerget! Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Kange e tete. ALI PASHA I GUSISE Ali Pasha shtrengohet per rruge. Pershendete nanen e i len porosi shpine. Se shoqes i len amanet djalin dhe i urdheron ta rrise bujar, trim , besnik , luftetar , kuvendar , te afte per te pri e per te ndigjue. Po pat rrezik e ra vendi nen Shkje , le t'i prese kryet dajlit , por mos ta dorezoje gjalle.- Merr rrugen Pasha perplot me mendime. Kapet tek nji gurre dhe ulet te pushoje. Nga Bjeshka afrohet Ora e Shqipnise. Asht e pezmatueme kundra Shqiptareve te cilt para vendimit te Berlinit e palaneve te kraj Nikolles rrine me duer ne ije. Pasha e perbeton Oren mos t'i name Shqipetaret , ne emen te cilvet vulndetohet ai vete te dese per Shqipni. Drita duel , dielli s'ka le Ali Pasha ' i trim rr'fe heret sot keka cue kenka vesh , kenka shtrengue paska mbathe cizmet der'n'gju edhe u ulka ne katu', ka nise gjokun m'e shilu' , i ven frenin prej florinit i ven shalen telatinit , ia shtrengon me tre kollana hidhe gjoku porsi Zana, poersi Zana n'mal t ' Tomorrit edhe e xier te dera e oborrit nanes s'vet ai ku i therret ku po i thrret e keshtu po i flet: "Pa ndigjo , mori ti loke banmu ndere ' kush te jete per ndere mos len t' vobeg me kja n'dere mos len t'vobeg n'dere me t'kja, por t'm'i delsh moter e vella por t'm'i delsh ti nane e tate si te Paret na lane zanate se kane bijte do pune te reja e do dal un der 'kah Peja der' kah Peja , der ' kah Reka per me u pjeke te Haxji Zeka e nuk dij kur ka me m'ra me u kthye dale , me ty me u pa perse shtegu orok nuk ka" . Nuses s'vet mande' i ka thane: "nji amanet jam tue ta lane rritma djalin djale bujar, t'me dale burre e burre shqiptar t'm' bahet trim e kuvendar me qindrue per kanu' t'vet me luftue per Atme e Mbret: t'dije me pri e me ndigjue kudo puna me i qillue armet e besen mos me i l'shue. Por ne kje se mali i Zi erdh e ra kurr ne Gusi der' sa t'jete djali kerthi pashe njate Zot , q* te ka fale ma nigjo ti grue nji fjale: Bane zemren gure e krep premja djalit kryet ne djep mos m'ia lesho knjazit n'dore gjalle s'due ta la n 'Shqipni un perrale se nji biri i Ali Bregut se nji nipi i Skanderbegut Knjaz Nikolles i ka sherbye se ka vu "kapice" mbi krye se ka ndeje per t'gjalle nen Shkja page e t'dheta atij tue i la. Ma mire n'vorr me u kja per malle se nen Shkja me ndeje per t'gjalle!" Keshtu tha Alia e i hypi kalit edhe u nise terthores s'malit porsi breshni me duhi tue menue , duhan tue pi. C'do t'mendoje , valle , Ali Pasha q* i ka vra ato vet'lla trasha q* i ka vra ata sy si sh'gjeta thue se n'meni i ka ardhun jeta? Se shka ende kjo menjda njerit s'din kush gja , pose njatij t' Mirit q* nuk flene as kurr nuk kotet q* ka dore stinet dhe motet e q* rrezja e syut ka i priret t 'zemres s'njerit kthellon gjiret e ia shef te tana endiret ia skyrtjon t'gjitha deshiret q* aty mbrende rrijne tue perzi diku bardh e diku zi: Ai , po , din sh'asht tue mendue Ali Pasha rruges tue shkue. Une vec dij t'u thom nji fjale se tue shkue ashtu m'kale e m'shale t'u i ra dromit me t'medhaj hapa shum do rruge ka lane mbrapa shkote gjoku porsi re: edh 'asht kapun ne nji rre ku nji lis i bukur ishte lisi ishte e hije kishte edhe kishte ' i gurre perbri gurre te gjalle ' te kjarte flori ku edhe gjokun ka ndalue e ia ka zbrite per me pushue nen ate hije e te njaj krue. Tue pushue per nen ate hije si lua , q* prej shpretie zen m'do ' i moje , kepuce e lmekun pa dobi mbasi t'kene ndjekun t'lehte anmikun , q* i grabiti kelyshet e njome e menise i rreshkiti me sy t'vrane kundron Alia se sa e bukur shqipataria rreth e cark i shtrohet para me liqej , lumej e ara e me male te madhnueshme e me pyje te brelueshme edhe syte i mbushen n'vaje kah mendon se fati i saje nder duerte t'hueja gjithmone ngeli se ma i keqi p'r' here e shkeli e s'e la me cue kurr kry' s'e la drite me pi me sy . E ashtu ndeje trimi nen hije n'mend tue endun pune Shqipnie kur qe sheh logut tue ardhe nji si Hije , veshe ne t'bardhe si nji vashe q* fat ve sparit shtrengue ijet me i shoke arit e tye zhdredhun fkloket gjate shtatit si ato rrezet krese s'njaj shpatit kur ban diellei per me le neper bryme te nades s're. Ardhun shtatit si breshana si ajo vera e si ajo Zana bite shpatit tue flaknue der' q* vjen e xen mbi krue vjen e xen fille nder ylbera q* ndermjet t'stombeve t'blera e per rreth t'argjandte t'currilit i trajtote rrezja e diellit. U trand gjoku kur e pa ( thone se kali praske nuk ka.) Curroi veshet e ngrehi krye't e haru , pa ia da syte turfulloi nja dy a tre here tue u smbrape rudines s'blere kah kish't ndjeje Ali peshtete. Ali Pasha e pa dhe vete e m'nj'' n krah kish' zatete i dha shtatit e u drejtue edhe ndei ai tue kundrue pale a isht' njeri ase hyjni. E tue keqyre ashtu n'habi qatje vone po nise me i thane "Pashe Njate , q* te ka dhane a je njeri ase je Zane? A lute Pashke a lute Bajram?" "Se shka jam e shka nuk jam se as luse Pashke as luse bajram se a baj hije aa jo n'kete jete ketu s'asht ngaeja me pervete". po i thote Hija atehere Alise: "Se ngushte jane punet e Shqipnise se mbrende besa asht krejt harrue se lugat m'te Knjazi asht cue asht cue Knjazi m'te lugat ka qite sogjet shpat e m'shpat don me dale der' n'Rozafat B'ate Berlin u da pleqnia n'dore te Shkjaut me ra Shqipnia" "Mo' , pashe Zotin ! Shka po flet? zen Alia e po gerthet Po a s'ka Zot , a s'ka kund Mbret q* nji Knjaz i Malit t'Zi mund po e baka ai sot pleqni me i pushtue keto Malet tona ku cese rremben Drini e Valbona s'ka ra mbrende parmende e hu'j page e t'dheta s'jane la kuje?" "Jo , po , pra , i pergjegj Hija nen kambe t'Shkjaut do t'vueje Shqpnia edhe Knjazit page e t'dheta do t'i laje per sa t'rrjedhe jeta perse sot gjindja shqiptare rrejte me pare e me timare bese e fis keta kane mohuemun krejt Atdhene e kane harruemun edhe armet i perdorojne kur mos t'vrasin shoqi'sho' in jo per t'sjelle lirine Shqipnise jo per t'mbare e t'mire t'njerezise por per t'gjedhe se ke nder t'huej zot Shqinia do ta quej. Marre e turp per fis t'Shqiptareve me nderuem namin e t'Pareve edhe rob deshtas me ngelun nen kambe t'hueja ndrydhe e shkelun si mos kush n'fetyre t'rrokullise! se une jam Ora e Shqipatrise se un Shqiptaret- o do t'i nami t'mos u zhbihet arave grami t'mos u dahet dheneve dami t'mos u lindet djale ne voter t'mos u rritet vella as moter, por le te shuhen nen zgjedhe t'hu'j porsi shujet krypa n'uje" "T'lshosha bjeshket , o mori Zane merr Alia , atehere , me i thane t'leshosha bjeshket e t'leshosha malet mos na nam , he shto-Zo-vallet! pse na nama na ka ra pse na besa na ka vra cese ka mrrijte fisii i Shqiptarit me u dridhe para "Goskoparit" Shqipatri me u dridhe n'sy t' Knjazit si ai as luga n'fyt t'nji mazit s'con kandar ai nder mbretni.. Jo, por, n'kje se n'Shqipatri ke gjete hije me pushue ke gjete gurra me u freskue e rudina me lodrue me lodrue e me vallezue krah e m'krah me t'buk'rat tjera kur lulezon e bute pranvera pashe njate sy , q* paske hylle q* ma cile e q* ma mbylle si ajo hana neper pylle deh! m'kallxo n'kete hije shpati si ta peshtoi Shqiperine i ngrati; se t'baj bene mbi gure te vorrit n'Bige te Shales e m'Shkamb t'Tomorrit q* per te nuk m'dhimbet djali q* per te jeten e fali." Kur ka ndie Ora e Shqipnise se shka i tha Pasha i Gusise fort me veti ajo a gxue edhe Pashes keshtu i ka li'gjrue: "M'kambe , pra Ali , per n'kjosh kun gjalle nuk asht ngaeja sot me u talle Knjazi topin'asht ka e kalle. Dil e piqu n'Haxhi Zeken Grish Kosoven , bashko Reken lesho kushtrimin n'Toske e n'gege mblidhnju tok si kokrrat n'shege forca tok- s'bahet rrecok edhe , lidhe me bese shqiptare bini Shkajut ju fulikanre un me ju kam me qillue Shkjane nen kambe kam me ua shtrue. Por , pse ti ma bane ate be se nep jeten per Atdhe qe un po t'ap nji force te re vendit lisat ti me i shkulun m'ty tagani mos me u ngulun plimbja e pushkes ty mos me t'vra gjylja e topit mos me t'ra." Edhe keshtu tu ligjerue Ali Pashes ajo asht afrue ka qite doren mbrende ne gji ka xjerre jashte do rosmari ia ka dhane t'i marre ere mandej thane i ka Alise: "Hajt, Ali , ti me u pruvue pale a e shkul lisin me rrema pale a e shkule e prap e ngule" Edhe trimi i asht shtrenguem me dy dueret lisin ka kape dy tri here ai e ka trandun me gjithe rraje edhe e ka shkulun por kur prap ka ba me e gulun as nji gju n'dhe s'mund e shtini. Fort ka qeshe e Buk'ra e dheut kur ka pa se Ali Pasha s'mujka n'vend lisin m'e e nulun edhe s'dyti rosmarine ia ka dhane t'i marre ere Kur asht cue s'dytit Alia me dy duert lisin ka kape e si t'isht ' i hu prej gardhit shul perpjete ai e ka ndritun e der' m'dege ne dhe e ka ngulun. Mandej sjell asht me soditun se c'po i thote ora e Shqipnise por me sy t'Miren s'e pa isht' ba voese e ra nder lule. M'kambe Alia habite ngeli tue kundrue rreth kah zabeli deri nalt ku niset bora per me pa se c'u ba Ora. Kur nise gjoku me hingellue nise me thunder me trokellue thue se n'mend po don me i qitun se s'isht ngaeja aty me pritun Asht kujtue , madje, Alia per shka thane i kishte Hija se n'rrezik gjindej Shqipnia edhe gjokut n'shpine ka kercye. Gjoku turrin ka shperthy kush dy here s'i pa me sy. *** Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Kange e Nante LIDHJA E PRIZRENIT Ali Pasha u qet kushtrimin burrave te Shqipnise te mblidhen ne Prizren. Ora e Shqiperise thrret Zanen e Sharit rrehet se jane Ajkejte apo Dadajte e dheut me Ali Pashen ne krye te vendit. Rreth tij Marash Vata e Abdyl Frasheri , Prenke Bibe Dode e Toptan , Cun Mule e Mar' Lule , Vrijon e Deralle , Abdyllah Dre e Shan Dede.Ndersa Ora e Zana bisedojne ne vedi, Abdyl Frasheri cile mbledhjen , tue ende epopene e Kombit..... Shkrepi dielli buzes Cukalit eja e t'kendojme , oj Zane e malit eja e t'kendojme n'Lahute t'Malsise si ata krenat e Shqiptarise ne Prizren na jane bashkue per me fole se si me e peshtue prej capojve t'Malit t'Zi q* ka dyndun top e ushtri me hi n'Plave , me hi n'Gusi me marre Shkodren me Malsi der' ku dane vendi me Dri pse , po tjone , Mbreti i Stambolles dore i dhanka Knjaz Nikolles me ndeze zzjarm ai n'votra tona me nga qete ai n'ara tona, me ba dru n'zabele tona e me gra e vasha tona, me lujte Shkjau harushe me ne thue s'ka Shqiptare mbi dhe. Por po kisht' , besa , Shqiptare kisht' Shqiptare zemer bujare burra t'urte , trima luftetare q* s'po u tutshin keta me deke n'erz e n'toke me pase me i preke Perse , qe ; qaj Ali Pasha fort ka vra ato vet'lla trasha ka vra vet'llat edh' a' idhnue burri i botes ' kur ka nigjue se n'berlin asht ba pleqnia nen kambe t'Shkjaut me bue Shqipnia edhe ne n'Peje trimi ka dale t'tane Shqipnise ka cue nji fjale q* shk'a' Krye , shk'a Bajraktar shk'a Vojvode e shpi e pare fille me dalun ne prizren per me ngrehe aty kuvend e si motit per atdhe me lidhe besen , me lidhun fe bese e fe me lidhe shqiptare se pa dale Shqipnia fare sa q* n'fushe as ne zabel mos te lehe ma qen ne stel mos t'kendoje as pule as gjel vendin te huejve mos m'ua leshue. Shkjaut per t'gjalle mos me iu shtrue mos me vu "kapice" mbi krye Mbretit fjalen me ia thye Edhe n'lajm q* cpon Alia trup ne kambe cohet Shqipni shk'a gegeni e shk'a Toskeni cohen Krene e Bajraktare Agallare e pashallare Me Vojvode e me beglere trima n'za , burra me ndere larg t'permendun per urti lart te lupun per pleqni e kush tok e kush shok si ata hyjt q* shkrepin n'qielle ne Prizren na shkuekan fille Prizrenjanet ku mire po i presin buke e zemer po u qesin si zanate q* e ka Shqipnia kur t'u shkoje miku ke shpija e si tok na jane bashkue trimat n'kambe atehere jane cue e kane dale ne log t'kuvendit n'ato mojet e Prizrenit ku kane ndejun rend mbas rendit me Ali Pashen n'krye t' vendit. Valle c'piskati n'hije t'blinit n'ato mrize t'Ljubotinit q* ushtoi vigma ashtu zalise? Ora e bardhe e Shqiptarise paska kene m'nji gurre tu' u la edhe e mira e paska pa se atje poshte- o ne Prizren kenkan mbledhe Shqiptaret ne kuvend paska pa ajo e kenka gezue n'maje t'bjeshkes paska flut'rue edhe n'gjuhe t'ambel t' Shqiparit thirre i paska zanes se sharit sa q* ushtue ka hapesira a po ndien , moj t'rafte e mira! moj shtat rrituna na mjalte? Paeja ' i here m'kete bjeshke te nalte paeja ' i here , per dac me pa shka s'ke pa as n'Turk , as n'Shkja Zana mire ate e ka ndi fluturim asht leshue n'ajri ia ka behe n'bjeshke t' Ljubotinit sa rre' i here qepalli i synit ku aty para i ka dale ora edhe kapun dora-dora tue kuvend motra me moter na kane zanun vend n'ate koder. vend n'ate koder , si kane zane ka qite ora dhe i ka thane: "se une q* dijte e kam ma s'miri se ty p'r here ta ka dashte hiri me t'kuvendun fjale burrnie me t' permendun pune trimenie e me njohe burrat e dheut q* per Fe e per liri t ' Atdheut vringellojne shpatat si vetima trandin boten si bumb'llima bajne anmikun copa e grima deshta t'thrras , moj vetull-njale mbi kete bjeshke nji here me m'dale per me t'thane se edhe n'dite t'sotit po kisht' burra porsi motit mos me u trembe ne flake t'barotit mos me u tute n'vringellim t'celikut balle per balle m'iu turre anmikut . A i sheh poshte atje n 'Prizren njata burra mbledhe n'kuvend?" A thue i sheh e a thue po i njeh ?" Un po shoh , por nuk po i njoh Nuk po i njoh , jo , se kush jane po i pergjegje e bardha zane vec , mbas gjaset , kish ' me thane se ata akejte na kenkan ngjallun q* t'larget Trojten paten kallun pse edh' ai trimi n'krye te vendit q* po dan ne log t 'kuvendit porsi t'isht' nji rode dragonit fort m'i ngjaka Agamemnonit si p'r ate tjetrin , pak pertej me ata t'dy mustaket te medhenj krah e m'krah q* i paska leshue e q* folka si tu' ul 'rue kish me thane se a Diomedi. Fort ka qeshe Ora me vedi se ata Akejte , besa , nuk jane s'jane Akej as jane Dardaj as vigaj , as katalla por jane Krenet e Shqiptarise krenet e Gegeve e t 'Toskerise q* kane dalun ne kete dhe me lidhe besen , me lidhun fe edhe n' arme keta me u shtrengue Europes fjalen m'ia poshtue q* me Mbret paska pleqnue me i dhane dore malit te Zi t'a copetoje t 'mjeren Shqipni ...... Sa p'r ate trimin n'krye te vendit q* po t'dan ne log t'kuvendit porsi t'isht nji rode dragonit e q* i gjaka Agamemnonit ai nuk asht , mori lum Vasha tjeter kush vec Ali Pasha q* per t'drejtat t'Shqiptarise vete ia nep zjarmin shtepise e s'i dhimben nane as djale per to jene vete e fale. E njaj tjetri ma pertej me ata dy mustake te medhenj me i preke n'shoq q* ka bri vedi ai nuk asht , jo , Diomedi por asht Bajraktari i Shkrelit si njaj pyrgu n'balle t'keshtjellit q* s'e trande as topi as shpata e i thone emrin Marash Vata. Jo q* ka aty burra tjere Bajraktare , Krene e Blegere q* per fjale e per urti per trimeri , per bujari nuk ia leshojne vendin kurrkujt as n'Shqipni , as nder te hueje A e sh'' i here njate burre zeshkan me kollcike e me fistan q* ma ka synin si sh'gjeta q* m'i bajne t'gjithe tungjateta e q* folka ashtu pa u ze here tue mate , mandej tue pre q* prandej njate fjale q* e flet Mbreti as Krajli nuk e shkelet Pse edhe dera e tij bujare larg permende asht n'toke shqiptare Per kah pup'la e per kah dija Pa te cilat s'rron Shqipnia? Ai asht trimi Frasher Begu q* gjithkund , ku e qiti shtegu i la name ai Toskerise faqe t'bardhe i la Shqipnise Mandej vjen nji Qefali Prenge Bibe Doda , djale zotni per kah mosha mjaft i ri por i vjeter per pleqni kur te dueje me fole urtni ai asht Zane , njaj Kapitani Kapitani prej Mirditet per te cilin larg perflitet larg perflitet , larg kallxohet zi e bardh per te shartohet. Atehere vjen ne rend Toptani q* edhe ketij larg i vojti zani per shka mire e zi q* bani perse i forti , si e din vete mire e zi punon n'kete jete kur t'i marre mendja perpjete. Perbri tij vjen prap Zagolli Gjete Gege Shlluku edhe Begolli vjen Cun Mula e vjen Mar'Lula njani Hot e tjetri Shale t'forte per pushke e t'urte per fjale si ai Dode Preci prej Kastrati me ate Vrionin e Beratit edhe trimi n'za Deralla q* po i kishin fjalet e rralla por s'po cajshin shume kopalla ku , po isht'puna me qindrue me qindrue p'r' Atdhe t'bekue Por pertej , m'ate tjetren ane ai asht , Zane , nji burre shkodrane asht Shan Deda i Dede Jakupit q* si Letinit si Halldupit rrumbulllak fjalen ua flet pse asht dere pushke gjet me gjet e s'merr vesht per Krajl as Mbret Se ti , besa , mire po thue mori Zana me ligj'rue se edhe n'sy jam tue e dalltun q* kudo puna me qitun per pa e shkrepe ky s'kisht me pritun Vec un desha ketu ta di' se kush asht njaj kinezi n'dy kubure e n'nji harbi q* e ka vu kesulen n'nja n'sy e i ka leshue tirqit nen i' , sikur leshue s'i ka kurrnjeni? Ai asht , Zane , Abdullah Dreni njaj, pa t'cilin s'hece kuvendi e ia dro t'keqen Prizreni Dro ' Prizreni e dro ' Gjakova rreth e cark ia dro' Kosova pse fjale peng ai kurr s'ka lanun pse per mik e bese dhanun vete ia nep zjarrmin shtepise shi me Mbret pushken e nise e as s'i le marre Shqiperise. Ndersa n'bjeshke te Ljubitinit per ne hije t'mrazte te blinit po ligj'rojshin Zana e Ora krye me krye dora- dora atje poshte ne Prizren Abdullah Frasheri , i Toske me mend keshtu ka nise te cile kuvend...... Ene breshtet t'Kapitolit dale nuk kisht' e murrte ulkoja per me i dhanun sise Romolit mbasi shambe kje per dhe Troja; e atje larg, po , kah Urali nper ato breshka te larta sillej Shkjau , si shkerbe mali tue kerkue per molla t'tharta kur n'keto vise te ballkanit te Paret tone , pelazgte e motit gjane e gjalle kullotshin planit qete i ngitshin n'fushe te Zotit. Kishin frone e ligje te mbara e gjate shtegut t'qytetnimit ishin shty ata larg perpara c'me pranevere te rruzullimit. Prej kah fille xen rriba e Verit e m'Vezuv t'veshun n'gjineshtra kur Kaukazit e n'Shkamb t'Doverit ku rri' Albiona e pjeke genjeshtra fis ma t'vjeter kund nuk ka se asht ky fisi n'za i Shqiptarit ne mes t'cilit punet e medha per Europe xune t'enden sparit. Po , m'keto male e karpa tona sparit Zeusi njerzte i rysi e me augure te Dodona egersine ai ua permbysi ketu edhe sparit Ore e Zana nisen valle me vallezue e nper verrije e fusha t'gjana xu pegasi me lodrue. Ketu Leka mati hapin me i dale botes , vetimen n'sy si edhe Pirri , q* , mbrehe pallen e dale detin si duhi shi nen Rome e shtroi hamballen te tane n'rekna Romakesh t'ri. Kudo rrani turr Shqiptari mire ai lidhe me bese e fe, atje lufta mori zhari , atje gjaku rrembei nper dhe e as s'u gjet kund mal e rremore q* atje hovin me ia ndalun i ra zhyt ai vales mizore, me arme n'dore nper flake ka dalun. Gal , Romake , po dikur motit kjene pershkue nper toke shqiptare si edhe fiset e ostrogotit me ata Sllavet , keta dalshin fare! Por Shqiptari s'e perkuli i gjalle qafen nen zgjedhen t'hueje e leshoi token , ne mal duli por te dheta s'i lau kuje. Porsi njaj tallazi i detit, q* dynde mal e bardh prej shkumbe deke e tmere tue lane mbas vetit vjen e thehet n'kep t'ndo' i gume; njashtu forca e cildo anmiku q* desht dam t'na i sjelle lirise erdh e u thye n'parzme celiku t'bijve t'maleve t' Shqipnise Pat kujtue Sulltan Murati se Shqiptaret i ka leshue zemra se prandej po u rrin ai gati e rob t'xane po i shtron nen thembra edhe dynde nji ushtri kreshnike te tane djelm t'rregjun nder gjaqe bota mbare heshtet prej frike knjan Europa , lot per faqe. po n'kete pune u gjet gabue Skanderbegu ' rr'fe prej qllit pallen xier atje ne krue se c'vetue ka n'rreze t'diellit! E si ula tue buluritun Shqiptarise ia leshon kushtrimin q* shk'a' burre ' ne lufte me zbritun Turkun m'arme m'ia shtype guximin. Trup ne kambe ia ba Shqipnia mire nder arme edhe shtrengohet e si breshni e si duhia fulikare mbi Turk leshohet N'ate turr' t'tyne trandet toka tymi cohet der' mbi re bumbullojne male edhe boka rremben gjaku shtojt kurrne. Shtri n'fushe t'Dibres Jeniceri e , si kau nen thike t'kandarit t'u perpjeke per toke i mjeri ka' e ndrydhe m'fyt kamba e Shqiptarit ai e sheh , sado q* vone se me dhune Shqiptaria s'shkilet e se rrejne ata q* thone se p'r Atdhe Shqiptari s'vritet.- Jo, pra, vritet , pasha Zotin! nise Shan Deda n'fjale t'u ze posi vram asht ai gjithmotin kur kje puna per Atdhe. Edhe Mbretit te Stambollit Shqiptaret pushken ia kane vu sa here Turqit e Anadollit paten dashte me u dhkule n'kanu. Ku ta lype e mira e Atdheut e ta hjeke liria e vendit kush a ' nipash t'Skanderbeut i cdo fese e i cdo kuvendit per ta mesy ia ka anmikun si petriti zogjte trumcake e kudo t'vringelloje celikun nuk len token pa e pergjake Moce Shqiptaret me stalagtita lire gjithmone keta e kane shkue jeten e cese enden nata e dita cese xen vjeta ne rend vjeten keta pose Zotit t'nalte t 'Empirit q* ushqen krijen e veshe lulen kryet der' sot perpara njerit ene kurr nuk e perkulen. M'kambe atehere , burra te dheut mbasi t'zotet jemi me deke per liri e ndere t'Adheut prap xen Duli fjalet me i theke perse sot a kurr Shqiptari gjane e vehten do t'baj fli per Atdhe q* ati' i la i Pari e per ndere e per liri. Sot t'shtate Krajlat edhe Mbreti n'ate Berlin n'kuvend bashkue e kane ba pleqnine n'mjet veti Malsine Knjazi me ia leshue me ia leshue Knjazi malsine me na da ne vella me vella me na hapun Shqiptarine me na lanun rob nen Shkja. Kush ka ndere e nuk bane kore burre si burrat q* kjene motit ai sot armet te rroke mizore e te dale ne breg te Cemit prej kah shkjau rrin e na kercnohet m'ia diftue botes e polemit se pa gjak Shqipnia s'shtrohet. Ketu s'do t'shkelsase , jo, kamba e huej kush pose nesh, s'xen qe m 'ekte toke se na rob s'i shtroh'na kuje der' sa t'jemi gjalle me koke Me eshtna tona , po , na Shqipnise nji mburoje kem , me ia vu q* edhe topat e Rusise s'kane per t'mujte , jo , m'e derrmu' Abdyl Frasheri keshtu foli kur Mar'Lula , i pari i Shales nji sy-zjarrm , nji zog sokoli burre i zoti i pushkes e i fjales ai pret fjalen n'log t'kuvendit se ti , pasha ate Sh'Marrabe! sa per t'dalun zot un vendit me m'qortue nevoje nuk ke Pse, cese a 'xanun kjo Shqipni un kam ndeje me pushke per faqe e per vend e per liri kam ra pre , kam bamun gjaqe. kam shkue jeten si bishe malit zbathe e zdeshe edhe pa ngrane por as Mbretit , por as krajlit tungjateta s'i kam thane Un kam ruejte gjuhen shqiptare un kam mbajte dore e kanu e as per pare , as per timare gjak e t'Pare s'i kam mohue Prandej , Shkjau me pase per t'mesy e me dale kendej kah Shqipnia ( si po thone , se ka vu sy) ka me u ndeshe , po , n'arme te mia n'arme te Lekeve te Dukagjinit q* , me ndihme te Perendise kane m'ia thye pleqnine Berlinit kane m'ia peshtue lirine Shqiptarise Por pse m'thue me u vra me Shkja tue pase mbrene na Anadollakun q* kurr t'keqen s'ma ka da q* kurr qafet s'ma hoq lakun q* edhe zemren ma ka tha e m'ka mbyte ai tate e nane e shnjerzue m'ka grue e moter e s'm'ka lane me u rrite djale n'voter? M'ka marre token e trsh'gueme e tue m'ba kanun pacaver m'ka marre qete , po , per nen laver m'ka marre lopet , po , me jithe vica, m'ka marre delet me gji'ogica m'ka marre dhen e m'ka marre dhiz m'ka tha vathe e m'ka tha mriz edhe sot m'la vu leci mos me fole n'gjuhe t t'Parebe t' mi e ma mban gjunin mbi bark e ma repe shpinen me cark si mo' Zot , ma keq per mua nder thoj t'tij q* kam qillue?... Po , a pse Turqit e Anadollit duene te tallen ketij trollit na m'ia vu pushken Nikollit? Jo , per Zotin- kjofte levdue! se un Monov nuk kam qillue q* me dal e me leftue perse Krajli a perse Mbreti duene te m'mbajne mue rob nen veti un luftoj vec per liri per erz tem e per Shqipni se un t'huej n'zot s'e due n'shpi s'due te njoh as Krajl as Mbret mbret Shqiptari asht n'vend te vet.- Te lumte goja , bajraktar Ali Pasha , i trim bujar merr e i thote t 'parit te Shales se ti la s'i bake fjales Se ti folke n'log t'kuvendit si po e lypte e mira e vendit Per Shqiptare si jemi na Turke e Shkja te dy jane nja pse te dy , si Turk si Shkja ne me sy s'duen me na pa edhe jane per ne te hueje gjind q* as vetit as tjeterkuje nuk jane t'zott nji t'mire m'ua sjelle as per dije e mende t'kthelle as per pune as per tregti as per t'mbare ne qytetni Por , pse na te vogjel nuk jemi pse kend fis as vella nuk kemi na sot Shkjaut s'mund t'i bajme balle q* po do t'na perpije gjalle prandej , thom , se e lype e mbare q* edhe sot na , si perpara te rrijme ngjite me Mbret t'Stambolle per me i bamun balle Nikollit Dikur dita ka me ague q* edhe Turku do t'marre m'yjue e m'atehere shka a Toske a gege t'mblidhen tok si kokrrat n'shege e t'ia apin Turkut t'shtymen q* s'nderron vesin , vec se qymen e ta leshojne krye-picingul t'ia thejne zvergun ne Mosul Pra , ju burra , un kish' me thane ketu fjale tjeter mos me xane vec me hi me shkrue nji leter me shkrue' i leter n'kanu t'vjeter per t'shtate Krajlat mbledhe n'Berlin q* , pa u shterrun Dri e Shkumbin edhe Buena per pa u tha ne per t'gjalle nuk rrijme nen Shkja- keshtu ka fole Pasha i Gusise Edhe Krenet e Shqiptarise kane marre letren per m'e shkrue fjale per fjale keshtu tu' e peshue Ju q* jeni te shtate krajlat edhe ti , Mbret i Stambolles falemeshendet krenet e Shqipnise Per njate gjyqe q* e keni banun q* ne Shkja me vue Shqipnia pa shikjo , se , per Zotin mund t'na bije ndo'i pune e keqe pse na rob s'i bah'na kuje Njeket toke te Shqiptarise Zoti vete Ai na e ka falun e as Talianit marre s'ia kemi as rrembye s'ia kemi francezit as Hinglizit as Teutonit se ma Sllavit jo se jo q* vec dje ka ra n'Ballkan e kush din se ku e kepute zvergun si ajo vrrulla e kacalecit sot ketu , neser s'dij ku Sa per Mbret e Stambollit q* po thone se Knjaz Nikollit do t'i fale Shkoder e Malsi mund t'i thono se Shqipnia nji shporte fiqesh nuk ka qillie per me u da miqve peshqesh por asht toka e t'pareve tone asht Atdheu , po i Skanderbegut asht Atdheu , po , i Mois Golemit e i atij Leke Dukagjinit edhe i Kukes edhe i Muzakut edhe i Strezes e i Aranitit q* e kane la t 'tane me gjak t 'Turkut Prandej s'ka as Krajl as Mbret q* kete toke e lafe a e shet der' sa t'kete nji zog Shqiptari qo t'baje hije permbi dhe. Keshtu letren e kane shkrue edhe mire e kane palue mandej shtek ata i kane dhane per Berlin , ku kishin zane Mbretit e Krajlat gjyqe me da shek'llit t 'ngrate , ne gjak krejt la. ***** Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 KANGE E DHETE MEHMET ALI PASHA Ne Kosove vjen nji Pasha i ri. Paria i cojne Pashes nje perfaqesues per t'i digtue atij e Sulltanit te Hot, Grudes , Plages e Gusi s'ishin paje per te iu fale Krajl Nikolles. Pasha burgos lajmetaret. Epet kushtrimi. I madh e i vogel me arme rethojne kullen e Abdullah Drenit , ku ndodhej mik Mehmet Alia.Gerset pushka , vritet vella me vella; qendrojne Fandast me Oshine Nures te ngujuem.Mbas tri ditesh merret kulla; vritet Pasha , Abdullah Dreni , Noshi i Nures e te tjere..... Po rreh teli i vilajetit kush a Krye e Bajraktar kush a ' beg e shpi e pare m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit hiq e eja ne Gjakove pse ka ardhe nji Pashe i ri e ka ' i fjale te madhefort me ua thane Kreneve te Shqipnise te konaku i Abdullah Drenit. Shkuen tri dite e shkuen tri net edhe krenet behen n'Gjakove. Njani beg e tjetri age kussh Vojdove , kush Bajraktar U kane pri nja dy zotni Ali Pasha e Haxhi Zeka burra lidhe me bese shqiptare si dy plumbe n'"xheverdare" fille te Pasha kane hi Ata mire i ka prite Pasha U ka qite dihan e kafe i ka pevete per rob e shpi e per treg e per bujqesi per mehmure e veqilade se si shkohej n'kete dhe jeta se a po kisht' me se m'u rrnue. Qatje vone po zen e thote: Baba Mbret u ban "selam" se ai ju u ka , po , hajmali hajmali bajtun nen sjetull u ruen porsi sy 'n ne vetull Vecse erdhen mote t'veshtira si per Mbret ashtu per krajla... Ele ma qaj Knjaz Nikolla nuk po i sheh kund maje vetit, ke ka ngele n'krepa t'Cetines pip i lemuet , pa gja mbas shpirtit me iu dhimbte gurit e drunit. Prandaj krajlat jane mendue jane mendue e kane pleqnue me iu lute Mbretit t'Stambolles q* t'ia leshojne kund kah Shqipnia ndo' i grime djerr , ndo'i pellambe toke buke, sa me pase ku me gjallisun pse , vellahi! ngusht ka ra. Edhe Mbreti , iu rrite jeta! e ka ba me mend pleqni me ia leshue Malit te Zi Hot e Grude , Plave e Gusi... Pasha Zotin! ka gabue xu Ali Pasha tu u idhnue se kjo pune q* s'bahet kurre se gja e shkrete s'ka mbete Shqipnia q* me u dhane "bakshish" nder krajla. Shqipnine Mbreti s'e ka shtrue me arme n'dore, si viset tjera tjera vise te Ballkanit por ortak u ba ai me ne tue u lidhe me bese e fe se ai Shqipnine e njeh Shqipni se s'na lot kanu'n e t'Pareve se s'na preke nder toka tona e se na atij i shkojme n'ushtri kurdo lufte t'i qese anmiku. Na edhe besen ia kemi majtun ku ka thane kemi shkue se n'Jemen na keme luftue me Junan na jemi pre jemi gri me Arme e Shkje pa nji t'mire , o Zot , per veti se ketu s'ke kurrgja per smbari vendi e gjindja leshue pa zot hajni e cubi ndeje mbi post i pafaji vjerre n'konop; gjaja hupe nder thonj t' "urtatit"; erzi i burrit per dy parekryet e burrit p'r'i cingare e sot dashtka baba Mbret me Shqipni me ba ai ndere tue ' i shporte fiqsh kjo ka qillue ani kuje? Malit te Zi!... A din shka , ti Pasha i Mbretit? Ngarko raqet per Stambolle se ky , po asht nji vend i eger e po t'njitet kund ndo' i ferre... Sa per caqe te Shqipnise keto kahere kane vendue i ka ngule shpata e Shqiptarit e njaj Knjaz i Malit te Zi s'ka me i shkule , mor' pasha Zotin! me iu ba dhambi sa derrit. C'ka qite pasha edhe i ka thane se ti kenke ' i Arnaut i cmendun dalun Dinit edhe Imanit pse keshtu Turku , bre! Nuk flet Ani kush "ortak" me Mbretin... Do kocake , do cuba malit, per t'u vjerre te gjith' n'konop. Haps , bre! Derrat ketu me i ba pse mos t'isht' Mbreti i Stambolles dielli drite s'kishte me leshue e as s'merr fryme krajl permbi dhe; jo ma "ortak" Mbreti me u ba me maloke , cuba shqiptare... S'ka shqiptare as s'ka Shqipni vec ka Allah , Mbret e Turqi! Vrik ka hi caushi i zaptive e i ka reshe burrat perpara si bariu q* rashe bagetine kur prej mbramjet dredhe kah shpia edhe n'burg , ku lidhet kali, i ka ndry Krenet e Shqipnise. Pune e keqe , pasha buken: s'asht per burra hapsi as shkopi per ta a' shpata ase konopi. por se shka se puna e keqe ajo vjen , po , tue u shtue nese curril e bahet perrue. Prandej Pasha ka gabue haps me i ba Krenet e Shqipnise perse toka nuk pat plasun q* me qite vetit mbi dhe e kurrkush mos me u ra mbrapa por kane gjind e kane robni porne fis e kane vllazni e ata gjinde e ai fisi i tyne thone , s'ia barin t'keqen kuje. keshtu q* Mehmet Ali Pasha ku me ra , thom , nji dite ngusht ka me kape ai kryet grusht per shka bani n'Krene t'Shqipnise Pse t'bjere ngusht nji Pashe i Mbretit ka ndo' i send e s'ka ndo'i send vec un drue p'r' Abdullah Drenin q* tue mbajte asht gjarpnin n'gji cese i ka vojte Pasha mik mbrende t'u erre e mbrene tue zbardhe tue u kenelle me buke te tij dreke e darke ka nji ferlik cile e zamer ka ' i "misnik" "gjak e vjame" der' nkupe te gjunit buke Shqiptarit mbas kanunit un po drue se Abdullah Drenit nper ate mik , q* mban te shpia munt t'na i bije ndo' i pune e keqe perse bese un s'munt t'a xa se nuk lot Shqipnia e Eper se s'po lot Shqipnia e eper per me i peshtue ata Krenet e vet per me ba q* ai Pasha i Mbretit fort te bindet prej vetvetit per shka bani n'krenet t'Shqipnise Po , per shka se Abdullah Dreni veshtire se len m'ia shkerrye kush mikun a'i Gjakovas , nuk ban marre pse edhe e ka pushken zanate Prandej , thom , se nuk do t' ngjase e n'Gjakove rrebte do t'kersase psehalise iu dha kushtrimi m'Kacanik e del n'Qafe t'Diellit cmerr prej Sharit n'Buletin me rra turr n'pazare t'Gjakoves tym per shpi ka ' i burrne me arme E t'ka rra Peje e Rugove ka leshue Gash ' ka leshue Krasniqe asht dynde Plava me Gusi e t'kane dale n'ate fushe t'Gjakoves porsi miza per kercune. Ani shane s'largu anmiku se kurr bashke s'bahen Shqiptaret! Preki' i her ti n'toke te Pareve preki ' i here ti n'erz te fisit edhe ty kane me t'diftue se si dijne keta me u bashkue se si bijne keta n'shpine t'anmikut thue a ' ajo lava e kacanikut kur ne Shendre ta foroje zia. Qe edhe pasha Mehmet Pasha pat mendue n'Stamboll me veti se Shqiptaret n'godi s'mund t'bi'n porse tash q* a' ai vete tue pa se si behi pika e djalit m'ato rranzat e Gjakoves ia ka vu , po , gishtin krese e ka nise ai me u pendue per shka bani n'Krenet t'Shqipnise. Valle , po i thote Abdullah Drenit shka ka rra sot gjith ky njeri? a jane krushq ardhun per nuse? A jane axhamite e Mbretit q* po shkojne me u veshe nizame? Tungjatjeta , po i thote Duli as sjane krushq ardhun per nuse as s'jane azhamite e Mbretit q* po shkojne me u veshe nizame por jane djelmte e Shqipnise s'Eper q* kane ardh me fole me ty per do Krene , q* t'kane pase nisun e q* kthye s'u kane ke shpia. asht vra Pasha kur ka ndie se atij mendja s'ia pat pre q* n'Shqipni aq njeri peshtjellet per t'rane mbrapa puneve t'veta Shka i tha , atehere , caushit t'zaptive? Shpejt me i leshue Krenet e Shqipnise perse... fale i paska Mbreti edhe Krenet i kane dale prej burgut e pa lype n'Pashe me u pjeke fille kane vojte n'ate fushe t'Gjakoves ku kane mbeledhe haline n'kuvend e kane nise te bisedojne si t'ia bajme e tek t'ia bajme se ne Mbreti na ka shitun na ka shitun Malit te Zi per nji rrotull gurabi. E ky Pasha , Mehmet Pasha ky edhe ardhka prej Stambollet per me i dhanun Knjazit dore n'Hot e n'grude , n'Plave e Gusi T'tane halia thote nji fjale se Shqipnine s'e leshojme per t'gjalle se na desim t'gjith si kemi e n'dore Knjazit nuk i vemi se edhe pashen e Stambolles ketu e duem , m'ia ba ne gjyqin ta marre vesht Krajl e Mbret se Shqipnine kush s'na e perket! Haxji Zeka atehere asht cue ka marre fjalen t'kuvendoje Dere ne za asht shpia e drenit ku han buke i verbte e i shkrepte edhe trim asht Abdullah Begu mire asht lajmin , thom , m'ia cue e na leshon pashen n'dore gjalle e ia lype Shqipnise per mik. Burre i urte ky Haxhi Zeka burre i urte e flet arsye pse s'i pritet miku kuje n'dashte Shqiptare , n'dashte njeri i huej pa e ba dert ke zot i shpise Ka shkue lajmi n'dere te begut e i ka thane Abdullah begut ti q* je Abdullah begu falemeshendet po t'con halia nji murtat q* ke te shpia a thue ba n'dore me na leshue perse e keme nji gjyqe me te. Ka qite begu edhe i ka then: se asht murtat , se s'asht murtat ku ta dije kete pune i mjeri pse , vallahi , pervete s'e kam. Kete zanat s'm'a ka lane baba me i pervete miqte un se shka jane se shka jane e shka nuk jane se kah vijne e se kah shkojne shka punojne e sa rrugojne. Vec , po , ' i pune baba m'ka mesue miqte per t'gjalle un mos me i leshue Po t'me lype halia mue gjithku e kam un gjane e babes po ia leshoj t'eger e t'bute po i leshoj token me gjithe shpi po i leshoj plemet me tagji po i leshoj vathen me bageti dhen e dhi un po ia fali erz , e shpirte , e mik s'e fali: Asht cue lajmi edhe ka shkue begu n'kulle mire asht ngujue me miq t'vet e pesedhete Fanda t'zotet me bre hekur me dhambe mjaft me thane njaj Oshi i Nuros q* po kish' , po , nja tri zemra e po kisht' synin rr'fe q* s'la Pashe me thye kanunin q* s'la beg me fike katundin nuk la age me ba placke grunin. Valle , c'ka thane hoxhe Korenica Pa ndigjo, ti Osho i Nuros q* je Fande e ha kuvend edhe din si hece kanuni a m'i thue ati' Abdullah Drenit le t'na leshoje Pashen e Mbretit le t'na leshoje Mehmet Murtatin pse per mik hazmin e vendit nuk e xen kanuja e Malve! Oshi i Nuros m'ate frangi se , manat , hoxhe efendi mue ketu begu s'me ka pru me prite peng , me da kanu mbasi as doke s'po isht' n ' Shqipni me lype mikun me pleqni por me pushke , barut te zi. Vec se shka , si m'duket mue per Shqiptare kund gjase nuk ka mikun shoqit me ia nga pse fale njeri tate e vella fale te shame e fale te rame por jo mikun n'buke e krype s'e ban as Dulo dreni q* bjen n'zjarrm e q* bjen n'uje edhe mikun s'ia fale kuje si tash huta te difton. Edhe "huta" bani e "bam" Lum e lum per t'Madhin Zot kur ka krise "huta" e Oshit se c'ka ushtue Suka e Cabratit se c'asht dridhe qaj Gramoleci se edhe lufta c'asht ndeze zhari me Shqiptare t'u vra Shqiptari Shqiptaret, po t'u vra n'mjet veti per nji Pashe q* cueka Mbreti Eh! ate Zoti ma marrofte! Perse i huej , kushdo q* kojfte ai gjithmone a agur i zi per te mjeren Shqiperi si njaj korbi q* ndjellezi. A s'e' i here , se e zeze nji prove asht t'u reshe sot mbi Gjakove neper shkak t'nji njeri t'huej q* vec dam se ' i t'mire s'suell kuje? Keq nper te Shqiptaret ngaterrue m'shoqisho'in keta m'arme kane leshue ai ta vras pashen e Mbretit ky ta peshtoj Pashen e Mbretit Njani thote" me ka ra mik tjetri thote: e kam anmik edhe thejne per te rradaket si t'i'n poca e kunguj Vraket si mo' Zot , ma keq per ne q* n'vend t'lidhim bese a fe me u vra na me Turk e Shkja jete e Atdhe q* na kane tha coh'na e vrit'na vella me vella! Keq asht mikun m'ia pre kuje keq asht lajmin m'ia nga kuje s'bje'n faj lajmi , as gjobe nuk lane por ma keq asht me vra vellane. Prandej keq a' e si a m'a zi keshtu Shqiptaret sot me u perzi e me u gri keta ndermjet veti per nji pashe qe cueka Mbreti per nji Pashe p'r'i njeri t'huej q* vec dam se t'mire s'suell kuje Pse edhe, besa , asht ba shume gjak kane mbete gjindja nper sokak nper sokak e mbi cardak mjaft me thane se ai Osho i Nuros nper ato frangjia t'kulles njiqind vete , po , me te njehun me dore t'vet i bani t'dekun per t'peshtue jeten nji "halldupi" ndoshta rode magjupit!... Plot tri dite e rafsh tri net krisi pushka nper qytet der' q* zmbramit kulla u muer e u vra pasha , mbeshile ne kjuer. Sa per Pashen , drejte po u tham kurrnji grime un dert s'po kam s'po kam dert as sm'vjen e veshtire t'i'n kene dy edhe fort ma mire vec un kjaj Abdullah drenin Shaqir Currin , Ram Rustenin edhe kjaj Oshin e Nuros q* per mik e shkrine vetin si zanat q* e ka Shqipnia. Atehere tok asht mbeledhe halia edhe fjale mbratit ka cue: Pa ndigjo , ti lala Mbret shka po t'thote halia e Kosoves se ta cojsh ndo'Pash n'Shqipni per t'ia dredhe lakun bakeqit per t'ia shtruem udhen shtegtarit e per t'cile kishe e xhami per "dintare" e 'kryqali" ani shka , mundesh m'e cue pse ende doret s't'kemi dalun Por, sa per me da Shqipnine e Nukolles m'ia cue "pashqesh" pasja Zotin!Lala Mbret nuk pse cone Pashen n'kete dhe pse ta vrasim , pa dy fjale si t'keme vra Mehmet Aline Lajmi s'vritet , thote kanuja por na ty nuk kemi ku t'marrim do t'vrasim veqilat t'u po vune dore keta me na shite a "bakshish" me na dhane t'huejve. Kur ka vojte fjala nper krajla se shka bane Shqiptaret n'Gjakove po ky komb , kane thane , valle! "V'kenka? C'kenka , valle , ky komb Shqiptar q* ' grusht njerez, t' vobeget tue kene ( fare e fis t'cilve s'u dihet e as emnin na ndie s'ua kemi) guzojne t'thejne fjalen e Krajlavee edhe ate t'Mbret t'Stambolles? ******* Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 KANGE E NJIMBEDHETET LUGATI mbrame idilike ne pallat te Krajl Nikolles. Ndermjet tij e se shoqes , Milenes , zhvillohet nji bisede familjare plot humor e intimitet. Mbi te gjitha mbretnesha kishte kujdesin e femijeve , te cilve -simbas fjales se saje - u ishte shtire nji hije lugati. Krajli qe s'u xen bese bestytnive , ia hjek vesvesen. Dikur shkon ne te shtrueme dhe ne te parin gjume qe se i avitet nji hije shuareti, perplot varre. Ishte hieja e Mehemet Ali Pashes. Kishte ardhe per t'i deftue , se planet e tija kishin deshtue. I kallxon edhe se shka e kishte gjete ne Gjakove. E keshillon , prandej , Krajl Nikolles te ia nise sa ma pare veprimit. Zhduket hieja tue lane mbrapa ere deke. Knjaz Nikolla , ' i burre me koke ka ndodhe sonte disi n'qoke e po i kandet me ligj'rue ndeje te votra bashke me grue mbasi darka ka mbarue e shkuen femija n'shtrat me ra kush tue cijze e kush tue kja. Si , pra , buke nji here kane ngrane per ure votres peshtet m'jane ane zgjeshun brez e ashtu n'holla kalle kamishin Knjaz Nikolla edhe rrin ai m'njanen bri tash duhan , tash vene tue pi; pocin ngjat e ka n'fragji tash tue grane do keshteja t'xeta q* Milena me duere t'veta ia qiron e ia ven perpara si per grue q* e lype e mbara. Aty , atehere , tue bisedue po xen grues ai m'iu levdue se keshtu Turkun un e theva ketu ia bana , atje ia ktheva se edhe Krajlat mue me duen Serbi dhe Greku mue me druen s'e marr n'dore un per Bullgarin do ta marr Shkoder e Prizren krajl do t'bahem pernjimend edhe n'Shkoder do t'xa vend. Ty do t'baj un nji mbretneshe ma dollame nuk ke me veshe a s'do t'veshe kunore mbi krye por krejt n'ari ke me shndrite e do t'veshe kunore mbi krye nji dite udhe larg me t'shkelxye pse ma trim se mue nuk ke kahdo shkrepe dielli mbi dhe. Qeshe Milena me ' i gjyse gazit per keto makllada t' Knjazit e as s'i bahej , jo , me i ndi' perse i dajme t'tane kllapi q* i flet Knjazi , vene tue pi prandej rrin ajo pa za, me gjipenuer carap tue ba Vec ma vone nise me kuvend qyqja , njeri , shka me kene! memzi femijne kam vu me ra pse , me gjase , dishka kane pa e kaq fort t'mjeret jane trishtue sa s'digjojne me fjete pa mue. Shka kane pa , Knjazi po pervete q* s'ndigjojne vetem me fjete mbasi na edhe ktu po jena? Nuk e dij , pergjeje Milena vec si femija duen me thane se keme kena buke tue ngrane e nper kthina ata tue lujte paskan pa nder shtamba t'uj't struke te sjolli , ndeje kacuk nji callme , si me kene turk me tesbih e me cibuk edhe kraheve leshue nji qurk q* , zbe n'fetyre e buzekerveshem tue qite flake nper sy e veshe rrite femijeve tue ngerdheshe. A mos t'jete , qyqja! Lugat? pse po flitet neper fshat se nji turk "kamatazhi" i pa-bese e faqe-zi diku andej prej Samoborrit kenka cue lugat prej vorrit hukubet me u pa me sy. Hik!mo' , i thote: a i ke mende n'krye?... se lugat n'shekull nuk ka Kush e din se shka kane pa e u asht ba ferra"Brahim"; ase ndoshta , ndo'i kulim do t'jete ba nder ta surrat e u asht shti tjerev lugat. Kush ka deke e hi ne dhe ai nuk kthen , jo ma nder ne. Vec se jeni , po ju , grate q* keto dokerra i qitni n't'thate kur te mblidhni ju te hini edhe fjale e hale mos t'gjini per me fole me shoqet t'jueja. S'ka lugat as shtrige , lum grueja e un jam n'hall , po , me te gjalle se per t'dekun po t'baj palle. Si?... s'ka shtriga e s'ka lugeten?... ia nise grueja prape me t'veten Per lugete nuk e dij pse gja kurr s'kam pa me sy vec nper gjind un shka kam ndie por per shtriga s'ke shka thue pse un t'njoh ma se nji grue q* ketu mbrende , po , ne Cetine ( ndoshta ndoshta ndo'i kushrine...) dalin naten porsi shkendia edhe futen mbrende nder shpia prej pullazit nper oxhak e u xane gjindes frymen njak q* , mandej , keta duen me thane se n'gjume "ankthi" ata i ka xane e s'asht tjeter vecse shtrigat q* ua leshojne te mjereve t'ligat ke shkojne naten rreth e okolla. Perralla! perralla ! thote Nikolla t'tane perralla edhe kopalla perse shtriga s'ka kurrkund as n'qytet as ne katund... A din shka, ti moj burrneshe? xen ma vone Knjazi tue qeshe mbasi shtriga ka , po thue a m'i leshon keto shtriga mue e . perze! Le t'm'erpijne gjalle... Por m'i zgjidh me dhambe e tmballe e jo rrole permbi hinit, q* s'mund t'brejne as gjeth purrinit... Hajt , he i ngrate! Si te shkoi jeta me pallavra e fjale te shkreta i pergjeje Milena atehere. Un jam n'hall per femije te mjere q* i ka kapun sonte friga e ti m'qet dokrra per shtriga; jo keshtu , i drue , jo keshtu s'i drue... Cou me ra , pse vone ka shkue pse dhe femija jane tue m'prite e un do t'gdhije neser me drite per me i bamun ranget e shpise pse po kje q* e zoja e shpise vete s'u del puneve perpara aty s'reshket kurr e mbara. Keshtu i thote grueja si n'merzi mandej zgjarr'n e mbelon me hi shpute e lamsh i qet ne shporte e pat tjerre fjale tjera torte me nji za si n'gjyse t 'marazit "te mire nate" ajo ia thote Knjazit ( do gjuhe t'cilit xjerr kisht' pija) edhe shkon me ta te fmija me i tube djelm e me i varg vasha shtri nen petka rresht si brasha. Qeshe Nikolla nen mustak e per t'vume punet n'kapak mere e mbushe edhe nji gote edhe shpike e ban zallote mabdej pocin ndryne n'fragji ndene kamishin nen sergji mbasi llullen shkunde e ka edhe shkon n'ode t'vet me ra. e si lodhe q* kishte kene ku me pune , ku me ate pike vene q* pat pi sonte ma teper me i here mende iu bane leter edhe fjet e pa i ngjate nisi t'madhe me gerhate... Kur , qe , aty t'u ba mjesnate po i del gjumi Knjaz Nikolles edhe sheh ai n'mjedis t'odes nji njeri , ndeje ne kambe me nji mjeker gjate nji pllambe edhe barkun sa' i fund sheke peshtjellun shtatit n'pelhure deke q* , si surf'lli fetyret zbe e tue i ardhun era dhe rrite Knjazin tue e shikjue me do sy q* me t'trishtue si gastaja cungullue Neper fetyre , mande , e mbi duerre aty ketu edhe mbi pelhure kish'do njolla gjakut' zi q* per mendere m'te ishte ngri e me qelb bashke ishte tha. U tremb Knjazi kur e pa e t pergjethe shtatit i ra. Floket iu cuene shllunge perpjete nisi fryma m'iu zanete e e mb' loi djersa.Kishte mbete tue keqyre n'te , e as s'isht tue mujt prej trishtimit n'vend me luejte. pse edhe n' "kryq" disi isht' kepute kaq per mendere q* ' i here ke tute. Por kambe-kambe , qe nisi lugati me iu avite Nikolles kah shtrati Knjaz Nikolla aty i rrin gati e fille doren coj n'kobure q* e kisht' vjerre nen nji figure edhe don ai zjarrm me i dhane. Kur lugati nise me i thane: - mos e ven doren n'ngerkeqe! nuk t'kam ardhe me mende t'keqe as me t'carte , as me t' trazue un kam ardhe ketu me t'kallxue disa pune , q* tash kane bijte e q* mire per ty asht me dijte ashtu mue si m'dan nentrasha Un jam Mehmet Ali Pasha q* m'pat nise Mbreti n'Shqipni per me i leshue Malit te Zi Hot e Grude , Plave e Gusi si n'Berlin kje ba pleqni. Por , kur mrrina ne Gjakove aty e zeze mue m'gjet nji prove perse Krenet e Shqiptarise me Ali Pashen e Gusise nji be t'madhe po e ki'n ba plak e ri ne lufte me rra, burre e grue , po , n'lufte me u shue e ato Male mos me i leshue Prandej vete aty kur shkova t'u cue n'kambe te tane Kosova Peja e vogel dhe Rugova edhe mue m'rrethuen nji rendit shi ne shpi t' Abdullah drenit ku mue t'mjerit me kane vra te tane n'gjak mue me kane la si me sy q* je tue pa. Pra tash tjeter ty s't'ka mbete vec , keto Male me i marre vete e me i marre me pushke per faqe pse , pa i ba nja disa gjaqe per pa i djege disa bajraqe toke Shqipniet n'dore nuk qet sot Shqipnia asht ba "Milet". Besa , atehere , po i thote Nikolla mbasi vete s'mujtka Stambolla keto Male me m'i leshue puna gjate , thom , ka me shkue pse si vete ke muje me pa qyshe se n'gjak krejt kenke la me pushke n'dore s'merret Shqipnia. Vra ne fetyre Mehmet Alia e prej pezmit tue qite shkendia tue kercnue dhambte prej marazit e vertete , po i thote ai Knjazit se madje ka me t'u dashte n'lufte me thye ma se nji rrashte e me hjeke shum e shum zi para se te hijshe n'Shqipni pse , Shqiptaret , e dij ' dhe vete se jane trima per kete jete ata rob s'i shtrohen kuje por me pase me i mesy pa buje edhe n'moh naten me u ra tash q* ata ' i here jane shpernda un kujtoj se me pak gjaqe puna ty te del per faqe edhe hin ngadhnjyes n'Shqipni. Prandej mbelidhe shpejt nji ushtri edhe leshoje n'Plave e Gusi naten n'terr befas t'u ra e si n'gjak Plaven t'a kesh la edhe zhbi ta keshe Gusine atehere merr e mesyje Malsine me tagan , me une ne dore edhe shkimi ata malesore pse , pa i shkime ata malesore Shkodra ty s'te bjen ne dore. E as s'ke ngae . jo me u hutue pse Shqiptaret kane nise me u zgjue kane nise shqip ata me shkrue kane nise t'flasin per kombesi per kombesi e per liri per liri e autonomi edhe gjate , thom , nuk do shkoje e Shqipnia do t'kerkoje me dale m'veti , si Serbia si Greqia e Bullgaria mbasi ka edhe ndonji Mbret q* Shqiptaret ai po i gerget ku me pare e ku me fjale Turkut dore ata me i dale Prande' atehere ti s'ke me mujte gurt mbas d'shirit tand me u luejte pse do t'dale kushdi se kush q* e ka vu ka' dit n'rabush Shqipatrise me i dalun zot edhe guret ai ty t'i lot Por po mujte nji here sot keto Male me i pushtue ( q* ty dheske te jene perore) jo vec keto ma s' t' dalin dore por , me kohe e me dredhi edhe n'Shkoder ke me hi . Pse do t' dijshe , ti lum Nikolla e e ka ba plaqeni Stambolla ty ma para edhe Serbise si dhe Krajlit e Greqise Grekut , Shkjaut , po , edhe Bullgareve m'ua leshue n'dore toket e Shqipnise se me u dhane lirine Shqiptareve. keshtu Nikolles i tha lugati! Edhe tjeter nuk ia ngati por u zhduk ai nper kthine tue lane mbrapa nji qelbesine q* der' vone u ndie n'cetine Knjaz Nikolla atehere u cue shpejt u vesh edhe u shtrengue edhe duel naten per hane per me u pjeke n'ate Mark Mila'n n'Mark Mila'n ai per me u pjeke me te fjalet per me i perpjeke se kur n'Plave me qite ushtrine se kur n'gjak me la Gusine se kur flake me ndeze malsine e se si m'e hupe Shqipnine i hupte Zoti pernjimend Knjaz Nikolle edhe gjithkend q* mendon e shorton zi per te buk'ren kete Shqipni. Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 KANGE E DYMBEDHETET MARASH UCI Fetyra tipike e Shqiptarit: si i ri ushtar , guximtar , i shetitun , si burre , i urte , bujar , luftetar ; si plak , i peshuem , plot pervoje , bari , edukatuer . Marashi asht ne mendime . Len te bijte e Calit , ortake dhe niset per te Cun Mula , bajraktar i Hotit. ... Takohet me Bajraktarin . I difton , simbas lajmeve se dishkae rrezikshme po i kercenohet vendit. ... Te nji mriz , te nji lejthi kishin ndodhun tre bari dy me dhen e nji me dhi njani plak e dy te rinj. Marash Uci e t'bijte e Calit dy djelm t'lehte si shpezet e malit Marash Uci e Uc Mehmetit ane e m'ane i kisht'ra detit kishte pa pronet e Mbretit cak prej Hotit tue xane filli der' ku piqet buka n 'diellit pse , sa kje Marashi i ri i pat dale Mbretit n'ushtri me arme n'dore , me zjarrm ne gji si q* doke asht n'Shqipni. Burre i forte e trim si Zana armet i kjene ketij baba e nana babe tagabi e nane breshana vella e moter dy pistolet dy gjarpenusha prej Stambollet. Ky kje lypun edhe gjetun pat kene thirrun dhe pevetun e n'kushtrim e n'gjyqe t 'bajrakut e nder pre marre Karadakut e kudo q* i doli prija aty i dajti edhe trimeria. Por si kripit i ra bora e la kamba e e la dora edhe i shkrehi armet besnike njato arme q* n'kohe jetike pa'n kene ndera e Arbenise kreshnike e na doli bari malit i shmrijak me t'bijte e Calit . Prore Mashi djelmve t'Hotit u kallxonte punet e motit punet e motit , pune trimnie si Shqiptari mbas lirie e mbas beses s'bardhes Fe bate deken si me le; e u permende Ore e Zana edhe u thote shum pune t'medhana per lugat kur xehet hana e per lufte q* me dragona ban kulshedra n'vise tona edhe i njihte ai mas mirit sa dragoj jane robit t'njerit mbi Rane t ' hjedhne e n'Ure t' Vezirit Prande ' e dojshin gjithe barija e ndigjojshin fjalet e tija si kah pushka asht kah' urtija. Po shka , Zot , ky Mashi sot q* na a' vra e nuk ban za? A thue i ra bisha nder berre ja se toket i mbeten djerre ja i punoi t'ngratit rreziku pa buke n'shpi e gjeti mikun? U' ku n'berre s'i ka ra pse kurr marashi s'u a ' da nuk kisht' mbetun ky pa e pa m'e pase pa edhe e kisht vra As s'i mbet ketij n'dere borxhlia me' i qind dhen q* ka ke shpia s'len borxhli me i vojtun t'birit edhe miqte ia pret ma s'mirit si edhe qete q* i ka si bueje s'ia lane djerr token kurrkujte Por as vete shka ka s'e di "pa nndigjoni , o djelmte e mi ; dilku ' i pune sot m'ka qillue as nuk kam si rri pa shkue nji here pse me pase per t'shpetue zogu dore , pasha mue! Vone e vone ke per ta xane fjale i mocmi si e ka lane. Se sa rri as vete s'e di se nji jave , ase nji muej Zot e di nuk mund ta quej . Por n'kje thane prej Perendie mos me shkele un ma n'keto hi'e mos u xane ma pune trimnie s'bardhes kohe q* ka prendue ah , ju djelm , u kjosha true per njate q* vran e kethi'lle! me ma mbajte ju sot nji keshille... Amanet un jam t'u lane me ruejte gjane , me keqyrun sta'n armet e mbush'ne mos me i dhane me shoket t'uej kurr mos me u xane mos m'u xane as mos m'u nga pse n'dite t'ngushte keta u gjinden vella si me pushke ashtu me uha. T 'huejne me fjale mos ta poshtnoni buken para , por t'ia shtroni n'Shqiptari si a kene zakoni me i besue , mos i besoni ! Edhe n'mend kinje nji fjale zemren s'fryte me i lanun dale fjalet per paje kurr mos me i ndale ujit turbull mos me i ra mos me dalun n'va t'pa va me iu ruejtun rrases se lemueme me i ruejtun shakes s'terbueme me iu ruejte , po , grues se leshueme vendin t'uej m'e dashte perore me ruejte bese , mos me carte ndore". Keshtu tha Mashi , e n'kambe u cue vu xhurdine edhe u shtrengue edhe ngjiti armet mizore njato q* s'dijshin ndore, pse n'dore t'Mashit guri Vlore ndezte flake , po , flake vetime epte gjame , nji gjame bubullime porsi rr'feja kur shkrepe malit Lamtumire! thote djemve t'Calit Ven breshanen mbi cep t'krahit e t'u djegun hijes s'ahit hijes s'ahit , bri njai shpatit ia behe n'Stane n'krye t'sahatit Po , Zot, Mashi ka'a' tue shkue q* nper shpat e neper perrue po vjen hapin tue shpejtue thue ' izet vjet s'i ka kalue? N'Gjenoviq Marashi a ' nise ke Cun Mula me konise ke Cun Mula , shpi e rrebte ku han buke i verbet e i shkrepte n'ate fis t' Hotit shpi e pare djale mbas djalit bajraktar Prej mjesdite tur ra dielli n'Gjenoviq kapet ai filli n'Gjenoviq , te kulla e Cunit n'ate kulle t'bardhe , mbi krye t'katunit. "Mire se t'gjeje , or Cun i Mule!" po i thote Mashi n'dere t'kulles "Mire se vjen ti Marash Uci!" ia kthen Cuni : "Po ty c't'nguci me leshue gjane , me lanun sta'n keshtu nm'u djege zhegut n'kete ane?" A asht gja t'keq? a vec po drue pse n'arme sot po t'shoh shtrengue?" "S'a ' gja t'keq , jo nder bari por nuk dij si a per Malsi ... Zoti mire ka m'e punue n'kjofte se besen s'kemi leshue Kam kene n'Shkoder , mbrame kam ardhe ke qaj miku faqe-bardhe t'cil'n e njeh ti prej cekah motit e m'ka marre besen e Zotit me kuvende me Krene te Hotit per nji fjale e jo ma vone se n'kete nate , te Kisha e jone. Cohu fjale , pra, Kreneve t'vendit t'dalin n'Brigje n'log t'kuvendit se do t'dal nji here ke shpia me i shestue do pune te mia. neser ne Shkoder prap do vete ke qaj miku , iu ngjate jeta! ta kete ndihme Malsia e shkreta," Keshtu tha Mashi , e duel me shkue nper pishe t'zhegut pa pushue s'ishte ngaeja me u hutue. Njaj Cun Mula thote nji fjale: madhi Zot , ty t'kjosha fale! nder dy pune njana do dale ase i shkojme Mbretit n'ushtri ase lufte kem' me Mat t'Zi si kjofte mbare , ashtu e bafte Zoti Oren cuet por e ka Hoti. po e coj fjale tash krenave t'vendit t'dalin sonte m'log t' kuvendit Aty punet kem me i peshue mandej dalte si kjofte gjykue. Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 KANGE E TREMBEDHETE TE KISHA E SHNJONIT Zana e Velecikut ankohet se Shqiptaret s'jane ma ata te dikurshemt.Lute Perendine te ngjalle nga eshtent e fatosave luftetare te ri per te mbrojte Atdhene. Poeti pergezohet me Zane dhe e siguron se flaka e dashtenise ndaj vendit s'asht shkimbe. E difton mbledhja e Malsise te Kisha e Shen Gjonit... Plava e Gusia do t'i dorezoheshin Malit te Zi. Te gjithe heshtojne.... Perendoi dielli , n'qielle duel hana n'Velecik po pingron Zana Ehu! ju malet e Shqiperise n't'cilat struke shqipja e lirise n't' bardhat kohe q* kane prendue s'lete anmik , jo , me iu afrue! E din shpat e di' edhe perrue e din lande e di' edhe gure Shqiptarise kryq e terthuer se sa gjak atebote i anmikut vojti rrekaje prej t'bardhe celikut q* flakonte n'dore t'shqiptarit porsi rrefeja majes s'Sharit. A kisht' mujte kurr n'ate kohe t'lume ( me lot gjakut sot t'lotueme!) vec nji troe t'tokes shqiptare m'e remue dora grabitcare? Ah! jo kurr; t'isht cue mbare bota... pse ndo' i Leke a'i Gjergj Kastriota do t'kisht' dale ate dore rrembyese m'e cungue me arme ngallnjyese t'cilat n'shekull do t'permenden hane e hyj sa qiellve t'enden. Por kane nderrue sot moti e stina per dhe t'ngjite , ku rreh "martina"! Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit q* n'djerse njome busat e umit ja q* n'kullme rreshket kumbuese ja nper dete bjen vales shkumbuese per me mbajte nji grue te shpia t'ciles buke i lypin fmija edhe i len , ndoshta , me kja perse e mjera buke nuk ka gjinde , s'ciles Zot i asht ari t'zezen buke , q* i ngrate Shqiptari shtrenjte me gjak pat fitue pa ndo' i dhimbe , kjoshin mallkue! sot m'e da duen copa copa e perse ! Pse don Evropa... Un! Evropa , ti kurve e motit q* i rae mohit beses se Zotit po , a ky a sheji i qytetnise me da token e Shqipnise per me mbajte kelyshet e Rusises? Po , ti a keshtu saot na i perligje njata burra , q* m'keto brigje per ty vehten bane flie kur ti heshteshe prej ligeshtie? Ti , q* i kalle flaken diellit e i shestove rrathet e qiellit Ti , prej eshtensht t't' ngrate Shqiptareve q* bane deken per dhe t' Pareve ban sot t'bijne fatosa t'ri t'cilt nji troe t'kesaj Shqipni mos t'ia lane Shkjaut n'dore me i ra krej ne gjak nji here pa e la! Lum, oj Zana e Velecikut q* m'ia leshon namet anmikut q* m'iu uron djelmte e Malsise q* m'ia kjane hallin e Shqipnise kesaj Shqipni e cila motit n'za kah pushka e besa e Zotit pat kene cmue prej fisesh t'tana kah bjen dielli e kah merr hana! Por , sado q* poshte ka ra sot me sot e rrin tue kja n'pluhun t'tokes , prej njerzece sha prap , oj Zane , shkenda e burrnise nuk a shkimbe n'male t' Shqipnise q* , mana, edhe n'keto kohe t'reja ka i 'here ndezet flaka rr'feja S'kane mbete shkret , jo armet besnike perse Arbenorja , grue fisnike ban se ban fatosa t'ri t'cilt trimerisht per kete Shqipni e per bese e t 'bardhen Fe e bajne deken si me le. A po i sheh ti njata burra q* kah Brigja neper curra tue hece naten porsi bisha jane t'u njitun drejt kah kisha? Ata jane , po Krenet e Hotit q* m'u lidhe duen me bese t'Zotit per me i dalun zot Shqiperise per me li lanun ndere Malsise. Po , Cun Mula mbi shpine t'kalit ua coi lajmin Kreneve te malit ua coi lajmin n'dere t 'konakut per me u mbeledhe n'kuvend t ' bajrakut e si rrokull kjene rreshtue keshtu xen Cuni me ligj'rue "Fol tash , Masho , c'po na thue? Un qe Krenet t'i kam bashkue t'cilve mundesh me iu besue pse armet kryq i kemi vu si na e lane te Paret kanu". Atehere Mashi xen kadale "Pa ndigjoni , o trima i' fjale q* po u thom me bese te Zotit porsi nipave t'Kastriotit katerqind e s'di sa vjet jane q* i bajme Mbretit hysmet kush ushtri , kush angari me arme n'dore , me zjarm ne gji me i kambe mbathe me tjetren zbathe buken n'strajce e shpi senjurin dyshek token , jastek gurin t'mbrame te hika e t' pareve te mbeta trima n'za cese a xanun jeta mos me dashtun Krajl as Mbret ! Edhe Mbreti kete hysmet der' diku na e ka pelqyer s'na ka lan ai krejt m'u thye na ka lane lirin jetike na ka lanun armet besnike per me ruejten Fe e zakona per me projte keto malet tona per me mbajte kanun e t'Pareve me ruejte erzin e Shqiptareve na ka cike kishe e xhami per dintare e kryqali na ka falun page e t'dheta kanu n'veti sa t'jete jeta e na , vec n'e pacim carte kete kanu , q* na lane t'Paret se keme shkue jeten n'liri si ne bjeshke , ashtu ne veri si me gja , ashtu me bujqsi tue punue e tue gjallue tue lute festat trashigue mort e darsem me kanu sikur t'Pret na p'n' punu Por medet e treqind halle! per keto male e per keto zalle per keto male e zallet tona ku si heret si n'e vona pat kene rritun pika e djalit pika e djalit , Leke e Hotit n'za ka' urtia e bujaria q* zanate e ka Shqiperia perse a kendue n'Shkoder gazeta q* njaj Shkjaut sot tungjatjeta! do t'i bajne keto male t'shkreta. Po, Moskovi , iu thefte hovi! e ka da n'Kuvend t'berlines me ia leshue Knjazit t'Cetines Hot e Grude , Plave e Gusi E tash Knjazi i Malit te Zi ka ngrehe top , ka dynde ushtri n'keto tri dite me ra n'malsi thue gja e shkrete ka mbete Malsia thue pa zot se a ' Shqiptaria..." Keshtu tha mashi , e Krenet e Hotit si t'u rake i' rr'fe prej Zotit n'ato fjale mbeten pa za me i pase pre , gjak s'kishin ba. Kishin ndeje me sy perdhe pa thane kush nji fjale per be. por prape Mashi xen t'e vona: "C'thoni , burra? Fe e zakona bjeshke e verri e kullat tona a'i mend Knjazit pa luftue pa pushke t'shtime kem m'ia lshue?" Pasha Zotin , kjofte levdue Gjeto Marku xu m'u idhnue Hot e Grude s'po i shklet Nika bash me e dit se jesim n'cika se na ban Knjazi fani se na djeg me bjeshke e verri. S'i lame marre Shqiptarise ku t'jete puna e trimerise perse mbare Leket e Malsise shk'a' m ' shtate vjete e shtedhete vjete dijne me deke po , per dhe t'vet. Pa m'u ngjeshe per shtat xhubleta s'i baj Knjazit tungjatjeta Por t'flase Cuni bajraktari fjaleve t'tija i rri ma i pari" Njaj Cun Mula si u mendue keshtu po xen me ligjrue: "S'kemi , burra , ma shka t 'presim armet besnike por t'i ngjesim hovin Knjazit do t'ia presim me e dijte se te tane do t'jesim. Ndoshta pak edhe na jemi ndoshta edhe fysheke nuk kemi por ani, pse t'Paret e motit t'Paret e motit , flake barotit njata ushtaret e Gjergj Kastriotit kurr s'i njehshin n'lufte ushtrite njehen dhente e njehen dhite por jo trimat me arme le trimat lidhe me bese e fe trimi i mire edhe sa here me i fyshek dahet me ndere. pra le t'cohet m'kambe djelmeria Oren cuet pse e ka Shqipnia me te vete asht perendia. S'e ngule Knjazi n'Hot bajrakun s'e rrite m'ne , jo , Karadakun pasha armet i m'i la baba! Pa na vjerre kortare mbi kerraba... T'rrahim bene si t'na ape feja ( kush e thefte ate e vrafte beja) se qindrojme , eh gjofti rr'feja! porsi t"paret na pa n'qindrue t'cilt per t'gjalle s'kane me u harrue". Keshtu tha Cuni bajraktari edhe n'gjuj u ngreh ma i pari bani be ne lot per faqe per "qitape" e shtate "melaqe" m'Ore te bjeshkeve e m'krye te femse e per ement t'Perendise se pa deke e pa hi n'dhe me gjith djale e me gjithe re pa u robite me lope e qe e pa u djege me stan e shpi s'i bjen n'dore kurr Malit t'Zi Ngjite mbas tij atebote u cuene krenet e Hotit , e u betuene mbas kanuse s'Leke Dukagjinit m'qiri t 'Festes e m'Kishe te Shengjinit e mbi Shen N'kolle e m' Shejt Shna Ndue m'Kryqet t'Krishtit , kjofte levdue se pa u shkimbe me trojet t'veta s'i bajne Knjazit tungjatjeta! Atehere Cuni rishtas xuni: "Por tash , burra ndieje i fjale n'Ure t'Rrzhanices do qite ndo'i djale me i xane shtegun Karadakut der'sa t'i epet za bajrakut Un po i zgjedhi' izet martina me ua ndie krizmen larg Cetina e n'Rrazhanice kam me i ngujue pushken Knjazit me ia fillue per n'kje ' i mend se i ka ra n'krye kufijte tone me i shkapercye. N' Traboine Gjetja le t' dale Dede Gjo ' Lulit me i cue fjale q* ta coje ai n'kambe tane fisin porsa pushken n'Rrzhanice t'ia nisin. Ju te tjeret Krene , edhe secili deri neser pa ra dielli t'ia ape zanin fisit t'vet q* shk'a Hot e shkon me Mbret prej shtate vjetesh m' shtatedhete vjet t'gatoje armet e t'prehe taga' n n'Velecik ta qese gjane pse me pase n'Rrzhanice me krise ka me u dashte n'Rrzhanice me u nise aty u bafte si e ka thane Zoti Oret cuet por e ka Hoti. E ti , Masho , pa shkrepe dielli n'ate molle Shkodre t'nisesh filli Hodo Pashes m'iu ban selame thuej ta coje Miletin n'kambe me qindrue sot per Dauletin me indrue sot per Shqipni tue luftue me Mal te Zi. E atij mikut , iu ngjate jeta! thuej ta qese nji shkrole n'gazeta se per t'gjalle rodi i Shqiptarit per pa gjak kurre dhene e t'Parit nuk e leshon , jo pasha Zotin! s'e korite , jo , Gjergj Kastriotin Gjergj Kastriotin trim rr'fe t'shkruejese trima ka nder ne t'cilt per Atme edhe per fe e bajne deken si me le kur t 'jene lidhe me bese e Fe kur t 'jene lidhe me bese te Zotit si jane lidhe sot Krenet e Hotit. Tash po dah' na , nji udhe e mbare! se kane kendue gjelat e pare e kane kohe s'keme me u vonue. S'asht per burre , jo me u hutue ku per ta te jete gjikue ja me deke , ja me fitue". Foli Cuni e u da kuvendi. Po, Zot , kuje do t'i jese vendi? ****** Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 KANGE E KATERMBEDHETE TE URA E RRZHANICES Nga Kalaja e Shkodres Riza Pasha heton si nji soj mjegulle ne ane te Podgorices. Rrehet :ishte tymi i barutit ne lufte me Mal te Zi. E ' i mend , Mark Milanit vendose te mesyje Malsine, tue ra nper Ure t' Rrzhanices.Zana i kallxon Poetit numrin e ushtareve Malazez dhe Vojvodet e tyne. Ne balle te ures ndalet ushtria , te ura e kerset e para pushke e rojeve shqiptare. Vritet burizani i Mark Milanit , i cili ep urdhen per sulm , i presin rojet. Lufta ndezet ashper . Shqiptaret kalojne uren dhe kapen fyt afyt me anmik . S'ndihen ma pushket , vringellojne vetem e taganat. Gjaku mbulon fushen; Cemi , mali e fusha i bajne me dijte Poetit se Mark Milanit asht thye. Nata dane luften. Riza Pasha del n'kala "Madhi Zot , se shka me pa ! 'fort mjegull paska ra n'ate Rrzhanice ,nen Podgorice S'ka me ngajte e do t'bjere shi kazne e madhe per bujqsi!" T'u ngjatjeta i thote Myftiu s'ka ra njeg' lla kah Malsia kah Rrzhanica e Podgorica por asht cue tymi i barotit djalmte e Grudes e Leket e Hotit kah luftojne me Mal te Zi q* ka dyndun top e ushtri me hij mbrenda ne Malsi Mark Milani na u ka pri. Po ; sot n'nadje kur ka ague Mark Milani i trim drangue tue i hype gjokut n'pulla shkrue burizanin ai ka urdhnue bje burise e t'dale ushtria edhe t ' niset kah Malsia. Krisi lodra edhe buria edhe n'kambe ia ban ushtria e u rreshtue per fushe t ' mejdanit pora kalit t' Mark Milanit . Atehere Marku xu mbi kale "Pa ndigjonje , o djelm , nji fjale sot n'Malsi na kem me dale pse e dau Rus' ja n'pleq t'Berlines me ia leshue Knjazit t'Cetines Hot e Grude , Plave e Gusi . E na sot , qe jem , shtrengue keto male me i pushtue. Por se shka ? nji pune po drue se pa gjak nuk kane me u leshue. Pra , t 'gatohi me qindrue pse kem' lufte me trima rr'fe t'cilt per Atme edhe per fe e bajne e bajne deken si me le. Por , ne kjoshi , o djelmt e mi t'bijte e atyne q* n'mal t'Zi kane ruejte fe , kane ruejte liri tue luftue si shqipe t 'lehta n'krepa tone per sa qindvjeta a ju mbrana n'Hot do t' mrrini Malsise mbrena do t'hini. Do ta ngulni n'Hot bajrakun do ta zbardhni karadakun. Urra djelm , eh , u dhashte e mbara! perse fati na hece para! Keshtu u tha Marku e ra buria edhe u nis per ne Hot ushtria. Ehi , moj Zane , ty , t'kjosha true! A thue din ti me m'kallzue se sa ushtare ka Mark Milani si ia quen Vojvodat zani? Pse s'ta njoh asnji per be un Shqiptar ata jane Shkje ne na dane nji gjak e 'i fe, n' meni t'shoshoqit kemi le: keme ndermjet nj qielle e' i dhe!... Quote Share this post Link to post Share on other sites
DOn 0 Report post Posted October 11, 2007 FALEMINDERIT!! Quote Share this post Link to post Share on other sites