Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Mafja E Paritis Punes E Zhvilluar Ne Formen E Krimit Te Organizuar Nga Partia Socjaliste!nga Enver Hoxha Tek Edushka Rama!!!

Recommended Posts

Mafia shqiptare dhe ajo shqipfolese

 

PARATHENIE

 

Nuk mund ta thjeshtojme fenomenin mafioz italian vetem te "Cosa Nostra". Sidoqofte, eshte e rendesishme te ndajme mafian shqiptare nga ajo shqipfolese, e cila eshte nje dege e saj. Termi i mafias shqipfolese nuk ka te beje me nacionalitetin e anetareve te saj, por me perkatesine e komunitetit. Zona e ngulimit te shqiptareve ne Ballkan perfshin sigurisht Shqiperine (3 milione banore), por gjithashtu Kosoven (1,8 milione shqiptare), pjesen perendimore te Maqedonise (500 000 shqiptare) dhe jugun e Malit te Zi (50 000 shqiptare). Organizata te ndryshme kriminale te perbera nga shqiptaret jane aktive edhe ne zona te tjera ballkanike, sikurse edhe ne gjirin e diasporave te shumta shqipfolese te vendosura ne Evrope dhe ne Ameriken e veriut. Disa prej tyre, vecanerisht ne Kosove paraqesin karakteristika te pamohueshme mafioze per sa u perket lidhjeve, pushtetit ekonomik dhe depertimit ne politike.

 

Kjo analize eshte mbajtur per mafian shqiptare, pjeset e tjera te mafias shqipfolese jane trajtuar vetem ne bashkepunimet e shumta qe kane pasur me te.

 

HYRJE

 

Deklarata politike te bujshme, arrestime ne seri, pushime masive nga puna te funksionareve te korruptuar, shkaterrime te rrjeteve kriminale, nxjerrja e ligjeve rrenjesore: perballe krimit te organizuar shqiptar, qeveria "Berisha", e zgjedhur ne korrik 2005, duket sikur ka marre me vendosmeri nje qendrim te kundert me ate te paraardhesit te tij. Energjia qe karakterizon kete lufte eshte inkurajuese. Ajo nuk mjafton, megjithate te le te mendosh se mafia shqiptare eshte ne rrezik. Per te crrenjosur kete organizate kriminale do te duhet padyshim te bashkohen te gjitha forcat politike, policore dhe ushtarake per shume vite me radhe.

 

Mafia shqiptare eshte nje shoqeri kriminale sipas kuptimit te fjales. Para se gjithash eshte nje ndermarrje, fuqia financiare e se ciles mbeshtetet ne rentabilitetin eksponencial te trafiqeve te ndryshme. Eshte gjithashtu nje komunitet njerezor, pushteti i te cilit ushtrohet ne te gjithe vendin. Jo tek optimizmi qe ngjallin, por tek efektet reale te fuqise dhe pushtetit, duhet te perqendrohen analizat e ndryshimeve qe ka pesuar mafia shqiptare nga viti 2005.

 

 

 

FUQIA KRIMINALE

 

Fuqia e mafias shqiptare mbeshtetet te perfshirja ne trafiqe te ndryshme

 

Bazat e fuqise se mafias shqiptare

 

• Trafiku i heroines

 

Me shume se 90% e heroines, qe konsumohet ne Evropen Perendimore, prodhohet ne zonat pakistano-afgane. Nje pjese e madhe e droges kalon nga magazinat e mafias turke, pastaj ndjek dy rruge: "Rrugen e veriut", per ne Evropen Qendrore dhe "Rrugen e jugut", rrugen e Ballkanit, qe shperbehet ne shume itinerare. Pozita e Shqiperise ne itinerarin e jugut te rruges se Ballkanit e ben kete vend nje dalje te pashmangshme te flukseve te heroines drejt tregut evropian. Kanali i Otrantos kapercehet per 1 ore e 30 minuta me motoskaf. Dhe rreth nje e treta e heroines qe vjen nga Ballkani kalon nga Shqiperia.

 

Kalimi

 

 

Roli kryesor i mafias shqiptare ne trafikun e heroines eshte ta transformoje kete potencial gjeografik ne nje mjet krimi. Ne fakt, klanet shqiptare e kane shnderruar bregdetin e vendit ne nje gllavine kriminale te perkryer. Terminalet kryesore te saj jane porti i Durresit dhe ai i Vlores, me destinacion bregdetin italian. Klanet mafioze e fusin drogen ne territorin shqiptar, duke u mbeshtetur te korrupsioni i humnershem i doganave dhe bashkepunimi i ngushte me deget e tjera te mafias shqipfolese. Nje nga itineraret kryesore te importimit te heroines, pershkon qytetet e Maqedonise, te mbajtura nga mafiat lokale, kryesisht te grupuara ne gjirin e ish-brigades Ushtria Clirimtare Kombetare. Ky kalim behet vecanerisht ne korridorin kriminal te lugines se Tetove-Gostivar-Diber, pa hasur asnje rrezik nga forcat policore maqedonase dhe shqiptare, qe nuk e bezdisin aspak trafikun.

 

Korrupsioni ne dogana dhe forcat policore shqiptare i lejojne transportuesit e droges te pershkruajne vendin nga cepi ne cep, deri ne bregdet dhe te ngarkojne heroinen neper skafe apo kamione qe transportohen me traget. Kushtet e mira te dorezimit te heroines ne Itali sigurohen nga bashkepunimi i mafias shqiptare me nje nga mafiat me te medha italiane "Sacra Corona Unita". Kjo mafia pret drogen dhe merr persiper ta shoqeroje ne rrugen evropiane, duke bashkepunuar me organizata te tjera rajonale.

 

Shperndaresi

 

Pertej ketij roli kryesor, mafia shqiptare eshte nje shperndares i madh i heroines ne tregun evropian. Deget kosovare te mafias shqipfolese mbajne prej disa vitesh shitjen e heroines ne vende te ndryshme evropiane, si ne Zvicer dhe Austri. Duke bashkepunuar me kusherinjte, apo duke ushtruar force, mafia shqiptare merr pjeset me te medha ne kete beden te shperndarjes ne Gjermani, Belgjike dhe Britanine e Madhe, duke iu kundervene dhunshem mafias turke.

 

Trafiku i qenieve njerezore

 

Kalimi

 

Perfshirja e mafias shqiptare ne trafikun e emigranteve klandestine drejt Evropes Perendimore eshte e hershme. Qe ne fundin e eres staliniane (1992), qindra mijera shqiptare u larguan nga vendi me ane te anijeve te improvizuara dhe zbarkuan ne brigjet e Pulias, rremujshem. Shume shpejt ky emigrim ra ne dore te "Sacra Corona Unita", qe u siguron anije te shpejta rrjeteve kriminale shqiptare, qe pergjithesisht perbehen nga doganiere dhe police.

 

Ky aktivitet i mafias shqiptare eshte perforcuar vazhdimisht. Para se gjithash duke perfituar nga bashkepunimet e vena ne dispozicion nga "Sacra Corona Unita" me organizata te tjera, sidomos kineze, turke dhe kurde. Por, gjithashtu, duke perfituar nga gjendja ne te cilen ndodhej vendi, pas skandalit te piramidave ne vitin 1997. Dhjetera mijera persona te shkaterruar nga ky mashtrim financiar u larguan nga atdheu i tyre, te shoqeruar nga nje numer qe sa vinte e shtohej shqiptaresh te frikesuar nga kaosi ekonomik dhe pasiguria qe mbizoteronte ne vend, kryesisht ne Vlore dhe Tirane.

 

Mafia shqiptare siguron sot kalimin e dhjetera mijera emigranteve klandestine qe vijne nga e gjithe bota dhe i drejtohen Evropes Perendimore. Me rreth 900 euro per person, vetem ky trafik i siguron - ne minimum - te ardhura vjetore prej dhjetera milione eurosh.

 

Pike se pari, ky aktivitet zhvillohet ne rruge detare, duke lidhur mafian shqiptare me mafiat italiane. Se dyti, trafiku i qenieve njerezore i praktikuar nga mafia shqiptare mbeshtetet te bashkepunimi i ngushte me klanet kosovare te mafias shqipfolese. Sic eshte treguar edhe ne harte, perdorimi i Kosoves si platforme import-eksporti kriminal u jep ketyre te fundit nje aftesi per t'i furnizuar mafias shqiptare emigrante nga e gjithe bota. Duhet thene se klanet kosovare punojne gjithashtu per organizata te tjera rajonale, sikurse edhe per llogari te tyre.

 

Bleresi

 

 

Objektin e trafikut e perbejne dy kategori qeniesh njerezore. 1) Emigrantet vullnetare, kryesisht burrat, qellimi i te cileve eshte te punojne klandestince. 2) Emigrantet e detyruar, kryesisht femijet dhe grate, te prirura per t'u prostituuar, ndersa femijet i detyrojne te lypin ne Evropen Perendimore. Mafia shqiptare nuk largohet nga roli i saj i pare ne trafikun e qenieve njerezore. Eshte nje nga bleresit me te medhenj te kategorise se dyte te emigranteve klandestine. Deri ne fillim te viteve 2000, klanet mafioze shqiptare rrembenin ose mashtronin kryesisht grate shqiptare, kosovare dhe maqedonase te destinuara per tregun e prostitucionit. Qe prej asaj kohe zoterojne gra joshqipfolese te blera nga organizatat kriminale te Evropes Juglindore dhe Qendrore, kryesisht bullgare, boshnjake, rumune, moldave dhe ukrainase.

 

Shperndaresi

 

Mafia shqiptare zoteron gjithashtu fazen e mbrapme te trafikut te kesaj kategorie emigrantesh, sikurse edhe ka nen kontroll prostitucionin ne shume vende evropiane. Nje numer i madh prostitutash punojne per tutore shqiptare, qe operojne ne vende te ndryshme te Evropes Perendimore dhe u sjellin fitime te majme. Me shume se 30000 ne Itali, disa mijera ne France, dhjetera mijera ne Gjermani dhe Britanine e Madhe.

 

Trafiqe te dores se dyte

 

Pervec ketyre dy shtyllave te aktivitetit te saj, mafia shqiptare eshte e fuqishme edhe ne trafiqe te shkalles se dyte.

 

Trafiku i hashashit

 

Deri para pak kohesh, mafia shqiptare ka qene nje aktor i paneglizhueshem i trafikut te hashashit drejt Evropes Perendimore, edhe pse larg Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Indise dhe Libanit. Duke patur shume fusha te mbjella me kanabis ne territoret qe kontrollonin, mafia eksportonte mallin ne Itali me ane te skafeve, ose duke detyruar emigrantet klandestine qe ta transportonin. Duket sikur ky aktivitet ka rene qe nga viti 2005.

 

 

 

Trafiku i cigareve

 

Ky trafik nuk eshte aktivitet i mirefillte i mafias shqiptare, roli i se ciles ka qene padyshim te vazhdoje rrugen e krimit te organizuar malazez. Nje trafik i vertete shteti ne Malin e Zi, trafiku i cigareve, drejtohet nga kreret e shtetit qe pasojne njeri-tjetrin me perfshirjen ne dy shoqerite import-eksport te udhehequra nga njerez te pushtetshem, njeri prej te cileve eshte nje shqiptar nga Mali i Zi. Megjithate ky trafik has veshtiresi nga kontrolli i vazhdueshem i rojeve bregdetare dhe i Guardia di Finanza ne trajektoren Bar (Tivar) - Bari dhe ka kerkuar te gjeje zgjidhje te skafet shqiptare. Dhe transferta behet me e sigurt, meqe kane te njejtin partner italian, "Sacra Corona Unita".

 

Trafiku i automjeteve

 

Sipas sherbimeve shqiptare, nje ne cdo tre targa behet pa paraqitur librezen e makines. "Mercedes 190" eshte makina me e perdorur, e sjelle me nje cmim me te ulet se GDP-ja (Prodhimi i Brendshem Bruto) per banor ne Ballkan (2 874 USD) nuk le aspak dyshim per gjeresine e ketij trafiku. Edhe ketu problemi me i madh mbetet perfshirja masive dhe e vjeter e forcave policore, si edhe administrates shqiptare ne trafik.

 

Trafiku i mbeturinave

 

Implikimi i krimit te organizuar shqiptar ne trafikun e mbetjeve toksike eshte i hershem. Modeli ekonomik i ketij trafiku mbeshtetet mbi importimin dhe grumbullimin ilegal te produkteve, ricklimi i te cilave kushton dhe eshte i detyrueshem ne Evropen Perendimore. Qytetet e Durresit, Fierit, Lushnjes dhe Milotit kane pritur qindra ton pesticide me origjine gjermane ne fillim te viteve '90. Ky importim nepermjet mashtrimit ka provokuar probleme shendeti te verejtura te popullsia e ketyre vendeve. Rreziku eshte i madh dhe Shqiperia gjendet sot ne kete levizje te perdorur ne trafikun e mbetjeve toksike, por, para se gjithash te mbetjeve jotoksike. Kjo situate eshte prodhuar nga lidhjet e klaneve kriminale shqiptare me mafian italiane. Cdo vit, keto mafia trajtojne ne Itali 35 milione tone mbeturina te paligjshme - jo te gjitha jane toksike - per nje shifer prej 6 miliarde eurosh. Ky aktivitet eshte nje nga specialitetet e Kamorres, por gjithashtu praktikohet nga "Ndrangheta" dhe nga "Sacra Corona Unita". E gjithe kjo te ben te besosh se keto organizata e shohin Shqiperine si nje potencial zhvillimi te jashtezakonshem per kete aktivitet qe mbeshtetet mbi transportin dhe grumbullimin e mbetjeve ne zona te pakontrolluara nga pushteti politik.

 

Rruga detare kriminale e zgjedhur nga "Sacra Corona Unita" dhe klanet kriminale shqiptare, siperfaqja e nje vendi qe i shpeton cdo lloj autoriteti shteteror real, sikurse edhe padobia e forcave policore, i japin Shqiperise nje interes te padiskutueshem per zhvillimin e kesaj forme te re te aktivitetit kriminal.

 

Trafiku i armeve

 

Vjedhjet sistematike te kazermave, postave te policise, arsenaleve dhe depove te municionit, qe u kryen gjate revoltes se 1997, ka shperndare ne Shqiperi perafersisht sasine e armatimeve te meposhtme:

 

- 2 milione arme luftarake te tipit AK 47 dhe AK 74 (kopje kineze)

 

- 3.5 milione granata dore ofensive dhe difensive

 

-1 milion mina antitak dhe kunder njeriut

 

- 840 000 predha mortaje (te te gjitha kalibrave)

 

- 1.5 miliarde municione te kalibrave te ndryshem

 

- disa qindra kg eksploziv te te gjitha llojeve

 

- disa qindra raketahedhes te tipit RPG

 

- disa qindra mitraloze 14.5 mm

 

- disa dhjetera topa dhe mitraloze kunderajrore

 

- disa dhjetera raketa toke-toke dhe toke-ajer

 

Ndonese ky armatim nuk ra ne teresi ne duart e klaneve kriminale shqiptare, nje pjese e madhe e tij duket se ka qene sistematikisht objektiv i tyre, per t'i shtene ne dore. Ky trafik i ka sherbyer, gje qe nuk mohohet, armatimit te guerilasve shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise. Por armatimi shqiptar ka qene perhere objekti i nje tjeter trafiku ne Evropen perendimore dhe ne Greqi. Trafiku i dyte i armeve eshte padyshim me i rendesishmi dhe vazhdon te jete. Italia ze vendin e pare, merr rregullisht qindra arme te lehta dhe dhjetera kilograme eksploziv. Eshte vertetuar se klienti i pare i ketyre armeve eshte "Sacra Corona Unita". Klienti i dyte eshte padyshim banditizmi evropian. Mund te kene lidhje me organizatat e Lindjes se Mesme ose Afrikes se Veriut, por nuk eshte vertetuar.

 

Rendesia e trafikut te armeve, e organizuar nga mafia shqiptare, eshte padyshim per t'u krahasuar me persosmerine e treguar nga organizata te tjera rajonale - sidomos ajo boshnjake - ne kete aktivitet dhe nga afersia e nje zone gri e prodhimit dhe eksportimit te armeve te nje prodhimi me te mire: Transnistria.

 

Mafia shqiptare dyshohet edhe per aktivitete te tjera, sidomos per transformimin e kokaines baze ne kokaine dhe heroines baze ne heroine. Disa laboratore te vegjel u gjeten ne vitin 2000 afer kufirit grek, por asnje informacion nuk u gjet per te faktuar ekzistencen e tyre. Partneret ballkanike, te paret "traqeros" kolumbiane u identifikuan si klane kosovaresh dhe maqedonasish, sikurse organizata kroate, dhe jo mafia shqiptare.

 

 

 

 

 

Efektet e politikes se qeverise "Berisha"

 

Masat kryesore ne luften kunder mafiasQeveria "Berisha", e zgjedhur ne shtator 2005, ka ndermarre me vendosmeri nje lufte energjike kunder mafias shqiptare, e shprehur ne aksione te ndryshme:

 

Lufta kunder klaneve mafioze

 

Aksionet kunder mafias te qeverise "Berisha" konsistojne para se gjithash ne nje sulm frontal te klaneve kriminale ne Shqiperi. Kjo strategji e luftes me tepri kunder mafias shume shpejt dha rezultate konkrete dhe inkurajuese; ne vend, 12 klanet me te medha u shkaterruan qe ne tetor te 2005. Me shume se 150 anetare te familjeve mafioze u arrestuan gjate ketyre operacioneve te mbeshtetura nga grupet antitrafik te krijuara ne mbare vendin, dhe ekuivalentet lokale te GIR (Grupe te Nderhyrjes Rajonale) franceze. Shifra te tilla perbejne nje risi te pabesueshme para pasivitetit te qeverive te meparshme. Lufta kunder strukturave kriminale u shtri edhe pertej kufijve. Duke bashkepunuar me zyra te Koordinimit Nderkombetar te Ministrise se Brendshme me shume se 90 operacione policie vune ne shenjester klanet shqiptare ne Maqedoni, Itali dhe Turqi.

 

Lufta kunder korrupsionit

 

Aksioni kunder klaneve mafioze shoqerohet ne menyre logjike me nje shkulje te degeve te administrates "te vena ne gjume" nga mafia. Edhe doganat jane mjaft te prekura. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme kreu arrestimin e 43 funksionareve te kesaj administrate qe nga tetori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2006. Duhet permendur fakti se keto operacione nuk kursyen as policet, komisaret, funksionare te larte te ministrise.

 

Permiresimi i instrumentit te legjislativit

 

Per me teper, nga aplikimi i ligjit te ri kunder krimineleve, qeveria "Berisha" ka miratuar shume ligje dhe amendamente qe te lejojne te jesh optimist ne luften kunder mafias. Modifikimi i pare ka te beje me amendamentin e artikullit 298, te Kodit Penal shqiptar, duke rikualifikuar si krim trafikun e qenieve njerezore, qe me pare konsiderohej si shkelje. Ligji qe e ben te detyrueshme pajisjen me karte identiteti u votua, por zbatimi i tij do te zgjase disa vite. Por, qeveria "Berisha" ka votuar nje ligj qe ndalon per tre vjet daljen ne det te cdolloj skafi. Ai ka hyre ne fuqi qe nga prilli i vitit 2006. Ky ligj godet ne zemer nje nga suportet teknike te trafiqeve qe pershkruam me lart.

 

Rendesia aktuale e planit "Berisha"

 

Energjia me te cilen kryhet kjo lufte, sikurse edhe rezultatet e saj, jane mjaft inkurajuese. Por goditja reale mbi fuqine e mafias shqiptare per momentin duhet te jete e relativizuar.

 

Tri arsye e motivojne kete maturi:

 

Modifikimi i funksionit te kalimeve kriminale

 

Pertej impaktit te tij mbi efektivet mafioze, rendesia reale e te ciles shkon me larg, aksioni i qeverise "Berisha" kunder mafias prek kryesisht funksionin tranzitor te mafias shqiptare, qe eshte e domosdoshme per trafiqet qe pershkruam me lart. Zotesia e mafias shqiptare ne transportin e droges dhe emigranteve drejt Evropes Perendimore preket nga dy ane te ndryshme te planit "Berisha". Lufta kunder korrupsionit veshtireson transfertat permes vendit. Ndalimi i lundrimit te skafeve ve ne rrezik funksionimin e rrugeve detare qe lidhin brigjet shqiptare me ato te Puljas. Perballe kesaj situtate te re, klaneve shqiptare u ofrohen tre strategji: te ndalojne, te vazhdojne duke shkaterruar pengesat, te vazhdojne duke shmangur pengesat. Si cdo organizate kriminale, mafia shqiptare shkon drejt me te thjeshtes dhe me guxim zgjedh opsionin e trete. Po ashtu, edhe krimi i organizuar malazez e praktikon, duke alternuar itineraret logjistike per trafikun e cigareve. Mafia shqiptare perdor tashme portin malazez te Tivarit, si platforme eksporti drejt plazheve qe kontrollon "Sacra Corona Unita". Sepse, ndryshe nga qeveria "Berisha", qeveria e Malit te Zi eshte jo vetem pasive ndaj krimit te organizuar, por edhe bashkepunetore ne kete krim. Sic eshte paraqitur (ne raport), porti i Tivarit strehon skafe ne nje zone te ndaluar per publikun, fillimisht te perdorura per mbartjen e cigareve nga anijet e mallrave drejt mjeteve te kontradandes: trene, kamione dhe motoskafe.

 

Itineraret tokesore jane orientuar kohet e fundit drejt zonave te Shkodres, ne kufi me Malin e Zi dhe historikisht te padepertueshme nga prania e policise, ose kalojne direkt ne Malin e Zi nga Kosova, ne kuadrin e bashkepunimit te mafias shqiptare me klanet kosovare.

 

Drejt nje funksioni te ri shqiptar ne trafikun e heroines: grosiste

 

Nje tjeter zhvillim te ben te mendosh mbi rezultatet reale te masave te luftes kunder mafias, te vena ne jete qe prej shtatorit 2005. Ne fakt, disa muaj para se te zgjidhej Sali Berisha, mafia shqiptare nisi te ngjitej ne nje status te ri ne trafikun e heroines: si grosiste.

 

Ne plotesim te rolit te tyre tregtar dhe shperndares, klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines. Disa prej tyre jane prezente rregullisht ne zonat e prodhimit ne Pakistan, burime te sigurta flasin per aftesine e tyre per te blere edhe ne Afganistan. I zbuluar ne korrik te vitit 2005, ky zhvillim eshte konfirmuar ne fillim te viteve 2006. Dhe me 18 tetor 2006, ne brigjet e Adriatikut, policia italiane gjeti ne nje kamion te drejtuar nga nje shqiptar, me 19 kg heroine me origjine afgane. Disa jave me heret, nje shqiptar ishte kapur me 700 kg heroine nga policia italiane. Hetimet nxoren ne drite se droga vinte nga Afganistani dhe transportin e kishte marre persiper nje klan shqiptar. Veshtiresite e lidhura me kthimin e rruges detare drejt Italise duhet te kompensohen me perfitimet e shpenguara nga kjo zotesi e re e mafias shqiptare per te zoteruar, si ajo turke, furnizimin e trafikut te heroines drejt Evropes.

 

 

 

Zhvillimi i trafiqeve "jashte tokes"

 

Duke ndjekur te njejten logjike, aksioni i qeverise "Berisha" mund te duket i vonuar po te konsiderojme zhvillimin e trafiqeve qe udhehiqen nga klanet shqiptare, larg fushave te saj. Eshte vertetuar se disa klane te medha shqiptare jane aktore te rendesishem te trafikut te kokaines ne Evropen Perendimore, pa kaluar ne Ballkan. Klani i Ilir Kocias - nje nga me te rendesishmit ne Tirane qe operonte edhe me larg - trafikonte kokainen qe nga Holanda deri ne Gjermani, France dhe Itali, duke i udhehequr operacionet qe nga ky i fundit.

 

Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas

 

Klanet kosovare dhe maqedonase te mafias shqipfolese, gjithashtu edhe krimi i organizuar malazez, serb dhe boshnjak (si ne federaten kroato-boshnjake dhe ne Republiken serbe) perfitojne nga ky presion i aplikuar mbi mafian shqiptare. Pa dyshim qe te gjithe perfitojne nga perfshirja e tyre ne kete rrjet rrugesh tokesore te heroines dhe te emigranteve drejt Malit te Zi, duke kaluar nga territoret qe kontrollojne. Duke perfituar nga kjo renie e kusherinjve shqiptare, deget e tjera te mafias shqipfolese duket sikur kane marre permasa te tjera nderkombetare.

 

Klanet e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise kane arritur te pozicionohen ne tregun qe sa vjen e rritet te kokaines, duke vene ne jete trafikun nderkombetar qe nga Amerika e jugut deri ne Greqi. Ne janar 2007, 500 kg kokaine qe vinte nga Venezuela u kap ne piken kufitare te Bllates, ne Maqedoni, teksa po kalonte nepermjet Kosoves. Se fundi, mafia kosovare ka investuar rregullisht ne funksionin e grosistit te heroines, madje edhe me shume se kusherira shqiptare. Keshtu, ne 18 muajt e fundit jane bere shume martesa mes kosovareve me afgane dhe anasjelltas. Lidhjet familjare qe jane krijuar garantojne vazhdimesine e marrjes se dores se pare te heroines.

 

Trafiqet e ndryshme i japin mafias shqiptare nje pushtet financiar. Sigurisht qe eshte e pamundur ta percaktosh me saktesi. Megjithate, mjafton nje shifer per kete pasuri, vlera e droges qe kalon cdo vit ne Shqiperi eshte me shume se 2 miliarde dollare. Qeveria "Berisha" i godet fuqishem te gjitha klanet shqiptare. Efikasiteti i ketyre sulmeve kunder pushtetit te mafias shqiptare prapeseprape eshte i limituar. Disa jave para se te zgjidhej Berisha, dukej sikur oktapodi kishte patur kohe te zhvillonte tentakulat e tij jashte trajektores se qeverise.

 

 

 

 

 

PUSHTETI KRIMINAL

 

Lufta kunder mafias shqiptare kerkon, jo vetem te luftosh fuqine e saj, por te sulmosh gjithashtu edhe pushtetin qe ajo ka. Sepse mafia shqiptare nuk eshte vecse nje ndermarrje kriminale, sikurse jane shume organizata te tjera te medha kriminale transnacionale. Si homologet e saj italiane, amerikane, turke, kineze, japoneze dhe kusherirat shqipfolese, mafia shqiptare eshte nje komunitet kriminal, rreziku i se ciles qendron ne kombinimin e dy forcave te kunderta: nje strukture e nyjezuar rreth berthamave shume homogjene dhe nje aftesi e forte rrezatimi jashte komunitetit.

 

Forca e strukturave

 

Pas shume vitesh paqartesie, lidhur me pjekurine e klaneve kriminale dhe shume grupeve te njepasnjeshme, tashme eshte e mundur te skicosh nje kartografi te mafias shqiptare. Saktesia e kesaj te fundit pa dyshim qe eshte e perafert. Aktualizimi i punimeve mbi kete mafia nderlikohet nga aksesibiliteti i dobet dhe ndodh rralle te kene informacione per kete pune.

 

Berthamat homogjene

 

 

Lashtesia eshte nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskriminuese. "Sacra Corona Unita" eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte.

 

Kumbara italiane

 

Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. Sepse mafiat italiane dhe sidomos "Sacra Corona Unita" ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura staliniane. Ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te stimujve, i hapi dyert e vendit kesaj mafieje me 1986. Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot.

 

Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave finaciare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet KOMUNISTA e vitit 1997. Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek. Keto piramida u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to.Tropizmi shqiptar

 

Shpejtesia e venies ne zbatim u favorizua gjithashtu edhe nga ekzistenca e prirjes se shoqerise shqiptare per te penetruar ne mafia.

 

E para, mes tyre eshte padyshim vendi i shtrirjes se nje klani. Si numer i qarqeve mafioze, shoqeria shqiptare eshte kryesisht klanore. Nese kjo karakteristike maskohet dalngadale ne gjirin e gjenerates se re urbane, nje klan mbetet entitet baze i shoqerise. Lidhja e pare e mundshme mes anetareve te nje klani eshte lidhja e gjakut dhe bazohet te lidhjet familjare biologjike. Lidhja e dyte eshte ajo e zonave. Ajo bashkon ne gjirin e nje klani familjet qe jetojne ne nje siperfaqe gjeografike, qe shpesh mund te jete nje rruge apo disa shtepi.

 

 

Nje tjeter predispozite mafioze e shoqerise shqiptare qendron te mosbesimi thuajse strukturor i popullsise ndaj shtetit. Per me teper, nga irredentizmi legjendar ilir, shoqeria shqiptare e konsideron historikisht shtetin si nje force detyruese te ushtruar nga pushtuesi apo nga nje diktature e tmerrshme staliniste e Enver Hoxhes, me pas e Ramiz Alise qe i mori frymen vendit per gjysme shekulli.

Mafia shqiptare zoteron nje strukture te forte. Duke thyer rregullat shoqerore te paraardhesve, klanet perberese te saj jane homogjene dhe krejt hermetike: kushtet perkatese e bejne ate te padepertueshme nga jashte dhe rreptesia e rregullave te brendshme i ndalon tradhtite.

Arkitektura ne rrugen e strukturimit

 

Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve, qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz.

 

Struktura e brendshme

Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te tipit italian. E thene me thjeshte: me kapon (kapo eshte termi i huazuar ne shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. Funksioni i zevendesit te kapos duket se eksizton ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes.

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shoku AAAA me jep idene sikur masturbohesh kur lexon dhe shkrun artikuj te tille qe ketu na i ban me copy/paste,nejse.

Po te jap te drejte edhe pse s jam dakort me ty e as qe e kam lexu deri ne fund,por kur qeveria shqiptare (e cilitdo krah politik qofte) t'i siguroje popullit 24 ore drita e uje atehere them se ka ba dicka per kete vend e jo me heq nepunesit e thjeshte per me vu militantet e vet servila neper detyra,apo te merret me sollakun me shoke.Se di a ishe ne shqiperi kete vere,une isha,e te them te drejten njerezve as qe u rruhet per politiken qe ty te ka turbullu menjen,po ankoheshin se s kishin drita,uje e cimimi i bukes asht tu shku te 1000 lekshi.Leni brockullat po shifi gjanat si jane ne realitet e mos na ban copy/paste prej te Rilindja Demokratike.

A di si i thojne anej ka balldreni: Ja ke fut si kau peles.... hajt ja kalosh mire p.s vlen edhe per ato hartimet e temave tjera.

gjyle1_1_.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites
Shoku AAAA me jep idene sikur masturbohesh kur lexon dhe shkrun artikuj te tille qe ketu na i ban me copy/paste,nejse.

Po te jap te drejte edhe pse s jam dakort me ty e as qe e kam lexu deri ne fund,por kur qeveria shqiptare (e cilitdo krah politik qofte) t'i siguroje popullit 24 ore drita e uje atehere them se ka ba dicka per kete vend e jo me heq nepunesit e thjeshte per me vu militantet e vet servila neper detyra,apo te merret me sollakun me shoke.Se di a ishe ne shqiperi kete vere,une isha,e te them te drejten njerezve as qe u rruhet per politiken qe ty te ka turbullu menjen,po ankoheshin se s kishin drita,uje e cimimi i bukes asht tu shku te 1000 lekshi.Leni brockullat po shifi gjanat si jane ne realitet e mos na ban copy/paste prej te Rilindja Demokratike.

A di si i thojne anej ka balldreni: Ja ke fut si kau peles.... hajt ja kalosh mire p.s vlen edhe per ato hartimet e temave tjera.

 

 

 

A_Une e kuptoj qe ju,pamevarsishte se jeni me nje bagazhe apsolut

 

 

e keni te pa mundur ta kuptoni,por po ju ndihmoj ,sa kame mundesi:

 

kanceri ne tru eshte vdekje prures per personin qe e mbaret.

 

B-Krimi i organizuar eshte nje kancer per Shteti!

 

C-Sollaku eshte nje nga drejtuesit dhe mburoja e krimin te organizuar!

 

D- Ku bie balldreni!

Share this post


Link to post
Share on other sites
A_Une e kuptoj qe ju,pamevarsishte se jeni me nje bagazhe apsolut

 

 

e keni te pa mundur ta kuptoni,por po ju ndihmoj ,sa kame mundesi:

 

kanceri ne tru eshte vdekje prures per personin qe e mbaret.

 

B-Krimi i organizuar eshte nje kancer per Shteti!

 

C-Sollaku eshte nje nga drejtuesit dhe mburoja e krimin te organizuar!

 

D- Ku bie balldreni!

 

 

Fshati Balldre gjenden ne veri te Qytetit Lezhe veten 7-8 km rruges nacjonale per Shkoder

 

ne te djathte te rruges,e vendosur ne nje koder dhe ka nje pozicjon gjeografike mjafte shpreselenes!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kumbara italiane

 

Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. Sepse mafiat italiane dhe sidomos "Sacra Corona Unita" ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura staliniane. Ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te stimujve, i hapi dyert e vendit kesaj mafieje me 1986.Enver Hoxhes, me pas e Ramiz Alise qe i mori frymen vendit per gjysme shekulli.

 

 

Populli eshte shume i stresuar dhe ndigjon thenjen e hajdutit kapeni hajduti!

dhe mire thot Gezimi ""sdin me shkrujt emnin e vete po ja la njani amanet""

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nejse, un nuk lexova E gjithe artikullin por dua te shtoj dicka jo si militant po thjeshte si dossier-kuriozitet.

Nje person me ka treguar se gjate kohes se diktatures ka punuar ne portin e shengjinit dhe ai tregonte se gjate nates vinin disa anije dhe u ngarkonin pa u ditur se me cfare. Por paketimi i ngarkeses ngjante me pakot e droges. Sipas personit ne fjale behej fjale per nje kontrabande te mirefillte sepse keto anije vinin nga shtete qe sot njihen si cerdhe te droges.

 

Evito militantizmin AAAA sepse nuk eshte fryme progresiste ;)

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...