Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Edi Rama Lakuriqi I Natës Që Veshi Brekët E Topolinos

Recommended Posts

Edi Rama

Lakuriqi i natës që veshi brekët e topolinos

 

 

 

Para rreth një viti paraqiti një ekspozitë me piktura të vetat të quajtur “Hartat e mendjes”. Në ato piktura me një kaos ngjyrash dhe vizash, mund të gjesh të vërtetën e ideve të Ramës. I cuditshëm ky Rama. Kur e akuzon Fatos Nanon se tradhëtoi të majtën, duke e ndihmuar Berishën që të zgjedhë Topin President, duket se mendon qëtë tjerët nuk e kuptojnë se Ramës i vjen keq që Nano i bëri pay back Ramës që i ofroi Berishës konsensusin në rast se sakrifikohej Nano. Rama u mburr shumë se do të sillte një politikë të re, duke e quajtur veten një politikan të ri, për nga mosha dhe mentaliteti, si dhe duke thënë se ndjek modelin e Toni Blair. Por duke marrë si nr. 2 të partisë Gramoz Rucin, ish-aparatcikun klasik të PPSH dhe të fundit shef të Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist, zbuloi se përtej retorikës së Toni Bair, i gjen më të sigurta metodat saliniste të kontrollit të partisë.

Berisha kur e ironizon e quan “Edvin”, por megjithatë, Rama, ashtu si Ndoka ka një enigmë me emrin, se nuk merret vesh nëse emri i tij është shkurtim i emrit “Edvin”, siç e quan Berisha, apo i Eduard, Edmond, Edison, a ku e di unë se çfarë. Se që është shkurtim, për këtë nuk ka dyshim. Nëse do të parafrazoja Taulant Dedjen që ka thënë se Edi Rama vesh brekë me figurën e topolinos, do të thosha se emri i tij mbetet po aq enigmatik sa brekët e tij, për të mos folur për origjinën e tij. Një herë në një intervistë në gazetën “Paloma” ka thënë se personazhi i tij i preferuar në filmat me kartona është miu Xherri. Ashtu si ai, Rama mendon se mund të bëjë me sukses një lojë të rrezikshme, me maçokun Tomi (Fatos Nanon), në arenën e PS, gjë që nuk duket se ka gjasa të përfundojë si në filmin me kartona ku Tomi nuk fiton kurrë kundër Xherrit.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...