AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Ben Blushi I dyzuar midis strucit dhe tigrit Në krye të piramidës së PS, vendi po bëhej gjithmonë dhe më i ngushtë për të qendruar së bashku me Ramën. Dhe në mbledhjen e parë të Asamblesë Rama e eliminoi Blushin me një eufemizëm procedurial makiavelist duke e shkrirë postin e sekretarit politik që mbante Blushi. Protagonizmi politik i Blushit, i ardhur nga kapaciteti intelektual i tij, por të cilin di ta përkthejë atëherë kur duhet në terma populiste, çka është e domosdoshme tek e majta, e bën një rival natyral të Ramës. I vetmi që mund ta sfidojë është Nano, gjë që u duk dhe në replikat që shkëmbyen herën e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kur ironisë së Blushit se grupi ishte bërë si kopsht zoologjik, Nano iu përgjegj se në këtë rast duhej të zgjidhte se çfarë kafshe ishte. Nëse Blushi do të mendonte seriozisht për këtë gjë, atëherë ai duhej të zgjidhte strucin, pasi ka futur kokën në rërë, dhe bën sikur nuk shikon se nëse Nano është armiku imediat që Rama kërkon ta neutralizojë përfundimisht, Blushi është ai që Rama e shikon si armikun natyral të rradhës. Së paku nga veprimet e Blushit nuk del ta ketë kuptuar këtë gjë. Është duke u menduar nëse të qëndrojë si struci apo të nxjerrë thonjtë e tigrit duke dalë përfundimisht kundër ulkonjës Rama. Quote Share this post Link to post Share on other sites