Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Ben Blushi I Dyzuar Midis Strucit Dhe Tigrit

Recommended Posts

Ben Blushi

I dyzuar midis strucit dhe tigrit

Në krye të piramidës së PS, vendi po bëhej gjithmonë dhe më i ngushtë për të qendruar së bashku me Ramën. Dhe në mbledhjen e parë të Asamblesë Rama e eliminoi Blushin me një eufemizëm procedurial makiavelist duke e shkrirë postin e sekretarit politik që mbante Blushi. Protagonizmi politik i Blushit, i ardhur nga kapaciteti intelektual i tij, por të cilin di ta përkthejë atëherë kur duhet në terma populiste, çka është e domosdoshme tek e majta, e bën një rival natyral të Ramës. I vetmi që mund ta sfidojë është Nano, gjë që u duk dhe në replikat që shkëmbyen herën e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kur ironisë së Blushit se grupi ishte bërë si kopsht zoologjik, Nano iu përgjegj se në këtë rast duhej të zgjidhte se çfarë kafshe ishte. Nëse Blushi do të mendonte seriozisht për këtë gjë, atëherë ai duhej të zgjidhte strucin, pasi ka futur kokën në rërë, dhe bën sikur nuk shikon se nëse Nano është armiku imediat që Rama kërkon ta neutralizojë përfundimisht, Blushi është ai që Rama e shikon si armikun natyral të rradhës. Së paku nga veprimet e Blushit nuk del ta ketë kuptuar këtë gjë. Është duke u menduar nëse të qëndrojë si struci apo të nxjerrë thonjtë e tigrit duke dalë përfundimisht kundër ulkonjës Rama.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...