AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Pandeli Majko Lejfeni i politikës shqiptare Më mirë me thënë lejfeni i politkës shqiptare. Shpeshherë shansi i qeshi nga mbledhja e gozhdëve të bëhet kryeministër dhe ministër i mbrojtjes ku nuk shkriu gozhdët e lejfenit por tanket e ushtrisë. Nuk ka shembull në historinë e politikës botërore që një politikan që ka qenë dy herë kryeministër, dy herë numri 2 i një partie të madhe (sekretar i përgjithshëm 1997 dhe 2005), pa mbushur moshën 40 vjeç (i mbush në shtator të këtij viti), të hyjë trajektorja e karrierës së tij politike në fazën e rënies. Se është evidente që Majko është nulifikuar politikisht sa i përket lidershipit të PS, ku sot ai është edhe më pak protagonist se Bashkim Fino. Kjo tregon se Majko ka qenë një katapultuar artificialisht, që sot për të thënë të vërtetën po merr atë që meriton nga Rama. Quote Share this post Link to post Share on other sites