AAAA 0 Report post Posted September 11, 2007 Paskal Milo Puthu me Milon nuk ka lidhje me Paskal Milon, por me Gjinushin Një politikan që nuk shquhet për batuta humoristike, por megjithatë që arriti ta bënte një të tillë monumentale, duke përmbysur emrin e partisë nga ku u largua, kur krijoi të vetën: Doli nga Partia Social-Demokrate për të krijuar një parti me emrin e përmbysur “Partia Demokracia Sociale”. Nëse nuk arriti që ta përmbyste kryetarin e PSD Gjinushin, në një puç, për të cilin ky e akuzoi, së paku mori sadisfaksionin që arriti t’ i përmbysë emrin e partisë, PDS. Nuk ke ç’ i thua, një shaka me të vërtetë intelektuale. Me partinë e tij vegjeton në politikë dhe më mirë do të bënte që të ndiqte shembullin e bashkëpunëtorit të tij në “puçin” kundër Gjinushit dhe të hynte në LSI, pranë së cilës realisht është. Edhe si qeveritar fati i tij është i lidhur me Metën, me përmbysjen e qeverisë së të cilit ai humbi dhe vendin e ministrit. Quote Share this post Link to post Share on other sites