AAAA 0 Report post Posted September 10, 2007 Struktura leniniste që po mban gjallë Al Kaedan JA ,E VERTETA ,QE KOMUNIZMI ESHTE TERRORIZEM Strukturat decentralizuese të terroristëve, të cilët po synojnë të funksionojnë në qeliza revolucionare, por edhe islamiste e nacionaliste, si në Irak, paraqesin vështirësi konvencionale për forcat perëndimore. Shpartallimi i tyre shihet tek ndërhyrjet e reja ushtarake, por edhe tek shkurajimi i regjimeve të korruptuara në Lindjen e Mesme Al Kaeda në Irak është pjesë e lëvizjes globale al Kaeda. AKI, ashtu si ushtarakët amerikanë e quajnë atë, në rreth 90% të saj përbëhet nga irakianë. Sidoqoftë, komandantët amerikanë thonë se luftëtarët e huaj predominojnë në lidershipin dhe bombat vetëvrasëse të saj, ku ata përbëjnë mbi 90%. Lideri i AKI është egjiptiani Abu Ayyub al-Masri. Paraardhësi i tij, Abu Musab al Zarqaui ishte jordanez. Meqë anëtarët e AKI në pjesën dërmuese janë irakianë, shpesh vrasës dhe të çekuilibruar të rekrutuar apo të futur me forcë në organizatë (bashkë me disa klerikë dhe liderë më të edukuar), thuhet se AKI në fakt nuk është pjesë e lëvizjes globale al Kaeda. Për këtë arsye argumentohet se lufta në Irak nuk është pjesë e luftës globale ndaj terrorit: al Kaeda “e vërtetë”- banda e Osama bin Laden, e cila qëndron ne strehimet e saj të sigurta në zonat fisnore pakistaneze të Uaziristanit dhe Baluchistanit, është grupi që duhet luftuar. Për më tepër, argumentojnë kritikët që kanë këtë bindje, ne duhet ta bëjmë këtë luftë nëpërmjet sulmeve ajrore të drejtuara me precision dhe me inteligjencë apo sulmeve të forcave speciale mbi liderët kyç, jo nëpërmjet vendosjes së forcave të mëdha konvencionale, të cilat vetëm sa nxisin zemërimin në vëndet muslimane dhe krijojnë më shumë terroristë. Gjatë katër viteve të shkuara, lufta në Irak ka sjellë faktë të shumta për të diskutuar këto deklarata. Al Kaeda Mbarëbotërore/Al Kaeda është një organizatë që ndjek një ideologji. Si organizata ashtu dhe ideologjia duhen shpartalluar. Ashtu si në luftën e ftohtë, sfida ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të pushtuara prej tij ishte manifestimi real botëror i luftës ideologjike, prandaj sot, lufta globale mbi terrorin është një sfidë reale botërore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe al Kaedës dhe mbështetësve të saj. Ne mund të shpresojmë ta shpartallojmë ideologjinë vetëm duke shpartalluar kryesuesen e saj, al Kaedën. Ideologjia e al Kaedës është pasardhëse lineare e një shkolle të të menduarit e artikuluar më shumë forcërisht nga revolucionari egjiptian Sayyid Qutb në vitet 1950 dhe 1960, me një përzierje të Uahabizmit, mendimit Deobandi, apo më thjeshtë shovinizmi tipik sunit, në varësi nga ku dhe nga cili grup kjo është parashtruar. Qutb përziente një interpretim radikal të teologjisë muslimane me marksizëm-leninizmin dhe egërsinë antikoloniale të Egjiptit të kohës së tij për të prodhuar një lëvizje revolucionare islamike. Ai argumentonte se shekullarizmi dhe sjellja e shthurur (sipas standardeve të tij ekstreme) e shumicës së muslimanëve po shkatërronte besimin e vërtetë dhe po e kthente botën islame në shtetin e jahiliyyah (xhahilëve), apo injorimin e fjalës së Zotit, e cila mbizotëronte para Muhametit. Atë e shqetësonte veçanërisht shekullarizmi (shkëputja nga konsideratat e besimit fetar) në rritje i shteteve muslimane. Sipas interpretimit të tij, vetëm Zoti ka pushtetin për të bërë ligje dhe të gjykojë. Kur njerëzit bëjnë ligje dhe gjykojnë njeri-tjetrin sipas kritereve shekullare, ata janë duke uzurpuar prerogativat e Zotit. Sipas Qutb, të gjithë ata që iu binden liderëve të tillë janë duke i trajtuar liderët e tyre si zotër, prandaj ata janë fajtorë të mëkatit më të keq, polytheizmit (besimi në disa zotër). Kështu ata nuk janë, dhe kjo është pika kyçe, muslimanë të vërtetë, por jobesimtarë, pavarësisht nëse u binden ose jo ligjeve dhe praktikës muslimane. Kjo është karakteristika përkufizuese e ideologjisë së al Kaedës, e cila me të drejtë është quajtur “takfirizëm” (edhe pse luftëtarët e al Kaedës nuk e përdorin termin). Fjala “takfir” përshkruan procesin e deklarimit të një personi se ai nuk është besimtar për shkak të mënyrës si ai praktikon besimin. Takfiri dhunon kuptimin fetar të pjesës më të madhe të botës muslimane, sepse Kurani këshillon vetëm pesë kërkesa për një musliman (njohjen vetëm të Zotit, lutjen, bamirësinë, agjërimin dhe pelegrinazhin në Mekë) dhe specifikon se ai që i respekton ato është musliman. Takfiristët ngulin këmbë se cilido që i bindet një qeverie njerëzore është polytheist, prandaj ai dhunon parimin bazë të islamit, që është shahada (deklarimi se “këtu nuk ka zot, por Zot”), edhe pse muslimanët kanë jetuar në shtete me sundues tokësorë në pjesën më të madhe të historisë së tyre. Arsyeja kryesore pse al Kaeda ka mbështetje të kufizuar në botën muslimane është se komuniteti musliman global në pjesën dërmuese të tij kundërshton parimin se cilido që i bindet një sunduesi tokësor është nga natyra e vetë faktit, jobesimtar. Takfiristët e sotëm i çojnë parimet bazë të Qutbit edhe më tej. Disa muslimanë të devotshëm besojnë se qeveritë njerëzore duhet të mbështesin apo të zbatojnë ligjin sharia (sheriatin). Kjo është arsyeja pse Arabia Saudite nuk ka ligj, por sheriat. Por për Osama bin Laden dhe zëvendësin e tij madhor, Ayman al Zauahiri, kjo nuk është e mjaftueshme që një shtet të sundohet sipas sheriatit. Për të qenë legjitimë, sipas këtyre revolucionarëve, një shtet gjithashtu duhet të punojë aktivisht për të përhapur “ligjin e denjë” në gjithë rruzullin. Kjo kërkesë do të thotë se vetëm shtetet e rreshtuar me takfiristët dhe që mbështesin përhapjen e takfirizmit, ashtu si talebanët kur ishin në pushtet, janë legjitimë, ndërsa shtetet e rreshtuar me jobesimtarët, si Arabia Saudite, janë jolegjitime edhe pse ato zbatojnë me rreptësi sheriatin. Disa takfiristë, veçanërisht në Irak, ashtu siç do ta shohim më poshtë, argumentojnë përveç kësaj se gjithë shariat janë polytheistë, prandaj ata janë femohues, sepse ata “adhurojnë” Aliun, Husseinin dhe imamët e tyre pasardhës. Kjo pikëpamje e deformuar e shiizmit pasqyron lëvizjen e pandërprerë të mendimit takfir drejt ekstremeve. Këto dallime nuk janë vetëm fakte teorike. Kurani dhe tradita muslimane i ndalon muslimanët të vrasin njeri-tjetrin, me përjashtim të rrethanave mjaft specifike. Ato gjithashtu i kufizojnë kushtet në të cilat muslimanët mund të vrasin jomuslimanët. Sidoqoftë, takfiristët pretendojnë se grupet dhe individët që ata dënojnë nuk janë muslimanë, por jobesimtarë të cilët rrezikojnë besimin e vërtetë. Për këtë arsye ata pretendojnë të ushtrohet e drejta për të mbrojtur besimin, i dhuruar nga Kurani dhe tradita muslimane, kur ata firmosin vrasjen e këtyre muslimanëve të rremë dhe perëndimorët, të cilët ose i joshin ata për të braktisur besimin e tyre apo i mbështesin për ta bërë këtë. Ky është justifikimi teologjik primar për terrorizmin e al Kaedës. Takfirizmi është një riinterpretim radikal i islamit që është flakur për një mijë vjet të studimit islamik dhe traditës së kujdesshme në favor të një leximi fjalë për fjalë të Kuranit dhe Haditheve që lejojnë çdo person që nuk është klerik - të tillë si Osama bin Laden, i cili nuk ka pozicion klerik - të uzurpojë rolin e dijetarëve të islamit dhe të nxjerrë fatva e të ushtrojë prerogativa të tilla të tjera klerike. Është interesant se “takfirizmi” është faktikisht ajo çka armiqtë muslimanë e etiketojnë këtë lëvizje. Për shembull, irakianët zakonisht u referohen anëtarëve të AKI si “takfiristë”. Ky term ka një ngjyrim të fortë negativ, duke nënkuptuar sikur i jep të drejtën një grupi të vogël për të vendosur cili është musliman dhe të vrasë ata që nuk praktikojnë besimin e tyre në një mënyrë të veçantë (Irakianët nganjëherë i quajnë terroristët “khauaraj,” një referim ndaj Kharajites së historisë së hershme muslimane, që është jashtëzakonisht përçmuese, duke nënkuptuar se kjo i bën anëtarët e al Kaedës të jenë përçarës, jashtë rrymës kryesore të islamit.) Ndërkohë që takfirizmi është justifikimi teologjik primar për aksionet e al Kaedës, ky nuk është komponenti i vetëm i rëndësishëm i ideologjisë së terroristëve. Konceptet perëndimore janë gjithashtu të ngulitura thellësisht në këtë lëvizje, ku para së gjithash qëndron leninizmi. Qutb ishte familjar me konceptin e partisë bolshevike si “pararoja e proletariatit”, domethënë grupi i vogël i cili kuptoi interesat e proletariatit më mirë se vetë punëtorët, që mund të kapte pushtetin në emër të tyre, dhe pastaj ti ndihmonte ata në arritjen e “ndërgjegjes së tyre klasore” duke krijuar një shoqëri që ishte e drejtë dhe e përshtatëshme për ta. Qutb e mendonte ideologjinë e tij në të njejtat terma: Ai në mënyrë ekspilicite i referohej kësaj lëvizjeje si një pararojë që mund të kapte pushtetin në emër të besimit të vërtetë dhe pastaj të riedukonte muslimanët që kishin hyrë në rrugë të gabuar. Bin Laden e nënvizoi këtë aspekt të ideologjisë duke e quajtur organizatën e tij “al Kaeda”, e cila do të thotë “baza”. Qutb dhe Bin Laden parashikuan një lëvizje të vogël revolucionare që mund të kapte pushtetin në një shtet musliman dhe pastaj gradualisht të punonte për të shtrirë kontrollin e saj në gjithë botën muslimane, duke riedukuar muslimanët që kishin marrë rrugë të gabuar nën pushtetin e saj. Referencat e shpeshta të al Kaedës në rivendosjen e kalifatit janë të lidhura me këtë koncept. Qëllimi është për të rikapur pastërtinë “rashidun”, periudha kur Muhameti dhe pasardhësit e tij të menjëhershëm sunduan. Kjo ishte hera e fundit që bota muslimane ishte bashkuar dhe qeverisur, ashtu si bin Laden e sheh këtë, sipas parimeve të vërteta te islamit. Leninizmi (bashkë me sfidat praktike të përballura nga revolucionarët në një botë armiqësore) ka sqaruar strukturën organizative dhe të menduarit e al Kaedës. Grupi është qelizor dhe jashtëzakonisht i decentralizuar, ashtu si bolshevikët mendohej se ishin. Kjo fokusohet në kapjen e pushtetit në shtetet e dobësuara, ashtu si lëvizjet komuniste bënë në Rusi dhe Kinë, dhe me dobësimin e shteteve më të forta për t’i bërë ato më të përshtashme për t’i sulmuar, ashtu si lëvizja komuniste bëri në gjithë botën pas triumfit të tij në Bashkimin Sovjetik. Qendra e gravitetit e al Kaedës është ideologjia e saj, e cila do të thotë se qelizat individuale mund të ndjekin qëllimin e përbashkët me lidhje të pakët apo pa lidhje fare me qendrën. Sidoqoftë kjo është një lëvizje e lidhur, me liderë që drejtojnë rrjedhën e disa burimeve dhe që urdhërojnë apo ndalojnë operacione të veçanta në gjithë botën. Këto janë karakteristikat kyç të al Kaedës: Ajo është bazuar mbi parimet e takfirizmit. Ajo e sheh veten e saj si një pararojë revolucionare muslimane. Ajo ka për qëllim të marrë pushtetin tek shtetet e dobëta dhe të dobësojë shtetet e forta. Ajo është qelizore dhe e decentralizuar, por me një rrjet global lidershipi që ndikon aktivitetet e saj pa qenë nevoja për ti kontrolluar ato. Si po i përshtatet al Kaeda në Irak kësaj skeme?/Al Kaeda në Irak (AKI) është pjesë e lëvizjes globale al Kaeda si në ideologji ashtu dhe në praktikë. Ideologjikisht ajo shtrihet në fundin ekstrem të spektrit takfiri. Ajo në fillim u quajt “Lëvizja e Monotheizmit (tauhid) dhe Xhihadit”, duke iu referuar parimit takfiri që qeveria njerëzore (dhe shiizmi) janë polytheistë (që besojnë në disa zotër). Nga fillimi i saj AKI ka pasur si objektiv kryesisht irakianët; AKI ka vrarë shumë herë më shumë muslimanë se amerikanë. Arma e tij e preferuar janë makinat vrasëse bombë apo kamionët bombë të vendosura në vendet ku grumbullohet një numër i madh civilësh irakianë, veçanërisht shiitë. Kur lëvizja filloi në vitin 2003, ajo në fillim kishte për objektiv shiitët. Zarkaui kërkoi të provokonte një luftë civile shiitë-sunitë, ku ai shpresonte se mund të mobilizonte sunitët në shkallën e plotë të xhihadit. Ai gjithashtu kënaqej duke vrarë shiitët, të cilët i shihte si “kundërshtarë” të patolerueshëm, të cilët kishin marrë mesazhin e Kuranit dhe e kishin kundërshtuar atë. Edhe më keq se injorimi i fjalës së Zotit kjo është apostazi (heqje dorë nga besimi fetar) e qëllimshme. Detyra për të konvertuar apo vrarë apostazët (ata që kanë hequr dorë nga besimi) ia kalon madje edhe detyrës për të bërë luftë kundër jobesimtarëve të rregullt, - prej këtej rrjedh edhe këmbëngulja e Zarqauit se shiitët ishin më të rrezikshëm se “sionistët dhe kryqtarët”. Shoku i Bin Ladenit, Zauahiri, polemizon me Zarqaui në lidhje me këtë çështje për një sërë argumentesh që u bënë publike. Ai argumentonte se Zarqaui gaboi në sulmimin e shiitëve, të cilët më mirë të ishin nxitur dhe joshur për të hyrë në një lëvizje më të madhe, të cilën ai shpresonte ta krijonte. Argumentet e Zauaharit ishin më shumë taktike dhe strategjike sesa ideologjike. Ai nuk ka kundërshtim në vrasjen e muslimanëve të pabesë, por ai ishte i kërshërt për ta përqëndruar lëvizjen në atë që ai e quan “armiku i largët”, që është Amerika dhe Perëndimi. Sigurisht që Zarqaui ndërmori edhe sulme kundër objektivave perëndimore. Ai ishte i implikuar në vrasjen e vitit 2002 të zyrtarit të USAID-it Laurence Foley në Jordani si dhe në bombardimin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Bagdad më 19 gusht 2003. Por Zarqaui u përqëndrua në sulmin ndaj shiitëve irakianë. Për shembull, një shpërthim në fund të gushtit 2003 vrau 85 shiitë në Naxhaf, duke përfshirë Ajatollah Mohamed Baqir al-Hakim (vëllai i madh i Abd al-Aziz al-Hakim, lideri i Këshillit Suprem të Islamikëve Irakianë, partia më e madhe shiite në Këshillin e Përfaqësuesve), dhe një sërë sulmesh mbi xhamitë Shiite. Gjatë ditës së Hashures, në mars 2004 u vranë mbi 180 vetë. Më në fund ai pati sukses në provokimin e një reaksioni të madh nga shiitët, me shkatërrimin e kubesë së florinjtë të xhamisë Shiite al-Askariyah në Samarra në shkurt 2006. Zarqaui u vra nga forcat e koalicionit menjëherë pas kësaj, por pasardhësi i tij vazhdoi të sulmonte shiitët irakianë, edhe kur ata filluan të sulmonin sunitët irakianë. Në lidhje me këtë, AKI gjithmonë ka qenë më ekstreme në takfarizmin e tij se lëvizja globale al Kaeda, e cila ka vënë në mëdyshje legjitimitetin e sulmeve ndaj muslimanëve të tjerë dhe joshjen taktike të acarimit të përçarjes suni-shiitë. Ashtu si al Kaeda e bin Ladenit, AKI e sheh veten e saj si një pararojë dhe i përkufizon qëllimet e saj si rivendosje e khalifatit. Për më tepër, ashtu si grupet takfiriste në gjithë botën, ajo është përpjekur të vendosë ideologjinë në jetë, kudo që ajo ka qenë në gjëndje të vendosë kontroll. AKI sulmon gjyqtarët në Irak sepse ata uzurpojnë pushtetin e Zotit për të gjykuar. Ajo krijon gjyqe sheriati për të zbatuar interpretimin e saj të ligjit dhe zakonit musliman. Ajo edhe formalisht deklaron krijimin e “Shtetit Islamik të Irakut”, kryeqyteti i të cilit vendoset në mënyrë të ndryshueshme në qytetet e mëdha Ramadi dhe Bakuba dhe në fshatin e vogël Balad Ruz në Divala, si dhe në vende të tjera. Ajo cakton “emirët” (komandantët) të zbatojnë funksione të ndryshme dhe të ushtrojnë kontroll. Ajo sillet në çdo drejtim ashtu si al Kaeda dhe talebanët bënë në Afganistan; në të vërtetë ajo është pothuajse e padallueshme nga ato grupe në këto praktika kritike, si dhe në synimin e saj për të arritur përtej Irakut në çdo drejtim. Kështu, përveç vrasjes së Foleit në vitin 2002, AKI drejtoi një një sulm kompleks ndaj hoteleve në Aman në nëntor 2005 ku vrau 60 njerëz. Por AKI nuk është thjesht një liçencë lokale e konceptit global të al Kaedës. Liderët e saj marrin pjesë në zhvillimin e ideologjisë globale, ashtu si polemikat e Zauahirit me Zarqaui dhe al-Masri e vërtetojnë këtë. Ajo i dërgon ndihmë lëvizjes globale dhe kërkon dhe merr ndihmë nga ajo. Në veçanti, ajo merr rreth 40-80 luftëtarë të huaj çdo muaj të cilët janë rekrutuar nga liderët e al Kaedës në gjithë botën muslimane, të ndihmuar në stërvitjen e tyre dhe që udhëtojnë me ndihmën e lehtësive të al Kaedës, dhe, përsëri në Irak, të kontrolluar nga AKI. Më në fund, ashtu siç kemi theksuar më parë, jo irakianët që janë liderët e saj kryesorë ishin pjesë e lëvizjes globale al Kaeda para se të vinin në Irak. Të gjithë duhet ta kenë të qartë në mëndjen e tyre se Al Kaeda në Irak është një pjesë qëndrore dhe vitale e al Kaedës, se ajo ndërvepron me lëvizjen globale, ndan qëllimet dhe praktikat e saj dhe do ta ndihmojë atë sa të ketë mundësi për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta. Mënyra e operimit e AKI/AKI përdor dy metoda kryesore për ta vendosur veten e saj në popullsinë suni në Irak. Kur ajo gjen suni që ndjehen të kërcënuar për egzistencën e tyre nga milicët apo forcat ushtarake shiite, apo ata që kërkojnë ndihmë ushtarake në ndjekjen e axhendës së kryengritjes, ajo ofron ndihmë nga liderët dhe luftëtarët e saj të zellshëm dhe mjaft të stërvitur. Në komunitete jo të gatshme për një ndihmë të tillë, apo që u rezistojnë përpjekjeve të AKI për të imponuar kodin e saj fetar, AKI përdor dhunën për të terrorizuar sunit në pjesëmarrje. Kur kjo ecën, ajo josh të rinjtë e zhgënjyer me premtimin e pjesëmarrjes në një lëvizje më të madhe. Në vitin 2003 armiqësia brenda komunitetit të sunitëve arabë të Irakut ndaj perspektivës së qeverisë të dominuar nga shiitët shpërtheu në kryengritje, në të cilën AKI shpejt mori drejtimin. Fanatizmi i luftëtarëve AKI (të cilët shpesh paralajmërojnë perëndimorët se ata duan vdekjen më shumë sesa amerikanët duan jetën) e rekomandoi veten e saj tek sunitët arabë të cilët u përballën me detyrën kërcënuese të shpartallimit si të forcave ushtarake amerikane dhe shumicës së shiitëve irakiane. Konvergjenca e kryengritjes AKI dhe suni në vitet që pasuan i lejuan takfiristët të krijonin baza solide në provincën Anbar dhe pastaj në Bagdad, zonat suni në veri dhe jug, Divala, Salah-ad-Din dhe Nineua. Bazat e AKI në Falluxha, Tal Afar dhe Bakuba përfshinin qendrat e medias, shtëpitë e torturës, gjyqet sharia si dhe gjithë lehtësirat e tjera të pushtimit AKI që mund të ishin miqësore me studentët e talebanëve në Afganistan dhe grupet takfiri gjetkë. Gangsterët lokalë u bashkuan në flamurin e tyre dhe ata që rezistuan u torturuan brutalisht dhe u vranë. Imamët në xhamitë lokale, të radikalizuar në vitet ‘90 nga iniciativa “rikthim në besim” i Sadam Huseinit (për të shpëtuar qeverinë e tij mjaft shekullare duke e mbështjellë atë me frymën e islamit), predikonin takfirizmin dhe rezistencën ndaj amerikanëve. Prania e një numri të madh irakianësh në këtë lëvizje ka kontribuar në konfuzionin në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet AKI dhe al Kaedës. Pavarësisht nga klerikët dhe të disa liderëve të radikalizuar, shumica e irakianëve në organizatë janë rebelë dhe të pavlerë, bij të rinj pa sens apo inteligjencë të cilët bien në magjinë tërheqëse të lidërve të dhunshëm. Procesi i rekrutimit në zona është i ngjashëm me atë të bandave të rrugës, ku liderët kombinojnë thirrjet dhe premtimet me dhunën shembullore kundër atyre që me kokëfortësi kundërshtojnë të bashkohen me ta. Në lidhje me këtë AKI është mjaft e ndryshme dhe e hollë nga lëvizja al Kaeda që zhvillohet në Afganistan. Elementët takfiri të muxhahedinëve që luftuan pushtuesit sovjetikë në Afganistan ishin mjaft te ndryshëm në origjinë. Lufta tërhoqi luftëtarët anti-sovjetikë nga gjithë bota muslimane. Ata nuk u përshtatën me lehtësi në shoqërinë ksenofobike të Afganistanit, prandaj ata u përqëndruan në kampet e stërvitjeve larg qendrave të populluara pas tërheqjes së sovjetikëve dhe rritjes së talebanëve. Amerikanët i panë këta luftëtarë të huaj në kampet e tyre si al Kaedën “reale”, ajo që sulmoi Shtetet e Bashkuara në vitin 2001. Por al Kaeda ishte vetëm pjesë e ndodhisë në Afganistan. Forcat talebane që morën pushtetin në vitin 1994 imponuan një interpretim radikal të islamit në rradhët e popullsisë dhe sulmuan simbolet e besimeve të tjera fetare në një vend që kishte toleruar tradicionalisht besime të ndryshme dhe praktika të ndryshme. Ashtu si homologët e tyre, AKI sot, talebanët synonin të ishin të edukuar keq, të dhunshëm dhe radikalë. Dhe ata ishin po kaq të domosdoshëm për të mbështetur al Kaedën në Afganistan aq sa ishin dhe ushtarët këmbësorë irakianë të AKI për të mbështetur këtë lëvizje. Bin Laden siguroi mbështetje esenciale, si ushtarake ashtu dhe financiare, për të sjellë talebanët në pushtet dhe për t’i mbajtur ata aty. Në këmbim të kësaj talebanët i lejuan atij të operonte pa ndëshkim dhe e mbrojtën atë nga intervencioni i jashtëm. Lufta filloi në vitin 2001 kur lideri taleban Mullah Omar kundërshtoi të dorëzonte anëtarët e al Kaedës përgjegjës për 11 shtataorin 2001, edhe pse vetë talebanët nuk ishin përfshirë në këto sulme. Gangsterët dhe rebelët ekstremistë afganë sapo erdhën në pushtet lehtësuan stërvitjen, planifikimin dhe pregatitjen e udhëhequr nga të huajt të al Kaedës për sulme kundër objektivave perëndimore në gjithë botën, duke përfshirë sulmet mbi dy ambasadat e SHBA në Afrikë në vitin 1998, sulmin mbi objektivat e SHBA në vitin 2000 dhe 11 shtator 2001. Në këmbim të kësaj, luftëtarët e huaj të al Kaedës mbrojtën me tërbim regjimin taleban kur forcat e SHBA sulmuan në vitin 2001, madje edhe duke u formuar në një luftë konvencionale kundër aleatëve afganë të Amerikës të mbështetur nga forcat speciale të SHBA dhe forcës ajrore. Në Afganistan marëdhëniet ndërmjet al Kaedës dhe talebanëve ishin simbolike, të varura reciprokisht dhe të përforcuara reciprokisht. Kjo përfshintë një botëkuptim dhe gadishmëri të përbashkët për të luftuar armiqtë e përbashkët. Aty kishte një lidhje të ngushtë ndërmjet ekstremistëve indigjenë afganë dhe takfiristëve ndërkombëtarë. Al Kaeda përfiton nga një lidhje e tillë. Megjithatë ka një ndryshim ndërmjet dy lëvizjeve në lidhje me këtë: Ndërsa në Afganistan al Kaeda mbeti e ndarë nga shoqëria afgane në pjesën më të madhe të saj, duke ndërvepruar me këtë në radhë të parë nëpërmjet talebanëvë, AKI përfshin direkt irakianët. Në fakt origjinat e huaja të liderëve të AKI janë një pengesë, ku emrat e tyre janë një përkujtesë e vazhdueshme: emri i luftës i Zarqauit e identifikoi atë menjëherë si jordanez, dhe “al-Masri” në Abu Ayyub al-Masri do të thotë “egjiptiani”. Takfiristët me ngathtësi e adresuan këtë problem duke shpallur “Shtetin e tyre Islamik të Irakut,” të cilin ata e paraqitën si një lëvizje irakiane ombrellë, por e cila në fakt ishte një maskim i hollë për AKI, dhe duke sajuar një lider të rremë me emër tipik irakian dhe suni, Abu Omar al-Baghdadi. Përsa i përket rekrutëve të tij lokalë, ata bënin stërvitje intensive që ishte planifikuar t’i bindte dhe t’i pergatiste ata për të mbështetur dhe përfshirë në dhunë brutale. Një nga arsyet pse disa irakianë suni u kthyen kundër AKI ka qenë kjo praktikë e kthimit të bijve të tyre në monstra. Shumë irakianë filluan ta shohin AKI në të njejtën mënyrë siç i shihnin edhe prindërit e anëtarëve të gangsterëve të rinj bandat. Këta rekrutë AKI shpesh mbeten lokalë. Anbarisët e rinj nuk dalin jashtë Anbarit për të sulmuar amerikanët apo shiitët përtej provincës së tyre; rekrutët AKI në Arab Jabour apo Salah-ad-Din synojnë të qëndrojnë pranë shtëpive të tyre, edhe pse përkohësisht ndërmerren operacione nga amerikanët. Sidoqoftë, liderët udhëtojnë shumë - Zarqaui shkoi nga Jordania në Gjermani, nga Afganistani në Irak, dhe brenda Irakut nga Falluxha në Bakuba dhe më tej, dhe vartësit dhe pasardhësit e tij kanë përshkruar mijra milje si brënda vëndit ashtu dhe jashtë tij. Prania e celulave AKI në çdo zonë e lehtëson këtë lëvizje, si dhe lëvizjen e luftëtarëve te huaj brënda dhe nëpër Irak dhe lëvizjen e armatimeve, furnizimmeve dhe shërbimit informative. Lehtësuesit AKI sigurojnë shtëpi të sigurta dhe mjete komunikimi. Disa prej tyre ndërtojnë bomba makinë që kalojnë nga celula në celulë derisa arrijnë tek luftëtarët e huaj që i shpërthejnë ato, ndoshta larg prej ku ato janë ndërtuar. Edhe pse shumica e anëtarëve të AKI mbetet pranë shtëpive të tyre, shuma e gjithë celulave, plus lidershipin e huaj dhe luftëtarët e huaj, është një lëvizje që mund të planifikojë dhe të drejtojë sulme të shpejta në gjithë vëndin dhe përreth rajonit dhe mund ët rigjenerojë celulat e shkatërruara brënda disa javësh. Vetë liderët janë të përfshirë në lëvizjen globale të al Kaedës. Integrimi i AKI me popullsinë e bën këtë më të vështirë për tu ç’rrënjosur sesa al Kaeda ishte në Afganistan. Në Afganistan liderët amerikanë mund të lëshonin raketa kundër bazave të stërvitjes së al Kaedës (ashtu si Presidenti Klinton bëri me pak efekt) dhe forcat speciale amerikane mund të godisnin këto kampe me apo pa ndihmën e indigjenëve. Në Irak nuk është kështu. Të përzier me popullsinë, AKI nuk mban zona të mëdha stërvitjeje dhe kështu ofron pak objektiva për goditje me raketa. Forcat speciale amerikane dhe irakiane kanë qenë efektive në vrasjen e liderëve të veçantë të AKI, por kjo nuk ka shkatërruar lëvizjen apo madje të ketë degraduar shumë aftësinë e saj për të ndërmarrë sulme në gjithë vëndin. Liderë të rinj lindën dhe rrjetet e lehtësimit vazhdojnë punën e tyre. Kur talebanët ranë në Afganistan, al Kaeda humbi lirinë e saj të lëvizjes në gjithë vendin. Shumica e luftëtarëve të mbijetuar të Al Kaedës ia mbathën në zonat e mëdha fisnore të pakontrolluara nga qeveria në Pakistan, ku ata mund të bazohen në mbështetjen e mjaftueshme lokale për të ruajtur veten e tyre. Sot ka një mbështetje të vogël për al Kaedën në Afganistan, jo kampe të përhershme stërvitjeje të al Kaedës, dhe sigurisht jo aftësi për të drejtuar operacione të shkallës së gjerë në gjithë vëndin kundër forcave amerikane apo afgane. Kthimi kohët e fundit kundër al Kaedës në Irak nga irakianët kryesorë ka dhënë rezultate më pak dramatike për shkak të mjeteve të ndryshme me të cilat AKI e mban veten e saj. Megjithëse shumica e mbështetjes së AKI në origjinë vjen nga lokalët që kërkojnë ndihmën e saj, aty nga viti 2006 takfiristët e bënë veten e tyre kaq jopopullorë saqë vazhdimi i pranisë së tyre u mbështet në përdorimin e vazhdueshëm të dhunës kundër mysafirëve të tyre. Ashtu si liderët e fisit Anabri filluan për arsye të ndryshme t’i rezistojnë përparimit të AKI, kjo e fundit filloi t’i sulmojë ata dhe familjet e tyre. Jashtë provincës Anbar, AKI rregullisht përdor tortura dhe vdekje mizore për t’i mbajtur lokalët në linjë. Parimet e takfirizmit e justifikojnë këtë duke thënë se, cilido që kundërshton përpjekjet e AKI për të imponuar vizionin e islamit bëhet armik i islamit. Kështu AKI ka të drejtën dhe detyrimin t’i vrasë persona të tillë, përderisa, sipas pikëpamjes takfiri, ekzekutimi është dënimi i duhur për apostazi (largimi nga besimi fetar). Është pak e vështirë të shihet justifikimi pseudofetar për torturë, por AKI nuk parandalohet nga pika të tilla të mira. Ashtu si al Kaeda në Afganistan, AKI në fillim u bazua në mbështetjen nga popullsia pak a shumë e ofruar me vullnet të lirë. Ndryshe nga al Kaeda në Afganistan - por ashtu si talebanët - ajo gjithashtu zhvilloi mjete të mbështetjes së detyruar kur kjo nuk u dha më lirshëm. Si rezultat i kësaj, sunit irakianë nuk mundet thjesht të vendosin të kthehen kundër al Kaedës nga ana e tyre, sepse duke vepruar kështu ata dënohen me dënime të pamëshirshme. Prandaj, për të shpartalluar al Kaedën në Irak nuk mjafton të sulmohet ideologjia takfiri apo për të bindur qeverinë irakianë për të adresuar pikëllimin legjitim të sunëve. Këto arritje duhet të kombinohen me një përpjekje konkrete për të mbrojtur popullsinë suni nga terrorizmi i AKI. Si të shpartallojmë AKI/Një nga pyetjet e para që irakianët pyesin kur forcat amerikane lëvizin në bastionet e AKI për të luftuar takfirët është: A keni ndërmënd të qëndroni këtë herë? Në të kaluarën forcat e koalicionit pastruan qendrat takfiri, shpesh me ndihmën e lokalëve, por u larguan shpejt duke lënë lokalët në mëshirën e shpagimit brutal të AKI. Ky model krijoi një trashëgimi të mosbesimit dhe për pasojë një hezitim për t’u angazhuar në mbështetjen e forcave të koalicionit. Ky cikël u thye në fillim në Anbar për tre arsye: Thellësia e kontrollit të AKI aty e drejtoi grupin të kryente disa nga ekseset e tij më të këqia në përpjekjet e tij për të ruajtur pushtetin; forca e strukturave fisnore në provincë krijoi mundësinë e rezistencës efektive lokale kur inati shpërthente mbi takfirët; dhe prania dhe vendosmëria e ushtarëve dhe marinsave në provincë i’u dha lokalëve shpresën e ndihmës sapo ata filluan të kthehen kundër terroristëve. Lëvizja kundër takfiristëve filloi kur AKI u përpoq të përforconte pozicionet e saj duke martuar disa nga liderët e saj kryesorë me vajzat e liderëve fisnorë Anabri, ashtu si al Kaeda kishte bërë në Azinë Jugore. Kur sheikët rezistuan, AKI filloi t’i sulmonte ata dhe familjet e tyre, duke vrarë një sheik të shquar, pastaj duke parandaluar kushërinjt e tij për ta varrosur brënda 24 orëve të përcatuar nga ligji musliman. Në shoqërinë fisnore të Anbarit, kjo dhe aksionet lidhur me këtë çuan në një sërë gjakmarrjesh ndërmjet AKI dhe familjeve Anbari. Brutaliteti i shpagimit AKI dhe dobësimi relativ i fiseve Anbari si forcë ushtarake apo policore i vuri lokalët në një pozicion të vështirë, prej së cilës ata u shpëtuan nga puna e vendosur e koalicionit dhe forcave irakiane të sigurisë. Gjatë vitit 2006, ushtarët dhe marinsat amerikanë në Anbar refuzuan t’u lëshojnë kryengritësve kryeqytetin e provincës dhe qendrat me popullsi të madhe. Oficerët si kolonel Sean MacFarland punuan të krijonin bazat në Ramadi, të mbronin pozicionet kyç brënda qytetit dhe të kundërshtonin kontrollin e përgjithshëm të AKI. Në të njejtën kohë, komandantët e marinsave u përpoqën të arrinin në Anbaris gjithnjë e më të diziluzionuar me AKI. Komandantët në provincë tani pranuan se ata ndoshta kishin humbur disa oferta të paraqitura më parë të liderëve lokalë, por ata qartësisht kapën sinjale më të qarta që sheikët kishin dërguar në fund të vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007 duke treguar interesin e tyre për të punuar sëbashku kundër armikut të përbashkët. Ndryshimi në strategjinë amerikane i shpallur në janar 2007 dhe vërshimi i forcave në muajt që pasuan nuk e krijuan këtë ndryshim në Anbar, por e përshpejtuan këtë zhvillim. Vërshimi donte të thoshte se komandantët amerikanë nuk duhej të ndryshonin forcat jashtë Anbarit për të nbrojtuar Bagdatin, siç kishte ndodhur në operacionet e mëparshme. Pasardhësi i MacFarlandit, kolonel John Charlton, ishte në gjëndje të ndërtonte mbi suksesin e MacFaralandit kur ai mori komandën në fillim të vitit 2007. Ai lëvizi përtej bazave të kufizuara që ushtarët e MacFarlandit kishin krijuar dhe filloi të shtynte trupat e tij në lagjet kyç në Ramadi, duke krijuar stacionet e sigurisë së përbashkët, dhe duke pastruar qytetin. Forcat e marinës në provincë u rritën me dy batalione në pranverë dhe një bataliaon të njësisë së ekspeditës së marinës në verë. Ky i fundit ka sulmuar bastioned e fundit të AKI në Anbarin verilindor. Rritja e prezencës amerikane dhe operacionet më agresive të forcave amerikane - duke punuar me njësitë e armatorsura irakiane, pavarësisht nga shiitët e tërbuar, ishin në gjendje të funksionin efektivisht me trupat e SHBA edhe në sunit Anbar - lejuan fiset të kthehen kundër AKI e cila u zu ngushtë. Nga fundi i verës 2007, të gjitha fiset madhore Anbari ishin betuar të kundërshtonin AKI dhe filluan të dërgonin bijt e tyre të shërbenin vullnetarisht në ushtrinë irakiane dhe policinë irakiane. Nga vera, koalicioni kishte krijuar një bazë të re stërvitore në Habbaniya për të marrë këta rekrutë dhe njësitë e ushtrisë irakiane kishin filluar të balanconin përzierjen e tyre sektare duke përfshirë sunët Anbari në formacionet e tyre. Mijra anabrë filluan të patrullojnë rrugët e qyteteve të tyre për tu mbrojtur nga AKI dhe komandantët e koalicionit u mbytën me informacione mbi praninë dhe lëvizjet e takfiristëve. Nga fillimi i gushtit, AKI ishte larguar nga gjithë qendrat me popullsi të madhe të Anbarit dhe përpjekjet e saj për t’u rigrupuar në rrethinat ishin sporadike dhe të rrezikshme për takfiristët. Xhamitë në qytetet e mëdha ndaluan predikimin antiamerikan dhe predikime pro-takfiri në tërësi, duke predikuar mesazhe neutrale apo përkrahje për paqe madje edhe për koalicionin. Beteja pa dyshim nuk ka përfunduar. AKI ka bërë të qartë vendosmërinë e saj për të rikrijuar veten e saj në Anbar apo të dënojë anbarët për tradhëtinë e tyre, dhe celulat AKI në Anbarin rural dhe provincat përreth ende po përpiqen ët rigjenerohen. Por lëvizja takfiri e cila dikur pothuajse kontrollonte provincën duke u përzier me popullin e saj ka humbur pothuajse gjithë mbështetjen popullore dhe është drejtuar drejt përmasave dëshpëruese me një pikëmbështetëse të pasigurtë. Kombinimi i diziluzionit lokal me ekstremizmin takfiri, një mungesë e theksuar e ndjeshmërisë kulturore nga vetë takfiristët, dhe operacionet efektive të kundërkryengritjes nga forcat e koalicionit që punojnë për të mbrojtur popullsinë është kthyer në vërshim. Anbari është një provincë unike sepse popullsia e saj është pothuajse e gjitha suni arab dhe strukturat e saj fisnore mbeten të forta pavarësisht nga vitet e shtypjes së Sadamit. “Zgjimi Anbar,” ashtu si kthimi anbar kundër takfiristëve quhet zakonisht, ka shpërthyer pothuajse në gjithë zonat suni irakiane, por në forma të ndryshme duke pasqyruar rrethanat e saj të nddryshme. Sunët arabë në provincat Bagdad, Babil, Salah-ad-Din dhe Diyala kanë vuajtur për një kohë të gjatë nga AKI, por ato gjithashtu përballin një prani të rëndësishme të shiave arabe, duke përfshirë elementë të dhunshëm të Jaysh al-Mahdi, apo ushtria Mahdi, milicia më ekstreme shia. Provincat Diyala, Nineua dhe Kirkuk kanë gjithashtu linja të gabuara etnike ku arabët, turkmenët dhe kurdët takohen dhe nganjëherë luftojnë. Strukturat fisnore në këto zona variojnë në forcë, por janë kudo më pak të qëndrueshme se ato të Anbarit. Elementët ekstremë të Jaysh al-Mahdi, evçanërisht “celulat sekrete” të kontrolluara nga iranianët, kanë ushtruar presion kundër popullsisë suni në provincat e pëërziera të paktën që nga fillimi i vitit 2006. Disa ish qytete suni si Mahmudiya u bënë bastione shia (dhe Jaysh al-Mahdi). Zonat e përziera në Baagdat kanë synuar të bëhen më homogjene. AKI ka përfituar nga kjo luftë, e cila e ndihmoi për të prodhuar, duke u paraqitur si mbrojtëse e sunëve kundër Jaysh al-Mahdi edhe pse ky terrorrizon sunit duke e mbështetur atë. Kapja e AKI nuk mund të thyhet pa adresuar presionin e ekstremistëve shia mbi këto bashkësi suni, si dhe duke mbrojtur popullsinë lokale ndaj sulmeve AKI. Kjo detyrë është jashtëzakonisht komplekse, por jo përtej fuqisë së forcave të koalicionit për ta kuptuar dhe ekzekutuar. Trupat amerikane dhe irakiane në gjithë Irakun qëndror po punojnë agresivisht për të shkatërruar bastioned AKI si ato në Arab Jabour, Bakuba, Karma dhe Tarmiya dhe në lagjet e Bagdatit të Ameriyah, Ghazaliya dhe Dora dhe i ka drejtuar takfirët në masë të madhe jashtë qendrave me popullsi të madhe madje edhe jashtë pjesëve të rrethinës. Ndërsa forcat amerikane janë forcuar dhe kanë premtuar se do të qëndrojnë, mijra suni vullnetarisht luftojnë terroristët dhe mbrojnë lagjet e tyre duke hyrë në ushtrinë, policinë irakiane, apo njësitë e “rojeve të lagjeve” të ngritura nga forcat amerikane. Sidoqoftë, në këto zona forcat e koalicionit duhet gjithashtu të punojnë për të mbrojtur sunit lokalë nga sulmet e celulave sekrete të milicisë shia dhe nga anëtarët e milicisë shia të cilët kanë penetruar tek forcat e policisë lokale dhe kombëtare irakiane. Prania e vazhdueshme e forcave amerikane në mes të popullsisë është një garanci kyç kundër sulmeve të ndërmarra nga Jaysh al-Mahdi si dhe nga reprezaljet AKI. Në të vëërtetë, sunit këmbëngulin për këtë si kusht për pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër takfiristëve. Përshkrimi i strategjisë së re të SHBA si “mbrojtja e popullsisë” është pak për këtë arritje komplekse, variabël dhe të gjithanëshme ndaj problemit të ndarjes së AKI nga popullsia dhe përkrahjes së rritjes së lëvizjes indigjene kundër takfiristëve. Ishte jashtëzakonisht e suksesshme në një periudhë mjaft të shkurtër kohë që, Anbari në përgjithësi dhe Ramadi në veçanti brënda gjasshtë muajsh kanë kaluar nga të qënët nga zonat më të rerzikshme në Irak tashmë nga zonat më të sigurta. Bastionet AKI si Arab Jabour dhe Bakuba tani janë në pjesën më të madhe të lira nga infiltrimi në shkallë të madhe të terroristëve dhe popullsitë e tyre po punojnë me koalicionin për t’i mbajtur takfiristët jashtë. Lufta e përgjithëshme për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Irak qartësisht shkon përtej kësaj lufte kundër AKI, por nga pikëpamja e interesave amerikane në luftën globale kundër terrorizmit, është vitale të njihet suksesi ynë kundër takfiristëve dhe arsyen e kësaj. Pikëpamja. AKI - dhe prej kësaj lëvizja më e madhe al Kaeda – ka vuajtur një shpartallim dramatik në Irak gjatë gjashtë muajve të kaluar. Ajo ka humbur gjithë bastionet urbane dhe është angazhuar në një përpjekje të dëshpëruar për të rikrijuar një pikëmbështetje edhe në fshat. Nuk ka gjasa që lëvizja ta pranojë këtë shpartallim butësisht. Edhe tani, celulat AKI të shpërndara në gjithë vendin po punojnë për të ribërë veten e tyre dhe të vazhdojnë sulmet me viktima masive me shpresë për të rifilluar konfliktin sektar të shpërthyer gjerësisht nga i cili ata shpresojnë të përfitojnë. Nëse koalicioni braktisi përpjekjet e tij për të zhdukur këto celula dhe për t’i parandaluar ato nga rindërtimi i rrjeteve të tyre, është mëse e mundshme se ata mund të terrorizojnë viktimat e tyre duke i kthyer ata në disa zona, megjithëse nuk ka gjasa që AKI të shihet me simpati nga shumica e irakianëve edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse forcat e koalicionit plotësojnë punën që ato kanë filluar duke zhdukur xhepat e fundit të takfiristëve dhe vazhdojnë të ndërtojnë forcat e sigurisë lokale irakiane që mund të kryejnë luftën kundër terroristëve pasi trupat amerikane të tërhiqen, atëhere gjasat janë të arrihet sukses kundër terroristëve në Irak. Sigurisht që suksesi do të këtë në një çmim. Takfiristët kanë vetëm çekiçin proverbial në Irak dhe ata tani janë në pozicionin e të parit të çdo problemi si gozhdë proverbiale. Çekiçi i tyre mund të jetë efektiv vetëm nëse asnjeri nuk mbron popullsinë: Dhuna e tyre shpesh drejton ndjenjat irakiane kundër tyre dhe ideologjisë së tyre. Është ende herët të deklarohet fitorja në këtë luftë, edhe më pak në një luftë më të madhe për të stabilizuar Irakun he për të fituar luftën globale kundër terrorizmit. AKI përsëri mund të bëhet një kërcënim serioz nëse Amerika zgjedh ta lejojë atë të ngrihet mbi qilim. Kërcënime të tjera të rëndësishme takfiri mbeten jashtë Irakut, si celula al Kaeda që po lufton forcat ushtarake libaneze nga kampet e refugjatëve palestinezë në Liban dhe grupi agresiv al Kaeda në Maghrebin islamik që ka shpallur synimin e tij të pushtimit të të gjithë Afrikës Veriore dhe të rivendosë sundimin musliman në Spanjë. Çdo lejim i al Kaedës është mjaft i ndryshëm nga të tjerët, dhe këtu nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për t’i shpartalluar ata. Por eksperienca jonë në Irak tashmë ofron leksione për luftë më të madhe. Nocioni se aty ka pak al Kaeda “reale” me të cilën ne duhet të jemi më të përqëndruar se me AKI apo ndonjë lejim tjetër takfiri është qartësisht i rremë. Të gjitha këto organizata qelizore janë të ndërlidhura në majë, edhe pse ato varen nga lehtësuesit dhe luftëtarët lokalë në vënde të veçanta. Irakizimi i AKI nuk do të thotë se kjo nuk është pjesë e lëvizjes globale. Përkundrazi, nëse nuk do ta shpartallojmë AKI atëhere ajo do të fillojë të kryejë të njejtat funksione ndërkombëtare që al Keda dhe talebanët bënë në Afganistan: celulat aktive lokale të AKI do të lehtësojnë stërvitjen, planifikimin dhe pergatitjen për sulme kundër Perëndimit dhe objektivave të muslimanëve shekullarë në botën. Ashtu siç është theksuar shpesh, shumica dërmuese e sulmuesve të 11 shtatorit ishin sauditë, megjithatë sulmet e tyre u bënë të mundshme nga ndihmësit të cilët kurrë nuk e lanë Afganistanin. AKI, nëse do të lejohet të lulëzojë, nuk do të jetë ndryshe. Ajo ka përbërë më pak kërcënim jashtë Irakut për shkak të intensitetit të luftës me Irakun - ashtu si takfiristët në mes të muxhahedinëve afganë përbënin kërcënim të vogël jashtë vëndit për sa kohë ata duhej të luftonin me ushtrinë sovjetike. Nëse Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga ky armik i vendosur tani dhe e lejojnë atë të rifitojë pozicion bërnda shoqërisë irakiane, ka gjasa që celulat e AKI do të lehtësohen për të bërë sulme globale. Ideja e goditjes së këtyre celulave nga ajri apo nëpërmjet operacioneve speciale për të ndihmuar popullsinë lokale për të luftuar ato është e gabuar. Forcat e koalicionit janë bazuar në një gjë të tillë kundër al Kaedës në Afganistan dhe Pakistan që nga 11 shtatori me rezultate të dyshimta. Në fakt ka pasur pak sulme të suksesshme kundër fuqive perëndimore, dhe asnjë prej tyre në Shtetet e Bashkuara, për të cilën ky objektiv agresiv është përgjegjës. Por raportet e fundit informative sugjerojnë një forcim të lëvizjes al Kaeda. Në Irak, vitet e vënies në shënjestër të liderëve të AKI dobësuan lëvizjen dhe e drejtuan atë të bënte një sërë gabimesh kyç, por nuk ndalën sulmet me viktima në masë apo stimulimin e rezistencës popullore efektive ndaj takfiristëve. Duket e dyshimtë që komunitetet muslimane - edhe ato që kundërshtojnë ideologjinë takfiri - janë në gjendje t’i bëjnë ballë terrorizmit me forcat e tyre apo vetëm me ndihmën e shërbimit informative - të ndërmarrin sulme kundër liderëve terroristë dhe celulave të izoluara. Iraku gjithashtu ka kundërshtuar shibbolethin, që do të thotë se prania e forcave ushtarake amerikane në vëndet muslimane është mjaft jo produktive në luftën kundër takfiristëve. Sigurisht që terroristët përdorën praninë tonë si mjet rekrutimi dhe përfituan nga kryengritja e nacionalistëve suni arabë kundër forcave tona. Por nuk ka arsye të mendohet se Iraku mund të kishte mbetur i lirë nga luftëtarët takfiri nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin tërhequr forcat e tyre (apo nëse SHBA i tërheqin ato tani); dhe është ende e hapur pyetja nëse regjimi vazhdues baathist mund ti kishte mbajtur takfiristët jashtë. Takfiristët shkojnë aty ku janë forcat amerikane, të jemi të sigurtë për këtë, por ato shkojnë gjithashtu aty ku ato nuk janë: në Somali, Liban, Afrikën e Jugut, Indonezi dhe më tej. Paraqitja e forcave perëndimore nuk nxit pashmangëërisht sentimentin takfiri. Kur përdoren siç duhet dhe në rrethana të drejta, forcat ushtarake perëndimore mund të luajnë një rol esencial në luftën ndaj takfirizmit. Kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të pushtojnë Uaziristanin dhe Baluchistanin, apo të lëshojnë sulme konvencionale paraprake kundër (apo në mbrojtje të) regjimeve të dobëta muslimane në gjithë botën. Çdo përgjigje duhet dhënë sipas rrethanave. Por ne duhet t’i japim liri konsensusit si të luftojmë terroristët që janë rritur shumë që nga 11 shtatori, i cili thekson “gjurmë të vogla”, duke punuar ekskluzivisht me partnerët lokalë dhe duke shmangur operacionet konvencionale për të mbrojtur popullsinë. Në disa raste operacionet e kundërkryengritjes tradicionale duke përdorur forcat konvencionale janë rruga e vetme për të shpartalluar këtë armik të shekullit të XXI. Muslimanët mund ta urrejnë al Kaedën, ta kundërshtojnë takfirizmin, dhe të duan paqe, por ata ende janë të paaftë të mbrojnë veten e tyre vetëm kundër terroristëve. Në raste të tilla, ndihma jonë, e përshtatur mirë me realitetet në terren, mund t’i bëjë muslimanët që urrejnë atë që takfiristët bëjnë ndaj besimit dhe popullit të tyre - shumica dërmuese muslimane – të kenë sukses. Ndihma për ta është mënyra më e mirë për të shpëtuar botën nga kjo murtajë. Nga Frederick W. Kagan (Weekly Standard Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted September 11, 2007 AAAA bash s po mund te rri pa fol edhe i here! Une s jam as komunist.as socialist as demokrat as lesh me qime,jam realist. Jam dakort me ty qe komunizmi asht sistem i keq e i mrapshte e te tana,por te kujtoj qe Shqiperia asht anetare e Konferences Islamike !!!!! E kush na ka anetaresu ne ne ate konference????? Idhulli yt,ai qe po te kishe mundesi kishe me u martu me te aq fort e don....pra Shoku Sali Ram Berisha Quote Share this post Link to post Share on other sites
AAAA 0 Report post Posted September 12, 2007 AAAA bash s po mund te rri pa fol edhe i here! Une s jam as komunist.as socialist as demokrat as lesh me qime,jam realist.NUK JU KOPTOJ TEMA NUK ESHTE REALISTE SIPAS ASAJ QE JU JENI DEKLARUAR! Quote Share this post Link to post Share on other sites
TOSKEGEGE 0 Report post Posted September 12, 2007 A pranaj thote enver leshi qe jemi te forte shkame Graniti !(paska pase lidhje me teroristat) Quote Share this post Link to post Share on other sites