bili 0 Report post Posted September 10, 2007 LAHUTA E MALËSISË ... (Dëshmorëve) O ata t'lumtë, q* dhanë jetën, o ata t'lumtë, q* shkrinë vehten, q* për Mbret e vend të Parëve, q* për erz e nderë t'Shqiptarëve derdhën gjakun tue luftue, porsi t'Parët u pa'n punue! Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, der' sa t'shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n'kangë e n'valle por u këndojshin. E njaj gjak, q* kanë dikue, ban, o Zot, q* t'jesë tue velue për m'ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t'Parit! LAHUTA E MALËSISË ... (Çohi të dekun) E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni, q* flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore, Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. - Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, E nami i sajë përjetë u trashigoftë! Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë! LAHUTA E MALËSISË ... (Fragment) **************************** N'mos i paça mendt mbi hatull, Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. Venu shej ti fjalve t'mija, Pse do t'vijë po lum zotnija, Koha n't'cilën Shqyptarija, Zojë n'vetvehte ka me dalë, Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë: Mal i Zi ma s'ka me pasë, Serbi vëlla do ta humbasë, Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye, Serbin shqype ke mbi krye. Ka me t'lanë ky i ditë pa sy, Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye, Se kshtu ecte në shekull lodra, Ulu maje e çohu kodra... LAHUTA E MALËSISË ... (Kënga 12, MARASH UCI) Amanet un'jam t'u lanë Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n, Armët e mbushme mos me i dhanë, Me shokë tuej kurr mos m'u xanë, Mos m'u xanë, as mos m'u nga Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla Si me pushkë ashtu me uha. T'huejn me fjalë mos ta poshtroni; Bukën para, por t'ia shtroni N'Shqiptari si a kenë zakoni: Me i besue, mos i besoni! Edhe n'mend kinje nji fjalë: Zemrës s'frytë me i lanun dalë; Fjalët për pajë kurr mos me i dalë, Ujit turbull mos me i ra, Mos me dalun n'va t'pa va; Me iu ruejtun shakës turbueme, Me iu ruejtë, po, grues së lshueme; Vendin tuaj m'e dashtë përore, Me ruejtë besë, mos me çartë ndore. LAHUTA E MALËSISË ... (Fragment, Shqipnia e lirë) *************************** Do t'valvitet m'Kaçanik M'Kaçanik, po, do t'valvitet Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet, Përse toka, shqyp ku flitet, Ajo vetë asht, q* prej t'Parvet Trashigim na e kemi pasë: Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë, Posë atëherë, kur vjen për mik. Jo, po: na sod ktu sundojm; Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej; Gjall Lirin' na nuk e lshojm, S'njohim mbret as krajl të huej. Zoti n'qiell e na mbi tokë: Me gjithkënd vllazën e shokë, Por se i cilli m'cak të vet. Prande i huej, n'andërr m'e pa Se vjen kurr e shklet ndër ne, Drue se keq kishte me i ra; Pse shqyptarët kanë ba nji bč Bč të madhe ata kanë ba: Për Shqypni në luftë me rra, Me rra n'luftë me krajl e mbret, E kur bjen në luftë shqyptari Lidhë me besë ai ndërmjet veti, E din hasmi se aty pari Shungullon toka e gjimon deti: Se bijn krenat fushës s'mejdanit Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted September 10, 2007 MRIZI I ZANAVE ... < p> ************************* Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta T'cepit t'shpulpuem, Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit, Rrin Deka e tmerrshme. Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori, Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme Kundron në mni, E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza, Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët E jetës ndër fejza. Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm I vjen rreth bota. Felgruemun njerzit nën tjara struken; Për nën kunora pshtimin ato lypin! Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken; N'andrra t'dheut zdrypin. Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë, Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit; Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell E nën kambë të nierit. Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija; Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, Ulëron stuhia. E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta; Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta Ka' ajo sjell kosën. T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet; Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj Shekulli përlulet. Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi, N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga, E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra) As paja as friga. Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme; Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme I rrin kundruell. Përpara tijë shkon moti t'uj u endun: Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun Kanë për t'u pa. Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm, Si' i kep, q* vala smundet n'det m'e e lkundun, Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm, Ngelë n'vend pa u tundun. Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye, As buzës humnerës nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye S'i ban lak zemra. Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore: Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike Asaj i rrshet dore. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted September 10, 2007 GOMARI I BABATASIT (Fragment, METAMORFOZA) ************************** Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi q* të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhč der kur ju, tu tallë npër ne, do t'na qelbi fis e atdhč? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m'do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me 'i gjysmë setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me 'i komçë t'njtitme nën grykë: pantallonat me "gjyslykë" kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t'tanë gordec e berbalec pa ndo 'i msim, pa ndonji dije, me 'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t'gjith njerzisë... tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi "Skandërbeg", e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n'"smoking", tash në "bon-jour" ju, q* dje s'kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurč", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viçi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi". Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, q* për jetë e nderë t'Atdheut kane ra n'luftë si shqipe t'leta, kanë shkri gja e shpija t'veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n'vend q* ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit a me dlirë ndo 'i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m'ju si t'ishi ogiça, për me u pri udhës s'qytetnisë e me i sjellë t'marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit q* "shqiptarë" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo 'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s'po e gjeni dot, nën kambë t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytë me u bartun n'shalce me u qitë jashta Shqipnije. Quote Share this post Link to post Share on other sites