Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
bili

Ta Shtrydhim Mendjen Deri Në Ndërgjegjësim Dhe Vetëdijësim Kombëtar Dhe Njerëzor!

Recommended Posts

Shkruar nga Gjergj Driloni,Bruksel

Thursday, 06 September 2007

Lajmi për ngjarjen e turpshme,të paskrupullt, kundër kulturës shqiptare,kundër trurit të kombit ,siç është Instituti Albanologjik dhe Akademia e Shencave nuk mund të ketë emër tjetër përveç antishqiptarizëm që kryhet nga shqipfolës të cilët kanë edhe shumë gjynahe të tjera të cilat i kanë bërë ndaj popullit gjuhën e të cilit e flasin edhe ata.

 

Njerëz të till pa dyshim janë të shtyrë të veprojnë kundër popullit shqiptar dhe çdo gjë shqiptare nga padronët e tyre të cilëve iu kanë shërbye me besnikërinë e qenit,vetëm e vetëm se ai iu ka hudhur nga një kockë për ta lëpirë. Njerëz të till kanë punuar dhe punojnë në dëm të interesave të popullit të tyre për motive shumë të ulëta dhe nën maskën e "mbrojtjes" dhe "shërbimit" ndaj popullit dhe vlerave të tij, ata në realitet, ngulfasin, dëmtojnë, përdhosin, përbuzin dhe shkatërrojnë ato. Serbia edhepse është dëbuar nga Kosova, si okupatore, nga UCK-ja dhe aleatët Anglo-Amerikanë, në Kosovë i ka lënë një pjesë të madhe të agjentëve të sajë të fshehët të cilëve në momente të caktuara iu jep urdhër të kalojnë në veprime konkrete. Fatkeqësisht nuk janë të pakët agjentët e till në Kosovën protektoriale, sepse ata nuk kanë profesion tjetër që e njohin më mirë se spiunazhin dhe prap fatkeqësisht çdo pushtet i ri së parit i kërkon ata. Në Kosovë ka ma se njëmijë pika informimi dhe spiunimi të Serbisë,(këtë e ka pohue një nga deputetët në Parlamentin e Kosovës,në një diskutim gjatë një seance plenare). Agjentët e till janë gjithëkund nëpër vendet kyçe, si në OSBE , në UNMIK, në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës dhe në Ministritë e sajë. Si do të cilësohet ndryshe veprimi kundër Institutit Albanologjik ku në shënjestër merret Sami Frashëri i ditëve tona,Rexhep Qosja, që i dha emër këtij instituti, që me punën e tij shkencore e letrare nderoi jo vetëm Kosovën, por mbarë kombin shqiptar, Qosja që me mendimet e tij të këthjellta dhe me penën e tij të mprehët u ballafaqua me sukses, iu bëri ball dhe iu çjerri maskat të gjithë ideologëve të shfarosjes së popullit tonë me qendër "Francuska 7" dhe Kishën Ortodokse serbe , që nga Garashanini e deri te qeveritarët e sotëm serbë,të mbështetur nga të gjitha qeveritë serbe të të gjitha kohëve.

-Kush njeri me logjikë të shëndoshë do të priste një akt makabër si ky i dhunimit fizik të zyrës së akademik Qosjes dhe kolegëve të tij, një akt të mbylljes së dyerëve të institutit për ata që e formuanë dhe i dhanë më së shumti atij!?

-A thua mos është diçka më shumë se akti kundër institutit që fshihet mbrapa tij?! -A thua mos politika jonë qyqare po bënë diverzion që të tërheqë vëmendjen e popullit dhe të intelektualëve në këto akte që mos ta kundërshtojnë atë ,kur Kosova po vihet prap në tryezën e pazarëllëqeve dhe po i vehet thika e ndarjes?!

-A thua se atyre që bënë këtë akt të shëmtuar iu dha ndonjë urdhër nga Beogradi që ta përdhosin, dhunojnë e poshtrojnë institutin dhe akademikët tanë më të nderuar?!

-A thua ministri i MASHT-it, e ndoshta bashkë me te pse jo edhe kryeministri, do të qëndronin më shumë se një javë mbas një akti të till,në karriget e tyre të buta, po të ndodhte kjo në një shtet demokratik?!

-A thua se nuk do të derdhej rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit e gjithë masa intelektuale, studentore dhe pastaj i gjithë populli, për të shprehur revoltën kur i preket ajo që nuk lejohet të preket,po të ndodhte ky akt i shëmtuar në një vend demokratok?!

 

Unë mendojë se me këtë akt të shëmtuar, po të kishim shtet ligjor duhet të merrej drejtësia dhe bashkë me atë u.d.-në e drejtorit, ndoshta udbashin, të veheshin para përgjegjësisë edhe njerëz të tjerë në MASHT, të cilët nuk janë pa ndikim direkt dhe përgjegjësi në gjithë këtë katrahurë antivlerave, antikulturës dhe kundër çdo gjëje shqiptare.

Me këto ekipe stereotipe nëpër ministritë tona, asgjë nuk është për tu habitur, sepse në radhët e tyre ka shumë të etur për pushtet dhe fare pak për shtet,shumë internacionalistë dhe fare pak nacionalistë, shumë europieist,por shumë pak kombëtarë, shumë për integrim evro-atllantik,por fare pak për integrim kombëtar dhe në fund shumë prej tyre janë të pandërgjegjëshëm dhe fare pak të ndërgjegjëshëm, biles nuk e di se a mund të flitet për ndërgjegje në radhët e tyre, sepse po të kishin ndërgjegje, gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe.

 

Dorëheqja nuk ekziston në radhët e tyre!

 

Shpresoj që një ditë do të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijsohemi,sepse po vazhduam kështu, atë që e fituam me mund,ndjersë dhe gjak do ta humbim duke i lejuar vetëvetes "luksin" e të ndenjurit në agoninë e hipnozës kolektive që fatkeqësisht tek pjesa dërmuese e intelektualëve dhe popullit shqiptar në përgjithësi po zgjatë për gati dy dekada!

 

I verbëri ka nevojë për sy,shurdhmemeci ka nevojë për gojë e veshë, i marri ka nevojë për mend ,kurse ai që i ka këto dhe nuk i shfrytëzon veten në qafë e pastë!

 

Po të na mallkojë dikush tjetër nuk është ndonjë e keqe e madhe, por po e mallkuam vetëveten tonë do të jetë tragjedi me pasoja të paparashikushme!

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...