g°n 2 Report post Posted July 29, 2007 Te nderuar lexues un nuk arrij te imagjinoj se me cfare kriteresh behet nje gazetar por kur flitet per gazetare shqiptare duket se ska asnje lloj kriteri. Marr shkas te shkruaj sepse nuk eshte hera e pare qe ne "Gazeta Shqiptare" gjen te shkruajtur shpifje qe po na diskriminojne ne si shqiptare. Po flas per nje artikull ku flitej per nje video te nje aktoreje shqiptare me fame ne amerike qe quhet Masiela Lusha qe sipas gazetes na qarkulloka nje video porno te cilen e ka bere kur ka qene ne gjimnaz. Nuk e di se si behet gazetari kur keta te "Gazeta Shqiptare" nuk i dine as emrin kesaj aktoreje qe keta e quajne "Marsiela" qe ne te vertete e ka Masiela. Un kam pare nje pjese te video-s dhe nuk eshte ajo por vetem nje qe i ngjason. Kur behet fjale per video-skandale te paret qe e thone jane vete gazetaret amerikane te cilet jane me te informuar se keta injorantet shqiptare. Nuk e di se ku e marrin gjithe kete zell per te shkruajtur dizinformacion aq me teper kur behet fjale per poshterimin e figures se shqiptareve. E njejta gje ndodhi edhe me "oren e bushit" qe gazeta shqiptare nuk hezitoi ta nxirrte si kryetitull diten e neserme. E marr me mend konkurencen e informacionit por jo ate te dizinformacionit qe shpesh here po behet poshteruese per ne. Berisha me te vertete po e tepron me gjobat (edhe pse me vend) por ka edhe pak te drejte kur shikon se si i trajtojne informacionet "Mediat Shqiptare". Masiela Lusha _____________________ Referenca: Artikulli: http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=17464 Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted August 1, 2007 "gazeta shqiptare" si cdo gazete tjeter ne bote perpiqen te thone dicka sa me interesante ne menyre qe te bejne buje dhe te shesin numerat e tyre.ndryshimi qendron ne faktin se ne qofte se kete do ta kishte bere nje gazete ose reviste huaj prestigjoze do ta kishte paguar shtrenjt shpifjen qe duke tu referuar ty po themi se eshte gazeta e mirnjohur "gazeta shqiptare" Quote Share this post Link to post Share on other sites
durim 0 Report post Posted November 8, 2008 Fakti i humbjes se ores se Presidentit Amerikan Bush, u shkruajt menjehere ne te gjitha gazetat italiane, e jo vetem kjo, por ne te gjitha informazionet e lajmeve televizive u fol, kujtoj TG5 kur Cesare e komentoi duke qeshur me perçmim. Po te nesermen te pakten a u kujtuan ta kthejne mbrapsh kete lajm te pasakte? Aspak! Kjo eshte e pafalshme, kur e verteta ishte krejt ndryshe. Dhe sot e kesaj dite ne youtube per fat te keq ekziston akoma lajmi i shtremberuar e aspak i vertete mbi ate ndodhi. Perse te nesermen perveç Rai2 qe vetem me dy fjale te thata por te pakten foli te verteten mbi ate keqkuptim, perse TG-te e tjera apo gazetat nuk hodhen drite mbi ate lajm te pasakte qe kishin dhene? Perse autoritetet tona nuk reaguan mbi kete fakt, perse pranojne keto poshterime qe bota me shume lehtesi i perhap kur behet fjale per lajme sensacionale te zeza dhe kur nuk jane te verteta, por nuk shqetesohen t'i kthejne mbrapsh? Autoritetet tona duhej te protestonin, te ngrinin zerin, mos t'ia falnin kete dizinformacion shtypit e televizionit italian qe nuk lene rastin te "argetohen" me "bemat" shqiptare duke harruar te kaluaren e tyre qe akoma dhe sot e kesaj dite ndihet. Kjo eshte e pafalshme per ne ne rradhe te pare qe pranojme kokeulur qe i huaji te arrij te na trajtoj ne kete menyre. durimi Quote Share this post Link to post Share on other sites