Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Pse Rusia Kembengul Ne Vonesen E Dhenies Se Pavaresise Se Kosoves

Recommended Posts

Kosova nuk ndodhet në SHBA!

 

Nga Helmar Dumbs, Die Presse

 

Ndodhi dhe njëherë ajo që kishte ndodhur dhe më parë, kur bie fjala te “patatja e nxehtë”, me emrin Kosovë: Ndërsa shtetet e BE janë të bashkuar vetëm në një gjë, rreth faktit se ndonjëherë duan të jenë të bashkuar, SHBA foli qartë: Po, ne do e njohim Kosovën, nëse ata do të shpallin pavarësinë. Jo se ndokush mund të kishte dyshime serioze për këtë, sepse qëndrimi i SHBA është i qartë prej kohësh. Por me këtë deklarim, Uashingtoni vendosi një shenjë të rëndësishme: një pozicionim të qartë.

 

Kjo është një vlerë, pavarësisht sesi mund të gjykohet qëndrimi i tyre. Tetë vjet pas luftës së Kosovës, shqiptarët dhe serbët kanë të drejtën të dinë se ku janë. Këtë e di shumë mirë SHBA, e di mjaft mirë dhe Rusia, e cila i ka thënë një “Njet” përfundimtar kësaj çështjeje. Por Kosova nuk është as në SHBA dhe as në Rusi dhe shtetet e BE duhet të kuptojnë se kjo do të thotë se nuk mban më që për çështjen e Kosovës, ata të mos kenë një pozicion të përbashkët.

 

Në këtë kohë, pothuajse çdo ditë, një tjetër shtet i BE hedh në kakofoninë për Kosovën, një ide të ngjizur me detyrim dhe pa kreativitet. Por evropianët kanë shumë pak kohë. E mundshme është që ata të ngrejnë flamurin e bardhë. E nëse nuk arrijnë në një linjë të përbashkët, Politikat e Përbashkëta dhe të Sigurisë janë për t`u flakur.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sipas teje BE eshte problemi sepse nuk arrin te gjeje nje ekuiliber brenda vetes.

Kjo eshte shume e vertete. Por nga ana tjeter ka dhe te drejte sepse europianet nuk e ndjejne veten akoma si europiane por si Angleze, Franceze, Spanjolle etj... pra ka shume ndarje per nacionalizma dhe me siguri nuk ka gjetur rrugen e duhur te eleminoje ato.

Share this post


Link to post
Share on other sites

MIQET KOSOVARE DHE VLLEZERIT Kinez!!!

 

enver hoxha

 

Në 1946, i dërguari amerikan në Tiranë Henderson, me rastin e një proteste që i bëri Hoxha për shkak

të pranimit nga ana e amerikanëve të kërkesës greke për t’u shqyrtuar në Konferencën

e Paqes kërkesa greke për Vorio-Epirin. Henderson iu drejtua Enver Hoxhës me fjalët:

«Gjeneral, cili do të qe reagimi juaj sikur Shqipëria të kërkonte të fuste në rendin

e ditës të Konferencës së Paqes një pretendim për një rajon, fjala vjen të Kosovës;

dhe sikur delegacioni i SHBA-ve të votonte kundër lejimit të Shqipërisë për të shprehur

pretendimet e veta në Konferencë? A nuk do mendonit se ju, së pakut qe dashur t’u

jepej e drejta që pretendimi juaj të diskutohej e studiohej?» (cituar sipas: Albania:

US Position on Recognition of the Tirana Government”: Department of State, External

Research Study XR/ RESS- 17, Washington D.C. Decembre, 28, 1973, f. 16) Enver Hoxha

iu përgjigj: «Analogjia nuk ka vend sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë

Jugosllavisë për Kosovën». (po atje. f. 16). Përfaqësuesi jugosllav në Tiranë, Velimir

Stoiniq, në qershor 1945, i raportonte me shqetësim Beogradit për sjelljen e përfaqësuesit

britanik në Tiranë: «Gjenerali Hodgson u habit se përse qeveria shqiptare, deri

më tash nuk ka dhënë kurrfarë deklarimi mbi qëndrimin e vet për Kosovën». (Raport

i Velimir Stoiniq, përfaqësues i RFPJ në Tiranë, qershor 1945, cituar sipas: “Vladimir

Dedijer”, “Jugoslavensko-albanski odnosi”, “Borba”, Belgrade 1949, f. 134. Më poshtë

Stoiniq raporton se Gjenerali Hodgson pati shtuar se Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit

kanë rëndësi më të madhe sesa Epiri i Veriut. Pra, apologjia e regjimit komunist

Duke shprehur antikosovarizmin e vet, regjimi komunist shqiptar, për dështimin e utopisë

komuniste të lugës së florinjtë ua vuri fajin… !

Share this post


Link to post
Share on other sites

Po ja qe Kosovaret kane simpati per Enver Hoxhen biles atij i kane bere dhe disa adresa interneti per diktatorin. Po mire ja bejne kosovaret sepse jane mesuar me diktaturen. Do kisha dashur ta kishin pasur per udheheqes nja 10v. Mepas do kishim pare nese do ta donin kaq shume.

Eshte e vertete qe ne 45' Enveri nuk beri asnje pretendim territorial sepse benim pjese ne bllokun e lindjes dhe nuk ksihim te sulmonim aleatin tone Jugosllavine.

Share this post


Link to post
Share on other sites

PS trashëgoi antikosovarizmin e PKSH (PPSH)!

 

 

PS trashëgoi antikosovarizmin e PKSH (PPSH). Kjo duket qartë nga fakti se në gazetën e PS, «Zëri i Popullit» lajmet nga Kosova, jepen në rubrikën lajme nga bota?! Kështu, në 9 shtator 2007, të nesërmen

e vizitës së Edi Ramës në Prishtinë, gazeta «Zëri i Popullit», derisa në faqen 2

jep lajmet nga vizita, në faqen 16, nën shënimin «bota» jep lajmin: Prishtina përgatitet

për takimin e Londrës. Ekipi Negociator i Kosovës do të marrë pjesë në përbërje

të plotë në takimin me Treshen ndërmjetësuese ndërkombëtare më 19 shtator në Londër».

(«Zëri i Popullit», 9 shtator 2007, f. 16) Po kështu, si lajme nga bota, jepen lajmet

nga Kosova para kësaj date dhe pas kësaj. Në 11 shtator 2007, «Zëri i Popullit»

në rubrikën «bota» jep lajmin: «Agim Çeku: Kryeministri Çeku në fjalimin javor drejtuar

qytetarëve të Kosovës ka dënuar edhe një herë vrasjen makabër të Triumf Rizës, duke

premtuar ndërmarrjen e masave konkrete në nivel institucional për efikasistet në

drejtësi». («Zëri i Popullit», 11 shtator 2007, f. 16). PS, duke i dhënë në gazetën

e saj lajmet nga Kosova si lajme nga bota, i kumton Serbisë se ne Kosovën nuk e

duam, por nuk kemi ç’ tu bëjmë amerikanëve që na detyrojnë të merremi me të, por

gjithsesi ne e konsiderojmë Kosovën «Çeçeninë» e Serbisë të cilën kjo e fundit duhet

ta rregullojë sipas mënyrës së saj në kohën e përshtatshme dhe për këtë do ta ndihmojë

dhe PS e Shqipërisë, duke pritur në anë tjetër që Serbia ta ndihmojë për të rregulluar

sipas dëshirës së saj «Çeçeninë» tjetër në Shqipërinë e 1913-s. Gazeta «Zëri i Popullit»

lajmet nga Kosova jepen si lajme nga bota, se përse u përdor simboli i tre gishtave,

se përse iu dhanë çelësat e kryeqytetit të Shqipërisë Goran Bregoviçit, se përse

u nxit lufta civile në «Çeçeninë» shqiptare, e kështu me radhë.

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...