SaRa_Shkodrane
Antare-
Content Count
85 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by SaRa_Shkodrane
-
Shoh qiellin dhe te shoh ty Shoh detin dhe te shoh ty Shoh diellin dhe te shoh perseri ty Spostohu se me lodhe
-
Dashuri , nje fjale hyjnore e gdhendur me ndjenjat me njerezore Nje kuptim, sa emocione Dashuri kjo fjale jetesore.
-
Pellumb me sa di une ky eshte forum dhe secili ka te drejte te shprehi mendimet e veta. Nuk po mundohem qe tju imponoj mendimet e mija te tjereve. Une thjeshte dhashe anen tjeter te marteses, ate ane qe njerezit nuk e shprehin. Nejse. Nese une them , "Shkoni mbytuni ne det", nuk e ben njeri, apo jo. Opinionin tim dhashe, asgje me teper.
-
A e dini si asht puna ma vajza e djem. Njeh njeriun e endrrrave te tua, fejohesh, martohesh, behesh me femije dhe jeton i lumtur deri ne fund te jetes. Pallavra. Realiteti asht krejt ndryshe. Kur i futesh marteses i futesh edhe telasheve. Asht e vertete qe ke njeriun qe don perdite prane tejet. Personi i fundit qe shef kur bjen ne gjume edhe i pari qe shef kur hap syte. Cdo dite, cdo dite, cdo dite per te gjithe jeten tende. Pastaj te flasim hapur. Kur martohesh me burrin, burri ka edhe familje. Fillojne avazet. jo vjehrra kshu, jo nusja kshu, jo kunata ashtu, jo kunati kshtu. Ehuhaaaaaaaa. Pastaj te llogarisim grindjet. Nuk ka cifte qe nuk grinden. Jo po sonte po dal me u taku ifije me shoket, jo po une po shkoj nga mami, jo po un po dal me shoqet, jo po sa vone u bane, ku je me ke je qa po ban etj etj. Prandaj cuna e goca kur martohesh rritesh, sepse njeh realitetin, jeten e vertete. Nuk eshte cdo gje fushe me lule, perkundrazi jeta eshte lufte ne cdo hap qe ben.
-
Sikur te ishin shkollat e mira ne Shqiperi sikurse dhe kushtet, nuk do te kishim nevoje te merrnim rruget e botes per te studiuar, por do te rrinim ne vendin tone, me miqte tane e do te flisnim gjuhen tone. Une per vete nuk besoj qe ka studenta qe jetojne jashte Shqiperise dhe te mos kene mall per shoqerine shqiptare. Ne nje vend te huaj do te ndihesh perhere i huaj pavaresisht nga kushtet qe te ofrohen. Ina_84 e lexova komentin tend qe bere per konviktet ne Shkoder dhe arsyeja perse studentat qendrojne 5 vete ne nje dhome eshte sepse nuk kane mundesi ekonomike per kushte me te mira.Gjithashtu bursa qe marrin eshjte qesharake.Shpresojme ne nje te ardhme me te mire ne Shqiperi.
-
Eshte e lehte te biesh viktime dashurie kur dashuron nje person. Une kam parimin tim qe thote, "Duaj veten ne radhe te pare qe te te duajne te tjeret."Per mendimin tim viktime dashurie mund te jesh 6 muajt e pare qe e sheh cdo gje me syte te verbuar, por pas nje fare kohe te hapen syte dhe e kupton vleren e personit tjeter.C'do njeri ka nje tru qe e ve ne pune dhe nuk arsyeton vetem me zemer. C'do gje ka kufinj.
-
Eshte mese e vertete qe fizikisht femra konsiderohet seksi i dobet, sikurse eshte mese e vertete qe menderisht, mashkulli konsiderohet seksi i dobet.Per mendimin tim, mendja eshte ajo qe drejton fizikun sikurse cdo organ tjeter te trupit. Po jua le juve qe te vendosni cili seks ka favore me teper.Nese per nje moment do te perdorni trurin(nese ja dilni) dhe jo muskujt do te dini ta zgjidhni kete problem. :tease: :tease: :tease:
-
Mirembrema Clandestino Une nuk desha te fyeja njeri me fjalet e mija dhe e kuptoj shume mire qe ti nuk je nga ato trapat e horat qe kane pushtuar veriun (flas si vend jo si forum). Arsyeja pse i perdora shprehje te tilla eshte sepse nuk kam njohur ndonje qytetar qe te jete i paedukate ne menyre aq te hapur, prandaj edhe arrita ne konkluzion qe njeriu vjen nga rrethe te ndryshme dhe menyra se si eshte rritur e edukuar eshte e ndryshme. Postimi i pare i imi ne kete teme jane vargje per meshkuj (une i vura per humor), por sic duket edhe s'dua te di psehin, humori kaloi ne fyerje. Ne kemi nje shprehje ne Shkoder qe thote, "Me horin, hor do sillesh". Sa per kufirin qytetar-fshatar ai akoma egziston ne te gjithe Shqiperine, ti pelqeje njerezve ose jo dhe vetem nje njeri qe nuk jeton me realitetin mund te pranoje qe ky kufi nuk egziston. Ufffaaaaaa sa shume u zgjata, sikur po kandidoj per presidente. Ja kalofshi mire te gjithe dhe sic ka thene nje poet i madh, "Sa te jetoni, ngrini kupa dhe puthni cupa, se jeta eshte e shkurter". :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
-
Gonny mbase ti ke te drejte per raportin ( une nuk i besoj pa pare statistika), por nje gje e harron, femra eshte ajo qe lind njeriun. Kush gezohet kur lind nje femer? Ato qe i kane bere koken dhe si eshte e lidhur vajza me familjen e saj, nuk eshte kurrsesi djali. Kjo teme ishte hapur me thenie per femra e meshkuj, por ato qe kaluan ne fyerje ishte gjinia mashkullore. Nese ti apo ndonje tjeter keni keto mendime per femrat, keni per te qendruar vetem deri ne fund te jetes suaj. :dance13fm0uv:
-
Anton Nikaj, nga emri dhe nga komentet dukesh i zbritur nga malet prandaj llafet e tua me hyjne nga veshi i majte e me dalin nga i djathti. Po e shoh largpamesine dhe inteligjencen e mashkullit, sepse ti qenke nje perfaqesues i denje.Nje njeri qe nuk arrin te vleresoje gjinine femerore, qe i duket vetja superior etj etj, eshte thjeshte nje krijese qe s'meriton gje me teper, sesa te injorohet. Kalofsh mire djali. :tease:
-
Po edhe une po te them, se meqe ju meshkujt jeni kaq te zgjuar, perse ta humbisni zgjuarsine tuaj me femra, qendroni me meshkuj. Sa per ofendim vlla, mua s'me bere gje. Ti ofendove gjinine femerore ne pergjithesi, por ke harruar te shkruah"Pervec nenes sime", sepse nuk e besoj qe nena ta ka mesuar shprehjen, "Floket e gjata, mendte e pakta"
-
ANTONIKAJ po mire more vlla s'te ben njeri me zori te rrish apo te gjesh nje femer te zgjuar. Zgjidhja eshte qe mund te gjesh nje mashkull te zgjuar, te dashuroheni, te martoheni dhe te jetoni te lumtur e te gezuar gjithe jeten tuaj. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
-
1 Nuk kemi nevoje te mbajme kravate! 2 Kryqezimi i kembeve nuk na shkakton asnje shqetsim! 3 Nese marrim persiper te merremi me pune burrash konsiderohemi pionere ! 4 Nese nje burre vendos te beje pune femrash menjehere konsiderohet nje homoseksual ! 5 Zgjuarsia jone eshte e krahasueshme me zgjuarsine e cdo mashkulli, ndryshimi eshte qe pamja jone eshte me e bukur! 6 Nese vrasim dike dhe arrijme te provojme se kjo ka ndodhur gjate sindromes paramenstrale, kjo gje konsiderohet si mase lehtesuese ! 7 Eshte vertetuar qe truri yne ka te njejtin kapacitet me ate te meshkujve megjithese i yni ka 6 miliarde neurone me pak kjo do te thote se neuronet tona jane me te efektshme! 8 Jemi ne gjendje te merremi me shume pune njekohesisht ! 9 E dime gjithmone se ku i kemi corapet ! 10 Nese martohemi me trashegimtarin e fronit mbreteror behemi mbretersha, ndersa nje burre nese martohet me trashegimtaren e fronit mbretror behet burri i mbretereshes! 11 Kur nje grua tradhetohet nga i shoqi ajo konsiderohet viktime, kur burri tradhetohet nga e shoqja konsiderohet brinar! 12 Jemi ne qe vendosim se sa femije duhet te kemi, fjala e pare qe thote nje femije eshte nene, jemi gjithmone te sigurta per faktin qe femija eshte i yni! 13 Jemi gjithmone monagame edhe atehere kur eshte e nevojshme te provojme disa burra per te gjetur njerin qe ia vlen! 14 Jemi gjithmone te pranishme ne lindjen e femijeve tane! 15 Ushqejme me gji! 16 Jemi yjet e damses sone! 17 Mesatarisht jetojme me gjate se burrat tane! 18 Jemi me rezistetnte ndaj dhimbjeve dhe infeksioneve! 19 Kemi me pak probleme kardiake! 20 Ne raste urgjenca na sjellin barrelat me shpejt! 21 Grate beqare hane me mire se burrat beqare! 22 Kemi diten tone nderkombatare! 23 Jemi me te vertete te mrekullueshme!!!! Doni me??? :tease: :tease: :tease:
-
Arsyet, pse është me mire te jesh femer: 1. S`e kemi problem nese na bien dy qime floke nga koka! 2. Nese nje anije fundoset, vendin e shpetimit e kemi te garantuar! 3. Djemte akoma mendojne qe duhet te paguajne drekat e darkat, nderkohe ne mund ti kursejme paret tona per nje te dashur te ri! 4. Me mire te jesh vajza e babit sesa pshurani i mamit! 5. Kur na kerkojne te martohemi, i marrim unazen qe me vone mund ta shesim! 6. Meshkujt e kane jeten me te shkurte, keshtu qe ne fusim ne gjep sigurimin jetesor! 7.Neper dyqane e revista, dhuratat e femrave jane gjithmone me te shtrenjtat! 8. Nese duam te bejme autostop, njerezit do te ndalen! 9. Nuk na shqeteson fakti qe komshija ka makine me te mire se ne! 10. Te gjithe e dine se kush eshte nena e femijes, por babai...? 11. Po te duam mund te fitojme pare nga sexi! 12.Asnjehere nuk humbasim rrugen me makine, sepse nuk e kemi problem te pyesim per udhezime! 13. Nuk kemi nevoje te dime te gjithe emrat e futbollistave edhe rezultatet qe nga viti 1980! 14. Nuk kemi nevoje te rruhemi ne mengjez! 15. Asnjehere s'kemi nevoje te tregojme moshen, sepse nje pyetje e tille nuk u drejtohet femrave! 16. Ne fund te fundit ne e vendosim se sa njerez kane per te lindur! 17. Nuk e kemi kompleksin qe , "Kush do pije me shume", "Kush ka goditur me shume", "Kush ka makine me te mire", etj etj.
-
Kta cunat e sotem bojn trimat e m'dhenj te kpusin nga fjalet te bejne telef kur vje puna ne jet ti shofesh si gjynafqar t'vret zoti tu flasesh e tu thush dy tri fjale
-
Zemershqipetari un nuk e di se cfare ambienti eshte i pershtatshem per ty, por neqoftese je i ftuar ne nje mbremje zyrtare, "lepurushin" mund ta therrasesh ne shtepi, se perndryshe te therrasin budalla. Ok kur vjen puna tek femija, qe thua ti do te mbaje mbiemrin e te dyve, po kur te martohet ky femije e te behet me femije vete, i bie qe ky femije te mbaje 4 mbiemra e keshtu me radhe. Kjo gje ndodh ,por eshte karakteristike e spanjolleve prandaj ata kane me qindra mbiemra. Mbeshtetem me mendimin tend qe martesa eshte tradizionale, por jo fetare. Une mund te besoj ne zot, por nuk besoj ne fe, prandaj per mua martesa nuk ka te beje fare me fene. Secili i sheh gjerat nga pikepamje te ndryshme, prandaj disa jane beqare, disa bashkejetojne, disa fejohen, te tjeret martohen. :D :D :D
-
Ne radhe te pare martesa nuk ndryshon thjeshte nga disa dokumenta prej bashkejeteses. Ka ndryshim te madh kur e prezantoni partnerin/partneren ne publik. Si ju duket juve eshte njelloj te thuash; "Kjo/Ky eshte e dashura/dashuri im" me "Kjo /Ky eshte gruaja/burri im".Ne radhe te dyte nese vendos te behesh me femije, mbiemrin e kuj do mbaje foshnja nese bashkejetoni apo do te thoni e kam kalamanin kopil. Ne radhe te trete nese vendos te ndaheni secili merr gjerat e veta, ndersa kur je i martuar dhe divorcohesh, gjerat ndahen pergjysme. Ka me dhjetra e dhjetra shembuj te tjere perse martesa eshte me e favorshme se bashkejetesa per te dy partneret.
-
Nje gje nuk arrij ta kuptoj. Pse per femren eshte normale te lere prinderit e saj, ndersa per mashkullin eshte dicka e ndaluar? Mos valle meshkujt nuk lindin ne te njejten menyre si femrat? Nje nene ben si djalin, si vajzen. Une se besoj qe ka djem qe nuk duan te qendrojne vetem me te fejuaren/gruan e tyre. E vetmja gje qe i pengon ta bejne nje gje te tille eshte opinioni, menyra se si jane rritur. Imagjino si jane shqiptaret. Jemi ne shekulin e 21 dhe supozohet qe brezi yne te jete e ardhmja e vendit. Si mund te ndryshojne gjerat ne Shqiperi kur akoma diskutohet nje teme e tille, ke don me shume, me ke do te rrish etj etj. Si shpjegohet qe ne vendet e tjera te botes kjo teme as qe diskutohet fare? :huh: :huh: :huh:
-
Hahahahahah kjo pa ishte e forte, jua kam dergu tan shoqnise e jan aj tu qesh.
-
Breshka une e kuptoj qe e ke mundesine te fshish fjalet e te tjereve, imagjino te kesh fuqi tjeter cfare do te beje. Sikur une edhe Ina te ishim femije atehere cdokush do te kishte te drejte te nderhynte, por nuk e besoj qe kemi nevoje per nje gjykates. Une harroj qe ky eshte nje forum shqiptar dhe shqiptaret e kane ne gjak te fusin hundet ne punet e te tjereve. E kuptoj qe po ben punen tende, por te pakten lajmeroni perpara se te fshini fjalet, keni pak me respekt per mendimin e te tjereve.
-
Une per vete nuk e kisha nderruar dashurine per 10 thase me para. Po te ishin 10 thase e gjysme, atehere po. Ku i gjeni keto tema, me qiri i kerkoni valle? E di si i thone kesaj pune, po shkruaj dicka pavaresisht a ka apo s'ka kuptim, pa fyer njeri.
-
Ajo qe po me befason eshte qe brezi yne(sepse fundi i fundit jemi thuajse nje moshe), pavaresisht qe kohet po mundohen te ndryshojne, po eshte mentaliteti i njerezve qe e bllokon nje gje te tille. Gonny, ju thate qe nderrimi i pozicioneve nuk tregon pabarazi mes sekseve. Si e shpjegon faktin qe ne shumicen e vendeve te botes, nuk ka femra presidente.Arsyeja eshte sepse roli i femres ka filluar te nderroje shekullin e fundit dhe nuk mund te thoni qe e kam gabim. Une nuk e besoj qe ne kohen e gjysherve tane, apo ndoshta edhe te prinderve(ka raste edhe brezi jone), te kete pasur te njejten mundesi punesimi si femra si mashkulli. Per femrat zakonisht jane zgjedhur punet si mesuese, infermiere etj etj, ndersa per meshkujt jane zgjedhur pozicionet si mjek, gjykates etj etj. Le te flasim per pozicionet qe jane pak me larte sesa muratori apo bojaxhiu. Ne nje kohe kur femra e mashkulli kane te njejten mundesi studimi, atehere edhe e drejta e punes duhet te jete e njejte. Zemershqiptari sikur ti te luaje me kukulla do te kapte babai do te bertiste duke te thene qe jane lojra per gocat dhe do te bente moral qysh e tek, (po permend emrin tend, spo them qe keshtu mund te ta kete bere babai). Marrim nje shembull tjeter. Kur keni qene te vegjel, a nuk kane qene vellezerit me te medhenj, apo dajat, xhaxhallaret e ku di une qe jane munduar tju mesojne se si te gjuani me grusht, sesi ti dilni zot vetes? Per femrat jane munduar ti mesojne se si ti ndihmojne mamat ne shtepi, te dijne te gatuajen etj etj. Pra jane gjera qe kane nje influencim 100% tek njeriu. SA SHUME U ZGJATAAAAA!!!
-
Zemershqiptari un nuk po them qe nena e babai duhet te nderrojne rolet.Ajo qe po mundohem te shreh eshte qe jo gjithmone situata ekonomike te lejon te besh zgjedhje. Nese nena ben me teper para se babai, atehere c'te keqe ka qe babai te marre rolin e nenes. Apo marrim rastin kur babai merret me biznes edhe nuk eshte ne shtepi shumicen e kohes dhe i duhet nenes qe ti behet femijes edhe baba edhe nene. Ne jemi rritur me mentalitetin qe babai eshte ai qe duhet te dale te punoje qe te mbaje shtepine, kurse nena duhet te rrije ne shtepi te mbaje foshnjet.Kohet kane ndryshuar dhe tani ka shume raste qe jane femrat ato qe paguhen me mire se sa meshkujt dhe baballaret qendrojne ne shtepi. Kjo nuk do te thote qe femija do te kete pasoja, sepse ka shume raste qe prinderit jane te divorcuar dhe nena ose babai eshte i detyruar te luaje te dyja rolet.Pra ka shume e shume raste, sidomos raste ekonomike qe prinderit vendosin qe te luajne ate rol qe eshte me i mire per familjen, pa pyetur nese kjo eshte per femrat e kjo eshte per meshkujt. Persa i perket lojrave, po e shprehu edhe njehere qe nese vajza nuk ka kukulla ne shtepi qe te luaje dhe prinderit i blejne top, femija do ti pershtatet asaj loje qe ia kane dhene prinderit e saj. E njejta gje vlen per djalin.Domethene qe femija e krijon personalitetin, karakterin nga njerezit qe e rrethoje dhe nuk lind me ta.
-
Arsyeja qe vajzat e vogla losin me kukulla, apo djemte e vegjel luajne me top shpjegohet me faktin qe vete prinderit i mesojne femijet ne nje menyre te tille. Asnje foshnje nuk i zgjedh lodrat vete, por luan me ate qe e mesojne prinderit. Me kete dua te them qe personalitetin njeriu e krijon nga njerez te tjere, pra jo nga vetvetja. E njejta gje vlen per foshnjat qe munt te shpenzojne me shume kohe me babin sesa me mamin. Ku eshte e shkruar qe femija ndihet me mire me mamane? Askund!!!Kjo ndodh sepse njerezit jane rritur me keto idera dhe mendojne qe keto jane te sakta. Jo nuk eshte e vertetuar shkencerisht qe foshnjet apo nenat te kene lidhje me te madhe me njeri-tjetrin apo nenat te tregojne perkujdesje me te madhe. Ajo qe dua te theksoj eshte qe nuk eshte aspak turp qe babai te rrije ne shtepi te kujdeset per foshnjen, nderkohe qe nena te shkoje ne pune. Fundi i fundit ku qendron e keqja e kesaj ideje???
-
Ajo qe dua te them une eshte qe femrat e meshkujt ndryshojne nga ana biologjike, por kjo s'do te thote qe te ndryshojne edhe nga ana psiqike. Eshte mese e vertet qe per femrat eshte e veshtire te merren me ndertim apo per meshkujt te merren me punet e shtepise apo me rritjen e femijeve. Une nuk jam feministe dhe e respektoj gjinine femerore njelloj si gjinine mashkulore. Ajo qe un dua te theksoj eshte qe nuk duhet te kete pabarazi midis sekseve.Eshte mese normale qe nje mashkull te beje punet e shtepise, sikurse eshte mese normale per nje femer te merret me ndertim. Pastaj ajo eshte zdhidhje personale, nese une dua ta bej kete apo jo, nuk eshte pamundesia per ta bere nje veprim. :P :P :P