Jump to content
Veriu Forum

BeniT

Antare
  • Content Count

    260
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by BeniT

  1. Njerezit te thone ca te done , se birat e gardhit e fjalet e miletit nuk mbyllen kurre. Une per fites kam normal :P 2 mije dollar qe me shkon bileta , dhe nje muaj pune , dhe lus lodhja per organizimin . Dmthn pak a shume festa me shkon 10 mije dollar , dhe plus lodhjen. Nqs do te behet ndonje lek , ata lek te gjtiha do te shkojne per ate pune qe kam thene me siper , populli te thoje cfare te doje. Pastaj nuk eshte duke e bere Beni , por te gjithe bashke.
  2. Po tani falas nuk ka ditet e sotit . Edhe ne krevat me gruan , eshte bere keq po nuk pate lek :P
  3. Edhe per mua le te ngelet cdo gje . per mua FB ka qene nje dritare per tu ritakuar me shoqerine e vjeter , dhe me shume te aferm. ne FB kam familjar dhe shoqeri , 99% qe kam ne FB i kam takuar . Dhe jo qe kam njerez te panjohur .
  4. Rrini beqare mor milet pse doni me e ba veten me dhimbje koke ?
  5. Ne pergjithesi me kane pelqyer filmat e De Sices dhe Boldit , qe benin per Krishtilindje.
  6. pse edhe ty Fran Vila ta ka dhan frengjishten? :P Po mor dreqi ai ma ka bere . E pata takuar para pak vitesh dhe piva nje kafe me te , Dhe i thashe njeri me inat se ty skam pasur njeri , e di tha . sa jane si puna e jote me tha. Edhe pse sot jam penduar qe nuk e kam mesuar frengjishten .
  7. Deri qe u hapen bilardot ka qene matematika, ne pergjithesi kam qene mire ne te gjitha lendet deri nga klasa e 7 . Per te urryer kam kam urryer lenden e Frengjishtes, vdekje e kam pasur , sidomos kur ishe ne shkolle te mesme ne Shenkolle.
  8. Me siper doja te thoja 4-5 ore , se mbase e ke kuptuar 4-5 dite , Gon rendesi ka qe te hedhet hapi i pare e kesaj gjeje pastaj , se ku jeton organazitori , Shqiperi , Itali , Kanada , Usa etj etj kjo nuk ka shume rendesi. Rendesi ka te na mbeshtese Komuna , dhe Bashkia . Patjeter qe do te kete organazitore edhe ne Tale . por si fillim dua te di , se sa dhe si mund te me ndihmoni ju. Nuk eshte qe do te behet ndonje feste madheshtore , qe te na duhen dy muaj pergatitje. Une do te shkoj ne Shqiperi kete vere nje muaj perpara. Pastaj ne ditet e sotme organizimi eshte shume me i thjesht sec ishte para 20 vitesh. Nje pjese e mire e Talexhive po perdorin internetin, dhe shume kollaj mund te komunikohet ndermjet internetit. dhe disa gjera te pergatiten dhe vendosen muaj me pare., secili nga ne ka femilje ne Shqiperi , te pakten kusherinje. Gjithsesi festa do te zhvillohet , edhe sikur ne fund te fundit te gjithe shpenzimet te bien mbi mua. une do ta provoj. pastaj Zoti e bafte mire , nqs nuk do te kem ndihmen e fshtarve te mi. Por kam shume besim qe secili Talexhi , do te na ndihmoje ne kete iniciative. Nuk mund te themi qe mund te shkoj keq apo mire pa e bere prove. Te bej nje shembull te vogel. Kur shkoj ne Shqiperi , shkoj ne Shengjin darkash. dhe e di sesa lek mund te harxhohen me 2-3 shoke , te pakten 30 mije lek per 1-2 birra. Pse mos te rri ne Tale darkash me shoqerine time dhe familjen , dhe me ato 30 mije leke te pine 10 veta. Nqfs nje birre ne treg do ta blejme 100 lek bie llafi ne do ta shesim 120 lek dhe jo 1 mije lek . Synimi i kesaj feste eshte takimi mes Talexhive. si dikur . dhe ju biznesi.
  9. Po pse mor Gon ti nuk do te ja dedikoje 4-5 pune vullnetare kesaj feste ?
  10. Bashkia do te siguroje edhe kete pune pa merak . Normalisht qe ka pasur aktivitete te tilla , por gjithsesi do te kete ndryshim me ato te viteve me pare . Problemi eshte qe duhet te organizohemi , dhe sigurisht viti i pare do te jete i veshtire , por shpresoj qe te gjithe bashke do te ja dalim mbare ..
  11. Pershedetje te nderuar . vellezer, motra , miq dhe dashamire, bashkefshatare , bashkeqytetare, dhe bashkekombas. Me ane te ketij grupit , dua te ju prezantoj , ose me mire te themi te ju vej ne djeni per nje iniciative timen personale , qe per vite me rralle ka qene nje enderr e imja. Por qe me ndihmen tuaj , Komunes se Shenkollit, Bashkise se Lezhes, me ne krye Zotin Viktor Tushaj, kete enderr ta bej, ose me mire ta bejme realitet. Atehere behet fjale per nje feste verore nje javore e cila do te zhvilohet ne bregdetin e Tales cdo vit ne muajin gusht, pak a shume te themi mes dates 10 dhe 20 gusht, mqns sic e dini ai eshte fluksi me i madh i kthmit te rrefugjatve ne atdhe. Mqns Zoti , Natyra na fali nje bregdet te mrekullueshem . atehere perse mos ta shfrytezojme ne favor te komunitetit tone. Siç jeni ne dijeni edhe ju shumica e jone jetojme ne kurbet sa ne nje cep ne nje cep tjeter te botes. Dhe fatkeqesisht jemi ndare per se gjalli, nuk njohim me as nipa dhe mbesa , as kusherinje , as fqinje dhe as shoke. Pra krijimi i kesaj feste do te jete nje ribashkim , nje ritakim i joni , nje rikthim ne rrenjet tona , nje kujtese qe mos te harrojme , gjuhen , zakonet , dhe traditat tona. qe femijet tone ti trashegojne ne vite dhe shekuj. Ti tregojme te gjithve, fisnikerine , bujarine , burrerine , rrespektin , dhe dashamiresine e Tales. Nqs e mbani mend dikur njiheshim shume mire mes nesh , dhe mes fshatrave perrreth, kurse sot me veshtiresi qe njohim pragun e deres. A nuk do te ishte kjo feste dicka e mrekullueshme per te gjithe ne ? Jam shume i sigurt qe per te gjithe ne do te jete dicka teper e vlefshme. Besoj qe te gjithe nga ju i ka marre malli te takoje nje shok shkolle , nje shok te lagjes, nje kusheri , qe mund te keni vite qe nuk e keni takuar. Pra ky do te jete nje shanc me teper per ta takuar. Per ata qe jetojne ne kurbet mbas 358 diteve pune , a nuk mund te ja lejojme vetes 7 dite qetesi , 7 dite takime mes shoqerise , mes tingujve te kengeve, mes gallates, mes sporteve etj etj . besoj qe secili nga ne mund te ja lejojme. Tani do te ju shpejegoj sesi do te funksionoje kjo feste. 1) Ne kete feste do te kete veprimtari te ndryshme sportive, si futboll, velejboll, hedhje , gjyleje , etj etj , gje qe do te diskutohet mes nesh, ne ditet dhe muajt qe vijojne. 2) Do te kete muzike popullore dhe te lehte. 3) Do te kete humor etj etj. 4) Do te kete konkurse te ndryshme. Ku te gjithe mund te marrin pjese. Pra me pak fjale do te jete nje feste familjare, per te vegjel dhe te vjeter . Nqs e mbani mend dikur kur beheshin turne ne futboll mes lagjeve , Qender , Tale 1 , Tale 2. Gryke Lumit , etj etj . Pra do te kete perseri nje gje te tille. Atehere te dalim ne disa gjera te tjera. Se si do te zhvillohet kjo feste . Mbase vitin e pare nuk do te kemi mundesi te hapim nje taverne, qe ata qe jane prezent te hane dhe te pine , dhe pse jo edhe njerez te ardhur nga fshatra te tjere apo , nga qytete te tjera. Por ne vitet ne vijim aktiviteti , do te zgjerohet , do te sigurojme disa tavolina , karrige etj etj dhe do te bejme nje tip restoranti , ku mund te hahet ndaj nje pagese shume te arsyeshme. Ku ushqimet do te merren direkt te fresketa nga fshati , zarzavatet, frutat , bylmeti , alkoli do te merret po nga Talexhite. Por dua te ve ne dijeni , qe e gjithe puna per te organizuar kete feste do te jete absulutisht vullnetare. Asnje nga ne nuk do te marre asnje qindarke. Nqs do te kemi fitime monetare, ne vitet ne vijim , te gjitha keto fitime d te shkojne ne favor te Shkolles, Kopshtit , Çerdhes , Ambullances , apo mirembajtes se rrugeve, te Tales. Ne te gjithe se bashku duhet ti kushtojme pak ore per te organizuar kete feste . Ne do te kerkojme ndihme nga Komuna e Shenkollit apo ku te jete e mundur per funde , per te mbeshtetur kete feste. Une personalisht kam kontaktuar Kryetarin e Bashkise se Lezhes , Zoterine Viktor Tushaj. Dhe ai me ka ktheyer nje pergjigje pozitive , dhe mbeshtet iniciativen time . me poshte po hedh mesazhin e Zotit Tushaj. "Arben miredita. Jam i kenaqur qe keni marre nje inisiative te tille, pasi festa te tilla promovojne cdo gje te mire qe ne si popull dhe komb kemi. Do te jete mire qe te angazhohet fuqishem edhe komuna Shenkoll, pasi eshte edhe ne interesin e saj. Mua me keni mbeshtetje per cdo inisiative te mire qe do te merrni ne kete drejtim. Te fala dhe pune te mbare" Viktor Tushaj . Pra une tashi dua nje organizim te fuqishem te te gjithve , dua qe kete iniciative te ja bani te ditur kujdo qe njihni , qofte ne boten e internetit , dhe ne jeten e perditshme. Per çdo lajme do te jemi ne kontakt me njeri tjetrin. Mund te me kontaktoni , me e-mail , skype, ose me telefon, ne cdo moment. arbentoma@hotmail.com arbentoma@hotmail.ca beni_79_tale@hotmail.com Cel : 001-647-887-9058 Me respeket Arben Toma . Toronto Kanada. 04 Nentor 2009 Me poshte keni linkun e Facebook-ut nqs keni deshire te beheni pjese e ketej grupi. http://www.facebook.com/group.php?gid=1945...info&ref=mf
  12. Eshte nje video shume e fuqishme, ku autori me shume pasion dhe me me shume dhembje "drejton" funeralin e gjuhes se te pareve tane! http://www.youtube.com/watch?v=aMkg8RQ3op8
  13. Emri im dhe i vendlinjes, Beni emri im T=Tale
  14. Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jeten ne nje aksident tragjik automobilistik sot ne oret e para te mengjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:50 minuta ne bulevardin Bajram Curri ne Tirane. Sipas njoftimit te policise makina Tip Ferrari ngjyre e kuqe me targa DK 3892 H, ne pronesi te 37 vjecarit nga Tirana ka dale nga rruga dhe pasi ka pershkruar ne nje hapesire te plote 82 metra eshte perplasur me pemen 3.1 metra, ne lulishten e lumit te Lanes. Per shkak te perplasjes se forte makina eshte ndare ne dy pjese dhe eshte shkaterruar teresisht. Ne vendin e ngjarjes mberriten forca te shumta policie, duke nderhyre menjehere, per te dhene ndihmen e pare 37 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjate rruges teksa dergohen ne Spitalin Ushtarak. (balkanweb)
  15. BeniT

    Brezi im‏

    Qèllimi i kèsaj letre èshtè drejtesia qè duhet t'i kthehet njè brezi. Brezit qè na pèrket ne, tè lindurve né fillim tè viteve '80 (njè vit mè shumè njè vit mè pak nuk ka rèndèsi). Ne qè shtèpitè e blera nga prindèrit tanè i shohim sot tè kushtojnè tridhjetè apo dyzet herè mè shumè. Tani qè ka hyrè né modè financimi nèpèrmjet bankave jemi aq tè zgjuar sa ta kuptojmè qè kush guxon ta blejè kètè shtèpi do paguaj interesat ndaj bankès tè paktèn deri sa ai vetè tè jetè bèrè gjysh... Luftèn partizane, ne, nuk e kemi bèrè, as zbritjen né Hènè nuk e kemi parè, nuk kemi jetuar miqesinè me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonè historike fillon pak a shumè me Botèrorin USA 1994. Duke qenè se nuk kemi bèrè ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonè qè s'dimè se cfarè èshtè lodhja...askush nga ne nuk mèrzitet se na thonè edhe qè nuk kemi ideale sepse lexojmè shumè mè pak libra se prindèrit tanè. Gjithèsesi e kuptojmè politikèn shumè mè mirè se prindèrit tanè (tè paktèn ne nuk shkojmè mè per tè votuar). Tè shumtèn e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarè deshironim, por sot e kèsaj dite me te mèdhnjte na perserisin se ne i kemi patur tè gjitha, edhe pse janè ata mè te vegjèlit se ne qè me tè vertete i kanè te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotè gjè). Jemi brezi i fundit qè luajtèm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe né tè njejtèn kohè te parèt qè mesuam tè luajmè me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktèn njè herè mustaqet e Mario Bross.)dhe né tè njèjtèn kohè tè parèt qe panè kukllat me ngjyra né televizor dhe shkèmbyen makinat Turbo. Kemi veshur pantallona tè gjèra, tè ngushta, kauboj , tè grisura dhe tè zhubrosura (sepse moda kèshtu urdheronte). Tutat e para qè kemi veshur ishin blu me vija te bardha por né rrugè s'para i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar. E kemi kaluar shkollèn fillore duke shkuar atje edhe tè shtunèn ndèrsa pèr tè ndejtur pak vonè darkave né fundjavè u shpiknim prindèrve se do flinim tek shokèt. Ende nuk e kemi kuptuar se ku né fund tè fundit pèrfundonim pasi edhe shokèt e tjerè perdornin tè njejtin justifikim ndaj prindèrve tè tyre. Nejse, né fund tè fundit mbetemi ata qè per te fundit u conim lule mèsuesve pèr 7 mars dhe tè parèt qè u conim dhurata tè shtrenjta qè t'na kalonin klasen. Shkonim né shkollè pèr Shèn Valentin dhe nuk bènim mèsim duke bredhur rrugève single. Kemi aplikuar si studenta jashtè shtetit dhe kemi parè sesi mund tè bèhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime tè blera. Etiketa qè kemi patur pas shpine ka qenè ajo e "Brezit te shthurur" dhe pèr shumè kohè kemi qenè viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushèlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vè duart né kokè). Disi mè tè rritur u ndiem kur filluam tè ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikèrisht ky personazh ishte kryesori né film) Kemi qarè per Lady Oscar, jemi zgèrdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi èndèrruar te kishim njè skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur né dilemat mè tè thella rreth cèshtjes nèse Mila dhe Shiro né fund fare shkojnè né krevat apo jo. Jemi gjenerata qè kemi parè Ardit Gjebrenè tè paraqitet si kèngètar dhe mè vonè ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parè e bèrè kèngèt e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dègjojè pèrsèri?) Jemi tè parèt qè mèsuam tè punojmè si kamarjer nèpèr lokale dhe jemi po neve qè i kthyem kèto lokale né shtèpi tè dytè (ose mè mirè tè parè pasi ende sot kush rri mè shumè se disa orè né shtèpi). Jemi ata qè prenotonim ditèlindjet népèr disko dhe ata qè merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qè i pari shijoi pub-et e hapura qè né 10 tè mèngjesit dhe ata qè ende nuk e kuptojnè ku èshtè ndryshimi né Shqipèri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe tè gjithè na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk tè perfill mè. Gjithmone na kujtojnè se c'ka ndodhur para se ne tè lindnim, sikur brezi jonè nuk ka asnjè djeni pèr ngjarjet historike. Jemi tè parèt qè i pamè prindèrit tanè tè fusnin para nèpèr firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qè u habitèm (ata e moren me qejf) sesi mund tè fitohen kaq shumè lekè pa punuar fare. Pèr faj tè mè tè medhenjve, ata qè na pèrsèrisin se ne nuk lexojmè aq sac duhet, pèrjetuam '97, pamè sesi digjej atdheu jonè dhe mèsuam qè i trembim kaq shumè popujt e tjerè sa shpesh herè na lenè tè mbytemi né det. Ishim ende tè vegjèl dhe na pèrsèrisnin se paraja can kudo kur na dhanè makinat e para dhe filluam tè falsifikojmè patentat. Mèsuam se cfarè èshtè terrorizmi por asnjèri nga ne nuk e mban mend rènien e Murit tè Berlinit. Pamè sesi Bill Clinton shkèmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi njè popull qè aq shumè na ngjante pèrzihej nga vendi i vet. Brezi jonè e ka parè dhe né disa raste na kanè derguar né luftè pasi ushtarèt né kèto vende thuhet se marrin rroga tè mira. Kemi ulèritur edhe ne se Europa èshtè e mrekullueshme por e kemi parè edhe tè vèshtirè kur nèpèr ambasada e kufinj kemi kaluar netè tè tèra pasi kompiuterat ishin tè prishur. Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare qè u hodhèm me krahèhapur népèr Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne pèr tè parèt mèsuam sesi mund tè ndryshojè emri edhe pse shija èshtè po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirè aq shumè Cola dhe ishim né qè shpikèm poncin me qumèsht (kishte njè ngjyrè portokalli shumè te lezetshme). Jemi ne qè dilnim nèpèr lokale vetèm me lekèt pèr kafe dhe pèrsèri ne qe ndiheshim tè pasur kur kèto lekè na mjaftonin pèr tè marrè nje biter. Pèrsèri ishin ne tè fundit qè shijam shètitjet rreth bulevardit dhe tè parèt qè provuam bukosjen nèpèr lokale. Brezi jonè u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit qè pèrdor ende shkrepsen pèr ta ndezur. Brezi jonè qè vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombètares shqipètare dhe qè preferon tè ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipètar èshtè i gjithi i shitur. Tè parèt qè provuam turpin e tè qenit shqipètar por jemi pèrsèri né qè bèhemi si grifsha nèse dikush prek nderin e vendit tonè. Tè fundit qè pushimet e verès i shijonim nga qershori né shtator dhe tè parèt qè e kuptuan se vera e vèrtetè èshtè 15 ditèt e para tè gushtit. Tè parèt qè pane Durresin e pushtuar nga vèllezerit kosovare gjatè verès dhe tè fundit qè i mbajnè mend kabinat prej kompesate né plazhèrat e Jugut. Tè fundit qè mbajtèm pèrparèsen né fillore dhe tè parèt qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina tè japin tjetèr pamje pèrpara njè vajze. Po ti kthejmè sytè prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallè? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim né shkollè me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte mè shumè se nje byrek 200 leksh né drekè. Mjeti jonè i komunikimit ishte telefoni i shtèpisè dhe kur e bllokonim pèr orè tè tèra tè paktèn njè herè nè muaj kishte sherr nè shtèpi pèr faturèn telefonike. Ndonjèherè mbyteshim me èmbèlsira por nuk ndiheshim mbi peshè dhe as qè e kishim idenè se c'ishte dieta. Mè e shumta qè mund tè ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njèjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjèherè. E vetmja gjè qè ndodhte ishte qè ti hidhnim morrat njèri tjetrit né shkolla e kopèshte por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshèm. Kur lidheshim me dikè, pak si me turp, ecnim rrugès dorè pèr dore,ndonjèherè edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vèlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja qè mbetèm gjallè dhe tè dashuruar...dikush sot edhe èshtè martuar. Counter strike e mèsuam kur brezat e rinj kishin lojrat mè tè zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompjuterat me marshèn e zezè dhe butonin e kuq (mè lojè e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kènaqeshim dhe bènim me tè vèrtet pallè. Nuk kishim fiksimin e adoleshentève tè sotèm pèr veshjet firmato por ama kur bènim dashuri zhveshur as qè na shkonte né mend se moda èshtè kaq e rendèsishme. Djemtè ishin gjithmonè si tè fortè por kur dashuroheshin bèheshin mè tè urte e tè èmbèl se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetèm pèr njè qèllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim njè kafe. Kemi patur liri, dèshtime, suksese dhe pèrgjegjesira...pak e nga pak edhe ne jemi rritur! Ti je njèri prej nesh? Urime atèhere!
  16. BeniT

    U Befsh 100 o Gento

    Edhe 100 Gento , dhe ja kalofsh sa me bukur ..
  17. BeniT

    100 vjec Talexhiu

    Edhe 100 vite te tjera sa me te lumtura patriot
  18. Ke konsideroni si suksesin tuaj me te madh ne jete deri ne kete moment ?
  19. Kur ka qene hera e fundit qe u perlotet ? dhe nga se ndodhi ?
  20. Duke marre parasysh , kulturen dhe zakonet Shqipetare, ku ne nje pjese te madhe te Shqiperise ne rast fatkeqesie (vdekje) akoma mbahet zi, dmthn familja , dhe te fisi vishen me rroba te zeza, per nje periudhe qe varion nga 3 deri ne 1-2 vite, varet nga mosha e te vdekurit , dikur ne rast vdekje prevec veshjes as nuk shifej ne telivizor, nuk degjohej muzike etj etj, Si e mendoni ju nje gje te tille,si nje prapambetje te kultures Shqiptare? Si nje rrespekt per te vdekurin ? Jeni ne favor apo kundra nje fenomeni te tille ?
  21. Mire ke ardhe ne kete forum
  22. Mashkulli zbuloi armet dhe shpiku gjahun.. Gruaja zbuloi gjahun dhe shpiku pelicet.. Mashkulli zbuloi ngjyrat dhe shpiku pikturat .. Gruaja zbuloi pikturat dhe shpiku trukun ... Mashkulli zbuloi agrikulturen dhe shpiku ushqimin... Gruaja zbuloi ushqimin dhe shpiku dietat ... Mashkulli zbuloi shoqerine dhe shpiku dashurine ... Gruaja zbuloi dashurine dhe shpiku martesen.. Mashkulli zbuloi gruan dhe shpiku seksin.. Gruaja zbuloi dashurine dhe shpiku dhimbjet e kokes .. Mashkulli zbuloi tregetine dhe shpiku leket .... Gruaja zbuloi leket , dhe nga ajo dite nuk funksionon me asgje ..
  23. Urme per festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtareve Musliman .
  24. BeniT

    Plazhi I Shengjinit

    Pamje nga Bregdeti i Jonit
×
×
  • Create New...