-
Content Count
516 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by GenTo
-
Jam dakort me ate qe tha antoni me siper (gja e rralle).Valon Behrami i perket rangut te mesem te futbollisteve ne kampionatin italian.Ne kombetaren zvicerane eshte aktivizuar me 'pikatore' dhe qe ne fillim ai ka refuzuar perfshirjen e tij me kombetaren e Shqiperise ne te cilen marrin pjese shume lojtare nga Kosova dhe kjo jo vetem per faktin qe Kosova nuk kishte apo nuk ka akoma nje skuader perfaqesuese por ata jane krenare te perfaqesojne ngjyrat e flamurit shqiptar. Behrami ben pjese ne brezin e futbollisteve qe thjeshte per arsye 'komoditeti' mohojne prejardhjen e tyre.Ne kete grup bejne pjese edhe Zlatan Ibrahimovic qe ka origjine boshniake ( i ati boshniak,e ema kroate) dhe perfaqeson kombetaren suedeze. Zjelko Kalac me origjine kroate por quan veten Australian Mario Balotelli lindur nga prinder nga Ghana dhe biresuar nga prinder italiane.. etj etj qe s po me vine ne mendje. Morali i kesaj pune : NE QOFTE SE NUK E NDJEN VETEN PATRIOT MA MIRE MOS LUAJ ME FANELLEN E NJE KOMBI.
-
Shoku Anton... me te thane te drejten s desha me tu pergjigje.. jo se s kisha ca me thane po desha me prite oren 22:30 te dates 11 mars. megjithate per sa i perket problemit te parashtruar nga ana jote do thoja qe une personalisht e prisa qe Milan te dilte nga ky kompeticion duke qene se ne 5 vitet e fundit ka arrite 3 here ne finale duke e fituar 2 here dhe pothuajse me te njejtit lojtare.Komplimente Arsenalit per lojen e shprehur dhe u uroj qe ta fitojne kete kupe. Duartrokitjet e publikut ne fund te ndeshjes tregoje me se miri se dime edhe te humbim pa hedh motorra nga terzo anello apo me ba kickBox ne fushe. LIFE GOES ON....
-
XHoyPTV2CuU
-
e4LGfW_2t8c Kadri Ismaili & Dava Gjergji Djalo i Ri
-
RXcbnJwZ6zY Kenge per Xhaxhin Enver kenduar nga Arif Vladi Per te gjithe ata qe i kane degjuar vetem emrin :P
-
iwTHWsOZRO4 Kenge per Jakup Ferrin - Djemte e Detit
-
Ne shqiperi per momentin mungon se pari baza ligjore per ndjekjen penale te ketyre fenomeneve dhe e dyta e me e rendesishmja mungon formimi i duhur dhe praktik i policise per te bere nje cyberlufte.Ne vendet e zhvilluara policia merr ne pune Hackerat e 'penduar' te cilet japin nje kontribut teper te madh ne kundershtimin dhe parandalimin e sulmeve via web.Ne Shqiperi ata qe kane studiuar Information Tecnology,vendi i fundit ku mund te futen ne pune,eshte policia dhe kjo per arsye te rroges se ulet dhe nepotizmit,korrupsionit e militantizmit qe karakterizon shoqerine dhe klasen drejtuese e politike shqiptare.Eshte e vertet ajo qe tha Goni me siper... ma pare marrin ne pune shokun e mikut te vellait qe s ja ka haberin si ndezet pc se sa dike qe eshte me te vertete i zoti....
-
XP all the time... Vista eshte teper i nderlikuar... XP me gjithe modifikimet qe i kane ba deri para daljes se Vista-s e kane perforcu dhe e kane ba shume me stabel se sa ishte ne fillim. Vista ka grafike te bukur por te rende ne madhesi... Sdq une preferoj XP ndoshta ngaqe me Vista-n kam punu pak.....
-
Edi Ramen e kane braktisur aleatet e majte te cilet i jane bashkuar Ilir Metes ne nje koalicion te quajtur "e majta per integrim" apo sic ate e quajti Erion Brace, "xhuxhet e majte". :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne nje shkembim replikash mes Edi Rames e Ilir Metes, te dy e kane quajtur njeri tjetrin perfaqesues te politikes se vjetes. Me siguri eshte hera e pare qe Nano thote: jam dakord me te dy palet. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: KLD do nise nje seri te gjere kontrollesh ne gjykatat e vendit nen moton "maratona per drejtesi". Me c'duket Kreshnik Spahiu do jete keq nga paret. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Serbia i ka dergua nje note proteste qeverise shqiptare pse ajo njohu pavaresine e Kosoves. Me sa duket serbet akoma i marin adresat postare nga zyrat e UDB-se. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Sot eshte dita e Shen Valentinit, apo sic njihet ndryshe nga politikanet shqiptare, dita e burrave te martuar qe kane dashnore. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: A ju kujtohet nisma e Kryeministrit Berisha "Shqiperia 1 euro"? Me ne fund edhe ajo u permbush, por me nje emer tjeter: "Shqiperia nje buke". :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Si pasoje e rritjes se cmimit te bukes, Ministri i Bujqesise Emin Gjana ka dhene urdher qe buka te shitet vetem ne furrat e bukes, jo ne dyqanet e tjera. Si Mehmet Shehu ne '48... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Sipas BE-se, problemet e politikes shqiptare sot jane, reforma ne drejtesi, reforma ne sistemin zgjedhor, kartat e identitetit. Pra edhe BE edhe politika shqiptare jane akoma me 1992... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Pastrueset e rrugeve te Fierit jane ankuar se gjate turit te nates ato ngacmohen seksualisht nga policet. E forte eee?! Dhe te mendosh faktin se Minister i Brendshem nuk eshte Ylli Pango, sepse ne te kunderten, pastrueset me siguri do mbeteshin shtatezena. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ngjarje pas ngjarjesh ne policine shqiptare. Ne Mamurras policia mbajti ne komisariat nje familje ku si pasoje vdiq nje foshnje disa muajshe. Ne Kukes u vra brenda ne polici nje punonjes policie. Ne Fier policet ngacmojne seksualisht pastrueset e nates. Ne nje drejtori te rendesishme ne Ministrine e Brendeshme u emerua burri i Prokurores se Pergjitheshme, etj, etj. E pastaj thone se Bujar Nishani i ben punet "pa nam e pa nishan..." :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Berisha perfundoi nje vizite te sukseshme ne Japoni, ku per dy dite qendrim, bursa e Tokios ra me 4.7%. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Berisha ne nje konference per shtyp kerkoi nga BE-ja qe ti beje bllokade Serbise. Kjo ishte nje ide e Argites, pasi kohet e fundit Kompania e Karburanteve Alpet, ku ajo eshte bashkepronare, nuk ka pasur shitje te mjaftueshme...[Nga Edi] :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Edi Rama ishte ne Kuvajt per te mare fonde per bashkine e Tiranes. Ne shkembim te fondeve, ai i premtoi Kuvajtit 10% per pallat. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Shqiperia dhe Maqedonia hoqen vizat e hyrjes mes tyre. Ky ishte rasti i pare ne Europe qe nje vend guxoi ti heqe vizat me Shqiperine. Imagjinoni, nje vend jo i BE-se mezi i hoqi ne 2008-n, po BE-ja ne cfare shekulli do i heqe (breket). :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Zv/kryetari i keshillit te larte te drejtesise, Kreshnik Spahiu, eshte shprehur, se eshte ne ankth nese do arrij, gjate mandatit te tij, te realizoje reformen ne drejtesi, qe ai ka ne mendje. Pse paska gje tjeter ne koke Kreshniku, vec basetave??? :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
-
rri mor ti poc.... une s kam ken najhere ne hollande per vete edhe s ma merr menja se shkoj.Audin e kam ble me borxh :P... per tjerat s di gja une... Notis as nuk pi hashash e as nuk jam nga Shqiperia e mesme une qe me ndrru pllake ashtu si mendon ti mor 'rrote makine amerikane' :D :D :D :D Hajt qiao... silluni ka te doni se ne Shqiperi keni me shku....
-
ok tema myllet me kaq se fillun me gjujt me shtylla !!!!!!!!!!!!
-
Shen Valentini,Festa e Gruas e festa e leshit me qime edhe naj feste tjeter qe s po me vjen ne mend,jane thjeshte komerciale.Ne keto data bajne feste vetem ata qe shesin lule,dhurata te ndryshme e restorantet.Une meqenese 'Dua veten ma shume se asnjeri' i bana 1 dhurate vetes keto dite qe isha ne Shqiperi..... 1 shpi ne breg te detit :D ... vitin qe vjen s di ca du me më ble... :P po pritet Shen Valentinin me marre dhurata dmth se 364 ditet e tjera te vitit si ka ra kujt ne mend per ju... me bahet qefi qe disa e paskan festu alla grande (ma ne fund)....
-
Urime te gjithe qytetareve te Kosoves per pavarsine e shumepritur. Kjo ishte nje nder parullat e vendosura sot (17-02-2008) ne qytetin e Lezhes. p.s Fotografia eshte bere ne levizje dhe nuk eshte shume cilesore... sorry :(
-
une kam 2 dite qe jam ne shqiperi e me thane te drejten ma shume se 1 jave po nuk pate me ca me u marre nuk rrihet.Ne jena msu me pase diten xanun kur nuk jena ne shqiperi dikush ne pune,dikush ne shkolle a diku tjeter.Ktej duhen o lek me thes ose 1 aktivitet qe me i nejt mrapa.... do me kishte pelqy me jetu ne gjermani apo ne vendet nordike thjeshte me e provu ngaqe me kane fole mire. Hajt tung i here se ktej ka lezha asht tu fry ere. Qiao Qiao
-
Cfare Ushimi Do Ti Ofronit 1 Te Huaj Nqs Ai Do Vinte Ne Shqiperi?
GenTo replied to klodian's topic in Të gatuajmë sëbashku
Fli ose Flija është një ushqim i preferuar shqiptar dhe turk. Pergatitja: Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë. Për masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë. P.S ... une e kam provu e me thane te drejten s ishte naj mirodi e madhe po nejse... kam hanger edhe gjana tjera pa ba za :D -
Qiau notis... ku je mar shtrep ?????? p.s kshu asht kur i riciklojne temat :) gona te shkoka :P
-
JO ... une personalisht jam i mendimit qe do ishte me mire qe te kishte secili shtetin e vet.Ideja e krijimit te Shqiperise se madhe u sherben vetem atyre qe duan te krijojne destabilizimin dhe prishjen e ekuilibrave te brishte ne rajonin e Ballkanit. Kosova boll eshte qeveris nga te tjeret,ka nevoje te kete qeverine e vet,shtetin e vet dhe ligjet e veta.Masanej me klasen politike qe kena ne Shqiperi as lagjen s dime me e qeverise lene ma edhe Kosoven.
-
''ZOTI I FALI GJITHCKA ASHT NEVOJA E NJERIUT ME JETUE'' Lezha eshte nje vend me drite e me shume diell, “eshte nje qytet i ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet” (Ana Komnena, shek.XII) Lezha Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugetimit te vet neper Shqiperi dhe bashkohej me Detin Adriatik per te krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore te Zadrimes, te Torovices (dikur kenete) dhe te Bregut te Mates (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty ne majen e nje kodre ne forme piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull nje kodre tjeter edhe me te vogel, ne majen e se ciles sot dallohen bedenat e Kalase Mesjetare, qarkuar nga V L prej nje kreshte malore (pika me e larte, Vela 1171 m), deshmohet ne vijimesi nje nder vendbanimet me te hershme mesdhetare: LEZHA. Arkeologjia Arkeologet konkludojne se eshte nje vendbanim ilir me se tremijevjecar. Fillimisht ishte Akrolisi ne majen e Malit te Shelbumit, themeluar si fortifikim ne shek. X p.e.r. Prej andej, ne shekullin VI V p.e.r banoret u zhvendosen ne Kodren e Kalase dhe ngriten qytetin e Lisit, te cilin ne shek IV p.e.r. e rrethuan duke ndertuar nje mur mbrojtes (2 km e 600 m) me blloqe te medha guresh te punuar. Fortifikimet qarkojne 20 ha qytet me Akropol, me bosht qendror nga maja e kodres deri te porti lumor ne breg te Drinit, qe e lidhte qytetin e lashte me limanin e Shengjinit (Nimfeum) dhe me brigjet e Mesdheut duke lundruar me anijet e shpejta Liburne te prodhuara aty. Deri tani jane zbuluar konturet e plota te mureve qiklopike me te 11 portat e hyrje daljeve, qe realizonin komunikimin me rrethinat, si dhe me thellesite e kontinentit permes karvaneve te rruges se njohur qe ne antikitet: Lissus (Lezhe) Ulpiana (Prishtine) Naissus (Nish). Jane zbuluar, gjithashtu, deshmi te tjera te zhvillimeve ekonomiko shoqerore, si fragmente qeramike vendase, monedha me mbishkrimin Lisitan (229 135 p.e.r.) dhe objekte gjithfaresh, ku, per t’u permendur, eshte thesari prej 120 sopatash te tipeve “Kelt” dhe “Dalmato Adriatikas” (shek.X p.e.r.). Germimet arkeologjike intensive, qe medoemos priten te behen aty, do te mund te zbulojne objekte te tjera qe fsheh ajo nentoke me vlere kulturore iliro mesdhetare, sepse i tille ishte ai qytet, nder me te fortifikuarit e Ilirise Jugperendimore. Historia Jeta e Lezhes\Lisit nuk ka njohur nderprerje. Nje sy sadopak i stervitur dallon me lehtesi ne rrenojat e mbetura periudhat ndertimore ilire, romake, veneciane dhe osmane. Kesaj te fundit i perkasin rrenojat e kalase mesjetare (Kastelnuova), qe u kthye ne garnizon ushtarak pas rikonstruksionit qe i beri ne vitin 1521 1522 sulltan Selimi vetem Akropolit, pjeses se siperme te qytetit antik. Pas kesaj kohe tri nga te pese kishat e Lezhes u kthyen ne xhami, perfshire edhe Katedralen e Shenkollit. Eshte ruajtur ne gjendje relativisht te mire deri ne ditet e sotme kisha ne kodren perballe qytetit, ne bregun tjeter te Drinit, ndertuar me 1240, e cila eshte deshmi e kuvendit te pare franceskan, themeluar prej vete Shen Franceskut te Asizit gjate udhetimit te tij te kthimit prej Vendeve te Shenjta (para vitit 1221). Eshte rasti te theksojme ketu se krishterimi ne Lezhe duhet pranuar se ka zene fill me shen Palin Apostull, qe e perhapi Ungjillin “nga Jeruzalemi ne Iliri”, por ipeshkvia e Lezhes dokumentohet vetem qe nga viti 592 e ne vazhdim. Gjate periudhes se pushtimit osman rezidenca e saj ka qene ne fshatin Merqi, ku, me perkujdesjen e papa Klementit XI, te mbiquajtur Albani per arsye te prejardhjes se tij shqiptare, u mblodh Kuvendi i Arberit (1703) qe ka nje rendesi te vecante per fatet ne vazhdim te gjuhes dhe kultures shqiptare, pervecse te kishes katolike ne keto troje. Pavaresisht nga migrimet e herepashershme dhe dyndjet e pesuara, popullsia e Lezhes ka qene vazhdimisht shqipfolese. Kete e deshmojne ndryshimet fonetike qe ka pesuar emri i qytetit nga Lis, Lissus, Lisos, Alesio, Lesh, Lezhe. Ne Lezhe ka patur njeren nga rezidencat e saj mbreteresha ilire Teuta; Dukagjinet e paten qytetin e Lezhes kryeqender te principates se tyre dhe princi i fundit i asaj dere, Leke Dukagjini, u priu shqiptareve pas vdekjes se Skenderbeut dhe nuk e reshti luften edhe pasi u nenshkrua prej venecianeve pushtimi osman i trojeve te Shqiperise (1479 ), nderkohe qe lezhjanet e kishin braktisur qytetin e Lezhes per te vazhduar rezistencen e tyre ne Ishull te Lezhes deri me 1506. Lezhen e Dukagjineve e zgjodhi edhe Skenderbeu si qytetin me te pershtatshem (per shkak edhe te prezences se venecianeve aty qe nga viti 1393) per te bashkuar princat shqiptare (Beselidhja e Lezhes: 2 Mars 1444) dhe aty ngrysi ditet e fundit te jetes se tij. Sot Katedralja e Shenkollit, ku eshte varrosur Heroi yne Kombetar, eshte kthyer ne nje Memorial me arkitekture te re qe vizitohet nga shume vendas e te huaj. Etnografia Lezha eshte qyteti qe bashkon tri treva me rendesi te vecante etno kulturore per Shqiperine e Veriut: Zadrimen, Mirditen dhe Malesine e Madhe. Ato krahina, se bashku edhe me disa treva te tjera te Veriut, nuk e njohen asnjehere teresisht autoritetin e pushtetit religjozo administrativ te osmanllinjve, por u veteqeverisen sipas ligjeve te princit te tyre te fundit, Leke Dukagjinit dhe jetuan me kujtimin e bemave te Skenderbeut, flamurin e te cilit e ringriten ne dhjetor te vitit 1912, pavaresisht se neper kembe kishin trupat e pushtuesve te rinj serbe. Zadrimoret dhe mirditasit jane popullsi autoktone, ndersa malesoret e Mbishkodres kane zbritur ne fushat ndermjet lumenjve Mat dhe Drin 200 300 vjet me pare. Ne ish muzeun etnografik te rrethit, ne nje ndertese karakteristike qytetare, ka qene pasqyruar kultura materialo shpirterore e ketyre trevave, e pasur vecanerisht ne shumellojshmeri kostumesh, zbukurime grarishte, vegla pune, arme te stolisura dhe instrumente muzikore. Rrethinat e Lezhes kane nje folklor te pasur. Ne dasma e gostira kendohen kenget e kreshnikeve dhe balada te qemotshme. Rapsodet konkurrojne me krijimet e tyre te reja epike, lirike e satirike. Te grupuar ne ansamblin Ciftelia ata jane fitues te shume trofeve ne shkalle kombetare. Kultura Ne kete klime te begate, qe heret u shquan individe me emer ne kulturen tone kombetare si Leke Dukagjini (1410 1481), Kanuni me emrin e tij (Shkoder 1933), qe u mblodh ne kapercyell te shekujve XIX XX nga Shtjefen Gjecovi, eshte monumenti me i rendesishem i trashegimise kulturore te popullit shqiptar. Nder shprehjet e tij, qe kane mberritur si fjale te urta deri ne ditet e sotme, mund te permendim: "Je i lire me mbajte burrenine tende, je i lire me u zhburrnue". Frang Bardhi (1606 1643) nga Kallmeti, ipeshkev i Sapes (Zadrimes), eshte autori i me te parit Fjalor latinisht shqip (Rome,1635) me rreth 5 mije fjale dhe i Apologjise per Skenderbeun (Venecia, 1936), shkruar ne latinisht. Pjeter Zarishi (1806 1866) prift nga Blinishti i Zadrimes, i doktoruar per teologji, eshte nder poetet nismetare te Rilindjes sone Kombetare se bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830 1923). Ky i fundit ishte arberesh nga Grecia e Pulies (Itali), por jetoi ne Lezhe dhe rrethinat e saj per mese 30 vjet ku shkroi edhe pjesen me te madhe te vargjeve qe u permblodhen ne librin voluminoz Harpa e nje italo arbereshi (Venecia,1881). Per Lezhen Zarishi shkruan se prodhon “gjithcka asht nevoja e njeriut me jetue”, ndersa De Martino ne gojen e Zogut ne Kafaz jep figurativisht gjendjen e rende te shqiptarit ne roberi:”Jo ketu s’muj me kendue/ Se kam zemren kah pelcet”. Deshmi kulturore eshte edhe vepra e Ali Ulqinakut (1855 1913). Ai ishte lindur ne Ulqin dhe u caktua hoxhe ne qytetin e Lezhes me te mbaruar Medresene e Shkodres. Shkroi dy vellime me poezi me alfabet arab dhe la ne doreshkrim Fjaloret turqisht shqip, shqip turqisht, te paret e ketij lloji ne leksikografine shqiptare dhe turke. Zoteronte disa gjuhe orientale, por deklaronte se “gjuha ime asht shqipja”. Me leksikologji u muar edhe Nikolle Gazulli (1894 1946), lindur ne Dajc te Zadrimes ku mori edhe mesimet e para prej Ndre Mjedes, ndersa studimet e larta teologjike i kreu ne Austri. Veprat: Fjalori i fjaleve te rralla te malesive veriore (1941) dhe Fjalorthi i ri (1941). I lindur ne Fishte dhe nxenes i kolegjit te Troshanit (te dy fshatra zadrimore ne rrethinat e Lezhes), eshte poeti Gjergj Fishta (1871 1940). Vargjet e tij, ndonese te ndaluara rreptesisht per gati nje gjysme shekulli, jane percjelle goje me goje duke u deklamuar ne tubime familjare apo duke u kenduar me lahute e cifteli deri ne skena masive. Duket si i pabesueshem ky recepsion “letrar”, por kushdo qe i ka shkelur keto treva e me gjere, patjeter qe ka takuar njerez te thjeshte qe dine permendesh te 17 mije vargjet e Lahutes se Malcis. Poezia e Fishtes jeton ende ne kete menyre me lexuesin e vet. Kete fenomen te dimensioneve homerike vepra e Gjergj Fishtes e ka perjetuar cuditshem ne gjysmeshekullin e njezete, edhe kur mjetet e propagandes u perpoqen me sa fuqi paten ta benin te harruar, armiqesore e deshmi fajesimi politik. Per Lezhen ai ka shkruar: “Qielli i kalter, toka e blere,\Njeti dimen, ketu pranvere”.Pervec Lahutes, Gjergj Fishta eshte autor i shume veprave, nder te cilat: Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Juda Makabe, Jerina, Sh'Francesku i Asizit, Sh'Luigj Gonzaga etj. Nga gjiri i ketij populli, qe jeton me poezine edhe kur ate ia ndalojne, kane dale poete bashkekohore te talentuar. Ata i bashkon vokacioni tradicional i perjetimit poetik, por dallohen nga teknikat origjinale, ndjeshmeria leksikore dhe nga menyra se si e perthithin poezine moderne, prandja jane quajtur nga kritika e viteve ‘70 ‘80 “fenomeni novator i poeteve lezhjane”. Po keshtu, nje plejade publicistesh lezhjane, vecnerisht, te pas viteve ’90, i kane dhene tonet medias bashkekohore shqiptare. Gazeta me pare e pavarur ne Shqiperine paskomuniste eshte “Koha Jone”, qe nismat i ka ne Lezhe. Sot Lezha ka disa periodike lokale, shtypshkronje dhe nje numer shtepish botuese, nder te cilat: Lisitan, Gjergj Fishta dhe Kuvendi. Ka biblioteken me mjedise komode, Galerine e Arteve Pamore (Pallati i Kultures) dhe nje Galeri private “Studio Art Pervathi” etj. Ekologjia Duke pershkruar muret antike te qytetit te Lezhes, historine, kulturen materiale e shpirterore, shpirtin poetik te popullit dhe figurat e shquara qe kane dale nga gjiri i tij, duket sikur kemi pershkruar nje qyteze imagjinare. Por do te shtonim: Lezha eshte nje vend me drite e me shume diell, “eshte nje qytet i ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet”(Ana Komnena, shek.XII). Ka malin, fushen, lumin e detin. Nje plazh me nje rere te mrekullueshme, pyje me burime uji te ftohta, gjole te pasura me peshk e gjah fluri. Nje toke bujqesore, qe, si i kendon 150 vjet me pare Zarishi: “Zoti i fali gjithcka asht nevoja e njeriut me jetue”.
-
Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit per rrugen Rreshen-Kalimash i eshte derguar vetem Prokurorise se Pergjitheshme dhe nuk eshte publikuar...,- keshtu thuhet ne mediat shqiptare. Ne fakt te gjitha gazetat kane publikuar pjese nga raporti, por prape ato vazhdojne te thone se raporti nuk eshte publikuar. E kuptoni cdo te thote kjo? Qe gazetat si lexo me njeri ne Shqiperi. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Kontrolli i Larte i Shtetit ne nje raport te tij ka konkluduar se ne ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash ka nje humbje prej 100 milion euro. Pra vetem ne nje segment qe... Me qe ra fjala, ku bie ky Kalimashi, qe te shkojme te bejme nje dore pare. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Nje lajm i cuditshem nga e majta. Edhe Ilir Meta ka filluar nje tur politik neper Shqiperi, te quajtur: "Dialog me Shqiperine". Dallimi i vetem nga i turi i Rames qendron ne faktin se Meta do e beje me gomar, jo me kal si Rama. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Kuvajti i ka dhene Bashkise se Tiranes 5 milion euro per Sheshin Skenderbej. Imagjinoni, ne Tirane akoma duhen miliona per te rregulluar sheshin Skenderbej, po te tjerat...? Nejse, rendesi ka qe dhe Kuvajti e kuptoi se ne Tirane s'eshte rregullu hala as qendra. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: E moret vesh qe Gazmend Dibra u be drejtor i pergjithshem i burgjeve. Disa jave me pare ai pritej te denohej me burg, por gjykata e fali. Kesaj i thone nxire nga dera te hyn nga dritarja... prap ne burg shkoi. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne nje interviste televizive, zedhenesi i LSI ka thene se Ilir Meta do jete kryeminister pas zgjedhjeve te 2009-tes, dhe se LSI ka vendosur te hyje e vetme ne zgjedhje. E kuptoni cdo te thote kjo? Me ne fund e "Majta e Bashkuar" eshte per here te pare e bashkuar. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Berisha ka kerkuar qe votimet ne Partine Demokratike te behen sipas sistemit te perdorur nga Rama tek PS, "nje anetare nje vote", apo sic njihet ndryshe ne popull, 50% gra 50% burra. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne nje takim ne Bulqize, ne kuader te turit Dialog me Shqiperine, kryetari i PS-se Edi Rama, e ka cilesuar "politiken e re" te tij, si hallve me shume sheqer e me pak tlyn. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje fjalim te mbajtur ne pervjetorin e Forumit te Partise Socialist ka deklaruar se nuk eshte politikan. Pra edhe ai e lexonka Gazeten Kritika. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne Shqiperi ka plasur semundja e meningjitit, apo sic njihet ndryshe, semundja qe duhet te kaloje nje njeri per tu bere politikan ne Shqiperi. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Televizioni Top-Channel i ka dhene Presidenit Bamir Topi "cmimin e publikut", si politikani me i votuar, ne nje sondazh online ne websitin e Top-Channel. Ne fakt sondazhi synonte Berishen, por gjerat ndryshuan minuten e fundit, kur u mor vesh se licencen per TV kombetare e jipte Presidenti, jo Kryeministri. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne Shqiperi ka nisur koncerti "Kenget e Shekullit ne Bote", apo sic e quajti ate Blendi Fevziu, "Kenget e Kampit Socialist" pa Kuben e Kinen. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Gramoz Ruci ka thene ne nje emision televiziv se nese PS fiton zgjedhjet, kryeminister do te behet Edi Rama, jo Ilir Meta. Bravo i qofte, eshte i pari qe ja mban ta thote kete. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Ne Shqiperi ka filluar nje vale e madhe vetvrasjesh. Njerezit vrasin veten si dhe me se te munden. Shumica hidhen nga ballkonet dhe dritaret. Dhe ne pastaj u habiten perse vune hekura tek dritaret e kryeministrise...
-
Ne 2008-en diskutohet hala puna e virgjerise ????? Ajo eshte 1 vlere shpirterore (dhe fizike) qe ato pak femra qe arrijne ta ruajne vetem i ngren me lart dhe jane per tu admiruar por kjo duhet te vije si rrjedhoje e besimit ne kete vlere e jo nga frika se po me len burri naten e pare te marteses. Sidoqofte me duket absurde dikush te kerkoje ta gjeje gruan te virgjer se s ban. Te themi te verteten... kush nga ne cunat ka arrit ose do arrije i virgjer ne naten e pare te marteses... jane te pakte. S me duket e drejte kundrejt sexit femer por jemi akoma ne nje faze te emancipimit te shoqerise shqiptare ku duam gruan e virgjer e dashnoren dirty (pa tabu). Ka sa te duash e une di raste konkrete ku vajzat para se te martohen i fusin 1 tegel te doktori edhe bahen te reja fringo,pavaresisht se mund te kete kalu gjysa e katunit neper to.... Personalisht mendoj se do ishte shume me keq sikur te na ndodhte keshtu. Ne rastin konkret te siperfoleses.. ti maj naqe paske hase ne 1 pyke k... qe s ja paska haberin asaj pune. une jo se jam doktor apo gjinekolog po kam nigju se jo te gjitha femrat kane rrjedhje gjaku ne kryerjen e aktit te pare sexual por sdq kjo s duhet te jete ne asnje menyre motiv per ndarjen mes 2 personave.... nejse pak rendesi ka.Fakti qe ai te paska vu ne kete pozite tregon se sa rendesi paske per te....
-
.. po te kishte ndodh nga veriu do kishin thane : Maloke te trashe,s mushin.Nejse pak rendesi ka se ku ka ndodh,me teper eshte shqetesues motivi per te cilin ka ndodh. Gjithkujt ja ka qefi te jete ' i pari ' por po nuk arrite te jesh mos e merr ne qafe gocen e huj. Ngjarja vjen si pasoje e nje mentaliteti te ndryshkur qe akoma vazhdon e do te vazhdoje te mbizoteroje ne Shqiperi. Ne kete aspekt shoqeria shqiptare ka shume per te bere dhe duhet shume kohe qe sipas meje te ndryshoje sadopak.Ne rastin specifik ky zoteria ka pase kohe boll me u marre vesh me te po moskomunikimi dhe diferenca e moshes con ne keto perfundime. Shoqeria shqiptare çalon ne shume aspekte dhe ka teper probleme te cilat disa jane pasoje e se kaluares e disa tjera vine nga e tanishmja dhe menyra e te jetuarit ne baze opinionit.
-
Anche se il denaro non compra la felicita', esso certamente ti permette di sceglierti la tua forma di tristezza.
-
Thnx Vino.....ta kthesha ne gzime :P