-
Content Count
516 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by GenTo
-
Nje simbol muslyman ne shkolle... dakort??
GenTo replied to g°n's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Shkolla publike ne kushtetute thuhet se eshte LAIKE dhe e tille duhet te mbese.Nuk eshte hera e pare qe lind ky problem dhe si zakonisht hyjne ne mes e drejta e besimit fetar. Problemet e shkolles aktualisht ne Shqiperi mendoj se jane te tjera... zgjerimi i pamase i perdorimit te droges eshte nje nga keto. Sipas meje do ishte mire qe shkollat shqiptare te kishin nje kod etike dhe veshjeje qe te gjithe te jene pak a shume njelloj, Perkrah zonjushave me perce sheh edhe minifunfe e dekoltè marramendese thuajse shkolla eshte panair dukjeje e jo vend mesimi. -
.. hey po kaq poshte ka ra etika e politikes dhe politikaneve shqiptare.... :( sinqerisht keto lloj akuzash shprehin mjerim intelektual dhe neveri ndaj kujtdo qe bahen.Mua me ka rastise te nigjoj Salen te thote ne Shkoder ne prani edhe te disa femijeve qe : Ka shume mundesi qe Edi Rama te jete i tredhun...po shprehje per nje pseudoburre shteti jane keto apo ato te mesipermet.... Une nuk asht se jam socialist as komunist e as demokrat... (politika asht kurve e ma kurva jane ata qe bajne po nejse)... Personalisht mendoj se gjithe kete balte gratis qe po ja hedhin Edi Rames e bajne per te vetmen arsye se ju ka hy frika ne palce se ai do fitoje edhe sikur i vetem te dale (sic ka ba ne Tirane). Ndoshta ky (Rama) mund te jete 100 here ma i keq se Sala apo Fatosi &Co por une po te votoja (s kam votu kurre) do ja jepja voten Edi Rames e jo Partise Socialiste. Duke i ndjeke mjaft zhvillimet politike kam vu re se ai po ban 1 politike disi te re,disi ndryshe,jo me shpifje te neveritshme te stilit komunisto-berishist.... Fakti qe pas shume kohesh qe i beheshin akuza te shpifura per te birin dhe ish gruan e tij reagoi ne menyre me se normale dhe jo me kercenime e me sharje me rop shpie ne mes te parlamentit sic bani Shoku Sali para ca kohesh,tregon se politikes se shpifjeve,trillimeve dhe shantazheve po i vjen fundi. Pastaj secili ka anet e veta pozitive dhe negative... me vjedh kane vjedhe e kane me vjedhe kushdo qe te hype ne qeveri dhe e perseris: Ndoshta ai eshte shume ma i keq se ata qe kane udhehqe Shqiperine deri sot... por pa e provu asht kot me fole. 620mGpwAlNA
-
me thane se interi do fitonte Champions League .... sot 50 vjet :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
-
Anton une shkrimet zakonisht i marr te 'Shekulli' po meqe pashe edhe rubriken e Temes do e kopjoj noj pjese edhe aty. :P ti vazhdo e lexo Rilindjen Demokratike e Zerin e Popullit :P :P :P
-
Mediut t'i jepet titulli 'Hero Kombëtar' Zëdhënësi i Mediut, Sami Kapsollja, deklaron për mediat: Një figurë e tillë, që rrallë i vjen kombit tonë, si z. Fatmir, bëhet sot pre e sulmeve kriminale nga Prokuroria. E, po të ishte nga Prokuroria e Serbisë, hajde de, po ta gjesh nga prokuroria e vendit tënd, për të cilin ti je gati të vrasësh brenda orës 26 veta dhe të sakatosh 300, kjo nuk ka bythë të rrijë. Ore vëllezër, ka sekret hetimi në këtë vend apo jo? Po ç'punë ka kjo mor vëlla, të nxjerrë sekretin. Po ç'janë këta kriminelë?! Po pse duhet të dalë e vërteta sheshit, kur ne kemi sekrete shtetërore?! Ore, pse nuk bëjnë si ai Shtylla edhe këta, të ikin e të japin dorëheqjen një nga një! Ore, ne heqim një që ka konflikt interesi, kur na mbin një tjetër që, pa konflikt interesi, ta fut më keq. Ore, ç'doni ju, të bëjë ligj tjetër Saliu që ata që nuk kanë konflikt interesi, nuk duhet të merren me dosjen e Mediut? Ore, po edhe këtë e bëjmë ne, se aq na pret rradakja. Keni sy e vesh ju njëherë? Ore, del i pari i fshatit edhe thotë që Mediu s'ka faj; firmos edhe një goxha koalicion, që është koalicioni më i fuqishëm që ka parë globi pas koalicionit të NATO-s. Del edhe i thotë mu në sy prokurores që nuk po respekton kodet e Doktorit. Dëgjoni ju, apo ju kanë lënë veshët? Po Mediu ka edhe kaseta ore, ndaj i bën presion prokuroria e majtë, që të nxjerrë kasetat, dhe të tregojë shokët, po ai i thotë burgut hapu dhe kasetat nuk i nxjerr. E kemi dhe atë muhabetin që ka bërë Fatmiri me Doktorin, para se të hapnin Gërdecin. "Po nuk e bëmë do na mbulojë historia me turp", - i tha atë ditë Doktori Fatmirit. "Ok, - i thotë Fatmiri, veçse po më ndodhi gjë mua, amanet Shqipërinë". "Ik pa merak, - i tha Doktori, se vetëm me lavdi do mbulohet kjo punë". "Të rrojë Shqipëria", - i thotë Mediu dhe e përqafon. "Të rrojë", - ia kthen Saliu dhe i hidhet ne qafë. Kështu u ndanë udhëheqësit, patriotët dhe Mediu e ka incizuar këtë bisedë, ashtu si ka incizuar gjithë veprimtarinë e mëvonshme me djalin e me baxhanakun e liderit. Pse i ka incizuar? Vetëm për të qenë korrekt e të ndershëm në këtë punë, ndaj e ka bërë. Tani ne jemi në NATO ,të dashur bashkatdhetarë, mos bëni namin për 26 veta. I thonë NATO ore, merrni vesh apo jo? As në ëndërr nuk e kishim parë. Tani mund t'i thyejmë kockat kujtdo që na ngacmon, u themi mbylle gojën, se ta bën gropën NATUA. Do thoni ju, po këta që kemi ne vërdallë, të gjithë në NATO janë, kush do na ngacmojë. Po mirë o shokë, ja na sulmoi KINA apo INDIA!! Ndaj, shokë, ne propozojmë që Mediut t'i jepet titulli "Hero Kombëtar". Në burg të vejë prokurorja Ina Rama. Me ato shkelje që ka bërë ajo, më duket se do e ngrysë jetën brenda në qeli, se edhe Luli do e padisë, pasi po i ul reputacionin, edhe Fazlliçi do e padisë, se edhe atij i ka rënë reputacioni, edhe Ylli po e po që do e padisë, edhe atë gazetaren, edhe prokuroren. Jo po, se u krijua ideja se mund të bëjë ç'të dojë ajo. Moj Silvia, mblidhe mendjen moj! Ore, ne do gjejmë të gjithë ata që janë dënuar apo hetuar edhe t'i hedhin në gjyq këta kriminelët e Prokurorisë, që t'u vijë mendja vërdallë. Ka drejtësi në këtë vend apo jo??!!
-
Zëdhënësi i PD-së, Dogbani, deklaron për mediat: Zv.presidenti amerikan, Xho Baiden, gjatë takimit për NATO-n në Bruksel, i telefonoi Liderit tonë dhe i foli direkt në celular: -Z. Sali, jam Xho... -Oh, ho, Xhovalin, hë a ke ndonjë denoncim për korrupsion? -Jo or jo, jam Xho Baiden, zv.presidenti i Amerikës. -Aha, - i tha Berisha, - dëgjo, po të lidh me zv.kryeministrin tim, se jam pak i zënë tani. -Dëgjo pak, dëgjo, - i tha Xho, - kemi një mbledhje të NATO-s. Pa pjesëmarrjen tënde nuk futem në mbledhje. -Aha, kështu qenka puna?? Thashë se kishe ndonjë ngjarje pa rëndësi, po ti e di që për mue, d.m.th., për NATO-n, unë lë çdo punë. Mbërrin Lideri në Bruksel. Të gjithë po prisnin në hyrje të sallës. -Hajt, - u tha Berisha, - hyjmë e fillojmë mbledhjen, se kemi edhe punë të tjera. Të gjithë e ndoqën nga pas dhe zunë vend. -Hë, - tha udhëheqësi, - si e keni hallin? -Hallin, kësaj radhe, e kemi me Afganistanin, jemi në siklet atje. -Ore, po unë fola me Karzain, edhe ia dhashë zgjidhjen. I thashë të privatizoje shpellat. Nëse nuk ka njeri, i dërgoj unë Shaban Meminë. -Këtë mirë, po na duhet një armë e fuqishme, që të shkatërroje Al-Kaedën. Nga shërbimet tona sekrete, të gjithë thonë se armën më të fuqishme që ka dalë kohët e fundit, e ke në dorë vetëm ti. -Ç'thoni more? Mos e thoni me të tallur për shpërthimin e Gërdecit, se e dhjeva muhabetin dhe ika. -Po jo or jo, e kemi fjalën për ata dy zëdhënësit e tu, Bogdanin dhe Bumçin. (Dogbani ngre sytë nga letra dhe u drejtohet gazetarëve: E kanë fjalën për mua) -Oho, - thotë Berisha, - po pse ore, me ata dy do zhdukni talebanët ju? -Po, po, - i thanë të gjithë njëzëri! -Po ndigjoni mue, se ato armë janë vetëm për në Shqipëri, nuk besoj se do kenë sukses jashtë vendit. Se ato që thonë ata të dy, i hanë vetëm në Shqipëri, se i kam bërë unë shqiptarët që nuk dinë ç'flasin e çfarë u thonë, janë bërë def. -Po dëgjo, o zoti Sali, se ne e kemi të sigurt këtë punë, na kanë thënë shërbimet tona, që ata të dy, me një të hapur goje, palosin 10 vetë njëherësh. Aty Berisha e kuptoi që e kishin seriozisht: - Ore, shikoni, se unë u kam thënë atyre që do t'i bëj deputetë, ndaj të shqyejnë si çakej ata. Po në Afganistan ç't'u premtoj unë? Pastaj, po humba zgjedhjet, do më duhen më shumë, se tani unë i përdor një herë në javë, por po dola në opozitë, do t'i përdor ditë për ditë, se më cipëplasur se ata nuk kam ku gjej. (Dogbani ngre sytë nga letra: E ka thënë me shaka këtë) -Po nuk të lëmë ne ty të biesh në opozitë, - i thonë të gjithë njëzëri. -Ah, kështu po. Po më garantuat edhe një fitore tjetër, s'i përdor fare unë. U fus një të grasatuar dhe i mbyll në magazinë. Hajde merrini kur t'u duhen. -U tha, u bë !
-
hajt se bahet ma mire sot i vit :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :jester: :jester: :jester: :wizard: :wizard: :inatosur: :inatosur: :moon1: :moon1: :tongue: :tongue: :fuck: :fuck: :fuck: :fuck: :fuck: :P
-
Mire Se Erdhe e mire se na gjete Puhiza :jester: :jester: .... kalofsh mire e bafsh qef ne shoqerin e antareve e antareshave te Veriu PorTaL
-
"Doktori është në rrugë të mbarë" Zëdhënësi i Partisë Komuniste të vërtetë, Hysni Dajaku, deklaron për mediat: Ne ndjekim me kujdes situatën politike në vend dhe rrallë jemi shprehur për ngjarje të ndryshme, por, kësaj radhe, reagimi i Doktorit për rastin e z. Yllajet, na ka bërë përshtypje të thellë. Udhëheqësi i pamposhtur, komunisti i orëve të dyta, z. Doktor, është në rrugë të mbarë. Na kujtohen ato vite të vështira në diktaturë, kur edhe kur bëhej ndonjë gjyq, në fakt e hante dëshmitari që dënohej për shpifje. Bile, njërit në atë kohë që e kapi kuadrin e partisë gafil, gjykatësi i kërkonte fakte. "Më thuaj faktin mor shok.." - "Po ja, - i thosh ky, - ai ishte përsipër asaj". "More, kjo s'do të thotë gjë, më trego faktin..." - "Po ku di më unë i shkreti, fakti nuk dukej se ishte brenda", - i përgjigjej dëshmitari. Gënjente rezili gënjente, ndaj edhe shkoi më vonë në burg, për shpifje ndaj zyrtarit të partisë. Ne na ka ngelur peng që nga ajo kohë, që nuk e vumë dot në binarë këtë punë, ndaj, duke patur më shumë besim tek Doktori sesa tek shoku Enver, ne mendojmë se ai do e zgjidh këtë punë. Doktori e di që në Shqipëri, meshkujt rrinë akoma tek der'e gjimnazit si dallëndyshet në tel, dhe këta nuk trajtohen si maniakë seksualë, si në North Amerika, pasi ne jemi vend qejflinjsh. Një udhëheqës i tillë i ka munguar vendit dhe ne jemi krenarë që jetojmë në kohën e tij. Ne e dimë që ka gojë të liga, që thonë se ai e dinte, por s'i ka dashur menderja të vepronte. Këto gojë të liga janë njerëzit më dezinformues në Shqipëri. Ata, ndoshta nisen nga konferencat e shtypit të Liderit, ku jepen me detaje informacionet që lëshon Lideri mbi opozitën, për të gjitha llojet e fushave, përfshi edhe seksin. Do thoni ju, që ose e dinte dhe nuk ka vepruar, ose nuk e dinte dhe është budallallepsur e nuk kupton më gjë... Jo or jo, as njëra, as tjetra. Ndaj, ne solidarizohemi me Doktorin, se të gjithë e dinë që ai mund të tolerojë po të vrasësh ose të vjedhësh, ama po të zuri si zunë Ylliun, gjej vend e futu. Ne e dimë kush ia ngriti kurthin Ylliut. Pas këtij provokimi, atij tani i lind e drejta që të sulmojë ashpër, ashtu si di ai. Vëllezër, doktori ka halle të tjera. I duhen votat, të lira ose edhe të shtrënguara. Ndaj, ne nuk e shikojmë Ylliun si armik, por si një mik, që bëri me veprimin e tij një gjest vetëmohues për të sjellë në qendër të vëmendjes, një nga plagët më të zeza të historisë sonë moderne. Përsërisim, kemi besim tek Doktori se do ta shërojë edhe këtë plagë si të tjerat. Mjafton të dëgjosh deklaratat e Bogdanit dhe akuzat e drejta që ai lëshon, dhe menjëherë e kupton se Doktori e ka kapur problemin seriozisht, ashtu si di ai. Rroftë Partia e Vërtetë Komuniste, me në krye Partinë e Punës Demokratike. Poshtë koço-buxheti, rroftë udhëheqësi i pamposhtur, Sali Berisha, rroftë Ilir Me... Na falni se ngatërruam prapë deklaratën...
-
Problemi eshte shume delikat !!! Une nuk jam doktor dhe mendimi im eshte pak si siperfaqesor... Kufiri mes jetes dhe vdekjes eshte nje vije teper e holle e ne shume raste e paperceptueshme.Shkenca ka arritur ne ate pike qe te mbaje 'gjalle' nje njeri me ndihmen e makinerive,por kjo ka edhe te mirat edhe te keqiat e saj.Shpresa qe personi te mund te jetoje vazhdon ndoshta te jete e madhe por kur kalojne shume vite ne nje gjendje te tille dhe kur nuk ka asnje aktivitet celebral,pra te trurit,une personalisht do doja qe dikush ta stakonte spinen e te prehesha ne paqe por per momentin mungon baza ligjore per ta bere nje gje te tille.Raste te tilla sic jane ai i Eluana Englaro ne Itali dhe Terry Schiavo ne amerike jane me se te mjaftueshme per te pershkruar nje situate te tille. Dilema eshte e madhe... thone qe zoti ta ka dhane jeten dhe vetme ai ka te drejte me ta marre.... por ne rastet e siperpemendura nuk mund te quhet JETE... je thjeshte nje objekt mes dy boteve .
-
Deklaratë e Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore Zëdhënësi i Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore, Zylyftar Kondomi, deklaron për mediat: "Ngjarja e ditëve të fundit, ku viktimë mbeti zoti Yllajet, na ka irrituar e zemëruar jashtë mase. Në një kohe kur ne prisnim ndonjë dekoratë apo vlerësim për punën tonë, gjendemi përballë akteve të tilla diskredituese e diskriminuese, që vetëm në vendet diktatoriale mund të ndodhin. Duke u solidarizuar me viktimën, ne i shprehim atij mbështetjen tonë të fuQishme dhe themi të mos dekurajohet, sepse numri ynë është aq i madh, sa nuk ka kamera, televizione, gazeta, kaseta, e femra që të na mposhtin. Në ndjejmë keqardhje se viktima është një nga anëtarët më të mirë dhe më me përvojë të shoqatës, por kjo nuk do të thotë se ne jemi strukur dhe se fara jonë po vjen duke zhdukur. Rasti na bën të jemi më vigjilentë dhe më të kujdesshëm. Ne jemi të indinjuar me mënyrën si udhëheqësi ynë veproi ndaj anëtarit të shoqatës sonë dhe i bëjmë thirrje atij që ta rikthejë sa më shpejt në punë Yllajetin. Vëre dorën në zemër o udhëheqësi ynë, dhe mendoje pak si për vete: nga kush të ruhemi më parë ne; nga gratë tona, nga burrat e botës, nga gazetarët. Tani të kemi frikë edhe se humbasim vendin e punës?? Po kjo nuk është demokraci more vëllezër, gjithë ajo punë, gjithë ajo sakrifice, gjithë ato gënjeshtra, dreka, darka, mbledhje pune, në zyrë, jashtë zyre, në motele, në hotele, brenda shtetit, jashtë shtetit. Epo, të ndiqesh gjithë jetën me brekë nëpër këmbë, mos të flesh një natë rehat, dhe tani na u dashka të mendojmë që, ajo që vjen për të bërë qejf, mund të jetë edhe false, të vjen plasja. Lideri ynë e ka gabim që bëri atë veprim. Përse të mos interesohet lideri kush i fut ato dreq mbërtheckash në treg, që nuk ka burrë nëne t'i zbërthejë (pra ato duken që janë kontrabandë), po merret me budallallëqe? Po sikur të vendosim ne si shoqatë që të japim dorëheqjen nga postet që kemi? A i merr dot me mend ky farë lideri se çfarë bëhet, a i di ai pasojat, apo s'është në metro fare?? E di ai që po të lenë mandatin anëtaret e shoqatës sonë, Parlamenti shkrihet që nesër? I thërret rradakes ai që, po të duam ne, ia lemë qeverinë vetëm me tre zv.ministra? Që ministritë, drejtoritë, bashkitë, ngelen sikur u ka rënë flama?? Ndaj, ne i bëjmë thirrje liderit ta vlerësojë situatën seriozisht dhe të mos mendojë se ka të bëjë vetëm me një yll. Po ia mbajti doktorit, le të dalë natën po deshi e të shikojë sa yje ka... qielli. Ne i bëjmë thirrje zotit Yllajet, që të mos e dorëzojë imunitetin që ka fituar me gjak, dhe nuk ka pse sqaron njeri ai se çfarë gjaku ka qenë ai që është derdhur. Duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë, si në të gjitha rastet e tjera, ne e garantojmë Doktorin se votat e shoqatës sonë do jenë të gjitha për PD-në. Rroftë Shoqata e Pushtetarëve me Dashnore, Lavdi veprës së ndritur të Prof. dr. Pangos. Poshtë "Fiksi", poshtë mediat, poshtë koço-buxheti, rroftë Ilir Me..., na falni se ngatërruam deklaratën
-
:inatosur: :inatosur: :inatosur: :inatosur: :triniti: :triniti: ;) ;) ;) si e nigjume kjo batuta :P :P
-
NUK KOMENTOJ VJEDHJET UNE :tongue: :tongue: :tongue: E FITUN,E GZOFSHIN... 1-1 JENA KETE VIT
-
hajt u bash sa te dush vete :)
-
Anton per pak rrezikova me fjet ne divan :P deri ne 22:46 isha tu prit komunikaten zyrtare te shitjes me tana sitet e informacionit hapun prihere.... masanej................ KgF6b5Z9VCI
-
MILANO ORA 22:59 RICARDO KAKA' SHFAQET NE BALLKONIN E APARTAMETIT TE TIJ ME BLUZEN E MILANIT. NA VJEN KEQ PER ATA QE SHPRESONIN QE KAKA' TE IKTE. HAJT NATEN E MIRE
-
... ju paci faqen e bardhe te 2 po pjesen e funit te urimit me duket se do e fshij.... :P :P :P 'dikush' si e di a e man men ftyren teme ate dite qe takuam Albertinin ne via Turati ne Milano :jester: :jester: po te ishte me zgjedhe sdq vetem interist s do bahesha kurre.... me vjen keq Anton po ke pase fatkeqesi te jesh i tille :tongue: :tongue:
-
... u ba interesante tema.. e disha se dikush ka me e drejtu temen ka leshi... (na rrush lesht ka pase thane dikush) ;) ;) ;) ;) ;) ;) une per vete kam floke me shumice e te forte si tel pavarsisht se i maj te shkurtra po pista s me duket kun edhe pse e kam kaptinen e madhe.... berberi me thote se i kam si qime derrit e deri tash s kam pase nevoje me i kultivu me kimikate .....
-
HIQMA TULLACLLEKUN...... HIIIQMA TULLACLLEKUN :moon1: :moon1: :moon1: :tongue: :tongue: :tongue: :jester: :jester: :jester: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:
-
...dashuria ne net nuk eshte se nuk ekziston...por ne gjitha versionet e saj eshte ajo qe mund te haset me rralle. Atyne qe ju ka djeg thone nuk eksizton,nuk besoj ne te ose 'ata qe bien ne dashuri ne net,jane qullasha/e qe nuk ua var njeri''. Ne kemi rastin konkret ne kete portal te triumfimit te dashurise te nisur nga 1 shkembim i thjeshte opinionesh ne internet.Sot ata (Notis dhe Eternita) jane te martuar dhe jetojne te lumtur,pra dmth qe ekzistoka.....sdq rastet konkrete nuk mungojne...
-
Mire se na gjete 'njona'.... sec mi ngjan dikujt ti ere...
-
sa dashnore keni pasur ne jete dhe kur keni bere sex per here te pare
GenTo replied to naimmustafa's topic in Dashuria
o Naimo me duket se nuk e paske shume te qarte nocionin e 'dashnores' ose nuk e kam kuptu mire une :) Ka te dashur,te fejume,grua e masanej 'dashnore'.... per sa i perket thelbit te temes NO COMMENT :paladin: :paladin: :inatosur: :inatosur: :66: -
..sa vone e hape kete teme ere.. NO PROBLEM...ne MILANISTAT kena hala ne mendje derbyn :P :P
-
CDO KOMENT ESHTE I TEPERT.... FORZA MILAN iELflGi0_Yg
-
gono a ka mundesi qe me Google Chrome nuk mund te shihen videot ?????? e provova po nuk i pashe dot,se di ndoshta ngaqe asht hala ne Beta Version..... qiao qiao