Jump to content
Veriu Forum

GenTo

Admin
  • Content Count

    516
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by GenTo

  1. fiximi... google nexus 4 16 gb ...
  2. ha ha ha ...... :angry: :angry: :angry: :angry: :tongue:
  3. mu nuk me punon .... kopmjuteri :D
  4. Ma come fa a far tutto? (I Don't Know How She Does It.)http://www.youtube.com/watch?v=NdXp1ojfTB0... e kam ba 1 gjume ate nate qe u knaqa tu fjete ne kinema :D
  5. ...Toni duket se ishe present ne mbledhjen e FRPD kohet e fundit. :tongue: :tongue: :tongue: Duke lene menjane perkatesine tone krahinore them se nuk as me te voglen fyerje per veriun ne ate video.Ai thjesht i leshoi 1 kunj sa 1 shtylle Jozefines e cila ne parlament sillet sikur asht ne pazar te Milotit....Mendoj se as ty qe flet pak a shume te njejtin dialekt me te nuk te pelqeu shfaqja e saj dhe e Xhaxhi Sales ne perballjen me Taulant Ballen vjet ne parlament.Nuk eshte gjuhe e istitucioneve ma merr mendja. .... Po filluam te marrim problemet personale te politikanve mes njeri tjetrit,si probleme krahinore apo dialektale,atehere do plase lufta civile me jugut dhe veriut. Po e fusin kete ceshtje ne nje spirale shume te rrezikshme duke fut ne mes edhe figura te shquara te jetes publike sidomos ne Shkoder,ose me mire ne Cifligun e Jozit.E verteta asht se ju ka hy frika nga levizja e ardhme politike e Topit, qe sot per sot ka integritetin moral dhe politik me te larte te te gjithe politikaneve te bam bashke... Ne Pd po perdorin metodat komuniste te shpikjes se disa argumentave shterpe qe as ata vete nuk i besojne.Kjo vetem qe te diskreditojne nje kundershtar politik 'hipotetik' qe ja kane friken para se ai te hyje ne garen politike sepse ata qe jane vertete demokrate,jo militante, e kuptojne qe asht mbush kupa,ka fillu me u derdh.... Dihet qe ishte Jozefina ajo qe e spostoi ne Presidence zotin Topi se kishte frike se mos ngjiste shkallet e hierarkise ne PD,sot e ka kuptu qe delfini i Sales asht Luli dhe kerkon te behet presidente. Meqenese kohet e fundit Rama ka ra ne qetesi me dike do merren Teleberisha & co se nuk kane me se ti plotesojne minutazhet,s ka perurime,i kane ba nga 4/5 here te njejtat,murin kinez e ka kalu 1 here,not nuk munet me ba se asht fresk.... do ishte mire te merreshin me hallet e popullit e jo me traplliqe te ketij lloji se na trashen..... P.s neser do shkoj te marr teseren e partise se Topit :D
  6. kena fillu me pase edhe ne probleme si europianet.... dikur i ka pase majt gjyshja lekt e shpise ne nji arke e nuk guxonte kush mos me ja cu rrogen ose me i kerku llogari. Sot kena nga 2-3 llogari ne banke per njeri e po problemi eshte se secila ka ma pak se tjetra mrena. Personalisht mendoj se duhet te jete 1 ''kulete'' e perbarshket ku secili ka mundesine te fuse ose te terheqe parà. Italianet per shembull edhe kur martohen kane filluar te bejne 'divisione dei beni',dmth ato qe une kisha para se te martoheshim,ngelen te miat edhe sikur te ndahemi.....
  7. si fillim mire jeni ..... http://www.youtube.com/watch?v=j9oR5Wx4dYc
  8. ... s kena pse te ankohena.. vete i kena vu aty... ... klasa e sotme politike eshte thjeshte nje nderthurje interesash ekonomike ku politikanet te mirefillte numerohen me gishtat e njeres dore.disa prej tyre kane ba ne provim shkolle Marksizem-Leninizem keshtu qe nuk duhet te cuditena shume. Kabllogramet e WikiLeaks nuk bejne gje tjeter vetem se shtojne distancen e mes ketyre pseudopolitikaneve dhe njerezve te thjeshte qe e shohin akoma politiken si nje ndeshje futbolli pa mbarim. Per fat te keq tonin,edhe te Shqiperise,asgje nuk do ndryshoje me daljen e kabllogrameve,do kemi prape te njejtat fytyra,te njejtat pazare,e te njejtat debate shterpe qe degjojme tash sa vjet. Kabllogramet jane thjeshte nje vule e pavlere mbi dyshimet dhe thashethemet skandaloze qe rendojne mbi politikanet tane. nuk dua te zgjatem po nuk mund te rri pa fol per pasqyrimin skandaloz qe i ben media ketyre kabllogrameve. ''Pasqyra e shtriges se borebardhes'' ose me mire media proqeveritare,nuk flet pothuajse fare per to, a thua se nuk transmetojne ne shqiperi.Me rendesi ka ardhja e Aqif Kopertoni nga Hondurasi se sa ti thuash shikuesve/lexuesve te tu se ca ben politika ne te vertete.Edhe ne ato pak raste kur flet,e bene per ata te opozites,se ata jane hajduta,trafikante,maskarenj.... Kurse media kunderqeveritare po ben dasem me keto kabllograme,lumenj boje po rrjedhin e mijera peme po priten per te shkruar ne gazete se kush jane ne te vertete politikanet e vendit tone..... ... boll se u lodha... po e mbyll me vargjet e Pashko Vases... O moj Shqipni, e mjera Shqipni kush te ka qitë me krye në hi? Ti ke pas kenë një zonjë e rande burrat e dheut te thirshin nanë Ke pasë shumë t’mira e begati me vajza t’bukra, me djem t’ri Gja e vend shumë, ara e bashtina me armë të bardha e pushkë ltina me burra trima, me gra të dlira ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira
  9. # Qeveria e shtyu për 4 ditë "festën" e liberalizimit të vizave pas aksidentit vdekjeprurës ku humbën jetën 9 persona. Një gjë s'kuptova. Pse e shtynë? Ishte në përputhje me protokollin qeveritat të "liberalizim-kurbanit". # Një lajm jo i mirë! BE nuk i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Një ditë më parë na miratoi liberalizimin e vizave, kuse sot... Edhe BE filloi tani me: "do ju ngrij buzëqeshjen në buzë!" # Dëgjuat për Gjel Tavën? Berisha e bëri Ministër Shëndetësie. S'thonë kot, ''paç fatin e kurvës''. Ju kujtohet si thoshte? Votat nuk u vodhën, por u shitën? Fiks fare! Vangjeli bërtet kapeni Vangjelin. # Gjel Tava u largua nga PS se nuk ja kishin plotësuar kërkesat. Dhe ç'kërkesa paska patur? Të bëhej Ministër Shëndetësie... S'ka "faj"! Te PS është punë muti, punë të mirë ka hajduti. # Po e ndiqni debatin për shembjen e Piramidës? A s'duket si lojë? Si grupet armiqësore që sajonte Enveri për të spostuar vëmendjen. Dhe ne pyesim ç'bënte Berisha ne Bllokun e Udhëheqjes? Analizat e urinës! Hellooo... # E dëgjuat fjalën e Metës në takimin e Lëvizjes Rinore për Integrim. I patë si brohorisnin të rinjë e LSI-s? "Viiivaaa Duçe, Viivaaaa Duçe, Viiiivaaaa Duçe"... # Ish deputeti i PS-s, Vangjel Tavo, bëri prezantimin tek LSI. Ç'ishte ai lloj prezantimi? I paparë!! E kontrolluan a ishte synet!! # Presidenti Topi, gjatë vizitës në Londër, falenderoi Kryeministrin Britanik Cameron për liberalizimin e vizave... Helloooooo - Britania si ka hequr vizat. # E dëgjuat pr/buxhetin e qeverisë për 2011? Prioritet do jenë kompleksi i ri parlamentar dhe stadiumi i ri kombëtar. Çfarë? Parlament e stadium pa demokraci e pa kombëtare! Si "tigani në zjarr, peshku në det''. # Tre nga katër kandidaturat e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan nga Parlamenti. Nejse, rëndësi ka qe s'rrëzojnë Topin. Besoj e kuptoni pse? Është i Institutit Bujqësorë. # Sipas komisionit të ligjeve, kandidaturat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan se s'kishin paguar taksat. Çfarë? Taksat? Po ju po i vidhni. # Parlamenti i rrëzoi kandidaturat e Gjyqtarëve të Kushtetueses megjithëse s'kishin lidhje me komunizmin. Është e qartë se duan gjyqtarë për të miratuar marrëveshjen kufitare me Greqine për Shën Naunin... Jo, gabim. Shën Berishën. # Dje opozita priste përgjigjen e Berishës për komisionin hetimor si kusht për reformën zgjedhore. Dhe Berisha tha për të 100 herë jo. Dhe opozita tha për të 100 herë do bëjë protesta. Kjo tani po ngjan me historinë e "maces me Saliun". # E morët vesh se do mbyllet Avokati i Popullit. E dini pse? Pas liberalizimit të vizave s'do ketë më popull.
  10. # Nje lajm i keq. BE do i ofroj statusin e vendit kandidat vetëm Malit të Zi, jo Shqipërisë. Nejse, Berisha prap i fituar doli... nga ana e gruas. # Ka plasur sherri në Tiranë për shembjen e Piramidës së Enverit. E keni vënë re sa herë bie Enveri, njëmijë ngrihen! Ju kujtohet kur ra busti? U ngrit Berisha, Meta... Prit pak. Jo, gabim... Meta nuk u ngrit, ja ngriiiiti Berishës... # E morrët vesh se do martohet Edi Rama. Besoj e keni të qartë se s'po martohet për tu bërë kryeministër. E kuptoni pse? Nuk e ka gruan dibrane..., as hungareze e as malazeze. # Berisha i quajti mafiozë ambientalistët që janë kundër importit të plehrave nga Italia. E keni vënë re sa shumë i mbron plehrat Berisha. Nuk e kam fjalën vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit... # E dëgjuat se Kuvendi vendosi për shembjen e Piramidës së Enverit. Një gjë skuptova, ç'ne Kuvendi të vendosë për prishje godinash? Pastaj tjetra. Piramida e Enverit duhet dhe për ca kohë. Është akoma gjallë doktori. # E morët vesh më të fundit? KE do vendos për vizat me 8 Nëntor, ditën e themelimit të PP-s. Me një fjalë, 8 Nëntori prapë festë. Një gjë s'kuptoj, KE po i bën qejfin shqiptarëve, a Berishës? # Ju kujtohet Fatos Nano? Ai që la gruan për dashnoren. E dëgjuat si tha? Do bëhet shoferi i Ilir Metës? Besoj ju kujtohet, as punën e shoferit s'di ta bëj. # Sipas Bankës së Shqipërisë prurjet monetare të emigrantëve kanë rënë shumë. Oh, me vërte! Po sikur sivjet ishte viti i turizmit... Apo leje se harrova, e pat thënë Berisha. # Berisha ka vendosur të kryesoj një tryezë për reformën zgjedhore. E besoni ju këtë? Pas asaj që bëri më 28 qershor! Kjo tani po ngjan me kompleksin sportiv që kërkon të ndërtoj në Gërdec. # Borxhi i Shqipërisë ka arritur në 3.3 miliardë dollarë. Më keq s'ka si bëhet! Edhe me borxh edhe me Berishën... # E dëgjuat Kancelaren gjermane Markel si tha dje? Gjermania multietnike ka dështuar. WOW, e fortë ë? Vizat tona thuaj... Kjo punë tani po bëhet më e vështirë se anëtarësimi i Berishës në PD..., dmth në PP. # Berisha tha se do e bëj Gërdecin kompleks sportiv. E kuptoni me çfarë ngjan kjo? Me xhaminë që duan të ndertojnë myslimanët në vendin ku rrëzuan kullat në New York. # Sot është 15 tetori, ditëlindja e Berishës. Nesër është 16 tetori, ditëlindja e Enverit. Kësaj i thonë, po ku i patëm sytë bre...? # Një lajm i jashtëzakonshëm. 33 minatorët në Kili u nxorën në sipërfaqe pas 69 ditësh të bllokuar nën tokë. Prit pak. Edhe ne 69 ditë na mbetën për të dalë në sipërfaqe (pa viza), pas 69 vjetësh nën. # Ministri i bujqësisë së Kosovës u ankua se Shqipëria po importon patate serbe nëpërmjet Greqisë. Çfarë? Edhe patatet të njejtën rrugë si qeveria! # Dritan Prifti tha se është larguar zyrtarisht nga LSI, sepse i kanë kërcënuar jetën. Me ç'duket do vrisnin Priftin për ta zëvëndësuar me një deputet tjetër nga LSI. Njëlloj si skenari i Brishës me Ilir Metën. Vrau i-lirin, mbajti t-metin. # Zonja Clinton arrin sot në Kosovë. Berisha i dergoi një mesazh indirekt nga Tirana (për tu "pajtuar") se gjoja Shqipëria do shtoj praninë ushtarake në NATO. Besoj e kuptoni me çfarë? Me refugjatë pa viza. # E morët vesh më të fundit? Banorët e fshatit Hamallaj (Durrës) i kanë dërguar Ambasadave të huaja në Tiranë një letër kundër qeverisë. Edhe ata e kuptojnë se nuk duheshin hequr vizat të parat... # Sipas një raporti të KE-s, investimet e huaja në vend kanë rënë me 21% gjatë gjashtëmujorit të fundit, ose aq kohë sa s'ka qenë në Shqipëri Fazlliçi. # E morët vesh se është krijuar komiteti për largimin nga vendi. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin: 0800-0909... Prit pak. Jo, gabim. Ky është numri i Kryeministrisë. # Sipas një sondazhi të zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, 60% thane se duhet të hapen kutitë e votimit, ndërsa 40% thanë se kishin votuar 3 herë. # E morët vesh pse Hillary Clinton shmangu vizitën në Shqipëri gjatë turit të saj në Ballkan? Sepse TV Klan kishte përgatitur lajmin, se në Bashkinë e Tiranës i vjedhin orën. # Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Fajon, i kërkoi shtetit shqiptarë të mos abuzoj me vizat. O me vërte! Tani i thua Berishës... E njeh Berishën ti, dmth, e njeh "kalova lumin të dhjefsha kalin". # E patë Berishën me sa triumf e trajtoi liberalizimin e vizave. Komplet në ekstazë. Sikur ai e bëri. Kësaj i thonë: Oj Europ, ti kurva e motit, ç'na e le n'kurriz, kët kriç Skrapari. # Besoj e morrët vesh se me 7 tetor Parlamenti Europian vendosi për liberalizimin e vizave... Prit pak. Prapë me tetorin ne? Më 7 tetor vizat, më 8 tetor lindi Zogu, më 15 Berisha, 16 Enveri, 18 Ramizi... më 25 - Revolucioni i Tetorit? Çfarë??? # Berisha e quajti fitore të tij liberalizimin e vizave. Çfarë??? Pas 20 vitesh "luftë", me 1 milion "të arratisur", 10 mijë "dëshmorë"...?! Ç'fitore është kjo? Ahhhhhh po, "fitorja e Pirros". # Me çduket Berisha i ka varur të gjitha shpresat te liberalizimi i vizave për të qëndruar në pushtet. Si Ramizi në '90 që i kishte varur te hyrja në KSBE. Me të vetmin dallim, në vend të partive të Ramizit, Berisha ka lëshuar pasaporta biometrike. # Ju kujtohet Nikoll Lesi? Ai i... Exactly! E dëgjuat si tha dje? Të perfolurit për korrupsion nga opozita duhet të largohen nga qeveria. Çfarë? Po kush do jetë kryeminsitër pastaj. # E morët vesh më të fundit? Qeveria do u kthej qytetarëve paratë e pasaportave biometrike nëse nuk liberalizohen vizat. Është lajm i vërtetë. E dha TV Klani.
  11. Qeveria: Lekët dyfish, pas përmbytjeve të 2011-ës Sipas një gazete të përditshme gojëligë, disa banorë mistrecë të Velipojës kanë filluar të llapin poshtë e lart se gjoja qeveria nuk u ka dhënë dëmshpërblimet e përmbytjeve që ndodhën në zonat e veriut të Shqipërisë. Edhe pse ky qamet që përmbyti fshatra e qytete ishte i tëri faji i Edvin Ramës dhe opozitës, Këshilli i Ministrave.org u zotua se do t'u jepte një më një të gjitha lekët e dëmeve të përmbytjeve që nga koha e Arkës së Votave të Noes. Të japësh para për dëme që nuk janë shkaktuar nga ty, këtë e bën vetëm qeveria e kryeministrit Berisha, por kush ta di për nder... Ministri i METE-s, z. Meta ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë të ditura detajet e vonesës së parave të dëmshpërblimeve. Banorët e Velipojës nuk i kanë marrë lekët, kjo ka një shkak madhor. Paratë janë dhënë me vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave.org, por armiku i Partisë, bashkëpunëtori i tradhtarëve, Dritan Prifti, i mori këto para dhe i futi në xhep. "Kjo ishte edhe arsyeja që unë propozova shkarkimin e tij nga posti i ministrit", - deklaroi zv.kryeministri. Më pas, ai sqaroi se fakti që banorët nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet ka edhe një anë shumë të mirë dhe që është tërësisht në interesin e tyre. Sepse, sipas parashikimeve të një doktori të famshëm, në zonat e veriut do të ketë serish përmbytje. Ndaj, Këshilli i Ministrave.org ka menduar t'iu japë lekët edhe për përmbytjen e kaluar edhe për këtë që pritet të ndodhë pas pak muajve. Kështu që "një rrugë e dy punë" dhe banorët marrin një dorë të mirë lekësh të thata. Kjo është dhurata më e bukur që iu jep qeveria dhe kryeministri me rastin e liberalizimit të vizave dhe festave të fund vitit. Këshilli i Ministrave.org u sugjeron lekëmarrësve se me rastin e liberalizimit të vizave në muajin dhjetor, me të marrë paratë, të ikin me pushime në Karaibe ose Peskara.
  12. Mendoj se shumices se popullsise shqiptare u intereson fare pak anetaresimi apo jo ne Konferencen Islamike.Ne shqiptaret jena shume 'ka te fryjne era',sidomos politika dhe ata qe e bejne. Si fillim anetaresimi duhej bere me referendum,pra te pyetej populli edhe pse ndoshta ne 1992 ishim shume pak te informuar se per cfare behej fjale realisht. Po te vihej si kusht liberalizimi i vizave me largimin nga kjo konference,ashtu sic u perfol ditet e fundit mendoj se do te krijohej nje konflikt me i gjere me Lindjes dhe Perendimit. Duhet theksuar se Turqia qe ka nje ekonomi dhe stabilitet shume me te perparuar se disa vende anetare te Europes nuk pranohet te jete anetare per faktin se eshte nje vend islamik,zyrtarisht kjo nuk thuhet por eshte dicka qe e kuptojne te gjithe. Sidoqofte mendoj se referendumi do te ishte me i drejte per marrjen e ketij vendimi dhe une personalisht do te isha PRO largimit nga kjo konference jo vetem per faktin qe jam i krishtere po ne si komb nuk mund te rradhitemi mes Afganistanit,Jemenit,Algjerise e shume vendeve te tjera ku radikalizmi islamik eshte teper i theksuar dhe ku sundon ligji i sheriatit.
  13. - E dëgjuat çfarë tha Prifti dje për Metën? Meta ka pasuri të padeklaruar. Ka gurore, pallate, vila, toka në bregdet... Uoou. Për një vit në pushtet Meta kështu. Dhe ne vrisnim mendjen sa pasuri ka Berisha. - Po e ndiqni debatin Meta-Prifti? Keni vënë qe të dy akuzojnë njëri-tjetrin për puç kundër Berishës. A s'ngjan kjo me gjyqet e "armiqve" të Enverit. Me të vetmin dallim, që Berisha nuk i pushkaton, por i prostituon. - Berisha e Topi janë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, dhe vendi ka mbetur në dorë të Topallit e Metës. Të topallit e t'metës... Sa drejtë e me sa mend po ecën vendi këto ditë. - Opozita tha se do i filloj protestat në tetor. Ju besoj e dini kush ka lindur me 15 e 16 tetor. Berisha e Enveri... Prit pak.. Jo, gabim. Enveri e Berisha. - E morët vesh pse e shkarkuan Dritan Priftin? Ishte bërë spiun i palës tjetër. U kishte dhënë socialistëve dokumentat e hidrocentraleve për Bregun e Vokshin... "tradhëtojnë gratë, vëlla, tradhëtojnë..." - Një lajm i keq nga Shqipëria. Numri i të papunëve arriti 1 milion. Një gjë s'kuptoj. Kush punon atje? 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion pensionistë. Të tjerët janë politikanë. - Zonja Topalli tha se Parlamenti i ri do ndërtohet te Piramida. Ju kujtohet kush ndërtoi për herë të fundit aty (Piramidën)? Enveri. Ju kujtohet kur? Para vdekjes. E kuptoni çdo të thotë kjo? 1+1 = ??????
  14. Telefonohen ministrat e Jashtëm të Shqipnisë dhe Lazaratit :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: Pak ditë më parë, nga disa media që nuk po zënë mend dhe vazhdojnë të shpifin ndaj punës histerike të qeverisë dhe kryeministrit Berisha, u publikue një lajm ku thuhej se banorët e Lazaratit kanë shtënë ndaj një helikopteri të Policisë së Shtetit. Sipas mediave, helikopteri i policisë së shtetit po fluturonte ulët në hapësirën ajrore të Republikës së Lazaratit, duke dhunuar integritetin dhe pavarësinë, pa njoftuar autoritetet lazaratase. Edhe pse helikopteri kishte ngjyrën e kombit, d.m.th., blu, kjo nuk i pengoi banorët të shënjonin me plumba "fluturakun e shtetit". Por një deklaratë e Ministrisë së Rendit të Lazaratit pohon se vërtet ka pasur të shtëna, por ato nuk kishin qëllim të godisnin helikopterin e policisë. Kjo do të përbënte një incident pa precedent, pasi lazaratasit nuk e kanë për zakon të godasin mjete fluturuese që nuk u sjellin asnjë dëm, si p.sh., një helikopter policie shtetërore. Të shtënat ishin pjesë e një ceremonie dasme që po zhvillohej në atë moment kur ka fluturuar helikopteri. Shqiptarët e Shqipërisë e kanë traditë të qëllojnë në ajër kur martohet një çift. Të njëjtën traditë kanë edhe shqiptarët e Lazaratit. Ministri i Jashtëm i Lazaratit, z. Narko Tiku, i ka telefonuar menjëherë homologut të tij të sapoemëruar shqiptar, z. Edmond Haxhinasto, ku i është kërkuar falje për këtë ngjarje të pa qëllimtë. Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë këto thashetheme, duke shprehur se këto lajme të pa bazuara kanë si qëllim cenimin e marrëdhënieve historike mes dy kombeve tona, Lazaratit dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qeveria shqiptare dhe ajo lazaratase kanë depozituar padi të përbashkët ndaj mediave dashakeqe, me qëllim që të ndalohet përhapja e pakontrolluar e thashethemeve.
  15. - E keni parasyshë Shqipërinë? Ate vendin e vogel buzë Adriatikut ku thonë se votat numërohet 3 herë. S'është e vërtetë. E patë Dekretin e Presidentit për pronat në Parlament? E votuan 2 herë, jo 3. - Berisha i kërkoi dje K.Q.Z. të mos djegë fletët e votimit të zgjedhjeve të manipuluara të 28 qershorit. E kuptoni çdo të thotë kjo? Do bëheshkan zgjedhje të reja (i duhen gati). - Dje (16 shtator) Berisha uroi Nanon për ditëlindje... Po sikur Nano e ka me 19 shtator. Çne 3 ditë para urimin? Nejse, Berisha këtë bën me ditëlindjet. I feston përpara. Si të veten, me 15 tetor. - Meqë ra fjala tek ditëlindjet, e dini se Berisha e ka ditëlindjen më 15 tetor, dhe Ramizi me 18 tetor. Të dy kanë në mes 16 tetorin, ditëlindjen e Enverit..., si penisi me topet.
  16. - Presidenti Topi kritikoi drejtësinë se po qëndron indiferente ndaj korrupsionit në vend. Çfarë? Drejtësia të hetojë korrupsionin? Po është krim... Vetëvrasje! - Dritan Prifti tha se e kishin shkarkuar si ministër kur po varroste gjyshen. OK, kjo tani po ngjan me filmin "Kumbari", me të vetmin dallim, që bashkë me gjyshen ka varrosur dhe paratë. - Besoj të gjithë jemi në një mendje se Ilir Meta ishte Ministri më i keq i Jashtëm shqiptar. Aq i keq ishte, sa e shkarkuan gjatë varrimit të gjyshes së Dritan Priftit. - E morrët vesh kush u bë Ministër i Jashtëm? Haxhinasto. Ku e kanë gjetë këtë emër? Si Haxhiqamili. Tani vetëm Bin Laden mungon.... Prit pak. Jo, s'mungon. Është në "shpellë" (Parlament) - Berisha tha se s'do ketë më ndryshime në Qeveri. Ndryshime??? Pse pati ndryshime? Berisha aty është...
  17. - I patë ndryshimet e sallës së Kuvendit? E patë çfarë shkruhej mbi stemën e Parlamenit? "Shpella e hajdutëve". - Besoj e morrët vesh se Ilir Meta nuk do jetë më Ministër i Jashtëm. E çfarë pastaj? Ministri i Jashtëm i Serbisë ishte kot... - Ilir Meta tha se do largohet si Ministër i Jashtëm sepse mbeti jashtë vendit. Do bëhet Ministër Ekonomie... Prit pak. Po përsëri jashtë vendit do ngelet. - E dini më të fortën e deputetëve shqiptarë? Bëjnë ligje vetëm për shqiptarët, jo për vete. Për vete i kanë me "s" para: "Vjedhja s'dënohet", "S'ali Baba". - Dritan Prifti është përjashtuar nga Qeveria Shqiptare... Po pse? Po zbatonte urdherat. Po vidhte... - Keni dëgjuar për skandalin e privatizimit të ekspozitës "Shqipëria sot"? Sa shumë korrupsion, ë? Si vetë emri i ekspozitës. - Kjo puna e djegies se fletëve të votimit po ngjan tani me djegien e librave të Kuranit nga prifti i Floridas. Me të vetmin dallim se Berisha... Prit pak. Berisha e ka djegur një herë Kuranin më 1967-n.
  18. - U ka bërë përshtypje sa shumë gra janë implikuar në korrupsion? Albana Vokshi, Majlinda Bregu, Raimonda Bulku... A s'ngjan Berisha tani me një tutor? Me të vetmin dallim se pi viagra.... P.I.M.P - E keni parasyshë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama? Ju kujtohet kur Berisha e quante Silvia Konti? E dini pse nuk e quan më? Sepse e la Berishen te korruptohet..... - E keni parasyshë Sali Berishën. Ai që herën e parë e dogji Shqipërinë, dhe herën e dytë e vodhi. E dëgjuat si tha dje për vizat? "Kjo do jetë një vjeshtë e madhe për shqiptarët"! E kuptoni ç'do të thotë? "Rjedhje e madhe për shqiptarët". - E patë zonjën Topalli duke prezantuar sallën e re të Parlamentit. A s'ngjante me, "Stambolli digjet, Topalli krihet". - Ina Rama u ka kërkuar Task Force të hetojnë korrupsionin e qeveritarëve. Një gjë s'kuptoj. Pse nuk e heton vetë? Çështje me qindra milionë dollarë korrupsion s'ka as Prokuroria e Hagës. Prandaj Berisha s'shkon në Hagë. - Qytetari i fundit qe u mor ne pyetje nga prokuroria per nje trasferte 50 mije eurosh nga vendet arabe ishte Hoxha i Lushjes.... Kur doli ai deklaroi: Ore,Prifti beri miliona euro brenda vitit,mua per 50 mije do me fusin ne burg. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Lajme të g'zume për 2267-ën Kryeministri Sali Rroftë Sali Berisha ka mbledhur dje çunat në një mbledhje në sallën e Këshillit të Ministrave.org. Pasi u ulën të gjithë ministrat, një punonjës kabineti lajmëroi kryeministrin që mund të hynte. Siç dihet, Berisha gjithmonë futet nëpër salla i fundit. Përjashtim nga ky rregull, kryeministri bën vetëm kur është ndonjë rast emergjent si p.sh., të shkuarit në WC. Ministrat u çuan të gjithë në këmbë dhe i dhuruan disa batare duartrokitjesh rekordmenit të notit, fituesit të medaljes blu dhe të argjendtë, vetë kampionit absolut që populli e ka mbiquajtur "Sali Salmoni". Kryeministri i bëri një përmbledhje të shpejtë situatës dhe rezultateve ekonomike të papame, duke premtue që në 2267-ën shqiptarët do kenë stadiume siameze, trena elektriko-kozmikë, do ndryshojë ngjyra e gjakut, ajo e ... etj. "Shqipëria po shpërthen", - deklaroi Berisha, duke e bërë Fatmir Mediun ta mbulonin djersët. Berisha tregoi më pas se si Shqipëria po njihte shifra historike të mirëqenies dhe jo vetëm kaq, por të gjithë ishin kënaqur me çmimet fare të ulëta. "Unë vetë, tha kryeministri, për këto pushime nuk kam pague asnji lek në mënyrë absolute. Edhe pse unë vajta në Dhërmi i maskue si qytetar i thjeshtë, kudo që shkoja nuk më linin të fusja dorën në xhep..." Pas kryeministrit, edhe ministrat e tjerë nisën të tregonin se si ishin maskue si ministra të varfër kur kishin shkue me pushime jashtë vendit dhe për çudi kudo që shkonin i gjenin plazhet bosh. Arsyeja: "Të gjithë kishin shkuar në Shqipëri." Në fund të mbledhjes, vetë shefi i madh, Sali Rroftë Sali Berisha, deklaroi se Ay ishte kryeministër largpamës që bënte vetëm gjëra të papame etj.
  19. Statuja romake e Apollonisë, shkëmbim me eshtrat e Ismail Qemalit Lajmi se në Apolloni u zbulua një statujë romake u prit me shumë gëzim nga Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i cili u nis menjëherë drejt vend-zbulimit. Me të mbërritur në Apolloni tek vendi ku u gjend statuja, ministri Xhaferri kërkoi gërshërët dhe u habit se përse nuk kishte asnjë shirit. Një punëtor i mbështetur tek lopata e tij aty pranë, i sqaroi se kur gjenden statuja nuk priten shirita, sepse quhet zbulim dhe jo inaugurim. Për më tepër që ekskluzivitetin e prerjes së shiritave e kishte vetëm kryeministri Sali Rroftë Berisha, pastaj zv.kryeministri Ilir Meta, pastaj kushedi a i binte radha atij. Menjëherë Ferdi mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi edhe vizionin e tij për këtë zbulim arkeologjik. "Kjo statujë romake, me siguri i përket periudhës romake" - deklaroi ai. "Përfitoj nga rasti të shpreh gëzimin tim për këtë zbulim me përmasa historike, pasi Këshilli i Ministrave.org ka miratuar planin tim historik ambicioz siamez për ta shkëmbyer historinë me histori. Kur statuja të kthehet në Romë, shteti italian do të na kthejë eshtrat e patriotit Ismail Qemali, për të cilin kam vite që negocioj me italianët, - përfundoi Ministri i Kulturë
  20. 1. PS e PD vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për korrupsion, dhe po i nxjerrin të gjitha vetë në pazar... Aq të sigurtë janë se Prokuroria s'do i proçedoj. 2. E morrët vesh më të fundit? Berisha do tërhiqet nga pushteti për arësye shëndetësore, si Fidel Kastro. Vendin do ja zërë i vëllai, Raul Fazlliç. 3. Në Tiranë është për vizitë një delegacion i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit me Berishën ata i ofruan pozicionin e doktorit të bllokut. 4. E morrët vesh vesh se mes Kosovës e Shqipërisë ka filluar sherri. Shkak është vendimi i Priftit për të mos lejuar ndërtimin e një hidroçentrali në afërsi të Kukësit. Kështu shkoi kjo punë, njëherë Hoxha, e tani Prifti, na prishën me Kosovën... Prandaj më mirë: Feja e shqiptarit - shqiptaria. 5. U ka bërë përshtypje se sa herë zbardhet korrupsioni i një anëtari qeverie, ata akuzojnë Ramën se ka bërë këtë e atë. Pra, "jo vetëm ne, por edhe ai, o baaa...." (Fuck your baaaa). 6. Berisha s'reagon fare për korrupsionin në qeveri. Qindra milionë dollarë pislliqe, dhe ai asnjë deklaratë. Si tha dje, do rregullojmë të gjitha rrugët. Po ku do i gjesh paratë, se bota i ka lënë të vetat gropa-gropa për shkak të recesionit. Ah po, do ja japë Bregu pas kodrës. 7. E dëgjoni se për çfarë vlerash korrupsioni bëhet fjalë? 500 milion dollarë, 600 milion... E kuptoni çdo të thotë kjo? Qeveria Shqiptare do luaj filmin ''Sali Baba me 40 hajdutë''. 8. I keni ndjekur lajmet e fundit për korrupsionin e qeveritarëve? - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Berisha s'i ka më para borxh Argitës. - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Qeveria ka marrë kredi, për rritjen e pensioneve, nga Dritan Prifti. - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Ministrja Bregu s'do më bakshishe. - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Fatos Nano do ndahet me Xhoanën... Do martohet me Ministren Bregu.
  21. # E morët vesh se më shumë të ardhura nga turizmi ka patur vjet se sivjet. Kurse qeveria thotë se sivjet ka dyndje turistësh. Kjo tani po ngjan me 28 qershorin, po i shumëzojnë turistët me 3. # Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri tha dje se do ulen çmimet në hotele sepse ka dyndje turistësh... Po çmimet sikur ulen kur s'ka turistë, jo kur ka (Ferdi i ngatëron turistët me "anijet me dylbera"). # E dëgjuat Berishën duke folur për gay-t në mbledhjen e Qeverisë. I patë ministrat si qeshnin? Me që ra fjala, a s'ngjan qeveria Berisha me harem? Harem me gay... Çfarë? # Aq shumë ka rënë numri i pushuesve në plazhet shqiptare sivjet, sa Berisha urdhëroi komisionerët e PD-s të numërojnë turistët. # E dëgjuat Berishën si tha dje në mbledhjen e Qeverisë? Në vend kanë hyrë turistë më shumë se banorë. Prit pak... Kjo i ka ndodhur Berishës edhe me 28 qershor, kur kishte më shumë vota se banorë. # E morët vesh pse Berisha thotë që ka bum pushuesish këtë verë. Sepse turistët e huaj po numërohen nga komisionerët e PD-s të 28 qershorit. # Besoj keni dëgjuar për skandalin e naftës që lidhet me deputeten e PD-s Albana Vokshi. Bëhet fjalë për miliarda dollarë të dyshimtë. Dje opozita tha se fitimet nga shitja e karburantit kanë shkuar për familjen Berisha. Dhe të mendosh që Berisha s'di ti japë as makinës. # Një lajm i mirë. Ka vdekur në Athinë udhëheqësi i juntës ushtarake greke të 1967-1974, Dimitris Joanidis. Lajm i keq është se Bollano tani ka Berishën. # Policia shqiptare ka mbetur pa uniforma. Shteti nuk ka para të porosisë uniforma të reja. Aq keq është ekonomia shqiptare sot, sa Berisha urdhëroi veshjen e ministrave me kostumet e ish-byrosë politike (Lulzim Basha kostumin e Enverit, Ilir Meta të Palit, Topalli të Nexhmijes, dhe Bujar Nishani të Berishës). # E dëgjuat fjalimin e Berishës nga Kalaja e Himarës. A s'dukej si e ëma e Zeqos në majë të kalasë. E degjuat si tha për djalin e Skënderbeut? E ka pas emrin Shkëlzen! # Pas vizitës së Berishës në Himarë është shtypur e lënë në rrugë një person nga makina e kryeministrit. Prit pak. Jo, jo gabim. Ishte makina e Nanos. # Besoj e morrët vesh se letrën kundër Withers e kishte nisur Ilir Meta. Njëherë e mohoi kategorikisht. Pastaj e pranoi. Si tha. E kishte nisur Monika, se ai s'bënte më seks. Çfarë??? # E lexuat intervistën e Tritan Shehut te Koha Jonë. Këtë rradhë e sqaronte më mirë punën e preshit. Ka vuajtur shumë i shkreti. Dhe ne mendonim se kishte "ngrënë" vetëm gjysmën. # Ilir Meta refuzoi ta ketë dërguar letrën kundër Ambasadorit Amerikan. Asnjë s'po e merr përsipër tani. Me ç'duket ka qenë ndonjë nga ato anonimet, poshtë derës... Dhe po qe ashtu, hajde gjejje kush: Blendi Fevziu (KORANI) Jemin Gjana (I VOGLI) Halit Shamata (ÇANTA) Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT) Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI) Shaban Memia (QUKAPIKU) Vili Minarolli (PROFESORI) Ridvan Bode (KORÇARI) Jozefina Topalli (DIZINJATORI) Sali Berisha (PENICILINA) Fahri Balliu (RRJEPSI) Leonard Demi (MURRIZI) Uran Butka (DOKU) Remzi Lani (HOLTA) Mero Baze (ÇORAPJA) Spartak Poçi (INXHINIERI) Armando Shkullaku (BOZHURI) Servet Pëllumbi (YLLI) Preç Zogaj (ÇIFTELIA) Genc Ruli (STILOLAPSI) Sokol Olldashi (TRENDAFILI) # Tani që Ilir Meta e mohoi dërgimin e letrës kundër Ambasadorit Amerikan, dyshimet bien vetëm mbi Berishën... Apo jo, jo. Eshtë edhe një tjetër. Pronari i Tv Klan - Tadiç.
  22. ...pas ca kohesh shkeputjeje kthehen komentet thumbuese dhe shakate mbi aktualitetin....... # 2 korriku ishte dita kur shqiptarët hynë në ambasada. Këtë vit festohet edhe në Shqipëri. E dini pse? Sepse 2 korriku i vitit tjetër (pas liberalizimit të vizave) do festohet vetëm në diasporë. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # Ilir Meta bëri thirrje për fillimin e reformës zgjedhore. Po, po, bjeri se mirë i bie... A s'ngjan Meta me Sanço Pançon dhe Berisha me Don Kishotin? E kam me vërte. Njëri mbi kalë, tjetri gomar. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # Dje ishte 28 qershori, dita kombëtare e manipulimit të zgjedhjeve. E dini se 28 qershori është edhe dita kur turqit pushtuan Ballkanin, më 1389, në Fushë Kosovë. Çfarë? Jo, jo Berisha, Sulltan Murati. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # E patë Angli-Gjermani? E patë cfarë goli i bukur ju mohua anglezëve ne boteror. Kapelo i shkretë u be helm. E degjuat si tha pas ndeshjes? Na ndodhi si Shqipërisë më 28 qershor. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # Serbia do heqë vizat me Shqipërinë. E pse? Kujt i duhen vizat serbe? Kush do shkoj në Serbi? Ilir Meta? S'ka nevojë. Ka komunitetin serb në Tiranë - Këshillin e Ministrave. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # Berisha tha se opozita po bojkoton votimin e ligjeve në Parlament për inat të tij. Çfarë? Gjithmonë thotë të kundërtën. Jo për, por, kundër inatit tënd. Helllooo... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # E morët vesh se Presidenti i Serbisë do vizitoj Shqipërinë. Besoj e merrni me mend çfarë do i thotë ai në fillim Berishës? "Ou, sa shumë shqiptarë paskeni dhe ju këtu." :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: # Më në fund një lajm i mirë nga Shqipëria. Berisha do japë dorëheqjen... E di, e di, e pabesueshme... E morët vesh kush do e zëvëndësoj? Leka i Parë (Argita).
  23. ... neshjet e para ne grupe na e kane tha piten ..... tjerat vari lesht si kam vu hic .. :P :P :P
  24. hahahah anton 'galliani' nuk i kisha thirre hala nuses teme deri tash :P :P :P
  25. nga data 9-16 gusht do shkoj me hek keq :P :P :P ...Saphir Resort & Spa Okucular, Alanya 07460, Turkey http://www.saphirhotels.com.tr/index_res.html
×
×
  • Create New...