AAAA
Antare-
Content Count
145 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by AAAA
-
ORE SHOKU AKADEMIK!!! Jeni i lutur te shpjegoni ( ) se qfare ju shtyne te beheni hajne!
-
Poshtërimi i njeriut, virtyt i komunizmit “Mund të durojmë varfërinë dhe jo turpin” - Thekerei Më e rëndë se tortura fizike është ajo morale. Të gjitha plagët e trupit mbyllen, kurse ato të shpirtit - kurrë. Sa më krenar të jetë njeriu, aq më thellë e ndien poshtërimin. “Luanit të ngordhur i bie me shkelm edhe gomari” - ka thënë V. Hygó. Vetëm të poshtrit kanë kënaqësí të poshtërojnë të tjerët. Komunizmi u ngrit gjoja në emër të lartësimit të dinjitetit njerëzor dhe mbijetoi duke poshtëruar këtë dinjitet. Poshtërími i njeriut nuk ishte vetëm kënaqësi instinktive kriminale e ca njerëzve, që vuanin nga kompleksi i inferioritetit. Jo! Ai ishte nevojë shpirtërore e sadizmit komunist për të “justifikuar” veten dhe për të vazhduar me të njëjtin ritëm në rrugën cinike të asgjësimit të vlerave morale të kombit. Kriminelët komunistë jetojnë në ankth. Frika e pavetëdijshme i ndjek në çdo hap. Edhe sikur apostuj t’u dalin përpara, u duken të dërguar nga ferri për t’u marrë shpirtin. Ata shpresojnë të krijohen situata, ku shoqëria shqiptare t’u nënshtrohet përsërí urdhërave të tyre. Të kthehen rishtas ato kohë të zymta, kur njeriu kishte frikë edhe nga hija e vet. Ata nuk e duan emancipimin shoqëror, as zhvillimin e ndjenjave të holla njerëzore. Ata janë fantazma, që jetojnë vetëm me etjen për t’iu imponuar shoqërisë. Veçse tani me forcën e parasë së pistë. Ata kanë depërtuar kudo, ndaj kudo mbjellin filozofinë e urrejtjes, mosbesimit, përçarjes, të diferencimit të hershëm klasor. Ata nuk e duan afrimin e shpejtë të Shqipërísë me Europën. Ata duan të shkohet në Europë, kur krimet, bëmat dhe gjëmat e tyre, të jenë harruar. Janë këta, bashkë me mercenarët dhe duaxhinjtë e tyre të implikuar dje dhe sot në krime, që pengojnë konsensusin e nevojshëm për reformat, të cilat janë parakushte për integrimin tonë në strukturat euroatlantike. Këta egoistë-përbindsha nuk pyesin për fatet e Shqipërisë. Këta e kanë barazuar veten një herë me Perëndinë dhe duan të mbeten zotër të përjetshëm të këtij populli, që ka të drejtë t’i akuzojë rëndë. Këta pranojnë më mirë të mbeten skllevër të përjetshëm të ideologjisë kriminale komuniste, së cilës i shitën shpirtin, sesa të pendohen duke dënuar të kaluarën e tyre dhe të fitojnë lirinë e shpirtit. Ata nuk e pranojnë tezën se me ndëshkime edukohen vetëm skllevërit. Nuk e dënojnë ata të kaluarën e tyre dhe të fitojnë lirinë e vërtetë. Këta nuk e pranojnë idenë e filozofit anglez, Spenser : “Askush nuk mund të jetë i lirë, nëse të gjithë nuk janë të lirë.”!...
-
Skandali: Bush Del Pa Ore Ne Kruje
AAAA replied to g°n's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
AUTORI I SHPIFJES ESHTE edushka rama! -
Pse Rusia Kembengul Ne Vonesen E Dhenies Se Pavaresise Se Kosoves
AAAA replied to g°n's topic in Politika e Jashtme
PS trashëgoi antikosovarizmin e PKSH (PPSH)! PS trashëgoi antikosovarizmin e PKSH (PPSH). Kjo duket qartë nga fakti se në gazetën e PS, «Zëri i Popullit» lajmet nga Kosova, jepen në rubrikën lajme nga bota?! Kështu, në 9 shtator 2007, të nesërmen e vizitës së Edi Ramës në Prishtinë, gazeta «Zëri i Popullit», derisa në faqen 2 jep lajmet nga vizita, në faqen 16, nën shënimin «bota» jep lajmin: Prishtina përgatitet për takimin e Londrës. Ekipi Negociator i Kosovës do të marrë pjesë në përbërje të plotë në takimin me Treshen ndërmjetësuese ndërkombëtare më 19 shtator në Londër». («Zëri i Popullit», 9 shtator 2007, f. 16) Po kështu, si lajme nga bota, jepen lajmet nga Kosova para kësaj date dhe pas kësaj. Në 11 shtator 2007, «Zëri i Popullit» në rubrikën «bota» jep lajmin: «Agim Çeku: Kryeministri Çeku në fjalimin javor drejtuar qytetarëve të Kosovës ka dënuar edhe një herë vrasjen makabër të Triumf Rizës, duke premtuar ndërmarrjen e masave konkrete në nivel institucional për efikasistet në drejtësi». («Zëri i Popullit», 11 shtator 2007, f. 16). PS, duke i dhënë në gazetën e saj lajmet nga Kosova si lajme nga bota, i kumton Serbisë se ne Kosovën nuk e duam, por nuk kemi ç’ tu bëjmë amerikanëve që na detyrojnë të merremi me të, por gjithsesi ne e konsiderojmë Kosovën «Çeçeninë» e Serbisë të cilën kjo e fundit duhet ta rregullojë sipas mënyrës së saj në kohën e përshtatshme dhe për këtë do ta ndihmojë dhe PS e Shqipërisë, duke pritur në anë tjetër që Serbia ta ndihmojë për të rregulluar sipas dëshirës së saj «Çeçeninë» tjetër në Shqipërinë e 1913-s. Gazeta «Zëri i Popullit» lajmet nga Kosova jepen si lajme nga bota, se përse u përdor simboli i tre gishtave, se përse iu dhanë çelësat e kryeqytetit të Shqipërisë Goran Bregoviçit, se përse u nxit lufta civile në «Çeçeninë» shqiptare, e kështu me radhë. -
Pse Rusia Kembengul Ne Vonesen E Dhenies Se Pavaresise Se Kosoves
AAAA replied to g°n's topic in Politika e Jashtme
MIQET KOSOVARE DHE VLLEZERIT Kinez!!! enver hoxha Në 1946, i dërguari amerikan në Tiranë Henderson, me rastin e një proteste që i bëri Hoxha për shkak të pranimit nga ana e amerikanëve të kërkesës greke për t’u shqyrtuar në Konferencën e Paqes kërkesa greke për Vorio-Epirin. Henderson iu drejtua Enver Hoxhës me fjalët: «Gjeneral, cili do të qe reagimi juaj sikur Shqipëria të kërkonte të fuste në rendin e ditës të Konferencës së Paqes një pretendim për një rajon, fjala vjen të Kosovës; dhe sikur delegacioni i SHBA-ve të votonte kundër lejimit të Shqipërisë për të shprehur pretendimet e veta në Konferencë? A nuk do mendonit se ju, së pakut qe dashur t’u jepej e drejta që pretendimi juaj të diskutohej e studiohej?» (cituar sipas: Albania: US Position on Recognition of the Tirana Government”: Department of State, External Research Study XR/ RESS- 17, Washington D.C. Decembre, 28, 1973, f. 16) Enver Hoxha iu përgjigj: «Analogjia nuk ka vend sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë për Kosovën». (po atje. f. 16). Përfaqësuesi jugosllav në Tiranë, Velimir Stoiniq, në qershor 1945, i raportonte me shqetësim Beogradit për sjelljen e përfaqësuesit britanik në Tiranë: «Gjenerali Hodgson u habit se përse qeveria shqiptare, deri më tash nuk ka dhënë kurrfarë deklarimi mbi qëndrimin e vet për Kosovën». (Raport i Velimir Stoiniq, përfaqësues i RFPJ në Tiranë, qershor 1945, cituar sipas: “Vladimir Dedijer”, “Jugoslavensko-albanski odnosi”, “Borba”, Belgrade 1949, f. 134. Më poshtë Stoiniq raporton se Gjenerali Hodgson pati shtuar se Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit kanë rëndësi më të madhe sesa Epiri i Veriut. Pra, apologjia e regjimit komunist Duke shprehur antikosovarizmin e vet, regjimi komunist shqiptar, për dështimin e utopisë komuniste të lugës së florinjtë ua vuri fajin… ! -
Poezi Nga Nexho Shabani, meqe paska plase poezia po i knoj edhe une nja 1 ZOTERI ky poeti juaj homerik,ne zhargonin letrer quhet bejtegji! Por kame bindje,qe ju shtyne urretja,per HOMERIN SHQIPETARE AT.GJERGJ FISHTA! Kur po lezoja teme tuaj mu kujtua i MADHI HOMERIK SHQIPETARE AT.GJERGJ FISHTA! Ku thoshte : ........................................... Se nuk jane jo, mende prej firi! per me u rritun neper murriza! S'eshte be i dishem kushe pa hiri, nejteun,peshtetun tu njef miza! ...............................................
-
Gjurma e pashlyeshme e nji frati të madh shqiptar!!! Në përvjetorin e vdekjes së At Danjel Gjeçajt (Theth 14 tetor 1913-Romë 30 gusht 2002) P. Danjel Gjeçaj pat lind në Theth të Dukagjinit me 14 tetor 1913, gjuhën shqipe e mësimet e fesë i mori s’parit prej famullitarit të vet, P. Dedë Bërdicës, e ndoshta tue pa fratin e Thethit i erdhi edhe dëshira për me veshë zhgunin e Sh’Françeskut. Në 1924 djaloshi dukagjinas ra në Shkodër, tue u bâ nxânës i kolegjës françeskane, e cila mâ vonë do t’a kishte nëndrejtor të vlertë të vetin, të drejtë e të rreptë, me nji kujdes e nji mendim të vetëm në zemër: të mirën e të ardhmen e dishepujve të vet të vogjël. Mâ vonë ai vijoi liceun «Illyricum», nji votër e madhe e nji punishte e papame për kombin tonë, prej kah dolën trajta të reja njerzish, të formuem me ideale atdhetare e me moral të naltë, gjâ që, shumë prej tyne do t’i ndihmonte me përballue me nder e pa u thye sprovat e randa që diktatura komuniste e urrejtja shumëshekullore do të derdhte me terbim. Profesorat e këtij liceu ishin fretnit e mëdhaj tue fillue prej poetit tonë kombëtar: Gjergj Fishtës, tue vazhdue me filozofín e hollë e të kthiellt: P. Anton Harapin, me lirikun e ipeshkvin e ardhshëm: P. Vinçenc Prennushin e tue vijue me rradhë: P. Marin Sirdani, P. Ambroz Marlaskaj, P. Pashk Bardhi etj. Në 1933 P. Danjeli mbaroi noviciatin e mbas tri vjetsh kreu liceun me vlersime të nalta, gja që bâni të parët e tij me e dërgue për studime në Siena të Italisë. Në Siena ai do të qindronte deri në vjetin 1939, kur u shugurue meshtar me 25 korrik e tha meshën e parë. Vjetin tjetër P. Danjeli u dërgue në Fulda të Gjermanisë, ku studjoi deri në 1940. Dëshira i tij ishte me i shërbye provincës së tij e popullit të krishtenë e për ketë arsye u kthye në atdhe, n’ato çasa tragjike kur lufta vllavrasëse sapo kishte fillue. Pak mbas marrjes së pushtetit prej komunistave, si pasojë edhe të terrorit që u zhgreh anekand vendit, P. Danjeli shkoi famullitar në Plan, ku vazhdonte me qenë në shenjestër të pushtetarëve të rij .Miqtë e tij bashkëfshatarë, nacionalista të vendosun, e ndihmuen me kalue kufinin në vjetin 1948 tue e përcjellë në Jugosllavinë e Titos. Kaloi kufinin së bashku me 36 vetë të tjerë, të prîmë prej Nik Sokolit e Gjon Dostanishës, e ndër të tjerë bajshin pjesë n’atë grup edhe shkrimtari i ardhshëm Martin Camaj e rapsodi i maleve Gjergj Pllumi. Nuk pranoi me bashkëpunue me UDB-në për ketë arsye u dërgue së parit me punue në hekurudhë në Barashumanoviq e mandej asistent i inxhenjerit gjerman Vogel, rob luftet, në Fushë të Zezë afër Podgoricet. Kaloi në Herzegnovi e Surdulicë e mandej ju bâ e mujtun me ushtrue mësuesín në katundin e Preshevës. Në Preshevë, mësues Marku u bâ fort i dashtun me të gjitha familjet myslimane shqiptare që e mbajshin si vëlla të vetin, para të cilit, në shêj nderimi e respekti, nuk i mëshehshin gratë. Në 1955, i ndihmuem prej Ernest Koliqit, mujti me kalue në Italí e me u vendos në Toskanë. Në ketë kohë komiteti «Shqipnija e Lirë» e ngarkoi me ribotue kryevepren e Fishtës, «Lahuten e Malcís». P. Danjeli kujdesoi botimin e kësaj vepre, që si pak të tjera âsht shtyp mrekullisht pa gabime. Shtypajt i korrigjonte së bashku me të ndyerin Petro Vuçani, korrektorin i vemendshëm e të censhëm të «Shêjzave». «Lahuta» doli prej shtypit në 1958 e pati nji shtampë të dytë në 1989. Në ato vite P. Danjeli bashkëpunoi dendun me dom Zef Shestanin në programin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe. Lutja e fjala e ngohtë që Selija e Shêjt shqiptonte nepërmjet tij për besimtarët katolik të Shqipnisë, u bânë shumë të dashtuna për familjet shqiptare, të cilat mëshehtas ndigjojshin nji zâ shpreset e ndihmet shpirtnore. Ndërkaq ai bashkëpunon edhe me E. Koliqin, tue shkrue artikuj në revisten «Shêjzat» e tue mbajtë konferenca anekand Italisë e deri në SHBA, në favor të lirisë së popullit shqiptar që po shtypej barbarisht prej zgjedhës komuniste. Kjo gjâ shqetsonte shumë qeverinë e Tiranës, e cila kërkoi edhe me e zhdukë fizikisht me anën e agjentave të saj. Por frati i maleve, tashti i vendosun në Qytetin e Amshuem, nuk u tremb e nuk u shtang, por vazhdoi punen e vet për të mirën e kombit e të fesë. Në 1958 botoi nji vepër fort të rrallë për kah pikëpamja e vrojtimit psikologjik dhe e vërtetesisë historike e etnografike: “Andrra e Prêtashit», autor së cilës âsht P. Anton Harapi. Kurse në 1994 botoi në Romë «Valë mbi valë», tjetër vepër e martirit P. Anton Harapi. Ndërkohë kishin pa dritën e botimit edhe vepra të tijat origjinale kryesisht tue trajtue argumenta të jetës malcore e figura reale të atij ambient. Kështu ai botoi veprat «Prel Tuli i Salcës» (Romë, 1988), «Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalës» (Romë, 1996), «Te del Kiri» (Shkodër, 2000) dhe la ne dorëshkrim nji vepër shumë të interesantshme me titull: «Dikur në Dukagjin». Në 1992 botoi nji punim, për të cilin kishte punue, tue mbledhe landë e tue e latue, tanë jetën e vet. Bahet fjalë për «Jetën e veprën» e Gjergj Fishtës, nji monografí komplete e shkrueme me njohunín e dëshmitarit syjorë e me zotsín e studjuesit të vërtetë, me dashnín e françeskanit e me ndjenjat e dishepullit. Kjo vepër âsht sot për sot nji ndër të vetmet që ka historija e letërsisë tonë përmbi atë që âsht prîsi i saj i pashoq. Ai vetë, në ketë gjysë shekulli që jetoi në Perëndim, së bashku me dy fretën tjerë shqiptarë, Prof. Jakob Marlekajn në Bari e Dr. Paulin Margjokajn në Vjenë, mblodhën libra, dorëshkrime, dokumenta tue formue rishtas atë që u bâ bërthama e bâshme e bibliotekës së ré françeskane në Gjuhadol. Ky âsht misioni i fretënve, ata janë kenë e janë: ndër mâ punëtorët, q* duen me zhdrivillue jeten e shoqnueshme të komit, siç vërente Faik Konica në 1914. Ka pesë vjet tashma që At Danjel Gjeçaj prehet në tokën e vet, bri asaj palme martirësh prej së cilës ai s’u nda asnji prej çasteve të jetës së vet. Tue folë për P. Martin Gjokën, dom Lazër Shantoja ka shkrue do rreshta që mundena me ia mveshë pa zori P. Danjelit tonë: “E kaloi jetën – bujar me gjak e me shpirt – pa bujë. Nji fytyrë e qeshun, e ambël, e përvujtë: françeskane në tanë kuptimin e fjalës. Janë fytyra të tilla që i apin gjallní të shenjët atmosferës typike të heshtjevet kuvendore. Janë këto fytyra të qeshuna, të paqta e të pa-hile, që na bâjnë të bukur e të lakmueshëm kuvendin”.
-
I dashur evlat! Me kaq them ta mbill se më vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bërë më xhin kush humbet. Të fala gjithë njerëzve tanë, gjithë atire që më duan e i dua. PS. Po t'u bë mbarë, më dërgo nja di çupa nga ato që iu jep me qira diplomatëve të huaj kur vinë në Tiranë për t'i futur në thes. Të dinë të këndojnë po dhe të jenë një çikë të mbajtura. Me një fjalë të mos i mbajë Kaini me bukë, po ta nxjerrin vetë bukën e tire. Përqindjen e fitimit ta dërgoj në rastin më të parë. Këtu bëjnë goxha para çupat. U mejtoj të mos i mundoni kot duke i dërguar në Itali e Greqi. Diskutoje me shokët. Kujdes mos iu zbulon linjën Interpoli se më kanë thënë që kanë nisur ca hetime për atë punën e organeve. Nga Kaini ke shumë të fala të përzemërta. Rroftë Partia jonë e lavdishme e Punës! Rroftë populli shqiptar! Rrofshi ju...
-
I dashur evlat! S'i paskej ngrënë akoma fëmijët e tij me ç'mora vesh. M'u ankua për biznesin. -Ky cerberi është më keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk na lë të ngrëmë kokë. Le që seç e ka shpallur dhe zonë pedonale këtë cepin e ferrit ku është pubi im dhe më mori në qafë, ra klientela. Tani njerëzit do hyjnë më një biçim karte elektronike. Dmth., siç hinin në kohën time me leje të drejtorisë së ditë në Bllok njerëzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bërë në Tiranë. Më tha Bedriu që erdhi tani këto ditë sa bëri dorëzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bërë. I kishe vënë një derr zinxhiri udhës për në Bllok. Ashtu të lumtë se u bëmë si këmbët e dhisë. Në Bllok s'mund të hijnë të gjithë, se ç'u pa puna. Vuri nja di ushtarë në krie rrugës, se ngjan më mirë, dëgjo mua. Pse si të dukesha unë tia, që s'lija njeri asaj udhe veç njerëzve tanë. Tani kthimi në identitet mund të quhet i përfunduar, se u ktheve tek unë në shumë gjëra, o evlat!
-
I dashur evlat! I ngrihem i vete atje me atë bastunin që më kanë dhuruar punonjëset e kombinatit "Misto Mame" për ditëlindje. Ç'e ke këtë këngë ti! -Hip-hop shoku Enver, më thotë. -More s'të thom për hop-hopin unë, po ku e ke marrë. Ti vetë e dogje Romën, pse bën sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bëre çirak Shqipërinë!... -E di ti, more firaun, që kjo është pirateri. Të të zërë Sefedin Çela, të bën gjëmën. Kish kopjuar këngën tënde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos të ta dëgjoj më, se më kujtohet përmbitja e Tiranës Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ç'do i keshe bërë. Pimë nga një gotë. Ah ç'burrë i lartë je more Kain. Ah që s'të njoha në të gjallë, se do jeshë bërë një oficer i shkëlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipërit e mi ishin dhe ata që kishe, - më tha, - s'më mbetet qejfi, për kokë të fëmijëve.
-
I dashur evlat! -Pse s'thua që qënka burrë zotni ki Neroni?! -Po ç'punë do bëjë? - i thom të jëmës. Oh ai është këngëtar i lindur, ka një zë që ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj. Veç ta dëgjosh kur këndon live. Qoftë e bërë, qënka burrë zotni ki që ka djegur Romën. Harrova të thom se e zgjeroi tani në behar bujtinën Kaini, e natën ka kthyer në pub. Pinë gjithë udhëheqësit birrë me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa. Neroni këndon live nga ora 12 deri në 4 të sabahut allafrënga. Veç të shohësh dens, rep, hip-hop. Unë për vete jam bërë ca R&B, po këta metalistët, Hitleri me shokë, s'i duroj dot as këtu, na çanë veshët! E që thua ti, dëgjoj një natë afër sabahut... Neroni live, këndonte një këngë për Romën. Roma, në zemrat tona edhe e djegur sido të jesh ti je e jona.
-
I dashur evlat! -Atje, dmth., në BRSS, që nga Lenini e këtej na e fillonin historinë. Ç'faj kam unë i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budën, se ai i di këto, është marrë më varre, me ilirë e me pellazgë tërë jetën. Vjen Aleksi me temena. Ju patjetër e dini shoku Enver, vetëm se nuk ju kujtohet për momentin. -Lëri more denglat, po thuaje, se tanët jemi këtu të gjithë, e s'na del llafi. - Neroni është një perandor mizor që dogji Romën, dmth., qytetërimin romak që vrau nja tetë gra e tre-katër mijë ushtarë robër, ndërsa kjo është e ëma. Thonë se kanë pasur një inçest të dy, ndaj janë këtu në ferr.
-
I dashur evlat! -Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unë. -E fale, po e vrave më pas. Dmth., e ruajte për një vakt tjetër. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mësuar gjarpëri të bënte paudhësira. Ja si Ramizi që mësonte Nexhmijen time. Le kur më dëftonte për përmbitjen e madhe. M'u kujtuan këto vitet '90 kur shpëtove vetëm ti evlat, nga raca jonë e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Që të vazhdonte raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dëftojnë andej nga kampi i myslimanëve këtë, se nuk më qasin, meqë s'jam bërë synet, po pak rëndësi ka. Shiqir që shpëtuat ju nga ajo përmbitja e madhe. Më vjen një natë në derë një grua me leshra lëshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku Enver, ti që je më i mënçmi, më i drejti, më i forti më i... Lëri moj këto, i thashë, po thuamë ç'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atë Kainin që ka hapur tavernën. Dua të më marrë në punë djalin, se kemi mbetur keq. Ç'je ti moj malukate, i thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetër, vëndallije denbabaden. Jam e ëma e Neronit, perandorit të dikurshëm të Romës. Pies Foto Çamin, se atë kemi më të kënduarin e birosë. Ç'është ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot të shkolloi partia deri në Bashkim Sovjetik tia!?
-
I dashur evlat! S'e ke idenë çfarë njeriu i mirë është Kaini. Më dëftoi biografinë atë ditë që qe i dehur. Ngjanim në shumë gjëra ndaj më pëlqeu firauni. Më dëftoi për perëndinë, se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindërit e tij. Eh e ke mirë ti, o Kain vëllai, se ta krijuan të tjerët kopshtin. Po unë që e krijova vetë Edenin atje sipër, dhe ika e e lashë të ma bëjë rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit. Po nejse, nejse dhe një çikë degjenerim do ketë pasur, se ai thotë që ata rrinin lakuriq në atë Kopshtin e Edenit. Kanë histori interesante këta të fesë! Ti, besoj, mbase i di, se je vetë kaur, po unë s'i kam ditur. Më kënaqi Kain vëllai me historitë e biblës. Më tha se të parët e tij iknin lakuriq meshkuj e fëmra. Unë s'ja besoj të tëra, se e di ti që jam ateist, po nejse. Këtu, si në burg, ngaqë s'ke ç'të bësh, i dëgjon historitë dhe nga dhjetë herë e të duken interesante. Më tha që ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si të duash, hëngri koqen e mollës fshehurazi dhe zoti e dënoi. Të kish ngrënë në kohën time ndonjë gjë të ndaluar, unë i këpusja kokën, i thom Kainit. Epo Zoti ka më shumë mëshirë se ti, nuk është sa ti i pashpirt.
-
I dashur evlat! Nejse, vaçë një ditë fund jave vveek end siç i thua zotrote, e gjeta të ziun Kain të dërrmuar. Kish pirë ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bërë tapë. Ja kish shkrepur të qarit me kokën mbi tavolinë. Ngreje kokën, i thom. -Po unë kam vrarë vëllanë tim, më vjen keq, më vjen turp. Bithë e plasur, i thashë. Po unë vrava barinë që e keshë në vënd të babait e s'më gjeti gjë. Le pastaj të tjerët pas tij. Kur qan ti unë duhet të vë kujen i thashë. Ngre kokën se je burrë. E mblodhi veten. Nga ajo ditë me qeras gjithnjë. -Nga je ti, shoku Enver? - më piet një ditë. -Nga Shqipëria, i thom. Andej marr furnizimet me zarzavate për dyqanin, tim thotë. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim. Atje s'ka pëllëmbë tokë të lirë se e mbusha vetë më bunkerë. Le që dhe po të kish, se mos do t'i punojnë ata. Po s'qeshë unë t'ju fut drunë, s'punojnë shqipëtarët, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen në Maqedoni, po tenderin e ka fituar një shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bë qejfi që për dobiçllëqe të tilla, ju punon mëndja djemve atje sipër.
-
Une zoteri jame Shqipetare (dhe nuk zbatoj ate thenjen qe prej nate sime vjeherr flej me mullegjiun) per ju nuk me intereson !! si Shqipetare,une jame interesuar per kombin dhe kur kame mundesi ne kohe lexoj gazeta,intervista,qe cekin interesat komtare ,ka edhe gazeta me interes internacjanal ,por une nuk i jap kohe ase edhe nje sekonte posi nuk me intereson internaconalizmi proletare dhe veqanrisht ai enverjan!
-
"Kaini" është ki ini I dashur evlat! Po le ç'kopil është treguar. E ka bërë tabelën në të dy krahët në një krah për kaurët: Adami & Eva, në krah tjetër për myslimanët Ademi & Hava. Hanë e pinë të di, palët pa mur në mes, si ai që po ngrihet në Lindje të Mesme siç më shkruaje. Po këta mislimanët vetëm çaj pinë, e ankohet për xhiron, ndërsa këta të krishterët dënden me verë. Më bie njëri një broke të madhe. Pije shoku Enver, - më tha, - se është gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashë, po e kam lënë gjakun, s'e pi më. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirë gjak sa të duash atje sipër, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjë çikë!? Më thanë se atire tregëtarëve dhe ndërtusave jua pi gjakun me opingë. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetëm të mira të bën, dëgjo mua.
-
Pse Rusia Kembengul Ne Vonesen E Dhenies Se Pavaresise Se Kosoves
AAAA replied to g°n's topic in Politika e Jashtme
Kosova nuk ndodhet në SHBA! Nga Helmar Dumbs, Die Presse Ndodhi dhe njëherë ajo që kishte ndodhur dhe më parë, kur bie fjala te “patatja e nxehtë”, me emrin Kosovë: Ndërsa shtetet e BE janë të bashkuar vetëm në një gjë, rreth faktit se ndonjëherë duan të jenë të bashkuar, SHBA foli qartë: Po, ne do e njohim Kosovën, nëse ata do të shpallin pavarësinë. Jo se ndokush mund të kishte dyshime serioze për këtë, sepse qëndrimi i SHBA është i qartë prej kohësh. Por me këtë deklarim, Uashingtoni vendosi një shenjë të rëndësishme: një pozicionim të qartë. Kjo është një vlerë, pavarësisht sesi mund të gjykohet qëndrimi i tyre. Tetë vjet pas luftës së Kosovës, shqiptarët dhe serbët kanë të drejtën të dinë se ku janë. Këtë e di shumë mirë SHBA, e di mjaft mirë dhe Rusia, e cila i ka thënë një “Njet” përfundimtar kësaj çështjeje. Por Kosova nuk është as në SHBA dhe as në Rusi dhe shtetet e BE duhet të kuptojnë se kjo do të thotë se nuk mban më që për çështjen e Kosovës, ata të mos kenë një pozicion të përbashkët. Në këtë kohë, pothuajse çdo ditë, një tjetër shtet i BE hedh në kakofoninë për Kosovën, një ide të ngjizur me detyrim dhe pa kreativitet. Por evropianët kanë shumë pak kohë. E mundshme është që ata të ngrejnë flamurin e bardhë. E nëse nuk arrijnë në një linjë të përbashkët, Politikat e Përbashkëta dhe të Sigurisë janë për t`u flakur. -
Braun i dërgon mesazh Berishës ! • Kryeministri Sali Berisha ka marrë dje një mesazh përshëndetës nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Braun. Në këtë mesazh kryeministri anglez vlerëson luftën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. "Ju falënderoj shumë për letrën tuaj, dërguar më 4 korrik. Marrëdhëniet e ngushta që Mbretëria e Bashkuar ka me Shqipërinë janë të një rëndësie të veçantë dhe ajo që unë shpresoj është që ato të forcohen vazhdimisht. Unë vlerësoj në veçanti luftën tonë të përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe kundër terrorizmit ndërkombëtar. Siç jeni në dijeni, Mbretëria e Bashkuar është një mbështetës i fuqishëm i objektivave të Shqipërisë për integrimin në NATO. Po interesohem nga afër mbi progresin e Shqipërisë dhe shpresoj që Ju do të vazhdoni të realizoni reformat që ju janë kërkuar me pikësynim ftesën për Shqipërinë në Samitin e NATO-s në Bukuresht", thuhet në mesazhin e kryeministrit britanik. Sipas Braun "ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që më keni bërë për të vizituar Shqipërinë. Për momentin axhenda ime është e plotë, por unë shpresoj se do të jetë e mundur një vizitë e imja në të ardhmen".
-
Shqipërisë i ofrohen mundësi "grant" dhe "kredi të buta" nga qeveria japoneze "Marubeni", paraqet tek Berisha projektet në energjitikë Fusha e energjitikës dhe investimet në këtë fushë kanë qenë pika kryesore e bisedës mes kryeministrit Sali Berisha dhe dy përfaqësuesve të kompanisë japoneze "Marubeni", të cilët në një takim në selinë qeveritare i kanë paraqitur kreut të qeverisë projektet e tyre në Shqipëri. Kryeministri Berisha i ka pritur përfaqësuesit japonezë dje paradite në zyrën e tij, ndërsa ka mirëpritur projektet e tyre. Kryeministri Berisha i ka falenderuar dhe mirëpritur propozimet e këtij grupi, për investime dhe financime në Shqipëri dhe ka theksuar edhe një herë më shumë se, "fusha e zgjedhur prej kësaj kompanie, pra energjitika, është prioritet edhe për qeverinë shqiptare, ndaj bashkëpunimi në këtë fushë konsiderohet shumë i frytshëm".
-
Berisha, homazhe për Pavarotin në ambasadën italiane Kryeministri Sali Berisha gjatë ditës së djeshme bëri një vizitë në ambasadën italiane për të shprehur ngushëllimet për humbjen e tenorit të shquar italian, Luçiano Pavaroti. Duke vlerësuar Pavarotin si princin e tenorëve të planetit, Kryeministri u shpreh se, "me shuarjen e tij, Italia dhe e gjithë bota muzikore humbi një prej njerëzve më të mëdhenj dhe figurave më të shquara".
-
Ministri hollandez premtoi ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, në fillim të vitit 2008! Timmermans: Shqipëria, ndryshime entuziazmuese Ministri hollandez për Çështjet Europiane, Frans Timmermans, nuk e fshehu dje entuziazmin për ndryshimet pozitive që ka bërë Shqipëria përsa i përket procesit të integrimit në BE dhe NATO. Gjatë një takimi që zhvilloi dje me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri hollandez premtoi ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, në fillim të vitit 2008. Ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, zgjidhja e statusit të Kosovës, rritja e bashkëpunimit bilateral mes vendeve dhe prania më e madhe e biznesit hollandez në Shqipëri, ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në takimin që ministri hollandez Timmermans zhvilloi me ministren e Integrimit, Bregu. Ai vlerësoi maksimalisht rolin e Shqipërisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe stabilitetin në rajon. Ai shprehu bindjen në rolin e faktorit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Nga ana e saj, Bregu e njohu ministrin hollandez me hapat e deritanishëm në procesin e integrimit, duke shtuar se qeveria shqiptare e ka në krye të axhendës së saj procesin e integrimit dhe po punon për të përmbushur kushtet që rrjedhin prej tij. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO, si dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve ishin gjithashtu në qendër të takimit që Timmerman zhvilloi me kryeparlamentaren Topalli. Ajo e njohu shkurtimisht anëtarin e kabinetit hollandez me zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Duke u ndalur te reformat në fushën e drejtësisë dhe të ekonomisë, Topalli tha se mazhoranca është e vendosur të vazhdojë me guxim reformat e nisura, në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në krijimin e një klime të favorshme ekonomike për investime të mëdha. Nga ana e tij, ministri Timmermans tha se ishte impresionuar nga ndyshimet e bëra në Shqipëri, vitet e fundit. Ai garantoi mbështetje maksimale për Shqipërinë në proceset integruese. Lidhur me ratifikimin e MSA-së, ministri i Integrimit Europian të Mbretërisë së Hollandës tha se tashmë është thjesht një çështje teknike dhe se nuk ka asnjë pengesë politike. Nga ana e saj, ministrja e Integrimit u shpreh e kënaqur që ndërkombëtarët kanë deklaruar se çështja e Kosovës është një çështje e Europës dhe jo e ndarë prej saj. Ajo theksoi se statusi i Kosovës duhet zgjidhur njëherë e mirë dhe se BE duhet të ketë një zë unik për këtë çështje. "Shpresojmë që të marrë fund sa më shpejt kjo statusquo dhe Kosova të shpallet e pavarur", tha Bregu. Lidhur me kohën se kur do të mund të integrohet Shqipëria në BE, Bregu tha se vëmendja e qeverisë dhe Ministrisë së Integrimit është përqëndruar në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, reformave ekonomike dhe politike, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit në BE. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ajo propozoi nënshkrimin e memorandumeve dypalëshe, ndërsa ministri hollandez për Çështjet Europiane ofroi ekspertizë në fusha specifike si energjitika dhe ambienti.