Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Pëllumb Syku

  1. nuk eshte nje justifikim ky chicca pasi edhe grate i perkushtohen punes por frytet e tyre nuk marrin te rritur njesoj si ato te meshkujve. nuk e them per mburrje pasi mendoj se edhe grate kane shume aftesi ndoshta edhe te barabarta me ato te burrit por deri tani nuk i kane deshmuar, por ajo çka me ben te nervozohem eshte se ju mburreni me aftesite qe nuk keni.
  2. falimenderit breshka! shume e sjellshme nga ana jote.
  3. nuk kam interesa te mbroj homoseksualet por homoseksualizmi nuk eshte kunder krishterimit siç pohon ti goni pasi kohet e fundit kam pare nje emision tek voyager (raidue) ku flitej se ne kohen e krishtit maredheniet seksuale nuk perbenin as krim e as perversitet ne zonat ku Ai shetiti dhe pamvaresisht nga kjo Krishti mesa di une nuk ka shprehur asgje kunder ketij aspekti. mund te mos jete normale por kjo nuk eshte semundje, eshte loje hormonesh siç thote shkenca dhe nuk perben rrezik per te tjeret qe nuk jane te tille. pse te mos aprovojme diçka qe do i bente te lumtur atehere perderisa zgjedhjet e mia personale nuk cenohen nga ky fakt natyror? une nuk mendoj se ndonje nga homoseksualet eshte homoseksual per shkak te zgjedhjes se tij por per zgjdhje te Zotit ose te natyres ne rastin e te pafeve. pse atehere kisha qe perfaqeson zotin j'ua mohon kete te drejte?
  4. tani po me detyroni qe dhe une te nxjerr maskilitetin tim ne shesh. po ku dreqin po shkelqeni ju femrat me shume se meshkujt? ne cilen fushe? jepmeni pak shembuj te pakten! te gjithe shkencetaret, kimistet, piktoret, skulptoret, matematikantet, fisikantet, austronautet, gazetaret, muzikantet, poetet, lojtaret e pokerit, shkrimtaret, historianet, piratet e kompjuterave qe me vijne ne mend; me te shquarit edhe ne kohet e sotme jane meshkuj. atehere ku dreqin gjindet kjo forza mendore e femrave qe nuk po duket gjekundi?! ku bazoheni(ju femrat)kur thoni qe femra eshte me e zhvilluar nga ana mendore me shume se mashkulli? a keni fakte apo si zakonisht flitni pallavra e piqni petulla ne tym? une do doja qe te kishte barazi mes sekseve edhe pse keshtu(siç qendrojne faktet tani)nuk kam as mundesi te krenohem kundrejt femrave pasi eshte do ishte shume e thjeshte.
  5. duhet te pranoj injorancen time pasi nuk e dija ekzistencen e kesaj pikture(motra Tone)qe duket shume interesante dhe e bukur. jam kurioz te di me shume per te.
  6. Anton e kam ditur se situata e studentave shqiptare ishte mjerane por nuk e dija deri ne ç'pike. mendoj se me e keqja ketu eshte korrupsioni pasi te vjellin aftesine(noten e merituar) e ta burgosin diku larg kur nje tjeter lartesohet pa merite. te tjerat i imagjinoja. chicca! e bukur firma jote: E pyeti dashuria miqesine???Perse eksiston perderisa jam une???Miqesia iu pergjigj:- Te mbush me buzeqeshje atje ku ti le lot,,,
  7. per mendimin tim me shume se interesat personale (amerikane) Bushit nuk i intereson gje tjeter nga shqiperia. une kam degjuar se vizita e tij do jete dhe fillimi i nguljes se nje baze ushtarake ne shqiperi. shpresojme se me ane te kesaj te pakten te nxjerri perfitim edhe shqiperia te pakten ose siç tha antoni te na ndihmoje ne rregullimin e bregdeteve e ti shendrroje ne vende turistike.
  8. chicca, sigurisht qe partneri qe skllaveron nuk ndien dashuri kundrejt skllavit te tij/te saj se perndryshe do te ishte paradoks. gjithashtu nuk mendoj se nga ky skllaverim demtohen te dy partneret siç pohon ti. ai qe skllaveron sipas mendimit tim e shijon kete fakt dhe dhe ndjehet mire, ndjehet tmerresisht i forte kundrejt vullnetit te partnerit te saj tashme te roberuar. ka edhe raste ekstreme kur nje partner nuk e dashuron me partnerin qe ka dhe nuk di menyre me te mire per t'ia thene keshtu qe ne injorancen e tij (ndoshta dhe i shtyre nga kureshtja se deri ne ç'pike eshte e/i dashuruar ose nga perfitimi ndaj kesaj situate) zgjedh kete rruge.
  9. kete teme doja te replikoja ku thoje se forca e femres mbizoteron kudo. gje qe nuk eshte aspak e vertete. per kete thashe se nuk e duroj feminilizmin edhe pse nuk jam maskilist.
  10. cilat jane hallet ose veshtiresite me te medha te shqiptareve si jashte shteti si te atyre ne shqiperi? une sinqerisht e shoh shume ne veshtiresi nje student qe vjen ne itali me burse e me ate burse duhet jetoje pa te ardhura te tjera e pa nje pune edhe pse personalisht kam punuar perpara se te nisja shkollen e shpenzimeve te mia te tanishme nuk do i mjaftonin as shtate bursa bashke. po te tjerat probleme cilat mund te jene. ndoshta racizmi ndoshta veshtiresite gjuhesore veshtiresite kulturore etj.
  11. mendoni se kjo poezi e imja i pershtatet kurbetqareve shqiptare te sotem? Heret a vone. Heret a vone, po nuk lashe nam ne ndonje ves te çthurur a prapesi, prap tek sofra jone me u kthye kam me te kuqin ne gjak o vellezerit e mi. se jam si trofta e tretun nga rrjedha qe ne lindje, larg nga e saja strofull, qe tash rrjedhes kundra i shkon se zemra don te kthehet ku lindi per te ngordhur.
  12. eshte vertete e turpshme ajo çka ndodh me nje nga bregdetet me te bukura e me te frequentuara shqiptare siç eshte edhe ai i shengjinit. sidomos kesaj vera ndotja do te jete jashtezakonisht e madhe si rrjedhoje e shume mijerave litrave nafte te derdhura ne te nga karburanti qe mori flake. edhe sikur kjo te mos kishte ndodhur njesoj i ndotur do kishte qene sepse anijet e madhrave qe ngarkohen e shkarkohen ne shingjin jane shume e shume te vjetra dhegjithashtu shume prane plazhit ku plazhistet kerkojne te argetohen. per fat te keq pushteti qendror apo ai lokal e ka mendjen tjeter kund ( ku nuk e di) por per ato pak gjera me te cilat mund te mburremi nuk mendon dhe len qe te shkaterrohen ngadale. eshte mekat pasi do te ishte vertete shume bregdet i bukur me pak me shume kujdesje edhe nga ana e plazhisteve qe jane si nje kope bagetish ose te pakten si te tille sillen shumica.
  13. Shume hipoteza nga njerez te ndryshem jane hedhur mbi ardhjen e nje presidenti amerikan ne shqiperi. Ju si mendoni? çfare interesash mendoni se ka per ne (shqipetaret) ardhja e bushit ne shqiperi? çfare interesash mendoni se ka nje shtet si amerika nga nje shtet si shqiperia? (pasi dihet se amerika nuk hyn ne nje shtet tjeter po nuk pati interese). apo ndoshta eshte nje vizite rutine padomethenese?
  14. çfare ke o det qe ushton pa pushim? çfare ke o det qe ushton pa pushim? Akoma s'je ngire?! Pse kundron aq i terbuar e perjargesh si vampir? A nuk mund te valevitesh lehte kur sheh njerez te lire e te etur per jete?! Jo,jo. Ti nuk e din ç'eshte dhimbja as jeta ndaj dhimbje shkakton e jete ndalon. Kerkon anembane gjahun e motshem, kalon çdo kufi sikur jetet mjerane jane dhjam ne gushen tende. Nuk e di: A nuk ke shpirt, a nuk te dhemb? Nuk e di nese fjalet e mia i shoshit sadopak neper mend? O det! Thuame si t'ja bej qe te zgjoj ndergjegjen tende te fjetur? Si t'ia bej qe t'i flas qenies tende gjysme te vdekur? ...por: Nese s'je shurdh, degjome! Nese s'je i verber shikome! Shume na ke marre, pak te kerkojme. Paqe.
  15. nuk eshte e vertete absolutisht qe ne shqiptaret kemi nje nder fjaloret me te piste. une edhe pse ne itali kam shoqerine time shqiptare ketu ne itali e jo te gjithe jane te kulturuar ose te shkolluar por sidoqofte gjuha jone e folur nuk eshte aq shume e banalizuar akoma nga fjalet e pista qe ajo permbledh sa kjo qe perdorim ne gjuhen italiane. gjithashtu nga çka kam degjuar, as gjuha italiane nuk eshte ajo me e pista. me e pista thohet se eshte ajo francezja pastaj anglishtja e amerikanizuar pastaj italianja diku me pas ndoshta renditemi ne pastaj. shume fjale te pista qe di ne italisht nuk e kane perkthimin fare ne shqip duke e folur me mire gjuhen shqipe. mund te thohet se edhe shqipja ka fyerje qe nuk perkthehen gje qe eshte e vertete por ka nje ndryshim te madh fjalesh mes ketyre dy gjuheve. disa fjale te pista ne gjuhen italiane tani perdoren si gjuhe e mirefillte gje qe ne shqip eshte me pak e perhapur.
  16. chicca prej viktimes kundrejt mizorit ka nje ndjenje dashurie sidoqofte e kur kjo ndodh pasi ai/ajo pranon te viktimizohet. nga diçka i ka te mbullur syte e nese nuk mund ta quajme dashuri te skllaveruar nuk di si mund ta quajme.
  17. nje lufte e re kjo e meshkujve kunder femrave pasi nje nje te shkuar jo te larget do te ishte shtypur pa shume jehone e pa shume probleme. por sidoqofte seksi i me i dobet fizikisht qe eshte femra ka te drejte qe kembengul ne kerkimin e te drejtave qe i perkasin pasi nga forza mendore nuk jane te mangshem bile shume konkorrent te mire me shembujt me te theksuar mashuj, ne nje epoke ku forca fizike nuk kryen ndonje rrol te madh. frika ime eshte se femrat jane shume hakmarrese dhe nuk do ndalen aty ku u takon por do te shkojne pertej duke kerkuar "roberizimin" e meshkujve ne emer te patriarkeve te tyre femra te cilat vuajten kete dite ose ato qe kane per te ardhur sepse ndoshta barazia mes sekseve nuk ka lulezuar akoma si do te lulezoje ne nje te ardhme te afert.
  18. keto çka thoni jane te verteta por ajo çka une u kerkova eshte: a ka te drejte nje drejtues feje te nxise popullin ne racisem kundrejt ketyre personave homoseksual? sipas meje nuk eshte e drejte qe nje fe te beje dallime te tilla e te nxise ndjekesit e kesaj feje ti bejne keto dallime, pasi ne nje rast te tille edhe feja vete do te mund te gjykohet nga njerez qe mendojne se e kane kete te drejte. sipas meje; feja duhet te kufizohet te shpalle ate çka beson pasi(sidomos ne itali) nese kisha nuk jep konsensus per martese as komuna nuk e ka kete te drejte. kisha nuk duhet te jape drejtime ne nje organizim shteti apo gjera te tilla. duhet vetem te besoje ne ate çka beson e le ta shpalle ate por pa kembengulur te influencoje ne politike pasi eshte diçka e kundert me politiken.
  19. Kjo eshte sarcazem me dyshime ekzistenciale siç eshte edhe: A e krijuam ne Zotin apo Ai neve?
  20. Te tjera dite pas lashe. Edhe sot si dje e pardje: po n'ato gjurme prap shkela, po ato fytyra prap pashe, po ato rruge prap preva, por te tjera dite pas lashe.
  21. sipas mendimit tuaj si eshte e mundur qe kohet e fundit edhe ne vende me teknologji te zhvilluar eshte gjithnje e me e spikatur urgjenca e thatesires(emergenza siccità) kur rrezikojme nje permbytje nga ngrohja globale?
  22. ishte e vjeter kjo. sa keq qe e pashe vetem tani perndryshe do kisha lene nje pershtypje intelligjenti.
  23. kur po shfaqej shrek 2 çova mbesen 8 vjeçare ne kinema por ishte i çuditshem per shume persona ne salle fakti qe ai qe zgerdhihej me te madhe isha une. me pelqejne filmat e tille edhe pse te animuar.
  24. ina! une nuk jam maskilist por nuk duroj as feminilizmin. femrat lexojne sepse jeta u duket si nje roman madje siç thote Woody Allen "edhe nje film me drita te kuqe e shohin deri ne fund duke pritur se mos do te perfundojne te gjithe te lumtur e te martuar". anash shakave: sidoqofte edhe une jam nje lexues i mire.
×
×
  • Create New...