jepni mendimin tuaj!
Karramele kuqja.
Ne mergim dashuria per atdheun eshte ne doza te medha dhe dashje pa dashje, deri ne nje fare pike, i peshoj me mire fragmentet e jetes personale te nje te shkuare mbreselenese, jo shume te larget, te cilat kthehen nga nje vend i erret ne nje cep te kujteses me nje force goditese te rrepte qe, ne nje fare menyre, per nje fare kohe, e zhubulojne jeten modeste e te manget te dites se sotme. Ashtu si te tjera here, u bera edhe sot, pre e se kaluares sime dhe perjetova nje nga ditet e shumta te shkolles fillore. Hyra serish si me nje makine kohe ne vitin 1988, ne ate shkolle mjerane, ne mes te fshatit qe dukej si fakire e nuseruar prej zerave te hareshem te vogelusheve. Tavanet i kishte te plasura si duart e babit tim, xhamat e dritareve te zevendesuar me celofan te rrjepur nga vitet, çementoja e varfer dhe e ashper e dyshemese tashme e zverdhur ishte bere mbledhese e urines se urinuesve te rregullt te çdo klase te pare qe ajo priste e percillte, bankat rrinin te privuara nga ngjyra e saj zanafillore ashtu si trupat tane foshnjore privuar here-here prej rrobave te çngjyrosura e te mbytura nga shiu, te varura ne ndonje te skalitur muri ne menyre qe te thahen perpara asaj stufe qe veç tym qiste kur dru kishte. Arsyetisht nuk na bente pershtypje ajo gjendje qe linte per te deshiruar, bile, shpesh-here ishte si shembelltyre e nje jete te persosur, bere nga mbeshtetesit e zjarrte te sistemit qeverises te asaj kohe qe vetem qeverisje nuk ishte. Ate dite ndihesha me fatlum se shume prej prej shokeve te mi, pasi ne xhepin tim kisha nje karamele ngjyrekuqe, te pjekur mbi zjarr nga karrameleberesit amator prej hallit, por une kete as qe doja ta dija e veç krekosesha me gjoksin perpara si gjel, perpara syçkave lakmiqar te kolegeve te vegjel. Mesuesi vertitej perpara me nje sjedhje karakteristike te tij, nderkohe qe ne doren e tij lekundej nje thupur prej kauçuku qe kishte nje shkelqim rrezatues, por rrallekush e shikonte pa e urryer, ngaqe kishte vringelluar sa here mbi dockat tona te njoma. Viktima e dites ishte Markeli e qendronte perpara te gjitheve duke rrobuar ne shikimet tona per gjetur ate qe duhet te thoshte e qe nuk dinte, ose qe kishte harruar per shak te asaj thupre qe veç dridhej. Si thupra edhe ai dridhej tani pasi e dinte ç'e priste. Nuk ishte hera e pare qe ai ose dikush nga ne keqtrajtohej ne kete menyre per nje mangesi formative. Une e dija se duhej thene "nenta" pas "tetes" por nuk arrija te gjeja menyren per t'ia thene Markelit pasi syte e Cikllobit te frikshem gllaberonin çdo gje qe merrte vrull ose lekundej ne ate pak hapesire ku vinte era tmerr. Edhe veshet e tij te shpifur te mbuluar nga qimet e thimosura ishin leshuar si rrjeta mbi ate cekine zanore ne kerkim te pershperitjes me te vogel. Veshtrimi i vaket i Markelit me kishte gerryer thelle pasi imagjinonte qe une mund ta dija prandaj me nuk mund durova e murmurova mes dhembeve "Nente". Lehtesim u ndje ne ajer ndoshta prej te gjithe nxenesve, edhe nga diktatori, edhe nga Markeli. E kuptova se me degjoi prandaj ora ime e poshterimit po afronte me hapat e mesuesit "nese keshtu mund ta quajme". Me rrembeu per krahi sikur donte te ma shkulte qe andej, nderkohe qe ne fytyren e tij te gjysme-shenderruar ne ujk mbante nje shikim me nje joshje prej mazokisti. Me terhoqi zvarre mbi ate truadh qe kuterbonte mykosje derisa arrita tek kembet e Markelit ku me leshoi siç leshonte vellai im i madh Nardi thaset e miellit ne punen e tij te re. Keqardhje e pashprehur ishte ne hapesiren mes meje e Markelit. Mesuesi i kenaqur prej arritjes se tij bemore u kthye drejt viktimave te tij te ardhshme e me krenari tha: "Ja biri i kulakut qe kerkon te sabotoje sistemin tone te perkryer te arsimimit." Atyre fjaleve nuk ua dija domethenien ashtu si nje pjese e mire e nxenesve por sidoqofte e dija se nuk ishte gje e mire, pastaj shtoi "prandaj dhe duhet te ndeshkohet siç meriton!" Nje moment heshti sikur donte reagimin ose miratimin qe nuk do te kishte pasur nga 6-vjeçaret e frikesuar pastaj thirri "Markel ti duhet t'ia japesh kete mesim" duke i drejtuar thupren qe linte nje eko si pasthirrme tek perkundej ne ajer. Markeli duhej ta merrte ate objekt qe ngjizte makthe dhe kjo gje dihej por gjeja qe une nuk dija per Markelin ishte se ai ishte vogelushi me trim dhe besnik qe une do te njihja, ndaj, dhe kundershtoi, duke shtrire te dyja duart e tij perpara si per te thene "Nese ai ka faj, atehere faj kam dhe une!" Dreqerit qe mesuesi mbarte me vete filluan te vershonin neper damaret e tij te fytyres si te çmendur saqe dukej se edhe qielli jashte po zymtohej. Duart tona me nuk i mjaftonin. Donte te na shqyente por njekohesisht nuk mund te humbte kontrollin perpara gjithe piçirrukeve per dy piçirruke, keshtu qe, na tha se do ishim te denuar pas mesimit duke shenuar me gisht bankat tona. Nuk e di a kishim arritur akoma ne vendet tona kur zilja, si pika ra per veshet tane dhe mesimi mbaroi. Te gjithe u nguten te dilnin jashte asaj atmosfere kercenuese megjithese me nje qetesi marramendese. Vetem une e Markeli duhej te qendronim me Kollosin e egersuar si pak here me pare. Nje te shkrepur dera pas hapava te nxituar grabitqari u hedh mbi ne fturimthi si "kulshedra" ne perrallat e gjyshes. Dora e tij nuk kufizohej se vershuari egersisht mbi trupat tone njomake duke lene vrage e varre pa hezituar. Te qyrrosur e te perlotur dolem gjalle por sakatosur prej atij holukausti qe dukej sikur do mbaronte veç me ne. Nuk mendoj ta kem pershendetur Markelin kur u ndame por duhet ta kisha bere. Qava gjithe rruges por ngushellim nuk pata derisa arrita tek krahet e permalluar te nenes sime, nenes me te mire ne bote. Ajo e kish pare veshtrimin tim te braktisur, fytyren time te plagosur dhe lotet qe me nuk dija ti ndaloja ne mes atij shiu qe papritmas kish rifilluar. Ajo ishte akoma e qyer me aromen e punes ne trup nderkohe qe fort me shtrengonte mes kraheve te saj paqesore. Qante me mua nderkohe qe kerkoja te padisja mesuesin mes lemzash zemrake e çirrjesh meqe deshperimi kish arritur kulmin. Ma fshiu fytyren embelsisht me ruben qe mbante ne koke duke peshperitur ne vazhdimesi "çdo gje do te rregullohet", por kjo nuk ndalonte dot dihatjet e mia. Dihatesha ndersa nena ime zhvishte kembet e mia nga ato çizme me xhepa te hapur ngaqe me vishnin te vogla e ata çorape te leckosur. Me ledhatonte fytyren e me thoshte te mos qaja, nderkohe qe ajo e ndizte dhe me shume zemerimin tim, me te qarat e saj e lotet e zjarrte qe binin mbi kembet e mia te ngrira nga te ftohtit. Kembet kuterbonin ere te regjuri por nena nuk ndalej se puthuri nderkohe qe mes gjinjeve te saj te ngrohte kishte strehuar. Ashtu i illnuar dhe i ngushelluar siç isha tashme, u genjeva nga gjumi. Kur u zgjova vereva se nena mi kishte hequr petkat e qullura e te gjakosura dhe me kishte futur ne shtratin ku flija me dy vellezerit e mi Nardin e Tonin. Jashte ishte gati nate e vellai im i vogel Luli po qante ne djep pa u pajtuar nga askush pasi askush nuk ishte ne shtepi sepse te gjithe punonin. Punonte edhe nena ime por qe kishte leje nga "sistemi" te kthehej veç ne mesdite per aq kohe sa mjaftonte per te ushqyer me qumesht gjiri Lulin. Uria Lulin duhet ta kete marre ashtu si dhe mua ndaj qan mendova dhe u çova i çorientuar prej krevatit duke duke shpartalluar neper sirtare por me kot ushqim nuk kishte. Kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte ne te kundert, ndodhte teper shpesh.E qara e Lulit ishte e paduruar dhe ndihesha disi i detyruar te gjeja nje zgjdhje sa me pare qe ta beja te pushoje. Kerceja mes dhimbjesh perpara tij duke qeshur e levizur si goridhe ose te pakten si goridha qe une kisha ne mendje pasi ne te vertete nuk kisha pare kurre nje, por, sidoqofte ai njelloj nuk rreshte se qari. Vaji me mori prap dhe mua ngaqe nuk po gjeja nje zgjedhje qe ta ushqeja. M'u kujtua se kisha pasur ate karramelen e shquar te kuqe ne xhepin e pantollonave dhe nxitova i frymezuar te shikoja se mos me kishte rene nga xhepi ose se mos mamaja do e kishte hedhur ne legenin poshte trumes me gjithe pantollona e keshtu do ishte shuar. Per fatin tim, mamaja veç sa i kishte ndare ne nje qoshe brenda nje plasmasi pantallonat e mi te rreckosur. Vrapova ti marr dhe me ngut futa doren ne ate xhep legjendar por tashme ishin dy copa si per magji. Vetem me vone arrita te kuptoj se ajo e ndare ishte shkak i thupres se profesorit. E mora vrullshem ate karramele te ndare ne dy copa dhe ju drejtova Lulit me buzeqeshje. Buzeqeshja me pak ironi si per ti thene qe tani te gjitha deshirat e tua me te thella do te ishin misheruar. Ai me shikonte e ndoshta e dallonte ate qeshje nen buze e cila disi e turbullonte ndaj rrinte ashtu i hutuar derisa si per surprize "Ja zgjedhja!" bertita i eksituar, por ai as qe donte t'ia dinte, filloi te bertiste dhe me fort. E ngrita djepin rreth 140° prej tokes dhe u zotova qe ta ushqeja me gjysmen e karrameles. U habita shume kur hyri Toni brenda ne shtepi dhe si i marrosur me bertiti duke me akuzuar "Kerkon te vrasesh vellane, budalla?" tha ai dhe u turr duke flakur tutje zgjedhjen e perkohshme te te ushqyerit qe mbarte ne krah per te verifikuar se mos Luli kishte ndonje cope prej asaj karramele "per mua aq te shtrejte" ne fytin e tij apo ne gojen e tij te vogel e qumeshtore. Atehere nuk e kuptova pse Toni nuk donte qe une ti jepja karramelen Lulit edhe pse u mundua te ma shpjegonte. Sidoqofte nuk vonuan shume dhe e gjithe familja u bashkua me naten e bujshme ne konakun e varfer. I pane vragat e mia me keqardhje por i injoruan me lote ne sy sepse ishin te pafuqishem perballe atij sistemi te "mallkuar", siç kuptova me vone. Duhej kurajoja e Markeleve qe e gjithe ajo ajo orgji çmendurishe te mbaronte. Ajo nate ishte e magjishme. E gjithe familja qeshte me lot ne sy kur Toni bente paditjen time te karrameles tek shikoheshim me nje dashuri çudiberese qe na ushqente mrekullisht. Disi m'u menjanua dhimbja dhe u bashkova me qeshjen e tyre edhe pse nuk po kuptoja arsyen.
Sot me mungon shume ajo e qeshur dashurie e familjes perpara rrjedhive me te cilat perballem çdo dite.