Pëllumb Syku
Admin-
Content Count
547 -
Joined
-
Last visited
-
Days Won
1
Everything posted by Pëllumb Syku
-
Shkencetaret dhe ambientalistet po na paralajmerojne nje fund te mundur (ne nje te ardhme) te jetes mbi toke. Shkrirja e akullnajave, bira e Ozonit fundi i rezervave natyrore si nafta, gazi etj parashikimet e Nostradamusit, luftra te tjera boterore (te mundshme) etj, mendoni se vertete kanosin fundin e ekzistences se races njerezore mbi toke e vete jetes se tokes, apo nje zgjidhje do gjindet ashtu siç eshte gjetur gjithmone deri tani? Jepni mendimet tuaja!
-
pyetja - çfare emri i shkon me shume nje prezervativi? pergjigja - Liza. Arsyetimi - Sepse hyn "ne boten e çudirave", (perchè entra nel paese delle meraviglie) E degjova sot, por mendoj se ne gjuhen shqipe e humbet pak kuptimin pasi shqiperimi i "Lisa ne boten e çudirave" nuk ka qene i sakte.
-
Filmi XXX eshte ne listen e filmave qe me pelqejne por jo ne te paret ashtu si edhe aktori Vin Diesel. Radhitja e aktoreve eshte mjaft e gjate perpara tij per mendimin tim, si psh: Johnny Depp, Bruce Willis, Robert DeNiro, Al Pacino, Anthony Hopkins, Brad Pit Tom Hanks Robert Redford, Jim Carrey, Morgan Freeman, Kevin Kostner, Nicolas Cage John Travolta, Jack Nicholson, Dustin Hoffman, etj. Lista eshte e rastesishme.
-
Une po bej nje permbledhje me kenge hite te te gjitha koherave qe ndoshta do te vendos tek veriu por me pare do me duhej ndihma juaj per ta bere ate sa me te plote. Cila kenge mendoni se duhet te jete patjeter ne kete liste? (Lista nuk ben dallime rrymash muzikore dhe shtrihet ne rang boteror.)(mund te jete edhe melodi, por jo klassike) Shkruani titullin dhe autorin.
-
Kam zbritur, duke te t’dhene krahin (Eugenio Montale) Kam zbritur, duke te t’dhene krahin, te pakten nje milion shkalle e tani qe nuk je eshte boshlleku ne çdo shkallez. Edhe keshtu ka qene i shkurter udhetimi yne i gjate. I imi zgjat akoma tani, as me nevojiten me rastesite, prenotimet, kurthet, disfatat e kujt beson se realiteti eshte ai qe shihet. Kam zbritur milione shkallesh duke te t’dhene krahin por jo sepse me kater sy shihet me shume. Me ty zbrita sepse nga ne te dy te vetmet bebeza te verteta, edhe pse te zymta, ishin te tuat. Shen martini i Karsos. (Giuseppe Ungaretti) Prej ketyre shtepiave nuk ka mbetur veçse ndonje rrenoje muri Prej shumve qe me korrispondonin nuk kane mbetur as shume. Por ne zemren time asnje kryq nuk mungon. Eshte zemra ime vendi me i rrenuar.
-
Ne 2007 u aplikuan rreforma te reja per arsimin shqiptar. Polemika te medha qene hapur e disi tani u paquan. Si i gjykoni ju keto rreforma? Une kam nje kusheri qe po ben fakultetin ekonomik kundra vullnetit te tij dhe domosdo qe ai ma ka shtjelluar si diçka jo te mire kete gje. Cila mendoni ju se do ishte zgjidhja e persosur si psh, ndertimi i universiteteve te reja etj?
-
Cilat mendoni se jane barrat me te renda per te mbartur mbi shpatulla per ne mergimtaret? Largesia ndaj atdheut e familjes, epiteti i keq, disi i merituar qe na eshte vene, gjuha me te cilen na duhet te perballemi çdo dite, kulturat e huaja qe po na depertojne ne palce apo gjera te tjera te ngjashme me keto? Jepni mendimet tuaja!
-
Sa mund te jete e vertete shprehja "Dy zemra e nje kasolle" ne ditet e sotme? Mendoni se dikur eshte qene me e lehte te jetohet pa nje shume te konsiderueshme parashe sesa ne ditet e sotme? Krahasojeni me nje periudhe kohe sipas zgjedhjes tuaj?!
-
Mendoj se me kete poezi e shprehi shume mire mendimin tim per politikanet tane. Mllef! Hapu toke e merrme tani se zemra ime me s'duron keso perdhosjesh ballafaqas, keso peruljesh nderkombetare, nga keta zagar rrugaça qe terbim po i japin dheut! Hapu toke e merrme tani se krahu im force nuk ka aq sa duhet per te ndeshkuar keto egersira qe veç fryhen nga illnimi im, nga plasja ime qe me djeg si furre perbrenda! Hapu toke e merrme tani, kursemi dhimbjet e turpshme qe po hasi ne keto rruge kurbeti! Lerma pak fytyre te panjollosur qe ngjirin tend ta kem me veti! Hapu toke e merrem tani, ti le zagart te hane ç'te mmunden e kur, çka mbetur te jete mbaruar, njeri-tjetrit do i versulen.
-
Herezi. Buzethare rrija larg saj sot, hiç fatlum, por veç fatzi; Ta puthja doja e s'mundja dot ndaj dhe fyeva dreq e zot dhe mesyva te bej kerdi. Ne altar nuseron tradhetisht. Perkrah ka nje f'tyr-qyqar, qe ushqen dogmen mjerisht e pandeh te zgjedhe me gisht, duke u bere ai vete zagar. E dashura ime behet kurban makabrisht me zemren time; ja pse u ndjeva dhe une tiran ndaj tash shpall me force qe kam, rrebelim per keto kremtime. Prind't e saj qofshin mallkuar qe i shperfillen lutjet tona, qe sot kumtojne te plotesuar, k'te herezi te perversuar, duke vrare dy zemra t'njoma. Çohu pra peshe e mos ngurro, o shpirti im qe shpirt nuk ke, e ngjyeje veten me urtesi ngado, ne pjalme vargjesh pastaj gufò si magme vullkani, i tille qysh je. Po mallkoj ty siç mallkoj veten, nga kryqi yt qe me eshte varr; blasfemisht mallkoj dhe jeten, mallkoj kete dhe ate tjetren tash qe n’tempull do hyj te t’marr.
-
Flisni per: Pro apo kunder prezervativeve? Pse? Vantazhet e disavantazhet e tyre.
-
Mendoni ta keni perjetuar dashurine e vertete? ...sidoqofte çfare eshte atehere dashuria e vertete?! Ne bibel shkruhet se dashuria e vertete mund gjithçka, madje se eshte aq e forte saqe mund te spostoje edhe malet. Mendoni ta keni perjetuar nje ndjenje aq te thelle?!
-
Mendoj se i gjithe brezi yne jemi pjelle (faktesh te gjalla) sakrificash te medha familjare. Sidomos gjate komunizmit shume familje shqiptare e ne veçanti ato veriore kane vuajtur shume; si burgosur, internuar, klasifikuar me apitete (kulake), etj por prinderit tane jane munduar gjithsesi, me te gjitha mundesite e tyre te kufizuara qe te mos na mungoje asgje. Mendoni se u'a dime per sakrificat e i vuajme pamundesite tona per te bere me shume per ta apo se do mund t'ua shperblejme ndonjehere? Mendoni se ajo kohe do mbetet vertete plage e zeze ne jetet e shqiptareve apo do mbyllet nese mendoni se akoma nuk eshte mbyllur? Permendni disa nga sakrificat e tyre ose tuajat dhe komentoni temen.
-
Bashkatdhetare te mi, "No comment", per mua nuk eshte tema qe pershtatet per keto raste pasi nuk duhet te rrime pa bere komente; ne te kundert duhet ta ngrejme zerin sa me shume te mundemi nese duam vertet t'i shmangim keto perdhosje te races njerezore. Edhe ne pjesen e botes ku ekzistojne te ashtuquajturat "te drejtat njerezore" shpeshhere shohim qe lindin simpati per nje ekzagjerim vertet ekstrem si ky. Prandaj jo me te heshtur por ta ngrejme zerin duke shpallur inatin per raste te tilla shfrytezimi ose skllaverimi ne emer te nje drejtimi fetar qe fton te TIJTE ne keso absurditetesh. Ndoshta mendoni se fjalet tuaja nuk do merren per baze...por ne te voglen e tyre ato jane dekrete-ligji. Nuk jane te pranueshme per nje shoqeri te tilla diskriminime kundrejt botes femerore, prandaj flisni o vellezer; Zeri juaj eshte me i shenjte sesa fete dogmatike qe tashme na rrethojne!
-
Inçest. Kohet e fundit ne Shqiperi po jehon me rende kjo teme si edhe abuzime seksuale ne vendet e punes apo perversione te tjera seksuale. Mendoni se kjo perdhosje race ka qene gjithmone ne te njejten doze e po del ne shesh vetem tani apo tani po behet "mode"?
-
Zhigolo. Shpeshhere sidomos femrat e shohin kete profesion si aftesi ose argument mburrje kur njekohesisht ky profesion ka te njejtat parime me ate te prostitutes. Pse femra nuk frekuenton zhigolote aq sa meshkujt prostitutat? Ka femra te shemtuara ashtu siç ka meshkuj te shemtuar. Jepni mendimet tuaja rreth argumentit!
-
Po e ve doren prap ne plage. Une kam nje shok qe eshte sapo fejuar ne shqiperi me nje vajze qe pamvaresisht çdo gjeje e ka njohur personalisht, por nderkohe ketu ka nje tjeter femer me te cilen bashkejeton ne erresire te syve te njerezve. Fejesa eshte kryer sipas standarteve te tradites veriore sidoqofte d.m.th nepermjet familjes. Gjykoni e leni per te gjykuar! Ndoshta ne te njejten kohe po ben te njejten gje edhe e fejuara. (jo bashkejetese). Historia shkon akoma me keq.
-
Po e ve doren prap ne plage. Une kam nje shok qe eshte sapo fejuar ne shqiperi me nje vajze qe pamvaresisht çdo gjeje e ka njohur personalisht, por nderkohe ketu ka nje tjeter femer me te cilen bashkejeton ne erresire te syve te njerezve. Fejesa eshte kryer sipas standarteve te tradites veriore sidoqofte d.m.th nepermjet familjes. Gjykoni e leni per te gjykuar! Ndoshta ne te njejten kohe po ben te njejten gje edhe e fejuara. (jo bashkejetese). Historia shkon akoma me keq.
-
"Natale con i tuoi e pasqua con chi vuoi" - "Krishtlindjet me te tute dhe Pashket me ke te duash" - shpreh kjo thenia italiane por une ne pamundesi per te qene ne familjen e plote kete vit do ndjek oferten me te mire qe do me prezantohet. Sigurisht do kaloj kohe edhe me te afermit e mi ketu por edhe me shoqerine gjithashtu. dhurata....ehm, do shohim sa kam mundesi te bej.
-
Fragmente alegorike! Mbylle deren pas teje kur te dalesh, flake çelesin sa me larg te mundesh! Me ler vetem ne k’te bote te marresh, po ashtu si erdhe, ashtu te zhdukesh! Kur te dalesh perplase deren pas teje, e merrmi pjeset e grimcuara te zemres, flaki tutje dhe ato, sa me larg prej meje e sa me larg nga syte mizor te endrres! Te lutem, te lutem veç deren mbylle, akullnaja e ndarjes le te bjere mbi mua, veç jo më zjarr, se jam bere si qyqe, jam bere si hije qe purgatorit vuan. Pas teje shkapete deren kur te ikesh! Sigurohu ta kyçesh mire, se kam frike nje therrime ndjenje po te mos e fikesh, do me xhindose si me e mprehta thike! Asnje çast t’mos e kthesh koken prapa se shikimi im do gllaberonte shprese, serish, e serish do me pervelonte lava derisa t’shkrumbohem n’vetmine e zeze! Ik pra tani, o qenie me bukuri djallezore, nese do ikesh e me ler qe te vuaj i qete, ose pohoje nese luan ndonje loje foshnjore pohoje dersa akoma kthim mund te kete.
-
Vargu im çalues. E qendis bregdetin e ketij muzgu me gjurmet e mia, qe prape vetmuese enden e veniten, si rete mbi horizont, njera pas tjetres. E behen trishtuese ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese mbi therrmiat e reres, si çdo sekond, pa Ty qe vazhdimesine me frymezon. Nje tjeter bregdet shtrihet pertej. Gjurmet e tua i shprush e njejta vale, qe perçart percjell ndjenja te trazuara, me pulhirten dembele qe dal-ngadale mesyn drejt diellit qe avis mes duarve. E palos distancen, se kam shume mall, te di, se ku mrizon zemra ime e ndare. Ketu ne skaj te vargut tim çalues, ky qiell nuk flet por vetem tkurret ne bluhin e vet, e behet me i thelle tek me len ne medyshjen e zeze. Ah qiell, po me gllaberon zjarrin qe me ndezi madherishem. Ah muzg, po ma çakerdis fatin me lojrat e tua krejt te pa-hijshme, per nje viktime si mua, viktime dashurie.
-
Emocione flagrante. Perdet sfokuese shpalosen ngadale ne horizont e merr nje tjeter pamje qetesuese, kjo krahine qe perzien ngjyra joshese nga njeri e tjetri front deri ne ekstremin e imagjinates mbi hijeshine. Bragtis ekzistencen time dhe ndalem te sodis ato depertime delikate, qe gradualisht perhapen mbi kete begati natyrore te ngjyer mrekullisht me emocione flagrante, qe gjoksit s'mi ndahen. Shqisat e mia perhumben ne valle te shfrenuara e falem me secilen dashuri si per te fundit here, shtegtoj pastaj plagosur nder strofulla te huaja; mergoj mjerisht lengatash si shpendi kraheprere, por rrembej nje copez peisazhi dhe e fsheh ne gji se me eshte i vetmi ngushellim dhe e vetmja fuqi.
-
Te me falesh. Ne ato çaste te me falesh ne ato çaste nuk jam une por nje tren qe del binaresh e ta kontrolloj me nuk mund. Ne ato çaste te me falesh per asgje nuk dua t'ia di ne te dhemb a shkrihesh fare; e nese digjesh, jemi dy. Ne ato çaste te me falesh kur si thupur fort do te t'tund sikur jeten pastaj t'ma marresh prap se prap me ty do humb. Jane çaste unike n'turbullire ndaj s'heq dore, jo, kurrsesi. Jane si lulja ne shkretetire. Jane ç'ka jemi dhe une e ti. Ne ato çaste s'kam meshire kam egoizem ne maksimum jam altruist nese ke deshire qe pastaj lehte te t'perkund. Ne ato çaste te me falesh, si nje cigare po te shkund, si nje leter kur t'me kallesh me ler te digjem deri ne fund. Para se te vish matu dy here se jam dragua qe leshoj zjarr edhe po s'erdhe do behem ere do depertoj qe te vi te t'marr.
-
Une ne te kundert isha ne erresire persa i perket kesaj reklame ne google. Shihni se sa gjenishem ia kane arritur te kodifikojne fjalet qe google do kishte filtruar! Nuk imagjinoja kurre qe kishin arritur deri ketu. Kushedi se deri ku do kene arritur ne te vertete por siç dikush e din une nuk jam aspak gjeni Kompjuterash.
-
nese mendoni se prostituta ka profesionin me te vjeter ne bote, pse e mendoni keshtu. Cilat jane arsyetimet qe u kane çuar deri ketu? Mendoni se te paret e races homosapiente kishin nje jete te mjaftueshme luksi per te paguar ose me mire e thene tjeter-shperblyer "prestacionet" e nje femre?