Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Pëllumb Syku

  1. Sipas jush: a mund te rrish me nje person, si te dashur, vetem ngaqe ai/ajo nuk eshte e gatshme psikologjikisht te ndahet, nderkohe qe tjetri i ka deklaruar qe ndjenjat dashurore nuk egzistojne me? E nese rrin me ate, "per meshire" sic po e quaj, a mund te jete e falshme tradhetia me dike, per te cilin/cilen ushqen ndjenja?
  2. Une jetoj ne tirane qe nje vit e njekohshisht edhe ne tale te lezhes. Dua te them se kur jam ne Tale jam ne parajse ne krahasim me tiranen. Atje ka disa gjera qe e bejne tiranen metropol por nje metropol te degjeneruar me shume me teper ane negative sesa pozitive qe as po ndalem t'i permend pasi jane nje pafundesi.
  3. Kam vene re ne, ne shoqerine time te re ketu ne Shqiperi, si edhe ne pergjithesi se femrat Shqipetare kane tendence te thone genjeshtra lidhur me virgjerine e tyre. E di se jetojme ne nje shoqeri ku opinjoni publik luan akoma nje rol te madh (per fat te keq) qe influencon mbi maredheniet ne shoqeri por valle kaq shume ndihen femrat te mbikqyrura sa te genjejne edhe persona qe nuk jane pjese e opinjonit publik apo thjesht eshte bere nje menyre mbrojtjeje instiktive?! Me falni qe u zgjata pak shume me pershkrimin tim.
  4. Paskesh qene e thene Paskesh qene e thene: njeriu mohon vetveten, shkel fjalen e dhene dhe perdhose t'verteten. Paskesh qene e thene, e para, fjala e fundit, me nje bese te rreme, me helm lyer plumbit. Paskesh qene e thene: nga i ligu vjen e liga, me goditjen me te rende mbi gjymtyret e mpita. Paskesh qene e thene: syte kater sa te rrosh se kopilin n'dere ta lene, le pastaj, ç'te durosh! Paskesh qene e thene: jeta eshte e eger; nis veset me nxene e do digjesh porsi leter.
  5. Pëllumb Syku

    Sex per Para

    Ne Shqiperi kohet e fundit "dynjaja" po e interpretojne disi me ndryshe kurverimin, pra si nje rast te ri te vecante ne historine njerezore apo me mire Shqiptare pasi rrethanat edhe pse te ngjashme me ato te nje kaluare te afert (ne rangun boteror) per moralin e te interesuarve eshte thjesht dicka e paevitueshme. Komentojeni sipas qejfit tuaj kete teme por kini parasysh te gjitha veshtiresite e personave te siperpermendur: te cilat mund te jene te ngjyrave nga me te ndryshmet. Po permend disa: Veshtiresia e perballimit te jetes ne nje ambjent ku bashkejetojne cuditerisht mire paradokset nga me te medhate te njohura ndonjehere. Moda e fundit nder shtresa te popullsise se re shqiptare. (merreni me mend se cila eshte) Doket, kultura dhe injoranca.etj, etj.
  6. Shoke te ngushte sipas mendimit tim nuk eshte nje nocion i kohes por nje evulim shoqeror mes dy personave; kjo mund te ndodhe per nje jave sic mund te nevojiten ndoshta edhe vite te tera, pasi interpretimet e atyre gjerave qe mund te fliten apo behen ne faqen apo kurrizin tone nga njerez te vecuar mund te interpretohen ne menyra te ndryshme ne distanca kohe te ndryshme. Por nuk mohoj qe me kohen nje shoqeri e ngushte te mund te behet nje themel i nje shoqerie te "perkryer" mes dy personave. Gjithashtu pohoj se mes dy personave sado te afert me shpirt e me ide eshte shume e veshtire qe te besohen krejtesisht brenda nje kohe relativisht te shkurter pamvaresisht se mund te ashtuquhen "shoke te ngushte". Koha eshte mesuesi me i mire per keto lloj eksperiencash.
  7. Sic thote edhe `xoxi` ketu eshte e veshtire te pergjigjesh pasi pothuajse te gjithe njihemi me njeri tjetrin ose mendojme se mund te njihemi ne nje te ardhme jo te larget dhe eshte e veshtire te jemi te sinqerte dhe as te genjejme pasi s´mund te nxjerrim ``perfitime´´. Dikush tjeter mund te kete turp me e than pasi te tjeret mund te habiten me numrin tmerresisht te madh apo te vogel pasi jetojme ne nje shoqeri qe s´rresht se veni epitete, edhe te pa shprehura. Dikush tjeter mund te themi se ia ka marre "doren" apo "duart" saqe ia ka turbulluar trurin. ...prandaj Une me mire po hesht ashtu sic dhe heshten gjithe te tjeret duke lene nje medyshje "perverse" ne personazhin imagjinar qe dikush mund te krijoje mbi imazhin tim. p.s ishte thjesht nje shaka kjo. Mos u inatosni me mua!
  8. Ne shqiperi eshte bere e modes qe cunat qe e quajne veten capkene te turren per te rene ne hiret e vajzave te fejuara, pasi (sic thone ata) ato kane para dhe jane te tjeshta per tu futur ne thes. Arsyetimet qe kam degjuar neper shqyrtimet qe kam degjuar te behen kane qene te shumllojshme por jo kuptimplote. Jepni mendimet tuaja!
  9. Pëllumb Syku

    Sekser

    Sekser, sot eshte fjala me e perhapur neper muhabetet e korridoreve dhe neper klubet e tejmbushura. Nje fjale qe ne gjuhen e sotme te huazuar shqipe shpreh korrupsionin ne rruge jo te drejtperdrejta, por nepermes nje personi te trete, i cili nuk ka nje lidhje te mirefillte me korruptuesin e te korruptuarin, por sherben si ure lidhese per parate. Keta persona dhe kjo situate mendohet te jene sjedhur me dipllomaci per te anashkaluar problemet kombtare te korrupsionit ne mase perballe komunitetit europian apo syve te botes, duke e perdorur si "larje duarsh". Ju si e shikoni kete fakt qe nuk ndodh vetem ne shqiperi por qe tani ne shqiperi eshte shume ne fame dhe po ben buje?
  10. Per mendimin tim, kjo eshte nje pjelle dipllomatike e "dhelpres se vjeter" - Amerikes. Te shpresojme te pakten qe kjo te sjelle ndonje te mire sado te vogel. Sidoqofte, hyrjen ne BE e shoh aq larg sa te mjegullt.
  11. chicca_x2004 Jetojme brenda kesaj shoqerie te gjithe ne shqiptaret mergimtar, sepse ketu ne mergim po e shfaqim surratin e vertete ne shqiptaret verior dhe besome: jo per mire (ne perballimet shoqerise). E kemi marre gabim gjithe ate informacion qe na u shfaq vrullshem nga hapja e dyerve. Po behemi gazi i vetes. Edhe diçka tjeter e vret shume egon time mashkullore (pa racizem). Grate e shqiptareve ketu ne mergim kane shkare drejt nje rruge te turpshme e te pakthyeshme. Meqe (me kryeneçesi) po ndjekim akoma traditat tona dogmatike, gruaja eshte ne shtepi duke mos bere asgje nderkohe qe burri eshte ne pune qe punon shume sahat. Ketu lind edhe rutina shtepiake e tyre (ana e kuptueshme) ndaj dhe kerkojne te dalin por menyra ne te cilen shpesh e me shpesh po dalin, ne kohet e fundit, po bejme vertet muuuuu (ana e pakuptueshme), dhe po behen KURVA te verteta, por falas. Sigurisht s'mund ti fus te gjitha ne te njejtin thes por shumicen po, te pakten ne ambjentet ne te cilat verdallisem. Shkaqet jane te shumta e te ndryshme. Kush te kete deshire mund te permende ndonje, por siç thote populli "sa pare ban?". Para pak kohesh shkrova kete poezi te çuditshme qe shume shoke te qarkut tim e kane vleresuar si reale. E urrej ate nusen e re. E urrej ate nusen e re, qe banon perballe shtepise sime. Nuk do doja te urreja askend, por ne kete rast, urrejtja eshte me e forte se une. Po, e urrej ate nusen e re, te sapomartuaren, qe sakaq ka nje foshnje ne djep. Kete s’dua ta komentoj. E urrej kur gargaliset e hallakatet me djelmoçat e lagjes, poshte ne rruge; kur pergjigjet me endje, her ne njerin celular e her ne tjetrin; e kur perdridhet si kurve – shfaqje per kalimtaret; kur ben gjoja se nuk degjon vajtimin e te birit, - “fatzi, me nje nene te tille”, qe çirret brenda ne shtepi, dhe ajo njesoj vazhdon te kokoriset si pule, poshte ne rruge, “e pashpirt”. E urrej kur ve ne loje me endacaket e papune, te shoqin, qe punon dhjete sahat, e qe e dashuron marrezisht, “i shkreti”. E urrej kur nuk mund t’ia shqis syte nje çast, bukurise mahnitese qe e mbeshtjell, “i dobeti une”; por me fort e urrej veteveten kur bie ne kurthin e joshjes se saj dhe behem pre e syve te saj te kalter. Aty zhgrryhem ne qenien time dhe leshoj ofshamen me te kobshme. Sa shume e urrej ate nusen e re, qe banon perballe shtepise sime.
  12. Pershendetje Anton. Si me je o byrazer? Dilema eshte e gjithanshme ne rastin konkret, por me pak mes femijes dhe babait "artificial". Femija nuk ka faj ne kete mes, ndaj (mendoj) dyshimet qe vijne e shkojne ne tru i perkasin jetes, ekzistences dhe marteses. Kristjana, tradhetia vret me shume kur tradhetohesh dyfish, sigurisht por ne kete rast eshte i rende edhe njefish. Nuk eshte thjesht nje tradheti eshte "krim".
  13. Shpresoj qe pyetja jote te ishte thjeshte ironike, armenito, pasi dashuria me seksin ndryshojne shume e ne shume drejtime. Mendoj se pergjigja me e sakte mes ndryshimit te seksit dhe dashurise eshte koha dhe dendesia e ndjenjave pushtuese. Dashuron (edhe fizikisht) gjithe kohes kur je i dashuruar kurse kryen maredhenie seksuale edhe me te bukren e dheut per nje kohe gjymtyrisht te shkurter dhe me nje dendesi kalimtare.
  14. Kristjana mesa duket ti kerkon te acarosh meshkujt. Gjithkush nga ne mund te fshehi gjera te vogla,por ama kjo eshte diçka shume e madhe. Ina ke te drejte. Te jesh baba dhe te jesh steril eshte e mundur pa u ndjere i tradhetuar. Ndoshta ti Kristjana nuk arrin ta kuptosh se çfare do te thote te mendosh se femija qe mban ne preher mbart gjakun tend e te zbulosh se ai femije nuk te perket aspak. Nuk e di a mund te kuptosh sa here mund ta kete pare ne sy ky burri ate gruan te cilen mendonte se e dashuronte e duke shtizuar zjarrin qe i buronte nga zemra e ajo te kete thene ne vetvete "brinjecjapi" i dreqit, i tradhetuari i dreqit. Te kuptosh se çfare peshe te bie njeheresh mbi shpatulla mbas 10 vitesh. Ajo ka tradhetuar duke menduar se ai nuk do ta zbulonte kurre qe nuk ishte i ati dhe njekohsisht as ajo nuk e dinte qe ky ishte steril. Per mendimin tim, nje gje te tille nuk arrin ta fale askush po ti ndodhe vertet. Hyni ne thelbin e çeshtjesh dhe mos flisni si indiferente.
  15. Nje çift i martuar per dhjete vjet, ne dukje te lumtur. Martese e hareshme me nje femije. Femija peson nje aksident, por per fat te keq te tijin ai kishte nje grup gjaku vertete te rralle. Kur i ati shkon te beje analizat kupton qe femija qe ai e kishte rritur si te birin ne te vertet nuk ishte i biri dhe qe ai ishte steril. Pyetja: cili do ishte qene reagimi juaj para nje fakti kaq te rende? P.s. pyetjes mund te pergjigjen te gjithe megjithese per femrat nje surprize e tille do te ishte e pamundur.
  16. Rrefim shokues. (i vertete) …eh shikome tani si me ka shkuar halli! Vetem pak kohe me pare isha nje “scarface” i vertete, ndersa tani, tani jam bere loloje e pordhacit te pare qe me hase ne rruge. Me humbi dinjiteti e autoriteti qe kisha fituar me bemat e mia te jetes keqadashese. Po pse te ti them ty keto gjera, ti e njeh mire historine time. A te kujtohet ditelindja ime e njezet e peste? Ishe dhe ti ne feste kujtoj, apo jo? A te kujtohet rralla e bagjellave qe ziheshin per t’me lepire kepucet e per te thithur pak nga ai miell i bardhe, qe m’i vrau te gjitha qelizat me te mira te trurit. Truperojet e atij vendi dridheshin edhe perpara hijes sime. Ishte kulmi atehere. A te kujtohet, sa langareçe qe ishin te ftuar ne ate feste ne “Old Fascion”? Te gjithe qe me rrinin rrotull si mizat rreth qenefit, duke pritur ndonje myse apo urdher prej meje, veçuar ty dhe Mondin sigurisht; ju jeni njerez mundi dhe djerse, siç ju quaj une. Ju ishit shoket e pjeses se bardhe te jetes sime. Isha bere vertet nje “Al Capone” atehere, i rendesishem ne ate rreth. …e si e nisa! Ti e di mire si e nisa. Per hall e nisa. Nenes sime i duhej nje zemer e re, perndryshe do te vdiste e une ndihesha dhe isha i pafuqishem per te perballuar nje situate te tille si ekonomikisht ashtu edhe emocionalisht, qysh pas vdekjes se babait. Nuk arrija te gjeja nje zgjidhje te ndershme. Gimi ishte i futur ne kete mesele qe me kohe dhe une e dija, prandaj shkova te ai dhe i fola per hallin tim. Ai me ndihmoi; ma futi ne çmime, por me ndihmoi. Nje rrenje e vogel me duhej, nuk doja te futesha krejtesisht ne valle. Nisa te shperndaja si mesatare, tre-kater gram ne nate, me nje mase sigurie ekstreme dhe me rregulla strikte me klientet e mi. Me gjithe punen ne fushen e ndertimit arrija te kurseja ne fund te muajit reth gjashte mije euro. Punet po fillonin te shkonin mire. Nenen e kisha sjellur ne Itali dhe po bente te gjitha vizitat e duhura ne pritje te gjetjes se zemres qe i pershtatej asaj. Nuk e dinte askush pjesen e jetes sime te erret, shqiptaret mergimtare ne Milano me pershendesnin me respekt e me nderimin qe i duhet dhene nje punetori. Me ne fund arriti dhe lajmi se zemra e pershtatshme me grupin e gjakut te nenes u gjet. U gezova pa mase. Shkuam ne Gjermani ku u be dhe operacioni, por pas nje dite nena me vdiq. Doktoret me thane se zemra ish qene teper e fuqishme per nje moshe te thyer si te nenes. U acarova dhe permbysa çdo gje qe me doli perpara, por me kot, asgje s’me ngushellonte dot. Kisha shume pyetje, te cilave nuk u gjija dot pergjigje. Ishte ky çasti kur une bera hapin me te gabuar te jetes sime: fillova te thith nga ai miell i bardhe, i mallkuar. E fillova me doza te vogla, por shpejt dola jek e jek me kursimet, derisa kursimet nuk me mjaftuan. Pa pasur me ç’te humbisja, vendosa ti futem ketij “sporti” me dendesisht, doja te behesha idhull per te gjithe shperndaresit e droges ne mbare boten. Fillova te transportoj nga Amsterdami ne Milano me ngarkesa te medha e fitime te medha. Sfidoja shumkend e pa skrupuj. Ketu pata fat pasi nuk me kapen e nuk me eliminuan. Pastaj ua kalova punen dy “kelysheve” qe me jargaviteshin dhe une merrja nje perqindje te mire nga fitimi i tyre. Siç eshte edhe shprehja; “gur pas guri behet kalaja”; ashtu qe, ashtu e ngrita edhe une kalane time. U ktheva ne leggende te gjalle brenda nje kohe te shkurter neper ate metropol siç eshte Milano. Parate filluan te dyndeshin ne llogarite e mia ne Zvicerr nderkohe qe ne hunden time hynin shume vila me jaguar te parkexhuar perballe. Dy “kelyshet” qe po i beja te pasur, vendosen te me tradhetonin. Me futen ne burg. Akuza ishte; nente kilogram kokaine dhe armembajtje pa leje. Shpenzova gjysmen e kursimeve te mia ne avokatet me me kellqe te atij vendi dhe pasi korruptova krejt gjykaten, dola brenda dy muajsh. U habita kur pashe sesa shpejt kish ndryshuar jeta perjashta. Trafiku im kishte ngordhur. Vetem pak persona me ishin akoma besnike. Trafiku tani drejtohej nga dy “kelyshet”. Pagova profesioniste qe t’i eliminonin ata “kelyshe tradhetar” dhe ashtu u be. Lavdia, nese keshtu mund ta quajme, m’u rikthye serish. Por tani kisha bere shume buje dhe me ndiqte interpoli. Nuk zgjati shume e me zune serish. Me rrasen mbas hekurave per vrasje dhe trafikim droge mes shume akuzave te tjera kalimtare. Harxhova te gjitha parate e mia ne avokate, kesaj rralle. Kur dola pas dy vitesh, bera nje shqyrtim te vogel ndergjegje. Kisha guxuar shume e ne menyre te gabuar, prandaj mendova t’i rikthehem jetes se ndershme, per aq sa do mundja. Vendosa te le edhe drogen. Teper vone!!! Tre persona te maskuar me moren nje nate dhjetori, me çuan ne pyell dhe mi shtypen topet me çekiç, ma laskaruan lekuren me biçak e me ngopen me shkelma. Ne spital doktoret e paafte arriten te shpetonin vetem njeren nga topet e mia. Tani bej ndonje gje te vogel, te jashteligjshme, por me frike se po me kapen me kalbin brenda. Tani ndjehem edhe me pak mashkull gjithashtu. Duke bere moralin e historise se jetes sime mund te themi se jam: nje “ish Boss” i droges, me nje tope te vetme e pa nje grosh ne xhep ne moshen tridhjete vjeçare, duke lene menjane varesite e mia kundrejt droges e veseve te tjera. * Historia u shkruajt mbi bazat e rrefimit, pa u ndalur ne trillime e zbukurime te metejshme. Gjykoni vete!
  17. “Nese” (Rudyard Kipling) Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin, nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne, nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri e te qendrosh drejt, nese mashtrues te rrethojne, e te mos urresh, nese te urrejne e pamvaresisht nga keto, t’mos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira; nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave, nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime, nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen e t’i trajtosh njesoj keta dy genjeshtare, nese mund te degjosh te verteten qe ke thene e trasformuar nga te keqinjte, per t’u ngrehur kurthe te padjallzuareve e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie, nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua e ti luash ne nje hedhje tek-a-çift e te humbesh e te rinisesh nga e para e kurre t’mos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar; nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt, te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty, perveç vullnetit qe u thote atyre: “Rezistoni!”, nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster o te avitesh te medhenjte, pa perçmuar te pervuajturit, nese as miq, as armiq, s’mund te t’plagosin, nese i qas te gjithe, por askend me teprì, nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute, me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera, atehere; e jotja eshte bota dhe gjithçka qe eshte ne te dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im. “Dashuri me shikim te pare” (Wislawa Szymborska) Jane te dy te bindur qe nje ndjenje e papritur i bashkoi. Eshte e bukur nje siguri e tille por nje pasiguri eshte me e bukur. Duke mos u njohur qe me pare, besojne qe te mos kete ndodhur kurre gje mes tyre, por çfare mendojne rruget, shkallet e korridoret ku prej shume kohesh mund te takoheshin? Dua te pyes ata, nese sado perçart nuk kujtojne, ndonje here nje balle per balle, ndoshta ne nje dere rrotulluese? nje “me fal!”, mes kallabllekut? nje “keni gabuar numrin” ne telefon? - por e di pergjigjen. Jo, ata s’do kujtohen. Do i habiste shume po te dinin, qe qysh prej kohesh, rastesia po luante me ta. Jo akoma krejt i gatshem , qe te misherohej per ta, fati, i afronte dhe i largonte, ua priste rrugen e duke dihatur nje buzeqeshje, hiqej qafe me nje hap. Ka patur shenja, kode, s’ka rendesi nese te padeshifruara. Ndoshta tre vjet me pare apo te marten e shkuar, nje gjethe e vogel fluturoi nga njera shpatull ne tjetren. Diçka u humb e diçka u ruajt. Kush e di, ndoshta edhe topi mesh gemushash ne femijeri. Ka patur doreza e zile dyersh, mbi te cilen para kohe, njera prekje vihej mbi tjetren. Valixhet e vura ne te njejten karroce. Nje nate, ndoshta, te njejten enderr, te turbulluar shpejt pastaj ne mengjes. Ne fakt, çdo fillim eshte nje ndjekje e vetme e libri i ngjarjeve, eshte perhere i hapur. “17491” (John Adams David) Te zgjohesh me sy te shtrenguar nen rreflektimin e nje dielli te ashper, qe fyen e zhvat, nje liri te humbur. E pakuptueshme dhe e pameshirshme e zeze shfaqet ne mur, hija e kryqit, qe copeton dritaren. Larg jehon ne enderr zeri i nenes sime, qe ashper futet akoma, si teh ne zemren time, dashuria qe i kam mohuar. Minutat zgjasin ore e oret zgjasin vite, i vetmi strehim i nje pritje te kote, nje kenaqesi e felliqur e pa dashuri, e harxhuar ne terr nga dy trupa te njellojte, te lidhur me force nga e njejta e keqe. Te kesh frike nga nata si atehere kur ishe femije, me kot mundohesh te luftosh, kunder perbindeshit qe te sulmon, nuk ka paqe, nuk ka Zot, per ate qe s’e ka kerkuar kurre. Ngadale rreshqet shikimi pergjate murit te ndyte, mes germave te gdhendur me maje, pjeset e pastra te preferuara. Rrethi i ftohte i henes shqyen bebezat e zgurdulluara. Nje vajtim luhet ngadale nga harmonika e çakorduar e nje shokut tim te pagjume. Shtrengoj fort, me duar grushte, nyjen qe do me zgjidhe pergjithmone. Levizje te ngadalta, te para-perjetuara, nje mije here ne koken time. Mbyll syte e fluturoj lart, edhe shikimi i sulet qiellit, drejt lirise sime. Nese kerkon lumturi (Osho Rajneesh) Nese kerkon lumturi pergatitu te derdhesh lumturi mbi kedo takon. Bota eshte nje jehone e vetme çfaredo qe te besh do te rikthehet te ti. Mos prit dashuri, kurre nga ata qe ti gjuan me gure, e nese ngul gjemba ne te tjeret mos prit gje tjeter veçse nje te korre te pasur hithash. Eshte nje ligj i ameshuar urrejtja gjeneron urrejtje e dashuria gjeneron dashuri. Nga syte e nje femije (Alexis Diaz Piementa) Nga syte e nje femije shkeputen aeroplanet Po t’i mbyllte syte do te rrezoheshin… Vetem mahnia e tij i mban pezull, dora e tij e vogel i ngre, zemra e tij i leviz e i largon. Pa nje femi te ngjitur ne xham ne te lartet parmake te tarraces, aeroportet do vdisnin horroresh. Nje femi s’do mund te shqiptoje kurre fjalen “aeronautika”, por ai do vazhdoje imitimin e zogut. Nje femije nuk din te llogarise distancat, por eshte ai garancia e rikthimit. Secili aeroport duhet te kete nje femije qe ngjitur ne xhama, prane autoparlanteve, kudo te nuhatet frika. Fale tij do zgjase me pak lot kthimi i te gjitheve, do dhembe me pak ne puthjet e lamtumiras se nenave e hostess-et mund te zhvishen prej fyerjeve. Nje aeroplan ne ajer, jane shume femije qe shikojne horizontin. Qe neser do jem i trishtuar (e gjetur ne nje lagje te varfer te Londres) Qe neser do jem i trishtuar, qe neser, por sot do jem i gezuar. Per çfare sherben te jesh i trituar, per çfare sherben? Pse fryn nje ere e lige? Pse duhet te me dhimbe sot, e nesermja? Ndoshta e nesermja eshte e mire, ndoshta e nesermja eshte e qarte, ndoshta neser do shendrise akoma dielli e nuk do kete arsye trishtimi. Qe neser do jem i trishtuar, qe neser, por sot, sot do jem i gezuar e ne secilen dite te hidhur do them: qe neser do jem i trishtuar, sot jo. Bijte (Kahlil Gibran) Femijet tuaj nuk jane bijte tuaj, Jane bij e bija te etjes qe jeta ka per vetveten, ata vijne nepermjet jush por jo nga ju, edhe pse jetojne me ju, nuk u perkasin. Mund t’u dhuroni atyre dashuri por jo mendimet tuaja: ata kane mendimet e veta. Mund t’u jepni strehim trupave te tyre por jo shpirtrave te tyre: ata banojne shtepine e se nesermes, te cilen nuk do u lejohet ta vizitoni as ne enderr. Mund te provoni te jeni si ata jane, por jo t’i beni te ngjashem me ju: jeta ecen e nuk vonohet me te shkuaren. Ju jeni harqet, prej ku bijte, si shigjeta te gjalla, jane hedhur perpara. Harketari sheh pikesynimin ne horizontin e pafund, dhe ju tendose me force derisa shigjetat e tij te shkojne shpejt e larg. Besohuni me gezim ne doren e harketarit, pasi, siç don fluturimin e shigjetes, ashtu don dhe shtrengimin e harkut. Lavd dites se lumtur (Pablo Neruda) Kesaj here me lini te jem i lumtur, nuk i ndodhi asgje askujt, nuk jam asgjekundi, ndodh qe jam i lumtur, deri ne te fundit thellesi te zemres. Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar, çfare mund te bej, jam i lumtur. Jam me i panumert se bari ne kullote. Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar, uji poshte e zogjte ne maje, deti porsi unaze rreth jetes sime, e guatuar prej buke e shkembi - toka, ajri kendon porsi nje kitare. Ti afer meje mbi rere, je rere, ti kendon dhe je kenga. Bota eshte sot shpirti im, kenge e rere, bota sot eshte goja jote, me lini mbi gojen tende e mbi rere te jem i lumtur, te jem i lumtur patjeter, sepse marr fryme e merr fryme, te jem i lumtur, ngaqe preki gjunjin tend dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit dhe freskine e tij. Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft, me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token, te jem i lumtur me ty, me gojen tende, te jem i lumtur. Dhurojua te tjereve (Alessandro Manzoni) Kujdesu per dhimbjet e tua, per kerkesat e atyre qe te jane prane! Dhurojua te tjereve driten qe nuk ke, forcen qe nuk zoteron, shpresen qe ndjen te luhatet ne ty, besimin qe te mungon. Ndriçoi nga erresire jote. Pasuroji me varferine tende. Dhuro nje buzeqeshje kur ke deshire te qash. Prodho hare me stuhine qe ke Brenda. “Ja, ate qe s’kam ta dhuroj”. Kjo eshte parajsa jote. Do te vesh re qe gezimi, pak nga pak do depertoje ne ty, do pushtoje qenien tende, do behet vertet i yti ne masen ne te cilen, do ua kesh dhuruar te tjereve. Asgje s’eshte dhurate (Wislawa Szymborska) Asgje s’eshte dhurate, çdo gje eshte borxh. Jam mbytur ne borxhe deri ne fyt, do jem e detyruar te paguaj per veten me vetveten time, te kthej jeten ne shkembim te jetes. Keshtu eshte vendosur, zemra duhet kthyer, mushkeria duhet kthyer dhe secili nga gishtat. Eshte teper vone qe te rrokim kontraten. Aq sa detyrohem do me hiqet me gjithe lekure. Po rend neper bote, mes nje turme tjeter borxhlie. Mbi dike rendon detyrimi, qe te paguaje krahet, te tjereve do u duhet, me zor o me dashuri, te pergjigjen per secilen gjethe. Ne kollonen “Dhenie”, çdo cope qe eshte ne ne. Asnje qerpik, asnje syth, qe ta ruajme pergjithmone. Lista eshte e sakte dhe me sa duket, do na duhet te rrime me asgje. Nuk arrij te kujtoj, ku, kur dhe pse, kam lejuar qe te hapnin, kete llogari ne emrin tim. Protesten kunder kesaj ne e quajme shpirt. Ky eshte i vetmi ze qe mungon ne liste. Te uroj Te uroj gezimin te kesh gjithmone dike me te cilin te ndash çdo gje. Te uroj te kesh kujtime te bukura net e cilat te kthehesh me mendje ne momente te keqija. Te uroj nje nga gezimet e vogla me te mira te perditshme: te hapesh nje liber qe mban mend mire, t’i shperfillesh faqet e te lexosh fjalet e para familjare. Te uroj pranveren e mrekulline qe te vertetosh qe eshte gjithmone me mire se e kishe menduar. Te uroj lumturine e nje dhurate prej nje femije: - nje tufe dhembesh luani, te thare, - nje karamele te lepire pergjysem, - nje bretkose, - nje puthje. Te uroj qe ti te mundesh, te pakten nje here ne jete te shohesh diçka teper te rralle, te çudshem e te bukur. Te uroj malinkonine e nje kopeshti ne dimmer, e mbas muajsh pritjeje, te vegjlit e pare, sythet e pranveres. Te uroj te mbesesh i mahnitur nga pafundesia, shumellojshmeria e botes se kafsheve. Te uroj besimin e nje kafshe te eger, te zbutur me durim e dashuri. Te uroj qe ti te mos shohesh dashurine qe blihet me çmimin e poshterimit. Te uroj qe ti te mund te gjesh perhere fjalet e duhura, per te mbajtur larg kryeneçet e te kesh mjaftueshem force ne gjunje, qe te ecesh me dinjitet. Te uroj qe tit e mund te kesh nje zemer plot me dashuri e gjykime te zgjuara. Te uroj kenaqesine qe te jesh i deshiruar e te gjesh dhuraten e perkryer, te ndiesh parfumin e tokes, nga lulishtja e gjelberuar. Te uroj letra, te nje kaligrafie qe e njeh menjehere, me nje kaligrafi qe s’e shihje prej vitesh. Te uroj letra plot me lavderime, plot me inkurajime, letra me mirenjohje e me dashuri. Te uroj letra te zhubravitura, te njollosura me boje, te shkruara shtrember, por te mbuluara me puthje. Te uroj lumturine qe te harrosh te shkuaren e te gjesh fillime te reja. Te uroj lumturine e ideve, eksitimin e arsyes, triumfin e dijes, pastrimin e pamjes, hollimin e degjimit, zgjatjen drejt zbulimeve te reja, kenaqesine e se shkuares ashtu sit e tashmes. Te uroj kenaqesine krijuese. Te uroj lumturine, por jo lumturine qe arrihet duke mbyllur jashte boten, as ate ku mohon dashurine vetjake per privilegje: te uroj lumturine e dhenies se asaj qe ke ne menyren me te mire te mundur, te rrezikosh per te guxuar, te rrezikosh per te dhene, te rrezikosh per te dashuruar. Trajtoje lumturine me miresjellje eshte nje borxh. Rreth Vdekjes (Kahlil Gibran) Atehere Almitra foli e tha: Tani duam te t’pyesim per vdekjen. Ai u pergjigj: Ju doni te dini segretin e vdekjes! E si mund ta zbuloni po nuk kerkuat ne zemren e jetes? Bufi, me syte henore te t’cilit jane qorr gjate dites, nuk mund te zbulojne misterin e drites. Nese vertete doni te njihni shpirtin e vdekjes, shqyeni zemren tuaj prej trupit te jetes, pasi jeta e vdekja jane nje trup i vetem, siç jane nje trup i vetem edhe lumi me detin. Ne fundin e deshirave tuaja e shpresave, qendron njohja e juaj memece, per ate qe shkon pertej jetes; e ashtu si farat enderrojne nen bore, zemra juaj enderron pranveren. Besoni ne endrra pasi ne to fshihet dera e ameshimit. Frika juaj ndaj vdekjes nuk eshte tjeter, veçse kerqethja e bariut para mbretit, qe mbeshtet doren ne te ne shenje nderimi. Ne kete dritherime te tij, nuk eshte bariu ndoshta mbushur me gezim pasi qe tani do te mbarte shenjen mbreterore? e sidoqofte, a nuk eshte gjithnje e me i munduar nga dritherima e tij? Vdekja ç’eshte pra, perveç se te rrish lakuriq ne ere e te shkrihesh ne diell? E çfare eshte tjeter te marresh frymen e skajshme, perveç se ta lirojme ate nga gurgullima e saj, ne menyre te tille qe te mund te rigdhije e te endet e lire ne kerkim te Zotit? Veç po te pini nga lumi i heshtjes, do te mund te kendoni me te vertete. E vetem kur te mberrini ne majen e malit, mund te vazhdoni ngjitjen. E kur toka te therrase trupin tuaj, atehere do te kerceni vertet. Rreth Dashurise (Kahlil Gibran) E atehere Almitra tha: Na fol per dashurine. E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin, tek ata ra nje qetesi e madhe. Me ze te sigurt pastaj tha: Kur dashuria t’u therrase, ndjekeni edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta; e kur rruget e saj t’u rrethojne, besohuni asaj, edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund t’u plagose. Kur t’u flase, kini besim te ajo edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja, si era e veriut prishe lulishten e oborrit. Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon, si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse. Ashtu siç ngjitet ne majen tuaj dhe perkedhel embel gemat e njome, qe thuprojne nen diellin bubulak, ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja e do i tunde derisa t’i lidhen tokes. Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete, do u shkunde derisa te mbetni zhveshur, do u plasarise syprinen per t’u liruar nga levorja, do u grije duke ju bere bore, do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik e do u hedhe ne flaken e saj qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit. E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine, derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim e t’u beje copez te zemres se jetes. Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri veçanerisht paqe e kenaqesi, atehere do jete me mire per ju qe te mbuloni lakuriqesine tuaj dhe te dilni nga lulushtja e dashurise, ne bote pa stine, ku do qeshni, por jo te gjithe te qeshuren tuaj e do qani, por jo te gjithe lotet tuaj. Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes e nuk merr ne kah tjeter perveçse kah vetja. Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet, pasi dashuria i mjafton dashurise. Kur dashuroni nuk do duhej te thonit: “kam Zotin ne zemer”, por me mire, “jam ne zemren e Zotit”. E mos mendoni te ngisni dashurine, sepse po t’u gjykoje te denje, ajo do u ngase ju. Dashuria s’do tjeter perveçse te permbushet. Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme qe te keni deshira, atehere deshirat tuaja le te jene keto: te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit, qe kendon melodine e saj naten, te njihni denimin e brishtesise se tepert, te jeni te perthyeshem nga vet hulumtimi juaj i dashurise e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur, te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie, te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise, mirenjohes te korrni ne darke, e te flini me nje lutje ne zemer per te dashur-in/en dhe nje kenge lavderimi mbi buze.
  18. Eja te dashurojme prane dritares Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares, qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes, ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla çdo nate, mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage. Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone, te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone, t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare, kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare. Te çmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur, per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur kur per syçkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin, duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin. Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar, se jeta ka dy faqe, ku veç ne njeren jeton i dashuruar, ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake, qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake. Komentoni poezine time ekzibicioniste nese deshironi! ...pasi mendoj se koha sot mund te jete vertet e tille. Njerezit xhelozojne prane dritares pa e ditur sa vrasin, por duke ditur se dikush po kuriozon.
  19. Une mund te quhem i pafat persa i perket Shen Valentinit. Jo nuk jam single por per fat te keq timin kam edhe datelindjen ne te njejten dite prandaj nuk mund te perjashtoj edhe pjesemarrjen e familjes te pakten nje here ne dy Shen Valentine. Keshtu si permbledhje mund te them se kesaj here festova datelindjen. Heres tjeter Shen Valentinin. (shpresoj) Pershendes gjithe te dashuruarit!
  20. Kosove O moter Kosove, kjo eshte dita jote thuaja kenges moter, kenges gezimplote! Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe! Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar! Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene! Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi! Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite! Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar, perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar! Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar! Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh! Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.
  21. Kosove O moter Kosove, kjo eshte dita jote thuaja kenges moter, kenges gezimplote! Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe! Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar! Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene! Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi! Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite! Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar, perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar! Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar! Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh! Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.
  22. Ndonjehere mendoj se nje permbytje e dyte (simbolike e misheruar ndryshe) po afron perball ketyre çmime jetese absurde te diteve tona. deri ku mund te shkoje keshtu?
  23. Pëllumb Syku

    Sexi Oral

    Gonny jam komplet dokort me arsyetimin qe solle ti. Shtoj se seksi eshte krejtesisht i kuptueshem brenda nje çifti me te gjithe larmine e tij. Eshte e vertete edhe ajo qe tha Kristjana qe fatkeqesisht keto tema jane akoma te mjegullta per familjet ose çiftet shqipetare (sidomos ne verioret jemi akoma shume tabu).
  24. perse ti mendon se nuk eshte ashtu,kot nuk thuhet LARGE SYVE LARGE ZEMRES. edhe ma thuaj ti se si behen martesat sot. edhe ai shoku nese nuk do te shikonte interesin(dhe qejfin e familjes ndoshta) nuk do shikonte shqipetare,por do e mbante ate qe e ka zgjedhur te bashkjetoj me te sepse nuk mendoj se dikush do bashkjetonte me dike qe nuk do ti pelqente. Bye Kristjana, Atij te cilit i dedikohet kjo teme eshte nje shok i vjeter i imi me te cilin nuk bashkandaj zgjidhjet qe ai ka bere ne jete. Ai nuk bashkejeton me ate italianen per faktin se eshte i dashuruar me te por sepse keshtu eshte me rehat. Ai pamvaresisht se eshte nje shoku im eshte nje tip jo i rakomandueshem per shoqerine. Gjithashtu nuk eshte fejuar me ate gocen ne shqiperi per thjesht nje fare detyrimi kundrejt familjes por ngaqe ai keshtu parapelqen ndoshta per thjeshte faktin se synon te beje nje loje te dyfishte. Sidoqofte nuk pranoj pohimin tend mbi dashurine e ekonomizuar edhe pse ndoshta ne rastin konkret mund te ishte qene keshtu. Dashuria eshte nje ndjenje shume e thelle dhe kurre nje çeshtje ekonomike. Ato ndoshta çka ne karakterizojme si dashuri ne ditet e sotme jane vetem kleçkat shtatanike te mimitizuara ose te maskuara si dashuri. Dashuria pamvaresisht nga mendimet tona eshte shume e rralle por sigurisht shume e bukur. Me fal qe kembengula!
  25. Kristjana: je shprehur si nje ekonomiste e vertete, me frazen "ate qe e ka me afer eshte mundesia ta doje me shume". Sa banale behet ndjenja e dashurise ne kete shprehje.
×
×
  • Create New...