Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Pëllumb Syku last won the day on January 1 2020

Pëllumb Syku had the most liked content!

4 Followers

About Pëllumb Syku

  • Rank
    Anetare VIP

Recent Profile Visitors

5,931 profile views
  1. Sipas jush: a mund te rrish me nje person, si te dashur, vetem ngaqe ai/ajo nuk eshte e gatshme psikologjikisht te ndahet, nderkohe qe tjetri i ka deklaruar qe ndjenjat dashurore nuk egzistojne me? E nese rrin me ate, "per meshire" sic po e quaj, a mund te jete e falshme tradhetia me dike, per te cilin/cilen ushqen ndjenja?
  2. Une jetoj ne tirane qe nje vit e njekohshisht edhe ne tale te lezhes. Dua te them se kur jam ne Tale jam ne parajse ne krahasim me tiranen. Atje ka disa gjera qe e bejne tiranen metropol por nje metropol te degjeneruar me shume me teper ane negative sesa pozitive qe as po ndalem t'i permend pasi jane nje pafundesi.
  3. Kam vene re ne, ne shoqerine time te re ketu ne Shqiperi, si edhe ne pergjithesi se femrat Shqipetare kane tendence te thone genjeshtra lidhur me virgjerine e tyre. E di se jetojme ne nje shoqeri ku opinjoni publik luan akoma nje rol te madh (per fat te keq) qe influencon mbi maredheniet ne shoqeri por valle kaq shume ndihen femrat te mbikqyrura sa te genjejne edhe persona qe nuk jane pjese e opinjonit publik apo thjesht eshte bere nje menyre mbrojtjeje instiktive?! Me falni qe u zgjata pak shume me pershkrimin tim.
  4. Paskesh qene e thene Paskesh qene e thene: njeriu mohon vetveten, shkel fjalen e dhene dhe perdhose t'verteten. Paskesh qene e thene, e para, fjala e fundit, me nje bese te rreme, me helm lyer plumbit. Paskesh qene e thene: nga i ligu vjen e liga, me goditjen me te rende mbi gjymtyret e mpita. Paskesh qene e thene: syte kater sa te rrosh se kopilin n'dere ta lene, le pastaj, ç'te durosh! Paskesh qene e thene: jeta eshte e eger; nis veset me nxene e do digjesh porsi leter.
  5. Pëllumb Syku

    Sex per Para

    Ne Shqiperi kohet e fundit "dynjaja" po e interpretojne disi me ndryshe kurverimin, pra si nje rast te ri te vecante ne historine njerezore apo me mire Shqiptare pasi rrethanat edhe pse te ngjashme me ato te nje kaluare te afert (ne rangun boteror) per moralin e te interesuarve eshte thjesht dicka e paevitueshme. Komentojeni sipas qejfit tuaj kete teme por kini parasysh te gjitha veshtiresite e personave te siperpermendur: te cilat mund te jene te ngjyrave nga me te ndryshmet. Po permend disa: Veshtiresia e perballimit te jetes ne nje ambjent ku bashkejetojne cuditerisht mire paradokset nga me te medhate te njohura ndonjehere. Moda e fundit nder shtresa te popullsise se re shqiptare. (merreni me mend se cila eshte) Doket, kultura dhe injoranca.etj, etj.
  6. Shoke te ngushte sipas mendimit tim nuk eshte nje nocion i kohes por nje evulim shoqeror mes dy personave; kjo mund te ndodhe per nje jave sic mund te nevojiten ndoshta edhe vite te tera, pasi interpretimet e atyre gjerave qe mund te fliten apo behen ne faqen apo kurrizin tone nga njerez te vecuar mund te interpretohen ne menyra te ndryshme ne distanca kohe te ndryshme. Por nuk mohoj qe me kohen nje shoqeri e ngushte te mund te behet nje themel i nje shoqerie te "perkryer" mes dy personave. Gjithashtu pohoj se mes dy personave sado te afert me shpirt e me ide eshte shume e veshtire qe te besohen krejtesisht brenda nje kohe relativisht te shkurter pamvaresisht se mund te ashtuquhen "shoke te ngushte". Koha eshte mesuesi me i mire per keto lloj eksperiencash.
  7. Sic thote edhe `xoxi` ketu eshte e veshtire te pergjigjesh pasi pothuajse te gjithe njihemi me njeri tjetrin ose mendojme se mund te njihemi ne nje te ardhme jo te larget dhe eshte e veshtire te jemi te sinqerte dhe as te genjejme pasi s´mund te nxjerrim ``perfitime´´. Dikush tjeter mund te kete turp me e than pasi te tjeret mund te habiten me numrin tmerresisht te madh apo te vogel pasi jetojme ne nje shoqeri qe s´rresht se veni epitete, edhe te pa shprehura. Dikush tjeter mund te themi se ia ka marre "doren" apo "duart" saqe ia ka turbulluar trurin. ...prandaj Une me mire po hesht ashtu sic dhe heshten gjithe te tjeret duke lene nje medyshje "perverse" ne personazhin imagjinar qe dikush mund te krijoje mbi imazhin tim. p.s ishte thjesht nje shaka kjo. Mos u inatosni me mua!
  8. Ne shqiperi eshte bere e modes qe cunat qe e quajne veten capkene te turren per te rene ne hiret e vajzave te fejuara, pasi (sic thone ata) ato kane para dhe jane te tjeshta per tu futur ne thes. Arsyetimet qe kam degjuar neper shqyrtimet qe kam degjuar te behen kane qene te shumllojshme por jo kuptimplote. Jepni mendimet tuaja!
  9. Pëllumb Syku

    Sekser

    Sekser, sot eshte fjala me e perhapur neper muhabetet e korridoreve dhe neper klubet e tejmbushura. Nje fjale qe ne gjuhen e sotme te huazuar shqipe shpreh korrupsionin ne rruge jo te drejtperdrejta, por nepermes nje personi te trete, i cili nuk ka nje lidhje te mirefillte me korruptuesin e te korruptuarin, por sherben si ure lidhese per parate. Keta persona dhe kjo situate mendohet te jene sjedhur me dipllomaci per te anashkaluar problemet kombtare te korrupsionit ne mase perballe komunitetit europian apo syve te botes, duke e perdorur si "larje duarsh". Ju si e shikoni kete fakt qe nuk ndodh vetem ne shqiperi por qe tani ne shqiperi eshte shume ne fame dhe po ben buje?
  10. Per mendimin tim, kjo eshte nje pjelle dipllomatike e "dhelpres se vjeter" - Amerikes. Te shpresojme te pakten qe kjo te sjelle ndonje te mire sado te vogel. Sidoqofte, hyrjen ne BE e shoh aq larg sa te mjegullt.
  11. chicca_x2004 Jetojme brenda kesaj shoqerie te gjithe ne shqiptaret mergimtar, sepse ketu ne mergim po e shfaqim surratin e vertete ne shqiptaret verior dhe besome: jo per mire (ne perballimet shoqerise). E kemi marre gabim gjithe ate informacion qe na u shfaq vrullshem nga hapja e dyerve. Po behemi gazi i vetes. Edhe diçka tjeter e vret shume egon time mashkullore (pa racizem). Grate e shqiptareve ketu ne mergim kane shkare drejt nje rruge te turpshme e te pakthyeshme. Meqe (me kryeneçesi) po ndjekim akoma traditat tona dogmatike, gruaja eshte ne shtepi duke mos bere asgje nderkohe qe burri eshte ne pune qe punon shume sahat. Ketu lind edhe rutina shtepiake e tyre (ana e kuptueshme) ndaj dhe kerkojne te dalin por menyra ne te cilen shpesh e me shpesh po dalin, ne kohet e fundit, po bejme vertet muuuuu (ana e pakuptueshme), dhe po behen KURVA te verteta, por falas. Sigurisht s'mund ti fus te gjitha ne te njejtin thes por shumicen po, te pakten ne ambjentet ne te cilat verdallisem. Shkaqet jane te shumta e te ndryshme. Kush te kete deshire mund te permende ndonje, por siç thote populli "sa pare ban?". Para pak kohesh shkrova kete poezi te çuditshme qe shume shoke te qarkut tim e kane vleresuar si reale. E urrej ate nusen e re. E urrej ate nusen e re, qe banon perballe shtepise sime. Nuk do doja te urreja askend, por ne kete rast, urrejtja eshte me e forte se une. Po, e urrej ate nusen e re, te sapomartuaren, qe sakaq ka nje foshnje ne djep. Kete s’dua ta komentoj. E urrej kur gargaliset e hallakatet me djelmoçat e lagjes, poshte ne rruge; kur pergjigjet me endje, her ne njerin celular e her ne tjetrin; e kur perdridhet si kurve – shfaqje per kalimtaret; kur ben gjoja se nuk degjon vajtimin e te birit, - “fatzi, me nje nene te tille”, qe çirret brenda ne shtepi, dhe ajo njesoj vazhdon te kokoriset si pule, poshte ne rruge, “e pashpirt”. E urrej kur ve ne loje me endacaket e papune, te shoqin, qe punon dhjete sahat, e qe e dashuron marrezisht, “i shkreti”. E urrej kur nuk mund t’ia shqis syte nje çast, bukurise mahnitese qe e mbeshtjell, “i dobeti une”; por me fort e urrej veteveten kur bie ne kurthin e joshjes se saj dhe behem pre e syve te saj te kalter. Aty zhgrryhem ne qenien time dhe leshoj ofshamen me te kobshme. Sa shume e urrej ate nusen e re, qe banon perballe shtepise sime.
  12. Pershendetje Anton. Si me je o byrazer? Dilema eshte e gjithanshme ne rastin konkret, por me pak mes femijes dhe babait "artificial". Femija nuk ka faj ne kete mes, ndaj (mendoj) dyshimet qe vijne e shkojne ne tru i perkasin jetes, ekzistences dhe marteses. Kristjana, tradhetia vret me shume kur tradhetohesh dyfish, sigurisht por ne kete rast eshte i rende edhe njefish. Nuk eshte thjesht nje tradheti eshte "krim".
  13. Shpresoj qe pyetja jote te ishte thjeshte ironike, armenito, pasi dashuria me seksin ndryshojne shume e ne shume drejtime. Mendoj se pergjigja me e sakte mes ndryshimit te seksit dhe dashurise eshte koha dhe dendesia e ndjenjave pushtuese. Dashuron (edhe fizikisht) gjithe kohes kur je i dashuruar kurse kryen maredhenie seksuale edhe me te bukren e dheut per nje kohe gjymtyrisht te shkurter dhe me nje dendesi kalimtare.
  14. Kristjana mesa duket ti kerkon te acarosh meshkujt. Gjithkush nga ne mund te fshehi gjera te vogla,por ama kjo eshte diçka shume e madhe. Ina ke te drejte. Te jesh baba dhe te jesh steril eshte e mundur pa u ndjere i tradhetuar. Ndoshta ti Kristjana nuk arrin ta kuptosh se çfare do te thote te mendosh se femija qe mban ne preher mbart gjakun tend e te zbulosh se ai femije nuk te perket aspak. Nuk e di a mund te kuptosh sa here mund ta kete pare ne sy ky burri ate gruan te cilen mendonte se e dashuronte e duke shtizuar zjarrin qe i buronte nga zemra e ajo te kete thene ne vetvete "brinjecjapi" i dreqit, i tradhetuari i dreqit. Te kuptosh se çfare peshe te bie njeheresh mbi shpatulla mbas 10 vitesh. Ajo ka tradhetuar duke menduar se ai nuk do ta zbulonte kurre qe nuk ishte i ati dhe njekohsisht as ajo nuk e dinte qe ky ishte steril. Per mendimin tim, nje gje te tille nuk arrin ta fale askush po ti ndodhe vertet. Hyni ne thelbin e çeshtjesh dhe mos flisni si indiferente.
  15. Nje çift i martuar per dhjete vjet, ne dukje te lumtur. Martese e hareshme me nje femije. Femija peson nje aksident, por per fat te keq te tijin ai kishte nje grup gjaku vertete te rralle. Kur i ati shkon te beje analizat kupton qe femija qe ai e kishte rritur si te birin ne te vertet nuk ishte i biri dhe qe ai ishte steril. Pyetja: cili do ishte qene reagimi juaj para nje fakti kaq te rende? P.s. pyetjes mund te pergjigjen te gjithe megjithese per femrat nje surprize e tille do te ishte e pamundur.
×
×
  • Create New...