durim
Antare-
Content Count
22 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by durim
-
Lajmet televizive e shtypi shqiptar do te bente mire mos t'u jap hapesire ketyre lajmeve, krimet familjare ndodhin ne gjithe boten ku me shume e ku me pak (dhe pse fakti specifik i sjelle ketu eshte teper i rende e i turpshem). Nuk eshte mire qe kronikat e zeza (dhe pse te renda) te mbushin faqet e para te gazetave e te lajmeve, kur kemi shume e shume probleme te tjera serioze per te trajtuar. Nuk duhet te jete ky "ushqimi" i shtypit e i televizionit, te bjere kaq poshte ne kete nivel, sepse efekti ne mendjen e te gjitheve eshte vetem negativ, asgje nuk sjell tjeter. Nuk do te thote kjo liri shtypi, por vetem nivel i ulet informazioni, asgje tjeter. durimi
-
Ne nje moment si ky historik per Kosoven eshte me mire te heqim dore nga pakenaqesite individuale (si ato te Antonikas) e te ndihemi nje me kosovaret shqiptare, qe kane hequr te zezat ne shekuj nga serbet, te gezojme e te vuajme se bashku me ta kur behet fjale per gezime e probleme. Nje individ nuk perfaqeson kurre nje popull, i miri apo jo i miri gjenden kudo. Kosovaret jane pjese e gjakut tone shqiptar ashtu siç kane qene ne shekuj, ndaj gjithçka qe ka te bej me Kosoven ka te bej dhe me ne te Shqiperise. Dhe pse institucionalisht, juridiksionalisht e formalisht jemi te ndare, gjithçka tjeter e ndiejme unike me ta, e keshtu do te mbetet perhere sepse jemi nje Etni, nje popull e kjo eshte me kryesorja. Shqiperia ne diten e pavaresise se Kosoves ishte e gjitha nje, te gjithe shqiptaret harruan dallime feje o partie gezonin se bashku, ndoshta i vetmi moment historik qe shqiptaret te gjithe nga jane e nga s'jane pa vene re dallimet e ideve e festuan kete dite te madhe te gjithe se bashku. Do te thoja qe kur flitet per Kosoven gjithe shqiptaret ne bote ndihen nje, i vetmi "kapitull" historik Kosova qe na mbledh te tereve e na bashkon me shume nga çdo "kapitull" tjeter, e ky eshte nje fakt teper pozitiv. Ndaj nga ana tjeter dhe vuajme njesoj si kosovaret kur shohim qe punet nuk shkojne mire ne Kosove, ku korrupsioni e problemet e renda ekonomike kane bere vend mbi kete toke te vuajtur, e nuk do te ndihemi kurre ne paqe ashtu si populli kosovar deri sa te arrijne momentin e madh te Lirise se plote, ate Liri te mohuar padrejtesisht ne shekuj. pershendetje Durimi
-
Shqiptaret Qe Diskriminojne Vetveten
durim replied to g°n's topic in Aktualitet - E perditeshmja Shqiptare
Fakti i humbjes se ores se Presidentit Amerikan Bush, u shkruajt menjehere ne te gjitha gazetat italiane, e jo vetem kjo, por ne te gjitha informazionet e lajmeve televizive u fol, kujtoj TG5 kur Cesare e komentoi duke qeshur me perçmim. Po te nesermen te pakten a u kujtuan ta kthejne mbrapsh kete lajm te pasakte? Aspak! Kjo eshte e pafalshme, kur e verteta ishte krejt ndryshe. Dhe sot e kesaj dite ne youtube per fat te keq ekziston akoma lajmi i shtremberuar e aspak i vertete mbi ate ndodhi. Perse te nesermen perveç Rai2 qe vetem me dy fjale te thata por te pakten foli te verteten mbi ate keqkuptim, perse TG-te e tjera apo gazetat nuk hodhen drite mbi ate lajm te pasakte qe kishin dhene? Perse autoritetet tona nuk reaguan mbi kete fakt, perse pranojne keto poshterime qe bota me shume lehtesi i perhap kur behet fjale per lajme sensacionale te zeza dhe kur nuk jane te verteta, por nuk shqetesohen t'i kthejne mbrapsh? Autoritetet tona duhej te protestonin, te ngrinin zerin, mos t'ia falnin kete dizinformacion shtypit e televizionit italian qe nuk lene rastin te "argetohen" me "bemat" shqiptare duke harruar te kaluaren e tyre qe akoma dhe sot e kesaj dite ndihet. Kjo eshte e pafalshme per ne ne rradhe te pare qe pranojme kokeulur qe i huaji te arrij te na trajtoj ne kete menyre. durimi -
Dhe shtoj qe jam plotesisht dakort me ate qe shkruan Gonny. durimi
-
Te drejten e fjales e kane te gjithe, ndaj nuk diskutohet qe dhe Kisha ka te drejte te flase, kjo nuk do te thote qe ben forcim apo imponim nga ana e saj mbi askend ne nje Shtet laik. Kisha ben mire qe flet, ky eshte roli i saj e ne nuk kemi te drejte te veme ne diskutim kete. Mbi faktin ne fjale, edhe ketu Kisha ka te drejte te mbaj ate qendrim, pavaresisht nga fakti qe jemi apo nuk jemi dakort ne ne kete pike. Vlerat e familjes, dashuria e respekti per berthamen me te vogel te shoqerise qe eshte familja, nuk kane te bejne me faktin e te pranuarit te formimit familjar nga dy persona te se njejtes gjini. Homoseksualiteti qe te gjithe pavaresisht e respektojme, per Kishen eshte Kunder Natyres, e kjo duhet kuptuar, nuk mund te pranoje nje gjykim qe shkon kunder Natyres njerezore, Kisha pranon me te drejte vetem bashkimin e dashurise mes gruas e burrit si te vetmit ata per te formuar nje familje normale e per t'u dhene dashuri te arshmeve. Pavaresisht nga mendimet tona qe mund te shkojne kunder Kishes, por kjo nuk do te thote mos te kuptojme nga ana tjeter qe Roli I saj eshte pikerisht ky: te ruaj vlerat autentike te familjes natyrale, si dhurate vetem ne emer te Dashurise e Vlerave Shoqerore te vete Natyres Humane. Nuk mund te pretendojme nga Kisha ate çka shkon kunder Natyres Humane. Ndaj fjala e Kishes ne kete drejtim nuk mund as te diskutohet. durimi
-
Ne respektin e gjithkujt e te te gjitha ideve, do t'u lutesha Arbenit e atyre qe e mendojne si ai, te heq dore nga "leksionet" fetare, "krahasimet" mes njeres e tjetres fe sepse sjellin veç provokime e asgje te mire, ne nje moment si ky qe po kalojme kur nuk ia vlen aspak ky lloj "ballafaqimi" tendencioz. Nga pervoja ime personale shtoj qe ne pergjithesi myslymanet e kane kete menyre "krahasimi" mes dy feve, sikur kerkojne me te gjitha menyrat te ngrejne lart teorite e tyre fetare per te ndikuar mbi fene tjeter qe eshte shume here me e lashte nga e para... Ore te tera pune per perkthime, analizime, studime, zbulime, krahasime, e perse? Ore te humbura sipas meje. A jeni te bindur e te lumtur ju per fene qe praktikoni? Dakort, kjo eshte e rendesishme, por mos kerkoni t'u imponoheni te tjereve me idete tuaja, e mos kerkoni me te gjitha menyrat t'u jepni leksione atyre qe kane bindjet po aq te forta sa te tuajat e me te lashta nga te tuajat. Besimi eshte ne rradhe te pare vlere shpirterore e jo dogme, ndjenjat nuk komandohen (ashtu si turqit kane kerkuar te bejne ne 5 shekuj), gjithsejcili prej nesh eshte i lire te krijoje raportet e brendshme ideale me Besimin qe deshiron pavaresisht nga teorite ashtu si ai e ndjen, ashtu si ai ka nevoj(e as qe i interesojne keto lloj teorish), e ky eshte nje fakt para se gjithash personal, individual, shpirteror, ndaj keto teorira leksionesh (qe une nga ana ime i respektoj, por nuk i pranoj) ju bejne vetem te humbni kohen qe eshte aq e çmuar. pershendetje durimi
-
Nese kete pyetje e drejton per mua Kristjana, une te pergjiegjem qe, asnjeri nga ne eshte ne gjendje te flase mbi "statistika" te ketij lloji, ndoshta eshte mire qe kete pyetje t'ia drejtosh atyre qe kane shkruajtur artikullin. Une personalisht deshiroj te besoj ate çka shkruan dhe ti. Por pertej ketij fakti, mesazhi im kerkon te vere ne dukje faktin qe, pas çdo negativiteti te çfaredo lloj natyre _ ne kete rast, mungesa e virgjerise _ pergjegjesia nuk hidhet vetem mbi njeren ane (mbi vajzen), por dhe mbi anen tjeter (ai qe gabon njesoj sa ajo e se bashku me te, partneri i saj), sepse gabimet behen gjithmone nga te dy e jo vetem nga njera, nuk mund te flasim per vajza "rebele" e djem te mire.. E per te arritur me pas, ne pergjegjesine e madhe e me kryesore qe kemi ne ne rradhe te pare, ne prinderit. durimi
-
Ndoshta nuk kam qene i qarte ne ate qe kam shkruar sepse jam i bindur qe behet fjale vetem mbi nje keqkuptim. Ka te ndare e te ndare te problemit, ka menyra e menyra te trajtimit, varet nga çfare vizioni kerkon ta luftosh kete plage shoqerore. Nese ime bij neser, do te humbas virgjerine ne adoleshence, shqetesimi im si prind nuk do te ndalet mbi faktin e humbjes se kesaj virgjerie, por do te shqetesohem ne rradhe te pare njeqind here me tej e me thelle pertej shqetesimit te humbjes se virgjerise, per te kuptuar shkakun e kesaj pasoje, do te kerkoj te shoh e te zbuloj çfare nuk funksjonon ne gjithe kete situate, sepse faji eshte dhe i imi si prind ne rradhe te pare qe nuk i kam qendruar prane sa duhet, qe nuk kam qene i zoti t'i percjell edukaten e vlerat e verteta ne jete, qe nuk kam ditur te kuptoj time bij me pare. Ky eshte burimi i gjithçkaje: familja ne rradhe te pare, dialogu prind femij, qe mungon ne familjet tona, edukimi, vlerat e ngrohtesia familjare, vetem keto jane kyçi i vertete per te penguar e luftuar kete fenomen, seksin e parakohshem. Them seksin e parakohshem sepse pikerisht prej tij fillojne te gjitha te tjerat; humbja e virgjerise per nje femer, e ketu permbledh dhe moshen e pjekur per nje femer, nuk do te me shqetesonte me teper se fakti ne kontekstin e pergjithshem, dmdh, si e ka humbur ate virgjeri: me ndergjegje e dashuruar apo thjesht viktimizem, apo loj seksi e asgje tjeter. Kam kerkuar te them qe, nese une si mashkull, do te doja te zgjidhja nje femer sot per ne jete, ne rradhe te pare do te shikoja (ashtu si gjithmone kam bere) vlerat e saj, trurin e saj e do ta pranoja dhe nese jo e virgjer, ne krahasim me nje tjeter qe dhe pse e virgjer (qe e vleresoj pa fund) nuk shoh tek ajo vlerat e duhura, sepse virgjeria shte nje fakt thjesht personal e jo karakterial, dmth nuk duhet te jete faktori virgjeri ai qe duhet te na drejtoje per zgjedhjen e nje femre. Nga ana tjeter jam jo dakort, por shume dakort me faktin qe rinia e sotme eshte shkaterruar, e, njera ane mes shume te tjerave eshte dhe seksi i parakohshem me te gjitha pasojat qe sjell pas. Shqiperia ka degjeneruar keto vite ne gjithçka per faktin e ndryshimit rrenjesor qe po kalon, historikisht ndodh ne pergjithesi keshtu: deri dje te izoluar sot anarshia e "lirise" "demokratike" qe une nuk do e quaja as Liri te paster e as Demokraci te vertete, ka mberthyer shtremberisht gjithçka, ka zhveshur njeriun nga ndjenjat, nga morali, nga vlerat, nga idete. Rreziku me i madh per ne shqiptaret ne keto vite eshte fakti i Spersonalizimit, humbja e vlerave, sepse Shqiperia kerkon te imitoj por per fat te keq imiton veç te keqiat e botes, merr gjithçka ne menyre siperfaqesore. Nje degjenerim qe ka kapur çdo sektor ne vendin tone, qe rrjedh nga çoroditja e ideve, nga mungesa e te kuptuarit ne menyre intelektuale, nga mungesa e sensibilitetit dhe e tolerances; ne akoma nuk kemi gjetur vetveten sot pas njezet vjet pothuaj; ishim te zotet te shkaterronim te vjetren me egersine e nje nihilizmi te rrezikshem duke eleminuar gjithçka nga ajo e vjeter pa qene te zotet te ruanim ate çka vlente nga ajo e kaluar, ashtu siç kane bere popujt e tjere qe kane kaluar te njejten rruge si e jona. Dhe ja sot pasojat, konfuzion total politik, ideologjik, historik (po levizin dhe figurat e shquara te kombit), shoqeror, fetar, moral, artistik, ne rrezikojme te humbim fizionomine autentike te nje populli, e ja pasojat e nje rinie qe humbet vlerat, qe hidhet (duke menduar qe eshte e civilizuar) dhe mbi seksin e parakohshem.. Ka shume per te shtuar ketu.. Pikerisht kete kerkoja te thoja, qe problemi i virgjerise eshte vetem maja e aizbergut te problemeve te kesaj shoqerie, te kesaj rinie, ndaj theksoj me shume faktin mbi vlerat qe duhet ti percjellim kesaj rinie ne qe jemi prinder, mbi edukimin, aftesine per te kuptuar e dalluar rrenjet e verteta te problemit. S'do mend qe jane te lidhura faktoret vlera/seks/virgjeri, por mos te gabojme te kapemi pas bishtit kur koka e problemit i ka rrenjet te thella tek Vlerat dhe Edukimi. pershendetje durimi
-
Kristjana, eshte e vertet ajo qe thua, shume kisha kristjane te shqiptareve ne Kosove serbet i kane bere te tyret, e kjo eshte vetevrasje per shqiptaret, sepse me kete akt serbet kane mohuar gjithe historine tuaj mijvjeçare ne ate truall shqiptar, gjithe identitetin e rrenjeve kristjane te shqiptareve. Pikerisht per kete myslymanet shqiptare ne Kosove duhet ne rradhe te pare te kuptojne se nga vijne e mos te mohojne fene e tyre origjinale, sepse keshtu jemi ne te paret qe u japim mundesi te huajit te na mohoj. Ato kisha eshte e vertete qe jane kristjane sepse ne shekujt kur jane ndertuar, shqiptaret ishin pothuajse te gjithe kristjan, por eshte e pafalshme perse shqiptaret kosovare (dhe pse myslyman me vone) ia lane te huajit ato kisha ne vend qe ti mbronin, sepse ato ishin deshmi jo vetem e te pareve tuaj ne ate truall por dhe e historise kristjane monumentale shqiptare qe shpjegonte gjithçka mbi rrenjet e shqiptareve ne Kosove. Dhe ja tani pasojat se ku gjendemi, serbet mohojne gjithçka, sepse çdo identitet i ka rrenjet vetem ne te kaluaren, sepse pa te kaluaren nuk ka te tashme e te ardhme per asnje popull. Ndaj detyra me e madhe per te gjithe ne eshte te nxjerrim ne drite rrenjet tona e identitetin tone, e jo te haemi njeri me tjetrin per fene, qe une do e queja faktori i pare qe ka shkaterruar unitetin mes shqiptareve ne shekujt e fundit (dhe e gjitha kjo eshte pasoj e pushtimit osmen), e kete po e paguajne shtrenjte dhe shqiptaret ne Kosove. pershendetje durimi
-
Gjithçka rrjedh vetem prej injorances, fanatizmi i verber i atij qe nuk di te distancoje e te dalloje çfare thote Korani i tij e si duhet te raportohet me ato qe thote. Feja behet vetem burim rreziku ne mendjen e nje injoranti, pikerisht ketu e kane zanafillen sjelljet e marokinit te gjore e te shumteve si ai. Nuk eshte feja ne vetvete me shume se sa ndjenjat e semura per fene te atij qe eshte injorant, qe nuk di te perdori fene si pasuri shpirterore por si perçarje. durimi
-
Sipas mendimit tim modest, gabimi ketu eshte qe ne pyetjen e parashtruar, sepse ne jemi individe te mijevjeçarit te trete, qe jetojme ne nje shoqeri ku bejne pjese rregulla penale, juridike, morale e shoqerore qe se bashku me vlerat shpirterore te njeriut ka evoluar e ndryshuar rrenjesisht ne keta dymij vjet. Njeriu modern me mentalitetin e botes antike mund te raportohet vetem ne menyre simbolike si ushqim shpirteror e te marre prej tyre ate çka vlen, pa mohuar e harruar vlerat autentike te asaj periudhe. Korani, Bibla apo te tjere akoma jane shkruajtur nga njerez e jo nga Perendite, ndaj ne shume pika ne njerezit modern mund te mos jemi dakort e kjo eshte me se normale, do te ishte shqetesuese ndryshe. Nuk mund te bejme nje krahasim te tille kur sot jetojme ne nje shoqeri qe i sheh ndryshe shume fenomene te ketij karakteri. Bibla e Korani per besimtarin duhet te jene nje pikembeshtetjeje shpirterore, frymezuese e simbolike, por nuk mund te drejtojne ne gjithçka kendveshtrimin moral te njeriut modern. Ekzistojne akoma sot vende te fese izlame qe si forme denimi mbi tradhetine bashkeshortore kryejne akte poshteruese e çnjerezore pa kufi (femra e futur ne nje thes perpara te gjitheve dhe e denuar me vdekje duke u qelluar me gure), ky eshte kulmi i turpit jo per ate krijese njerezore qe ndodhet ne thes, por per ata qe bejne nje akt te tille te eger e çnjerezor kunder saj; pikerisht ata njerez qe Koranin e lexojne perdite jane te zotet te bejne kaq poshterime mbi qenien njerezore. E kjo rrjedh vetem nga fakti i mungeses evolutive te shoqerise ne keto vende. Njerezimi yne ka nevoj ne rradhe te pare per shoqeri te evoluara e te emancipuara moralisht, per kulture te gjithanshme, per dituri e humanitet, vetem ne kete menyre Bibla, Korani apo te tjere mund te na pasurojne shpirterisht e moralisht pa rene ne rreziqe te fanatizmit ekstrem e te verbuar. pershendetje durimi
-
Qe ne kohet me te lashta, dhe me pare nga lindja e Paganizmit, njeriu ka kerkuar te raportohet me te Mbinatyrshmen per ti bere balle veshtiresive, fatekeqsive e vuajtjeve te ndryshme, dmth vetem nga nevoja e deshperuar shpirti ka kerkuar drejtim ne diçka qe mund ta mbushe me shpresa, apo dhe frika per fatin qe mund ta prese. Qe ne lashtesi, njeriu i eshte drejtuar nga shekuj ne shekuj te Mbinatyrshmes vetem nga e keqja, kurre nga e mira, e pikerisht ketu eshte burimi e zanafilla e te gjithave çka vijne me pas ne gjithe historine e lindjeve te besimeve fetare e teorive teologjike. Per mos ta zgjatur me tej, respektoj te gjitha fete, por kam zgjedhur kendveshtrimin agnostiçist, e vetmja menyre qe sheh e njeh me gjakftohtesi e distance fenomenin "Besim". Mund te behet burim forze e drejtimi ideal nese perdoret ne menyre te thelle e intelektuale, por historia na ka bere te qarte qe Feja ka qene vetem burim perçarjeje e shkaterrimi per Njerezimin sidomos kur i bashkengjitet injorances e ekstremizmit, asgje tjeter nuk sjell. Ndaj per mua nuk ka as me te voglen rendesi, perkundrazi, do te doja ta evitoja. durimi
-
Shqiperia eshte mbushur me xhami nga te gjitha anet, nga kush, nga shqiptaret? Besoj se e dini mire pergjigjen. Ne keto vite te dryshimeve rrenjesore per vendin tone, per ne te githe, askush nuk kishte mendjen te mendonte per ndertimin e vendeve te lutjes, sepse ne rradhe te pare njeriu ka nevoj per te siguruar shume prioritete te tjera te karakterit vital ekonomik, e vetem me pas mund te arrij ne kerkesat shpirterore e ideale. Eshte teper shqetesues fakti qe nje popull i vogel si i yni, me nje te kaluar historike te vuajtshme shekullore, sikur mos te mjaftonin tere ato qe ka hequr, tani duhet te gjendet i ndare e i copetuar mes feve, ne dhjetera parti, per mos te folur me tej per dallimet mes zonave.. Sikur mos te mjaftonin vuajtjet e problemet per popullin tone, tani shtohet dhe nje tjeter, ndoshta me i rrezikshmi, "virusi" me i afte per shkaterrimin e nje shoqerie te tere, ku se bashku me injorancen e çoroditjen e ideve mund te arrije te perçaje nje popull te tere. Pyes veten, qekur qenkemi bere kaq besimtar, sepse besimtar kurre nuk kemi qene per fat te mire, çfar te mire na ka sjelle feja? veç perçarje. Ky ekstremizem i rrezikshem ne fene izlame, kjo lloj "gare" mes feve, ky lloj fenomeni sot ne Shqiperi qe me shume se Besim i vertete ne Zotin duket nje lloj gare mes dy feve kryesore, thjesht vetem per guston e dominimit, sidomos ajo izlame. Ne nje moment qe kemi nevoj me teper se kurre per bashkim, ne duhet te perçahemi ne kete menyre e per çfare? Per fene. Vendet arabe qe nuk vonuan te mbushin Shqiperine me xhami, mos ndoshta e bejne per te "respektuar" ndjenjat tona shpirterore ne emer te "dashurise" e te "vllazerise" per popullin shqiptar? Si eshte e mundur kjo thekje kaq e madhe per izlamin nga ana e disa besimtareve myslyman, kur deri dje askush nuk vinte re, perse kjo perflakje sot? Pergjigja eshte vetem nje_ vetem injoranca mund te sjelle nje fanatizem te tille, si eshte e mundur te behen disa myslymane (per fat te mire jo te gjithe) me myslymane nga arabet qe e kane fene e tyre origjinale? Per fat te keq "fara" e rrezikshme e lene nga osmanet ne shekuj nuk e ka humbur efektin e saj.. Si eshte e mundur qe shqiptaret nuk kuptojne qe identiteti i tyre autentik eshte kristianizmi, perse mohojne kete fakt, kur te gjithe dhe ai me i flakti izlamist stergjysherit e tij i ka pasur kristian? Ju shkruaj une qe vij nga familje myslymane por i rritur ateist (per fat te mir) tani kam zgjedhur agnostiçizmin. Ato shifra qe shpesh i lexoj kudo: 70+ 20+10 per qind, ato jane te 1938-s, askush e di me siguri sot gjendjen, sepse 80 per qind nuk praktikojne asnje lloj feje per fat te mire. Nuk do te ishte me mire te heqim dore krejt nga kjo çoroditje konfuzionale fetare qe sjell veç te keqia e te ndihemi nje te tere per faktin qe te gjithe jemi shqiptare? Gjithsejcili eshte i lire te raportohet me Zotin qe deshiron ne fund te fundit, por pa harruar rrenjet se nga vijme e mbitegjitha pa ekstremizma te rrezikshem qe vetem na perçajne e na shkaterrojne si komb perpara syve te botes. Ekstremizmat, fanatizmat e mungesa e tolerances burojne vetem nga injoranca, e rrezikojne te minojne ate çka Shqiperia me teper mundim po kerkon te arrije: Qyteterimin e Civilizimin Europian, ndaj detyra e gjithsejcilit prej nesh eshte: ne respektimin e te gjitha preferencave fetare, te evitoj ekstremizmat, sepse vete "Allahu" juaj ( u drejtohem myslymaneve te flakte) nuk ka nevoj per kete lloj ndjenje te semure. pershendetje durimi
-
AH MOR TE MJERE, PO JEMI TE GJITHE SHQIPTARE E VETEM KJO DUHET TE ZOTEROJE, ASGJE TJETER, SEPSE FEJA E SHQIPTARIT DUHET TE JETE VETEM SHQIPTARIA. Megjithate dua ti pergjigjem myslymaneve te flakte ketu. Une kam lindur ne nje familje myslymane ( sa per te thene ), por si prinderit e mi ashtu dhe une nuk jemi ndjere kurre myslymane, sepse te pakten pak histori prinderit e mi e dinin qe ateher, e dinin qe rrenjet e shqiptarit jane rrenje kristiane. Te dashur myslymane, askush nuk ju ndalon apo forcon te raportoheni me ate fe e me ate Zot qe deshironi, respektojme te gjitha fete, e kjo ka qene karakteristike e shqiptarit ne shekuj _ toleranca fetare_ por mos kerkoni ( u drejtohem te flakteve qe shkruajne llafe por jo histori) te shtremberoni historine. 1 Shqiptaret vijne nga nje kulture kristiane shekullore, kjo nuk duhet mohuar, historia nuk eshte opinion, e beni kujdes çfare shkruani sepse historianeve serbe u intereson pikerisht kjo, te mohojne rrenjet kristjane te shqiptareve. 2 Qe ne vitet e para paleokristiane e me pas me imperatoret Kostantino e Teodosio u perqafua e u vendos kristianizmi dhe si fe shteterore per te gjithe popujt qe benin pjese ne Perandorine Romane. 3 Izlamizmi i lindur shekuj me vone (ne shek vl pas eres sone) nuk mund te perhapej aspak ne Europe sepse Perandoria Romane Lindore ishte akoma e fuqishme deri me 1453. Gjithçka ndodh vetem pas vdekjes se Gjergj Kastriotit qe per 25 vjet mbrojti kristianizmin nga kercenimi osmen jo vetem ne trojet shqiptare por dhe jashte saj. Turqit sunduan Ballkanin pas vdekjes se prijesit tone per 5 shekuj. 4 Konvertimi i shqiptareve ne fene izlame ka qene ME DHUNE, ME SHPATE (e historia nuk mohoet, nuk mohoen perdhunimet, djegiet e vrasjet, nje popull qe heq te gjitha keto kurren e kurres pranon "lumturisht" siç shkruani juve te pranoj fene e sunduesit) por dhe me menyra te tjera: ME TAKSAT E LARTA TE VENA FAMILJEVE KRISTIANE (shume familje nuk i benin dot balle taksave, ndaj pranuan nderrimin e fese), e me pas, ME FAKTIN PER TE EVITUAR ARDHJEN E TE HUAJIT NE INSTITUCIONET SHQIPTARE, sepse ndryshe shqiptaret nuk kishin mundesi te punonin apo te drejtonin ne institucione te ndryshme, NDAJ PRANONIN ME MIRE TE NDERRONIN FE, SESA TE PRANONIN TE HUAJIN. Me keto mjete, TE DHUNSHME E JO TE DHUNSHME, POSHTERUESE E SOFT nga ana tjeter, ky proces i ngadalshem pllakosi pjesen me te madhe te shqiptareve sidomos tre shekujt e fundit te sundimit e jo menjehere, mos te mohojme faktet historike sepse perdhosim ne rradhe te pare jo vetem Historine por dhe qindra mijra shqiptare te poshteruar qe tani nuk kane as kockat e jo goje te flasin per ato vite. Dhe ja SHIFRAT: MYSLYMANI I SOTCEM VJEN NGA POTHUAJ 18 SHEKUJ KRISTIAN E VETEM 2 SHEKUJ MYSLYMAN. 5 Por ajo qe eshte me e rendesishme: nuk duhet te mohojme rrenjet kristiane te shqiptareve, qindra kisha te shqiptareve ne Kosove qe serbet i kaluan si te tyret, duke mohuar identitetin kristian te shqiptareve, nuk duhet ne asnje menyre te perdhoset ky fakt. Konvertimi per nje popull nen sundimin e te huajit nuk eshte kurre i deshirueshem por gjithnje i forcuar e i dhunshem, e kjo shpjegohet si ne trajtimin antropologjik te nje populli por dhe sociologjik te problemit, ky fakt nuk duhet injoruar. Eshte per te ardhur keq kur lexohen fraza te ketilla qe duken te shkruajtura nga historianet e kohes se osmaneve e jo nga vete shqiptaret. Gjithkush eshte i lire te lidhet me Zotin qe deshiron, por pa harruar mbi te gjitha respektin e tolerancen per te gjitha fete e tjera. Personalisht kam zgjedhur Agnostiçizmin, sepse eshte i vetmi kendveshtrim i drejte e jo pasional per te njohur e respektuar te gjitha fete pa rene ne ekstremizma o verbime. Vargjet e Vaso Pashes jane teper aktuale ne kete moment per shqiptaret, fakt i rende te mendosh qe ato vargje te krijuara nje shekull e gjysem me pare per shqiptaret e atehershem, kthehen e nevojiten me shume sot per shqiptaret ne mijevjeçarin e trete. Te pakten juve myslyman te moderuar ndihmoni kudo per te evituar ekstremizmat fondamentaliste izlame qe rrezikojne te perhapen, qe sjellin vetem probleme sot per nje Shqiperi qe kerkon te integrohet ne Europe, per nje Shqiperi qe kerkon te rritet ne vlera e civilizim e jo te fundoset ne fanatizem. E keni pyetur veten qe tere ato xhami ne shqiperi e Kosove ne vitet e fundit nuk i ka ndertuar shqiptari sepse shqiptari ka nevoj per ekonomi ne keto momente, sepse çdo raport shpirteror ideal vjen vetem pasi realizohen nevojat ekonomike, por i kane ndertuar te huajit? E keni pyetur veten perse i bejne keta te huaj keto "ndihma" te dashur myslymane shqiptare? Mos ndoshta nga dashuria e madhe per Shqiperine e shqiptaret? SHQIPERIA KA NEVOJ ME TEPER SE KURRE TANI JO PER KISHA O XHAMIRA POR VETEM PER SHQIPTARI, DINJITET E UNITET TE BRENDSHEM. JEMI TE GJITHE SHQIPTARE, E KJO QE NA BASHKON ESHTE SHUME HERE ME E MADHE NGA AJO QE NA NDAN, FEJA DHE NDERROHET POR KOMBESIA KURRE. pershendetje durimi
-
Rastesisht me doli perpara syve kjo faqe e lexova diçka dhe ketu. Jam nje burr 46 vjeçar dhe pse ne profilin tim paraqitet gjinia femer, nuk e di perse ndoshta automatikisht .. e theksoj kete fakt (gjinine time) sepse per trajtimin e nje teme te tille delikate e te veçante eshte mire te dime mendimet e njeres e te tjetres gjini. Sipas mendimit tim e nga kendveshtrimi i moshes time, me shume se per virgjeri, shoqeria jone ka nevoj per vlera, sepse adoleshenca e sotme ka nevoj per pika referimi te qendrueshme, ka nevoj per shembuj e modele ku mund te mbeshtetet, ka nevoj per drejtim. Seksi i parakohshem per fat te keq, vjen ne rradhe te pare pikerisht ne ate kategori te adoleshenteve ku kerkon te mbushe zbrazetine shpirterore, jeten bosh, pa qellime, pa ngrohtesi e mirekuptim familjar. Kjo eshte nje teme teper e gjere ku meriton nje trajtim te karakterit psikologjik e social, por po e le menjane me mire. Mendoj qe nuk eshte virgjeria njesi matese e vlerave per nje femer (me gjithe respektin per ate vajze qe e mbron kete virgjeri e kete vlere autentike te natyres femerore), ashtu si nga ana tjeter nuk eshte humbja e virgjerise ajo qe e ben nje vajze pa vlera. Problemi nuk duhet pare ngushte thjesht ne faktin eshte apo jo e virgjer nje femer, ne fund te fundit nje femer e humbet virgjerine e saj kur dhe nje mashkull e humbet ate virgjeri (o ndoshta e ka humbur dhe me pare), çdo virgjeri femerore e humbur korrespondon me nje virgjeri mashkullore te humbur. Perse duhet te na shqetesoje ky fakt kur jemi ne te paret qe provokojme humbjen e kesaj virgjerie?! Nese femrat e humbasin sepse jemi ne meshkujt qe e bejme ta humbase. Ndoshta shoqeria jone maskiliste pretendon ate çka vete e shkaterron?! Rinia e sotme me shume se virgjerine ka humbur vlerat e verteta, e kjo duhet te na preokupoje, problemi i vertete sot nuk eshte virgjeria ne kuptimin e ngushte, por seksi i parakohshem, qe eshte diametralisht tjeter problem (e teper i rendesishem), pavaresisht nga faktori virgjeri apo jo virgjeri, pak rendesi ka, qe per mendimin tim per nje vajze eshte nje moment unik, intim, i paperseritshem, i paharrueshem e qe ajo e dhuron vetem ne emer te dashurise ( o te pakten keshtu duhet te jete). durimi
-
Nuk e di nese Coniglio eshte proshqiptar apo jo, por nje gje eshte e sigurt: do te thoja qe eshte realist e objektiv sepse ne shkrimet e tij flet ne pergjithesi si per serbet dhe per shqiptaret, denon si krimet e njerit dhe te tjetrit, ndersa per Iaconen po, Iakona ka qene teper i qarte ne reportazhin e tij, nuk le dyshime ne trajtimin e tij antishqiptar, e kjo eshte e pafalshme per nje gazetar. Nese dhe gazetare te tjere do te punonin ne Kosove ashtu si Coniglio, do te mbanin dhe ata te njejtin qendrim te Coniglios e kjo eshte teper domethenese. Coniglio (e jam dakort me ty siç e ke vene ne dukje) i pranon problemet e parashtruara te Iacones ne pjesen e dyte te reportazhit (ashtu siç i pranojme dhe ne shqiptaret) me sy kritik e objektiv, e pikerisht per kete duhet te bindemi ne objektivitetin e kritikes se tij mbi Iaconen. Fakti qe pak analiste italiane mbeshtesin Kosoven, kjo eshte e shpjegueshme jo vetem me situaten e rende qe po kalon Kosova sot, por dhe me situaten qe Italia vete po kalon (fryma antiamerikane eshte teper e larte, e ketu do te kisha shume per te shtuar..), e mos te injorojme faktin qe kohet e fundit shtypi e interneti eshte mbushur me artikuj antishqiptare qe burojne nga serbet. E pastaj, fuqia e ndikimit qe mund te sjelle nje dokumentar ne mendjen e te gjitheve qe nuk e njohin mire gjendjen ne Kosove, eshte e jashtezakonshme, e kjo e ka keqesuar jashte mase opinionin kunder shqiptareve, demi tashme eshte bere. Per fat te keq, analiste te tipit akademik qe e shohin Kosoven vetem nepermjet lajmeve te zeza e faqeve te shkruajtura, pa njohur rrenjet e pasojave e pa njohur nga afer situaten, dihet qe nuk mund te shkruajne mire per Kosoven. pershendetje durimi
-
Kristjana, te falenderoj per deshmine tende e faktet qe sjell . Jam plotesisht dakort me ty, sepse situaten e ndjek perdite; kush eshte i interesuar te analizoj ne menyre obiektive pertej nje artikulli apo nje dokumentari televiziv, arrin te kuptoj situaten ne Kosove, qe nuk duhet kurre analizuar ne veçanti, por ne kontekstin e problemeve te te gjithe Ballkanit e te gjithe Europes. Fakti qe ne Kosove serbet nuk kthehen, sipas mendimit tim personal, sepse nderrimi i qytetit, shtepi e pune nuk eshte loj femijesh, tashme jetojne ne Serbi te stabilizuar ne gjithçka prej vitesh, e kjo nuk duhet interpretuar negativisht si kercenim nga ana e shqiptareve, siç kerkojne ta interpretojne serbet. Pas gjithe atyre tmerreve qe shqiptaret kane hequr, serbet dashkan lutje specjale me buqeta lulesh ne duar per ti bere te kthehen?! Mos te harrojme qe nga Kroacia jane debuar me force 200,000 serbe e ky eshte nje fakt i rende kur ne Kroaci nuk kane ndodhur ngjarjet si ne Kosove. Por per fat te keq, politika serbe nuk heq dore nga strumentalizimi dhe indirekt i problemeve ne Kosove, e shfrytezon e ben gjithçka per te perhapur "friken" e "rrezikut" te fenomenit "Kosove" mbi Europe. E nga ana tjeter nuk duhet te nenvlehtesojme aktet e dhunes me karakter hakmarres te shqiptareve, duhet te distancohemi e ti izolojme keta individ, sepse njollen e marrin mbi kurriz te gjithe per fat te keq, e misioni e qellimi i nje populli te tere ne Kosove demtohet rende. Raffaele Coniglio shkruan ne blogun e tij pikerisht dhe per marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe sot mes serbeve e shqiptareve ne shoqata te ndryshme ne Kosove (lexo "SONO ROSE E FIORIRANNO" ne blogun e tij) e ky eshte nje fakt shume pozitiv qe duhet vene ne dukje e duhet vleresuar e jo te mbulohet. Deshmia jote e çmuar na ben te kuptojme qe Kosova eshte dhe nje ane tjeter, Kosova e njerezve te ndershem, Kosova e vlerave te verteta, Kosova qe dhe pse me njemij veshtiresi e pengesa nuk i humb kurre shpresat per nje dite me te mire ne te ardhmen e saj. Pershendetje durimi
-
Ah harrova, te falenderoj per premtimin qe me ben per artikullin e perkthyer, e çmoj. Nese do te kesh nevoj per perkthime te tjera, te ofroj ndihmen time. Durimi
-
Sipas mendimit tim modest: jam dakort plotesisht me ty, kriminelet gjenden kudo, serbe apo shqiptare apo te tjere ne te gjithe boten; kriminelet nuk kane flamur, nuk kane kombesi, nuk kane ngjyre. Asnje akt dhune eshte i justifikueshem, kurren e kurres, nga ana serbe, shqiptare apo te tjere. Por, per fat te keq lufterat sjellin prapa verferi, varesi ekonomike, krijojne truall te gatshem per te korruptuar lehtesisht grupe apo individe. Sidoqofte, e gjitha kjo situate ne Kosove, nuk eshte paraqitur me obiektivitet profesional ne dokumentarin ne fjale, sepse ka vene ne dukje vetem njeren ane duke eleminuar komplet anen tjeter. Gazetari Iacona, harron qe ne zemer te Italise ndodhen celula terroriste te Al Kaedas, qe grupe fondamentaliste izlamike kerkojne hapesire, qe mafia italiane e organizuar e trafikut te droges dhe e plehrave kimike eshte me e fuqishme se vete shteti italian. E nga ana tjeter mos te harrojme bashkepunimin e trafikanteve serbe me ata shqiptare-kosovare, mafia serbo-shqiptarkosovare nuk ka probleme etnie, sepse kriminelet e gjejne gjuhen e perbashket mes tyre, ndaj eshte gabim i rende politik te menjanohen pergjegjesite serbe mbi situaten ne Kosove, Serbia dhe pse e "menjanuar", ndikimin e saj indirekt mbi Kosove e ka vetem negativ. Sot korrupsioni ka mberthyer pothuajse gjithe Ballkanin, e jo vetem ate por dhe Italine e jashte saj. Ndaj gjithe kjo "zhurme" mbi Kosoven per "rreziqet" qe mund t'i sjelle Europes, kur Europa vete eshte e mbushur me korrupsione e celula te fondamentalizmit, e shoh te nje qellimi preçiz antishqiptar, per te penguar indipendenzen e Kosoves ne bote. Serbia ka bere apel ne AJA per te diskutuar mbi ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves, dhe e gjitha kjo per te marre akoma dhe nje vit kohe e per te ngadalesuar proçesin e Kosoves, sepse tani shume shtete do te presin vendimin nga AJA perpara se te japin voten e tyre (lexo: "L'indipendenza da Pristina alla corte dell'Aja" ne L'attualità del Kosovo). Nuk kerkoj aspak te nenvlehtesoj problemet e korrupsionin ne kosove, por nga ana tjeter kjo nuk duhet te mbuloje pergjegjesine serbe (e "putren" e saj mbi kete dokumentar) apo te na beje te mbyllim syte perpara dokumentareve te tille qe nuk i sjellin aspak drejtesi çeshtjes e nuk trajtojne me asnjanesi profesionale realitetin. Pershendetje Durimi
-
Raffaele Coniglio E shtune 20 shtator 2008 LUFTA E PAFUND E IACON-es E AVOKATI I DJALLIT Dje ne mbremje u transmetua ne rrjetin televiziv Rai 3 nje reportazh mbi Kosoven me titullin: "Lufta e pafund". Sipas kendveshtrimit tim personal, nje dokumentar i nivelit te ulet per telespektatoret persa i perket faktit ne paraqitjen jo te plote te situates, sepse tendencioz e i parespekt ne drejtim te te gjithe atyre qe nuk munden ti shpetonin dhunes etnike te kryer per shume vjet kunder kosovareve te etnise shqiptare. Nje padrejtesi ne drejtim te telespektatoreve e te historise. Por e ndiej paraprakisht ne rradhe te pare detyre nga ana ime te theksoj qe, ky blog ne te cilin une shkruaj kerkon te flase mbi Kosoven e gjithçka tjeter qe ben pjese ne te. Jane deshmi te shkruajtura gjate kohes. Kam folur per endacaket, per serbet, kam kritikuar sjelljet e papjekura nga ana e kosovareve shqiptare, ashtu si nga ana tjeter dhe masat e marra nga politika serbe qe i quaj te gabuara, kam folur per integrimin e per kriminela shqiptare. Nuk dua te shtoj asgje ne kete drejtim. Nuk kam nevoj te justifikohem sidoqofte. Por ne kete moment e ndiej per detyre te hedh drite mbi nje aspekt kyç ne ngjarjet serbo-shqiptare qe dokumentari i gazetarit Riccardo Iacona e ka lene ne fshehtesi. Dokumentari mund te ishte nje vitrine teper e sakte per te treguar kapitullin e fundit te konflikteve ne Ballkan me veshtrim serioz, profesional e neutral, duke informuar telespektatoret mbi bemat e shumtuara te kryera nga serbet, nga shqiptaret e nga ata kriminele qe ne konflikte, ne te gjitha konfliktet nxjerrin perfitime. Por eshte paraqitur me teper cektesi, njohje te dobet te teritorit e me mungese te etikes profesionale nje pjese e historise, domethene, shqiptari barbar i paraqitur si "kriminel, terrorist, i dhunshem, i korruptuar e pak fshatarak" qe vret ne menyre te paskrupullt per te vetmin motiv te urrejtjes etnike serbin " e mire, familjarin e ndershem, punetorin, studentin e njeriun e vlerave te shendosha". Kjo situate m'u paraqit perpara syve. Nuk kam asgje kunder pjeses se dyte te dokumentarit, mbi kriminalitetin ne organet drejtuese te kosoves, mbi Ramushin e te tjere, mbi UCK-ne e kriminelet qe bejne pjese ne te, mbi vdekjet misterioze te gazetareve e deshmitareve. Eshte vene ne drite nje aspekt interesant qe duhet te na bej te gjitheve te mendojme mbi te ardhmen e Kosoves, te mendojme mbi faktin e hapjes se disa shkollave jemenite te zhvilluara ne vitet e fundit e mbi trafikun e droges, te armeve, e te kriminalitetit te organizuar deri ne rradhet e politikes. Por, tjeter gje eshte pjesa e pare. Ja ketu me poshte paraqitja qe qarkullon ne te gjitha sitet e informazionit: " Riccardo Iacona riparaqet imtesisht spastrimin etnik te tmerrshem ku jane viktima kosovaret e etnise serbe. Qe nga 1999-a kur NATO-ja fitoi luften kunder Serbise e se bashku me SHBA-ne mori kontrollin ne Kosove, 250,000 serbe jane debuar nga Kosova vetem per motiv te urrejtjes etnike, vetem per faktin qe jane serbe. Banimet e tyre jane djegur, tokat e tyre jane rrenuar, kishat e tyre jane shkaterruar, dhe ato più antiket e te çmuarat, ato te 1300-es, varrezat e tyre jane perdhosur nga goditjet me vare e kazem, blloqeve te tera banimi u eshte vene zjarri per te penguar serbet qe jetonin aty nga qindra vjet te ktheheshin. Dhe pse ne prezencen e NATO-s grupe te armatosura kosovare te etnise shqiptare kane realizuar nje nga me sistematiket e te hekurtit spastrim etnik qe Europa ka kaluar pas luftes se dyte boterore, duke shkaterruar keshtu idene e nje vendi multietnik, ide qe ishte pikerisht ne zanafillen e fushates ushtarake te NATO-s kunder Serbise. Por ka dhe me tej: ne keto nente vjet Kosova eshte bere porta kryesore e hyrjes se droges ne vendin tone e ne te gjithe Europen; e megjithese ne pranine e NATO-s e te SHBA-se Kosova eshte transformuar ne nje Kolumbi te vogel, nje Narkoshtet ne zemer te Europes.Shifrat jane befasuese: 80 per qind e te gjithe droges qe prodhohet ne Afganistan per te hyre ne Europe kalon nepermjet luginave e maleve te Kosoves "se lire". Pasurite e medha te akumuluara nga trafiku i droges kane bere te fuqishem jashte e brenda atdheut klanet mafioze kosovare shqiptare, te afte te depertojne ne thellesi te partive qe sot drejtojne ne Kosove, duke i vene keshtu nje pikepyetje te madhe demokracise se ketij shteti te ri lindur me 17 shkurt te ketij viti me nje akt te njeanshem. Por rruget e hapura te droges e te armeve qe NATO-ja nuk mundi te mbyllte ne keto nente vjet te protektoratit, jane dhe ato ne te cilat kalon terrorizmi internacional i rrenjes izlamike." E shoh te tmerrshem (kete artikull). Iacona ne pjesen e pare eshte nisur per te na treguar mizorite e confliktit kosovar duke perjashtuar apriori nje pjese te konsiderueshme te fakteve. Per serbet ngjarjet fillojne ne mars te 99-s (me 26 nisin bombardimet e NATO-s), ndersa per shqiptaret fillojne pak vite me pare. Eshte per te ardhur keq kur konstatohet qe dhe per shume gazetare “te vlefshem” italiane _ Iacona per fat te keq nuk eshte i vetmi _ problemet per Kosoven fillojne pas bombardimeve….. Pothuajse sikur nuk ben pjese ne etiken e tyre profesionale te tregojne (e t’i kujtojne shumices) tmerret e viteve 90 te kryera ne Kosove. Sepse historia e tashme fillon pikerisht ne ato vite. Nuk mund te behet pershkrimi i nje ngiarjeje duke u nisur te tregohet nga gjysma e ndodhive e duke menjanuar tej keshtu gjithe pjesen e pare, i dashur doktor Iacona!!! Kete keni bere, duke bere keshtu nje padrejtesi per te gjithe ne telespektatoret, pertej dhe faktit kunder historise. Pershkrimi i egersise se krimeve serbe ( mbi kete trajtohej), i kryer mbi popullsine e etnise shqiptare ne vitet e kaluara, duhej te ishte treguar me te njejten imtesi me te cilen eshte pershkruar dhuna shqiptare ne demtim te serbeve (realizimi i djeshem). Por ja qe as me te voglen shenje, as edhe nje. Perse kjo heshtje? Ne telespektatoret qe paguajme sherbimet publike kemi derguar me parate tona nje profesionist per te kryer nje udhetim per pothuajse nje vit nga Kosova ne Maqedoni, nga Turqia ne Afganistan, per te na treguar pastaj “fregnacce” ( mashtrime) siç thone me ironi ne Rome. Nje fushate perhapjeje ne shtyp, e llastuar qe ne menyren e publikimit plot fryrje e pompa gjate kohes se realizimit te dokumentarit. Iacona ka treguar teper antipati per kosovaret shqiptare e teper humana pietas ( ndienja humane) per te shkretat serbe te mbetura te ve. Vura re, e me eshte dhe vertetuar nga miq te ndryshem qe kane ndjekur dokumentarin qe, zeri qe perkthente nga serbisht ne italisht ishte plot ton prekes, e merrte pothuajse nje aspekt arrogant kur sillte deshmite nga ana shqiptare. Ne makuilazhin ( sajim i rreme) e arritur per mbrekulli, Iacona ka menduar te sjelle dhe shifra te pasakta e fallse. Eshte e drejte t’u kujtoj atyre te pakteve qe do te lexojne kete shkrim, dhe pse demi tashme eshte bere, qe Gracanica nuk eshte nje burg nen qiell te hapur ku jeton ekstremiteti i varferise serbe, ku serbet jetojne nen kercenimin e perditshem, ku gjenden vetem 4 dyqane serbe te ngritur ne çast, e qe pensionet nga Beogradi (vetem per qytetaret serbe) nuk jane ne skamje, qe ne Prishtine nuk banojne 40 serbe, e ne Obliq vetem 2 te moshuar, e qe qenka turp qe nje kishe u bekerka nje objektiv ushtarak per t’u mbrojtur!........ Pyesni serbet se çfare fundi u kane bere xhamive, asaj qe ndodhej ne Mitrovice ne brinje te ures mbi Ibar nga ana e veriut????, bejua te qarte telespektatoreve….. Uroj se shpejti nje tjeter dokumentar pasardhes i ketij te fundit, qe te mund te pershkruaj saktesisht gjithçka ç’ka ndodhur me pare. E per te perfunduar, nuk e mbajta fjalen ne parathenin e mesiperme e u gjenda te bej avokatin e djallit. Te gjitha fotografite jane te Halil Barani-t te realizuara ne pergjegjesine e Drejtorit te Qendres se Te Drejtave Njerezore e Lirise _ Zyra e Mitrovices. Barani me ndergjegje e perpikmeri ka arritur te realizoj e dokumentoj aktet e dhunes te kryera gjate viteve nentedhjete ne Kosove. Raffaele Coniglio Mosha 32 Seksi mashkull Vendndodhja Mitrovice Informacione personale Kooperator I dipllomuar ne Shkenca Politike ne Bolonje I specializuar ne Kooperim internacional dhe Ekonomik te Zhvillimit me Master ne Universitetin Ekonomik Tor Vergata Rome Punoj ne Kosove qe ne 2005-n ne fillim me Ministrine e Puneve te Jashtme _ Kooperimi Italian e me pas me ONG-ne Aktualisht jam Project Manager ne sherbim te provinces se Goricias ne Mitrovice ku jam duke punuar per nje studim ne sektorin agro-zooteknik Mes pasioneve e hobbies kam muziken, udhetimet (dhe pse para se gjithash te veshtire), fotografite, librat e ne fund te shkruarit. Perkthimi ne shqip nga une http://raffaeleconiglio.blogspot.com/2008/...-lavvocato.html
-
Dakord, ju premtoj qe do e perkthej te gjithin, dua vetem pak kohe.
-
LEXONI KETU TE VERTETEN nga Raffaele Coniglio Ieri sera è andato in onda su Rai 3 un reportage sul Kosovo dal titolo “la guerra infinita”. Dal mio personale punto di vista è stato un pessimo servizio offerto ai telespettatori in quanto non completo, ma fazioso e irrispettoso nei confronti di tutti coloro che non sono riusciti a sfuggire alla violenza etnica perpetrata per tanti anni nei confronti dei kosovari di etnia albanese. Un'ingiustizia nei confronti dei telespettatori e della storia. Una premessa risulta però doverosa. Il blog sul quale scrivo cerca di parlare del Kosovo e di tutte le sue sfaccettature. Sono testimonianza i post scritti nel tempo. Ho parlato di rom e di serbi, ho criticato comportamenti immaturi di kosovari albanesi così come le misure politiche serbe che ho ritenuto sbagliate, ho parlato di integrazione e di criminali albanesi. Non voglio aggiungere altro su questo fronte. Non ho bisogno di giustificarmi comunque. In questo momento mi sento però di dover far luce su un'aspetto chiave della vicenda serbo-albanese che il servizio del giornalista Riccardo Iacona ha tenuto nascosto. Il reportage, poteva essere un ottima vetrina per raccontare l’ultimo capitolo delle guerre balcaniche con occhio serio, professionale ed equidistante, informando il pubblico sulle mostruosità commesse dai serbi, dagli albanesi e dai criminali che in guerra, in tutte, macinano profitti. È stata però raccontata con molta superficialità, scarsa conoscenza del territorio e mancanza di etica professionale una parte della storia, quella cioè del barbaro albanese passato per “criminale, terrorista, violento, corrotto ed un po’ contadinotto” che uccide senza scrupoli e per il solo odio etnico il serbo "buono, padre di famiglia, lavoratore, studente e di sani valori". Questo mi si è presentato davanti agli occhi. Non ho nulla da obiettare su tutta la seconda parte del servizio, sulla criminalità organizzata che c'è e governa il Kosovo, su Ramush & co, sull'UCK e i criminali che vi fanno parte, sulle morti misteriose di giornalisti e testimoni. E' stato messo in luce un aspetto interessante e che dovrebbe far riflettere tutti circa il destino del Kosovo, far riflettere sull'integralismo di alcune scuole yemenite prosperate negli ultimi anni e sul traffico di droga, armi e criminalità organizzata fin dentro la politica. Altra cosa è la prima parte. La trovo raccapricciante. Iacona, nella prima parte, è partito per raccontarci l'atroce storia del conflitto kosovaro escludendo a priori una parte consistente dei fatti. Per i serbi la loro storia recente inizia a marzo del '99 (il 26 hanno inizio i bombardamenti della Nato), per gli albanesi, invece, qualche anno prima. Dispiace constatare che anche per molti "quotati" giornalisti italiani - Iacona per sfortuna non è il solo- i problemi del Kosovo iniziano subito dopo i bombardamenti.....Quasi non facesse parte della loro etica professionale raccontare (e ricordare ai tanti) le mostruosità degli anni '90 commesse in Kosovo. Perchè la storia recente inizia da lì!! Non si può iniziare a descrivere un evento incominciando la narrazione già da metà della storia, saltando tutta la prima parte, caro dottor Iacona!!! Questo è quello che ha fatto, facendo un torto a tutti noi spettatori, oltre che alla storia. Il macabro disegno criminale serbo (di questo si è trattato) perpetrato ai danni della popolazione di etnia albanese negli anni precedenti, andava raccontata con la stessa minuziosità con la quale è stata descritta la violenza albanese ai danni dei serbi (vedi puntata di ieri). Nessun cenno, nessuno. Come mai questo silenzio? Noi telespettatori paganti del servizio pubblico abbiamo mandato con i nostri soldi un professionista in giro per quasi un anno, dal Kosovo alla Macedonia, dalla Turchia all’Afghanistan, per raccontarci poi “fregnacce” come dicono ironicamente a Roma. Un approccio giornalistico, già viziato fin dalla pubblicizzazione dell’evento e che è venuto fuori in pompa magna durante il servizio. Iacona ha mostrato tanta antipatia per i kosovari albanesi e tanta humana pietas per le povere vedove serbe. Ho notato, e mi è stata data conferma da vari amici che hanno visto il servizio, come la voce tradotta dal serbo in italiano aveva un tono commosso, ed assumeva aspetti quasi arroganti quando la stessa riportava la testimonianza dell'albanese. All’ottimo maquillage ben riuscito, Iacona ha anche pensato di riportare dati inesatti e falsi. È bene ricordare ai pochi che leggeranno questo post, anche se il danno ormai è stato fatto, che Gracanica non è una prigione a cielo aperto, dove vive l'estrema povertà serba, dove i serbi vivono sotto minaccia quotidiana, dove ci sono soltanto 4 negozietti serbi improvvisati, e che le pensioni da Belgrado (per i soli cittadini serbi) non sono da fame, che a Pristina non vivono 40 serbi e a Obliq solo 2 anziani e che sia una vergogna che una chiesa sia un obiettivo militare da difendere!........Lo chieda ai serbi che fine hanno fatto fare alle moschee, a quella che si trovava a Mitrovica a ridosso del ponte sull’Ibar nel lato nord????, lo faccia sapere ai telespettatori..... Mi auguro che presto ci possa essere una successiva puntata che possa descrivere per bene quanto successo prima. Alla fine non ho prestato fede alla premessa di sopra e ho finito per fare l'avvocato del diavolo. Tutte le foto sono di Halit Barani scattate in qualità di Direttore del Centro per i Diritti Umani e le Libertà - Ufficio di Mitrovica. Barani, con scrupolo e puntualità è riuscito a documentare le violenze commesse durante gli anni novanta in Kosovo. TE PLOTE E GJENI NE: http://raffaeleconiglio.blogspot.com/2008/...-lavvocato.html