bilderberg
Antare-
Content Count
4 -
Joined
-
Last visited
Everything posted by bilderberg
-
ORTAKET DHE PRONARET E BANKES QENDRORE EUROPJANE ➢ Banka e Belgjikes (2,83%) ➢ Banka e Danimarkes (1,72%) ➢ Banka e Gjermanis (23,40%) ➢ Banka e Greqise (2,16%) ➢ Banka e Spanjes (8,78%) ➢ Banka e Frances (16,52%) ➢ Banka e Irlandes (1,03%) ➢ Banka e Italis (14,57%) ➢ Banka e Luksemburgut (0,17%) ➢ Banka e Holandes (4,43%) ➢ Banka e Austris (Oesterreichische Nationalbank) (2,30%) ➢ Banka e Portugalise (2,01%) ➢ Suomen Pankki (1,43%) ➢ Banka e Suedise (2,66%) ➢ Banka e Anglis (15,98%) Sinjorazhi i Bankes Qendrore Europjane ndahet ne kuota midis bankave pjesemarrse sipas perqindjes se aksioneve. Banka e Italise ka 14,57% aksione ne BCE , e cila eshte kuota e sinjorazhit formal qe merr, sigurisht qe merr edhe nje pjese të madhe të kapitalit qe i shpeton kontrollit. Ne listen e mesiperme jane bankat qe marrin pjese ne sinjorazhin europjan, pasi bejne pjese ne sistem. Por ka disa banka si ajo e Anglise, Suedise dhe Danimarkes qe jane pjesemarres ne sinjorazhin europea, por ama nuk kane adoptuar euro-n si monedhe të tyre të brendeshme!! Pra keto 3 banka marrin 100% të sinjorazhit të monedhes se tyre dhe plus kesaj edhe nje pjese të mire të sinjorazhit europjan!! I bie qe qytetaret italiane pa e ditur paguajne taksat edhe per keto 3 shtete!!! Falimentimi bankar!! Mund të ndodhe qe nje borxhli (sipermarres, puntor etj) nuk eshte ne gjendje të paguaje. Ne kete rast banka eshte e detyruar ta shenoje kete hua te dhene qe nuk mund te paguhet ne kontabilitet si humbje. Per banken kjo nuk eshte tragjedi pasi posedon fizikisht vetem 1 te pesedhjeten e parave. Nje humbje kontabile eshte gjithmon humbje per banken dhe per aksioneret e saj. Dhe B. Qendrore, nuk e lejon banken te falimentoje prandaj dhe nuk i kerkohet llogari per huate e çmendura qe ajo mund të jape. Eshte kjo arsyeja per te cilen bankat jane shume selektive kur duhet ti japin nje hua prej 50.000 euro-sh nje puntori te thjesht, nderkohe qe jane shume zemergjera kur behet fjale per dhenien hua te miliarda e miliarda euro-sh kompanive si Parmalat, Fiat ose Shtetit. Shenim: Edhe nese depozituesi i 100 eurove te lartepermendura terheq kursimet e tij nga banka, kjo e fundit nuk falimenton, pasi ato euro duke qene se ja ka dhene hua 10 subjeketeve të ndryshem ka ne kontabilitetin e saj 10 angazhime per kthimin e ketyre 100 eurove qe gjithsej bejne 1000 euro!! Nese depozituesi i le 100 eurot ne banke ka per te marre si interes maksimumi 1% (pra 1 euro), nderkohe banka kur jep hua i kerkon mesatarisht secilit nga 10 klienteve interes 12%, duke perfituar keshtu 120 euro!! Pra akoma me shume sesa depozita qe ka ne arken e saj. Të kerkosh nje borxh të vogel eshte njesoj si te kerkosh nje borxh miliardar, por ky i fundit i sjell më shum të ardhura bankes. Nese nderrmarrja Fiat nuk paguan borxhet e saja do të jete Banka Qendrore qe do të shpetoje bankierin duke u justifikuar “eshte e nevojshme të shpetojme sistemin”. Por nese eshte puntori i krahut qe nuk mund të kthej borxhin qe ka marre per të blere shtepi, nuk ka per të patur asnje nderhyrje publike ne ndihme të puntorit, dhe shtepine kane per tia sekuestruar/ konfiskuar menjehere. Kjo eshte arsyeja pse banka u jep hua më shume qef Shteteve ose nderrmarrjeve si Parmalt e Cirio (qe kan falimentuar), duke e ditur fare mire se jane të pa afta të kthejne borxhin. Kur nje borxhli kthen borxhin e tij, per nje bank ky fakt eshte nje bezdi, pasi bankes i duhet të gjeje nje borxhli tjeter qe të zevendesoje të parin.Ajo qe ka rendesi per banken eshte fakti qe borxhliu duhet të vazhdoje të paguaj interesat, mundesisht ne perjetesi si ne rastin e Shteteve. Pse nuk i shtyp shteti parat? Ne të kaluaren ka patur tentativa ne të cilin ishte Shteti qe shtypte dhe nxirrte ne qarkullim monedhen, psh. ne kartemonedhen 500 Lireta nuk shkruhej “Banka e Italise” por “kartemonedhe e Shtetit sipas kursit ligjor”. Pra Shteti mund të shtypte para sipas kursit ligjor duke mbajtur Sinjorazhin, por problemi qendron tek presionet e forta qe e pengojne dhe ne fakt sot shtetit i mbetet vetem sinjorazhi mbi venien ne qarkullim te monedhes metalike (minus 1% të sinjorazhit total) i cili eshte negativ pasi prodhimi i monedhes 1 qindarkeshe kushton 3 qindarka!! Ne SHBA shume kerkues hetimore mbeshtesin iden se të pakten 7 presidente amerikane jane vrare pikerisht per nje çeshtje monetare. Dy nga më të famshmit jane Abraham Linkon dhe John F. Kennedy. John F. Kennedy më 4 qershor 1963 urdheroi venien ne qarkullim (Urdheri Ekzekutiv nr. 11110) nga ana e Ministrise se Thesarit të 4 miliarde dollare kartemonedhash bi të cilat shkruhej “United States Note” dhe jo “Federal Reserve Note”. “Rastesisht” pas pak muajsh e vrane , dhe e para gje qe “rastesisht” pasuesi i tij beri ishte terheqja nga qarkullimi i dollareve të popullit duke i zevendesuar më ato private të Federal Reserve. Sa per informacion Federal Reserve nuk eshte shoqeri amerikane pasi aktin e regjistrimit e ka ne Porto Rico. ORTAK E PRONARE TË FEDERAL RESERVE USA. ➢ Rothschild Bank - Londer ➢ Kuhn Loeb Bank - New York ➢ Warburg Bank - Hamburg ➢ Israel Moses Seif Banks Italia ➢ Rothschild Bank - Berlin ➢ Goldman, Sachs - New York ➢Lehman Brothers - New York (qe “falimetoi” ne shtator te 2008) ➢ Warburg Bank - Amsterdam ➢ Lazard Brothers - Paris ➢ Chase Manhattan Bank – New York Pra edhe Banka Qendrore e SHBA kontrollohet nga nje numer i vogel institutesh dhe bankash private. Shteti eshte borxhliu ideal! Banka i jep hua Shtetit duke i blere Bono të Thesarit (BOT) qe jane kambiale, premtime pagese. Askush nuk pret qe Shteti ne fund të skadences të paguaje, pasi Shteti ri-leshon ne qarkullim Bono të reja të Thesarit të të njejtes vlere me nje skadence akoma më të larget. Ky eshte borxhi i perjeteshem i Shtetit, dhe nuk rezulton qe gjate historise ndonje Shtet ti kete shpetuar kesaj dare! Ne kete menyre bankat vazhdojne të perfitojne interesa mbi BOT dhe ne çdo moment mund tua rishesin publikut të gjere. Sot interesat mbi BOT jane shume të uleta aq sa askush nuk i blen më, me perjashtim të bankave!! (ne Itali mbi 50% e atyre jane të huaja, keshtu kthehemi të gjith ne varesi të të huajve) Ndodh gjithmon e më shpesh qe Shtetet sidomos ne vendet e botes se trete nuk jane ne gjendje të paguajne as borxhet dhe as interesat mbi borxhet. Kur nje Shtet borxhli nuk eshte ne gjendje të paguaje interesat, banka aplikon nje politike qe eshte ne interes të saj. (Llogjikisht Banka duhet të fshij huane e dhene nga librat e saj kontabel, dhe të paguaje me paret e aksionereve dhe pronareve bankare keto humbje. Por kjo eshte diçka qe nuk mund të koncepohet per bankat dhe bankieret.) Per kete arsye bankat i japin Shtetit borxhli nje borxh tjeter të dyte (gjithmon duke krijuar para nga hiçi) me të cilin do paguhen interesat e borxhit të pare. Ky sistem quhet “hua- ure” dhe perdoret ne shtetet e varfera. Parate e reja as qe hyjne ne territorin e shtetin borxhli, por kalojne nga nje kontabilitet ne tjetrin brenda per brenda bankes kreditore. Borxhi i pare ngelet ne librat kontabel si borxh aktiv, dhe jo vetem kaq, por ketij borxhi i eshte shtuar edhe shuma e borxhit të dyte bashke me interesat bankare. Nese shteti borxhli (i zhytur akoma më shume ne borxhe) nuk paguan interesat, menjehere bankieret kerkojne nderhyrjen e FONDIT MONETAR NDERKOMBETAR i cili i jep nje borxh të trete shtetit borxhli per të paguar interesat e 2 borxheve te meparshme. (shenim imi: E pyesni veten pse FMN ne Shqiperi eshte si ne shtepi të vet? Pikerisht per arsyen e lartepermendur!! ) Praktikisht borxhi i 3-të qe merret nga FMN stergjatet ne kohe, pra perjetesisht duke e shtrenguar kete shtet ne nje dare vdekjeprurese. FMN per kete borxh do detyroje kryerjen e modifkimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale të rendesishme si psh: shendetesia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj Bankiereve nuk u inteson shume, per ata eshte e rendesishme ruajtja ne menyre konstante e paaftesise paguese të borxhit nga ana e ketij shteti, pasi vetem keshtu bankieret pasurohen. Valutat Plotesuese: monedha qe humbte vlere e Gesell. Ideja e kesaj monedhe eshte shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930). Më 1931 ne nje qytet të Tirolit ne Austri (Woergl), kryetari i bashkise per të zgjidhur problemin e depresionit të madh ekonomik të atyre viteve vendosi të shtypte nje kartemonedhe lokale. Behej fjale per nje monedhe të veçante pasi ishte nje monedhe qe humbiste vleren e saj ne kohe. Qe monedha të vazhdonte të ishte ne kurs ligjor, kush e posedonte duhej ti shtonte çdo muaj nje vule qe kushtonte 1% të vleres nominale të monedhes (ne nje monedhe prej 10 shilingash cdo muaj duhej vendosur nje vule qe kushtonte 0,1 shilinga). Cdo vit monedha humbiste vetem 12% të vleres se saj. Venia ne qarkullim e saj ishte e mbuluar nga nje shume ne shilinga të verteta të depozituara ne banken e bashkise. Të gjith nenpunesit e bashkise filluan ta mernin rrogen më monedhen e re. Fillimisht tregtaret dhe shitesit refuzuan perdorimin e monedhes se re , por me vone u detyruan ta perdornin pasi qarkullonte vetem e reja dhe nuk kishte fare monedhe te vjeter. Pra monedha nisi te perdorej si e vlefshme sepse filluan te gjith ta pranonin dhe ta perdornin (sot Euro eshte i vlefshem dhe perdoret sepse të gjith e kane pranuar per ta perdorur). Prezenca e kesaj monedhe qe humbiste vlere ne kohe dhe qe askush nuk kishte interes per ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonomin bashkiake e ate lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rruge dhe u kryen shume punime publike ne te mire te popullsise. Kryetari i Bashkise u tregoi gazetareve (dhe ky ishte gabimi fatal qe ai beri) qe 12% -in vjetor qe nxirrej nga vulat e kartemonedhave ai e kishte ri-investuar , dhe çdo muaj Bashkise i hynin ne arke 20 here me shume sesa shuma e pergjithshme e rrogave te para te paguara me kartemonedhen e re, qe ishte 2000% !! Pa dashje kryetari i bashkise kishte nxjerre ne shesh 2 te verteta qe ishin rreptesisht të ndaluara: 1) Perfitimi i jashtezakonshem qe sistemi bankar nxjerr nga monedhat qe ve ne qarkullim; 2) Perfitimi i jashtezakonshem dhe i fshehte qe venia ne qarkullim i dhuron bankierve qe shtypin kartemonedhat. Menjehere Banka Kombetare Austrike nderhyri duke e shfuqizuar kete kartemonedhe konkurruese te bezdishme, dhe me 1933 e konsideron te paligjshme pasi ishte ne kundershtim me monopolin e Bankes Qendrore pra ne kundershtim me interesat private te bankiereve! Ne bote egzistojne 5000 lloje të ndryshme valutash plotesuese! Nga keto 5000 monedha, 700 egzistojne vetem ne Japoni. Kur nje sistem bankar bazohet ne fajde (siç eshte shpjeguar ne kete artikull) dhe fillon dhe egzagjeron , kriza ka per tu perhapur ne radhet e popullsise dhe eshte e qarte qe popullsia ka per të reaguar ne menyre spontane duke krijuar nje valute plotesuese. Ne Japoni pas krizes se 1995 ishin 30.000 rastet e vetvrasjeve ekonomike ne vit, per arsye falimentimi ose pa-aftesie paguese. Nje personazh i rendesishem i botes bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi të krijonte keto valuta alternative per të zgjidhur situaten. Diçka e ngjashme ndodhi edhe ne Argjentine ku çdo krahine filloi të shtypte valuten e saj lokale plotesuese. Perhapja dhe zhvillimi i valutes plotesuese duhet të mbeshtetet pasi ka per te qene hapi qe do të stabilizoje situaten, gjithashtu do të jete ura kaluese nga sistemi i padrejte aktual i fajdeve bankare ne nje sistem të ardheshem ku transakcionet do të jete të qarta e trasparente, ku dhe do dihet se ku shkojne dhe nga vijne parate. Nuk mund të egzistoje sovraniteti i nje populli nese nuk egziston nje sovranitet monetar!! Deflacioni. Deflacioni eshte nje fenomen i kundert i Inflacionit, dhe shpesh vjen pas nje fllucke spekuative. Praktikisht konsiston ne renien e vazhdueshme të çmimeve, dhe si rrjedhoje konsumatoret nuk kryejne blerje por shtyjne per më vone blerjen e mallrave të ndrysheme me shprese se çmimi do të ulet më tej (dhe atehere ata mund të blejne). Nderrmarrjet qe jane ne borxhe me bankat nuk arrijne te shesin prodhimet e tyre duke rrezikuar keshtu mos pagimin e interesit të borxhit bankar. Ulja e mëtejshme e çmimeve per të shtuar blerjet nga ana e konsumatoreve, do të rendoje krizen e deflacionit dhe do të ngadalsoje zhvillimin ekonomik. Nderrmarrjet borxhlie falimetojne dhe pushojne nga puna puntoret. Të papunet shtohen, fuqia blerse ulet dhe shume prodhime dhe mallra ngelen të pashitura derisa e gjith linja prodhuese dhe ekonomia paralizohen. Qarkullimi i valutes renohet derisa të ndaloje plotesisht, pasi njerzit nuk shpenzojne më. Kush posedon para ne vend qe ti investoje fillon e i kursen duke e grumbulluar , si rrjedhoje do rendoje akoma më shume situaten ekonomike. Ne të tilla situata per të rinisur serishmi ekonomine, ulja e perqindjes se interesave (pra ulja e kostos se parase) nuk hyn shume ne pune (siç ndodh zakonisht). Nese perqindja e interesit ulet nen nje nivel të caktuar kjo do favorizoje grumbullimin e parave jashte depozitave bankare, duke i zhvatur keshtu para vet sistemit ekonomik. Keynes e quan kete fenomen “liquidity trap” “gracka e liquiditetit të parase” pasi paraja qendron e ngrire (egziston por nuk leviz)! Valuta e Gesell eshte zgjidhja e problemit të deflacionit. Ne vend qe të rikompensoje kapitalin me nje koncesion interesi, sistemi i Gesell penalizon ata qe mbajne kapitalin te palevizshem dhe qe nuk e shpenzojne ose investojne. Ky penalizim i lehte (vula mujore) favorizon ne menyre të leverdishme shpenzimin e parave dhe si rrjedhoje ri-aktivizimin e shkembimeve tregtare! Kush e krijon Inflacionin? Nese çmimet rriten do të thote se ka shume euro/ para ne qarkullim. Kush i ka vendosur keto para ne qarkullim? Bankat dhe sistemi bankar e monetar jane nena e të gjitha Inflacioneve!! Tatimi i Shtetit eshte i panevojshem! Askush nuk e thote por Sinjorazhi bashke me krijimin e parase nga hiçi nga ana e Shtetit (dhe jo nga bankat private siç ndodh konkretisht) do bente qe Tatimi të ishte i panevojshem. Shteti duke monetizuar Titujt e tij të Debise nga Banka Qendrore eshte ne gjendje të siguroje çfaredo lloj sasie parash qe i duhen. Ne kete menyre provokon inflacionin, qe eshte nje kontribut nder më te demshmit e kontributeve pasi godet kursimtaret, puntoret, pensionistet duke favorizuar borxhet dhe penalizuar ata qe kursejne. Taksat sherbejne qe qytetaret, puntoret, konsumatoret të mendojne se paraja eshte e pamjaftueshme, (dhe faktikisht per ta eshte e pamjaftueshme) pasi nese fitojne më shume atehere fale taksave qe duhet të paguajne ate fitim e humbasin serisht. Ndryshimi dhe veçanesia midis padroneve dhe sklleverve nuk ka qene kaq e forte as ne mesjete kur monedhat ishin ne flori dhe konvertoheshin ne flori!! Cfare mund të bejme ne si qytetare? Para se gjithash duhet të informohemi dhe të ndergjegjsohemi mbi menyren e funksionimit të mekanizmit të Sinjorazhit, të sistemit monetar dhe të pushtetit qe kane ato subjekte qe shtypin valuten! Eshte e rendesishme qe organizatat ne mbrojtje të konsumatoreve të perhapin nje kulture informuese mbi keto lloj problemesh. Perhapja e nje kulture informuese mbi mundesite e jashtezakonshme qe ofrojne valutat plotesuese, midis të cilave eshte ajo e mbajtjes ne nivel lokal të Sinjorazhit. Nje Bashki mund të vendose ne qarkullim valuten e saj plotesuese duke mbajtur per vete 50% të Sinjorazhit duke evituar keshtu të taksoje qytetaret, nderkohe 50 % qe mbetet Bashkia mund ta perdore per të ndihmuar qytetaret dhe familjet e atyre shtresave shoqerore qe kane më shume nevoje per ndihme. Ka ardhur momenti i nje ndergjegjsimi kolektiv qe duhet të ngreje zerin!
-
Bankat, bankieret dhe monedhat! -Seigniorage Nje parajse per pak veta dhe nje ferr per të tjeret!! nga Pierluigi Paoletti “mire qe popullsia nuk kupton sistemin tone bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e neserme do të shperthente nje revolucion”= Henry Ford Të flasesh per parate ka qene gjithmon e veshtire sidomos ne kete periudhe historike ku jetojme. Paraja eshte ne qender të egzistences sone dhe per shkak të parase kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit ne harmoni me boten qe na rrethon. Ndryshimet qe po perballojme qofte individuale ashtu edhe si shoqeri na kerkojne nje shkalle më të larte pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik të aftesise ne dhenien e nje zgjidhjeje presjoneve të forta qe na vijne. Perballohemi me dobesite tona, me friken tone dhe lindin keshtu të verteta të fshehura qe duhen perballuar. Midis gjerave të shumta qe po dalin ne drite eshte edhe e verteta mbi parate si mjet per të ruajtur pushtetin mbi popullsine. Mekanizmi eshte i thjeshte dhe efikas: Hapi i pare eshte zhytja ne borxhe e Shtetit me ane të marreveshjeve segrete politike. Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, jane pronesi private qe kane pervetesuar mundesine e prodhimit të monedhes, mundesi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse eshte populli qe punon per të krijuar pasurite. I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin të Qeverise/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej tja rikthenim askujt. Dhe askush nese i kishim keto kartemonedha ne xhep nuk na kerkonte interesa ne fund të vitit. Mbi to ishte shkruar “Republika Italjane. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin të Drejtorit të Pergjithshem të Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk eshte shkruam më asgje! Monedha qe eshte prodhuar vetem me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim të futjes ne borxh të Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, të cilave u rendojne taksa e interesit qe eshte vendosur nga Banka Qendrore. E gjith kjo çeshtje nis më 22 korrik 1944 (shek 20-të) kur Shtetet e botes skicojne nje sistem të ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne kete sistem të ri të gjitha monedhat ishin të konvertueshme ne dollare, dhe vetem dollari ishte i konvertueshem ne Flori. Qe nga kjo dite ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) të gjitha shtetet e botes krijuan rezerva per kartemonedha qe do të perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg. Ne fillim të viteve ’70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botes ishin të perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjese me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne menyre te vendosur. Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi të prodhoj më shume dollare sesa gazeta, duke qene se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne kete menyre shume shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më ne Flori. Gjithashtu kartemonedhat e para ishin të Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit të konvertmit të dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njeanshem të marrveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 eshte nje date e rendesishme ne hstorine e Parase, pasi eshte momenti themelor per të kuptuar natyren e vertete të monedhes. Qe nga ai moment Parate jane të “çliruara” nga çdo raport qe mund të kene me Floririn, dhe shtetet kane vazhduar të prodhojne Para të bazuara ne hiç. Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne më si garanci per Parate. Madje rezervat aktuale të shteteve të botes nuk kapercejne 200.000 tonelata, nderkohe qe kundervlera ne Flori i të gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon neper bote me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori . Por perse ka ndodhur ky “çlirim” i kartemonedhes nga Floriri? U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve të tyre qendronte lenda e pare energjitike e botes perendimore qe ishte NAFTA (gjate viteve te krizes energjitike ne perendim)!! U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan të paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atehere arabet brenda pak muajsh rriten 4 here çmimin e naftes per fuçi. Sa per histori ishin pikerisht arabet qe ne vitet 800-1000 të eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idene e pagimit me ane të çekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me nje vlere reale të nje sasie ne Flori. Te ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojne të gjitha Bankes Qendrore, dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), psh ne Itali: per 1.429 miliard Euro shteti paguan çdo vit 6% te kesaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve të huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve. Duke mos patur para Banka Qendrore eshte e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne kete menyre Shteti vazhdon të krijoje borxhe të tjera të reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetem qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk eshte me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%. Debia Publike eshte baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqerore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e ate te huaj, qe perfaqsojne te pakten 83% te debise publike!! Vlerat rifreskohen çdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit. Hapi i dyte eshte zhytja ne borxh e qytetareve. Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here të depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kane prane tyre. Praktikisht nese qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi eshte depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) keto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe më shume) 10 personave të ndryshem duke u marre atyre edhe interesat. Pra fale pasurimit të genjeshtert (para kartemonedhe të bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe eshte akoma më keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila eshte kryer nga puna konkrete/reale e të gjith neve. Dhe nese nuk jemi ne gjendje të kthejme huane/borxhin bashke me interesat athere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe të paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj Ky mashtrim nuk ndodh thjesht vetem ne Itali, por ndodh ne të gjith boten pa perjashtim! Ne boten perendimore aplikohet skema e lartepermendur. Ndersa ne vendet e botes se trete aplikohet vjedhja e pasurive të lendeve të para me ane të huave /borxheve (të cilat asnje nga keto shtete nuk eshte ne gjendje ti kthej) të dhena nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Praktikisht nese jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do të kem gjithmon dike të cilit do ti mungojne 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e më shume njerez ose shtete do varen nga une. Brenda ketij mekanizmi të degjeneruar, konkurrenca dhe lufta eshte e eger per te fituar keto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e çmimeve, taksat jane me të larta, mohoen të drejtat elementare, dhe kunderveniet politike jane shume të forta (dhe të kota). Perfitimet e medhaja dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, perdoren per të nxitur luftrat, per të rritur perçarjet dhe per të ashpersuar konkurrencen midis individeve, nderrmarrjeve dhe shteteve . Mirseardhet ne ferr!! Cfare mund të behet? Gjithkush mund të jape kuntributin e tij po pa ja deleguar kete kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANC dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE! Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e ketij sistemi, dhe duke ua bere të ditur të tjereve, më shume njerez do njihen me kete të vertet dhe kjo do beje qe të jete më e lehte demaskimi i ketij fallsiteti. Ne menyre të shkallezuar pasi të kapercehet momenti i pare i refuzimit të kesaj të vertete, do ndergjegsohemi se jetojme ne nje bote të madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi të lire, ne iluzuionin fals të demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise. Të ndergjegjsuar se e gjith kjo qe po jetojme eshte nje burg padukshem per trurin tone, perçarjet do kene më pak rendesi dhe peshe, dhe kalimi ne nje forme të re jetese do jete natyral. Lexim të mbare dhe shpresoj se do të frymezoje dike! Pierluigi Paoletti Si funksionon “Sistemi Monetar”. Sinjorazhi: Eshte nje mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi të gjitha fale mendjeve të mbyllura. Eshte nje akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europjane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit të Shtetit” . Sinjorazhi eshte diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht per të shtypur e per të vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashteme pra asaj numerike të shkruar mbi vet kartemonedhat. Banka shtyp kartmoedha dhe ne vend qe tua jap popullit sovran të Bashkimit Europjan, i jep atij hua me VLEREN E JASHTEME plus interesit vjetor të emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne kete menyre nje kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra më shume sesa vlera e jashteme qe eshte shkruar mbi kartemonedhe. Sinjorazhi eshte pushteti i i venies ne qarkullim të kartemonedhave me nje vlere nominale shume here më të larte sesa vlera vetjake qe kane , e si rrjedhoje perfitohet nje fitim nga sovraniteti i monedhes. Ne momentin kur Banka Qendrore Europjane qe shtyp monedhat blen të mira duke perdorur kete monedh qe asaj i ka kushtuar shume pak, ajo fiton nje fuqi blerse unike. Jo vetem kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me nje çmim qesharak (shume të ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!! Sinjorazhi ne kete menyre kthehet ne PASIV per Banken, prandaj nuk eshte i tatueshem dhe i shmanget pagimit të taksave. Nje shembull i Sinjorazhit eshte kur pronari i nje kazinoje ne kontabilitet të vendose ne pasiv jo koston e prodhimit të fishave por vleren nominale qe eshte shkruar mbi fishat. Pra ne kete menyre Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe të paguajne kete mbiçmim duke e taksuar si “debi publike”. Meqense Banka Qendrore Europjane shtyp kartemonedha të garantuara nga hiçi pa nje kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon të shtyp kartemonedha sa të doje pa asnje kontroll ne drejtim të debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim vet marrin titullin e pronarit, edhe pse ne realitet nuk jane pronare të asnje vlere qe të mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim. Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasforma ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat qe krijon nga hiçi” Akoma më i paskrupullt dhe cinike eshte pohimi më 1773 i Amschel Mayer Rothschild themeluesi gjerman i nje perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jone eshte ajo e nxitjes se luftrave por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne menyre qe askush nga palet ne konflikt të mund të kete fitimie territoriale. Luftrat duhet të dirigjohen ne nje menyre qe Kombet qe marrin pjese të zhyten gjithmon e më shume ne borxhe e si rrjedhoje gjithmon e më shume nen pushtetin tone” Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medhaja të zbukuruara me emertime kombetare nuk kane qene gje tjeter veçse spekullues privat qe i bashkengjiteshin qeverive, dhe fale privilegjeve të fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates më të mire sesa ngjitja progressive e aksioneve të ketyre bankave. Banka e Anglise më 1694 filloi ti jepte qeverise para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti të shtypte monedha me të njejtin kapital të cilin ua jepte hua popullit ne forme kartemonedhe. S’kaloi shume kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise të kthehej ne ate monedhe qe Banka do e perdorte per ti dhene hua Shtetit dhe qe do të sherbente per të paguar interesat e debise publike.” Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar). SipasWilliam Paterson Bankat kane pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Per të kuptuar më mire kete mekanizem po marrim nje shembull të vogel numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tone rrjedhese, 100 euro ne forme të hollash (kesh). Keto 100 euro banka mund tua japi borxh per 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kerkon nje hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka të jape 5000 euro hua nese ka të depozituar vetem 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera?? Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundesohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e të ciles percaktohet nga Banka Qendrore Europjane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare eshte nje perqindje qe tregon sasine minimale qe nje Banke duhet të ruaj fizikisht ne arken e saj, pikerisht si nje rezerve. Me nje Perqindje të Rezerves baras me 10% nje Bank ato 100 euro (të cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100). Sot perqindja e rezerves eshte 2%, si rrjedhoje 100 eurot do të shumohen dhe do të jen 5000! Dhe faktikisht nje Bank per çdo 100.000 euro virtuale te shenuar ne kompjuterat e saj, mjafton te kete realisht 2000 ne forme kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi ne fund të fundit bankat realisht kane ne arke vetem 1 të pesedhjeten e parave qe mendohet se kane! Kjo qe thame pak më larte mund të vertetohet fare thjesht: Nese të gjith individet qe kane llogari rrjedhse ose depozita kursimi prane bankes, të paraqiteshin të gjith njekohesisht ne banke per të terhequr të gjitha parate e tyre, banka nuk do të ishte ne gjendje tua kthente të gjithve keto para (ashtu siç ndodhi ne Argjentine). Ne nje situate të tille Banka do të mbyllte menjeher sportelet e shperndarjes se parave dhe do të kerkonte nderhyrjen e Bankes Qendrore Europjane, e cila do të shtypte dite e nate euro per të permbushur kerkesat dhe per të mos lejuar falimentimin real të Bankes. Dhe ja ku del qellimi i vertet i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private. Dhe eshte kjo arsyeja qe B. Qendrore Europjane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”. Por ne nje situate të tille ne të cilen B. Qedrore Europjane shtyp para te reja per te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe eshte ne qarkullim rritet duke krijuar keshtu INFLACIONIN! Duke u kthyer tek çeshtja e krijimit të parave nga hiçi, më saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund të jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikerisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht ne rezerve. Me keto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiçi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Keto interesa sebashku me krijiin e parase jane duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerzve dhe gjith shteteve (perfshih dhe SHBA qe kane nje borxh publik më të lartin ne bote), duke i detyruar të gjith të zhyten ne borxhe. Por lojrat e krijimit të parase nuk mbarojne ketu!! Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kane per tu khyer heret a vone ne sistemin bankar ne forme depozitash Keto depozita kane per tu kthyer ne rezerva te reja, me te cilat banka ka per te dhene serishmi hua nga hiçi! . Ky eshte cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare! Parate qe jane ne qarkullim nuk jane te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kane krijuar nga hiçi dhe mbi te cilen kane aplikuar taksa. Keto para jane para private dhe krijojne debine publike! Bankat Qendrore jane private. Ka raste kur vetem disa Banka Qendrore jane pjeserisht te kombetarizuara , siç eshte rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjeter e Bankave Qendrore jane te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje jane private. Banka e Italise psh eshte banke private! Ne dosierin “Kerkime & Studime të Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti eshte publikuar lista e aksionerve (pronareve) të Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, të sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane. Lista e pronareve private të Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne: ORTAK DHE PRONARE TË BANKES QENDRORE ITALIANE ➢ Gruppo Intesa (27,2%) ➢ INPS (5%) ➢ Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqiperi) ➢ Banca Carige (3,96%) ➢ Gruppo Capitalia (11,15%) ➢ BNL (2,83%) ➢ Gruppo Unicredito (10,97%) ➢ Gruppo La Fondiaria (2%) ➢ Assicurazioni Generali (6,33%) ➢ Gruppo Premafin (2%) ➢ Monte dei Paschi Siena (2,50%) ➢ C. Risparmio Firenze (1,85%) ➢ RAS (1,33%) ➢ Anonimi (5,65%) Tre jane Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane: Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) eshte zyrtarisht prone e bankave qendrore të shteteve antare të BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE eshte nje shoqeri private.
-
Senati USA aprovoi manovren per të shpetuar boten financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thene se se bankat diçka kane per te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund të themi se humbjet reale mund të jene vetem 100 miliarde. Ku vene e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka per të administruar?? Cila eshte gjendja e vertete finanziare e bankave amerikane?? Duke u nisur nga keto dyshime të vogla të lartepermendura, qe asnje nga ata qe jane të impikuar nuk na i ka zene ne goje deri tani, populli i thjesht ka per të paguar nje çmim shume të larte 2 here: 1- per futjen ne borxhe 2- per shpetimin e sistemit finanziar. Faktikisht edhe keto “qindarka” nuk do të sherbejne per asgje , pasi do të jete sikur ti japesh nje aspirin nje të semuri të pasherueshem, pasi ky sistem eshte tashme i vdekur qe perpara fryrjes speculative të vitit 2000. Per fat të keq Europa po ndjek të njejtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon nje plan europjan per të cilin çdo qytetar european se shpejti do kontribuoje per të mbajtur të gjalle nje sistem zombie qe eshte ne prag të varrit. Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka per të zgjidhur problemin, por do të shtyje per më vone momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha une) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do të ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do të reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do të sjelle nje perceptim të gabuar të rimekembjes se ekonomise boterore por qe ne në Shqiperi fale politikaneve homoseksual nuk kemi per ta ndier fare!! Pse them qe ky sistem eshte duke vdekur?? Pergjigja eshte tek grafiku i cili paraqet taksat ne nje periudhe te gjate kohore ne USA (1950-2007). FED FUNDS jane titujt e debise te shtetit USA dhe çmimi i tyre eshte gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shume gjerat ne ekonomi vene me mire aq më shume kushtojne FED FUNDS. Duket qarte cikli i taksave qe nisi pas luftes se Dyte Boterore, dhe qe pati nje pike maksimale ne vitet ’80 dhe më pas nje faze të gjate zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje jane fazat e recensimit të cikleve ndermjetese të ekonomise 3-5 vjeçare qe nderfuten ne kete cikel të madh 53 vjeçar!! Nese i konceptoni parat sikur të jene nje mall per shit-blerje, çmimi rritet kur ka shume kerkes (taksat ne rritje) dhe çmimi ulet kur ka pak kerkese (taksat ne ulje) per ta bere më të deshirueshem. Sistemi bankar eshte mbeshtetur dhe ka marre nga sistemi ekonomik (real) qe eshte ne zgjerim, taksa qe kane arritur deri ne 20% duke deshmuar keshtu se ekonomia (reale) deri ne ate moment paguante taksa shume here më të larta. Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kane zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shperthen duke u nisur nga nje zhvillim eksponencial. Ky shperthim i debise nese nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shume shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe të burimit kryesor të pasurimit pasi feta të medha pasurish do ti zaptoheshin sistemit të kostove eksponenciale të debise. Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim të borxhit siç po ndodh sot, ose shteteve qe vene ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore të nderrmarrjeve, etj sillet si nje VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) per të vazhduar qe të ece akoma edhe pak. Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht të medha të të ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila eshte ne gjendje agonie dhe rrezikon të vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real per të perballuar keto faza ka nevoje të rritet vazhdimisht pa pushim dhe të jete ne konkurrence duke aplikuar nje forme zhvillimi ekonomik shkaterrues per ekonomite lokale dhe vet planetin. Per ta thjeshtuar akoma më teper shpjegimin , situata nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga të cilet nxjerrin energjine qe vet makinat perdorin per vet-veten. Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje më keto luhatje të jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja eshte: 1- ose shkaterrimi i Ekonomise (i cili ne të kaluaren (por edhe sot) eshte kryer me ante të luftrave boterore) 2- ose nje krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka per te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve). Zgjidhjet jane të shumta por po permend vetem disa: Sovraniteti monetar ku monedha eshte thjesht nje mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik të çdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe eshte bujqesia, industria dhe shoqeria, etj Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe çdo njeri duhet të kryeje punen dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashte kesaj logjike perverse të rritjes se ekonomise me ane të debise egzostojne mundesi dhe siteme te reja qe hapin rrugen per nje zgjidhje me te pershtatshme kunder korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj
-
Kriza e Subprimes dhe e ardhmja Kane kaluar disa muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen. Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme. Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi. Por kur nje bank si ajo e Nortern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon! Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me 1929 e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore. Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e rezervave, te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre. Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore ne cilesine e institucioneve te larta. Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare. Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes†per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs, collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets†e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane. Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare, Merger and Acquisition, IPO dhe ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore. CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire. E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit. Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave, nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore. Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor “shperndares†duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit. Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga fjalet e Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series Transformations in the European Financial Industry: Opportunities and Risks†qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik brenda te te cilit do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative. Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive) qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi†ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve. Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik. Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone te botes. I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve dhe kontratimet e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar. MIFID dhe SEPA do te kthehen ne 2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen duhet te njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij sistemi te ri qe po ndryshon te ardhmen tone, nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke kriminele te padukshme. MIFD: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/e...0en00010044.pdf http://en.wikipedia.org/wiki/MiFID SEPA ( Single European Payment Area) : http://en.wikipedia.org/wiki/Single_Euro_Payments_Area http://www.europarl.europa.eu/oeil/file.jsp?id=5294872