Jump to content
Veriu Forum

Kristjana

Antare
  • Content Count

    63
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by Kristjana

  1. Sigurisht eshte mire te ndihmosh por duhet ta kesh parasysh gjithmon per ke e ben. ne Bibel shkruan: "Biri im,nese hyn dorzan per mikun tend, nese ia dhe doren tende tjetrit, e ke lidhur veten me fjalen e gojes sate dhe je zene me fjalet e tua. Bej ateher si po te them,biri im. cliroje vetveten, sepse ke rene ne duart e te afermit tend: shko,bjer para kembeve te mikut e lutju! Mos u jep gjum syve te tu as pushim qepallave te tua! Clirohu porsi sorkadhja nga rrjeta, porsi shpendi nga dora e gjuatarit. Sigurisht qe ka miq per te cilet ia vlen te sakrifikosh edhe e kam bere per te mite pa menduar dy here. :D
  2. Dashuri e pamundur ishte ajo e nje shokut tim,kan qene ne lidhje per 1 vit dhe kur erdhi koha te fejohen kuptoi se gjyshin e vajzes e kishin nip por babai i vajzes kishte nderruar vendbanim dhe u ka humbur kontakti me ta.Ishte dashuri e madhe por e pamundur sepse kan patur lidhje gjaku. Pastaj dy familje ne hasmeri eshte e veshtir te miqesohen. Edhe nje rast qe kam degjuar ku dy te rinj filluan te komunikojn me njeri tjetrin permes internetit dhe pas nje kohe te gjat bisede kur vendosen te takohen dhe ky cuni i tregon babait te tij se e pelqen nje vajze i doli qe e kishte moter nga babai( tmerr). Keto jan te pamundura.Te tjerat ku eshte penges feja e gjera te tjera gili mili asgje nuk jan,vetem duhet te jen vete me te vendosur njerezit e jo te behen loder ne duart e te tjereve,te vendos dikush tjeter per fatin e tyre ata vete jan fajtore.
  3. Ne rend te pare uroj qe Zoti mos ta harroj askend sepse mendoj se nuk ka gje me te rende per nje femer te mos mund te behet nene. Zgjidhja : fekondim artificial e nese nuk ben kjo ateher adoptimi.....
  4. O Kristjane nuk besoj se po flitet per perdhumin e femres por per dhunen qe behet ndaj saj.. Edhe un mendoj se femra duhet te trajtohet si qenie njerezore e jo si kafshe. Por sigurisht se ndodh edhe dhuna ne familje e qe eshte dukuri shum negative.per raste te tilla ndjej keqardhje.
  5. Kristjana

    Nuse-vjeherr

    sigurisht qe mund ta respektosh vjehrren edhe sa nenen,ta duash sa nenen nuk ka mundesi por ta respektosh pse jo
  6. Kjo qe ke shkruar ti eshte per te ardh turp i nderuar.nga kush i more keto informata ti? nga ndonje anti shqipetar? Duhet te jesh me i informuar ne momentin kur merr guxim te shkruash gjera te tilla.Si duket spastrimi etnik i mbi 1 milion kosovarve shqipetar per ty nuk thot gje apo mos dolen per eskursion ata,dhe debimi me i tmershem qe nga lufta e dyte boterore na cenka ai i serbeve te kosoves pas luftes.Ata mjeranet iken vete nga ketu sepse kishin vrare fqinjet e tyre,iken nga ketu sepse nuk i kishin lene vend vetes.Ne fshatin Meje te komunes se Gjakoves nenat qe kan patur nga 5 apo 6 djem kan mbetur pa asnjedhe kur jan kthyer nuk kan gjet as kulm mbi koke sepse nga 179 shtepi ne ate fshat 159 jan djegur.Ne kete fshat jan rivarrosur mbi 280 meshkuj te masakruar te cilet ishin ne varrezat masive ne serbi edhe 61 konsiderohen akoma te pagjetur.Aty kishte edhe femije e nder ta ka qene edhe profesori im i ndjere Gjergj Sokoli. Ato kishat qe thua ti te vjetra me shekuj te gjitha kan qene kisha katolike shqipetare,te gjitha kan themele si kisha e Devicit ne Skenderaj e cila ne librin e akademik Mark Krasniqit "Gjurme e gjurmime" tregohet mire ne foto se ka qene kishe katolike duke u ruajtur nga malesoret me qeleshe ne koke dhe me pushke ne krahe duke ruajtur kishen e tyre,pastaj kisha e Levishkes ne Prizrene e cila ka qene kisha e shna Prenes, ata i shendrruan ne kisha ortodokse serbe dhe tani duke e konsideruar si ''zone e mbrojtur''kan zaptuar gjysmat e fshatrave qe te mos u afrohet kush,ne Deqan sip. prej 24 hektaresh konsiderohet si zone e mbrojtur.Te gjitha jan ndertuar te reja,nuk jan kosovaret ata qe do kishin marre iniciativen te djegin kishat por ka qene iniciativa e dikujt tjeter nga jashte qe te krijohet imazh jo i mire per kosovaret,populli ishin gjak nxehte ne ate kohe dhe nuk ishte i veshtire rebelimi i tyre.Ne qytetin e gjakoves pak para luftes kan ndertuar kishen ne mes te parkut te qytetit pastaj ne Prishtine ne mes te fakulteteve afer biblotekes kombetare dhe ajo ende nuk eshte e perfunduar sepse pak para luftes filloi ndertimi i saj. Kosovaret nnuk jan bere te pasur dje apo nga trafikimi por kan qene gjithmon te pasur sepse kan jetuar nga djersa e tyre dhe jan popull punetor ,nuk jan nga ata "burrat nen hije qe lozin kuvendojne pika qe su bie se nga grate rrojne".Nuk them se nuk ka kosovar qe merret me trafikim sepse thone ketu nuk ka fis pa nje pis por keta te pakten nuk trafikojne motrat e tyre apo nuk vrasin prinderit se nuk ua japin makinen per te bere xhiro.Edhe ata kosovaret qe merren me keto pune bashkpunojne me vellezerit shqipetar te cilet e kan mesuar mire kete profesion sepse e ushtrojn qysh pas 1991.Ti i nderuar e ke tepruar ca si shume me ato shifrat sepse sikur ti kishe marr nga Vuk Jeremic sepse me kete ton vetem ai flet per kosovaret dhe mundohet te ekzagjeroj ne kete menyre. Nese ne kosove trafikohet ateher ajo behet ne kufirin e mitrovices se veriut sepse ate "serbet e gjore i dogjen" doganat dhe as nuk lene te funksionoj ligji ne ate pjese te kosoves,aty nuk funksionon fare gjykata e as eulex-i aty komandon vetem beogradi.Deri para pavarsis ne SHPK ka patur qindra polic serbe por pas pavarsis moren urdher nga beogradi ta lene punen.Ata kan ulese ne parlament edhe pa dal fare ne zgjedhje,kan ministri por nuk duan te kyqen. Serbet qe dirigjohen nga beogradi jan te pakenaqur sepse ka edhe te tjere qe punojn bashk me shqipetaret ne televizionin e kosoves apo ata jan trathtare te kombit te tyre sipas teje. Nese shtetet evropiane mendojn si ti perse ateher nxituan te pranojn pavarsin e kosoves? Europen e kemi ketu qe 9 vite dhe ata e din cka shohin ketu.Ne nuk jemi fundamentalist e as ketu nuk ka terrorizem me baza islamike,ate amerika po mundohet ta shfaros ne irak e si nuk do ta bente ne nje pellembe kosove qe mund ta shetisesh te teren brenda dites. NE JEMI SHTET LAIK MULTIETNIK QE SIGURON TE DREJTAT E MINORITETEVE me shum se te gjitha vendet e rajonit. Me vjen keq per koken tende se cfare mendimesh e paskan kaplu.
  7. Do jepja veshken vetem per maman time e cila ka shum nevoj per te por nuk pranon ta marr nga un.Kurre nuk do e beja per perfitime materiale.
  8. Pajtohem plotesisht ARSYEJA E MBISUNDON NDJENJEN prandaj un mendoj te veprohet si te thot mendja.
  9. Nuk e kuptoj cila eshte arsyeja kur nje grua ndan krevatin me nje burre dhe thot cdo dite me vete ''i tradhetuari i dreqit''.Nuk eshte e nevojshme te jete arsyeja e ndarjes nje genjeshter apo nje femije por dashuria e mbaruar ne ate lidhje. E nese ne ate mes ka dashuri dhe poashtu ai burre eshte lidhur aq fort me ate femijen sa nuk mund ta paramendoj ta mbaj large(sepse jan 10 vite ne pyetje ku e ka pare femijen te rritet ,te qaje e te qesh) mund edhe ta fali gruan.Por e gjith kjo varet se kush eshte personi me te cilin eshte tradhetuar ai. Personalisht un do e hedhja nga nje shkemb i larte po te isha ne vend te atij burrit dhe te mbetesha baba i femijes.
  10. Perberesit: 500 gr filete viqi 2 luge vegete 100 gr sallam 3 karota 3-4 tranguj turshi 4 luge vaj 2 ve dhe pak miell Pregatitja: Mishin e prere ne fileta e rrahim me cakan dhe e pudrosim me vegete dhe ne cdo filete vendosim copa sallami te prere ne feta te holla.Poashtu vendosim edhe karotat dhe trangujt te prere ne shirita te holle.Filetat i mbeshtjellim si rollate dhe skajet e tyre i kapim me rremojese te drunjta,i rrotullojm ne miell dhe veze te rrahura dhe i fergojm ne nje ene me vaj ne temp. mesatare dhe gjat fergimit i mbulojm me kapak.Ne vajin ne te ceilin jan ferguar shtojm pak uje ,pasi te vloj ia hedhim siper rollatave. Servohen me patate ose oriz. Ju befte mire.
  11. Po si mos ta fali,i ka dhene mundesine te ndjehet ''baba''.Pasi paska qene steril kjo mundesi nuk do i jepej kurre.
  12. Edhe un mendoj se femra duhet te trajtohet si qenie njerezore e jo si kafshe,por mos te harrojm se nje pjese e madhe faji u takon edhe femrave per kete gje.Me nje veshje se tepermi provokative shteisin rrugeve ne mes te dites ,pa pertuar fare hyjne ne nje makine te bukur dhe nuk u bene pershtypje se ate njeri po e takojn per here te pare . Pastaj thote : '' me dhunoi''. Kur pajtohesh te flesh me gjarperin, nuk duhet te ankohesh pastaj nese ai te ka kafshuar. Por sigurisht se ndodh edhe dhuna ne familje e qe eshte dukuri shum negative.per raste te tilla ndjej keqardhje. Respect for all...
  13. Urime o breshke ,edhe 100 te tjera.
  14. Epo keshtu duhet te jete shperblim sipas merites,dhe ai e paska marr ate qe meriton.Ndoshta me ne fund e ka kuptuar dhimbjen qe u ka shkaktuar te tjereve.
  15. Po jap mendimin tim edhe un ne kete teme. Se pari mund te ju them se keto lloj mardheniesh kan ekzistuar edhe me perpara sikur edhe prostitucioni edhe perpara librave te shenjta.E sa i perket mekatit ashtu si i fal Jezusi mekatet e tjera e fal edhe ate qe pendohet per arsye se ka patur mardhenie jasht martesore,e rendesishme eshte te jesh i vetedijshem se ke bere mekat dhe te pendohesh.Ed me sa di un myslimanet kan te drejte te marrin 7 gra e jo vetem 4 BYEEE
  16. njeriu dashuron ateher kur mendon se ka takuar nje njeri qe ia vlen,nuk mund ta thuash me shifra se sa here mund te ndodh.
  17. ''Dashnoret nuk shohin askend ne bote perveq vetes se tyre,por harrojn se bota i sheh'' Ata mire bejne nese nuk ia varin askujt,le te harrojne kur ia vlene. Poezi e bukur,me pelqen.
  18. Per 4 persona duhen: -8 luge kafe -8 luge lajthi te bluara -8 pika ekstrakt vanilje -8 pika ekstrakt te lajthive -8 luge sheqer -cokolate per zierje -4 luge shllag(krem embelsirash) Ne uje te ngrohte e zieni kafen dhe lajthite e bluara,e filtroni dhe i shtoni ekstraktet e vaniljes dhe lajthive,embelsohet me sheqer sipas deshires dhe sherbehet.Siper i hedhim kremin dhe cokollaten e zier. Ju befte mire
  19. O Anton Kosovar te mire dhe mirnjohes ka shum mjafton te vish ne Kosove dhe ti njohesh nga afer.Eja dhe bindu. Je i mirseardhur
  20. Nuk duhet te identifikohet nje popull nga disa individ sepse njerez te papergjegjshem ka kudo ,por mjafton te vije dikush nga Shqiperia dhe te shoh se si e presin ne Kosove,un ju siguroj se do hasni ne mikpritje te jashtzakonshme. Pastaj nuk e di nese e keni percjellur viziten e presidentit Topi ne Kosove te cilit mendoj se ju be nje pritje madheshtore. MOS HARRONI SE PER TERE JETEN DO JU JEMI MIRNJOHES PER CKA KENI BERE PER NEVE ,edhe nese nuk eshte permendur ne deklaraten e pavarsis kjo do shkruhet ne histori.Ne deklaraten e pavarsis mbeten edhe shume gjera pa u permendur si p.sh. kontributi i presidentit RUGOVA per vite te tera ,e qe beri te na njohe bota. Por tani e rendesishme eshte se KOSOVA ESHTE E PAVARUR dhe shqipetaret ane e kend botes treguan se dijn te festojn.
  21. FALEMINDERIT O VELLEZER SHQIPETAR E GEZOFSHIM PAVARSIN E KOSOVES
  22. Te lumte dora o Pellumb Syku,poezi e mrekullueshme... Nuk di cka te them tjeter vetem e gezofshim PAVARSIN E KOSOVES gjith shqipetaret dhe faleminderit qe festuat bashk me ne o shqipetar kudo jeni. ZOTI I BEKOFT SHQIPETARET
  23. Urime Pellumbi,edhe 100 te tjera I lumtur ,i gezuar ..................
  24. Shqipetar jan edhe kosovaret,por ne Kosove keto raste jan shum te rralla. Uroj qe ne te ardhmen e afert te mos ndodhin as ne Shqiperi.
  25. Ehh sikur te isha e dashuruar do e festoja kete dite sepse un mendoj se eshte e veqante dhe pastaj gjerat qe i ben ne nje dite te veqant nuk mund ti besh ne nje dite te zakonshme, si p.sh. nje mbremje e veqant large te gjtheve ku edhe prania e kamarierve ne nje restaurant do ishte e tepert,e perditshmeria eshte me ndryshe sado qe te jesh i dashuruar nuk mund te festosh qdo dite se ska lezet pastaj........... Per dhuraten nuk do flas fare se do festoj Sh. Faustinin edhe kete vit , e kur te festoj Sh. Valentinin e pare do e kujtoj tere jeten. URIME PER TE GJITH ATA QE E FESTOJN.......... <_<
×
×
  • Create New...