Jump to content
Veriu Forum

Kristjana

Antare
  • Content Count

    63
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by Kristjana

  1. mire e ke gento. pse meta i bashkohet berishes? sepse aty ka ardh era pushtet. un mendoj se kte e ka ba edhe si hakmarrje ndaj edi rames,po asht dasht ta mendoj njeher se si do i hakmerret kjo ne zgjedhjet e ardhshme se per ket popull qe e genjejn sa her duan do behen prap,vetem ishalla populli do ve mend e jo te genjehen nga injorant si meta e shum te tjere.kta per te mire te vendit do benin fushat me te ndershme sepse i kan percjell gjith bota e jo me gjith ato sharje.te mendosh qe koalicioni esht ber per te mir te vendit esht qesharake.
  2. Absolutisht nuk do lejoja nxenese ne klase me shami ashtu si nuk i lejoj edhe te ngarkuara me bizhuteri ose dekolte. O njerez po jetoni ne nje shtet laik e nese doni ti beni ligjet vet shkoni atje ku ua lejojne ose hapni shkolla private po mundet.Jo vetem ne shkolla po as ne institucionet publike nuk do ti lejoja.Nese ne Turqi largohet nga puna nje mesimdhenese me shami edhe pse jetojn ne nje shtet islam,kush jan shqipetaret qe e paskan kap kaq me force besimin.Apo don me u ba me Pape se Papa themi ne.Ne shkolle shkohet me marr dije e jo me qellime dashakeqe per te nxit perqarje,me vjen keq qe po i implikojn femijet ne gjera te tilla.
  3. mesuesja: Ca eshte nje gje -Kudo vete e merr me vete? nxenesit: Burry yt mesuese se kurr nuk te shohim vetem ne qytet.
  4. Nje gje nuk e kam te qarte un ktu z.admin. Sipas teje femrat duhet te shkojn te kerkojn pune me prinder per dore,pastaj mos duhet babi te shoqeroj vajzen cdo dite per ne pune e mundesisht edhe te rrij me te gjat orarit te punes? Pastaj sipas keti ish-ministrit skandaloz vetem nje femer e bukur dhe qe i ben qefin shefit mund te kete nje vend te mire pune ne noi ministri,se te jesh vetem e zgjuar kjo eshte pak. Pastaj ka femra qe edhe ne nje kostum elegant duken aq bukur dhe shefit i hip ne koke ta bej per vete edhe nese per kete arsye asaj i duhet te lere vendin e punes.Njoh nje vajze 22 vjecare qe para dy vitesh i eshte dashur te lere vendin e punes edhe pse aty te gjitha punetoret kan qene me kostum elegant(punonte ne banke),drejtori nuk ia linte vendin sa u detyrua te largohet nga puna edhepse mbante familjen me ate page qe merrte ajo. E di ku me shkon mendja tani?-keta Amerikanet duket te kene qene te marre qe kan sjell ne Kosove nje ambasadore qe ngjan me nje burre,per te menduar ne se Amerika ka femra te bukura ata duhet te sillnin ketu ndonje nga miss-et e jo Tina Kaidanov. Ja deri ne cilen pike ka arrit morali i shqipetarit,per asgje nuk duhet te quditemi tashi perderisa i trafikojn motrat e tyre si prostituta jasht shteti.
  5. Kristjana

    8 Marsi...

    Po hajt mi mos u merzit se urojm njera tjetren ne ;) ,kush qan koken per qunat ktu Urime breshkolin e urime edhe gjitha femrave te forumit.
  6. Nuk mund te them se skandali i Bill Klinton ishte me i madh se sa ky i Pango-s.Ky zoteriu i kushtezonte seciles qe kerkonte pune favore seksuale.U ndodh edhe burrave te martuar te dashurohen ne nje vajz tjeter qe nuk eshte gruaja e tij,por ky ishte kafsheror,ky nuk e beri per dashuri por nga epshet e shfrenuara dhe imoraliteti. Dhe per ate se jan te tjeret me te zi se ky ose jo, un vetem shpresoj qe te tjeret si ky te ndjejn friken e nje kamere te fshehur dhe te len keto marrezira. :inatosur: njerezve si Pango
  7. Mendoj se shpresa u vdes atyre qe bejn vetvrasje e qe nuk kan patur probleme psiqike me perpara,por qe vijn deri te keto probleme pasi kan humbur shpresen dhe arsyen. :(
  8. Ndoshta nuk me takon te flas per zgjedhjet tuaja por edhe un mendoj se modeli i bashke qeverisjes do kete sukses per shqipetaret.mbasi nuk duhen vet,del dikush qe i ben te duhen edhe shum shum bile.Nuk eshte hera e pare qe me shtetet shqipetare eksperimentohet,por ky eksperiment ne Kosove doli i suksesshem.Kushedi si do ishte reagimi i Hashim Thaqit ne Kosove me rastin e shpalljes se pavarsise nese ne pushtet do ishte vetem LDK, kur ishte e detyrueshme te pranohen simbolet qe kemi tani nje flamur qe nuk na pelqente por qe duhej patjeter te na pelqente,nje himn pa tekst... Ne shtetet shqipetare opozita nuk e luan rolin qe do te duhej te luante,te ngre zerin ne mbrojtjen e interesave te popullit por perkundrazi shfrytezojn fatkeqesit qe u ndodhin popullit ne interesin e tyre te shfryjn mllef kunder pozites edhe pse rolet jan nderruar shpesh.Neveritesh kur degjon shpesh nje ish-minister apo ish-kryeminister te akuzoj qeveritaret aktual duke mos patur fare parasysh ato qe nuk i ka bere as vete dhe qe nuk do i bente edhe nese do vinte prap ne pushtet :rap: Ateher perse te na duhet opozita,qe parlamentin ta shendrrojm ne ring.Keshtuqe punuan ose jo me mire te shofim njerez qe duhen se sa njerez qe rrafen Un mendoj se modeli i bashkeqeverisjs do jete me mire edhe pse njeher do jet problem derisa te formohet kabineti qeveritar sepse per te mos u zene do te duhej te zgjidhnin dy kryeminisra,nga dy ministra per nje ministri etj etj,se per nga nje do jet i cik problem. Po nejse mua me takon vetem tu uroj zgjedhje te qeta dhe te fitoj ai qe ju doni
  9. Kristjana

    Grupi TROJA

    Gjithcka eshte e mire ketu,kjo eshte rock e jo folk vellai. Per rock metal keta jan 1 ne shqiptari
  10. Kristjana

    Grupi TROJA

    Po provoj te vendos videon nga YouTube ktu po nuk po ben
  11. Kristjana

    Grupi TROJA

    TEKSTI: Amaneti i "Clown"-it Janë do vjet që kanë kalue nëpër mue, mbrenda nshpirt me forc pom shthyjn me thanë, Kush janë kta njerz që s'janë shkollue e nuk kanë msue që njeri nuk banë shpinë e vet me vjedh. Teksti i kenges AMANETI I CLOWN-it nga grupi TROJA Janë do fjalë që nuk po muj me i than! Janë do njerz që kanë teprue, shumë um kanë kushtue, rrenat e tyne janë t'um que atje ku veten nuk muj ma me gjet. Dhe sa vjet duhet me shkue, Me i duru kta njerz që krejt, forcën ma kanë marr! Ku janë kta njerz që trunin ma kanë larë? Ku janë kta njerz, që vet nuk muj me i nalë? Kisha dasht diqka me ndrrue, me kta njerz, që diellin....diellin ma kanë nal. Sa shumë vjet kam andrrue, kam besue, zotit ju kam lutë dielli me dal. Ku janë kta njerz, që diellin ma kanë nal? Ku janë kto vjet që kurr nuk muj me i falë? Category: Music
  12. Harrova kerkesen. I lutem qe te mos lejoj shkrime qe fyejn kosovaret ne forum(shaka kjo :D )
  13. Tani lexova ato komente dhe mund te them lirisht se ata jan vetem parazite qe dijn vetem te hane buke dhe te chatojn se per pune as qe behet fjale. Ne ate kohe kan pas frike prinderit edhe nga femijet e tyre se mos i spijunojn e ata me kujtojn lezetin e 1 cope buke thate e 500 gr sheqer ne muaj eee sot nese nuk jan ne disponim te mire ia permbysin ushqimin nenes se nuk u pelqen. Ata ishin nje grup injorantesh ,nuk i ve shum faj atij kosovarit se vetem ka degjuar per ate kohe sikur i lexohen femijeve perrallat "ishte sec na ishte......." Thjesht nuk i kuptoj e as qe dua te merrem me ta
  14. Kristjana

    URIME BRESHKA

    Per kete vit eshte hera e dyte qe te uroj ditelindjen por kesaj radhe me duket se e ke vertet. Shuuuuuuum urime dhe realizim deshirash. Bye
  15. Kristjana

    URIME...

    Opaaa Talexhiu ditelindjen naten e Shen Nikolles.Po u preka qingji per ditelindjen tande,nuk asht pak kjo.Jo secili ka mundesi me pre qingj cdo vit per ditelindje e ti po. Urime edhe 100 te tjera.
  16. Per ata qe e kan pare filmin koha e kometes-komenti juaj?
  17. Cfare konicidence sepse pikerisht sot kam ligjeru kete teme dhe tani e gjeta ketu.E pasi tere diten kam fol tash po filloj te shkruaj,por po i bie shkurt. Procesi i shkembimit te gazrave (marrja e O2 dhe lirimi i CO2)ndermjet organizmit dhe ambientit qe na rrethon quhet frymemarrje.Fazat e frymemarrjes jane:frymemarrja mushkerore(ku ajri nga ambienti i jashtem hyn ne mushkeri) dhe frymemarrja qelizore (ku O2 nga mushkerite bartet permes qelizave te gjakut perkatesisht eritrociteve dhe furnizon gjitha indet e trupit me O2 dhe merr CO2 nga organet dhe e dergon ne mushkeri e qe me frymenxjerrje lirohet nga organizmi.Gjat ketij procesi metabolik qe kryen qeliza lirohet energji e cila shendrrohet ne nxehtesi e shprehet si nxehtesi trupore ku vlera normale perorganizmin e njeriut eshte 36-37*C). RRUGET E FRYMEMARRJES Rruget e frymemarrjes jane:zgavra e hundes(roli i se ciles ne procesin e frymemarrjes eshte te pastroj ajrin me ane te qimeve qe ndodhen ne hunde,te ngrohe ajrin dhe te lage ajrin qe te pregatitet per te kaluar ne mushkeri),faringu,laringu(organ ku prodhohet zeri),trakeja e cila degezohet ne bronke pastaj bronkiole dhe perfundojn ne rrjeten e alveoleve muret e te cilave jan te pasura me rrjeten e kapilareve ku behet shkembimi i gazrave ne mushkeri.Mushkerite e njeriut permbajne 300-400 milion alveole me siperfaqe te pergjithshme 100 m2. Si rruge ndihmese e frymemarrjes eshte edhe goja.Ne levizjet e frymemarrjes marrin pjese edhe muskuli i diafragmes,muskujt nderbrinjore,muskujt e kafazit te kraherorit dhe te murit te barkut Mushkerite jane organe te buta me ndertim shpuzor-elastik dhe ngjyre te kuqrremte.Jane te vendosura ne zgavren e kraherorit.Krahu i djatht i mushkerive eshte i ndare ne tri thela kurse i majti ne dy.Jane te mbeshtejllura me pleure e cila perbehet prej dy fletave ku njera eshte e mbeshtetur per diafragme kurse tjetra per mushkeri ,e keto te dyja ne mes jane te mbushura me leng.Ne mushkeri nuk ndjejm dhembje per arsye se nuk kane qeliza nervore. KUJDESI PER FRYMEMARRJEN Njeriu pa ajer mund te jetoj 5 min.Me rritjen e perqendrimit te CO2 ne ajer ne 5% ateher shakaktohet veshtirsi ne frymemarrje dhe fillon helmimi i organizmit,e nese sasia e CO2 rritet deri ne 12% ateher shkaktohet vdekja e organizmit.Sasia normale e CO2 ne ajer eshte 0.03%. Me i rrezikshem per organet e frymemarrjes eshte monoksidi i karboniti cili lirohet gjate djegjeve te materieve organike ne industri por meqe eshte me i lehte se O2 ngritet larte.Ky gaz krijohet ne miniera,shkrihetore dhe kur nuk funksionojn gypat e ventilacionit paraqet rrezik per punetoret.Ne raste te renda te helmimit me kete gaz duhet te nderrohet i tere gjaku. Per shndet te mire dhe zhvillim te drejte te organeve te frymemarrjes ndikojne lojrat sportive dhe ushtrimet trupore.Ne keto raste zhvillohet mire kafazi i kraherorit dhe mundesohet levizje normale e frymemarrjes duke mundesuar keshtu frymemarrje te thelle. FRYMEMARRJA ARTIFICIALE Si metode me e sukseshme qe perdoret per ta shpetuar te mbyturin eshte frymemarrja goje me goje.Se pari dueht te konstatojme qe rruget be frymemarrjes te jene te kalueshme dhe gjuha te jete ne pozite qe te mos pengoj.Nofulla e poshtme ngritet larte dhe koka shtrihet pas.Personi qe jep frymemarrje artificiale qendron ne gjunje,me ane te gishtit te madh dhe atij tregues te dores se djathte ia terheqim nofullen e poshtme kurse me gishterinjet e dores se majte ia mbyllim zgavrat e hundes dhe fryn ne goje 16-20 here ne minute,cdo te pesten fryrje behet shtypja e gjoksit me ane te dy pellembeve ne regjionin e zemres. SEMUNDJET E RRUGEVE TE FRYMEMARRJES Semundjet e rrugeve te frymemarrjes jane:kanceri,tuberkuloza,difteria dhe skarlatina,te ftohurit,bronkiti,kallja e mushkerive,angjina dhe asma. GJITHE TE MIRAT E SHUM SHENDET PER TE GJITHE
  18. "Ky eshte burimi i gjithçkaje: familja ne rradhe te pare, dialogu prind femij, qe mungon ne familjet tona, edukimi, vlerat e ngrohtesia familjare, vetem keto jane kyçi i vertete per te penguar e luftuar kete fenomen, seksin e parakohshem." Pajtohem plotesisht me kete qe keni shkruar,por jane pak ata qe e vrasin mendjen per keto.Edhe un them se nuk mund te vesh kufinje ne mes te shkakut dhe pasojes. Por nuk e di perse mendoni se me shume ka vajza shqipetare qe kan humbur virgjerin para martese se sa vajza te virgjera. Une per vete mendoj te kunderten.
  19. Mohimit te identitetit tone ia kemi pare sherrin ne ne Kosove.Kur eshte bere regjistrimi i monumenteve kulturore ku kan qene shum kisha shekullore,kosovaret i regjistruan si kisha ortodokse(pra serbe sepse ne kosove nuk ka ortodoks shqipetar ose mund te jen me dhjetra por un nuk di per kete gje) e ato ne realitet ishin kisha shqiptare qe serbet i shendrruan ne ortodokse ne vitet qe ata sunduan ketu.Nga themelet e atyre kishave dihen rrenjet tona. E sa per ate se si eshte perhapur islamizmi nder shqipetar lexojeni "Martiret e Karadakut" e do kuptoni shum gjera,e edhe per laramanet qe ekzistojn edhe sot .
  20. Per mua ka rendesi feja por sigurish se nuk eshte mire qe me asnje gje te kalosh ne ekstrem e as ne aspektin fetar.Perderisa ne asnje liber fetar nuk shkruan te urresh tjetrin ,te vrasesh etj. Deri diku ligjet e fese jane te peraferta me ato te shtetit,nuk u permbahesh por lendohesh vete.Po vrave dike nuk i ben gje Zotit por ben burgun vet. Keshtuqe ne rregull me fene eshte cdo njeri i ndershem,pavarsisht se ciles fe i perket. Ti leme anash fjelet e prifterinjeve e hoxhallarve se ata prej popullit jane nuk kan pikur nga qielli, ata i ngjajn rrethit ku jetojn.
  21. Pershendetje Durim dhe te them se meriton nje falenderim te veqant per kete qe ke shkruar. Un jetoj ne Kosove dhe per secilin qytetar te Kosoves jan evidente te arriturat qe nga paslufta. Me shum gjera jemi paralel apo edhe me perpara se shum shtete te rajonit edhe pse ka vite qe jan te pavarura dhe as qe e kan perjetuar shkaterrimet qe sjell lufta.Reformat ne arsim jan te dukshme per secilin qe nuk ka deshir ti mbyll syte para realitetit.Ketu po punohet.Megjithse ne jemi mesuar te punojm edhe ne kushte te veshtira,shkollat nuk jan mbyllur edhe ne kohen kur mesuesit kosovar nuk kan marr paga fare. I shikonim nga dritarja serbet qe shkonin ne pune,edhe ata pa kualifikime e kosovaret me pregatitje universitare mbylleshin ne shtepi,sepse ne nuk kishim te drejte te punonim ne zyre,pastaj bankat kan qene luks i tepert per ne sipas tyre.Jemi mbajtur nga te ardhurat qe kemi marr prej familjareve qe punonin jasht shtetit. Organizatat per kthimin e minoriteteve cdo dite i lusin serbet te kthehen por ata e din se nuk mund te kene me luksin qe kan pas para luftes ne Kosove e edhe nese u shtrojm qilimin e kuq ata nuk kan deshir te kthehen me ketu,e dini perse? Nga te mirat qe kan bere. E sa per kriminalitetin kjo ka ekzistaur edhe ne kete mase tek fqinjet tane,vetem se tani kane nderruar kahjen e transportimit sepse kan gjetur terren te pershtatshem permes veriut te mitrovices vendkalim te cilin shteti i Kosoves nuk e ka fare nen kontrolle.Po per kete gje sipas jush prap kosovaret fajtore? :(
  22. Ndihem me mire kur flas per familjen(gjerat pozitive dhe negative qe ndodhin ne familjet tona)per ate sa duhet ti kushtojm rendesi edukimit te femijeve ,shkence (ate qe studjoj) dhe psikologji. :rap:
×
×
  • Create New...